1. Kryefaqe
  2. Iliria
  3. DEMOSTENI

DEMOSTENI

image description
Orator grek i lindur në Athinë në vitin 384, vdiq më 322. Në moshën 20 vjeç mbajti para gjyqit fjalimin e parë kundër tutorëve të tij, që e kishin mashtruar duke i përvetësuar trashëgimin. Në vjetin 354 mbajti fjalimin e tij të parë publik me përmbajtje politike. Më vonë u vu në krye të partisë athinjote të pavarësisë, që luftonte kundër Filipit II të Maqedonisë. Tri ligjëratat e tij olynthike dhe katër filipike, të drejtuara kundër këtij, njihen si shembuj të paarritshëm të artit retorik. Në vitin 345 bashkë me Eskinin mori pjesë në delegacionin, që nënshkroi me Filipin një paqë të disfavorshme për Athinën. Në vitin 340 organizoi një lidhje antimaqedone, ku mori pjesë dhe fisi ilir i taulantëve, si dhe luftën kundër Filipit. Mori pjesë personalisht në luftën e Keronesë dhe mbajti një fjalim të përmortshëm për të vrarët në luftë. Me fjalimin e tij të përmendur "Mbi kurorën" e vuri përpara kundërshtarin e tij Eskinin, i cili e kishte quajtur të padenjë për kurorën e artë të dhënë për merita patriotike nga athinasit. Në vitin 324, i dënuar me 50 talente për arsye se kishte pasur gisht në çështjen e korruptimit të arkëtarit të Aleksandrit, Harpalit, u arratis për në Troezen.

Mbas vdekjs së Aleksandrit u thirr rishtas me nderime, por iu desh të fshihej nga Antipatri. Për të mos rënë në dorën e tij i dha fund jetës, duke pirë helm. Koha antike e nderoi kujtimin e Demostenit, duke i ngritur një varg truporesh e portretesh; një nga më të bukurat e më shprehëset është koka, që u zbulua në vitin 1958 në Apolloni.

Emrin e Demostenit e mbajnë 60 ligjërata, ndër të cilat një tok jo origjinale; prej tij kemi edhe 56 hyrje (prooimia) nga të cilat një pjesë nuk ngjajnë të jenë të tijat. Në ligjëratat e tij kundër Filipit, Demosteni i drejtohet edhe ilirëve, liria e të cilëve kërcënohej gjithashtu nga mbreti maqedon.

 
Përkthimi është mbështetur në botimet:

1)            Demosthenis Orationes ed. Carolus Fuhr, editio maior, Vol. I. Lipsia in aedibus B.G. Teubneri 1914.

2)            Demoslhenis Orationes ex. recensione Guilielmi Dindorfii Vol. II, III, editio Quarta correctior curante Friderico Blass, editio maior stereotypa. Lipsiae in aedibus B .G. Teubneri 1924, 1911. 

DEMOSTHENIS

ORATIONES

(Ligjëratat)

PHILIPPICAE

(Filipiket)

Olynthiaca A (Olynthiaka)

Pastaj ai /Filipi/^ bëri ç'deshi me Ferën, Pegazën, Magnetinë dhe u nis për Thraki. Atje pasi shfronëzoi disa mbretër dhe vendosi të tjerë, u sëmur. Sapo u shërua, se mos u ruajt? Jo, bëri një sulm të papritur kundër Olynthit. Dhe nuk them asgjë për ekspeditat e tij kundër ilirëve, paionëve, kundër Arrybës kundër të gjithë të tjerëve, që mund të përmenden akoma...

Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu i ynë /Filipi/ thuhet se është një zot i rreptë...

IV

Contra Philippum A (Kundër Filipit)

Dhe nga ne disa sillen rrugëve, duke thënë se Filipi, në marrëveshje me lakedemonët, përgatit rrënimet e thebanëve dhe shkatërrimin e shtetit të tyre, të tjerë se ka dërguar delegatë tek mbretitë tjerë se po fortifikon qytete në Uiri, të tjerë akoma shpifin sipas qejfit lajme që i përhapin andej e këndej...

V

De Haloneso (Mbi Halonesin)

Ju e dëgjuat këtë korrigjim të cilin ai /Filipi/ e njeh si të drejtë dhe e pranon në letrën e tij3), por ndërkaq ai pushton qytetin Fera dhe vendos një garnizon në fortesë, patjetër që të jetë e pavarur! Ai marshon kundër Ambrakisë, merr me forcë tre qytete në Kasopi: Pandosinë, Buketin dhe Elatenë, koloni të elejve, ku shkreton tokat e tyre. Pasi hyri me forcë ia dorëzoi këto qytete kunatit të tij Aleksandrit, i cili i robëroi. Me të vërtetë ai ka kujdes të madh për t'i bërë helenët të lirë e të pavarur! Veprat e tij e provojnë...

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë


Fjale kyqe:
demosteni ligjëratat filipiket halonesin orator helen faren thraki ekspeditat ilireve pajonet kasopi buketi elaten koloni aleksandri veprat