1. Kryefaqe
  2. Kulture
  3. Martesa

Martesa

image description Institucioni i parë, i krijuar riga feja e shtepisë, ka qenë, me fort të ngjarë, martesa.

Nënvizojmë se feja e vatrës dhe kulti i të parëve, të cilat transmetoheshin nga mashkulli në mashkull, nuk i përkisnin tërësisht vetëm meshkujve; pjesë në kult kishte edhe gruaja. Ende vajzë, ajo përfshihej në aktet fetare të të atit; e martuar, në ato të bashkëshortit të saj.

Vetëm ky fakt të le të nënkuptosh karakterin thelbësor që bashkimi bashkëshortor kishte për njerëzit e lashtësisë.

Dy familje jetojnë pranë njëra-tjetrës, por ato kanë perëndi të ndryshme. Në njërën prej tyre, një vajzë e re merr pjesë, që nga fëmijëria, në fenë e të atit; ajo i lutet vatrës së saj; i ofron asaj çdo ditë libacione, e zbukuron atë me lule dhe kurora në ditët e festave, i kërkon mbrojtje, e falënderon për bamirësitë që ajo sjell. Kjo vatër atërore mishëron perëndinë e saj. Kur një djalë i ri, i një familjeje fqinje, e kërkon atë në martesë, për të nuk shtrohet vetëm çështja e kalimit nga një shtëpi në tjetrën. Bëhet fjalë për të braktisur vatrën atërore dhe për t'i drejtuar tashmë lutje vatrës së bashkëshortit Është fjala për të ndërruar fe, për të praktikuar të tjera rite dhe për të shqiptuar të tjera lutje. Kërkohet braktisja e perëndisë së fëmijërisë së saj dhe kalimi nën sundimin e një perëndie tjetër, të cilën ajo nuk e njeh. Ajo nuk duhet të shpresojë t'i qëndrojë besnike njërës, duke nderuar tjetrën, sepse në këtë fe ka një parim të pandryshueshëm që një individ nuk mund t'u lutej dy vatrave njëherësh dhe as dy palë stërgjyshërve. "Që nga çasti i martesës, thotë një autor i lashtësisë, gruaja nuk ka më asgjë të përbashkët me fenë e shtëpisë së etërve të saj; ajo i ofron flijimet në vatrën e të shoqit ."
 
Pra martesa është, për vajzën e re, një akt serioz dhe jo më pak serioz për bashkëshortin e saj. Feja përcaktonte se të drejtën për të flijuar e gëzonin vetëm ata që ishin lindur pranë një vatre të caktuar. Megjithatë, atij i duhet që në këtë vatër të fusë edhe një të huaj; së bashku me këtë të huaj, ai duhet të kryejë ceremonitë misterioze të kultit të tij; ai duhet t'i zbulojë asaj ritet dhe formulat që janë trashëgimi e familjes së tij. Asgjë nuk është më e çmuar sesa kjo trashëgimi; këto perëndi, këto rite, këto himne, të trashëguara nga i ati, janë ato që e ndihmojnë atë në jetë, janë ato që i premtojnë atij pasurinë, lumturinë, virtytin.

Megjithatë, në vend që ai të ruajë për vete këtë fuqi mbrojtëse, ashtu sikurse njeriu i egër ruan idhullin apo nuskën e tij, ai do të pranojë ta ndajë atë me një grua.

Kështu, kur depërtohet në mendimin e këtyre njerëzve të lashtë, shihet rëndësia që kishte për ta lidhja bashkëshortore dhe se sa e nevojshme ishte ndërhyrja e fesë. Vallë, a nuk duhej, që nëpërmjet ndonjë ceremonie të shenjtë, vajza e re të shugurohej në kultin që ajo do të ndiqte këtej e tutje? Për t'u bërë priftëreshë e kësaj vatre të re, me të cilën origjina nuk e lidhte, a nuk duhej vallë, një Iloj urdhërimi apo adoptimi?

Martesa ishte ceremonia e shenjtë, e cila duhej të prodhonte këto efekte të mëdha. Për autorët grekë ose latinë është e zakonshme që martesa të përcaktohet nëpërmjet fjalësh që tregojnë një akt fetar2. Poluksi, i cili ishte bashkëkohës i Antoninëve, por dispononte tekste të tëra të lashta, që ne nuk i kemi më, thotë se në lashtësi, martesa, në vend që të përcaktohej nëpërmjet emrit të saj të veçantë (ydjioç), emërtohej thjesht përmes fjalës xeAoç, që donte të thoshte ceremoni e shenjtë3; pra, njëlloj sikurse edhe në kohërat e lashta, martesa konsiderohej një ceremoni e shenjtë në tërë kuptimin e fjalës.

Mirëpo, feja mbi bazën e së cilës realizohej martesa, nuk ishte ajo e Jupiterit, Junonit apo perëndive të tjera të Olimpit. Ceremonia nuk zhvillohej në tempull; ajo kryhej në shtëpi dhe ajo që udhëhiqte, ishte perëndia shtëpiake. Në të vërtetë, kur feja e perëndive të qiellit vendosi sundimin e saj, perënditë shtëpiake vijonin të përmendeshin të parat edhe në lutjet e martesës; madje u përftua edhe zakoni që fillimisht të shkohej në tempuj dhe këtyre perëndive t'u ofroheshin flijime, të cilat quheshin prelud i martesës4. Por, pjesa kryesore dhe thelbësore e ceremonisë duhej të kryhej gjithnjë para vatrës së shtëpisë.

Te grekët, ceremonia e martesës përbëhej, si të thuash, nga tre akte. Akti i parë zhvillohej përpara vatrës së babait; akti i tretë zhvillohej përpara vatrës së bashkëshortit; ndërsa akti i dytë ishte kalimi nga njëri te tjetri).

1. Në shtëpinë atërore, në prani të kërkuesit të dorës së vajzës, babai, i rrethuar zakonisht nga familja e vet, ofronte një flijim. Në përfundim të flijimit, përmes një formule të shenjtë, ai deklaronte se ia jepte vajzën e tij djaloshit të ri. Kjo deklaratë ishte e domosdoshme për kryerjen e martesës. Vajza e re nuk mund të shkonte menjëherë të adhuronte vatrën e bashkëshortit, nëse i ati nuk e kishte shkëputur atë paraprakisht nga vatra e tij. Në mënyrë që të hynte në fenë e re, ajo duhej të shkëpuste çdo lidhje me fenë e saj fillestare5.

2. Vajza e re çohej në shtëpinë e të shoqit. Ngandonjëherë atë e shoqëron vetë i shoqi6. Në disa qytete, detyrën për të shoqëruar vajzën e re e ka një prej atyre njerëzve, që te grekët kryente edhe detyra të një karakteri priftëror dhe që quhej lajmës7. Zakonisht, vajza e re hipej mbi një karro; ajo duhej ta kish fytyrën të mbuluar me vello dhe në kokë të mbante një kurorë. Siç do të kemi mundësinë të shohim edhe më tej, kurora përdorej gjatë gjithë ceremonive të kultit. Veshja e saj ishte e bardhë. E bardha ishte ngjyra e veshjes gjatë gjithë akteve fetare. Përpara vajzës ecte dikush që mbante një pishtar; ky ishte pishtari martesor9. Në rrugë e sipër, rreth saj këndohej një himn fetar,.Ky himn quhej himenea,.

Vajza e re lë vatrën atërore. Meqenëse ajo nuk është e lidhur me këtë vatër përmes së drejtës së saj, por vetëm nëpërmjet atit të familjes, shkëputjen e saj nga shtëpia mund ta bëjë vetëm autoriteti i të atit. Tradita është, pra, një formalitet i domosdoshëm

Vajza e re përcillet në shtëpinë e bashkëshortit. Ashtu si edhe në Greqi, ajo është e mbuluar me vello, mban në kokë një kurorë, ndërsa pishtari martesor paraprin kortezhin16. Rreth saj, njerëzit këndojnë një himn të lashtë fetar. Ndoshta fjalët e këtij himni kanë ndryshuar me kalimin e kohës, duke iu përshtatur ndryshimeve të besimeve apo të gjuhës; por refreni shenjtërues u ruajt në të gjitha kohërat, pa ndryshuar: ishte fjala Talassie, fjalë, kuptimin e së cilës, romakët e periudhës së Horacit nuk e njihnin më shumë sesa grekët kuptonin fjalën ujiëvaie dhe që me
shumë të ngjarë, kishte mbetur e shenjtë dhe e pacenuar që nga një formulë e lashtë17.

Kortezhi ndalet para shtëpisë së bashkëshortit. Aty, vajza e re njihet me zjarrin dhe ujin e shtëpisë. Zjarri është emblema e hyjnisë shtëpiake; uji është uji i flijimit, i cili i shërben familjes në të gjitha aktet fetare18. Në mënyrë që vajza e re të hyjë në shtëpi, duhet, ashtu si edhe në Greqi, të simulohet grabitja e saj. Bashkëshorti duhet ta ngrejë atë në krahë, mbi pragun e shtëpisë, në mënyrë që këmbët e saj të mos e prekin atë.

Paskëtaj, nusja çohet përpara vatrës, aty ku ndodhen penatët, ku rreth zjarrit të shenjtë janë grumbulluar të gjitha perënditë e shtëpisë dhe përfytyrimet e stërgjyshërve. Të dy bashkëshortët, ashtu si edhe në Greqi, bëjnë një flijim, spërkasin zjarrin me verë, shqiptojnë disa lutje dhe hanë së bashku një ëmbëlsirë të gatuar me majën e miellit (panisfarreus).

Kjo ëmbëlsirë e cila hahet midis recitimit të lutjeve, në praninë dhe nën vështrimin e hyjnive të familjes, bën bashkimin e shenjtë të burrit dhe të gruas. Që nga ai çast, ata janë të bashkuar në të njëjtin kult. Gruaja ka të njëjtat perëndi, të njëjtat rite, të njëjtat lutje dhe të njëjtat festa si i shoqi i saj. Prej këtu rrjedh ai përkufizimi i lashtë i martesës që juriskonsultët e kanë sjellë deri në ditët tona. Kjo do të thotë se, tashmë, gruaja ndan fenë e të shoqit të saj, ajo grua, që sipas shprehjes së Platonit, vetë perënditë e kanë futur në këtë shtëpi.

E martuar kësisoj, gruaja vazhdon të ruajë kultin e të vdekurve; por tani, ushqimin mortor ajo nuk ua shpie më të parëve të saj; ajo e ka humbur këtë të drejtë. Martesa e ka shkëputur atë plotësisht seksuale dhe sesa një dashuri kalimtare, dhe i ka bashkuar të dy bashkëshortët përmes lidhjes së fuqishme të të njëjtit kult dhe të njëjtave besime. Ceremonia martesore ishte aq solemne dhe shpinte në pasoja aq serioze, saqë le të mos habitemi kur njerëzit e lashtësisë do të pranonin vetëm idenë e një gruaje të vetme në çdo shtëpi. Një besim i tillë, nuk mund të pranonte poligaminë.

Madje u konceptua që ky bashkim të ishte i pazgjidhshëm dhe divorci gati i pamundur. E drejta romake lejonte lehtësisht zgjidhjen e martesës për shkak të coemptio-s ose usus-it, por prishja e martesës fetare ishte shumë e vështirë. Që ajo të bëhej e mundur, nevojitej një tjetër ceremoni e shenjtë. Pasi vetëm feja mund të zgjidhte atë që feja kish lidhur. Efekti i confarreatio- s nuk mund të prishej veçse përmes diffarreatio-s. Të dy bashkëshortët që kërkonin të ndaheshin, qëndronin për herë të fundit para vatrës së tyre të përbashkët; të pranishëm ishin një prift dhe disa dëshmitarë. Bashkëshortëve iu ofrohej, aphtu si edhe ditën e martesës, një ëmbëlsirë e përgatitur me majën e miellit. Por me sa duket, në vend që ta ndanin mes tyre, ata e shtynin atë. Pastaj, në vend të lutjeve, ata shqiptonin formula të një natyre të çuditshme, të ashpra, plot urrejtje, të frikshme, një lloj mallkimi përmes të cilit gruaja hiqte dorë nga kulti dhe nga perënditë e të shoqit. Që nga ai çast, lidhja fetare ishte këputur. Me pushimin e bashkësisë së kultit, pushonte me të gjitha të drejtat edhe çdo lloj bashkësie tjetër dhe martesa konsiderohej e zgjidhur.

Fustel De Coulanges - Qyteti antik


Fjale kyqe:
feja e shtepisë martesa lule dhe kurora zbukuron ceremonia e shenjtë autorët grekë tekste të lashta lashtësi martesa jupiterit flijim kurorë ceremonive të kultit tradita recitimit të lutjeve