1. Kryefaqe
  2. Kulture
  3. Rreth vazhdimësisë së familjes. Ndalimi i beqarisë. Divorci në rast shterpësie. Pabarazia mes djalit dhe vajzës

Rreth vazhdimësisë së familjes. Ndalimi i beqarisë. Divorci në rast shterpësie. Pabarazia mes djalit dhe vajzës

image description Besimet lidhur me të vdekurit dhe kulti që u kushtohej atyre, do të krijonin familjen e lashtë, duke i dhënë asaj pjesën më të madhe të rregullave. Më lart kemi parë se njeriu, pas vdekjes, konsiderohej i lumtur dhe hyjnor, por me kusht që të gjallët t'i ofronin atij gjithmonë ushqimin mortor. Nëse dhurimet nuk do t'i jepeshin më, i vdekuri do të binte në mjerim, ai binte në rangun e demonit fatkeq dhe keqbërës. Kur brezat e lashtë nisën të përfytyronin jetën e ardhshme, ata nuk menduan për shpërblimet dhe për ndëshkimet; ata besuan se lumturia e të vdekurit nuk varej nga sjellja që ai kishte pasur gjatë jetës, por nga qëndrimi që pasardhësit kishin ndaj tij. Për këtë arsye, çdo atë priste nga pasardhësit e tij vijimin e ushqimit mortor, i cili duhej t'u siguronte manëve të tij, prehjen dhe lumturinë. Ky mendim përbënte parimin themelor të së drejtës shtëpiake te njerëzit e lashtë. Prej këtu do të rridhte, pikësëpari, rregulli sipas të cilit çdo familje duhej të përjetësohej gjithnjë. Të vdekurit kishin nevojë që pasardhshmëria e tyre të mos shuhej. Në varrin ku ata jetonin, i vetmi shqetësim sfilitës ishte ky. Mendimi dhe interesi i tyre i vetëm, ishte që të kishte gjithnjë një njeri prej gjakut të tyre, i cili t'u sillte atyre dhurimet mbi varr. Edhe hindutë besonin se të vdekurit përsërisnin pa reshtur fjalët: "Lindshin gjithnjë djem në racën tonë, të cilët të na sjellin orizin, qumështin dhe mjaltin. Më tej hindutë thoshin edhe: "Shuarja e një familjeje shkakton rrënimin e fesë së kësaj familjeje; të parët, kur u mungon dhurimi i ëmbëlsirave, bien në botën e fatkeqëve."

Në të njëjtën mënyrë kanë menduar për një kohë të gjatë edhe popullsitë e Italisë dhe të Greqisë. Edhe pse ato nuk kanë lënë në shkrimet e tyre një shprehje të qartë të besimit që ato kishin në këtë drejtim, sikurse gjejmë në librat e shenjtë të Lindjes, të paktën ligjet e tyre janë ende aty për të na dëshmuar mendimet e tyre të lashta. Në Athinë, ligji e ngarkonte magjistratin e parë të qytezës me detyrën për t'u kujdesur që asnjë familje të mos shuhej. Po kështu, edhe ligji romak tregohej i kujdesshëm për të mos lejuar shuarjen e asnjë kulti shtëpiak3. Në diskutimin e një oratori athinas Iexojmë: "Nuk ka burrë i cili, duke e ditur se do të vdesë, të mos shqetësohet për veten e tij se po lë pas një familje pa pasardhës; pasi atëherë askush nuk do tria kryente atij kultin që u detyrohet të vdekurve4. Pra gjithkush kishte interes të madh të linte pas vetes një djalë, i bindur se në këtë mënyrë ky do t7i siguronte pavdekësinë e lumtur. Madje ky ishte edhe një detyrim ndaj të parëve, lumturia e të cilëve do të vazhdonte po aq sa do të vazhdonte edhe lumturia e familjes. Ligjet Manu e quajnë djalin e madh "i Iinduri për përmbushjen e detyrës."

Po prekim kështu një nga tiparet më të veçanta të familjes së lashtë. Feja që e kishte krijuar atë, kërkonte në mënyrë urdhëruese mosshuarjen e saj. Një familje që shuhet, është një kult që vdes. Këto familje duhet t'i përfytyrojmë në epokën kur besimet nuk ishin ndryshuar ende. Secila prej tyre zotëron një fe dhe perënditë e saj, një pasuri e çmuar, të cilën ajo duhet ta ruajë ditë e natë. Fatkeqësia më e madhe që mund të pllakosë mbi besimin e saj është ndërprerja e breznisë së saj. Në këtë moment, feja e saj do të zhdukej nga faqja e dheut, vatra e saj do të shuhej dhe krejt rrjedha e të vdekurve të vet do të binte në harresë dhe në mjerim të përjetshëm. Interesi i madh i jetës njerëzore ishte vijimësia e trashëgimisë për ruajtjen e kultit.

Si rrjedhojë e këtyre mendimeve, beqaria konsiderohej një përdhosje e rëndë dhe një fatkeqësi; përdhosje, sepse beqari vinte në rrezik Iumturinë e manëve të familjes së tij; fatkeqësi, pasi pas  vdekjes, atij vetë nuk do t'i kryhej kurrfarë kulti dhe ai nuk do të kishte mundësinë të njihte "atë që gëzon manët" Si për të, ashtu edhe për të parët e tij, kjo gjë përbënte një lloj mallkimi.

Me të drejtë mund të mendohet se në mungesë ligjesh, këto besime fetare arritën të ndalonin beqarinë për shumë kohë. Por edhe kur ligjet do të dilnin, ato shprehnin se beqaria ishte diçka e keqe dhe e dënueshme. Denisi i Halikarnasit, i cili kishte shfletuar analet e vjetra të Romës, thotë se mes tyre kishte parë një ligj që i detyronte të rinjtë të martoheshin5. Traktati i ligjeve të Ciceronit, traktat, i cili riprodhon thuajse gjithnjë, nën një formë filozofike, ligjet e lashta të Romës, përmban mes të tjerash edhe një ligj që ndalon beqarinë6. Në Spartë, ligjet e Likurgut dënonin ashpër çdo burrë që nuk martohej7. Nga rrëfime të ndryshme mësojmë se, edhe kur beqaria pushoi së qeni e ndaluar me ligj, ajo vijonte të ndalohej edhe më shumë nga zakonet. Së fundmi, në një nga pasazhet e Poluksit thuhet se në shumë qytete greke, ligji ndëshkonte beqarinë, si krim8. Kjo gjë ishte në përputhje me besimet; burri nuk i përkiste vetes, ai i përkiste familjes. Ai ishte pjesëtar në një seri, dhe seria nuk duhej të mbyllej me të. Ai nuk ishte lindur rastësisht; atë e kishin sjellë në jetë, në mënyrë që ai te vazhdonte një kult; ai nuk duhej të largohej nga kjo jetë, pa u siguruar që kulti do të vazhdonte edhe pas tij.

Por lindja e djalit nuk mjaftonte. Biri që duhej të përjetësonte fenë shtëpiake duhej të ishte fryt i një martese fetare. Bastardi, fëmija natyral, ai që grekët e quanin voOoç dhe latinët spurius, nuk
mund të përmbushte rolin që feja i ngarkonte birit. Faktikisht, familja nuk ngrihej vetëm mbi lidhjen e gjakut, por ajo kërkonte edhe lidhjen e kultit. Mirëpo, djali i lindur nga një grua, e cila nuk ishte e lidhur me kultin e të shoqit nëpërmjet ceremonisë së martesës, nuk mund të merrte pjesë, as ai, në kult9. Ai nuk kishte të drejtë të ofronte vaktin mortor dhe familja nuk mund të përjetësohej përmes tij. Më tej do të shohim se, si rrjedhojë e të njëjtit arsyetim, atij nuk i lindte as e drejta e trashëgimisë.

Pra, martesa ishte e detyrueshme. Ajo nuk kishte për qëllim kënaqësinë; objekti i saj kryesor nuk ishte bashkimi i dy qenieve që merreshin vesh dhe që dëshironin të rrinin bashkë për kënaqësinë dhe vështirësitë e jetës. Efekti i martesës, në sytë e fesë dhe të ligjeve, ishte që, nëpërmjet bashkimit të dy qenieve në të njëjtin kult shtëpiak, të mundësohej lindja e një qenieje të tretë, e aftë për të vazhduar këtë kult. Kjo del qartë në formulën e shenjtë që shqiptohej gjatë aktit të martesës: Ducere uxorem liberum quxrendorum causa, thoshin romakët.

Meqenëse martesa kontraktohej vetëm për të përjetësuar familjen, ishte e drejtë që ajo të prishej në rast se gruaja nuk lindte fëmijë. Në këtë rast, te njerëzit e Lashtësisë, divorci ishte gjithnjë një e drejtë; madje është e mundur që ai të ketë qenë edhe detyrim. Në Indi, feja urdhëronte që "gruaja shterpë të zëvendësohej brenda tetë vjetësh11." Që ky detyrim të ketë qenë i njëjtë edhe në Greqi dhe në Romë, kjo nuk provohet nga asnjë tekst i shkruar. Megjithatë, Herodoti përmend dy mbretër të Spartës, që u detyruan t'i poshtëronin publikisht gratë e tyre, pasi ato nuk lindnin fëmijë12. Për sa i përket Romës, njihet historia e Carvilio Rugas, divorci i të cilit është i pari që përmendet në analet romake. "Carvilius Ruga, thotë Aulu - Gelle, fisnik i një familjeje të madhe, u nda nga e shoqja nëpërmjet divorcit, pasi ai nuk mundi të kishte fëmijë me të. Ai e donte atë jashtëzakonisht shumë dhe ndihej shumë i mikluar nga sjelljet e saj. Por u detyrua të sakrifikonte dashurinë e tij në emër të fesë së betimit, pasi ai ishte betuar (në formulën e martesës) se e merrte atë grua për të pasur fëmijë.

Feja thoshte se familja nuk duhej të shuhej. Çdo dashuri dhe çdo e drejtë natyrore duhej t'i nënshtrohej këtij rregulli absolut. Në qoftë se një martesë nuk jepte fëmijë, për shkak të burrit, familja, gjithsesi, duhej të vazhdonte. Në këto raste, bashkëshorti  duhej të zëvendësohej nga një vëlla apo një farefis i afërt i të shoqit dhe gruaja duhej të kryente marrëdhënie me këtë njeri. Fëmija i lindur, konsiderohej bir i të shoqit dhe vazhdonte kultin e tij. Rregullat ishin të tilla edhe te hindutë e lashtë. Ato i hasim gjithashtu në të gjitha ligjet e Athinës dhe të Spartës14.1 tillë ishte sundimi i kësaj feje! I tillë ishte detyrimi fetar, i cili i kapërcente krejt detyrimet e tjera!

Aq më tepër legjislacionet e lashta urdhëronin martesën e gruas së ve, kur ajo nuk kishte pasur fëmijë, me kushëririn më të afërt të të shoqit. Djali i lindur, konsiderohej fëmijë i të ndjerit.

Lindja e një vajze nuk e përmbushte qëllimin e martesës. Në fakt, vajza nuk mund të vazhdonte kultin, për arsye se ditën që martohej, ajo hiqte dorë nga familja dhe nga kulti i të atit dhe i përkiste familjes dhe fesë së bashkëshortit të saj. Ashtu si edhe kulti, familja vazhdonte vetëm në vijë mashkullore: ky fakt ishte themelor dhe pasojat e tij do i shohim më tej.

Pra, ai që pritej dhe ishte i domosdoshëm, ishte djali; familja, të parët, vatra, kërkonin pikërisht atë. "Nëpërmjet tij, thonë ligjet e vjetra hindu, ati shlyen borxhin që u ka manëve të të parëve të vet dhe siguron përjetësinë e tij." Djali ishte jo më pak i çmuar edhe për sytë e grekëve; më vonë, do të ishte ai që duhej të bënte flijimet, të ofronte ushqimin mortor dhe të ruante përmes kultit të tij, fenë e shtëpisë. Kështu, tek Eskili i lashtë, djali quhej shpëtimtar i vatrës familjare16.

Hyrja e djalit në familje shënohej nëpërmjet një akti fetar. Pikësëpari, ai duhej të pranohej nga babai i tij. Ai, në cilësinë e të parit dhe të zotit të vatrës familjare, në cilësinë e përfaqësuesit të stërgjyshërve, duhej të prononcohej nëse i ardhuri rishtas në jetë duhej ose jo t'i përkiste familjes. Lindja përfaqësonte vetëm lidhjen fizike. Të shprehurit e atit përbënte lidhjen morale dhe fetare. Ky formalitet ishte po aq i detyrueshëm në Romë, në Greqi dhe në Indi. 

Për më tepër, për djalin, ashtu siç kemi parë edhe për bashkëshorten, kërkohej një lloj shugurimi. Kjo ceremoni zhvillohej pak kohë pas lindjes, ditën e nëntë në Romë, të dhjetën në Greqi, ndërsa në Indi, ditën e dhjetë ose të dymbëdhjetë. Atë ditë, ati mblidhte familjen, thërriste dëshmitarët dhe i ofronte vatrës një flijim. Fëmija u paraqitej perëndive shtëpiake; një femër e mbante atë në krahë dhe sillej rrotuli zjarrit të shenjtë disa herë duke vrapuar'. Kjo ceremoni kishte një synim të dyfishtë, së pari, pastrimin e fëmijës19, domethënë heqjen e pisllëkut që, sipas hamendjes së te lashtëve, vinte si rrjedhojë e ngjizjes dhe, së dyti, shugurimin e tij në kultin e shtëpisë. Duke filluar nga ky çast, fëmija duhej të pranohej në atë lloj shoqërie të shenjtë e në atë faltore të vogël, të quajtur familje. Ai kishte fenë, praktikonte ritet e saj, kishte të drejtë të thoshte lutjet; të nderonte të parët, për t'u konsideruar edhe ai më vonë, një stërgjysh i nderuar.

Fustel De Coulanges - Qyteti antik

Fjale kyqe:
familje pabarazia divorci besimet epokën vdekurve ruajtjen e kultit beqaria mendime manëve rrezik Iumturi Itali greqi i Iinduri përmbushjen e detyrës trashëgimisë ceremoni shugurimi stërgjysh i nderuar akti fetar