1. Kryefaqe
  2. Të majta
  3. Këndvështrimi shtetëror

Këndvështrimi shtetëror

image description
Le të kalojmë, tani, nga rrënjët te majat e larta, prej ku i vështronin problemet e kombit dhe të kombësisë ata që kanë qeverisur shtetet dhe shoqëritë pas Revolucionit Francez.
Shteti modern tipik, që u formua si sistem në Epokën e Revolucioneve, ndonëse i paraprirë nga evolucioni i principatave evropiane në shekujt XVI-XVII, përbënte një fenomen të ri në një sërë aspektesh. Ai përcaktohej si një territor (mundësisht në vazhdimësi dhe jo I copëzuar), banorët e të cilit gjenden nën të njëjtin autoritet shtetëror dhe që ndahen nga territore të tjera të këtij lloji prej kufijsh të përcaktuar qartë. Ai e ushtronte autoritetin e vet politiko-administrativ ndaj këtyre banorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo me sisteme të ndërmjetme sundimtarësh e korporatash autonome. 
Ai përpiqej me sa ishte e mundur të impononte mbi krejt territorin e vet të njëjtat ligje institucionale dhe administrative por jofetare apo Ideologjike që nga Epoka e Revolucioneve. Gjithherë e më tepër, shteti modern ishte i detyruar të merrte parasysh opinionet e nënshtetasve apo qytetarëve të vet, ngaqë organizimi i tij politik u jepte të drejtën e vendimit - përgjithësisht nëpërmjet llojeve të ndryshme të përfaqësimit  dhe/ose, ngaqë shtetit i nevojitej miratimi apo veprimtaria e tyre praktike në drejtime të tjera, p.sh. si taksapagues, apo rekrutë të mundshëm. Me pak fjalë, shteti qeveris në territorin e tij si një instancë "kombëtare" mbi një "popull' të përcaktuar në mënyrë territoriale, ndërsa organet e tij arrinin gjithherë e më tepër deri te banori më I humbur i fshatit më të largët.

Gjatë shekullit XIX, ndërhyrja qeveritare u përgjithësua dhe u rutinizua aq shumë në shtetet "moderne", saqë një familje do të duhej të jetonte në ndonjë vend të pashkelshëm nëse ndonjë anëtar i saj donte t'u shmangej kontakteve me shtetin kombëtar dhe me organet e tij të ndryshme; nëpërmjet postierit, policit apo xhandarit, ose madje edhe mësuesit; ose nëpërmjet nëpunësit të hekurudhës, aty ku hekurudhat ishin pronë publike; dhe nuk duhet të harrojmë garnizonet ushtarake, apo dhe bandat e tyre muzikore tepër të zhurmshme. Gjithherë e më shumë, shteti mbante shënime për çdo nënshtetas apo qytetar të vetin, nëpërmjet regjistrimeve të rregullta e periodike të popullsisë (të cilat u përgjithësuan jo më herët se mesi i shekullit XIX),  nëpërrnjet shkollimit fillor teorikisht të detyrueshëm dhe, aty ku ishte e mundshme, nëpërmjet rekrutimit në ushtri. Në shtetet ku burokracia dhe policia kishin hedhur rrënjë të shëndosha, sistemi i dokumentimit dhe I regjistrimit për çdo individ, i vinte banorët e tij në kontakt edhe më të drejtpërdrejtë me makinën institucionale dhe administrative, sidomos nëse ata zhvendoseshin nga një qendër banimi në një tjetër.

Në shtetet që krijonin një alternativë civile të barasvlershme ndaj riteve të mëdha kishtare të njerëzve, sikurse pothuaj të gjithë shtetet e kishin arritur këtë, banorët e tyre mund t'i takonin përfaqësuesit zyrtarë në të tilla ngjarje me ngarkesa emocionale; ndërkaq, ata gjithmonë do të kalonin në mekanizmin e regjistrimeve të lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve, që ishte pjesë plotësuese e mekanizmit të regjistrimit të popullsisë. Si askurrë më parë, qeveria dhe nënshtetasi, apo qytetari, ishin të lidhur pazgjidhshmërisht me vjegat e jetës së përditshme. Revolucionet e shekulllt XIX në fashën e transportit dhe të komunikacioneve, të përfytyruara simbolikisht në hekurudhat dhe në telegrafin, i ngushtuan dhe i rutinizuan lidhjet ndërmjet autoritetit qendror dhe njësive të tij më të largëta.
Nga pikëpamja e shtetit dhe e klasave sunduese, ky transformim shtronte dy lloje të ndryshme problemesh të rëndësishme politike - duke lënë mënjanë ndryshimet ndërmjet pushtetit qendror dhe elitave lokale, të cilat në Evropë, ku federalizmi nuk ishte aspak një dukuri tipike dhe, që sa vinte e rrallohej,  prireshin gjithnjë e më tepër kali forcimi i pushtetit qendror kombëtar . Së pari, një transformim i tillë shtronte çështje tekniko-administrative që kishin të bënin me mënyrën më të mirë për vënien në jetë të formës së re të qeverisjes, sipas së cilës, banorët e rritur (meshkuj) - madje të gjithë banorët pa dallim seksi e moshe, përderisa ishin subjekte të administrimit – ishin të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin shtetëror. Kjo na intereson në këtë kontekst për aq sa nënkupton ndërtimin e një makine adminlstrative të shumanshme, të përbërë nga një korpus i gjerë funksionarësh, gjë që automatikisht shtron çështjen e gjuhës apo të gjuhëve, të shkruara apo edhe të folura, që do të përdoreshin për komunikim në suazën e shtetit, çështje që aspirata për arsimim të përgjithshëm mund ta bënte mjaftonte nga pikëpamja politike.

Ndërsa përqindja e këtyre funksionarëve shtetërorë, gjykuar në masën e sotme, Ishte tepër e vogël – aty nga viti 1910 shkonte deri në jo më shumë se 5% të popullsisë aktive - ajo vinte duke u rritur, disa herë me ritme shumë të shpejta, dhe përfaqësonte një numër të rëndësishëm nëpunësish: rreth 700 000 në   Austrinë cislajtaniane (1910), mbi gjysmë milioni në Francë (1906), rreth 1,5 milionë në Gjermani (1907), 700 000 në Itali (1907), për të përmendur vetëm disa shembuj. Po vëmë në dukje kalimthi se në këto vende ata përbënin ndoshta korpusin më të madh të nëpunësisë, për të cilën arsimi Ishte i domosdoshëm.

Së dyti, shtroheshin probleme politike shumë më delikate në lidhje me besnikërinë dhe identifikimin e qytetarëve në raport me shtetin dhe sistemin e qeverisjes. Përpara se qytetarët nga njëra anë. Dhe pushtetarët kombëtarë laikë nga ana tjetër, të gjendeshin të ballafaquar drejtpërsëdrejti, besnikëria dhe identifikimi në raport me shtetin, ose nuk i kërkohej fare njeriut të rëndomtë - për të mos përmendur gratë - ose sigurohej nga ajo mori instancash autonome dhe të ndërmjetme që Epoka e Revolucioneve do t'i shkatërronte ose do t'i ndryshonte: pra, nëpërmjet hierarkisë fetare ose sociale (Bekuar qoftë zotëria me farë e me fis dhe u ruajt sëra që kemi për xhins), apo edhe nëpërmjet autoriteteve me konstituim autonom, të varura nga sundimtari i epërm ose nga komunitetet dhe korporatat vetëqeverisëse, të cilat përbënin njëfarë ledhi ndërmjet nënshtetasit dhe perandorit, apo mbretit, duke e lënë monarkinë të lirë të përfaqësonte virtytin dhe drejtësinë, njëlloj pra, si fëmija, që duhej t'i bindej prindit, apo femra që duhej t'u bindej meshkujve të rritur të familjes dhe që vepronin në emër të saj. 

Po kështu, liberalizmi klasik, i cili e gjeti  shprehjen e vet në regjimet e dala nga Revolucioni Francez dhe Revolucioni Belg në vitin 1830, si dhe në Epokën britanike të Reformave pas 1832-shit, e mënjanoi problemm e politikës qytetare duke i kufizuar të drejtat politike në qerthullin e pronarëve dhe të njerëzve të arsimuar.

Megjithatë, në tre dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XIX, u bë gjithnjë e më e qartë se; demokratizimi i politikës, ose të paktën zgjerimi i vazhdueshëm i së drejtës së votimit ishin të pashmangshme. U bë po aq e dukshme, së paku qysh nga vitet 1800, se aty ku njeriut të rëndomtë i jepej mundësia e një pjesëmarijeje politike qytetare qoftë edhe krejt nominale - ndërsa gratë, me disa përjashtime shumë të rralla, nuk përfshiheshin në këtë pjesëmarrje - nuk mund të pritej që tash e mbrapa kjo të përftonte automatlkisht besnikërinë e tij dhe bindjen e tij ndaj eprorëve apo ndaj shtetit. Një gjë e tillë nuk mund të pritej sidomos në rastet kur klasa së cilës ai I përkiste Ishte historikisht një klasë e re, duke i munguar kësisoj baza e një tradite të përcaktimit të vendit të individit në strukturën e shoqërisë. Prandaj, nevoja e shtetit dhe e klasave sunduese për besnikërinë e shtresave të ulëta të shoqërisë, përballë konkurrencës me forca rivale erdh e u bë më e mprehtë.

Njëkohësisht, siç tregon edhe lufta moderne, interesat e shtetit vareshin tani nga pjesëmarrja e qytetarit të rëndomtë në një shkallë të tillë që më parë nuk mund të përfytyrohej. Pavarësisht nese ushtria bazohej në rekrutimin apo në vullnetarizmin, gatishmëria e njerëzve për të kryer shërbimin ushtarak ishte bërë tashmë një variabël thelbësor I llogaritjeve qeveritare, sikurse, përnjëmend, edhe aftësia e tyre reale, fizike dhe mendore në kryeijen e tij. gjë që, për këtë arsye, qeveritë filluan ta shqyrtonin sistematikisht - si p.sh. në anketimin e famshëm mbl "keqësimin e gjendjes fizike" në Britaninë e Madhe pas Luftës Anglo-Boere. Në planet e strategëve duhej të hynte edhe shkalla e vetëflijimit që mund t'u imponohej civilëve; mbi bazën e këtyre shqyrtimeve, strategët britanikë para 1914-s nuk ishin të prirur ta dobësonin flotën, garanten e furnizimit të vendit me mallra ushqimore të importuara, duke rritur pjesëmarrjen në luftën tokësore.

Qëndrimet politike të qytetarëve, dhe sidomos të punëtorëve - ngaqë lëvizja punëtore dhe socialiste ishte në ngjitje - ishin çështje me interes jetik. Duket sheshit se demokratizimi i politikës, d.m.th. zgjerimi i vazhdueshëm i së drejtës së votës (për meshkujt), nga njëra anë, dhe krijimi i shtetit modern me një administratë të fortë dhe me fuql mobilizuese, dhe ndikuese mbi qytetarët nga ana tjetër, i vinin në krye të rendit të ditës për politikën çështjen e "kombit" dhe ndjenjat e qytetarit ndaj asaj çka ai e shikonte si "kombi" i tij, "kombësia" apo një objekti tjetër besnikërie.

Për drejtuesit e politikës problemi nuk ishte, pra, thjesht ai i përftimit të një legjitimiteti të ri, ndonëse në rastet e shteteve të rinj apo të sapokrijuar edhe ky problem duhej zgjidhur dhe identifikimi me një "popull" apo me një "komb", cilido qoftë përkufizimi i këtyre, ishte një mënyrë shumë praktike dhe e pëlqyeshme për ta zgjidhur atë. Madje, në shtetet që ngulnin këmbë te  sovraniteti i popullit, nga vetë ky përcaktim kjo ishte e vetmja mënyrë. Çfarë tjetër mund t'u jepte legjltimitet monarkive të shteteve që kurrë nuk kishin ekzistuar si të atillë, si p.sh. Greqia? Italia e Belgjika, apo të shteteve që përbënin një shkëputje nga të gjithë precedentët historikë,. si Perandoria Gjermane e 1871-shit? Nevoja për t'u përshtatur lindi madje edhe në regjime të stabilizuara prej shumë kohësh, e kjo për tri arsye. Së pari, shumë të rralla ishin ato që nuk kishin pësuar shndërrime në periudhën midis viteve 1789 dhe 1815 - madje pas Napoleonit edhe Zvicra qe bërë në shumë aspekte të rëndësishme një entitet politik i ri. Së dyti, garantët tradicionalë të besnikërisë, të tillë si legjitimiteti dinastik. rendi hyjnor, e drejta historike, vazhdimësia e sundimit, apo kohezioni fetar, ishin dobësuar ndjeshëm. Së fundi, dhe çka është më e rëndësishmja, qysh nga 1789-a të gjitha këto burime tradicionale që I japin legjitimitetin autoritetit shtetëror ishin paprerazi të kërcënuara.

Për rastin e monarkisë kjo është e qartë. Nevoja për t'i gjetur këtij institucioni një themel të ri

'Megjithatë, nëse përshtatja e monarkut ndaj "kombit" është një tregues I rëndësishëm i shkallës së ndryshimeve të institucioneve tradicionale pas Epokës së Revolucioneve, ndërsa përndryshe u mbetej të zhdukeshin, vetë institucioni i trashëgimit të fronit nga princi, ashtu siç ishte zhvilluar në Evropën e shekujve XVI-XVIl, nuk kishte kurrfarë lidhjeje të domosdoshme me këtë proces. Në fakt, më të shumtët e monarkëve evropianë, më 1914 - kur monarkia vazhdonte të ruhej pothuajse në të gjitha vendet e kontinentit - patën dalë nga një rrjet familjesh të lidhura me njëra-tjetrën dhe, ku përkatësia kombëtare e personit (nëse e ndiente që e kishte një të tillë) nuk kishte të bënte asfare me funksionin e tij si kryetar i një shteti. Princi Albert, bashkëshorti I mbretëreshës Viktoria, i shkruante si gjerman, mbretit të Prusisë, ngaqë e ndiente që atdheu i vet ishte Gjermania, e megjithatë politika që ai përfaqësonte ishte prerazi dhe në mënyrë të padiskutueshme ajo e Britanisë së Madhe.

Korporatat shumëkombëshe të fundshekullit XX janë të prira t'i zgjedhin kryetarët e tyre ndër pjesëtarët e kombit ku ato kanë lindur, ose nga vendi ku e ka selinë grupi drejtues, shumë më tepër nga sa ishin të prira shtetet-kombe të shekullit XIX t'i zgjidhnin mbretërit duke pasur parasysh vendin ku këta të fundit i kishin rrënjët.

Siç e kemi parë, per shkak të strukturës së vet, si dhe për shkak të atyre fenomeneve politike që e kishin  shndërruar në një korpus qytetarësh më shumë apo me pak të vullnetshëm, për t'iu përkushtuar dhe që kishin të drejta e pretendime politike, shteti post-revolucionar, qoftë me pushtet te trashëgueshëm, ose, përkundrazi, të patrashëgueshëm, kishte një iidhje organike të domosdoshme me "kombin", d.m.th. me banorët e territorit të tij, që konsideroheshin, për njëfarë kuptlmi të caktuar, si bashkësi apo si "popull".

Edhe nëse një shtet nuk ndodhej ende përballë kërcënimit të legjitimitetit apo kohezionit të tij dhe, as i rrezikut nga forca armiqësore të rëndësishme, qoftë dhe vetëm dobësimi I lidhjeve të vjetra politiko- shoqërore I bënte imperative artikulimin dhe ngulitjen e formave të reja të besnikërisë qytetare (të një "feje qytetare", po të përdorim shprehjen e Rusoit), përderisa ekzistonte mundësia që të tjera forma potenclale të besnikërisë të gjenin shprehje politike. Sepse, në epokën e revoIucioneve, të liberalizmit, të nacionalizmit, të demokratizmit, apo të fuqizimit të lëvizjes punëtore, cili shtet mund të ndihej absolutisht i sigurt? Sociologjia që mori një zhvillim të hovshëm njëzet vjetët e fundit të shekullit të kaluar ishte para së gjithash një sociologji politike, dhe fokusi i saj ishte përqendruar në problemet e kohezionit socio-politik të shteteve. Por shtetet kishin nevojë për një fe qytetare (për "patriotizmin"), ngaqë nuk mund të mjaftoheshin me një qëndrim pasiv nga ana e qytetarëve të tyre. "Anglia", sikurse u tha në këngën patriotike Nelsoni detarëve të tij teksa përgatiteshin për betejën e Trafalgarit, "pret që secili të kryejë sot detyrën e vet". 

Dhe nëse ndodhte që shteti nuk ia arrinte t'i kthente qytetarët e vet në fenë e re përpara se të dëgjonin të tjerë ungjij, atëherë gjithçka mund ta kishte të humbur. Sikurse e kuptoi Gladstoni, Mbretëria e Bashkuar e kishte humbur Irlandën sapo që demokratizimi I votës më 1884-1885 tregoi se praktikisht që të gjitha vendet e parlamentit që mbështeteshin në votat e katolikëve do t'i përkisnin një partie irlandeze (d.m.th. nacionaliste); sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar mbeti e tillë ngaqë komponentët e tjerë të saj e pranuan nacionalizmin me karakter shtetëror të "Britanisë së Madhe", i cili u përftua, më së shumti në të mirë të tyre, në shekullin XVIII, dhe që ende vazhdon t'i hutojë teoricienët që përfaqësojnë një nacionalizëm më ortodoks. Perandoria e Habsburgëve, e cila ishte një grumbull Irlandash, nuk e pati fat kaq të mirë.

Këtu qëndron dhe ndryshimo ndërmjet asaj që romancieri austriak Robert Musil e quajti Kakani (në bazë të dy shkronjave nistore të cilësimit "perandorake dhe mbretërore" të monarkisë austriake në gjermanisht) dhe asaj që Torn Nairn, duke pasuar Musilin, e quajti Ukani (nga shkronjat nistore të togfjalëshit "Mbretëri e Bashkuar" në anglisht). 

Patriotizmi shtetëror i pastër, jo se është domosdoshmërish i paefektshëm, përderisa, thjesht ekzistenca dhe funksionet e shtetit modern territorial të qytetarëve i përfshin këta të fundit vazhdimisht në punët e veta dhe në mënyrë të pashmangshme përfton një "peizazh" institucionesh e procedurash që nuk i përngjan asnjë tjetri dhe që përbën kuadrin e jetës së tyre të cilën e determinon në një masë të konsiderueshme. Vetë fati i ekzistencës së tij për disa dhjetëvjeçarë, gjithsesi, për një kohë më të shkurtër se jeta e një njeriu. mund'të mjaftojë për të ngulitur kësodore të paktën një identifikim pasiv me entitetin e ri të shtetit-komb. Po të mos ishte kështu, do të kishte gjasë që fuqizimi i fundamentalizmit revolucionar shiit të Iranit të kishte pasur një ndikim po aq të rëndësishëm në Irak, sikurse shiitët e Libanit të përçarë, duke qenë se shumica e popullatës myslimane jokurde të atij shteti, I ciii rastësisht përfshin vendet e shenjta më kryesore të sektit shiit, është i të njëjtit besim sikurse iranianët . Megjithatë, vetë ideja e një shteti-komb sovran dhe laik në Mesopotami është edhe më e vonshme se ajo e një shteti territorial të hebrenjve. Një shembull i skajshëm i efektivitetit potencial të patriotizmit shtetëror të pastër është ai I besnikërisë së finlandezëve ndaj perandorisë së carit për një pjesë të mirë të shekullit XIX, në fakt, deri atëherë kur politika e rusifikimit masiv pas viteve '80 të atij  shekull, shkaktoi një reaksion antirus. Me të vërtetë, nëse në Rusinë e sotme nuk gjenden lehtë memorialë të shtëpisë së Romanovëve, statuja e Aleksandrit II, çlirimtarit, lartësohet krenare në sheshin kryesor të Helsinkit.

Fare mirë mund të shkojmë edhe më tej. Ideja e mirëfilltë, popullore-revolucionare e patriotizmit, bazohej më tepër në sheshin se sa në nacionalizmin, duke qenë se lidhej me vetë popullin sovran, d.m.th. me shtetin që e ushtronte autoritetin në emër të populiit. Etniciteti, apo elementë të tjerë të vazhdimësisë historike nuk kishin të bënin fare me këtë konceptim të "kombit", ndërsa gjuha kishte të bënte me të vetëm, apo kryesisht për arsye praktike.

"Patriotët" në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ishln e kundërta e atyre që besonin "në vendin tim, qoftë kur ka të drejtë, qoftë kur nuk ka të drejtë", dhe ishin pikërisht - siç e ka thënë dr. Xhonsoni, duke cituar përdorimin e kësaj fjale me ironi - "përçarës, ngatërrestarë që i kundërvihen qeverisë" . Duke u shprehur më seriozisht, Revolucioni Francez, i cili e ka përdorur këtë term siç e kishin përdorur më së pari amerikanët dhe sidomos revolucioni holandez i vitit 1789, quante patriotë ata që e shfaqnin dashurinë për vendin e tyre duke synuar ta përtërinin atë nëpërmjet reformave apo revolucionit. Patrie, secilës i kushtohej besnikëria e tyre, ishte e kundërta  e njësisë ekzistenciale të parapërcaktuar: ishte kombi i krijuar nëpërmjet zgjedhjes politike të pjesëtarëve të tij, të cilët i këputnin kësisoj lidhjet e vjetra të besnikërisë, ose të paktën I mënjanonin. Të 1200 ushtarët e Gardës. Kombëtare nga Langëdoku, Doflneja dhe Provansa që u takuan pranë Valansës, më 19 nëntor 1789, u betuan për besnikëri ndaj Kombit, Ligjit dhe Mbretit, duke shpallur që tash e mbrapa nuk i përkisnin më Bofinesë, Provansës apo Langëdokut, por ishin vetëm francezë. Edhe më domethënës është shembulli i ushtarëve të Gardës Kombëtare nga Aisasa, Lorena dhe Fransh-Konteja, të cilët, më 1790, në një takim të ngjashëm i shndërruan në francezë të vërtetë banorët e këtyre krahinave që Franca i kishte aneksuar jo më herët se para një shekulli . Siç e ka thënë Lavisi : "La nation consentie, voulue par elle-mëxne", ishte kontributi i Francës në histori. Koncepti Revolucionar i kombit si konstituim në bazë të zgjedhjes së vullnetshme politike të qytetarëve të tij të mundshëm, natyrisht, vazhdon të ruhet në formën e tij të pastër në ShBA. Amerikanë, janë ata që dëshirojnë te jenë të tillë. As koncepti francez I "kombit" si plebishit ("un plëbiscite de tous les jours", sipas thënies së Renanit), nuk e ka humbur thelbin e tij politik. Kombësi franceze është shtetësia franceze: etniciteti, historia, gjuha apo dialekti përfolur në shtëpi nuk kanë të bëjnë fare me këtë përcaktim të "Kombit". 

Për më tepër, kombi i marrë në këtë kuptim – si korpus qytetarësh; të drejtat e të cilëve, si të tilla, u japin një rol politik dhe rrjedhimisht bëjnë që shteti në njëfarë mënyre të jetë "i yni" - kanë qenë një fenomen karakteristik jo vetëm për regjimet revolucionare dhe demokratike, ndonëse, nga ana tjetër, regjimet antirevolucionare dhe që demokratizoheshin me pahir, kanë qenë tejet të ngadalshëm për ta pranuar këtë.

Prandaj, dhe qeveritë ndërluftuese më 1914 habiteshin aq shumë tek i shihnin popujt e vet të rrëmbenin armët, të përfshirë siç ishin sado që për një kohë të shkurtër, nga një valë e vrullshme patriotizmi" . 
Vetë akti i demokratizimit të politikës, d.m.th. i shndërrimit të nënshtetasve në qytetarë të shtetit, priret të përftojë një ndërgjegje populiste, e cila, nga një këndvështrim i caktuar, vështirë të mund të dallohet nga patriotizmi kombëtar, apo madje edhe shovinist - sepse, nëse "vendi" në njëfarë mënyre është "i imi", atëherë është më e lehtë që të parapëlqehet ndaj vendeve të huaja, veçanërisht nëse këtyre u mungojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit të vërtetë.

"Anglezi që lindi i lirë" i E. P. Tomsonit, britanikët e shekullit XVIII, që kurrë nuk do të bëheshin skllevër, e shikoni veten si krejtësisht të ndryshëm nga francezët. Kjo nuk nënkuptonte patjetër ndonjë ndjenjë simpatie ndaj klasave sunduese apo qeverisë, ndërsa, nga ana tjetër, këto të fundit fare mirë mund ta vinin në dyshim besnikërinë kombëtare të militantëve nga  klasat e ulëta, për të cilët prania e të pasurve dhe e aristokratëve që shfrytëzonin vegjëlinë ishte më e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme se sa ajo e të huajve më të urryer. Ndërgjegjësimi klasor I punëtorëve në shumë vende gjatë dekadave që i paraprinë Luftës së Madhe nënkuptonte, sidokudo jo shprehimisht, rivendikimin e Të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit dhe, rrjedhimisht, një patriotizëm potencial.
Ndërgjegjja politike e masave, apo ndërgjegjja klasore, ngërthente konceptin "patrie", konceptin e "atdheut”, sikurse e dëshmon edhe historia e jakobinizmit apo ajo e lëvizjeve të tilla si çartizmi. Sepse shumica e çartlstëve ishin njëkohësisht kundër të pasurve dhe kundër francezëve.

Ajo çka përbënte një pikë jashtëzakonisht të dobët të këtij patriotizmi populist-demokratik dhe jakobin ishte pozicioni i ulët shoqëror, nga plkëpamja objektive dhe - për klasën punëtore - gjithashtu nga pikëpamja subjektive, i këtyre masave të qytetarëve.

Sepse në shtetet ku u zhvillua patriotizmi, programi i tij politik u formulua nga qeveritë dhe klasat sunduese. Përhapja e ndërgjegjes polltike klasore te punëtorët, i mësonte ata të kërkonin dhe të ushtronin të drejtat e qytetarëve. Paradoksi tragjik i kësaj dukurie ishte që, në vendet ku punëtorët qenë mësuar t'i afirmonin ato, kjo ndikoi që ata të hidheshin në mënyrë të vullnetshme kundra njëri- tjetrit në masakrën e Luftës së Parë Botërore. Por mjaft domethënëse është se qeveritë ndërluftuese, për të gjetur mbështetje për luftën e tyre, nuk I bënë thirrje thjesht patriotizmit të verbër, dhe aq më pak  lavdisë e beroizmit burrnor por civilëve dhe qytetarëve, të cilëve u drejtohej më së shumti propaganda e tyre. Të gjitha palët pjesëmarrëse e paraqisnin luftën e vet si operacion mbrojtës. Të gjithë e paraqisnin atë si një kërcënim të jashtëm ndaj avantazheve të vendit apo palës së vet në fushën e të drejtave qytetare; të gjithë mësuan t'i paraqisnin qëllimet e tyre të luftës (në mënyrë sidokudo inkoherente), jo vetëm si mënjanim i të tilla kërcënimeve, por, në njëfarë mënyre, edhe si transformim shoqëror të vendit të vet në interes të shtetasve më të varfër ("shtëpi për heronjtë").

Kësisoj, demokratizimi mund të ndikonte automatikisht në zgjidhjen e problemeve të legjitimitetit të regjimeve dhe shteteve të ndryshme në sytë e qytetarëve të tyre, edhe nëse këta ishin të pakënaqur. Ai e përforconte, apo madje edhe mund ta krijonte patriotizmin shtetëror. Megjithatë, edhe kjo kishte kufijtë e vet, sidomos kur gjendej përballë forcash që përherë e më lehtë mund te mobilizoheshin dhe që mund ta bënin për vete atë besnikëri për të cilën shteti pretendonte se ishte i vetmi që i takonte në mënyrë legjitime. 

Nacionalizmi i pakontrolluar nga shteti ishte më i tmerrshmi i të gjithë këtyre rivalëve. Siç do ta shohim, ai po bëhej më i shumëllojshëm dhe më i fuqishëm, ndërsa, në tri dekadat e fundit të shekullit XIX, do të formulonte pretendime që e bënin edhe më të fuqishëm si rrezik potencial ndaj shtetit. Shpeshherë është hedhur ideja se ka qenë pikërisht modernizimi i shtetit që i ka nxitur këto forca, në mos i ka krijuar vetë. 

Përnjëmend, në studimet e kohëve të fundit po spikatin gjithrnonë e më shumë teoritë që e shikojnë nacionalizmin si rrjedhojë të modernizimit. Por, nga ana tjetër, cilido qoftë raporti ndërmjet nacionalizmlt dhe shteteve që I kishin hyrë udhës së modernizimit në shekullln XIX, shteti gjendej përballë nacionalizmit si forcë politike më vete, krejt e dallueshme nga "patriotizmi shtetëror", dhe duhej ta merrte parasysh atë kur t'i bënte hesapet. Gjithsesi, nëse mund të integrohej në patriotizmin shtetëror duke u bërë komponentl i tij më i fuqishëm emocional, nacionalizmi mund t'u sillte qeverive një dobi jashtëzakonisht të madhe.

Kjo, natyrisht, ka qenë mjaft shpesh e mundshme, thjesht në saje të projeksionit të ndjenjës së mirëfllltë, ekzistenciale të identifikimit me atdheun e vet "të vogël" tek atdheu i madh, gjë që e dëshmon edhe filologjia nëpërmjet zgjerimit të shtrirjes së kuptimit hapësinor të fjalëve të tilla si "pays", "paese", "pueblo", apo madje edhe "patrie", një fjalë që, jo më herët se viti 1776, Akademia Franceze e përkufizon me një kuptim lokah "Vendi i francezit ishte thjesht krahina ku kishte rastisur të lindte". 

Ernest Gellner, Nations and Nationa.li.sm, Oksford, 1983, përbën një shernbull mjaft të mirë. Khs. john Breniily, "Reflection on nationalisim, Philosophy and Social Sciences, 15/1, mars, 1985, pp. 65-75. M. Thomson, The French Rcvolution, Oksford, 1944, p. 121.  

Komuniteti, ndonëse të imagjinuar, dhe rrjedhimisht pjesëtarët e tij do të viheshin të kërkonin, prandaj dhe do të gjenin, gjithfarë gjërash të përbashkëta, si vende historike apo të shenjta, praktika zakonore, heronj, kujtime, shenja e simbole. Gjithashtu, trashëgimia e krahinave, rajoneve dhe lokaliteteve të ndryshme që do të përbënin "kombin" mund të grupohej në një trashëgimi të përbashkët kombëtare, madje edhe konfliktet e dikurshme do të mund të simbolizonin paqtimin e tyre në një nivel më të lartë, më global.

I tillë ishte edhe ndërtimi prej Valter Skotit, i një Skocie të vetme në trojet e vaditura me gjakun e luftëtarëve nga Hajlends dhe Loulends, apo të mbretërve dhe të ithtarëve të Kovenantit, gjë që ai e bëri duke e vënë theksin te përçarjet e tyre ië dikurshme. Në mënyrë më të përgjithshme, problemi teorik, i paraqitur përmbledhtazi aq mirë në veprën madhore "Tableau de la gographie de la France" të Vidal dë la Blanshit, e vitit iços14, duhej zgjidhur praktikisht për çdo shtet-komb: "Si ndodh që një pjesë e sipërfaqes së rruzullit tokësor, që nuk është as ishull, as gadishull dhe që nuk mund të konsiderohet si njësi më vete nga gjeografia fizike, të arrijë statusin e entitetit politik dhe, tekembramja, të bëhet atdhe (patrie)?". Sepse çdo komb, qoftë dhe ka qenë caktuar të ishte vëllimi i parë i botimit sbumëvëllimësh Histoire de la France, reciaktuar nga Ernest Lavisse, një monument i vërtetë përshkencën pozitiviste dhe ideologjinë republikane. 

Me madhësi mesatare, duhej të ndertonte njësinë e vet mhi bazën e një pabarazie të dukshme. Shtetet dhe regjimet i kishin të gjitha arsyet që ta përforconin patriotizmin shtetëror, nëse mundeshin, me ndjenjat dhe simbolet e "komunitetit të imagjinuar", cilado që të ishte prejardhja dhe mënyra e shfaqjes së tyre, dhe t'i monopolizonin sa më shumë ato. Ndodhi që koha kur demokratizimi i politikës shtronte si det thelbësore që "të edukohen zotërit tanë", qe "ië bëhen Italianë", që "fshatarët të shndërrohen në francezë" dhe çdo gjë të jetë e lidhur me kombin dhe me flamurln, ishte gjithashtu koha kur nacionalizmi popullor, apo sidoqoftë ndjenjat ksenofobe dhe ato të epërsisë kombëtare të predikuara nga pseudoshkenca e re e racizmit, mund të mobilizoheshin më lehtësisht. Sepse periudha midis viteve 1880 dhe 1914 ishte giithashtu koha e emigrimit më masiv që Ishte njohur dëri atëherë, brenda shteteve dhe nga një shtet në tjetrin, si dhe koha e imperializmit, e rivaliteteve ndërkombëtare në rritje, të cilat çuan në luftën e përbotshme. Të gjitha këto i bënin më të spikatura dallimet ndërmjet "nesh" dhe "atyre". 

Dhe nuk ka mjet më të efektshme për t'i lidhur në një tërësi të vetme dasitë e një populli të shqetësuar se sa bashkimi kundër të huajve. Nuk është aspak nevoja të pranojmë në mënyrë absolute të famshmën Primat der politik për të kuptuar se ishin interesat e rëndësishme të politikës së brendshme ato që shtynin qeveritë që të mobilizonin nacionalizmin e shtetasve të tyre. Njëkohësisht, nuk kishte nxitës më të fortë për nacionalizmin e të dyja  palëve se sa konfiikti ndërkombëiar. Eshtë i njohur roli I koniliktlt të 1840-ës për Rinin në zhvillimin e klisheve franceze dhe gjermane.

Për të komunikuar me banuesit e vet, shtetet, natyrisht, do të përdornin mekanizma gjithnjë e më të fuqishme, veçanërisht shkollat flllore, në mënyrë që të propagandonin imazhin dhe trashëgiminë e kombit, që të rrënjosnin ndjenjën kombëtare dhe që gjithçka ta lidhnin me vendin dhe me flamurin, shpeshherë duke e "shpikur" traditën apo madje edhe kombin, enkas për këtë qëllim. Autorit të këtyre radhëve i kujtohet se si, aty nga mesi I viteve '20, në një shkollë fiilore austriake, iu nënshtrua kultivimit të një shpikjeje të tillë politike (të pasuksesshme) në trajtën e një himni të ri kombëtar, që synonte me dëshpërim t'i bindte fëmijët se ato pak provinca që mbetën kur pjesa tjetër e perandorisë së madhe të Habsburgëve u nda apo u shkul prej tyre përbënin  një të tërë koherente, e cila meritonte dashurinë dhe përkushtimin patriotik - punë që nuk lehtësohej aspak nga fakti se e vetmja gjë e përbashkët e këtyre provincave ishte dëshira e shumicës dërrmuese të banorëve të tyre për t'u bashkuar me Gjermaninë. "O Austri gjermane", fillonte ky himn i çuditshëm dhe jetëshkurtër, "o tokë e mrekullueshme sa shumë të duam". Dhe vazhdonte siç mund të merret me mend, me një udhëtim apo mësim gjeografie që ndiqte rrjedhën e përrenjve alpinë, që nga akullnajat e deri në luginën e Danubit e në Vjenë, duke përfunduar me pohimin se kjo Austri e cunguar ishte "atdheu.

Nëse është e vërtetë që qeveritë i kushtoheshin haptazi përpunimit të ndërgjegjshëm dhe të vullnetshëm të një ideologjie, do të ishte e gabuar, nga ana tjetër t'i shikonim këto praktika thjesht si manipulime nga lart. Përnjëmend, ato ishin më të suksesshme atëherë kur mund të gjenin mbështetje në ndjenjat e një nacionalizmi jozyrtar por gjithsesi të pranishëm qoftë në ksenofobinë demotike. Qoftë në chauvinisme - vetë rrënja e kësaj fjale ashtu si e fjalës së barasvlershme të anglishtes, shfaqet për herë të parë në mjuzik-hollei demagogjike  ose, më shpesh, duke u mbështetur në nacionalizmin e klasave të mesme. Duke qenë se të tilla ndjenja nuk e kanë burimin te qeveritë, por vetëm kanë qenë shfrytëzuar dhe zhvilluar prej tyre, me ata që i manipulonin ato ndodhi ashtu si me çirakun magjistar. Në rastin më të mirë ata nuk mund t'i kontrollonin tërësisht forcat që kishin vënë në lëvizje; në rastin më të keq, ata bëheshin robër të këtyre ndjenjave. Kështu, as që mund të mendohet se qeveria britanike e 1914-s, dhe aq më pak klasa politike e Britanisë së Madhe, ka qenë organizatorja e qëllimtë e orgjisë ksenofobike antigjermane që përfshiu mbarë vendin menjëherë pas shpalljes së luftës, duke shkaktuar ndër të tjera që familja mbretërore britanike të shtrëngohej ta zëvendësonte emrin e nderuar të dinastisë së Hanoverit me emrin Uindsor, që tingëllonte më pak gjermanlk. Sepse, siç do ta shohim, ai lloj i nacionalizmit që lindi aty nga fundi I shekullit XIX nuk kishte në themel kurrfarë ngjashmërie me patriotizmin shtetëror, madje as atëherë kur i bashkëngjitej atij. Në mënyrë paradoksale, baza e besnikërisë së tij nuk ishte "vendi", porse vetëm versioni i tij i posaçëm i vendit që ishte një konstruksion ideologjik. 

Shkrirja e patriotizmit shtetëror me nacionalizmin joshtetëror ishte politikisht e rrezikshme, përderisa kriteret e të parit ishin përfshirëse, p.sh. të gjithë qytetarët e Republikës Franceze, ndërsa kriteret e të dytit ishin  përjashtuese, p.sh. vetëm ata qytetarë të Republikës Franceze që flasin frëngjisht dhe, në rastet më të skajshme, vetëm ata që janë leshverdhe e me kafka stërgjatëse. Çmimi potencial I kësaj shkrirjeje ishte, pra, shumë i lartë, kur identifikimi me një kombësi i përjashtonte ata që nuk pranonin të asimiloheshin dhe të zhdukeshin. Në Evropë kishte fare pak shtete-kombe me të vërtetë homogjene, si, fjala vjen, Portugalia, sado që aty nga mesi apo dhe nga fundi i shekullit XIX Ishte një numër të madh grupesh që ende nuk mund të klasifikoheshin potencialisht si "kombësi" dhe që, ndërkaq, nuk iu kundërviheshin pretendimeve të "kombit" që zyrtarisht i sundonte, si dhe një numër shume të madh individësh që kërkonin me ngulm të asimiloheshin nga njëra apo tjetra kombësi sunduese, dhe nga gjuha e kultura e saj.

Megjithatë, ndërsa identifikimi i shtetit me kombin rrezikonte të krijonte një kundërnacionalizëm, vetë procesi i modernizimit të shtetit e bënte këtë shumë më të mundshme, sepse nënkuptonte një homogjenizim dhe standardizim të banorëve të tij, kryesisht nëpërmjet "gjuhës kombëtare" të shkruar.

Administrimi i drejtpërdrejtë i nje numri shumë të madh qytetarësh nga qeveritë moderne, si dhe zhvilliml teknik e ekonomik, e kërkonin një gjë të tillë,  sepse ato e bënin të domosdoshëm të mësuarit shkrim e këndim për të gjithë, ndërsa arsimin e mesëm e benin pothuajse të detyrueshëm per pjesën më të madhe të popullsisë. Ajo që e krijon këtë problem është gjerësia e përmasave në të cilat operon shteti, sikurse, gjithashtu, nevoja e shtetit për kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët e tij. Kësisoj, për arsye praktike, arsimimi masiv duhet të kryhet në gjuhën amtare që flasin vendasit, kurse arsimimi për një elitë të ngushtë mund të kryhet edhe në ndonjë gjuhë që pjesa më e madhe e popullsisë nuk e kupton apo nuk e flet, ose që askush nuk e flet, siç janë gjuhët "klasike", si latinishtja, persishtja klasike apo gjuha e shkruar klasike kineze, transaksionet administrative dhe politike të niveleve më të larta mund të kryhen edhe në ndonjë gjuhë të pakuptueshme nga masa e popullsisë, ashtu si në rastin e fisnikërisë hungareze, që i kryente punët e veta parlamentare në latinisht gjer më 1840-ën, apo në rastin e Indisë, e cila edhe sot i kryen në anglisht, por një fushatë elektorale në kushtet e së drejtës së përgjithshme demokratike të votës duhet të kryhet në gjuhën amtare lokale. Veç asaj, ekonomia, teknologjia dhe politika gjithmonë e më tepër i japin gjuhës së folur një rëndësi thelbësore komunikimi masiv - një domosdoshmëri që sa vjen e bëhet më Imponuese në saje të përhapjes së filmit, radios dhe televizionit - kështu që ato gjuhë, të cilat fillimisht kanë qenë caktuar apo kanë funksionuar si linguafranca në përdorim të folësve të gjuhëve lokale pa komunikim të ndërsjellë, apo si gjuhë kulture për njerëzit më të shkolluar, bëhen me imponim gjuhë të  folura në nivelin kombëtar të komunikimit: si p.sh. gjuha kineze mandarine, gjuha bahasa e Indonezisë, apo gjuha Pilipino. 

Nëse zgjedhja e gjuhës kombëtare "zyrtare" do të ishte vetëm çështje volie praktike, ajo do të ishte relativisht e thjeshtë. Do të mjaftonte të zgjidhje varlantin që do të kishte më shumë gjasë për t'p. përdorur në të folur dhe/ose për t'u kuptuar nga numrin më i madh i shtetasve, apo atë variant që do të bënte më të lehtë komunikimin ndërmjet tyre. Zgjedhja e gjermanishtes nga Jozefi II si gjuhë administrative e perandorisë së tij shumëkombëshe kishte një karakter krejt pragmatik në këtë aspekt, sikurse edhe zgjedhja e gjuhës hindu nga Gandi për të ardhmen e Indisë së pavarur - ndërsa gjuha e tij amtare ishte gujarati – dhe po kështu, më 1947, zgjedhja e anglishtes si gjuhë e komunikimit kombëtar gjithë duke qenë më e papranueshmja për indianët. Të shtetet shumëkombëshe problemi mund të zgjidhej duke i dhënë "gjuhës së përdorimit të përditshëm" (Umgangsprache) njëfarë njohjeje zyrtare në nivelin e duhur administrativ. Sa më të lokalizuara e më të paarsimuara të jenë grupet njerëzore, d.m.th. sa më pranë jetës fshatarake tradicionale, aq më të pakta janë mundësitë e konfliktit ndërmjet nivelesh të ndiyshme gjuhësore dhe nëpërmjet entitetesh të ndryshme  gjeogranke. Edhe në momentin kulmor të konfliktlt ndërmjet gjermanëve dhe çekëve të Perandorisë Habsburgase përsëri ishte e mundur të shkruhej: "Mund të pranohet vetvetiu se në një shtet shumëkombësh qoftë edhe ata që nuk kanë kurrfarë pozite zyrtare - si p.sh. tregtarët, artlzanët apo punëtorët janë të nxitur apo madje të detyruar nga vetë kushtet që të mësojnë një gjuhë të dytë. Fshatarët preken më pak prej këtij shtrëngimi de facto. Sepse vetëveçiml (Abgeschlossenheit) dhe vetëmjaftueshmëria me jetën e fshatit, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, i bën ata që rrallëherë të jenë të ndërgjegjshëm në lidhje me afërsinë e një vendbanimi që flet një gjuhë tjetër, së paku në Bohemi e në Moravi, ku fshatarët e të dyja kombësive gëzojnë të njëjtin status ekonomik dhe social.

Në të tilla rajone kuflri gjuhësor mund të mbetet I pandryshuar për shekuj të tërë, veçanërisht nëse praktikat fshatare endogame dhe ato të së drejtës së blerjes (së pronës) tek anëtarët e komunitetit e kufizojnë brendapërbrenda fshatit rekrutimin e palës tjetër" . Ata pak të huaj që tuten asimilohen pa shkuar gjatë dhe bëhen si një trupi vetëm me të tjerët". 

Megjithatë "gjuha kombëtare" vetëm rrallëherë është çështje zgjedhjeje pragmatike dhe ca më pak çështje zgjedhjeje të çliruar nga pasionet. siç duket në mosdashjen për të pranuar se ajo është konstruktim, si dhe në shpikjen e një tradite e të një historie të saj. Edhe më pak ishte çështje pragmatike dhe e çliruar nga pasionet për nacionalizmin që lindi pas 1830-s dhe për mënyrën se si u transformua aty nga fundi I atij shekullit. Se çfarë gjuhe apo gjuhësh duheshin përdorur në shkollat e mesme të Celjes (Cilli), ku bashkekzistonin folës të gjermanishtes dhe folës të sllovenishtes, kjo nuk ishte asfare çështje volie administrative. (Pëmjëmend, pikërisht ky problem i ka sjellë tronditje politikës austriake më 1895) . Të gjithë, me përjashtim të qeverive më me fat të vendeve shumëgjuhëshe, ishin të vetëdijshëm për rrezikun shpërthyes të problemit të gjuhës.

Ky problem bëhej edhe më shpërthçres ngaqë, në ato rrethana, çdo nacionalizëm që ende nuk qe identifikuar me një shtet merrte patjetër natyrë politike. Sepse shteti ishte ajo makinë që "kombësia" duhej të manipulonte për t'u shndërruar në "komb", ose për të shpëtuar statusin e saj ekzistues nga gërryerja e historisë apo asimilimi. Siç do ta shohim, problematika e nacionalizmit gjuhësor ka qenë dhe vazhdon të jetë në thelb ajo e arsimit publik dhe e  përdorimit zyrtar, Eshtë. pra, ajo e "zyrtarëve dhe e shkollarëve", gjë që polakët, çekët dhe sllovenët kurrë nuk janë lodhur se përsërituri qysh nga viti 1824.
Është problemi i mësimdhënies nëpër shkollat e Uellsit si në anglisht, ashtu dhe në kimrishte. Apo madje vetëm në këtë të fundit; është çështje e domosdoshmërisë së toponimeve karakteristike për Uellsin në një provincë që, duke mos qenë asnjëherë e banuar nga folës të kimrishtes, asnjëherë nuk ka pasur toponime të tilla; është çështje e caktimit të gjuhës që do të përdoret në debatet e këshillave krahinore dhe në protokollimin e tyre; e gjuhës së formularëve të kërkesave për patentë shoferi të faturave të elektrikut, apo edhe të zgjedhjes ndërmjet dygjuhësisë së formularëve dhe hartimit të tyre në gjuhë të ndryshme veç e veç, apo ndoshta një ditë prej ditësh vetëm në kimrishte. Sepse, siç thotë një autor nacionalist:

"Në një kohë kur kimrishtja mund të konsiderohej me plot të drejtë e mbrojtur nga rreziqet, Emiys nga luani e pa të domosdoshme ta bënte edhe një herë gjuhë zyrtare dhe gjuhë të arsimit, në mënyrë që ajo të mund të mbijetonte".

Kësisoj, shtetet u gjendën të detyruar në një mënyrë apo në një tjetër të merreshin edhe një herë me "parimin e kombësisë" dhe me simptomat e tij, pavarësisht nëse mund ta përdornin ose jo në  interesin e vet. Mbyllja më e mirë për këtë kapitull do të ishte një vështrim I shpejtë mbi evolucionin e qëndrimit të tyre ndaj problemit të gjuhës dhe të kombit aty nga mesi I shekullit XIX. Ky fenomen mund të ndiqet nëpërmjet debateve të specialistëve, pra, të staticienëve të qeverive të ndryshme, të cilët përpiqeshin të koordinonin dhe të standardizonin regjistrimet periodike në shkallë kombëtare, statistika që duke fllluar nga mesi i atij shekulli, u bënë pjesë e pandarë e mekanizmit të dokumentimit për të cilin kishte nevojë çdo shtet "i përparuar" apo modern.

Probleml që u shfaq në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Statistikave, mbajtur më 1853, ishte ai i përfshrjes ose mospërfshiijes së një pyetjeje mbi "gjuhën e folur" në të tilla regjistrime, si dhe i rëndësisë që duhej t'I jepej asaj, nëse do t'i jepej, në lidhje me përkatësinë e të anketuarit në një komb apo kombësi.

Nuk është aspak për t'u çuditur që kjo çështje u shtrua fillimisht nga belgu Ketële, i cili ka qenë themeluesi i statistikës sociale dhe, veç asaj, vinte nga një shtet ku marrëdhëniet ndërmjet kombësisë valone dhe asaj flamande po sillnin tashmë trazira politike. Kongresi Ndërkombëtar i Statistikave I vitit 1860 vendosi që përfshirja e çështjes së gjuhës në regjistrimet e popullsisë të ishte fakultative, që secili shtet ta përcaktonte vetë nëse ajo kishte apo nuk kishte rëndësi "kombëtare". Sidoqoftë, Kongresi i vitit 1873 udhëzonte që kjo pyetje duhej përfshirë tash e mbrapa në të gjitha regjistrimet e popullsisë.  

Meudimi fillestar I specialistëve ishte se "kombësia" e një individi nuk mund të përcaktohej mbi bazën e pyetjeve të regjistrimit, përveçse në atë kuptim që i jepnin kësaj fjale francezët. Pra, si shtetësi e personit. Në këtë kuptim, gjuha nuk kishte të bënte fare me "kombësinë", sado që në praktikë- kjo nuk donte të thoshte gjë tjetër veçse që francezët, apo kushdo tjetër që e pranonte këtë përcaktim, si p.sh. magjarët, pranonin zyrtarisht brenda kufijve të tyre vetëm një gjuhë. Francezët thjesht i shpërfillnin gjuhët e tjera, ndërsa magjarët, që vështirë se mund t'ia lejonin vetes këtë, përderisa më pak se giysma e banorëve të mbretërisë së tyre flisnin po atë gjuhë, ishin të detyruar t'i përcaktonin ata juridikisht si "magjarë që nuk flasin gjuhë magjare" , sikurse dhe grekët më vonë do t'i përcaktonin banorët e pjesëve që kishin aneksuar nga Maqedonia si "grekë sllavofonë". Me pak fjalë, nën maskën e një përcaktimi jogjuhësor të kombit fshihej monopoli gjuhësor.

Siç dukej sheshit, natyra e kombësisë ishte tepër komplekse për tu mbërthyer vetëm në gjuhën. Staticenët e Perandorisë Habsburgase, të cilët kishin më shumë përvojë se kushdo tjetër në këtë fushë, vendosën që: (a) kombësia nuk ishte atribut i individëve, por i bashkësive dhe që përcaktimi i saj kërkonte domosdoshmërisht studimin "e situatës", të kufijve ndarës dhe të kushteve klimatike, si dhe studime antropologjike e etnologjike mbi karakteristikat flzike  dhe mendore, të jashtme dhe të brendshme të popujve, mbi doket e zakonet e tyre etj" . Dr. Glater, ish-drejtor i Institutit Statistikor të Vjenës, shkoi edhe më larg, duke vendosur në frymën tipike të shekullit XIX, se nuk ishte gjuha, porse raca, ajo që përcaktonte kombësinë.

Ndërkaq, kombësia përbënte një problem politik shumë të rëndësishëm, të tillë që regjistruesit e popullsisë nuk mund ta shpërbënin. Ishte e qartë që ajo kishte njëfarë lidhjeje me gjuhën e folur, qoftë dhe vetëm pse qysh nga vitet '40 të shekullit të kaluar gjuha kishte filluar të luante një rol të rëndësishëm në konfliktet territoriale ndërkombëtare – dhe veçanërisht në çështjen e Shlezvig-Holshtajnit, për të cilin haheshin danezët me gjermanët , ndonëse para shekullit XIX argumentet gjuhësore nuk ishin përdorur për të mbështetur pretendimet territoriale të shteteve. Mirëpo, qysh më 1842, Revues des Deux Mondes vërente se "kufijtë e vërtetë natyrorë nuk janë përcaktuar nga malet e lumenjtë, por shumë më tepër nga gjuha, nga zakonet, nga kujtesa, nga gjithçka që e dallon kombin prej një kombi tjetër", argument i përdorur haptazi për të shpjeguar pse Franca nuk duhej të aspironte që patjetër të shtrinte kufijtë e saj deri në brigjet e Rinit; ashtu sikurse  argumeiiti sipas të cllit "e folmja e Nisës ka vetëm një ngjashmëri të largët me italishten" I shërbeu Kavurit për t'u përligjur pse ia lëshoi atë pjesë të mbretërisë se Savojës Napoleonit III . Është fakt që gjuha qe bërë tashmë një faktor i diplomacisë ndërkombëtare, siç kishte qenë tashmë një faktor i politikës së brendshme të disa shteteve. Për më tepër. ajo përbënte të vetmin aspekt të kombësisë që së paku mund të llogaritej numerikisht dhe të katalogohej në mënyrë objektive.

Duke e pranuar gjuhën si tregues të kombësisë, Kongresi jo vetëm që adoptoi një pikëpamje me karakter administrativ, por gjithashtu pasoi argumentet e një specialisti gjerman të statistikës, i cili, nga viti 1866 deri më 1869, nëpërmjet botimesh me ndikim të konsiderueshëm kishte shpjeguar se gjuha është i vetmi tregues i përshtatshëm i kombësisë. E këtillë kishte qenë prej kohësh pikëpamja e intelektualëve dhe e nacionalistëve gjermanë, duke qenë se mungonte një shtet-komb i vetëm gjerman dhe, ndërkaqhapësira e shpërndarjes nëpër Evropë të komuniteteve që flisnin dialekte të gjermanishtes, pjesëtarët e shkolluar të të cilëve lexonin me gjermanishten e njësuar letrare, ishte përnjëmend shumë e gjerë. Kjo nuk nënkuptonte patjetër kërkesën për një shtet-komb gjerman që do t'i përfshinte gjithë giermanët - një kërkesë e tillë ishte dhe mbetet krejt jorealiste  - kurse, sipas versionit të pastër filologjik të Bëkut, nuk Ishte aspak e qartë se deri në çfarë shkalle do të kishte një ndërgjegje dhe një kulturë të përbashkët në atë lloj shteti; sepse, siç e kemi parë, nisur nga kritere gjuhësore, ai logjikisht përfshinte në gjermanë edhe folësit e  jidishtes, dialektin gjerman mesjetar të modifikuar, të cilin hebrenjtë e Evropës Lindore e kishin bërë gjuhë universale të vetën. Megjithatë, sikurse po ashtu e kemi parë, pretendimet territoriale të mbështetura në baza gjuhësore tani ishin bërë më të mundshme - pikërisht duke u mbështetur në të tilla baza, fushata gjermane e 1840-ës e kishte hedhur poshtë kërkesën franceze për t'i shtrirë kufijtë deri në Rin - dhe, cilado që të ishte pesha e saktë që I jepej gjuhës, argumentet gjuhësore tashmë nuk mund të shpërfllleshin politikisht.

Por çfarë duhej të merrej parasysh më saktësisht? Në këtë pikë, nëpër regjistrime, përqasja e dukshme analogjike e gjuhës me vendlindjen, moshën apo gjendjen civile, nuk qëndronte më Fiheri, nëpunës i statistikave austriake, si specialist, nuk pranonte të bëheshin pyetje mbi gjuhën e përdorur në jetën publike, pasi kjo gjuhë mund t'u imponohej individëve nga shteti ose nga ndonjë parti, ndërsa nga ana tjetër këto lloj pyetjesh konsideroheshin krejtësisht të pranueshme prej kolegëve të tij francezë dhe hungarezë. Për të njëjtën arsye, ai hidhte poshtë pyetjet mbi gjuhën e kishës dhe ate të shkollës.
Ndërkaq, specialistët e statlstikave të Perandorisë së Habsburgëve, në frymën e liberalizmit të shekullit XIX, përpiqeshin të linin hapësirë për lëvizje dhe ndryshime gjuhësore dhe sidomos për asimilimin gjuhësor, duke mos u bërë pyeije shtetasve për Muiterschprasche të tyren, apo (në kuptimin fjalëpërfjalshëm), për gjuhën e nënës, porse për "gjuhën e familjes", d.m.th. për gjuhën që flitej zakonisht në shtëpi, e cila mund të Ishte tjetër gjë.

Askush nuk ishte i kënaqur me vënien e shenjës së barazimit ndërmjet gjuhës dhe kombësisë: as nacionalistët, sepse kjo u hiqte individëve mundësinë e zgjedhjes së një kombësie të ndryshme nga ajo e gjuhës që flisnin në shtëpi, as qeveritë - ajo e Habsburgëve sigurisht që jo - sepse ato dinin ta dallonin një patate të zier që të digjte gojën, pa pasur nevojë ta hanin atë. Gjithsesi, ato e nënvleftësonin aftësinë saj vetëngrohëse. Habsburgët e shtynë çështjen e gjuhës për momentin kur mllefet kombëtare, aq dukshëm të mbinxehura në vitet 1860, sipas mendimit të tyre do të ftoheshin sërish. Ata do të fillonin ta shqyrtonin çështjen gjubësore më 1880.

Ajo që askush nuk e parashikonte ashtu siç duhej, ishte se vetë kjo pyetje do të nxiste një nacionalizëm gjuhësor. Çdo regiistrim i popullsisë do të bëhej një  fushë beteje, ndërsa përpjekjet përherë e më të studiuara të autoriteteve për të kënaqur të gjitha palet do të dështonin. Rezultati i vetëm I këtyre përpjekjeve ishin disa monumente pune shkencore të çliruar nga interesi, siç ishin regjistrimet austriake dhe belge më 1910, të.cilat do t'i kënaqnin historianët. Në të vërtetë, me pyetjen mbi gjuhën, regjistrimet e popullsisë për herë të parë i shtrëngonin individët që të zgjidhnin jo vetëm thjesht kombësinë, por kombësinë gjuhësore . Nevojat teknike të administratës shtetërore moderne edhe një herë ndihmuan në shfaqjen e nacionalizmit, transformimln e të cilit do ta ndjekim këtu në vazhdim.