1. Kryefaqe
  2. Iliria
  3. ARISTOTELI

ARISTOTELI

image description
Aristoteli lindi ne vitin 354 para e. soonë në qytetin Stagira të Maqedonisë. Vdiq në vitin 322. i içkoqitur nga jea politike, Aristoteli është filozofi me i shquar dhe mendimtari më me me influencë i kohës antike. Qysh ne moshë të njomë shkoi në Athinë dhe u bë nxënës i Platonit. Më vonë Aristoteii krijoi ketu shkollën e tij filozofike që ishtc në kundërshtim me atë të Platonit. Mbas një qendnmi prej 20 vjetësh në Athinë dhe tre vjettsh ne Azi të Vogel. Aristotfili u kthye në Maqcdoni, ku u mor me edukimin e Aleksandrit të Madh. Kur Aleksandri filloi ekspeditën kunder persëve. Aristoteli e la oborrin mbretëror dhe shkoi ne fillim në Stagira dhe më vonë, në vitin 334, në Athine ku hapi një shkollë filozfike që njihet me emrin shkolla peripatetike. Kur mbas vdekjes e Aleksandnt ne Athine filloi te marre perpjestime levizja antimaqedone, u vu në rrezik edhe jeta e Aristotelit. prandaj ai u tërhoq në pronat e tij në Eube ku mbas pak kohe edhe vdiq.

Veprat që kemi trasheguar nga Aristoteli me pëtjashtim te atyre të humbura që nuk i njohim veçse nga ndonjë shenim i zbete, tregojne se sa e gjere ka qene veprimtaria e tij shkencore historike e letrare. Vepra kryesore e tij e përbëhej nga tri pjese te pakoordinuara: Metafizika, Fizika e Psikologjia, trajton çështje filozofike. Nder veprat e tjera me rendesi duhen përmendur shkrimet e tij mbi moralin politikën dhe artin. Tek vepra "Politika" Aristoteli trajton doktrinën e tij mbi familjen dhe shtetin.

Doktrina e tij mbi shtetin paraqet nje përpjekje pa sukses për të jusrifikuar rendin skllavo-pronar duke paraqitur ate si nje gjendje të përjetshme dhe të natyrshme të shoqërise dhe per te forcuar shtetin skllavopronar. Simbas tij njeriu është "Zoon potiukon" (Nje qenie e gjallë e aftë për të krijuar një bashkësi të organizuar). Persosmëria e ketij organizimi arrihet tek shteti. Përsa i përket formës së regjimit, Aristoteli eshte përknthës i idealit aristokratik. të ciiin e quan si sundim të njerëzve më te zot.

Ne veprën "Politika" të Aristotelit ne gjejmë disa të dhëna të fragmentuara, shpesh jo te qarta mbi menyrën e qeverisjes në Epidamn, Apolloni dhe tek molosët.

Anstoteli ka shkruar mbi 158 kushtetuta (Politeia) greke e të huaja, ndër të tjera edhe kushtetuten e Dyrrahit, epirotëve dhe të molosëve, por këto për fat të keq nuk kanë arritur deri tek ne. E vetmja kushtetutë e ruajtur është ajo e Athinës që u zbulua në Egjipt ne fund të shekullit të kaluar.

Vepra te tjera që i atribuohen Aristotelit janë: "De animalium historia" (Mbi historinë e kafsheve) dhe "De mirabilibus auscultationibus" (Mbi mrekullitë e dëgjuara). Në keto dy veprat e fundit gjejmë një tok shënimesh të vlefshme me karakter ekooomik për Ilirinë dhe Epirin.

Mbështetur në botimin:
Arvaottiu Groerr n recoi Immanuclis Bekkeri, vol. I, II. Berolioi 1831

ARISTOTELI
POLITIKA
LIBRI II

7 ... Ky autorl) në sistemin e ri legjislative ngjan. gjithashtu, sikur nuk ka dashur të ndërtojë tjetër veçse një qytet-shtet te dorës së dytë, perderisa ketu te gjithë zejtarët do te ishin skllevër, pronë e përbashket, dhe keta /zejtarët/ nuk do te formonin një pjesëtë rëndësishme të shtetit. Por, nëqoftëse do te deshironim qe ata të kryenin punë të dobishme publike, të jene skllever të shtetit, ateherë kjo duhet të bëhet si në Epidam dhe ashtu sikurse Dioranti ka dashur ta vendose ne Athinë...

LIBRI IV

... Por nuk është e mjaftt qëkëto' shtete të përkufizohen vetëm me kaq; përkundrazi, meqenëse pjesë përbërëse edhe të demokracise edhe të oligarkisë janë më të shumta, duhet akoma të pohojmë se kemi demokraci kur te iliret, megjithëse më të pakëtë sundojnë mbi shumicën jo të lirë të popullsise, sikurse ngjan në Apolloni, që është në detin Jon dhe ne Therë, (në këto dy qytete ishin të nderuar ata që shquheshin nga fisnikëria dhe qe rridhnin nga ata qe themeluan se pari kolonite, megjithëse ishin të pakët ndër të shumtit), por nuk mund ta quajmë demokraci nga ana tjetër, kur sundojnë të pasurit edhe pse jane me shumtë, siç ndodhte në Kolofonë në kohë të vjetra.Atje rri'ë të shumtit zotëronin një pasuri te madhe, para se të bëhej lufta me lydët. Por ka demokraci, kur janë zotër të pushtetit të lirët dhe të varfërit, të cilët janë më të shumtë, kurse ka oligarkët, kur sundojnë të pasurit dhe më fisnikët, të cilët janë të pakët...

LIBRI V

... Kushtetuta pësoi edhe në Epidam një ndryshim të pjesshëm; vendin e fylarëve2*  zuri bulea31. Kurse në helie4), është e nevojshme akoma që të marrë pjesë paria, kur është rasti për të zgjedhur ndonjë zyrtar. Nga ana tjetër qenia në krye të një arhonti ishte një shprehje e regjimit oligarhik në këtë shtet.

Në shtetin e Epidamnit për arsye të një martese u shkaktua një trubullirë. Një qytetar kishte fejuar të bijën me një djalosh. I ati i këtij, që ishte një qeveritar, e dënoi me gjobë të jatin e vajzës, i cili duke e ndjerë veten të fyer, ngriti në favor të tij të gjithë ata, që nuk gëzonin të drejta politike.

Atol ruhen, në përgjithësi, nga procese të kundërta dhe veçanërisht nga gjithë sa synojnë të pakësojnë pushtetin mbretëror, mbasi autoriteti, sidoqoftë ky, është padyshim më i vazhdueshëm, kur ky shtrihet mbi më pak çështje. Edhe vetë monarkët në këto raste bëhen më pak despotë, i afrohen me sjelljet e tyre më shumë barazisë dhe anojnë më pak në lakmi përkundrejt të nënshtruave të tyre. Kjo ishte arsyeja e qendrimit për një kohë të gjatë të regjimit monarkik tek molosët e lakedemonët...

7 ... Ky autorl) në sistemin e ri legjislative ngjan. gjithashtu, sikur nuk ka dashur të ndërtojë tjetër veçse një qytet-shtet te dorës së dytë, perderisa ketu te gjithë zejtarët do te ishin skllevër, pronë e përbashket, dhe keta /zejtarët/ nuk do te formonin një pjesëtë rëndësishme të shtetit. Por, nëqoftëse do te deshironim qe ata të kryenin punë të dobishme publike, të jene skllever të shtetit, ateherë kjo duhet të bëhet si në Epidam dhe ashtu sikurse Dioranti ka dashur ta vendose ne Athinë...

LiBRI IV

... Por nuk është e mjaftt që këto' shtete të përkufizohen vetëm me kaq; përkundrazi, meqenëse pjesë përbërëse edhe të demokracise edhe të oligarkisë janë më të shumta, duhet akoma të pohojmë se kemi demokraci kur te iliret, megjithëse më të pakëtë sundojnë mbi shumicën jo të lirë të popullsise, sikurse ngjan në Apolloni, që është në detin Jon dhe ne Therë, (në këto dy qytete ishin të nderuar ata që shquheshin nga fisnikëria dhe qe rridhnin nga ata qe themeluan se pari kolonite, megjithëse ishin të pakët ndër të shumtit), por nuk mund ta quajmë demokraci nga ana tjetër, kur sundojnë të pasurit edhe pse jane me shumtë, siç ndodhte në Kolofonë në kohë të vjetra.Atje rri'ë të shumtit zotëronin një pasuri te madhe, para se të bëhej lufta me lydët. Por ka demokraci, kur janë zotër të pushtetit të lirët dhe të varfërit, të cilët janë më të shumtë, kurse ka oligarkët, kur sundojnë të pasurit dhe më fisnikët, të cilët janë të pakët...

LIBRI V

... Kushtetuta pësoi edhe në Epidam një ndryshim të pjesshëm; vendin e fylarëve2*  zuri bulea31. Kurse në helie4), është e nevojshme akoma që të marrë pjesë paria, kur është rasti për të zgjedhur ndonjë zyrtar. Nga ana tjetër qenia në krye të një arhonti ishte një shprehje e regjimit oligarhik në këtë shtet.

Në shtetin e Epidamnit për arsye të një martese u shkaktua një trubullirë. Një qytetar kishte fejuar të bijën me një djalosh. I ati i këtij, që ishte një qeveritar, e dënoi me gjobë të jatin e vajzës, i cili duke e ndjerë veten të fyer, ngriti në favor të tij të gjithë ata, që nuk gëzonin të drejta politike.

Atol ruhen, në përgjithësi, nga procese të kundërta dhe veçanërisht nga gjithë sa synojnë të pakësojnë pushtetin mbretëror, mbasi autoriteti, sidoqoftë ky, është padyshim më i vazhdueshëm, kur ky shtrihet mbi më pak çështje. Edhe vetë monarkët në këto raste bëhen më pak despotë, i afrohen me sjelljet e tyre më shumë barazisë dhe anojnë më pak në lakmi përkundrejt të nënshtruave të tyre. Kjo ishte arsyeja e qendrimit për një kohë të gjatë të regjimit monarkik tek molosët e lakedemonët...

DE ANIMALIUM HISTORIA
(Mbi historinë e kafshëve)

LIBRI II

... Në Iliri dhe në Paioni, sikundër edhe gjetkë, ka derra njëthundrakë...

LIBRI II

20,522 b ... Lopët e Epirit, të mëdhatë japin secila një shtamë e gjysëm nga të dy sisët. Mjelësi qëndron në këmbë, duke u kërrusur pak, sepse nuk mund të arrijë po t'i qendrojë ndenjur. Përveç gomarit, në Epir, rriten edhe kafshë të tjera të trasha, dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë. Kafshët e mëdha kanë nevojë për shumë ushqim, por kjo krahinë ka shumë kullota të mira dhe vende të përshtatshme në çdo stinë. Qetë dhe delet më të mëdha janë ato që quhen pirrike, të cilat e kanë emrin nga mbreti

Pirro...

LIBRI VI

18,572 b ... Në kohën e ndërzimit demi kullot me lopët dhe zihet me demat e tjerë; në kohë tjetër sekset rrinë të veçuar; kjo quhet "përbuzja e kopesë", ata, në Epir, shpesh nuk shihen për tre muaj; dhe përgjithësisht të gjitha, ose afërsisht të gjitha kafshët e egra, nuk kullosin bashkë me femrat përpara kohës së ndërzimit...

LIBRI VIII

7,593 b ... Kopetë e bagëtive vuajnë më pak kur lëvizin në ngrica, se sa në dëborë. Ato rriten nëqoftëse veçohen për një kohë të gjatë nga ndërzimi, prandaj barinjtë në Epir i mbajnë kopetë pirrike, si quhen ato, për nëntë vjet pa i ndërzyer që të mund të rriten. Këtë ata e quajnë apotauri e lopëve. Numuri i këtyre kopeve arrin në katërqind dhe janë pronë e mbretit. Ato nuk rrojnë dot në vend tjetër, megjithëse është bërë një provë e tillë...

28,606 b ... Temperatura gjithashtu ndikon shumë; prandaj në Iliri, Thraki dhe Epir, gomarët janë të vegjël. Në Skythi dhe vendet keltike ata nuk gjenden fare, sepse në këto vende dimri është i ashpër...

LIBRI IX

1,608 a ... Qentë e gjuetisë të Molosisë nuk ndryshojnë aspak nga qentë e vendeve të tjera. Por qentë e kopeve të kësaj krahine ua kalojnë qenve të tjerë si në madhësi, ashtu edhe përsa i përket guximit të tyre, kur përleshen me kafshët e egra. Nga kryqëzimi i qenve molosë me ata lakonë del një lloj qeni që shquhet për guxim e durim...

45,630 a Bonasi gjendet në Paioni, në malin Messap, i cili ndan Paioninë nga Media. Paionët e quajnë monap. Është i madh sa një dem dhe më i rëndë; por nuk është një kafshë e gjatë dhe lëkura e tij kur rripet mund të mbulojë një shtresë ku të ulen shtatë vetë. Në formë i përngjan demit, por ay ka një perçe si të kalit që i arnn gjer te shpatullat, qimja e tij është më e butë e ajo e kalit dhe më e shkurtër. Ngjyra e qimes së tij është e kuqe. Ato janë të trasha e zbresin gjer te sytë dhe kanë një ngjyrë midis së kuqes dhe bojës së hirit jo si ajo e kuajve gështenjë po më e thellë: qimet e tij poshtë janë si lesh. Ato nuk janë as shumë të zeza, as shumë të kuqe.

Zëri i tyre është si ai i kaut. Brirët i kanë të përkulura e të mpleksura, të papërshtatshme për mbrojtje, të gjata një pëllëmbë ose diçka më shumë, aq të trasha sa secili prej tyre mund të mbajë një hemikoe ose diçka më shumë. Pjesa e zezë e brirëve është e mirë dhe e lëmuar. Një tufë flokësh është vendosur në mënyrë të tillë midis të dy syve, sa kafsha duket më mirë anash, se sa përballë. Si kau, ai nuk ka dhëmbë të sipërme përpara, ashtu si nuk kanë edhe kafshët e tjera me brirë. Këmbët i ka të ashpra dhe thundrat e çara. Bishtin të vogël në përpjestim me trupin, si atë të kaut, ai rrëmih tokën me thundrën e tij si demi. Lëkurën e pjesëve të sipërme e ka të fortë. Mishi i tij është një ushqim shumë i mirë dhe për këtë e gjuajnë...

DE MIR ABILIBUS AUSCULTATIONIBUS

(Mbi mrekullitë e dëgjuara)

a,22 Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti, pasi i shtrydhin hojet /mjaltitj i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin ndër enë prej balte, dhe e lënë gjersa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e shtien ndër enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentojë për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë, dhe bile një verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se kjo bëhet edhe në disa vende të Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër aq sa ishte e pamundur për kërkuesit që ta dallonin...

a,36 Thonë se në Atintani, pranë kufijve të tokave të Apollonisë, ndodhet një shkëmb, nga i cili nuk duket se del zjarr i vërtetë, por ndizet duke i hedhur vaj.

833 b,45 Për Paioninë thonë se kur bien shira të vazhdueshme, në tokën e zbutur gjendet i ashtuquajturi ar i padjegshëm. Flitet se toka në Paioni është aq e pasur me ar, sa shumë vetë kanë gjetur copa ari më të rënda se një mna. Thonë se janë gjetur edhe i janë dërguar mbretit të atjeshëm dy copë, njëra e rëndë 3 mna dhe tjetra 5 mna.

835 b,75 Thonë se në Epir ka drert, t« cilët duke gërmuar tokën me bririn e djathtë bëjnë gropa; ky bri ësluë i dobishëm për shumë sende.

836 «,79 Në ishullin Diomedea, në detin Adriatik, thonë se gjendet një tempull i Diomedit, i admimeshëm dhe i shenjtë: rrotull tij fluturojnë shpendë të mëdha me sqep shumë të gjatë, të gjerë dhe të fortë; kur vijnë këtu helenët ato rrinë të qeta, ndërsa kur vijnë barbarë, që banojnë aty afër, u Huturojnë rrcth e rrotull, ua shqyejnë kokët e tyre me kthetra e sqepa dhe mbasi u shkaktojnë shumë plagë i vdesin. Thonë se dikur këta kanë qenë shokët e Diomedit, që e humbën prijësin e tyre mbas mbytjes së anijes, prijës ky që u vra me dredhi nga Aineu, mbreti i atyre fiseve...

836 b,81 ... Atje /në ishujt Elektride/ gjenden me shumicë plepa, prej të cilëve nxirret ai që ne e quajmë qelibar, në fillim si dyllë, pastaj forcohet si gur. Ky mblidhet prej banorëve dhe dërgohet në Helladë. Prandaj thonë se në këta ishuj erdhi Dedali, i pushtoi dhe në njërën bëri fytyrën e vet, kurse në tjetrën të djalit, Ikarit. Pastaj mbasi e dëbuan pellazgët, të cilët shkatërruan Argon. Dedali iku dhe erdhi në ishullin Ikar.

839 a,I04 Përveç kësaj pranë Epirit, burojnë ujëra të nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton. Më kot thonë se mbi këtë vend nuk fluturon asnjë shpend, mbasi dihet se atje ka mjellma me shumicë.

839 b,104 Ndërmjet Mentorisë dhe Istrisë thuhet se gjendet një mal me një majë shumë të lartë, që e quajnë Delfion. Kur memtorët, që banojnë pranë Adriatikut, i ngjiten këtij mali, shikojnë së andejmi anijet që lundrojnë në Detin e Zi. Përveç këtij është edhe një vend tjetër ndërmjet /të dy fiseve/, në tregun e të cilit tregtarë të ardhur nga Deti i Zi shesin verëra nga ishujt Lesbo, Ko dhe Thaso, gjithashtu /sillet verë/ edhe prej atyre të Adriatikut me amfora të Korkyrës.

842 b,127 Në Apolloni, që ndodhet pranë krahinës së taulantëve, thonë se del asfalt dhe pisë si curila që shpërthejnë nga toka; këtu ai del më i zi dhe më i dendur se i Maqedonisë; dhe banorët thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr, që qendron i ndezur vazhdimisht dhe zë një sipërfaqe fare të ngushtë, aq sa përfshin një pentakline'l Këndej del një erë squfuri dhe nishadri; përreth rritet një bar shumë i lartë dhe ç'është më e çuditshme, jo më larg se katër kut prej andej rriten drurë të lartë...

128 Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit, dhe më të shumtat bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër. Përveç kësaj thonë se japin me lehtësi nga tri hemikoe qumësht. Thonë së edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende të tjera, po pjellin dy ose tri herë në ditë. Thuhet edhe se në Paioni qetë e egër bëhen shumë më të mëdhenj nga të gjithë ata që ndodhen ndër popullsi të tjera, edhe se brirët e tyre nxënë katër koe, bile brirët e disave edhe më shumë.

844 b,138 Thonë se në Iliri, tek flset e quajtura ardiane, pranë kufirit me autariatët, ndodhet një mal i lartë dhe afër tij një gurrë, nga e cila shpërthen ujë me sasi të madhe, jo në çdo stinë, po vetëm në pranverë. Këtë ujë e marrin dhe ditën e ruajnë në një vend të mbuluar, ndërsa natën e nxjerrin pëijashta. Kjo punë bëhet pesë a gjashtë ditë me radhë dhe pastaj uji ngrin e bëhet një kripë shumë e mirë; këtë kripë e mbajnë sidomos për bagëtitë. Së jashtmi nuk sjellin kripë në këto vise, për arsye se janë larg detit dhe nuk përzihen me të tjerët. Kripa u duhet shumë për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit. Në rast se s'ua japin, shumica e bagëtisë ngordh.

"Aftrsisht 10 m2

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë


Fjale kyqe:
aristoteli maqedonia mendimtar nfluence antike doktrina politika dyrrahu epidami apollonia moloset athina kushtetuta epirotet dioranti skllever shteti oligarket arhonti fylarëve sistemi i ri popullsia paioni iliri derra lopet e epirit mbreti kullotat qente e gjuetisë brirë fistet autariatet bagetia