1. Kryefaqe
  2. Të përgjithëshme
  3. Kisha katolike dhe shtet

Kisha katolike dhe shtet

image description Në shekullin IV, kur Kostandini e shkëputi prej hijes së klandestinitetit e të ilegalitetit, krishtërimi u njoh përfundimisht si risija e madhe fetare dhe ideologjike e Perëndimit mesjetar. Risi, të cilën perandorët e shekujve IV e V e shfrytëzojnë për të mbrojtur kohezionin e brendshëm të hapësirës perandorake mesdhetare, e minuar prej krizash të herëpashershme ushtarake dhe institucionale. Por, ndarja e Perandorisë në dy pjesë, njëra perëndimore me qendër Romën dhe tjetra lindore me qendër Kostandinopojën, i dha shtysë një proçesi të pandalshëm çarjesh të unitetit të lashtë politik e kulturor. Dhe me rënien e pjesës Perëndimore të Perandorisë edhe krishtërimi nis pak nga pak të ndahet: merr trajtë një krishtërim latin në Perëndim dhe një krishtërim grek në Lindje, të cilët i largohen gjithnjë e më tepër njeri-tjetrit, duke krijuar një kufi kulturor jetëgjatë që do të ngurtësohet më pas prej kufljsh politikë. Gjeografia e shekujve që pasuan Vitin Njëmijë na shfaq në fakt një kufi tepër të qartë në zemër të Europës: në njërën anë trevat prej Skandinavisë ne Kroaci, ku sot jetojnë balltikët, polakët, çekët, sllovakët, hungarezët e sllovenët, dhe në tjetrën, trevat prej Rusisë ne Greqi. Ky kufi i sanksionuar më 1054 prej Skizmës Lindore, e cila e nxorri përfundimisht Kishën greke jashtë autoritetit të papatit romak, e ndan Krishtërimin perëndimor nga Bizanti dhe nga bota sllave ortodokse.

Në lindje hasim një botë bizantine madhështore, ruajtëse të trashëgimive antike, gjithnjë dhe më e dobësuar prej shfrytëzimit ekonomik të Perëndimorëve (sidomos italianëve), duke u tkurrur shkallë-shkallë ballë përparimit turk deri me rënien e 1453 - një botë çezaro-papiste ku mbreti, basileus-i, bashkon në një, pushtetin perandorak dhe pushtetin papnor – dhe një botë ruse që mëdyshet mes modelit perëndimor dhe tërheqjes së Lindjes aziatike. Në perëndim gjendet një botë e përçarë, e barbarizuar, e njësuar keq prej dy krerëve të saj - papës dhe perandorit —por, që do të njohë një lulëzim të jashtëzakonshëm ekonomik, politik e kulturor, dhe do t'i japë udhë një zhvillimi gjithnjë e më fitimtar: krishtërimit latin.

Në Perëndim, Perandoria romake nuk mbijetoi dot gjatë dyndjes dhe ngulimit të popujve, kryesisht gjermanikë, të ardhur nga ana tjetër e Umes-it (vija ushtarake e mbrojtjes kundër nomadëve, e marrë fund që prej shekullit III), aq më pak shthurjes se ekonomisë monetare me rreze të gjatë veprimi, krizës balltikët, polakët, çekët, sllovakët, hungarezët e sllovenët, dhe në tjetrën, trevat prej Rusisë në Greqi. Ky kufi i sanksionuar më 1054 prej Skizmës Lindore, e cila e nxorri përfundimisht Kishën greke jashtë autoritetit të papatit romak, e ndan Krishtërimin perëndimor nga Bizanti dhe nga bota sllave ortodokse.

Në lindje hasim një botë bizantine madhështore, ruajtëse të trashëgimive antike, gjithnjë dhe më e dobësuar prej shfrytëzimit ekonomik të Perëndimorëve (sidomos italianëve), duke u tkurrur shkallë-shkallë ballë përparimit turk deri me rënien e 1453 - një botë çezaro-papiste ku mbreti, basileus-i, bashkon në një, pushtetin perandorak dhe pushtetin papnor – dhe një botë ruse që mëdyshet mes modelit perëndimor dhe tërheqjes së Lindjes aziatike. Në perëndim gjendet një botë e përçarë, e barbarizuar, e njësuar keq prej dy krerëve të saj - papës dhe perandorit — por, që do të njohë një lulëzim të jashtëzakonshëm ekonomik, politik e kulturor, dhe do t'i japë udhë një zhvillimi gjithnjë e më fitimtar: krishtërimit latin.

Në Perëndim, Perandoria romake nuk mbijetoi dot gjatë dyndjes dhe ngulimit të popujve, kryesisht gjermanikë, të ardhur nga ana tjetër e limes-it (vija ushtarake e mbrojtjes kundër nomadëve, e marrë fund që prej shekullit III), aq më pak shthurjes së ekonomisë monetare me rreze të gjatë veprimi, krizës urbane, ruralizimit të ekonomisë e të shoqërisë, varfërimit të skajshëm të masave dhe, së fundi, krizës së vlerave e të qytetërimit që shoqëroi rënien e kulturës antike dhe përhapjen e krishtërimit.

Në vend të saj hedhin bazat dy pushtete të reja.

Së pari ai i Kishës, i cili përqendrohet në dy nivele: niveli lokal, që mbështetet ende në qendrat urbane (të cilat vijnë duke u tkurrur) dhe u ve në krye prijës që bashkojnë funksione fetare, ekonomike, sociale e politike (peshkopët); dhe një nivel njësues, ai i Perandorisë së vjetër Romake të Perëndimit (që zhduket nga fundi i shekullit V), të cilën peshkopi i Romës synon ta trashëgojë vetë. Nën emrin papë, ky krye-peshkop lufton për epërsinë e vet mbi Kishën e Lindjes që i shmanget gjithnjë e më tepër autoritetit të tij, si edhe mbi Kishën e Perëndimit së cilës ia del mbanë t'i imponohet gjatë një proçesi të ngadalshëm e të vështirë. Ky proçes përshkon një etapë vendimtare në shekullin VIII, falë mbështetjes së mbretërve frankë dhe përvetësimit të një sipërfaqe toke në Italinë qendrore, e quajtur Trashëgimia e Shën Pjetrit, duke e përligjur me një fals: i ashtuquajturi Donacion i Kostandinit. Një lëvizje e madhe reformatore fetare, nga mesi i shekullit XI deri nga fundi i shekullit XII, që merr emrin "reforma gregoriane" prej papës Gregori VII (1073-1085) si një nga protagonistët kryesorë të saj, e ndan Kishën nga strukturat feudale laike që e  shfrytëzonin dhc përforcon ndryshimin ne status mes klerikëve dhe laikëve, ose mes njerëzve të destinuar për çelibatin (një rregull i lashtë thuajse krejt i vjetëruar) dhe njerëzve të destinuar për martesë (e kuptuar si gjendje normale e laikëve). Dhe sot e kësaj dite, në Europën katolike pengesa e seksit nuk është zhdukur.

Pushteti tjetër është ai i mbretërive. Popujt e vendosur në trevat e Perandorisë romake formojnë, së bashku me popullsitë e vjetra, shtete nën autoritetin e një prijësi ngadhnjimtar që merr titullin mbret dhe themelon një dinasti mbretërore: gotët e më pas longobardët në Itali, vizigotët në Akuitani pra në Spanjë, frankët në Gali, anglosaksonët në Britaninë e madhe (ku krijojnë një larmi mbretërish të vogla).

Përvijohet kështu një skicë fillestare e Europës, mbi bazë të dyfishtë: ajo e përbashkëta, e krishtërimit, e modeluar prej fesë dhe prej kulturës; dhe ajo e larmisë, e mbretërive të veçanta të themeluara mbi tradita etnike të importuara ose mbi realitete antike shumëkulturore (për shembull gjermanët dhe galo-romakët në Gali). Është e para shëmbëllesë e largët e Europës së kombeve.

Prej këtij riorganizimi të Perandorisë romake të Perëndimit dalin në pah dy dukuri kryesore.

Dukuria e parë është mospranimi i një pushteti teokratik - në dallim nga Lindja bizantine, ku basileusi njëson pushtetin politik dhe pushtetin fetar. Në Perëndim, pushteti fetar i përket Kishës dhe papës, ndërsa ai politik mbretërve. Dualizimi i pushteteve i përmbahët normës ungjillore: "Jepini Qezarit atë që i takon Qezarit". Europa do t'i shmanget kështu monolitizmit teokratik që do të paralizojë Bizantin,» sidomos Islamin (pasi të ketë lehtësuar përhapjen e tij.

Dukuria e dytë është amalgama etnike që rrjedh nga formimi i krishtërimit dhe i mbretërive të krishtera: keltë, gjermanë, galo-romake, anglo- romakë, italo-romakë, ibero-romakë, çifutë, ku do të ndërkallen më vonë, normanë, sllavë, hungarezë e arabë. Këto proçese akulturimi, që hasen shpesh që në epokën e Perandorisë romake janë lajmëtare të një Europe të hapur ndaj valëve të emigracionit, të një Europe të larmisë kulrurore dhe të kryqëzimit të racave. Por, në Spanjën visigote nxjerr kokën një prej demonëve të ligj të Europës: antisemitizmi.

Përpjekje për të njësuar politikisht krishtërimin perëndimor si një perandori e pavarur nga ajo greko-bizantine ndodhin raste: me Karlin e Madh, i kurorëzuar perandor në Romë në vitin 800, dhe me Otonin I, edhe ai kurorëzuar prej papës në Romë më 962. Kjo rilindje e Perandorisë përbën dhe zanafillën e një institucioni më tepër teorik se real, që gëzon gjatë gjithë Mesjetës dhe një pjesë të kohës moderne, një prestigj të madh simbolik. Por duke mos dalë thuajse kurrë në mënyrë të qendrueshme si forcë politike. Është Perandoria e Shenjtë Romane e kombit gjerman me kryeqytet ideal Romën, prej së cilës, vende të ndryshme nga Gjermania (e madje, ndonëse tepër teorikisht, një pjesë e Italisë) u emancipuan shumë shpejt. Në Europën mesjetare Perandoria qe më tepër një formë boshe, papa dhe perandori, këto dy simbole të krishtërimit mesjetar, duke u grindur për epërsinë e pushtetit shpirtëror mbi atë kohor ose anasjelltas, u shterrën në konflikte të kota duke mbetur anash ecurisë së vërtetë politike të Europës, zanafillës, që prej shekullit XIII, të Shteteve kombëtare moderne. Në shekullin IX, për shkak të shpërbërjeve të perandorisë karolinge, kishte nisur një ndarje e thellë e Europës kontinentale mes Francie-s perëndimore (Franca e ardhshme) dhe Francie-s lindore (Gjermania e ardhshme). Për Italinë, kjo shpërbërje, shpuri në një hegjemoni të pjesshme gjermanike, që duke u kombinuar me forcimin e vazhdueshëm të papatit si Shtet territorial, do të ndikonte në bllokimin e lindjes së një monarkie kombëtare në Italinë e Veriut (ndërsa në fillim të shekullit XII, në Italinë e Jugut lind, nën një dinasti normane, një mbretëri e njësuar, e krahasueshme me ato që do të lindnin në Europë).

Ndërmjet Francës dhe Gjermanisë gjendej një zonë e papërcaktuar, e pagëzuar si fillim Lotaringia (shekulli IX), e papërshtatshme për t'u shndërruar në shtet, që do të përbente një terren përplasjesh shumëshekullore mes Francezëve dhe Gjermanëve.
 
Ndërkaq, në fillim të shekullit VIII, vala e madhe e ngadhnjimeve arabe mbërrin Europën perëndimore. Nëse në Provansë ngulimi myslyman është i dobët e i përkohshëm dhe në Siqili, edhe pse më i rëndësishëm e i zgjatur është po ashtu veçse një interval i ndritur, në Spanjë përkundrazi, përhapet në pjesën më të madhe të vendit para se, në shekullin XII e sidomos atë XIII, mbretëritë e vogla krishtere të Veriut të Gadishullit - Kastilia, Leon, Navarra, Asturia, Galicia, Aragona - t'i detyrojnë myslymanët të tërhiqen, në flllim ngadalë e më pas me shpejtësi, përgjatë Rekonkuistës. Por, që Spanja e krishterë, e bashkuar prej pak kohësh nëpërmjet bashkimit të Kastiliës me Aragonën, t'i përzerë përfundimisht myslymanët prej fortesës së tyre të fundit, mbretërisë së vogël të Granadës, do tJi duhet të presë vitin 1492.

Lufta kundër myslymanëve i dha papatit rastin për të bashkuar të krishterët e Perëndimit rreth një projekti të përbashkët: pushtimin e vendeve të shenjta krishtere në Palestinë, Token e Shenjtë. Kryqëzata e predikuar prej papës Urbani II më 1095 në Klermont, i përgjigjej jo vetëm vullnetit për t'a përfshirë Palestinën në territoret krishtere, por edhe për të shmangur agresivitetin luftarak të popujve të krishterë nga luftërat pakrye mes vendesh të tilla dhe për t'i dhënë eksesit të popujve e pasioneve një valvul shfrimi jashtë kufijve  të Perëndimit. Mbrapa kryqëzatës qëndronin gjithashtu pulsimet e imagjinatës kolektive të të krishterëve të Perëndimit, të mrekulluar prej imazhit të Jeruzalemit, i ëndërruar si kundërpjesa tokësore e Jeruzalemit qiellor, dhe i vendosur në qendër të botës.

Kryqëzata shpuri në krijimin e shteteve të krishtera në Mesdheun lindor, mes të cilëve dhe Mbretërinë Latine të Jeruzalemit. Këto Shtete u gjendën vazhdimisht nën sulmet e myslymanëve, të përforcuara nga ardhjet e popujve të rinj të konvertuar në Islamizëm, si Turqit. Ndërmjet 1099 dhe 1270, shtatë kryqëzata do të synojnë t'i mbajnë në këmbë ose t'i rimarrin Shtetet e krishtera të Lindjes, por dështuan dhe zotërimi kristian në Palestinë mori fund me rënien e San Xhovani d'Akrit (1291).

Kryqëzatat i dobësuan monarkitë e krishtera perëndimore dhe fisnikërinë e tyre, acaruan marrëdhëniet mes Latinëve e Bizantinëve mbas pushtimit të Kostandinopojës në fillimet e kryqëzatës së katërt (1204), ndezën shpirtin e luftës së shenjtë {jihad) tek myslymanët dhe më shumë penguan se sa u ndihën iniciativave ekonomike të të krishterëve në Lindje, të prirë sidomos prej venecianëve e gjenovezëve, që themeluan perandori tregtare rivale në gjithë basenin e Mesdheut lindor, prej Detit Egje deri në Krime e në Qipro.

Ndërsa në Siqili, e sidomos në Spanjë, megjithë konfliktet e armatosura, takimet dhe shkëmbimet mes myslymanëve dhe të krishterëve (edhe çifutëve) krijuan dukuri të rëndësishme akulturimi, në veçanti në fushën e artit e të shkencës arabe (mjeksi dhe astronomi). Shkenca arabe përhapi gjithashtu traditat filozofike e shkencore të Greqisë së lashtë të panjohura prej Latinëvedhe qe një prej nxitësve kryesorë në zhvillimin e dijes në krishtërimin perëndimor, që lulëzon gjatë shekullit XIII me skolastikën. Ka mundësi që poezia arabe të ketë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në ngjizjen e poezisë oborrtare të krishterë, e në veçanti në poezinë e trubadurëve në Europën jugore mes fundit të shekullit XI dhe gjysmës së shekullit XIII. Kordova dhe Toledo (të rimara prej krishterëve më 1085) qenë qendrat e mëdha të pikëpjekjes mes tre kulturave: arabe, hebraike e krishtere. Në shkencë, Palermo luajti një rol analog, edhe pse të një rëndësie më të vogël.

I sfiduar së jashtmi prej Islamizmit, krishtërimit perëndimor iu desh të përballej qëprej shekullit XI, edhe me sfidën e brendshme të një sërë lëvizjesh fetare heterodokse: herezitë. Ndërmjet shumë herezish, duhen dalluar ato që ishin të drejtuara mbi të gjitha kundër hierarkisë kishtare, kunder korrupsionit të saj moral. Por në shumë raste shkak qenë të njëjtat sakramente, si edhe monopoli që Kisha ushtronte mbi ta e mbi liturgjinë. Këto lëvizje predikonin kthimin në çka besohej se patën qenë varfëria, pastërtia dhe vëllazërimi në kohërat evangjelike e të Kishës së hershme. Përmes fjalësh të rendit fetar, ato shprehnin veç të tjerash revoltë dhe hakmarrje të natyrës shoqërore e politike. Më të rëndësishmet ndër këto lëvizje qenë, në shekullin XI, Pataria në Milano e në Lombardi dhe, nga fundi i shekullit XII, Të varfërit e Lionit, apo Valdezët. Ata ose u luftuan dhe u mundën nga Kisha ose u shpërbënë vetë. Herezitë qenë një thirrje e fortë për revoltë kundër pasurimit dhe materializmit që kishte përfshirë Perëndimin me rritjen e madhe ekonomike në vijim të Vitit Njëmijë.

Një sfidë edhe më e rëndë vjen prej një lëvizjeje që në realitet nuk qe herezi krishtere, por një tjetër fe, me një teologji të ndryshme, me tjetër kler, me të tjera praktika. Është fjala për Katarizmin, një nga format e mara nga fetë dualiste të shfaqura në Lindjen e Mesme që prej Antikitetit (zoroastrizmi duke nisur prej shekullit VI para erës kristiane, e sidomos manikeizmi, që ngjitet deri në shekullin III p.K.). Këto fe besonin në ekzistencën, në mos të dy hyjnive të kundërvëna, së paku në dy parime të pavarura prej njëri-tjetrit dhe të kundërt njeri me tjetrin: parimi i së mirës dhe i së keqes. Parimi i së mirës ishte krejt shpirtëror. Gjithë çka i përkiste materies dhe mishit ishte një prodhim i së keqes dhe duhej të ndëshkohej ashpërsisht. Katarizmi qe i fuqishëm sidomos në Italinë veriore dhe në Francën jugore.

Në këtë të fundit papati organizoi një kryqëzatë të vërtetë kundër Albigezëve, të quajtur kështu nga Albi, qytet i Midisë, që ishte qendra e rrezatimit të herezisë. Kjo sipërmarrje e përgjakshme kundër popullsive të Midisë u krye në disa faza mes 1209 dhe 1244, prej senjorëve të Francës veriore. Për t'u dhënë një bazë juridike veprimeve ndaj katarëve, në shekullin XIII Kisha krijoi Inkuizicionin, gjykatë e veçantë, kompetenca e së cilës shtrihej mbi të gjithë heretikët dhe që, për t'u marrë rrëfimin praktikoi sistematikisht torturën, duke i shpënë jo rrallë të dënuarit në turrën e druve. Nga fundi i shekullit, katarizmi u vu përfund.

Nëse falë këtyre luftërave Kisha e krishterë e shmagu Europën perëndimore prej errësirës dhe shtypjes së integralizmave fetare, ajo i lejoi vetes të përfshihej në shtypjen e përgjithshme që ajo vetë ushtroi, përveçse kundër heretikëve, edhe kundër çifutëve, homoseksualëve, lebrozëve, lypësve, endacakëve. Një prej mjeteve të shtypjes e kontrollit qe, përgjatë shekujve, gjykata e Inkuizicionit, që mbijetoi edhe pas luftës kundër herezive prej së cilës u pat krijuar në fillimet e shekullit XIII. Veprimet e saj përfaqësojnë padyshim një prej faqeve më të zeza të historisë se Kishës katolike dhe të krejt Perëndimit.
Është e vërtetë se në shekujt e fundit të Mesjetës u shfaq një Europë e hapur ndaj botës së jashtme (ndonëse ende agresive dhe ekspansioniste), por duke e paguar me çmimin e vendosjes brenda saj të një sistemi intolerance dhe përjashtueshmërie, që i shumëfishonte viktimat.

Jacques Le Goff - Mesjeta në zanafillat e identitetit evropian

Fjale kyqe:
Kostandini krishterimi ilegaliteti dogma ideologjia perendimi mesjetar perandoria gjermaniket perendimi qezari antisemtizmi shtetet kisha katolike mbreterite e krishtera fiset gjermanike perandoria e shenjte kombi gjerman larmia kulturore visgotet spanja. emigracioni italia gjermania