1. Kryefaqe
  2. Të majta
  3. Kombi si dukuri e vonë: nga revolucioni.

Kombi si dukuri e vonë: nga revolucioni.

image description
Karakteristika themelore e kombit modern dhe e gjithçkaje që lidhet me të, është pikërisht moderniteti. Kjo tashmë është pranuar gjerësisht. Mirëpo? Edhe ideja e kundërt, sipas së cilës, identifikimi kombëtar është gjithsesi aq i natyrshëm, aq parësor dhe i qëndrueshëm saqë i paraprin, madje, vetë historisë, ka po ashtu një përhapje shumë të gjerë, gjë që e bën të nevojshme të sjellim shembuj ilustrues mbi modernitetin e leksikut që lidhet me këtë subjekt.

Fjalori i Akademisë Mbretërore Spanjolle, botimet e ndryshme të të cilit i kemi shqyrtuar për këtë qëllim nuk i ka përdorur termat "shtet", "komb" dhe "gjuhë" në kuptimin modern, më herët se botimi i vitit 1884. 

Vetëm atëherë, mësojmë për herë të parë se lengua nacional është "gjuha zyrtare dhe letrare e një vendi. e cila flitet në mbarë vendin, çka e dallon nga dialektet dhe nga gjuhët e kombeve të tjera". Në artikullin "dialekt", përcaktohet i njëjti raport ndërmjet këtij të fundit dhe gjuhës kombetare. Më 1884 fjala "nacion" do të thotë thjesht "tërësia e banorëve të një province, të nje vendi apo të një mbretërie" dhe giithashtu "i huaj". Por qysh atëherë, ajo fjalë përkufizohet si "Shtet apo korpus politik, i njohur si qendër supreme e qeverisjes së përbashkët", si dhe "territori që përbën shtetin dhe banorët e tij' marrë në tërësi". Tash e mbrapa, elementi "shtet i përbashkët dhe suprem" do të jetë në qendër të përkufizimeve, së paku në botën iberike. Nacion është "conjunto de los habitantes de un pais regido per un miasma gobierno" (korsivi është i yni) . Naçao sipas (botimit te vonë të) Enciciopecka Brasileira Merito  është "bashkësia e qytetarëve të një shteti, që jetojnë nën të njëjtin regjim apo qeveri dhe që kanë interesa të përbashkëta; bashkësia e banorëve të një territori, që kanë tradita, aspirata dhe interesa të përbashkëta dhe që i nënshtrohen një pushteti qendror, i cili merr përsipër të ruajë unitetin e grupit" (kursivi është yni); "popullsia e një shteti, me përjashtim të qeveritarëve". Për më tepër, në fjalorin e Akademisë Spanjolle varianti i fundit i artikullit "komb" shfaqet jo më herët se 1925-a, kur ai  përshkruhet si "bashkësia e njerëzve që kanë ië njëjtën prejardhje etnike, që përgjithësisht flasin të njëjtën gjuhë dhe që kanë tradita të përbashkëta".

Pra? deri përpara vitit 1884 gobierno, qeveria, nuk ka ndonjë lidhje specifike me konceptin nacion. Përnjëmend, filologjia na mëson se kuptimi i parë i fjalës "komb" shënjon prejardhjen apo origjinën; "naissance, extraction, rang,?, siç thuhet në një fjalor të frëngjishtes së vjetër, ku citohet kjo thënie e Fruasarit: "Je fus retourne au pas de ma nation en la conte de Haynnau" (u ktheva në vendlindjen time, në krahinën e Hajnaut) . Dhe, nëse një grup njerëzish përcaktohen për nga prejardhja apo origjina, vështirë se mund të jetë fjala për ata që formojnë një shtet (përveçse në rastin e sundimtarëve apo të farefisit të tyre). Për aq sa përcaktonte një territor, ky term vetëm rastësisht mund të lidhej me njësinë politike dhe kjo asnjëherë nuk mund të ishte shumë e madhe.

Në botimin e parë të fjalorit spanjoll më 1726, fjala patria, apo, siç thuhej më shpesh, tierra, "dheu i të parëve". do të thotë vetëm "vendi; fshati? ose toka ku je lindur", apo "rajoni. krahina a nënndarja e një feudi ose shteti". Ky kuptim, aq i kufizuar i fjalës patria, i cili në përdorimin e spanjishtes moderne është dashur të dallohet nga kuptimi më i përhapur nëpërmjet shprehjes patria chica, "atdheu i vogël", ka qenë krejt i përgjithësuar deri para shekuilit XIX, përveçse, ndër njerëzit me formim klasik dhe që kishin njohuri për Romën e lashtë. Tierra do të lidhej  me idenë e shtetit jo më herët se 1884-3; dhe vetëm duke filluar nga 1925-a do të mund të ndihej tingëllimi emocional i patriotizmit modern, i cili e përkufizon patria-n si "kombi ynë, me tërësinë e gjithçkaje materiale dhe jomateriale, me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, i cili gëzon besnikërinë dhe dashurinë e atdhetarëve". Sigurisht, Spanja e shekullit XIX nuk ka qenë bash në pararojën e progresit ideologjik, por Kastilja - dhe këtu është fjala për gjuhën kastiljane - ka qenë një nga mbretëritë më të hershme të Evropës, një mbretëri për të cilën nuk do të dëshmonim aspak mungesë realizmi po ta" etiketonim si "shtet-komb". Sidoqoftë, mund të vihet në dyshim nëse Britania e Madhe, apo Franca e shekullit XVIII kanë qenë "shtete-komb" në ndonjë kuptim krejt të ndryshëm. Frandaj, dhe zhvillimi leksikor që iidhet me këtë koncept mund të jetë me interes të përgjithshëm.

Në gjuhët romanike, fjala "nacion" është përftesë e brendshme. Gjetiu, për aq sa përdoret, është huazim. Kjo na lejon që dallimet e përdorimit të saj t'i përvijojmë më qartë. Kështu, në gjermanishten e lartë dhe të ulët, fjala Volk (popull) sot ka po ato kuptime të qarta që ne i lidhim me fjalët që rrjedhin nga “natio", por ndërveprimet janë më komplekse.

Duket sheshit se në gjermanishten e ulët mesjetare ky term (natie), për aq sa ka qenë përdorur –nga origjina latine e tij mund të merret me mend që, përveçse prej njerëzve të shkolluar apo atyre që kishin prejardhje mbretërore, fisnike apo borgjeze, vështirë që mund të përdorej - ende nuk e ka pasur ngjyrimin e Volk-ut të cilin vetëm sa fillon ta fitojë në shekullin XVI. Domethënia e tij. sikurse në frëngjishten mesjetare, është ajo e përkatësisë grupore nëpërmjet lindjes dhe prejardhjes (Geschlecht).

Sikurse gjetiu, kahja e zhvillimit kuptimor të këtij termi është ajo e përshkrimit të grupeve ngaherë e më të mëdhenj e më koherentë, si esnafet e korporatat, që kërkojnë të dallohen nga grupe të tjera që ekzistojnë përkrah tyre. Së këtejmi, "kombet" si sinonim për të huajt, sikundër në spanjisht që përdoret per tregtarët e huaj ("bashkesi të huajsh, veçanërisht tregtarë, që jetojnë në një qytet dhe gëzojnë privilegjet e tij") , apo "kombin" e mirënjohur të studentëve në universitetet e hershme. Gjithashtu, së këtejmi rrjedh më pak i njohuri "regjiment i kombit të Luksemburgut".

Ndërkaq, duket qartë se ky evolucion priret ta vërë theksin edhe te vendi apo territori i origjinës – pays natal, sipas një përkufizimi të vjetër francez, pra, vendlindje, e cila menjëherë vjen e bëhet, së paku në mendjet e leksikografëve më të vonë, ekuivalent i "provincës" , ndërsa prirjet e tjera të zhvillimit të termit e vënë theksin te grupi i prejardhjes së përbashkët dhe kësisoj shënjojnë më tepër  etnicitetin, sikurse në këmbëngnljen e holandezëve te domethënia parësdre e natie-s si "tërësia e njerëzve që mendohet se i përkasin një 'fisi'".

Në të dyja rastet, problemi i lidhjes ndërmjet shtetit dhe "kombit" qoftë dhe në një kuptim kaq të zgjeruar, por gjithsesi të zhvilluar brenda gjuhëve përkatëse, mbetet shqetësues dhe i ngatërraar, sepse duket qartazi që, nga pikëpamja etnike, gjuhësore apo çfarëdo tjetër, më të shumtët e shteteve të mëdhenj apo të vegjël nuk kanë qenë homogjenë dhe, prandaj nuk mund të njësoheshin me kombet.

Fjalori hoiandez nënvizon pikërisht një veçanti të frëngjishtes dhe të anglishtes në të përdorurit e fjalës "komb" ne kuptimin e njerëzve që i përkasin një shteti, edhe nëse nuk flasin të njëjtën gjuhë . Një diskutim që hedh dritë mbi këtë enigmë e gjejmë në Gjermaninë e shekullit XVIII . Më 1740', për enciklopedistin Johan Hajnrih Cedier,*fjala "komb" në kuptimin e saj të mirëfilltë tregon një numër Burger-ësh (më mirë ta lëmë këtë fjalë në dykuptimësinë e saj aq të njohur në Gjermaninë e shekullit XVIII), të cilët kanë një tërësi zakonesh, dokesh dhe ligjesh të përbashkëta. Rrjedhimisht, fjala "komb" nuk mund të ketë kuptimin e territorit, përderisa pjesëtarët e kombeve të ndrvshme (që dallohen për nga "ndryshimet në mënyrën e jetesës - Lebenstraten - dhe zakonet") mund të jetojnë në  të njëjtën provincë, qoftë kjo edhe fare e vogël. Në qoftë se do të kishte një lidhje inherente ndërmjet kombeve dhe territoreve, atëherë Wend-ët e Gjermanisë duheshin quajtur gjermanë, ndersa është e qartë se nuk janë të tillë. Ky shembull i shkon në mendje krejt natyrshëm një studiuesi sakson, i cili është njohës i mirë i popullatës së fundit sllave - që vazhdon të mbijetojë edhe sot - brenda caqeve të Gjermanisë gjuhësore, teksa nuk i shkon në mendje ta emertojë me termin problematik "pakicë kombëtare". Për Cedlerin fjala që emërton tërësinë e popullit për çdo "komb" që jeton brenda së njëjtës provincë apo të njëjtit shtet me të tjerë do të ishte fjala Volk. Mirëpo, për fat të keq, duke cenuar qartësinë e terminologjisë, në praktikë termi "Nation" përdoret me të njëjtin kuptim sikurse "Volk", ndërsa herë-herë përdoret si sinonim i "rendit" në kuptimin e përkatësisë sociale brenda sistemit feudal të rendeve (Stand, ordo) dhe herë të tjera për çdo lloj shoqate apo shoqërie (Gesellschaft, societas).

Cilido qoftë kuptimi "i vërtetë dhe i mirëfilltë", apo i çfarëdollojshëm i "kombit", duket sheshit se ky term vazhdonte të ishte krejt i ndryshëm nga kuptimi i tij modern. Kësodore, pa qenë nevoja për të hyrë më tej në shqyrtimin e çështjes, duhet të pranojmë se koncepti i kombit, në domethënien e tij moderne, politike për nga thelbi, është historikisht mjaft i ri. Me të vërtetë, kjo nënvizohet në një tjetër monument gjuhësor, në Neiv English Dictionary, i cili, më 1908, vinte në dukie se kuptimi ivjetër i kësaj fjale shënjonte sidomos njësinë , ndërsa te përdorimi i mëvonshëm theksohet sidomos "nocioni i njesisë politike dhe i pavarësisë''.

Duke pasur parasysh risinë historike të konceptit modern të "kombit", mënyra më e mirë për të rrokur natyrën e tij do të ishte, për mendimin tim, të ndiqnim ata që filluan të operonin sistematikisht me këtë koncept në ligjërimin e tyre politik dhe shoqëror gjatë Epokës së Revolucioneve, veçanërisht që nga viti 1830 në emër të "parimit të kombësive". Të futesh në këtë Begriefsgeschichte nuk është e lehtë, pjesërisht sepse, siç do ta shohim, njerëzit e asaj kohe kanë qenë tepër të shkujdesur në përdorimin e të tilla fjalëve, dhe pjesërisht, sepse e njëjta fjalë shënjonte njëherësh (ose mund të shenjonte) gjëra krejt të ndryshme.

Kuptimi parësor i "kombit", ai që haset më dendur nëpër tekste, ka qenë kuptimi politik. Ai ishte i barabartë njëkohësisht me "popullin" dhe me "shtetin", sikundër mund të vërehet në Revolucionin Amerikan dhe pastaj në Revolucionin Francez, një barazim që e shohim sot në shprehje të tilla si "shteti- komb", "Kombet e Bashkuara", apo në retorikat e presidentëve në fundshekullin XX. Dikur, në ligjërimin politik amerikan parapëlqehej të flitej për "popullin", "Bashkimin", "Konfederatën", "tokën tonë të përbashkët", "publikun", "dobinë publike" apo "komunitetin", për t'iu shmangur ashtu nënkuptimeve qendërsuese dhe unitariste të termit "komb" përkundër të drejtave të shteteve të  federuara . Sepse, në epokën e Revolucioneve, ky koncept përmbante, ose nuk do të vononte të përfshinte në të, idenë që kombi, sipas shprehjes republikane franceze, duhej të ishte "një dhe i pandashëm" . Sipas këtij konceptimi, "kombi" ishte një tërësi qytetarësh, sovraniteti kolektiv i të cilëve konstituonte një shtet, si shprehje e vullnetit të tyre politik. Sepse, çfarëdo tjetër që të ishte kombi, elementi i qytetarisë dhe i pjesëmarrjes, apo i zgjedhjes së vullnetshme të masave asnjëherë nuk mungonte në këtë koncept. Xhon Stjuart Milli e përkufizon kombin jo thjesht në bazë të ndjenjës kombëtare. Ai shton se pjesëtarët e një kombësie "dëshirojnë të jetojnë nën të njëjtën qeverisje dhe që kjo të jetë përjashtimisht qeverisje nga vetvetja apo nga një pjesë e vetvetes" . Nuk na duket e habitshme teksa vërejmë se Milli nuk.e trajton idenë e kombësisë si të tilië në një tekst më vete, por shkurtimisht dhe në mënyrë karakterizuese, në kontekstin e traktatlt të tij mbi qeverisjen me përfaqësim, apo mbi demokracinë. 

Barazimi komb-shtet-popull, veçanërisht popull sovran, pa dyshim që e lidhte kombin me territorin, përderisa struktura dhe përcaktimi i shtetit ishin tashmë territoriale në thelb. Kjo nënkuptonte gjithashtu shumësinë e shteteve-kombe që konstituohen kësisoj dhe ka qenë përnjëmend njellojë e domosdoshme e vetëvendosjes popullore. Sikurse thuhet në Deklaratën franceze të të Drejtave, në vitin 1795: "Çdo popull është sovran dhe i pavarur, cilido qoftë ' numri i individëve që e përbëjnë dhe cilado qoftë shtrirja e territorit ku jeton. Ky sovranitet është i patjetërsueshëm".

Mirëpo pak gjë thuhet për çka është "populli". Për më tepër, në të nuk përvijohet ndonjë lidhje logjike ndërmjet korpusit të qytetarëve të një shteti territorial nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, identifikimit të "kombit mbi baza etnike, gjuhësore apo të tjetërllojta, ose nëpërmjet karakteristikash të tjera që do të mundësonin njohjen kolektive të përkatësisë në të njëjtin grup. Eshtë theksuar, madje, se për Revolucionin Francez "kanë qenë krejtësisht të huaja parimi apo ndjenja e kombësisë; madje ai ka qenë armiqësor ndaj tyre". Siç e ka vënë në dukje me aq mprehtësi leksikografi holandez, gjuha nëprincip nuk  ka të bëjë fare me të qenët anglez apo francez dhe, përnjëmend, siç do ta shohim. teoricienët francezë kanë luftuar me ngulm çdo përpjekje për ta bërë gjuhën e folur kriter të kombësisë, e cila, sipas tyre, përcaktohet thjesht nga qytetaria franceze. Gjuha që flisnin alzasianët apo gaskonët nuk kishte asnjë lidhje me statusin e tyre si pjesëtarë të popullit francez.

Me të vërtetë, nëse nga pikëpamja popullore-revolucionare "kombi ngerthente diçka të përbashkët, në kuptimin themelor të saj kjo nuk kishte të bënte me etnicitetin, me gjuhën apo me çfarëdo tjetër të kësaj natyre, ndonëse edhe këto elemente mund të ishin tregues të përkatësisë kolektive. Siç e ka vënë në dukje Pier Vilari , në vizionin nga poshtë, karakteristikë e popullit-komb është pikënsht përfaqësimi i interesit të përbashkët kundrejt interesave të veçanta, i doblsë së përbashkët kundrejt privilegjit, sikurse pëmjëmend sugjerohet me termin që përdorin deri më 1900-ën amerikanët për të treguar përkatësinë kombëtare gjithë duke iu shmangur fjalës "komb”. Nga kjo pikëpamje demokratike revolucionare, dallimet ndërmjet grupeve etnike ishin po aq dytësore sa ç'do t'u dukeshin më vonë socialistëve. Duket qartë se ajo çka i dallonte kolonët amerikanë nga mbreti Xhorxh dhe përkrahësit e tij nuk ishte as gjuha, as etniciteti, dhe po kështu Republika franceze nuk shihte asnjë pengesë për ta zgjedhur anglo-amerikanin Tomas Pejn në Konventën e saj Kombëtare. 

Pra, te "kombi" i Revolucionit nuk mund të gjejmë asgjë të ngjashme me programet e mëvonshme nacionaliste të themelimit të shteteve-kombe si korpuse të përcaktuara në bazë të kritereve për të cilat është debatuar aq ashpër ndërmjet teoricienëve të shekullit XIX - kritere të tilla si etniciteti, gjuha, feja, territori i përbashkët dhe kujtesa e përbashkët historike (për të cituar edhe një herë Xhon Stjuart Millin). Siç e kemi parë, përveçse territori, shtrirja të cilit, sidoqoftë, ishte e papërcaktuar (si dhe ndoshta me përjashtim të ngjyrës së lëkurës), asnjë prej këtyre elementëve nuk ishte i përbashkët për pjesëtarët e kombit të ri amerikan. Veç asaj, dora-dorës që "Grande Nation" i francezëve gjatë luftërave revolucionare dhe fushatave të Napoleonit i shtrinte kufijtë në hapësira që nuk ishin franceze sipas asnjërit prej kritereve të lartpërmendura të përkatësisë kombëtare, dukej sheshit se ato nuk kamë qenë baza e konstituimit të tij.

Megjithatë, nuk ka dyshim se elementët e ndryshëm të përdorur më vonë, për të përcaktuar kombësinë joshtetërore kanë qenë gjithsesi të pranishëm, qoftë të bashkëlidhur me kombin revolucionar, qoftë duke i krijuar atij probleme; dhe, sa më fort që kombi revolucionar pretendonte se ishte një dhe i pandashëm, aq më tepër krijonte probleme heterogjeniteti brenda tij. Vështirë të mund të mohohet se, për më të shumtët e jakobinëve, një francez që nuk fliste frëngjishten ishte i dyshimtë  dhe, se praktikisht kriteri etno-gjubesor i kombësisë më së shpeshti prariohej. Sikurse shkruante Barreri në raportin e tij mbi gjuhët. drejtuar Komitetit të Shpëtimit Publik: "Kush, pra, në departamentin e Renit të Epërm dhe të Poshtëm, u bashkua me tradhtarët për të thirrur prusianët dhe austriakët në kufijtë tanë të invaduar? Banuesi i fshatrave të Alsasës, i cili flet po atë gjuhë sikurse armiqtë tanë dlie, prandaj e sheh veten si vëlla dhe bashkëqytetar të tyre shumë më tepër se vëlla dhe bashkëqytetar të francezëve, që i drejtohen atij në një tjetër gjuhë dhe që kanë të tjera doke". 

Qysh nga koha e Revolucionit, këmbëngulja franceze në njëtrajtësinë gjuhësore ka qenë e madhe; ndërsa në atë kohë ka qenë krejt e pazakontë. Më tej do t'i rikthehemi kësaj çështjeje. Por këtu duhet vërejtur se. në teori, të qenët francez nuk kishte të bënte me përdorimin e frëngjishtes si gjuhë amtare (e si mund të ishte ndryshe, përderisa Revolucioni shpenzoi aq shumë kohë për të vërtetuar se sa të paktë ishin në Francë ata që me të vërtetë e përdomin si të tillë?) , porse ishte vullneti për ta fituar atë,  sikurse dhe për të përqafuar liritë, ligjet dhe karakteristika të tjera të përbashkëta të popullit të lirë të Francës. Në njëfarë kuptimi, të flisje mirë gjuhën franceze ka qene një nga kushtet e qytetarisë (prandaj edhe të kombësisë) së plotë franceze, ashtu si të folurit mirë të anglishtes që u hë diçka e domosdoshme për të fituar qytetarinë amerikane. Për të ilustruar dallimin ndërmjet përcaktimit në thelb gjuhësor dhe përcaktimit francez të kombësisë, qoftë dhe në formën e tij më të skajshme, le t'i drejtoheini atij filologut gjerman që do të ndeshim më postë, i cili arriti të bindë Kongresin Ndërkombëtar te Statistikës për nevojën e përfshirjes së një pyetjeje mbi gjuhën në regjistrimet shtetërore të popullsive (shih më poshtë, f. 98). Rihard Boku, vepra e të cilit ka pasur aq shumë ndikim në vitei '60 të shekullit të kaluar, duke shpjeguar se giuha është i vetmi tregues i përshtatshëm i kombësisë – shpjegim që i vinte për mbarë nacionalizmit gjerman, meqenëse gjermanët ishin aq të përhapur në krejt Evropën Qendrore dhe Lindore - e t’i klasifikonte si gjermanë hebrenjtë ashkenazë, ngaqë gjuha jidish ishte pa dyshim një dialekt i prejardhur nga Gjermanishtja-mesjetare. Ky konkluzion, sikurse ishte i vetëdijshëm dhe autori, vështirë që t'u pëlqente antisemiteve gjermanë. Kurse revoiucionarët francezë, duke predikuar integrimin e hebrenjve në kombin francez, nuk do të kshin nevojë për këtë argument dhe madje, as që do ta kishin kuptuar.

Sipas pikëpamjes së tyre, hebrenjtë sefardikë që flisnin spanjishten mesjetare, dhe hebrenjtë ashkenazë që  flisnin jidishten - e në Francë kishte edhe nga këta, edhe nga ata - ishin po aq francezë përderisa pranonin kushtet e qytetarisë franceze, çka natyrisht përfshinte edhe të folurit e frëngjishtes. Nga ana tjetër, argumenti sipas të cilit Drejfysi nuk mund të ishte francez “i vërtetë" ngaqë kishte prejardhje çifute, me të drejtë u kuptua si sfidë kundër vetë thelbit të Revolucionit Francez dhe ndaj përcaktimit revolucionar të kombit francez.

Gjithsesi, në raportin e Barrerit, ngërthehen dy konceptime krejt të ndryshme mbi kombin: konceptimi demokratik revolucionar dhe ai nacionalist. Barazimi shtet-komb-popuII u përshtatet që të dyve, porse, për nacionalistët krijimi i entiteteve politike bazohej në ekzistencën paraprake të një komuniteti që e dallon vetveten nga të huajt, ndërsa konceptimi demokratik revolucionar fokusohet në barazinë ndërmjet popullit sovran të qytetarëve e shtetit, i cili, në raport me pjesën tjetër të njerëzimit, përbën një komb" . Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se këto shtete, cilado qoftë mënyra e konstituimit të tyre, duhej të kishin parasysh nënshtetasit e vet, sepse, që nga Epoka e Revolucioneve, ishte bërë më e vështirë për t'i sunduar. Siç e ka thënë KoIIokotroni, një nga çlirimtarët më të shquar të Greqisë, tashmë nuk ishte e vërtetë që "popujt mendonin se mbretërit ishin perënditë e kësaj bote, dhe se duhej patjetër të  mendonin që çdo veprim i tyre ishte për të mirë" . Hyjnia tash e mbrapa nuk i mbante më të lidhur.
Kur Sharli X I Francës ringjalli ceremoninë e vjetër të kurorëzimit, me 1925, në Reims dhe, gjithashtu (kundër dëshirës së vet), ceremoninë e shërimit magjik, jo më tepër se 120 veta shkuan të shëroheshin nga skrofulla me anë të prekjes së dorës mbretërore.

Në kurorëzimin fundit përpara tij, më 1774, kishin qenë 2400 veta . Pas 1870-s, për shkak të demokratizimit, problemi i legjitimitetit dhe ai i mobilizimit të qytetarëve do të bëheshin sa të ngutshme, aq edhe të mprehta. Për qeveritë, termi qendror në barazimin shtet=komb=popull do të ishte pa dyshim shteti.

Po ç'vend zinte kombi, apo edhe barazimi shtet=komb=popuIl (cilido qoftë rendi i termave të tij), në ligjërimin teorik të atyre që, tekembramja, kanë lënë gjurmën më të spikatur në historinë e Evropës së shekullit XIX dhe veçanërisht në periudhën kur "parimi i kombësive" ndryshoi në mënyrën më dramatike hartën e kontinentit, d.m.th. midis viteve 1830 dhe 1860; ç'vend zinin, pra, këta terma në ligjërimin teorik të borgjezisë liberale dhe të intelektualëve të saj? Edhe po të kishin dashur, ata nuk do të mund t'i shmangeshin këtij problemi gjatë atyre pesëdhjetë shteteve kur ekuilibri evropian i forcave po pësonte transformime në saje të daljes në skenë të dy fuqive të mëdha të bazuara në parimin  kombëtar (Gjermania dhe Italia) të ndarjes taktike, sipas të njëjtit parim? të një fuqle të trete (Austro- Hungaria pas kompromisit të vitlt 1867), pa përmendur njohjen e një serë entitetesh politike e më të vogla si shtete të pavarura që kërkonin statusin e ri të popullit të përcaktuar mbi bazë kombëtare, që nga Belgjika në perëndlm, deri te shtetet që pasuan sipërbërjen e Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore (Greqia, Serbia, Rumania, Bullgaria) si dhe dy kryengritjet kombëtare të polakëve. Që kerkonin rikonstltuimin e tyre në bazë të asaj çka e mendonin si shtet-komb. Dhe ata mendimtare, as që donin t'i shmangeshin problemit. Për Uolltër Begehotin "formimi i kombeve ishte përmbajtja thelbësore e evolucionit të shekullit XIX.

Ndërkaq, duke qenë se numri i shteteve-kombe në flllim të shekullit XIX ishte I vogël, mendjeve kureshtare do t'u shtroheshin krejt natyrshëm këto dy pyetje: 1) Cilat nga popullatat e shumta evropiane që mund të klasiflkoheshin si "kombësi" mbi këtë ose atë bazë GO të duhej të kishin shtetet e veta (ose ndonjë lloj forme më të ulët njolljeje politike, apo statusi administrativ të mëvetësishëm)? 2) Cilët nga shtetet e shunitë ekzistues duhej të pajiseshin me karakterin e "kombit"? Pikërisht, këtij synimi i shërbente hartimi i një liste të kritereve të përkatësisë kombëtare, aktuale ose potenciale. Dukej sheshit se jo të gjitha shtetet përputheshin me kombet dhe anasjelltas.

Pyetja e famshme e Renanit "pse Holanda përbën një komb dhe, pse Kanoveri dhe Dukata e Madhe e parrnës nuk përbëjnë?"-3, shtronte një sërë problemesh për t'u analizuar, ndërsa vëreitja e Xhon Stiuart Millit se themeliml i një shteti kombëtar duhej të ishte (a) i mundshëm dhe (b) i dëshiruar nga vetë kombësia, shtronte një varg tjetër pyetjesh të tilla.

Kjo qëndronte madje edhe për nacionalistët e periudhës së mesme viktoriane, të cilët nuk kishin kurrfarë dyshimi rreth përgjigjeve ndaj të dvja problematikave të mësipërme për aq sa ato kishin të bënin me kombësinë e tyrë, apo me shtetin në të cilin ajo ndodhej. Sepse edhe ata vetë, për çudi. i shikonin ftohtë kërkesat e kombeve dhe të shteteve të tjera.

Ernest Renan, ''Tvliat is a nation?" in Alfred Zimmem (cd.), Modern Politics Doarincs, Oksford, 1939, p. 192.  rindërtojnë itineraret e tregtise duke marrë si pikënisje depozitat e monedhave.
Ndoshta më e mira do të ishte të niseshim nga nocioni më i papërshtatshëm i "kombit" dhe pikërisht nga kuptimi që i jep Adam Smithi këtij termi në titullin e veprës së tij madhore. Sepse. siç duket qartë, "komb" në këtë kuptim nuk do të thotë gjë tjetër veçse shtet territorial, apo, sipas thënies së Xhon Reit (një skocez mendjemprehtë që udhëtoi në Amerikën e Veriut në fillim të shekullit XIX dhe që e ka kritikuar Adam Smithin). "çfarëdo komuniteti, shoqërie, kombi, shteti ose populli i mëvetësishëm (terma që, për sa i përket subjektit tonë, mund të merren si sinonim)" .
Sidoqoftë, ideja e ekonomistit te madh liberal me siguri ka qenë e drejtë për mendimtarët liberalë të shtresave të mesme që e shqyrtonin "kombin" nga këndvështrime të tjera dhe që nuk ishin ekonomistë si Xhon Stjuart Milli, apo kryeredaktorë të The Economist sikurse Uolltër Begehoti. A është e rastësishme, lind pyetja, që epoka klasike e liberalizmit të tregut të lirë përputhet me "formimin e kombeve", që sipas Begehotit përbënte thelbin e shekullit të tij?

Me fjalë të tjera, a ka pasur shteti-komb si i tillë ndonjë funksion specifik në zhvillimin e kapitalizrnit? Ose më mirë: si e kanë analizuar këtë lloj funksioni mendimtarët liberalë të asaj kohe? 
Sepse, për historianin e sotëm është e qartë që roli i ekonomive të përcaktuara nga kufijtë shtetërorë ka  qenë i rëndësishëm. Ekonomia botërore e shekullit XIX ka qenë më tepër ndërkombëtare se sa kozmopolite. Teoricienët e sistemit botëror janë përpjekur të demonstrojnë se kapitalizmi u zhvillua si sistem global në njërin nga kontinentet, dhe jo në ndonjë tjetër, pikërisht për shkak të pluralizmit politik të Evropës, e cila nuk përbënte një "perandori botërore" të vetme dhe as nuk ishte pjesë e ndonjë perandorie të tillë. Baza e ecurisë së zhvillimit ekonomik në shekujt XVX-XVXIX ka qenë ajo e shteteve territoriale, çdonjëri prej të cilëve synonte të zbatonte si tërësi e unifikuar politikën e vet merkantiliste. 

Duket edhe më qartë, madje, se kur flasim për kapitalizmin botëror të shekullit XXX dhe të fillimeve të shekullit XX kemi parasysh njësitë kombëtare që përbëjnë botën e zhvilluar – kemi parasysh, pra, industrinë britanike, ekonominë amerikane, kapitalizmin gjerman, të dallueshëm nga kapitalizmi francez etj. Në periudhën e gjatë që nga shekulli XV-XIX e deri në vitet që pasuan Luftën e Dytë Botërore duket se në kuadrin e përbotshëm të ekonomive ka fare pak vend dhe hapësirë për ato njësi me të vërtetë ekstraterritoriale, transnacionale dhe nyjëzuese, që kanë luajtur një rol aq të madh në gjenezën e një ekonomie kapitaliste giobale dhe që përsëri sot janë shumë të rëndësishme: p.sh. disa mikroshtete të pavarura, pesha ekonomike e të cilave është krejt e shpërpjesëtuar me përmasat e burimeve të tyre - si Lybeku dhe Genti në shekullin XXV, apo si Singapori dhe Hong-Kongu në ditët e sotme. Me të vërtetë, nëse ndalemi të shqyrtojmë zhvillimin e  ekonomisë botërore moderne. na bie në sy që faza gjatë së cilës zhvillimi ekonomik ishte tërësisht i lidhur me "ekonominë kombëtare" të disa shteieve territoriale të përparuara gjendet midis dy epokave, karakteri i të cilave është në thelb transitor.
Vështirësia për ekonomistët liberalë të shekullit XIX, si dhe për ata liberalë që? siç inund të pritej, i pranonin argumentet e ekonomisë- politike klasike, qëndronte në atë që. ndërsa mund ta njihnm rëndësinë ekonomike të kbmbeve praktikisht nuk mund të zhvillonin dot një njohje teorike. Ekonomia politike Masike, veçanërisht ajo e Adam Smithit, ka qenë formuluar si kritikë ndaj "sistemit merkantil', d.m.th. pikërisht ndaj atij sistemi në të cilin qeveritë i trajtonin ekonomitë kombëtare si njësi të paodara që duhej të zhvilloheshin në saje të përpjekjeve të shtetit dhe politikave të tij. Këmbimi dhe tregu i lirë, i kundërviheshin pikërisht këtij konceptimi të zhvillimit të ekonomisë kombëtare, për të cilën Adam Smithi besonte se kishte vërtetuar që është pengesë për prodhimtarinë. Kësisoj, teoria ekonomike u përpunua vetëm e vetëm mbi bazën e njësive individuale sipërmarrëse - persona ose firma – që veprojnë në mënyrë racionale për të realizuar fitimin maksimal me një minimum humbjesh në kushtet e një tregu, shtrirja hapësinore e të ciiit ishte e papërcaktuar. Në rastin limit kjo hapësirë ishte, dhe nuk mund të mos ishte, ajo e një tregu botëror.

Ndërsa Adam Smithi kurrsesi nuk ishte kundër disa funksioneve qeverisë që kanë të bëjnë me ekonominë. teoria e tij e pergjithshme e rritjes ekonomike nuk i kishte asnjë vend kombit dhe as ndonjë kolektiviteti më të gjerë se sa ndërmarrja, të cilën, le ta themi kalimthi. ai nuk u vu aspak ta studionte në thellësi.

Kësisoj, në kulmin e epokës së liberalizmit, Xh. E. Kejrnsi i kushtonte deri në dhjetë faqe trajtimit seriozlsht të idesë sipas së cilës, as që nevojitet një teori e tregtisë ndërkombëtare e dallueshme nga tregtia ndërmjet individëve . Ai arrinte në përfundimin që, ndonëse transaksionet ndërkombëtare po bëheshin gjithnjë e më të lehta për t'u kryer, ende vazhdonte të kishte mjaft fërkime sa të përligjej si problem më vete trajtimi i tregtisë' ndërmjet shteteve. Ekonomisti liberal gjerman Shënberg vinte në dyshim nëse koncepti i "të ardhurave kombëtare" kishte ndonjëfarë kuptimi.

Ata që nuk kënaqeshin me Ide të sipërfaqshme do të ishin pas gjase të prirë ta pranonin, mirëpo kjo do të thoshte të shkoje shumë iarg, edhe nëse vlerësimet e "pasurisë kombëtare" në terma monetare ishin të gabuara . Eduin Kenan mendonte se "kombi" i Adam Smithit nuk ishte gjë tjetër veçse një tërësi individësh që jetonin brenda kufijve të territorit të një shteti dhe nëse mbahej parasysh fakti që pas njëqind vjetësh të gjithë këta njerëz do të ishin të vdekur, kjo e bënte të pamundur të flitej për "kombin" si një entitet që ekziston në vazhdimësi. Në kuadrin e politikës, kësaj i përgjigjej bindja- që vetëm shpërndarja e të ardhurave nëpërmjet tregut është optimale dhe që me anë të funksionimit të tij interesat e individëve i shërbenin automatikisht interesit të përgjithshëm -për aq sa kishte vend në teori për një koncept të tillë, si interesi i gjithë bashkësisë. Ndërkaq, Xhon Rei shkruante, më 1834, një libër posaçërisht për të demonstruar se; në të kundërtën e asaj që thoshte Adam Smithi, interesat e individëve dhe interesi i kombit nuk janë identike, d.m.th. që parimet, nga të cilat udhëhiqet individi duke ndjekur interesin e vet vetjak, nuk sjellin domosdoshmërisht rritjen maksimale të pasurisë së kombit . Siç do ta shohim, ata që nuk e pranonin pa kushte doktrinën e Adam Smithit nuk ishin për t'u shpërfillur, por teoritë e tyre mbi ekonominë nuk mund të konkurronin me shkollën klasike. Termi "ekonomi kombëtare" shfaqet në Dictionary of Political Economy të Palgrejvit. Vetëm në lidhje me teorinë ekonomike gjermane. Termi "komb" ka qenë zhdukur nga vepra homologe franceze e dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit XIX.
Megjithatë, edhe ekonomistët klasikë më të kulluar kanë qenë të detyruar të operonin me konceptin e ekonomisë kombëtare, sikurse theksonte ithtari i Sen-Simonit, Mishel Shëvalje, duke lypur të falur me një ndjenjë turpi në leksionin e përurimit, në Collëge de France:  "...për ne është imperative të merremi me interesat e përgjithshme të shoqërive njerëzore, por nuk na ndalohet të mendojmë për situatën e veçantë të shoqërisë në të cilën jetojmë".

Ose siç do të shkruante Lordi Robins, gjithashtu në lidhje me teoricienët e ekonomisë politike klasike: Nuk duket asfare që. duke gjykuar mbi politikën, ata të kenë shkuar shpesh përtej kriterit të përfitimit që do të kishte kombi, dhe aq më pak të kenë qenë të përgatitur të konceptonin shpërbërjen e vjegave kombëtare" . Me fjalë të tjera ata nuk mundeshin dhe as nuk donin të largoheshin nga "kombi'', progresin e cllit Porteri e ndiqte i kënaqur qysh nga 1835~a sepse, mendonte ai, ishte e dëshirueshme që "të vihen në dukje mjetet me të cilat një komunitet  ka arritur të shquhet ndër kombet e tjera". Do të ishte e panevojshme të saktësohej se me "nië komunitet" ai kuptonte "komunitetin e vet". 

Përanjëmend, si mund të mohoheshin funksionet ekonomike apo madje dobitë ekonomike të shtetit- komb? Ekzistenca e shteteve që kishin monopolin e prerjes së monedhës, që kontrollonin financat publike dhe që, rrjedhimisht, përcaktonin politikat dhe  veprimtaritë flskale ka qenë fakt. Këto veprimtari ekonomike të shtetit nuk mund të zhdukeshin, madje as edhe nga ata që dëshironin mënjanimin e ndërhyrjeve të tij të domosdoshme në ekonomi. Për më tepër, edhe liberalët më të skajshëm kanë mundur të pranojnë, së bashku me Molinarin, se "ndarja e njerëzimit në kombe të mëvetësishme është ekonomike në thelb" . Sepse shteti  pra, në epokën postrevolucionare, shteti-komb – tekembramja garantonte sigurinë e pronës dhe të kontratës, dhe gjithashtu, siç thoshte Zh. B. Sej, i cili dihet se nuk ka qenë dashamirës i sipërmarrjss publike, "asnjë komb nuk ka arritur kurrë në një shkallë të lartë begatie pa pasur një qeverisje të rregullt"26. Madje, nëpërmjet mendimit ekonomik liberal, fanksionet e qeverisë mund të bëheshin më racionale në kushtet e konkurrencës së lirë. Kështu, Molinari shpjegonte se "copëzimi i gjinisë njerëzore në kombe është i dobishëm, përderisa sjell realizimin e një principi jashtëzakonisht të fuqishëm të evolacionit ekonoinik" . Në mbeshtetje të kësaj ideje. ai përmendte si shembull Ekspozitën e Madhe të vitit 1851. Por madje edhe në mungesë te një përgjigjeje të tillë, roli i qeverisë në zhvillimin ekonomik pranohej si diçka e vetëkuptueshme. Zh. B. Sej, i cili nuk shikonte më shumë ndryshim ndërmjet një kombi dhe fqinjëve të tij se sa midis dy provincave fqinje megjithatë e akuzonte Francën - d.m.th. shtetin dhe qeverinë franceze - për lënien pas dore të mbarështimit të burimeve të brendshme të vendit duke parapëlqyer të pushtonte vende të tjera. Me pak fjalë, asnjë ekonomist, madje as liberali më i skajshëm. nuk mund ta shpërfillte apo të mos e merrte parasysh ekzistencën e ekonomisë kombëtare. Vetëm se ekonomistët liberalë nuk donin të flisnin për këtë problem dhe, as nuk dinin si'ta trajtonin.

Mirëpo, në vende që synonin zhvillimin e ekonomisë kombëtare në kundërvënie me epërsinë ekonomike të Britanisë së Madhe, Ideja e Adam Smithit mbi tregtinë e lirë tingëllonte më pak tërheqëse. Atje nuk mungonin njerëzit që dëshironin të flisnin për ekonominë kombëtare si tërësi. Kemi përmendur tashmë skocez-kanadezin Rei, i harruar në ditët e sotme. Ai parashtronte teori që duket se u paraprijnë doktrinave të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine në vitet '50 mbi zëvendësimin e importeve me prodhimin kombëtar dhe impoitimin e teknologjisë. Në mënyrë edhe më të dukshme, federalisti i madh amerikan, Aleksandër Hamilton, përvijonte një lidhje ndërmjet kombit, shtetit dhe ekonomisë, duke e përdorur këtë lidhje për të përligjur një qeverisje të fortë kombëtare, të cilën e parapëlqente në kundërvënie ndaj politikanëve me priije më të dobëta centralizuese lista e tij mbi "masat madhore kombëtare", e përpiluar nga autori i artikullit "kombi" në një punim të mëvonshëm amerikan referencash, ka një natyrë thjesht ekonomike: themelimi i një banke kombëtare, përgjegjësia kombëtare për huat e shtetit, krijimi i huas kombëtare,  proteksioni i ndenjave kombëtare me anë tarifave te larta doganare, si dhe akcizë të detyrueshme.

Mundet që; sikurse e sugjeron ky autor i admirueshëm të gjitha këto masa "synonin zhvillimin e embrionit të kombësisë", ose mundet që ai të ketë menduar, ashtu si të tjerë federalistë që pak flisnin për kombin dhe shumë për ekonominë, se kombi do të kujdesej për vetveten në qoftë se qeveria federale do të kujdesej për zhvillimin e ekonomisë. Në të dyia rastet, kombi nënkuptonte ekonominë kombëtare dhe mbështetjen e saj sistematike nga ana e shtetit, çka në shekullin XIX donte të thoshte proteksionizëm. 

Në shekullin XIX, ekonomistët amerikanë të zhvillimit ishin përgjithësisht tepër mediokër për t'i shndërruar në doktrinë teorike idetë e Hamiltonit, sikurse u përpoqën i ngrati Keri me shokë. Ndërkaq, kjo punë u krye me kthjelltësi mendimi dhe njëkohësisht me elokuencë nga ekonomistë gjermanë, para së gjithash nga Fridrlh Listi, që i kishte kristalizuar idetë e tij, të frymëzuara dukshëm nga Hamiltoni, gjatë qëndrimit të tij në ShBA në vitet '20 të shekullit të kaluar, duke marrë pjesë efektivisht në debatet ekonomike të asaj periudhe . Sipas Listit,  detyra e shkencës ekonomie, të cilën gjermanët qysh atëherë kanë qenë më të prirë ta quanin "ekonomi kombëtare" (Nationalekonomie) ose "ekonomi popullore" (Volkswirtschaft) më tepër se sa "ekonomi politike", Ishte "realizlmi i zhvillimlt ekonomik të kombit dhe parapërgatitje e tij për të hyrë në shoqëritë universale të së ardhmes". Ndoshta nuk është nevoja të shtojmë se ky zhvilllm do të merrte formën e industriaiizimit kapitalist të vënë në lëvizje nga një borgjezi e fuqishme.

Sidoqoftë, nga pikëpamja jonë, ajo çka është me 'interes për t’u vënë në dukje te Listi dhe te "shkolla historike" e ekonomistëve gjermanë që u frymëzuan më pas prej tij - sikurse dhe ekonomistët nacionalistë nga vende të tjera. si irlandezi Artur Grifit  - është formulimi I tij i qartë i një tipari karakteristik të konceptit "liberal" të kombit, çka zakonisht merrej si e mirëqenë. Kombi duhej të kishte një shtriije të mjaftueshme për të qenë një njësi zhvillimi variabël.

Në qoftë se binte nën një minimum të caktuar ai nuk ishte i përligjur historikisht. Kjo ishte aq e vetëkuptueshme, saqë dukej sikur nuk kishte nevojë për t'u mbështetur me anë argumentesh dhe rrallëherë ështe vënë në diskutim. Më 1843, Dictionnaire politique I Garnie-Pazhesë e konsideronte si "qesharake" që Belgjika dhe Portugalia të ishin kombe të pavarura, sepse ishin  dukshëm tepër të vogla . Xhon Stjuart Milli e përligjte nacionalizmin krejt të pamohueshëm të irlandezëve me faktin se, tekembramja, ata ishin "aq të shumtë në numër sa të mund të konstituojnë një kombësi të respektueshme'* . Të tjerë, ndër ta edhe Maxini dhe Kavuri, sado që kanë qenë apostuj të parimit të kombësisë, nuk pajtoheshin me të. Madje edhe Neiv English Dictionary e përkufizonte "kombin" jo thjesht në mënyrën e zakonsbme, të njohur në Britaninë e Madhe në saje të Xh. S. Millit, por si "një grup personash i rëndësishëm për nga madhësia" dhe që ka disa karakteristika të tjera që nevojiten për të qenë "komb" (nënvizimi është yni) .
Mbi këtë pikë, Listi shpjegon qartë se: "PopuIIsia e madhe, e shtrirë në një territor të gjerë, me burime natyrore të shumëllojshme, janë kushte thelbësore për të qenë kombësi normale ...

Një komb me popullsi dhe territor të vogël, sidomos në qoftë se ka edhe një gjuhë më vete, nuk mund të ketë veçse një letërsi të mangët si dhe institucione të mangëta në mbështetje të zhvillimit të artit dhe të shkencës. Një shtet i vogël kurrë nuk mund të realizojë plotësisht përkryerjen e degëve të ndryshme të prodhimit brenda territorit të vet?

Profesor Gustav Kohni mendonte se epërsitë ekonomike të shteteve me përmasa të mëdha   (Grossstaaien) ishin diçka e vërtetuar nëpërmjet historisë së Britanisë së Madhe dhe Francës. Pa dyshim, ato epërsi janë më të pakta në krahasim me një ekonomi që do të mbulonte e vetme krejt globin, mirëpo uniteti botëror, për fat të keq, është ende i paarritshëm. Ndërkohë, "gjithçka që aspiron njerëzimi për tërësinë e racës njerëzore... është arritur tashmë izunaechst einmal) nga një pjesëz  % rëndësishme e njerëzimit, d.m.th. nga 30 deri 60 milionë veta". Sëkëtejmi "rijedh se e ardhmja e botës së qytetëruar për një kohë të gjatë do të karakterizohet nga krijimi i shteteve të mëdhenj". Le të përmendim kalimthi postulatln e pandryshueshëm, të cilit do t'i kthehemi më vonë dhe që i konsideron "kombet" si e mira më e madhe, por vetëm në mungesën të unitetit botëror.

Nga kjo tezë, e pranuar pothuajse nga të gjithë studiuesit seriozë të kësaj problematike, madje edhe nga ata që nuk e formulonin shprehimisht, sikurse mendimtarët gjermanë, të cilët kishin disa arsye 'historike për ta bërë këtë - nga kjo tezë, pra, dalin dy rrjedhime.

Së pari, rrjedh se "parimi i kombësive" zbatohej në praktikë vetëm ndaj kombeve të një madhësie të caktuar. Kështu shpjegohet dhe fakti, i cili përndyshe do të ngjante i çuditshëm, se Maxinit, apostullit të këtij parimi, nuk ia qaste mendja pavarësinë e Irlandës. Sa për kombësitë më të vogla ose potenciale - sicilianët, bretonët, populli I Uellsit, pretendimet e tyre meritonin edhe më pak seriozitet.
Në fakt fjala Kleinstaaierei (moria e mikroshteteve) ishte qëllimisht denigruese. Pikërisht kundër kësaj kauzë qenë naclonalistët gjermanë. Fjala "ballkanjzini", e cila rrjedh nga ndarja e territoreve që dikur përfshiheshin në perandorinë turke në shtete të vogla të pavarura, vazhdon ta ruajë ngjyrimin e saj negativ. Të dy këta terma I përkasin leksikut të .fyerjeve politike. Ky "parim i minimizimit të nevojshëm" ilustrohet më së miri me hartën e Evropës së ardhshme të kombeve, të cilën e ka punuar vetë Maxini më 1857; ajo përmban jo më tepër se një duzinë shtetesh dhe federatash, nga të cilat vetëm një (merret me mend që nuk mund të jetë tjetër veçse Italia) nuk do të klasifikohej qartazi ndër shtetet shumëkombëshe sipas kritereve qe do të përcaktoheshin më vonë . "Parimi i kombeve" sipas formulimit uillsonian që mbizotëroi në traktatet e paqes të nënshkruara pas Luftës së Parë Botërore, dha si rezultat një Evrope me njëzet e gjashtë shtete - apo njëzet e shtatë, po t'u shtojmë shtetin irlandez, që nuk do të vononte të themelohej. Unë do të mjaftohesha të shtoja se, në një studim të mëvonshëna të lëvizjeve regjionaliste vetëm në Evropen Perëndimore, numri i tyre arrin gjer në dyzet 1945, gjë që tregon se çfarë mund të ndodhë po të braktiset "parimi i minimumit të nevojshëm".  

Ndërkaq, duhet vënë në dukje se gjatë periudhës klasike të nacionalizmit liberal askush nuk ëndërronte ta braktiste këtë parim. Vetëvendosja e kombit zbatohej vetëm në rastin e atyre që konsideroheshin si kombe viabël - nga pikëpamja kulturore dhe, sigurisht, nga pikëpamja ekonomike (cilido që mund të Ishte kuptlmi i saktë i fjalës "vlabël"). Në këtë çështje Ideja e vetëvendosjes;- kombëtare e Maxinit dhe e Millit ishte e ndryshme në thelb nga ajo e presidentit Uiilson. Më tej do t'i shqyrtojmë edhe arsyet e këtij ndiyshimi. Megjithatë, ndoshta ia vlen të thuhet qysh këtu en pcssant se "parimi i minimumit të nevojshem" nuk ka qenë braktisur krejtësisht as edhe në epokën uillsoniane.

Midis dy Luftërave Botërore, ekzistenca e Luksemburgut dhe e Lihtenshtejnit vazhdonte të mbetej paksa shqetësuese, me gjithë interesin që kishin filateiistët për këto dy entitete të vagla politike,. Askush nuk ishte i kënaqur nga ekzistenca e Qytetit të Lirë të Dancingut, jo vetëm në dy shtetet fqinje, çdonjëri prej të cilëve donte ta përfshinte në territorin e vet, por më gjerësisht edhe ndër ata që ishin të mendimit se asnjë qytet-shtet nuk mund të ishte viabël në shekuilin XX, sikundër kishte qenë në epokën e Lidhjes Hanseatike. Banorët e Austrisë që kishin dalë nga gjymtiini I perandorisë së dikurshme, pothuajse. unanimisht dëshironin të integroheshin me Gjermaninë, ngaqë thjesht nuk mund të besonin se një shtet i vogel sikurse shteti i tyre mund të ishte ekonomikisht viabël ("lebensfachiug"). Vetëm pas vitit 1945 dhe akoma më tepër pas shpërbërjes së sistemit kolonlal. u kemi hapur  udhë për në bashkësinë e kombeve entiteieve të tlila si Dominika, Ishujt Maldive apo Andorra.

Rrjedhimi i dytë konsiston në atë që ndërtimi i kombeve shikohej pashmangshëm si një proces ekspansioni. Kjo ishte gjithashtu një arsye që rasti irlandez apo i çdo nacionalizmi separatist të pastër? të konsiderohej si anomali. Siç ekemi parë. Teorikisht pranohej se evolucioni social I zgjeronte përmasat e njësive shoqërore njerëzore nga familja e fisi? Te krahina dhe kantoni, nga sfera lokale në atë rajonale, pastaj në atë kombëtare dhe më së fundi në atë botërore. Rijedhimisht, kombet harmonizoheshin, si të thuash, me evolucionin historik vetëm për aq sa i zgjeronin përmasat e shoqërisë njerëzore, ndërsa gjërat e tjera mbeteshin të pandryshuara.

"Në qoftë se do të duhej ta përmblidhnim doktrinën tonë në trajtën e një fjalie të vetme, ndoshta do të thoshim se përgjithësisht, parimi i kombësive është i Iigjshëm, kur sjmon të bashkojë në një tërësi kompakte grupe të shpërndara të një popullate dhe është i paligjshëm, kur synon të copëtojë një shtet".

Fraktikisht kjo donte të thoshte që lëvizjet kombëtare duhej të ishin lëvizje për unifikimin, apo ekspansionin.e kombit. Kësisoj, të gjithë gjermanët dhe italianët shpresonin të bashkoheshin në një shtet, sikurse kishin bërë edhe grekët. Serbët dhe kroatët do të bashkoheshin për të formuar një JugosIIavi të vetme (për të cilën nuk kishte kurrfarë precedenti historik) dhe, më tej, ëndrra e një Federate Ballkanike. 

Çekët do të bashkoheshin me sllovakët. polakët rne lituanët dhe me rutenët - në fakt. ata tashmë kishin pas formuar një shtet të madh të vetëm para copëtimit të Polonisë - rumunët e Moldavisë do të shkriheshin me ata të Vllahlsë e të Transilvanisë etj.

Kjo ishte qartazi e papajtueshme me përcaktimin e kombeve në bazë të etnicitetit, të gjuhës apo të historisë së përbashkët, mirëpo, siç e kemi parë, këto nuk Ishin kriteret themelore të liberalëve për formimin e kombeve. Gjithsesi, askush nuk e ka mohuar ndonjëherë faktin se shtetet-kombe më të vjetra dhe më të padiskutueshme, si p.sh. Britania e Madhe, Franca dhe Spanja, kanë një përbërje shumëkombëshe, shumëgjuhëshe dhe multietnike.

Në Evropë dhe pothuajse në të gjithë botën, kishte plot shembuj të qartë kombësish të pleksura brenda të njëjtit territor. Kështu që, ky lloj heterogjeniteti i "shteteve-kombe" pranohej shumë më lehtë se sa një ndarje e pastër hapësinore e këtyre kombësive, që shikohej si krejtësisht jorealiste. Kjo do të ishte baza e interpretimit të kombëslve, nga ana e austro-marksistëve, p.sh., të cilët nuk e lidhnin kombësinë me territorin, por me popullin. Po kështu, nuk është e rastësishme që nisma për këtë çështje në gjirin e partisë socialdemokrate austriake erdhi kryesisht nga sllovenët, të cilët jetonin në një rajon ku ngulimet sllovene dhe ato gjermane, më së shumti enklava brenda enklavash, ose zona kufitare me identitet të  paqarte dhe të paqëndrueshëm. kanë qenë veçanërisht të vështira për t'u shpleksur nga njëra-tjetra.

Sidoqoftë, heterogieniteti krahintar i shteteve-komb pranohej para së gjithash ngaqë dukej qartë që kombësitë e vogla. dhe sidomos ato që ishin njëkohësisht edhe të prapambetura duke u shkrirë me kombe më të mëdhenj do të kishin vetëm përfitim dhe do ta jepnin kontributin e vet për njerëzimin nëpërmjet këtij të fundit. "Përvoja, - thoshte Milli, duke formuluar kështu një opinion me të cilin të gjithë vrojtuesit e vëmendshëm pajtoheshin, - na provon se për një kombësi është e mundshme që të shkrihet e të absorbohet nga një tjetër". Kombësitë e vogla dhe të prapambetura vetëm se do të përfitonin nga ky proces.
"Askush nuk mund të supozojë se një breton apo një bask i Navarrës franceze, nuk do të përfitonte më shumë po të ishte ... pjesëtar i kombësisë franceze duke gëzuar në barazi të plotë me të tjerët të gjitha privilegjet e qytetarisë franceze ... se sa ta ngiysë jetën përmbi shkëmbinjtë e vet, si relike gjysmë e egër kohërash, duke u mbyllur në orbitën e vet mendore, pa kurrfarë pjesëmarrjeje apo interesimi në zhvillimin e përgjithshëm botëror. Kjo thënie vlen njëlloj edhe për popullatën e Uellsit. Apo malësorët skocezë si pjesëtarë të komblt britanik".  

Mjaftonte të pranohej që një komb I pavarur apo "i vërtete" quhej} të ishte gjlthashtu viabëi sipas kritereve të asaj kohe dhe rrjedhimisht, do të pranohej që disa nga kombësitë dhe gjuhët më të vogla Ishin të dënuara të zhdukeshin si të tilla. Frederik Engelsi ka qenë sulmuar ashpër si shovinist gjerman ngaqë parashikonte zhdukjen e çekë ne si popull dhe, ngaqë i ka lejuar vetes të bënte vërejtje aspak dashamirëse mbi të ardhmen e një vargu popujsh të tjerë , Ai ndihej përnjëmend krenar që ishte gjerman dhe ka qenë i prirë ta privilegjonte popullin e vet në krahasim me popujt e tjerë, përveçse për sa u takon traditave revolucionare.

Gjithashtu, pa kurrfarë dyshimi, ai ka qenë krejt i gabuar në lidhje me çekët dhe me disa popujt të tjerë. Sidoqoftë, do të ishte një anakronizëm i plotë po ta kritikoje për thelbin e qëndrimit të tij, të cilin e miratonte çdo vëzhgues i paanshëm I mesit të shekuliit të nëntëmbëdhjetë. Disa gjuhë dhe kombësi të vogla nuk do të kishin një të ardhme të pavarur. Ishte diçka aq e përgjithshme, sa e pranonin edhe njerëz, që nuk mund t'i quaje kundërshtarë të çlirimit kombëtar as në parim, as në praktikë.

Në këtë qëndrim të tillë të përgjithshëm nuk kishte asgjë me ngjyra shoviniste. Ai nuk nënkuptonte ndonjë qëndrim armiqësor kundrejt gjuhëve e kulturës së viktimave të tilla kolektive, kundrejt ligjeve të përparimit (siç do të quheshin me siguri në atë kohë).

Përkundrazi, atje ku nuk lindte çështja e kombit-shtet dhe e gjuhës-shtet, atje kombi më i madh. mund t'i  mbante gjallë e t'i nxiste dialektet e gjuhët më të vogla, si dhe traditat folklorike e historike të komuniteteve më të vogla të përfshira brenda tij. qoftë edhe si dëshmi të gamës së ngjyrave në paketën e vet në nivelin makrokombëtar. Për më tepër, kombësitë e vogla ose madje edhe shtetet-kombe, që e pranonin integrimin e tyre në një komb më të madh si diçka pozitive – ose po të doni mund ta themi, që i pranonin ligjet e përparimit - nuk shihnin dallime të papajtueshme midis mikrokulturës e makrokulturës, madje edhe pajtoheshin me humbjen e asaj, çka mund t'u përshtatej kohëve moderne. Nuk kanë qenë anglezët, por skocezët ata që shpikën nocionin e "Britonëve Veriorë" pas Bashkimit të vitit 1700 . Ishin folësit dhe përkrahësit e uellsishtes në Uellsin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, që e vunë në dyshim nëse gjuha e tyre? një mjet aq I fuqishëm për fenë dhe poezinë. Do të mund të shërbente si një gjuhë e aftë për të gjitha fushat e kulturës në botën e shekullit të nëntëmbëdhjetë, domethënë ishin ata që pranuan nevojën dhe përparësitë e dygjuhësisë . Nuk ka dyshim se ata nuk ishin të pavetëdijshëm për mundësitë që I hapeshin uellsianit anglishtfolës në të gjitha fushat britanike të karrierës, megjithatë kjo nuk i zvogëlonte Ildhjet e t>re emocionale me traditat e lashta. Kjo duket qarte madje edhe ndërmjet atyre. që pajtoheshin me mundësinë e zhdukjes së gjuhës, si i përnderuari Grifiths I Kolegjit të Nonkonformistëve në Breknok, i cili-kërkonte thjesht qe evolulmi natyror të lihej të ecte në rrjedhën e vet:

"Le të vdesë (giuha e Uellslt) siç I ka hije, paqësishit dhe e respektuar. Ndonëse ne jemi të lidhur pas saj; të paktë janë ata që do të dëshironin t'ia shtynin vdekjen e vetvetishme. Por asnjë sakriflcë nuk do të quhej e tepruar për të mos lejuar që atë ta vrisnin".

Dyzet vjet më vonë, një anëtar tjetër i një kombësie ' të vogël teoricieni socialist Karl Kautski, me prejardhje çeke? ka folur po me terma të ngjashëm duke iu nënshtruar fatit, ndonëse jo pa pasion:
Te gjuhët kombëtare gjithnjë e më tepër do të kufizohen për përdorim shtëpiak, madje edhe aty prirja do të jetë që të trajtohen si ndonjë orendi familjare e vjetër e trashëguar, si diçka që ne e shohim me nderim, ndonëse nuk ka më ndonjë vlerë të madhe përdoriml praktik".

Porse këto kanë qenë probleme të kombësive më të vogla, që e kishin problematikë të ardhmen e pavarur. Anglezët vështirë se e vrisnin mendjen për shqetësimet e skocezëve e të uellsianëve, që krenoheshin me ekzotizmin e tyre të përftuar në ishujt Britanikë. Dhen vërtet, ashtu siç e zhuluan shpejt irlandezët e skenës, të cilët i mirëprisnin kombësitë më të vogla, që nuk i sfidonin më të mëdhatë, sa më tepër që ata silleshin ndyyshe nga anglezët, aq më e trashë bëhej suvaja që u vishej përsipër me karakteristika irlandeze ose skoceze.

Po ashtu nacionalistët pangjermanë në fakt e kanë nxitur krijimin letërsisë në gjermanishten e ulët ose në frizishten, kur këto u rrëgjuan në përmasat e sigurta të shtojcave dhe nuk ishin më rivale me gjermanishten e lartë, kurse italianë nacionalistë krenoheshin me Belin, Goidonin dhe këngët në dialektin e Napolit. Për këtë arsye, Belgjika frëngjishtfolëse nuk i kundërshtonte belgjianët, që flisnin e shkruanin flamandisht. Ishin Flamingantët që e kundërshtonin frëngjishten. E vërteta është se ka pasur edhe raste kur kombi udhëheqës ose Staatsvolk është përpjekur aktivisht që t'i shtypte gjuhët e kulturat më të vogla, por deri nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë kjo ka qenë diçka e rrallë jashtë Francës.

Kështu, disa popuj ose kombësi kanë qenë të destinuara për të mos u bërë kurrë kombe të plota. Disa të tjerë e kanë arritur ose do ta arrijnë gjendjen e kombësisë së plotë. Por cilët e kanë pasur një të ardhme, e cilët jo? Për këtë nuk na ndihmojnë shumë diskutimet se cilat janë tiparet që përbëjnë një kombësi: tipari territorial, gjuhësor, etniket. "Parimi i Pragut" natyrisht ka qenë më i dobishëm, meqë ai mënjanonte një numër popujsh të vegjël, por siç e pamë, ai përsëri nuk ishte vendimtar, meqë kishte "kombe" të padiskutueshme me përmasa mjaft modeste, pa përmendur lëvizjet kombëtare si ajo e irlandezëve. për të cilat mendimet ishin të ndara nëse kishin aftësinë për të formuar shtete- kombe viabël. Ana më e drejtpërdrejtë e pyetjes së  Renanit për Hanoverin dhe Dukatin e Madh të Parmës, në fund të fundit, ishte jo të kundërviheshin ato me çfarëdo kombi por me shtete-kombe të tjera? që ishin të të njëjtit rend ose të së njëjtës mendësi modeste, pra me Holandën ose Zvicrën. Siç do të shohim, ngritja e lëvizjeve kombëtare me mbështetjen e masave, që kërkonte vëmendje do të çonte edhe te rishikimi thelbësor i gjykimeve, por në epokën klasike të liberalizmit, jashtë Perandorisë Osmane, shumë pak prej tyre, me sa duket, kërkonin që të njiheshin si shtete të pavarura sovrane, duke u dalluar nga kërkesat për lloje të ndryshme autonomie. Si zakonlsht, rasti irlandez ka qenë një- anomali edhe nga kjo pikëpamje, ose të paktën u bë i tillë me daljen e Fenianeve, të cilët kërkonin një Republikë Irlandeze, që nuk kishte se si të mos ishte e pavarur nga Britania.

Në praktikë ka pasur vetëm tri kritere, që i lejonin një populli të klasifikohej pa mëdyshje si komb, gjithmonë duke pranuar që ai të ishte aq i madh sa të kapërcente pragun. Kriteri i parë ishte lidhja e tij historike me një komb ekzistues ose me një që kishte pasur një të kaluar të afërt dhe mjaft të gjatë. Si rrjedhim, nuk kishte ndonjë diskutim për ekzistencën e popullit-komb anglez ose francez, të rusëve ose të polakëve, si dhe pak diskutim kishte jashtë Spanjës, për një komb spanjoll me karakteristika kombëtare të mirëkuptueshme . Arsyeja ishte se kur një komb  identifikohej me një shtet, të huajt natyrshëm do të pranonin që të vetmit njerëz në atë vend ishin ata që i përkisnin popullit-shtet, dhe ky mendim edhe sot e kësaj dite i acaron skocezët.

Kriteri i dytë ishte ekzistenca e një elite kulturore të ngulitur prej kohësh, që zotëronte një gjuhë amtare të shkruar kombëtare, si për letërsinë dhje për administratën. Kjo ka qenë baza e pretendimeve të italianëve e të gjermanëve për t'u quajtur kombe, ndonëse "popujt" përkatës nuk kishin një shtet të vetëm, me të cilin-të identifikoheshin. Në të dy rastet identifikimi kombëtare, si rrjedhim, do të ishte thellësisht gjuhësor, ndonëse në asnjërln nga këta dy raste gjuha kombëtare nuk flitej për nevojat e përditshme, veçse nga një pakicë e vogël (për Italinë ajo është vlerësuar rreth 2,5% në çastin e bashkimit, kurse pjesa tjetër fliste Idioma të ndryrshme, shpesh madje, aq sa nuk kuptoheshin njëri me tjetrin.

Fatkeqësisht na duhet të themi se kriteri i tretë ishte aftësia e provuar për pushtime. Për ta bërë një popullsi të vetëdijshme për ekzistencën e vet kolektive nuk ka gjë më të fortë, se sa të qenit një popull perandorak, siç e dinte fare mirë Frederik Listi. Veç kësaj, për shekullin e nëntëmbëdhjetë pushtimi përbënte provën darviniane të suksesit evolucionar si specie shoqërore. Kanididatët e tjerë, për të qenë kombe. Rrak përjashtoheshin hapur a priori, por gjithashtu, nuk kishte ndonje prezumin a priori në favor të tyre.

Ndoshta zgjidhja më e sigurt për ta do të ishte që të bënin pjesë më ndonjë tërësi politike që, sipas standardeve të liberalizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Ishte jonormale, e vjetruar dhe e dënuar nga historia e përparimi. EvoIucioni më i qartë i këtij lloji ishte Perandoria Osmane, por gjithashtu, po bëhej gjithnjë e më e dukshme si e tillë edhe Perandoria e Habsburgëve.

Pra, kështu kanë qenë nocionet e kombit dhe të shtetit-komb, siç i shihnin ideologët e epokës së liberalizmit borgjez fitimtar, të themi që nga 1830-a deri më 1880. Ato bënin pjesë në ideologjinë liberale me dy mënyra. E para, sepse zhvillimi I kombeve ishte pa asnjë diskutim njëfarë në evolucionin apo përparim njerëzor nga një grup I vogël në një grup më të madh, nga familja te fisi e krahina, te kombi dhe, më në fund te bota e bashkuar në të ardhmen, në të cilën po të citojmë një autor të përciptë, pra edhe tipik, si G. Louz Dikinson, "gardhet e kombësisë, që i përkasin fëmijërisë së racës, do të shkrihen e do të treten nën dritën e diellit te shkencës e të artit".

Ajo botë do të na bashkohej edhe gjuhësisht. Në mendjet si të presidentit Ulisi S. Grant dhe të Karl   Kautskit , ishte një gjuhë e vetme botërore, e cila pa dyshim do të bashkekzistonte me gjuhët kombëtare, të rrëgjuara në dialekte me role shtëpiake e sentimentale. Siç e dimë tashmë, parashikime të tilla nuk ishin edhe fare në arë. Që nga vitet 1880, pas krijimit të kodeve ndërkombëtare telegrafike e të sinjalizimit, përpjekjet për të ndërtuar gjuhë ndërkombëtare artificiale në të vërtetë nuk patën sukses, ndonëse një prej tyre esperantoja, ende mbijeton midis grupeve të vogla të entuziastëve dhe me mbrojtjen e disa regjimeve, rrjedhim i internacionalizmit socialist të periudhës. Nga ana tjetër, skepticizmi i ndjeshëm I Kautskit për këto përpjekje dhe parashikimi i tij se një nga gjuhët e shteteve më të mëdha do të shndërrohet në një gjuhë botërore defacto në të vërtetë është provuar i saktë.

Anglishtja është bërë një gjuhë globale, ndonëse ajo më tepër plotëson se sa zëvendëson gjuhët kombëtare. Kështu, nga perspektiva e ideologjisë liberale, kombi (d.m.th. kombi i gjerë viabël), ka qenë faza e evoluimit të arritur në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Siç e kemi parë, ana tjetër e medaljes "Kombi si përparim" ka qenë, si rrjedhim logjik, asimilimi i bashkësive dhe popujve më të vegjël në të tjerë më të mëdhenj. Kjo nuk nënkupton medoemos se do të braktisen devotshmëria dhe ndjenjat e vjetra, por natyrisht edhe mund të ndodhte  keshtu. Bashkësitë e popujt gjeografikisht e shoqërisht të lëvizshëm, që nuk kishin gjëkafshë tepër të lakmueshme për ta ruajtur nga e kaluara, edhe mund të ishin të gatshëm për këtë braktisje. Pikërisht kështu ka qenë rasti me mjaft çifutë të shkallës së mesme në ato vende, që siguronin barazi të plotë përmes asimilimit (Parisi vlente shumë më tepër se sa mbreti Henriku IV), derisa nga fundi i shekullit dhe më pas, ata zbuluan që nuk mjaftonte gatishmëria e pakufizuar për asimilim, nëse kombi pranues nuk ishte i përgatitur për ti pranuar plotësisht të asimiluarit. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se ShBA nuk ishin kurrsesi i vetmi shtet, që ofronte lirisht anëtarësinë e një "kombi" për cilindo që pranonte të bashkohej me të, dhe "kombet" e pranonin hyrjen e lirë me më shumë gatishmëri se sa klasat. Breznitë para vitit 1914 janë plot me shovinistë të kombit të madh, etërit të cileve, pa folur për nënat e tyre, nuk e fiisnin gjuhën e popujve të zgjedhur prej bijve të tyre, kurse mbiemrat e tyrem sllavë, gjermanë të hungarizuar ose sllavë të hungarizuar ishin dëshmia e zgjedhjes që kishin bërë. Përfitimet nga asimilimi ishin me peshë.

Porse kombi modern ka qenë pjesë e ideologjisë liberale nga një anë tjetër. Ai lidhej me mbetjet e parullave të mëdha liberale më tepër përmes asociacioneve të zgjeruara, se sa të domosdoshmërisë logjike, ashtu siç lidhen liria e barazia me vëllazërinë.

Po ta themi me fjalë të tjera, meqë kombi në vetvete ishte historikisht një risi, atij i kundërviheshin konservatorët e tradicionalistët, e prandaj ishte  tërheqës për kundërshtarët e tyre. Asoeiacioni ndërmjet këtyre dy drejtimeve mendore mund të ilustrohet me shemhullin e një pangjermani tipik nga Austria, të lindur trevë konfliktesh të mprehta nacionale, siç është Moravia. Arnold Pihleri , i cili I shërbeu policisë së Vjenës me një devotshmëri të paprekur nga shndërrimet politike që nga vitl 1901 e deri më 1938, ishte dhe, deri në një farë mase. Mbeti gjithë jetën e tij një nacionalist gjerman I pasionuar, një antiçek dhe antisemit, ndonëse ai ishte që të kufizohej futja e gjithë çifutëve në kampe përqendrimi, siç sugjeronin miqtë e tij antisemitë . Njëkohësisht ai ka qenë një antiklerik i pasionuar, madje dhe liberal në politikë; për të gjitha ngjarjet ai shkruante në gazetat e përditshme më liberale të Vjenës gjatë republikës së parë. Në shkrimet e tij, nacionalizmi dhe arsyetimet për përmirësimin racor shkojnë krah për krah me entuziazmin për revolucionin industrial dhe, ç'ka është edhe më e habitshme, për krijimin e një grupi të "qytetarëve të botës" (Weltburger)... të cilët... larg provincializmit të humbur të qyteteve të vogla dhe horizonteve të mbyllura nga kambanoret e kishave, do ta hapnin gjithë globin për ata që kishin qenë të burgosur në qoshet e tyre krahinore .
Të tillë, pra, kanë qenë konceptet "komb" dhe "nacionaiizëm" sipas mendimtarëve liberalë në ditët  e lavdisë së liberalizmit borgjez, të cilat perkojnë me epokën kur "parimi I kombësive" për herë të parë u bë një problem madhor I politikës ndërkombëtare.

Siç do ta shohim, ai ndryshon në një aspekt themelor nga parimi uillsonian I vetëvendosjes së kombeve, që përputhet me parimin leninist dhe që ishte e vazhdon të jetë mbizotërues në debatet mbi këtë temë qysh nga fundi I shekullit XIX: ai nuk presupozonte mungesën e kushteve kufizuese. Në këtë aspekt ai ndryshon edhe nga opsioni demokratik radikal, i shprehur në Revolucionin Francez me Deklaratën e të Drejtave të cituar më lart, e cila hidhte poshtë posaçërisht "parimin e minimumit të nevojshëm'7. Sidoqoftë, në praktikë, mikropopujt që e kishin kësisoj të garantuar të drejtën e sovranitetit dhe të vetëvendosjes, në përgjithësi pengoheshin ta ushtronin këtë të drejtë nga ana e fqinjëve të tyre më të mëdhenj dhe lakmitarë, ndërsa ngs» ana e tyre vetë këta popuj të vegjël nuk kishin shumë simpatizantë të parimeve të 1795-s. Të shkon mendja te kantonet e lira (konservatore) të Zvicrës, realiteti i të cilave nuk duhet të ketë qenë krejt i huaj për ata lexues të Rusoit që hartuan asokohe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Lëvizjeve të majta për autonomi apo pavarësi në këto komunitete ende nuk u kishte ardhur dita.

Nga këndvështrimi liberal - dhe, siç e tregon shembulli I Marksit dhe I Engelsit, jo vetëm nga ai këndvështrim - argumenti më i mirë i "kombit" ishte se ai përfaqësonte një etapë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ndërsa mbështetja e themelimit të çdo  shteti-komb të veçantë varej nga mundësia e tij për të demonstruar nëse përputhej me evolucionin historik e me progresin a nëse e ndihmonte atë, pa marrë parasysh ndjenjat subjektive të kombësisë në fjalë dhe duke mënjanuar simpatinë vetjake të studiuesit . Admirimi i përgjithshëm i borgjezëve për malësorët skocezë nuk ka shtyrë askënd, me sa di unë, të kërkojë për ta statusin e kombësisë – madje as ata sentimentalë që vajtonin dështimin e restaurimit të Stjuartëve nën Princin e Mirë Çarli, që e kishte përkrahjen kryesore në klanet e malësive.
Por, në qoftë se i vetmi nacionalizëm që përligjej historikisht do të ishte ai që përputhej me progresin, d.m.th. me zgjerimin e jo me ngushtimin e hapësirave në të cilat operonin ekonomitë, shoqëritë dhe kulturat njerëzore, atëherë mbrojtja e popujve të vegjël, e gjuhëve të tyre, e traditave të tyre në shumicën dërrmuese të rasteve nuk do të ishte gjë tjetër veçse shprehje e një qëndrese konservatore kundër lëvizjes së pandalshme të historisë. Popujt e vegjël, gjuhët dhe kulturat e tyre përputheshin me progresin vetëm për aq sa e pranonin një status të nënshtruar ndaj njësive më të mëdha, ose po të tërhiqeshin nga beteja duke u bërë objekt nostalgjie  a ndjenjash të tjera të kësaj natyre - me pak fjalë, të pranonin statusin e orendisë së vjetër familjare që u kishte caktuar Kautski. Një status të tillë, natyrisht, shumë komunitete e kultura të vogla dukej se e pranonin. Po përse vallë folësit e gjuhës galike, mund t'i bënte pyetjen vetes një studiues liberal me shkollë, u dashka të sillen ndryshe me folësit e dialektit të  Northambërlendit? Asgjë nuk i ndalonte ata të ishin dygjuhësh. Shkrimtarët që shkruanin në dialekte angleze e kishin zgjedhur mjetin e tyre të shprehjes jo kundra gjuhës kombëtare të njësuar, por duke qenë të ndërgjegjshëm se edhe gjuha, edhe dialekti kanë vendin e vet. Dhe në qoftë se në rrjedhën e kohës të folmet lokale do të rrëgjoheshin ose do të shuheshin nga kontakti me gjuhën kombëtare, sikurse tashmë kishte ndodhur me disa gjuhë anësore keltike (e folmja e Kornuellit dhe ajo e Manksit nuk përdoreshin më qysh nga shekulli XVIII), kjo, sigurisht, ishte për të ardhur keq, porse ishte ndoshta e pashmangshme. Ato nuk do të vdisnin pa u vajtuar, mirëpo një brezni që kishte shpikur konceptin dhe termin "folklor" dinte të bënte dallimin midis së tashmes së gjallë dhe të shkuarës që mbijetonte.
Për të kuptuar "kombin" e epokës liberale klasike, është e domosdoshme, pra, të mbahet mirë parasysh se "formimi i kombit", sado që zë një vend qendror në historinë e shekullit XIX, ka të bëjë vetëm me disa prej kombeve. Me të vërtetë, as kërkesa për të zbatuar "parimin e kombësisë" nuk ka qenë universale. Edhe si problem ndërkombëtar, edhe si problem politik i  brendshëm, ai preku vetëm një numër të kufizuar popujsh e rajonesh, e kjo, madje, edhe në shtete shumëgjuhëshe e multietnike, si Perandoria e Habsburgëve, ku padyshim mbizotëronte prej kohësh në skenën politike. Nuk do të ishte e tepruar të thuhej se. Pas vitit 1871 - gjithmonë duke përjashtuar Perandorinë Osmane që dalëngadalë po shpërbëhej - të paktë ishin ata njerëz që prisnln ndryshime të tjera të rëndësishme në hartën e Evropës dhe të rralla ishin rastet e problemeve kombetare që me gjasë mund të viheshin në qendër të vëmendjes, përveç rastit te përjetshëm polak. Me të vërtetë, i vetmi ndryshim jashtëballkanik në hartën e Evropës në periudhën ndërmjet krijimit të Perandorisë Gjermane dhe Luftës së Parë Botërore ka qenë ndarja e Norvegjisë nga Suedia. Për më tepër, pas alarmeve dhe pështjellimeve historike të viteve 1848-1867 nuk do të ishe pa vend të supozoje se madje edhe në Austro-Hungari gjakrat do të qetësoheshin. 

Gjithsesi, një gië të tillë parashikonin edhe autoritetet e Perandorsë Habsburgase kur më 1873, vendosën (deri diku pa dëshirë) të pranonin rezolutën e Kongresit Ndërkombëtar të Statistikës mbajtur në Shën-Peterburg, që parashikonte përfshirjen e një pyetjeje mbi gjuhën në regjistrimet e ardhshme të popullsisë, ndërsa propozuan, nga ana tjetër, që zbatimi i kësaj të shtyhej deri pas 1800-s, për t'i dhënë kohë opinionlt që të qetësohej". Kjo prognozë ishte aq e gabuar sa s'ka ku të vejë më.  

Së këtejtmi rrjedh gjitbashtu se në vija të përgjithshme kombet dhe nacionalizmi gjatë kësaj periudhe nuk përbenin probleme madhore të brendshme për ato entitete politike që kishin arritur statusin e "shtetit-komb" - sado heterogjene që ishin në aspektin kombëtar sipas normave moderne -ndërsa për perandoritë jokombëtare, që nuk klasifikoheshln (në mënyrë anakronike) si:: "shumëkombëshe", këto probleme kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Pra, deri në atë kohë asnjë nga shtetet evropiane në perëndim të Rinit nuk ishte ballafaquar me ndërlikime serioze të këtij lloji, përveç Britanisë së Madhe me anomalinë e saj të përhershme Irlandeze. Kjo nuk do të thotë që politikanët ishin të pavetëdijshëm për ekzistencën e katalanëve apo të baskëve, të bretonëve apo të flamandëve, të skocezëve apo të uellsianëve, por kryesisht i shikonin si forca që i shtohseshin ose i kundërviheshin kësaj apo asaj force politike të organizuar si shtet. Rastet e skocezëve dhe të uellsianëve shërbenin në mbështetje të liberalizmit, kurse rastet e bretonëve dbe të flamandëve në mbështetje të tradicionalizmit katolik. 

Natyrisht, sistemet polltike të sbteteve-kombe ende përfitonin nga mungesa e demokracisë me përfaqësim, çka do t'i gërryente themelet e teorisë dhe të praktlkës liberale në lidhje me kombin, si dhe të shumë aspekteve të tjera të liberaiizmit të shekullit XIX.

Ndoshta kjo është arsyeja pse letërsia serioze e epokës së liberalizmit është aq e pakët dhe të lë përshtypjen e njëfarë shkujdesjeje. Studiues të tillë si Xhon Stjuart Milli dbe Ernest Renani nuk shqetësoheshin fort në lidhje me elementët përbërës të "ndjenjës kombëtare", si etniciteti (me gjithë interesimin plot pasion të viktorianëve për "racën"), gjuha, feja, territori, historia, kultura etj., ngaqë asokohe ende nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe poiitike se cilit prej këtyre faktorëve i atribuohej roli vendimtar. Por, pas viteve '80 të shekullit të kaluar, "çështja kombëtare" bëhet tema e një debati serioz dhe intensiv, sidomos për socialistët, sepse forca tërheqëse politike e sloganeve kombëtare ndaj masave të elektoratit real ose potencial apo ndaj përkrahësve të lëvizjeve politike masive përbënte tani një problem praktik të rëndësishëm. Debati mbi çështje tilla si ajo e kritereve teorike të kombësisë vlonte nga pasionet, sepse mendohej që çdo përgjigje nënkuptonte një formë të caktuar të strategjisë politike, të luftës politike dhe të programit politik. Kjo ishte një çështje e rëndësishme jo vetëm për qeveritë që ballafaqohëshin me lloje të ndryshme trazirash e rivendikimesh kombëtare, por edhe për ato parti polltike që kërkonin të mobilizonin elektoratin mbi bazën e parullave kombëtare, jokombëtare ose antinacionaliste. Për socialistët e Evropës Qendrore dhe Lindore përcaktimi teorik i kombit dhe i së ardhmes së tij slllte divergjenca të mëdha. Marksi dhe Engelsi, ashtu si Milli dbe Renani, i shikonin këto çështje si anësore. Për Internacionalen e Dytë ato do të ishin në qendër të debateve dhe një konstelacion i tërë figurash të shquara, ose që do të bëheshin të shquara në të ardhmen, u kanë kushtuar shkrime të rëndësishme. Të tillë personalitete kanë qenë Karl Kautski, Roza Luksemburgu, Oto Baueri, Lenini  dhe Stalini. Por, ndërsa këto çështje zgjonin interesimin e teoricienëve marksistë, mënyra e përcaktimit të kombësive të sllavëve të jugut, le të përmendim serbët dhe kroatët, maqedonasit dhe bullgarët, kishte një rëndësi jetike për ta në praktikë. 

Kështu, pra, "parimi i kombësisë", aq i debatuar ndër diplomatët dhe që ndryshoi hartën e Evropës ndërmjet viteve 1830 dhe 1878, është i ndryshëm nga fenomeni politik i nacionalizmit, që u bë gjithmonë e më I fuqishëm në epokën e demokratizimit të Evropës dhe të politikës së masave. Në kohën e Maxinit nuk kishte rëndësi nëse për shumicën dërrmuese të italianëve Risorxhimentoja nuk ekzistonte, aq sa Masimo d'Acelio e ka pranuar në thënien e tij të famshme se: "Italinë e bëmë, tani duhet të bejmë italianët" . Madje, nuk kishte fort rëndësi as për ata që merreshin me "çështjen polake" se pjesa më e madhe e fshatarë%e që flisnin polonishten (pa përmendur një të tretën e popullsisë së Rzhespopolitës së vjetër të periudhës para vitit 1772, e cila fliste gjuhë të tjera), ende nuk e ndjenin veten nacionalistë polakë; siç e ka pranuar edhe vetë Pilsukdski, çlirimtari i ardhshëm i Polonisë: "Është shteti ai që bën kombin dhe jo kombi që bën shtetin" . Por, pas 1880-s; ndjenjat kombëtare të  njerëzve të zakonshëm po zinin një vend gjithnjë e më të rëndësishëm. Prandaj dhe është e rëndësishme të shqyrtojmë ndjenjat dhe qëndrimet e kësaj kategorie popujsh paraindustrialë, ku forca e re tërheqëse e nacionalizmit politik do të mund të hidhte themelet e veta. Kjo do të trajtohet në kapitullin që pason.