1. Kryefaqe
  2. Të majta
  3. Protagonizmi popullor

Protagonizmi popullor

image description
Pse dhe si është e mundur që një koncept aq i largët nga përvoja reale e shumicës së qenieve njerëzore, slkurse "patriotizmi kombëtar", të shëndërtrohet kaq shpejt në një forcë të madhe politike? Kurrsesi nuk mjafton ti referohemi përvojës universale të njerëzve që, ngaqë u përkasin grupeve të ndryshme, e njohin veten dhe njihen mes veti si pjesëtarë të atyre apo komuniteteve dhe prandaj i njohin të tjerët si të huaj.

Probleml që na shtrohet buron nga fakti që kombi modern, si shtet apo si tërësi njerëzish që aspirojnë të formojnë një shtet, ndryshon në madhësi, në shtrirje dhe në karakter prej atvre komuniteteve me të cilat qeniet njerëzore e kanë identifikuar veten pothuajse gjatë gjithë historisë dhe gjithashtu ndryshon për nga kërkesat ndaj individëve. Siç e ka thënë fort mirë Benedikt Andersoni, ai është një  "komunitet i përfytyruar" dhe pa dyshim që mund të lindë si I tillë nga nevoja për të mbushur zbrazëtirën emocionale që mbetet nga zhdukja, shpërbërja apo edhe pamundësia e ekzistencës së komuniteteve njerëzore reale dhe të lidhjeve njerëzore reale; mirëpo, para nesh vazhdon të qëndrojë përsëri pyetja përse njerëzit, në mungesë të komuniteteve të njëmendta, dëshirojnë pikërisht të përfytyrojnë këtë lloj zëvendësimi. 

Mundet që kjo të ketë ndodhur ngaqë në rajone të ndryshme të botës shtetet dhe lëvizjet kombëtare kanë mundur të mobilizojnë disa variante të caktuara ndjenjash të përkatësisë kolektive që ekzistonin qysh më parë dhe që, si të thuash, potencialisht mund të funksiononin në shkallë makropolitike, duke u përputhur kësisoj me shtetet dhe kombet moderne. Këto vjega unë do t'i quaj "proto-nacionale".
Këto vjega janë dyfarësh. Së pari, ato janë forma mbilokale të identifikimit popullor, që i kapërcejnë kufijtë hapësinorë të vendeve në të cilët njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të jetës së vet. Shën Mëria e Virgjër i lidh besimtarët nga Napoli me një botë më të gjerë, ndonëse pothuaj për të gjitha gjërat që I prekin kolektivisht napolitanët më drejtpërsëdrejti ka të bëjë Shën Jenari, gjaku i të cilit duhet të njësohet çdo vit, gjë që ndodh në saje të një mrekullie hyjnore, për të shmangur fatkeqësinë që mund të pllakose qytetin. Së dyti? kemi vjegat dhe leksikun politik për disa grupe të veçanta që lidhen më drejtpërsëdrejti me shtetin dhe me institucionet dhe që mund të përgjithësohen, të zgjerohen e të  popullarizohen. Këto vjega kanë diçka më shumë të përbashkët me "kombin" modern. Megjithatë, për asnjërën nga këto lloj vjegash nuk mund të përligjet identifikimi me nacionalizmin modern, që duket si zhvillim i tyre i natyrshëm, por që nuk është, sepse ato nuk kanë qenë dhe nuk janë në raport të domosdoshëm me njësinë e organizimit politik territorial, që është kriteri themelor i "kombit" siç e kuptojmë në ditët e sotme.

Le të marrim vetëm dy shembuj më se të qartë. Deri më 1945 (por mbeturinat e kësaj mund t'I shohim edhe sot e kësaj dite), folësit e dialekteve gjermane, elitat e të cilëve përdornin si gjuhë culture gjermanishten e lartë sipas normës drejtshkrimore, kanë qenë ngulitur jo vetëm në rajonin e tyre kryesor të vendbanimit, në Evropën Qendrore, por, me cilësinë e klasave politike, apo si qytetarë, apo, aty-këtu, në grupe të shpërndara vendbanlmesh rurale, anembanë Evropës Lindore dhe Juglindore, pa përmendur kolonitë e vogla që formonin një diasporë me bazë përgjithësisht fetare në të dyja Amerikat.
Ata kanë qenë shpërndarë nëpërmjet valësh të njëpasnjëshme pushtimesh midis shekujve XI dhe XVIII dhe duke u shtrirë në lindje deri larg te rrjedha e poshtme e Vollgës (po lemë mënjanë migrimin e shekullit XIX, që është një dukuri e një natyre tjetër). Të gjithë ata në njëfarë mënyre e shikonin veten si "gjermanë" dhe si të ndryshëm prej grupeve të tjera mes të cilave jetonin. Mirëpo, ndërsa ka pasur shpeshherë fërkime ndërmjet këtyre gjermanëve dhe grupeve të tjera etnike, veçanërisht aty ku gjermanët  kishin monopolizuar disa nga funksionet më të larta në shoqëri, si p.sh. atë të pronarëve të mëdhenj të tokave në vendet baltike. nuk di asnjë rast që, para shekullit XIX, të ketë lindur ndonjë problem politik I rëndësishëm ngaqe gjermanët sundoheshin nga autoritete që nuk ishin gjermane. Po kështu, ngaqë hebrenjtë, duke qenë përhapur në mbarë botën për mijëravjeçarë të tërë. gjithmonë e kanë identifikuar veten si pjesëtarë të një populli të veçantë, krejt të dallueshëm nga kategoritë e ndryshme të njerëzve me besime të tjera mes të cilëve jetonin, kurrënjëherë së paku që nga kthimi I tyre pas robërisë babilonase kjo nuk ka nënkuptuar ndonjë dëshirë serioze për krijimin e një shteti politik të hebrenjve, pa folur për shtet territorial, deri sa u shpik në fund të shekullit XIX nacionalizmi hebraik për analogji me të gjithë nacionalizmat e rinj të"Perëndimit. Do të ishte krejtësisht e papërligjshme t'i identifikonim ndjenjat e hebrenjve për tokën e lashtë të Izraelit, vlera e të cilave buron nga pelegrinazhet e bëra atje, apo nga shpresa për tu kthyer kur të vijë Mesia - i cili, sipas hebrenjve, sigurisht që nuk ka ardhur - do të ishte e papërligjshme, pra, t'i identifikonim lidhjet shpirtërore të tyre me aspiratën për t'I bashkuar të gjithë hebrenjtë në një shtet territorial modem që duhet të ndodhet në Tokën e Shenjtë e të lashtë. Me po aq të drejtë mund të thuhej se myslimanët e mirë, që kanë si ambicien më të lartë haxhillëkun në Mekë. në të vërtetë synojnë që me anë të haxhillëkut ta shpallin veten qytetarë të asaj që në kohën e sotme quhet Arabi Saudite.  

Në çfarë, pikërisht, konsiston proto-nacionalizmi popullor? Kjo pyetje është tejet e vështirë, përderisa përgjigjja presupozon një studim të ndjenjave të njerëzve të pashkolluar, të cilët deri para shekullit XX përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë botërore. Ne kemi njohuri mbi mendimet e asaj pjese të shkolluar që të paktën pjesërisht - dinte edhe të lexonte, edhe të shkruante, por do të ishte krejt e papërligjshme t'I shtrinim këto njohuri tonat nga elita te masat, nga të shkolluarit te të pashkolluarit, sado që këto dy botë nuk janë plotësisht të ndashme nga njëra-tjetra dhe ndonëse fjala e shkruar ka pasur ndikim edhe te njerëzit që as nuk dinin të lexonin.

Mendimet e Kerderit mbi Volk-un nuk mund të përdoren si të dhëna për mendimet e fshatarëve të Vestfalisë. Shembulli i mëposhtëm do të mund të na jepte një ide mbi përmasat e hendekut që ndan të shkolluarit nga të pashkolluarit. Gjermanët e vendeve baltike, të cilët Ishin çifligarë, banorë të qyteteve dhe të shkolluar, ndjenin natyrshëm se "revanshi kombëtar vazhdonte t'u rrinte varur mbi krye si shpata e Damokleut", përderisa, siç e ka vënë në dukje Kristian Kelh, më 1695, në veprën e tij mbi historinë e Livonisë, fshatarët estonë dhe letonë kishin arsye të shumta për t'i urryer ata ("Selbiga zu hassen wohI Ursache gehabt). Ndërkaq, nuk ka të dhëna që fshatarët estonë të kenë menduar në të tilla terma  kombëtarë. Para së gjithash, duket se ata nuk e shikonin veten si grup etno-gjuhësor. Fjala "eston" fillon e përdoret vetëm pas 1860-ës. (Më përpara, fshatarët quheshin thjesht "maarahvas" d.m.th. "katundarë". Së dyti, kuptimi mbizotërues i fjalës saks (sakson) ka qenë "feudal" apo azot" dhe vetëm kuptimi dytësor ka qenë "gjerman". Një historian I shquar eston e ka shpjeguar mjaft mirë se aty ku të shkolluarit (gjermanë) i lexonin rastet e përmendjes së tyre nëpër dokumente si "gjermanë", fshatarët më me gjasë e merrnin këtë thjesht në kuptimin "feudal" apo "zot".

"Qysh nga fundi i shekullit XVIII, priftërinjtë dhe nëpunësit lokalë mund të lexonin nëpër vepra iluministe mbi pushtimin e Estonisë (fshatarët nuk lexonin këso librash) dhe ishin të prirë t'I interpretonin fjalët e fshatarëve në përshtatje me mënyrën e vet të të menduarit".

Pra, le të flllojmë me një nga përpjekjet e pakta për të përcaktuar mendimet e atyre që rrallëherë mendonin sistematikisht mbi çështjet publike dhe që asnjëherë nuk shkruanin - me librin Tsar and people të të ndjerit Mihail Çerniavski . Ndër të tjera, ai trajton konceptin e "Rusisë së Shenjtë" apo të "tokës  së shenjtë ruse"? për çka ai bën paralelizma fare të pakta, më i afërti i të cilëve është "Irlanda e Shenjtë".

Ndoshta ai mund të shtonte edhe "das heil'ge Land Tirol" (toka e shenjtë e Tirolit), për të bërë një krahasim që do të nxirrte në pah ngjashmëri dhe kontraste interesante. Sipas Çerniavskit, një tokë nuk mund të bëhet e "shenjtë" para se të pretendojë për një roi unik në shpëtimin e përbotshëm fetar, d.m.th, në rastin e Rusisë, jo para mesit të shekullit XV, kur pas perpjekjeve të bashkimit të Kishave dhe rënies së Kostandinopojës, që shënonte fundin e Perandorisë Romake, Rusia mbeti e vetmja tokë ortodokse në tërë botën dhe Moska u bë "Roma e Tretë", d.m.th. I vetmi burim i shpëtimit të njerëzimit. Së paku, opinioni i carit ishte i tillë. Por këto dy lloj fenomenesh nuk kanë qenë me të vërtetë të afërta, sepse shprehja e mësipërme nuk do të përdorej gjerësisht para kohëve të turbullta të fillimit të shekullit XVII, kur cari dhe shteti praktikisht u zhdukën. Përnjëmend, edhe po të mos qenë zhdukur, nuk do të kishin ndikuar në përdorimin e përditshëm të kësaj formule, përderisa asnjëherë nuk del që cari, burokracia e tij, Kisha apo ideologët e pushtetit moskovit ta kenë përdorur, para apo pas atyre kohëve të turbullta.

Me pak fjalë, "Rusia e Shenjtë" ka qenë një term popullor, që me gjasë shprehte idetë e popullit. Përdorimin e tij e basim në epikat e mes shekullit XVII mbi kozakët e Donit, si "Poema e rrethimit të Azovit" (rrëfim mbi rrethimin e këtij qytetl nga turqit). Kozakët e rrethuar këndojnë: "Kurrë më nuk do ta shohim Rusinë e Shenjtë. Vdekja jonë prej mëkatarësh po na zë në shkretëtirë. Ne po vdesim për ikonat tuaja mrekullibërëse, për besimin e krishterë, në emër të carit dhe të krejt shtetit të Moskovit".

Toka e shenjtë ruse përcaktohet kësisoj nëpërmjet ikonave të shenjta, besimit, carit dhe shtetit. Kjo është një bashkëlidhje e fuqishme, dhe jo vetëm sepse ikonat, d.m.th. simbolet pamore, sikurse edhe flamujt, janë ende mjetet më të përdorura për të dhënë përfytyrimin shqisor të asaj çka nuk mund të kapet nga shqisat. "Rusia e Shenjtë" është pa dvshim një forcë popullore, jozyrtare, jo e krijuar nga lart. Le të shqyrtojmë, ashtu si Çerniavski, me po atë mprehtësi dhe kujdes që i mësoi tiga mjeshtri i tij Ernest Kantorovic, fjalën "Rusi". Perandoria e carëve, njësia politike, ka qenë Rusia, një neologjizëm i shekujve XVI-XVII, i zyrtarizuar nga Pjetri I Madh. Toka e shenjtë e Rusisë ka qenë dhe është gjithmonë e lashta Rus. Të qenët rus edhe sot e kësaj dite do të thotë Russkij. Asnjë fjalë e prejardhur nga zyrtaija Rossija në shekullin XVIII ishin të shumta ato qe u provuan nuk arriti të bëhej e pranueshme për të emërtuar popullin apo kombin rus, apo pjesëtarët e tij. Të jesh Russkij, siç na e kujton Çerniavski, është njëlloj si të emërtohesh. nga termat e binomit të çuditshëm  krestiani-hristianin, fshatar dhe i krishterë, pra "besimtar i vërtetë", ortodoks. Ky kuptim në thelb popullor dhe populist i përkatësise në Rusinë e Shenjtë naund dhe nuk mund t'i përgjigjet kombit modern.

Në Rusi identiflkimi i tij me kreun e njëkohshëm të Kishës dhe të shtetit sigurisht që e ka lehtësuar një identifikim të atillë. Në tokën e shenjtë të Tirolit kjo sigurisht nuk ndodhi, duke qenë se kombinimi post- -tridentin tokë-ikona-besim-perandor-shtet i jepte epërsi kishës katolike romane dhe Kajzerit Habsburg (si I tille apo sl kont i Tirolit) ndaj konceptit të ri të një "kombi" gjerman apo austriak me çfarëdo tjetër.

Duhet të kujtojmë se fshatarët tirolezë, kur u ngritën më 1809, nuk e kishin dhe aq me francezët se sa me fqinjët bavarezë. Sidoqoftë, pavarësisht nëse "populli i tokës së shenjtë" mund të identifikohej ose jo me kombin që do të shfaqej në të ardhmen, vetë koncepti është gjithsesi më i hershëm.

E megjithatë, vërejmë se në kriteret e Rusisë së Shenjtë, të Tirolit të Shenjtë, apo ndoshta edhe të Irlandës së Shenjtë, mungojnë dy elemente që në kohën e sotme i lidhim ngushtë me përcaktimin e kombit, në mos po i konsiderojmë themelorë: gjuha dhe etniciteti. 

Si qëndron çështja me gjuhën? A nuk përbën ajo thelbin e dallimit ndërmjet një populli dhe një tjetri, ndërmjet "nesh" dhe "atyre", ndërmjet qenieve të vërteta njerëzore dhe barbarëve që nuk mund të flasin një gjuhë të vërtetë, por që vetëm të nxjerrin tinguj të pakuptueshëm? A nuk mëson çdo lexues I Biblës mbi kullën e Babelit dhe se si ta dallojë mikun nga armiku nëpërmjet shqiptimit të fjalës "shibboleth"? A nuk e dallonin veten grekët kësisoj, në mënyrë proto-nacionale; nga pjesa tjetër e njerëzimlt që ishin "barbarët"? A nuk përbën mosnjohja e gjuhës së një grupi tjetër barrierën më të dukshme të komunikimit dhe, rrjedhimisht kufirin ndarës më të qartë ndërmjet grupeve? Dhe a nuk është e vërtetë që krijimi apo përdorimi i një zhargoni të posaçëm ende shërben si shenjë e pjesëtarëve të një subkulture që dëshirojnë të dallohen nga subkultura të tjera apo nga komuniteti në tërësi?

Vështirë të mohohet që njerëzit që jetojnë pranë e pranë e që nuk kuptohen me anë të gjuhës e identifikojnë veten si folës të një gjuhe, ndërsa anëtarët e komuniteteve të tjera i identifikojnë si folës gjuhësh të tjera, ose të paktën si njerëz që nuk flasin po atë gjuhë (barbaroi, ose nemci sipas terminologjisë sllave).

Megjithatë, çështja nuk qëndron këtu. Çështja është nëse me këto lloj barrierash gjuhësore ndahen grupe që mund të konsiderohen si kombësi apo kombe potenciale dhe jo thjesht si grupe që kanë vështirësi për të kuptuar fjalët e njëri-tjetrit. Kjo çështje na shpie në shqyrtimin e natyrës së gjuhtëve lokale dhe të përdorimit të tyre si kriter i përkatësisë në një grup të dhënë. Duke u ndalur në këto dy aspekte të problemit, përsëri duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i ngatërrojmë ndjenjat e popullsisë së pashkolluar me debatet e të shkolluarve, të cilat përbëjnë pothuajse të vetmet burime që kemi, dhe gjithashtu të mos i interpretojmë të dhënat e së kaluarës në mënyrë anakronike sipas përdorimeve gjuhësore të shekullit XX. 

Gjuhët autoktone të pashkruara janë gjithmonë komplekse variantesh dialektore lokale që komunikojnë ndërsjelltazi në shkallë të ndryshme vështirësie, sipas afërsisë gjeografike apo mundësisë së kontakteve. Disa prej tyre, veçanërisht në zona malore që mundësojnë izolimin, bëhen të pakomunikueshme gati njëlloj sikur t'u përkisnin familjeve të ndryshme gjuhësore. Në vendet përkatëse janë të shumta shakatë mbi vështiresinë e uellsianëve të veriut për të kuptuar gjuhën e atyre të Uellsit jugor, ose të shqiptarëve gegë për të kuptuar dialektin toskërisht. Fakti që gjuha katalanase është më e afërt me frëngjishten se gjuha baske, mund të jetë i rëndësishëm për filologët, porse për një detar nga Normandia që ndalet në Bajonë ose në Port-Bu gjuha lokale në të dëgjuar të parë mund të tingëllojë po aq e padepërtueshme. Edhe sot e kësaj dite, një gjermanishtfolës me shkollë, nga qyteti Kil, fjala vjen, mund të ketë vështirësi të mëdha pë»të kuptuar një zviceran, qoftë edhe me shkollë, I cili flet dialektin lokal të gjermanishtes që përdoret për komunikimin e përditshëm gojor.

Kësisoj, në epokën kur ende nuk kishte arsimim të përgjithshëm fillor, gjuha "kombëtare" e folur nuk mund të ekzistonte përveçse në formën letrare apo administrative, të krijuar apo të përshtatur duke u nisur nga përdorimi gojor, qoftë si lingua franca me të cilën mund të komunikonin folësit e dialekteve, apo (dhe ndoshta kjo është më me interes në këtë kontekst) si mjet për t'iu drejtuar auditorit popullor përtej kufijve të dialekteve, p.sh. për priftërinjtë apo këngëtarët shëtitës që përshkonin hapësira të gjera kulturore. Gjerësitë e këtyre hapësirave të kuptueshmërisë së ndërsjellë potenciale mund të varionin në mënyrë të konsiderueshme. Hapësira do të ishte sigurisht më e gjerë për elita, që kishin fashë veprimi dhe horizonte jo aq të lokalizuara sa, fjala vjen, fshatarët. Një "gjuhë kombetare" e përdorur mirëfilli, e zhvilluar vetëm e vetëm mbl baza gojore, e ndryshme nga pidxhini apo nga lingua franca (e cila, natyrisht, edhe mund të shndërrohet në gjuhë të mirëfilltë me përdorim të gjithanshëm), vështirë të mund të konceptohet lidhur me një hapësirë gjeografike me shtriije të konsiderueshme. Me fjalë të tjera, "gjuha amtare" në kuptimin e vërtetë, d.m.th. e folmja që fëmijët mësonin nga nëna të pashkolluara dhe që e përdornin gjatë komunikimit të përditshëm, sigurisht që nuk ka të bëjë me "gjuhën kombëtare".

Sikurse e kam sugjeruar tashmë, kjo nuk e përjashton identifikimin kulturor popullor me një gjuhë, apo me një kompleks dialektesh që kanë afersi të dukshme, që janë specifike për një tërësi komunitetesh dhe që i dallon ata prej fqinjëve, si në rastin e atyre që përdorin të folmen magjare. Brenda kufijve të përcaktuar kësisoj, nacionalizmi i një periudhe të mëvonshme mund të ketë rrënjë popullore me karakter të mirëfilltë gjuhësor dhe proto-nacional i tillë është me sa duket edhe rasti I shqiptarëve, të cilët kanë jetuar qysh nga lashtësia klasike nën ndikime kulturore rivale dhe që ndahen ne tri fe rivale, në fenë Islamike në atë ortodokse dhe në atë katolike (ose madje në katër fe, po të shënojmë edhe kultin lokal mysliman të bektashinjve). Ishte e natyrshm e që themeluesit e nacionalizmit shqiptar ta kërkonin identitetin kulturor shqiptar te gjuha, përderisa feja dhe përnjëmend pothuajse gjithçka tjetër në Shqipëri ishte faktor ndarës më shumë se unifikues.

Megjithatë, edhe në raste të tilla kaq të qarta nuk duhet të mbështetemi me besim të tepruar te të shkollarit. Në çfarë kuptimi dhe deri në çfarë mase shqiptarët e fundshekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX e konsideronin veten si të tillë dhe e shikonin njëri-tjetrin si të afërt? Kjo nuk është aspak e qartë. Udhërrëfyesi I Edith Durhamit, një djalosh nga malësitë e veriut, kur dëgjoi se shqiptarët e jugut janë ortodoksë, tha: "Ata nuk janë të krishterë, por toskë", gjë që nuk tregon për një ndjenjë të forte identiteti kolektiv. Po kështu, "nuk është mundur te dihet numri i saktë i shqiptarëve që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara, sepse ardhësit e hershëm më së shpeshti nuk e identifikonin veten si shqiptarë".

Veç asaj, edhe vetë themeluesit e kombit në atë vend klanesh e feudalësh, për të zgjuar solidaritetin, parashtronin argumente që Ishin më bindëse nga ai i gjuhës. Siç thoshte Naim Frashëri: "Të gjithë ne jemi një fis i vetëm, një familje e vetme: jemi të një gjaku e të një gjuhe". Gjuha, ndonëse nuk pa u përmendur, vjen e dyta.

Kësisoj, gjuhët kombëtare janë pothuajse gjithmonë konstrukte gjysmë artiflciale dhe ndonjëherë, si në rastin e hebraishtes modeme, janë praktikisht të stisura. Ato janë e kundërta e asaj që supozon mitologjia nacionaliste, e cila i përfytyron si themelitë parësore të kulturës kombëtare dhe si gurra e shpirtit të kombit. Zakonisht ato janë rezultat i përpjekjeve për të përftuar një variant të standardizuar duke u nisur nga një shumësi variantesh që fliten realisht dhe që, paskëtaj, degradojnë në dialekte, ndërsa problemi kryesor i këtij konstruktimi të gjuhës është përgjithësisht zgjedhja e dialektit që do të jetë baza e gjuhës normative dhe të homogjenizuar. Problemet e mëtejme për standardizimin dhe homogjenizimin e një gramatike dhe të një drejtshkrimi kombëtar, si dhe të pasurimit të leksikut me elementë të rinj, janë probleme të dorës së dytë. Në historitë pothuajse të të gjitha gjuhëve evropiane, kjo bazë rajonale e tyre është e spikatur: bullgarishtja letrare bazohet në variantin e bullgarishtes perëndimore, ukrainishtja letrare në dialektet e saj juglindore, hungarishtja letrare shfaqet në shekullin XVI si kombinim dialektesh te ndryshme, letonishtja letrare bazohet në variantin e mesëm të tri varianteve të saj dialektore, ltuanishtja letrare në një nga të dy variantet dialektore etj. Në rastet kur emrat e arkitektëve të gjuhës dihen, sikurse për ato gjuhë që e arritën statusin e normës letrare në shekujt XVIII-XX, kjo zgjedhje mund të jetë arbitrare (sado që e përligjur me anë argumentesh). 

Herë-herë kjo zgjedhje ka karakter politik ose rrjedhime të drejtpërdrejta politike. Kështu, kroatët flisnin tre dialekte (çakavica, kajkavica dhe shtokavica), prej të cilëve njëri është dialekti kryesor i serbëve. Dy prej tyre (kajkavian dhe shtokavian) u zhvilluan si gjuhë letrare. Ljudevit Gaj (1809-1872), apostulli i madh kroat i Ilirizmit, ndonëse si gjuhë amtare kishte variantin kajkavian, në të cilin edhe shkruante, më 1838 kaloi në variantin shtokavian, për të nënvizuar kësodore karakterin e njësuar themelor të sllavëve të jugut, çka bëri të mundur (a) që serbo-kroatishtja të zhvillohej si një gjuhë e vetme letrare (sido që e shkruar me shkronja latine nga kroatët katolikë dhe me shkronja cirilike nga serbët ortodoksë), (b) që nacionalizmit kroat t'i mungonte përligjja e nevojshme gjuhësore dhe (c) që serbët dhe pastaj kroatët të gjenin një pretekst për ekspansionln e tyre të mëvonshëm. Nga ana tjetër, herë-herë ndodh që zgjedhja bëhet gabim. Më 1790, Bernolaku mori një nga dialektet sllovake për ta shndërruar në sllovakishte letrare, por kjo nuk zuri vend, kurse disa dekada më vonë Ludovid Shturi zgjodhi një tjetër dialekt, që doli më i përshtatshëm. Në Norvegji, nacionalisti Vergeland (1808-1845) shtronte kërkesën për një norvegjishte më norvegjeze, të dallueshme prej gjuhës së shkruar, që kishte ndikime të forta nga danishtja, dhe shpejt e shpejt u përpunua nga gjuhë e atillë (Jandsmal e cila sot njihet si nynorsk). Me gjithë mbështetjen zyrtare që pati, pasi Korvegjla u bë e pavarur, nynorsk hodhi rrënjë vetem duke mbetur si gjuhë e një paklce të atij vendi, që, tashmë nga 1794-a, është de facto dygjuhësh në të shkruar, duke qenë se nynorsk përdoret nga jo më shumë se 20% e norvegjezëve, më së shumti nga ata qe jetojnë në rajonet perëndimore dhe qendrore të Norvegjisë. Natyrisht, për një pjesë të mirë të gjuhëve të vjetra letrare është historia ajo që ka bërë zgjedhjen e nevojshme, si në rastet e Francës e të Anglisë, ku dialektet e zonave të nënshtruara ndaj administratës mbretërore shërbyen si bazë të variantit letrar, ose si në rastin e' Greqisë, ku ndërthurja e përdorimit në tregtinë detare, e prestigjit kulturor dhe e mbështetjes maqedonase e ndihmoi dialektin e Atikës të shndërrohej në bazë të koine-së helenistike apo të variantit të përbashkët grek.

Po e lëmë mënjanë, hë për hë, problemin më pak të rëndësishëm, po gjithsesi të ngutshëm të modernizimit te varianteve të lashta letrare "kombëtare" - modernizim në funksion të përshtatjes me një realitet që nuk ka qenë parashikuar nga Akademia Franceze dhe nga Doktor Xhonsoni. Ky problem është universal, ndonëse në mjaft raste veçanërisht për holandezët, gjermanët, çekët, islandezët dhe shumë të tjerë ndërlikohet nga ajo çka mund të quhet nacionalizëm filologjik, d.m.th. ngulmimi në pastërtinë gjuhësore të leksikut kombëtar, gjë që i ka detyruar shkencëtarët gjermanë që termin "oksigjen" ta përkthejnë "Sauerstoff" dhe qe frymëzon sot në Francë një betejë të vonuar e të dëshpëruar kundër efekteve shkatërrimtare të franglais. Sidoqoftë, problemi është patjetër më I mprehtë për gjuhët që nuk kanë qenë të lidhura me tradita të mëdha kulturore, por që synojnë të jenë mjete të përshtatshme, fjala vjen, për arsimin e lartë apo komunikimin tekniko-ekonomik modern.

Rëndësinë e të tilla problemeve nuk duhet ta nënvleftësojmë. Kështu, megjithëse banuesit vendas të Uellsit pretendojnë, ndoshta me një farë të drejte, të flasin gjuhën letrare më të vjetër që vazhdon të jetë gjallë, e cila ka lindur aty nga shekulli VI, më 1847 është vërejtur se:

"Do të ishte e pamundur që shumë nga termat e zakonshëm të politikës dhe të shkencës të shpreheshin në gjuhën kritike në mënyrë të tillë që t'i përcillej tërësisht kuptimi një lexuesi të kësaj gjuhe, madje edhe një lexuesi inteligjent, që nuk njeh gjuhën angleze". 

Pra, është e qartë që, duke përjashtuar sundimtarët e njerëzit e shkolluar, gjuha vështirë se mund të ishte kriter i përkatësisë së një kombi, madje edhe për këto kategori ka qenë e domosdosbme të parapëlqenin një gjuhë të folur kombëtare (në një formë letrare të standardizuar) ndaj gjuhëve më me prestigj - fetare, klasike, apo të dyja së bashku - të cilat për elitat e ngushta kanë shërbyer si mjete shumë praktike në komunikimin administrativ dhe intelektuai, në debatin publik. apo madje edhe në krijimin letrar – po të kemi parasysh persishten klasike të perandorisë së Mogolit të Madh, apo gjuhën klasike kineze në Japoninë e epokës Heinan. Kjo zgjedhje, sikurse përgjithësisht pohohet, herët a vonë do të kryhej në çdo vend, duke përjashtuar ndoshta Kinën, ku lingua franca e njerëzve me formim klasik u bë i vetmi mjet komunikimi midis dialektesh dyanshmërish të pakuptueshme të asaj perandorie të gjerë. Tani ajo është duke u bërë një farë gjuhe e folur. 

Pse u dashka të jetë gjuha, pra, një kriter i tillë I përkatësisë grupore? Ajo mund të shërbejë për të dalluar një komunitet nga një tjetër vetëm kur përkon me arsyet e tjera. Martesa vetë, si institucion, nuk parakupton bashkësinë e gjuhës, përndryshe ekzogamia e institucionalizuar as që do të mund të ekzistonte. Nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar pikëpamjen e një historiani të madh të ideve, i cili, duke trajtuar çështjen e shumësisë së gjuhëve dhe të popujve, thotë se "vetëm në saje të një përgjithësimi të vonë qeniet njerëzore që flasin të njëjtën gjuhë konsiderohen miq, ndërsa ata që flasin një gjuhë tjetër konsiderohen si armiq". Aty ku nuk të kap veshi gjuhë tjetër, gjuha që përdor nuk përbën kriter përkatësie grupore, por është diçka që e kanë të gjithë, siç kanë këmbë, fjala vjen. Aty ku bashkekzistojnë një sërë gjuhësh të ndryshme, shumëgjuhësha mund të jetë diçka aq normale saqë identifikimi I individit vetëm e vetëm nëpërmjet njërës prej tyre do të ishte krejt arbitrar (aq sa regjistrimet e popullatës që kërkojnë një zgjedhje të tillë ekskluzive nuk mund të jenë burime të besueshme Informacioni gjuhësor.

Në të tilla zona, statistikat gjuhësore mund të kenë luhatje të mëdha nga një regjistrim në tjetrin, duke qenë se identifikimi i individit me nje gjuhë apo një tjetër nuk varet nga shkalla në të cilën ai e njeh këtë gjuhë, por nga një faktor tjetër i ndryshueshëm, siç ndodhte në disa rajone të Sllovenisë e të Moravisë gjatë sundimit të Habsburgëve; ose mund të ndodhë që njerëzit të flasin njëkohësisht edhe gjuhën e vet, edhe një linguafranca jozyrtare, sikurse në disa pjesë të Istrias. Veç asaj, këto gjuhë nuk janë të ndërkëmbyeshme. Banorët e ishullit Mauricius nuk zgjedhin arbitrarisht ndërmjet gjuhës kreole dhe gjuhëve amtare, sepse qoftë ndonjëra nga këto të fundit, qoftë ajo e para, përdoren për funksione të caktuara dhe të veçanta, ashtu si në rastin e zviceranëve gjermanikë, të cilët shkruajnë gjermanishten e lartë dhe flasin në Schivyzerdutsch, apo, si në romanin aq prekës të Jozef Rotit, Radetzkymarsck, ku babai slloven i drejtohet të birit që ësbtë bërë oficer jo në gjuhën amtare, siç e priste djaloshi, porse në "gjermanishten pothuaj gjithnjë  të ashpër të ushtarakëve sllavë", për të respektuar statusin e një oficeri të Habsburgëve. Në fakt, identifikimi mistik i kombësisë me njëfarë ideje platoniane të gjuhës, e cila ekziston përtej dhe përmbi të gjitha variantet dhe motërzimet e saj të papersosura, është shumë më tepër karakteristik për konstruksionin ideologjik të intelektualëve nacionalistë, profeti i të cilëve është Herderi, se sa; për njerëzit e rëndomte që e përdorin gjuhën efektivisht. Ai nuk është një konceptim që niset nga jeta, por një konceptim që niset nga letrat.

Këtu nuk bëhet fjalë për të mohuar që gjuhët. Apo madje edhe familjet gjuhësore, janë pjesë e realitetit popullor. Për më të shumtët e popujve që flisnin gjuhë gjermanike, pothuajse të gjithë të huajt në perëndim dhe në jug të tyre - kryesisht folësit e gjuhëve romane, por edhe keltët - janë Welsh {Welch.es), ndërsa pothuajse të gjithë popujt që flisnin gjuhët fine dhe më vonë folësit e gjuhëve sllave në lindje dhe juglindje të tyre janë Wends; anasjelltas, për shumicën e sllavëve të gjithë folësit e gjermanishtes janë riemci. Sidoqoftë, kurdoherë ka qenë e qartë për të gjithë, që gjuha dhe populli (pavarësisht nga mënyra e Identifikimit të secilit) nuk përputheshin mes veti. Në Sudan, furët sedentarë jetojnë në simbiozë me nomadët bagara, por një fushim furësh nomadë që përdorin të folmen kur shikohet si bagare., duke qenë se dallimi themelor ndërmjet dy popujve nuk është ai i gjuhës, por ai i funksionit. Fakti që këta nomadë përdorin të folmen kur "thjesht i lehtëson paksa transaksionet përblerjen e qumështit, caktimin e vendfushimeve apo sigurimin e plehut, gjë që zakonisht me fisin bagara do të haste vështirësi".

Në terma disi më "teorike", sipas Anselmit të Laonit? nxenës i të madhit Anselm të Kentërberit, shtatëdhjetë e dy gjuhët e famshme ndër të cilat u nga raca njerëzore pas Babelit (të paktën sipas komentuesve mesjetarë të Librit të Gjenezës) përfshinin çdonjëra një sërë nationes apo fisesh. Nga mesi i shekullit XIII, dominikani anglez Uilliam I Altonit, duke u përsiatur më tej mbi këtë çështje, I ndante njerëzit mbi bazën e grupeve gjuhësore (sipas gjuhëve të folura), të generationes (sipas prejardhjes), të territoreve të veçanta në të cilat banonin, si dhe të gentes, të përcaktuara nga dallimet në doke e zakone. Këto klasifikime nuk përputheshln domosdoshmërish dhe nuk duhen ngatërruar me përcaktimin e një populus (të një populli), gjë që bazohej në bindjen ndaj një ligji të përbashkët dhe që rrjedhimisht ka qenë bashkësi polltiko-historike më tepër se sa bashkësi "natyrore". Në këtë analizë Uilliami i Altonit tregon një mprehtësi e një realizëm të admirueshëm, por që nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme deri aty nga fundi i shekullit XIX. 

Sepse për të dalluar bashkësitë kulturore gjuha ka qenë thjesht një nga mjetet, por jo medoexxios kryesori. Herodoti theksonte se grekët, megjithë që të shpërndarë gjeogrankisht dhe të copëzuar politikisht, përbënin një popull të vetëm, ngaqë kishin një prejardhje të përbashkët një gjuhë të përbashkët, të njëjtat perëndi dhe faltore. të njëjtat lloje flijimesh, të njëjtat doke e zakone dhe të njëjtën mënyrë jetese. Sigurisht, gjuha duhej të kishte një rendësi themelore për një njeri të shkrimeve, si Herodoti. Por, a ka qenë një kriter po aq i rëndësishëm i të qenit grek për njeriun e rëndomtë nga Beotia apo nga Thesalia? Këtë ne nuk e dimë. Ajo që dimë ne është se në kohët moderne betejat nacionaliste herë-herë ndërlikohen nga mosdëshira e disa nëngrupeve gjuhësore për të pranuar njësinë përbashkët politike me ata që flasin të njëjtën gjuhë. Kështu, p.sh., të ashtuquajturit Wasserpolacken në Silezi, gjatë periudhës kur kjo I përkiste Gjermanisë, apo të ashtuquajturit Windische në zonën kufitare ndërmjet asaj që më vonë do të ishte Austri dhe pjesës Sllovene të Jugosllavisë, janë bërë shkas për akuza të ashpra nga ana e polakëve dhte e sllovenëve, akuza sipas të cilave të tilla kategori kanë qenë shpikur nga shovinistët gjermanë për të përgjigjur ekspansionizmin territorial dhe pa dyshim që nuk kanë qenë të pathemelta. Megjithatë, ekzistenca e grupeve gjuhësore polake dhe sllovene, të cilat, për një arsye apo një tjetër, parapëlqenin ta konsideronin veten politikisht si gjermanë apo austriakë, nuk mund të mohohet tërësisht. Sikurse duket qartë, gjuha, në kuptimin herderian të gjuhës së folur nga Volk-u, nuk përbënte. pra, një element qendror dhe një faktor të drejtpërdrejtë në formimin e proto-nacionaiizmit. sado që herë-herë ka ndikuar në të. Sepse? aty ku ekziston gjuha letrare apo adminlstrative e një elite, sado i vogël numri I përdoruesve të saj realë, ajo mund të behet një element i rëndësishëm I kohezionit proto-nacional për tri arsyet e mëposhtme, të përcaktuara aq mirë nga Benedikt Andersoni.
Së pari, ajo krijon bashkësinë ndërkomunikuese të kësaj elite, në mënyrë këtillë që, në qoftë se përkon ose mund të përkojë me një rajon të veçantë të një shteti territoriai dhe të një zone të folmeje vendase, mund të shndërrohet në një model apo në një projekt orientues për bashkësinë ndërkomunikuese më të gjerë që ende nuk ekziston dhe që është "Kombi". Në këtë kuptim, variantet e folura nuk janë të parëndësishme për të ardhmen e kombësisë. Gjuhët e vdekura "klasike" apo rituale, sado prestigj të kenë, janë të papërshtatshme për t'u bërë kombëtare, gjë që u shfaq edhe në Greqi, ku ka pasur një vazhdimësi të vërtetë gjuhësore ndërmjet greqishtes së lashtë dhe greqishtes së foiur moderne. Vuk Karaxhiçi (1787-1864), reformatori I madh i serbokroatishtes letrare e moderne, e madje, praktikisht, themeluesi i saj, ka pasur pa dyshim të drejtë në ndërtimin e saj mbi bazën e dialekteve të folura nga populli serb dhe në kundërshtimin e tij ndaj përpjekjeve fillestare për të' krijuar një gjuhë të tillë letrare duke u nisur nga sllavishtja liturgjike, përpjekje që i paraprijnë krijimit të hebraishtes moderne me anë të përshtatjes së hebraishtes së lashtë. Impulsi që çoi në krijimin e hebraishtes së folur moderne dhe rrethanat që mundësuan rrënjosjen e saj janë krejt të pazakonta dhe nuk mund të merren si shembull përgjithësues. Sidoqoftë, në rastin që dialekti që përbën bazën e një gjuhe kombëtare flitet faktikisht, pak rëndësi ka nëse ata që e flasin janë një pakicë, kur kjo pakicë ka një peshë politike të mjaftueshme. 

Në këtë kuptlm, frëngjishtja ka luajtur një rol thelbësor në konceptin e "Francës", ndonëse, më 1789, 50% e francezëve nuk e flisnin fare dhe vetëm 12-13% e flisnin "në mënyrë korrekte" - ahe, pernjëmend, madje edhe në zonën e langue d'oui, jashtë caqeve të një rajoni qendror përgjithësisht nuk ka pasur përdorim të zakonshëm, përveçse në qytete, por jo gjithmonë edhe në periferi të tyre. Në pjesët veriore dhe jugore të Francës pothuajse askush nuk e fliste frëngjishten.

Por, ndërsa të paktën ekzistonte një shtet per të cilin frëngjishtja mund të Ishte "gjuhë kombëtare", e vetmja bazë për unifikimin e Italisë ishte gjuha italiane, që përbënte pikën e bashkimit të elitës së shkolluar të gadishullit, të atyre që e shkruanin dhe e lexonln italishten} ndonëse është Ilogaritur që, në kohën e uniflkimit (1860)? vetëm 2,5% e popullsisë përdornin këtë gjuhë në jetën e përditshme. Sepse ai grup i vogël ishte, në kuptimin e vërtetë. një popull dhe prandaj potencialisht populli Italian. Asnjë tjetër nuk mund të pretendonte në vend të tij. Pikërisht kështu edhe Gjermania e shekullit XVIII Ishte një nocion kulturor i pastër? e megjithatë? kjo është e vetmja formë në të cilën "Gjermania" ekzistonte, duke u dalluar nga ajo mori principatash e shtetesh, të mëdhenj e të vegjël, me administratat e veta dhe të ndarë nga feja dhe nga politika, por që kishin që të gjithë gjermanishten si gjuhë zyrtare. Kjo tërësi kulturore arrinte jo më shumë se 300 000 deri 500 000 lexues të veprave të shkruara në gjuhën letrare vendase, ndërsa numri i atyre që faktikisht flisnin "Hochsprache" apo gjuhën e kulturës në jetën e përditshme duhet të ketë qenë shumë më I vogël. Këta përbëheshin sidomos nga aktorët që luanin pjesët (e reja) teatrore, të cilat do të bëheshin modelet klasike të gjuhës vendase. Sepse në mungesë të një norme gjuhësore të ngulltur nga shteti (siç ishte "anglishtja e mbretit"), në Gjermani korrektësia e gjuhës përcaktohej nga teatri.

Arsyeja e dytë është se gjuha e përbashkët, pikërisht ngaqë nuk është rezultat i një zhvillimi të natyrshëm, por ëslitë e konstruktuar, sidomos atëherë kur imponohet në shtyp, fiton një formë të re të ngulitur që e bën të duket më qëndrueshme dhe rrjedhimisht (në saje të një iluzioni optik), më "e përjetshme" nga ç'ishte në të vërtetë. Së këtejmi edhe " rëndësia e shtypshkrimit, sidomos aty ku variant vendas i një libri të shenjtë përbën bazën e gjuhës letrare, sikurse ka ndodhur shpesh, por edhe rëndësia e korrektorëve dhe e standardizuesve të mëdhenj, të cilët i hasim në historinë letrare të të gjitha gjuhëve të kulturës, gjithsesi pas shfaqjes së librit të shtypur.

Në thelb, kjo periudhë shtrihet nga fundi i shekullit XVIII deri në fillimin e shekullit XX, për të gjitha gjuhët, me përjashtim të një numri të vogël gjuhësh evropiane.
Kështu Manxoni, romani i të cilit Promessi sposi krijoi italishten si gjuhë kombëtare të prozës artistike, nuk e fliste atë në jetën e përditshme, por komunikonte me gruah e vet franceze në gjuhën e saj (të cilën e fliste ndoshta më mirë se italishten), kurse me të tjerët komunikonte në dialektin e tij milanez. Me të vërtetë, në botimin e parë të romanit të tij madhor ende vërehen gjurmë të shumta të dialektit, një e metë, kjo, që ai do te përpiqej sistematikisht ta kapërcente në botimin e dytë. Ky informacion më është dhënë nga profesor Conor Fahv.  

Së treti, përgiithësisht gjuha zyrtare apo gjuha kuiturore e klasës sunduese dhe e elitës, nëpërmjet arsimit publik dhe mekanizmave të tjera administrative, është bërë gjuhë e shtetit modern. Sidoqoftë, këto janë zhvillime të mëvonshme. Ato pothuajse nuk kanë asnjë ndikim në gjuhën e njerëzve të rëndomtë të epokës paranacionaliste, apo gjithsesi të epokës parashkolluese. Nuk ka dyshim që gjuha kineze mandarine përftonte kohezionin e një perandorie vigane, ku një pjesë e mirë e popujve nuk mund të kuptonin gjuhët e niëri-tjetrit, veçse kjo nuk u arrit drejtpërsëdrejti me anë të gjuhës. por nëpërmjet administratës së një shteti perandoraktë qendërzuar, e cila operonte me një tërësi të përbashkët ideogramash dhe nëpërmjet komunikimit elitar. Për shumicën e kinezëve nuk do të prishte punë nëse mandarinët do të komunikonin në latinisht, ashtu sikurse për shumicën e banorëve të Indisë, në vitet '30 të shekullit të kaluar. nuk pati rëndësi vendimi I shoqërisë së Indive Lindore për ta zëvendësuar persishten, e cila kishte qenë gjuhë zyrtare e perandorisë së Mogolit të Madh, me anglishten. Të dyja ishin njëlloj të huaja për ta dhe, përderisa as dinin t'i shkruanin, as t'i lexonin, nuk kishte rëndësi nëse njëra zëvendësonte tjetrën si gjuhë zyrtare. Për fatin e keq të historianëve nacionalistë, galicizmi I pamëshirshëm i jetës publike dhe zyrtare në epokën e revolucionit dhe të Napoleon Bonapartit, në atë që më vonë do të behej Belgjikë, nuk i shtyu banuesit e saj flamandë t'u kundërviheshin francezëve, po ashtu sikurse pak nxiti Vaterloja ndonjë "lëvizje të spikatur në mbrojtje të giuhës dhe të kulturës flamande". E përse të ndodhte kjo? Në aspektin administrativ, edhe një regjim i përkushtuar me zell ndaj gjuhës duhej t'u bënte lëshime në praktikë atyre që nuk e kuptonin frëngjishten. Më pak për t'u habitur është fakti se dyndja e të huajve frankofonë në komunat rurale të Fiandrës shikohej me sy të keq më së tepërmi ngaqë ata nuk merrnin pjesë në meshën e së dielës e jo aq për shkak'të gjuhës që flisnin. Shkurt, duke lënë mënjanë rastet e veçanta, nuk ka asnjë arsye të mendojmë se gjuha ka qenë diçka më shumë se një nga kriteret e ndryshme, dhe aspak i vetmi kriter, me të cilin përcaktohej përkatësia në një bashkësi njerëzore. Dhe është krejtësisht e qartë se gjuha deri atëherë nuk kishte asnjë potencial politik. Siç ka vërejtur më 1536 një komentues i legjendës së Babelit:

"Tani ka më shumë se XXII gjuhë, sepse tani ka më shumë kombe të ndryshme mbi faqe të dheut nga sa ka pasur në atë kohë".  Gjuhët shumohen me shumimin e shteteve dhe jo anasjelltas. Si qëndron puna me etnicitetin? Në kuptimin e zakonshëm, etniciteti lidhet pothuajse gjithmonë dhe në mënyrë të papërcaktuar me një prejardhje të përbashkët dhe me stërgjyshër të përbashkët, prej ku duhet të rrjedhin karakteristikat e përbashkëta të pjesëtarëve të grupit etnik. "Afria" dhe "gjaku" paraqesin përparësi të dukshme kur është fjala për të gjetur një lidhje ndërmjet pjesëtarëve të një grupi dhe për të përjashtuar të huaj, prandaj dhe ato përbëjnë dy temat qendrore të nacionalizmit etnik. "Kultura (Kultur) nuk mund të fitohet nëpërmjet arsimimit. Kultura është në gjak. Prova më e mirë për këtë në ditët e sotme janë çifutët, duke qenë se e shumta që mund të bëjnë ata është përvetësimi I qytetërimit (Civilization) tonë, po kurrsesi i kulturës sonë". Kështu shprehej më 1938 Krajslajteri nacional-socialist i Insbrukut, Hans Hanak - për ironi, emri i tij dëshmon për një origjinë sllave - duke përgëzuar gratë naziste të Insbrukut ngaqë përpjekjet e çifutëve për të shkatërruar "statusin e tyre të lartë e të respektuar" nëpërmjet predikimeve mbi barazinë e burrit me gruan nuk kishin arritur më tepër se sa një sukses kalimtar.

Ndërkaq, këndvështrimi gjenetik ndaj etnicitetit është krejt pa vend, përderisa themeli kryesor i çdo grupx etnik si formë e organizimit shoqëror ka karakter më së shumti kulturor se sa biologjik. 
Veç asaj, popullatat e shteteve-kombe të mëdha territoriale janë pothuajse pa përjashtim tepër heterogjene, aq sa nuk mund të pretendohet për një origjinë të përbashkët, madje edhe po të lëmë mënjanë imigrimin e kohëve moderne; dhe, gjithsesi, historia demografike e një pjese të madhe të Evropës ka qenë e tillë që na lejon të themi se e dimë sa e shumëllojshme mund të jetë prejardhja etnike e grupeve, sidomos në ato zona që janë shpopulluar dhe ripopuiluar në rrjedhën e kohës; sikurse një pjesë e mirë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore apo madje dhe disa zona të Francës. 
Përpjesëtimi I saktë i perzierjes së ilirëve, romakëve, grekëve, ardhësve sllavë të llojeve të ndryshme dhe dyndjet e ndryshme aziatike-qendrore, që nga avarët e deri tek osmanët, përzieija që përbën etnicitetin e çdo populli të Evropës Juglindore, mbetet një temë e vazhdueshme debati (veçanërisht në Rumani).

Kështu, malazezët, të cilët fillimisht kanë qenë konsideruar si serbë, kurse tani kanë "kombësinë" dhe republikën e vet brenda suazës federative, duket se janë një përzierje fshatarësh serbë - relike të mbretërisë së kahershme serbe - dhe çobanësh vllahë, të ardhur në këtë zonë të shpopulluar nga pushtimi turk. Natyrisht nuk mund të mohohet që, fjala vjen magjarët e shekullit XIII e shihnin veten si një komunitet etnik, përderisa ishin apo mund të pretendonin se ishin pasardhës të nomadëve aziatikë të dyndur valë-valë, flisnin variante të një gjuhe krejt të pangjashme me ato që i rrethonin, jetonin përgjithësisht në një mjedis ekologjik të veçantë brenda mbretërisë së tyre dhe kishin të përbashkëta një sërë praktikash të moçme. Por kësi rastesh nuk janë dhe aq të zakonshëm.

Megjithatë, etniciteti në kuptimin e Herodotit ka qenë, është dhe mund të jetë diçka që përfton lidhjen e një popullate, e cila jeton në një territor të gjerë, ose që madje është shpërndarë dhe nuk ka një qeverisje të përbashkët - përfton, pra, një lidhje të tyre në një entitet që mund të quhet proto-komb. I tillë, fare mire mund ie jetë rasti i kurdëve, i somalezëve, i hebrenjve, i baskëve dhe i sa e sa të tjerëve. Ndërkaq, kjo formë e etnicitetit historikisht nuk ka të bëjë aspak me atë çka është thelbi i kombit modern, d.m.th. me formimin e shtetit-komb, apo madje me asnjë IIoj shteti, siç e dëshmon edhe rasti i grekëve të lashtë. E madje mund të thuhet se popujt që kanë një ndjenjë të fuqishme dhe të qëndrueshme të asaj çka do të mund të quhej etnicitet "fisnor" jo vetëm që I kanë bërë ballë krijimit të imponuar të shtetit modern, kombëtar ose jokombëtar, por shumë shpesh janë rebeluar ndaj çdo forme shteti: për këtë dëshmon shembulli i pashtuve të Afganistanit dhe të zonave që e rrethojnë, I malësorëve skocezë para 1745 i barbarëve të maleve Atlas dhe i mjaft të tjerëve.

Njëkohësisht, për aq sa identifikohej me një entitet politik në vete, e madje edhe nëpërmjet këndvështrimit "nga poshtë", "populli" i kapërcente dhe I përshkonte caqet e grupeve etnlke. (dhe gjuhësore) mespërmes, sado të qarta te ishin vijat ndarëse. Ndër njerëzit e tokës së shenjtë të Tirolit, të cilët më 1809, nën udhëheqjen e Andreas Hoferit, ngritën krye kundër francezëve, kishte edhe gjermanë, edhe Italianë sikurse pa dyshim edhe njerëz që flisnin Ladinsch. Siç dihet? Nacionalizmi zviceran është plurietnik. Gjithashtu, po të supozonim se malësorët grekë që u ngritën kundër turqve në kohën e Bajronit ishin nacionalistë, gjë që duket se ka fare pak gjasë, atëherë nuk do të' mund të mos vinim re që disa nga luftëtarët e tyre më të shquar kanë qenë helenë, por shqiptarë (suljotët). Për më tepër, nga lëvizjet nacionaliste moderne shumë të pakta janë ato që burojnë nga një ndërgjegje e fortë etnike, sado që mjaft shpesh e shpikin një të tillë në udhë e sipër, në formën e racizmit. Më së fundi, nuk duhet të habitemi pse kozakët e Donit nuk e përfshinin etnicitetin dhe stërgjyshërinë e përbashkët në përcaktimin e saj çka i bënte të ishin bij të tokës së shenjtë ruse. Në të vërtetë, kësisoj, ata tregoheshin shumë të mençur, duke qenë se - ashtu si shumë e shumë korpuse luftarake fshatarësh të lirë - prejardhja e tyre ka qenë tejet e përzier. Ndër ta, ashtu siç kishte rusë, kishte edhe shumë ukrainas, tartarë, polakë e lituanë. Nuk ishte gjaku që i bashkonte ata, por besimi. 

A ka të bëjë, pra, ndopak nocioni i etnicitetit apo ai i "racës" me nacionalizmin modern? Sigurisht që jo, përderisa dallimet e pamjes fizike janë aq të dukshme saqë nuk mund të sbpërfillen; dhe mjaft shpesh janë përdorur për të nxjerrë në pah ose përforcuar dallimin ndërmjet "nesh" dhe “atyre” duke përfshirë edhe nivelin e kombësisë. Vetëm tri gjëra duhen thënë rreth këtyre dallimeve. Së pari; historikisht ato kanë funksionuar si vija ndarëse edhe në rrafshin horizontal, edhe në atë vertikal, kurse para epokës së nacionalizmit modem me gjasë ato kanë shërbyer për të ndarë nga njëra-tjetra shtresa të ndryshme sociale më shpesh se komunitete të ndryshme në tërësinë e tyre. Përdorimi më I zakonshëm i diskriminimit nëpërmjet ngjyrës, për fat të keq shfaqet historikisht si përcaktues i një pozite më të lartë brenda së njëjtës shoqëri për ngjyrat më të çelura (si p.sh. në Indi), ndonëse migrimi masiv si dhe mobiliteti social kanë qenë faktorë që e ndërlikonin çështjen sidokudo, apo madje ndikonin për t'i përmbysur këto raporte, në mënyrë të tillë që klasifikimi "i drejtë" racor bëhet bashkudhëtar I pozitës "së drejtë" sociale, pa u marrë parasysh dukja flzike, si p.sh. në vendet e Andeve, ku indianët që arrijnë pozitën e borgjezisë së vogël automatikisht riklasifikohen si mestizos apo cholos, pavarësisht nga pamja e tyre. 

Së dyti, etniciteti "i dukshëm" ka prirje të jetë negativ, përderisa shumë më shpesh përdoret për të përcaktuar grupin e "tjetrit" se sa të vetin. Së këtejmi dhe roli proverbial i stereotipeve raciale ("hunda çifute"), apo verbëria relative ndaj ngjyrës e kolonizatorëve që i klasifikonin të kolonizuarit globalisht si të "zinj", si dhe pretendimi që "ata duken të gjithë njëlloj". Këtu kemi të bëjmë me një vizion social përzgjedhës të asaj çka besohet se "të tjerët" kanë të përbashkët, si fjala vjen, sytë me bisht apo lëkurën e verdhë. Homogjeniteti etniko-racor, I "kombësisë" së vet, aty ku pohohet, gjë që, sigurisht nuk është përgjithshme - merret si i mirëqenë, edhe nëse një vështrim sado i sipërfaqshëm do ta vinte në dyshim. Sepse "neve" na duket e vetëkuptueshme që pjesëtarët e "kombësisë" sonë të mbulojnë një game të gjerë pamjesh, përmasash e formash trupore, ndonëse të gjithë kanë disa karakteristika të përbashkëta, si p.sh. flokët e zinj. Vetëm "për këto" ne jemi të gjithë të ngjashëm.

Së treti një perceptim i tillë i etnicitetit nëpërmjet dallimit pothuajse asnjëherë nuk ka të bëjë me protonacionalizmin, përveçse kur mund të bashkohet apo ka qenë bashkuar me njëfarë tradite shtetërore, si p.sh., ndoshta, në rastin e Kinës, të duket se zemërimi ndaj kësaj ka qenë shkaku i radikalizmit politik të studentëve të Limës në vitet '60 dhe '70, kur një masë e madhe femijësh të familjeve provinciale diolo, vazhdimisht në ngjitje në shkallët e hierarkisë sociale, u dyndën nëpër universitetet që po zgjeroheshin me shpejtësi. I jam mirënjohës Nikoila Linçit për këto të dhëna, të cilat ai do t'i botojë në një studim mbi udhëheqësit e studentëve maoistë të universitetit të San Markos.  

Koresë e të Japonisë, të cilat përnjëmend janë ndër shembujt shumë të rrallë të shteteve historike të përbëra nga popullata pothuajse, apo krejtësisht homogjene. Në kësi rastesh është krejtësisht e mundshme që etniciceti dhe besnikëria politike të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Me sa di unë, roli I posaçëm i dinastisë Ming në rebelimet që ndodhën në Kinë qysh nga përmbysja e saj më 1644 - restaurimi I saj ka qenë e ndoshta vazhdon të jetë në programin e shoqërive të fshehta të rëndësishme - rrjedh nga fakti se, ndryshe nga dinastia mongole paraardhëse dhe nga dinastia pasardhëse Mançu, ajo ishte një dinasti e pastër Han, d.m.th. kineze. Për këtë arsye, dallimet e dukshme etnike kanë luajtur një rol gjithsesi të parëndësishëm në gjenezën e nacionalizmit modern. Qysh nga pushtimi spanjoll, indianët e Amerikës Latine kanë pasur një ndjenjë të fortë dallimi etnik ndaj të bardhëve dhe ndaj mestizos, veçanërisht ngaqë kjo u përforcua dhe u institucionalizua prej sistemit kolonial spanjoll të ndarjes së popullatës nëkasta raciaie. Ndërkaq, unë nuk di asnjë rast që kjo të ketë çuar në lëvizje nacionaliste. Madje, rrallëherë ka frymëzuar tek indianët një ndjenjë pan-indiane, ndryshe, pra, nga ajo që mund të vihet re tek Intelektualët indigenisia.

Po kështu, e përbashkët për banuesit e Afrikës në jug të Saharasë është ngjyra e tyre e errët, në dallim nga ngjyra e çelët e pushtuesve. Negritude është një ndjenjë që ekziston me të vërtetë, jo vetëm ndër intelektualët dhe elitat zezake, por kudo që grupime njerëzish me ngjyrë më të errët gjenden përballë atyre me ngiyrë më të çelët. Kjo mund të përbëjë një factor politik, por, nga ana tjetër, asnjë shtet afrikan nuk ka lindur thjesht nga ndërgjegjja e ngjyrës, madje as edhe Gana apo Senegali, themeluesit e të cilëve kanë frymëzuar nga ide panafrikane. Ajo nuk i ka qëndruar as forcës tërheqëse të shteteve aktuale afrikane, të cilët u formuan në bazë të ish-kolonive evropiane, me një kohezion të brendshëm që ka ardhur vetëm si rrjedhojë e një administrimi colonial që ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë. 
Na mbeten, pra, vetëm kriteret e Rusisë së Shenjtë, siç e shikonin atë kozakët e shekullit XVII; d.m.th. feja dhe ekzistenca e mbretërisë apo perandorisë. Feja dhe ndërgjegjja kombëtare mund të jenë të lidhura shumë ngushtë, siç e dëshmojnë shembujt e Polonisë e të Irlandës. Në fakt, kjo lidhje bëhet më e ngushtë kur nacionalizml shëndrrohet në lëvizje masive, më tepër se sa në fazën kur ai nuk është gjë tjetër veçse ideologji e një pakice, apo e një rrethi militantësh. Militantët sionistë të ditëve heroike të jishuv-it të Palestinës kanë qenë më të prirë të hanin bukë me pastërma derri, në mënyrë demonstrative, sesa të mbanin kësulën rituale, siç bëjnë fanatikët e sotëm në Izrael. Nacionalizmi i vendeve arabe në ditët e sotme identiflkohet aq fort me islamizmin saqë edhe miqtë, edhe armiqtë e tij e kanë të vështirë ta pajtojnë me ekzistencëme minoriteteve të ndryshme të arabëve të krishterë, të koptëve, të maronitëve dhe të katolikëve grekë, të cilët kanë qenë themeluesit e tij kryesorë në Egjipt dhe Sirinë e pushtuar nga turqit. Përnjëmend, ky identifikim në rritje I nacionalizmit me fenë është karakteristik dhe për lëvizjen irlandeze. Dhe kjo nuk është aspak për t'u habitur. 

Feja është një metodë e vjetër dhe e sprovuar për të krijuar bazën e përbashkësisë nëpërmjet praktikash kolektive dhe njëfarë vëllazërimi, mes njerëzish që, përndryshe, pak gjëra kanë të përbashkëta. Disa lloje të saj sikurse judaizmi, janë përftuar posaçërisht si etiketa anëtarësie për komunitete njerëzore të veçanta. 

Megjithatë, feja çudltërisht përbën një faktor çimentues për proto-nacionalizmin, si dhe, përnjëmend, për nacionalizmin modern, I cili përgjithësisht (së paku ne fazat e veta prozelite) e ka parë fenë me shumë rezervë, si një forcë që mundi ta sfidonte monopolin e besnikërisë që "kombi" e kërkon nga pjesëtarët e vet. Sidoqoftë, fetë autentike fisnore zakonisht e shtrijnë ndikimin e tyre në përmasa që janë tepër të ngushta për kombësitë moderne dhe bien ndesh me çdo prirje zgjeruese. Nga ana tjetër, fetë botërore, që u shpikën në kohë të ndryshme 'midis shekullit VI para Krishtit dhe shekullit VII pas Krishtit, janë universale për nga vetë përkufizimi I tyre dhe kësisoj, janë krijuar për të shuar dallimet etnike, gjuhësore, politike apo të»tjetërllojta.

Spanjollët dhe indianët në kohën e perandorisë, e po kështu paraguaianët, brazilianët dhe argjentinasit qysh nga pavarësia, ishin të gjithë bij besnikë të Romës dhe nuk mund ta dallonin vetveten si komunitete të veçanta nëpërmjet fesë. Për fat të mirë, të vërtetat universale shpeshherë konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe ata që gjenden në kufijtë e njërës ndonjëherë mund të zgjedhin tjetrën si etiketë etnike, ashtu sikurse rusët, ukrainasit dhe polakët mund ta dallonin vetveten si besimtarë ortodoksë, uniatë dhe katolikë (duke që nëse krishaterimi ka treguar se është vatra më e gjallë e të vërtetave universale që rivalizojnë mes veti). Ndoshta fakti që perandoria e madhe konfuciane e Kinës është e rrethuar nga toka me një hark të gjerë popujsh të vegjël që besojnë në fe të tjera (kryesisht në budizmin, por edhe në islamizmin), ka të bëjë me të njëjtën dukuri.

Megjithatë, është për t'u theksuar se përparësia e feve mbikombëtare, së paku në ato rajone të botës ku u zhvillua nacionalizmi modern, i ka vënë kufi identifikimit etniko-fetar. Ky identifikim nuk është aspak universal, e madje edhe atje ku e hasim, feja zakonisht nuk e dallon një popull nga të gjithë popujt fqinj, por vetëm nga disa prej tyre: p.sh. feja katolike i ndan lituanët nga gjermanët dhe letonët protestantë si dhe nga rusët e bjellorusët ortodoksë, por jo nga polakët, që janë katolikë të zjarrtë. Në Evropë, nacionalistët irlandezë, që nuk kanë qenë të tjerë fqinjë përveç protestantëve, janë të vetmit që përcaktohen thjesht nga feja e tyre.

Mirëpo, çfarë do të thotë saktësisht identifikim etniko-fetar dhe kur shfaqet ai? Është e qartë se zgjedhja e një feje etnike ndodh ngaqë një popull ndihet i ndryshëm para së gjithash nga popujt dhe shtetet fqinj. Duket se Irani e ka ndjekur rrugën e vet hyjnore si vend zaraostrian dhe po ashtu qysh nga konvertimi në islamizëm, apo së paku qysh nga Sefevidët, si vend “shiit”. Irlandezët u Identifikuan me katolicizmin vetëm kur nuk ia arritën apo ndoshta nuk pranuan të pasonin anglezët në Reformën kishtare, ndërsa popullimi masiv i një pjese të vendit të tyre nga kolonë protestantë, të cilët u morën tokat më të mira? Nuk ishte diçka që mund ti konvertonte. Kisha e Anglisë dhe ajo e Skocisë kanë një përcaktim politik, ndonësë kjo e fundit është rreptësisht kalviniste. Ndoshta populli i Uellsit, I cili asokohe ende nuk kishte shfaqur ndonjë prirje për të ndjekur një rrugë fetare të vetën, u konvertua në mase në protestantizëm disident në' gjysmën e parë të shekullit XIX, si rrjedhojë e përfitimit të një ndërgjegjeje kombëtare, fenomen që kohët e fundit është bërë objekt kërkimesh mjaft interesante. Nga ana tjetër, është po aq e qartë se konvertimi në fe të ndryshme mund të ndihmojë për të krijuar dy kombësi të ndryshme, sepse sigurisht në qenë katolicizmi (me nënproduktin e tij, alfabetin latin) dhe ortodoksia (me nënproduktin e saj, alfabetin cirilik) që i kanë ndarë më dukshëm kroatët nga serbët, me të cilët ata kanë një gjuhë kulture të përbashkët.

Mirëpo, ndërkaq, kemi edhe rastin e popujve që kanë pasur ndërgjegje të spikatur proto-nacionaliste, sikurse shqiptarët, që janë ndarë nga besime fetare më të shumta se sa mund të hasen zakonisht në një territor me përmasat e Uellsit (forma të ndryshme të islamizmit, ortodoksla, katolicizmi). Dhe, më së fundi, nuk është aspak e qartë nëse identitetet e ndryshme fetare sado të fuqishme qofshin, do të mund të përbënin në vetvete diçka të ngjashme me nacionalizmin. Prirja moderne është ajo e asimilimit të të dyjave, përderisa modeli i shtetit të përbërë nga një shumësi komunitetesh të ndryshme fetare që bashkëjetojnë nën një autoritet të epërm, si entitete pak a shumë autonome dhe të vetëqeverisura, siç ka ndodhur nën Perandorinë Osmane, është bërë tashmë diçka e largët. Nuk është kurrsesi e padiskutueshme që krijimi i Pakistanit ka qenë rezultat i një lëvizjeje kombëtare të myslimanëve të perandorisë së dikurshme të Indisë, ndonëse mund të konsiderohet si një reaksion kundrejt lëvizjes kombëtare pan-Indiane, e cila nuk arriti t'u njihte statusin e kërkuar ndjenjave dhe aspiratave të myslimanëve; dhe, sado që në epokën tonë të shtetit-komb ndarja territoriale duket se është e vetmja formulë e mundshme, kurrsesi nuk mund të thuhet me siguri nëse formimi i një shteti territorial më vete ka qenë jo më herët se dje qoftë dhe në synimet e një organizate të tillë si Lidhja Myslimane, apo, që kjo e fundit do të ngulmonte në këtë pikë po të mos ishte rreptësia e Xhinahut (i cili ishte me të vërtetë njëfarë nacionalisti mysliman, sepse sigurisht që nuk ka qenë besimtar). 

Dhe është krejt e qartë se ideja e myslimanëve të rëndomtë ishte ajo e komunitetlt dhe jo e kombit, ndërsa konceptin e vetëvendosjes kombëtare ata do ta konsideronin si diçka që nuk mund të pajtohej me besimin në Allahun dhe me Profetin e tij.

Pa dyshim që pakistanezët e shikojnë veten tani si pjesëtarë të një kombi (islamik) të dallueshëm nga të tjerët, e po kështu edhe popullata e Bangladeshit, duke qenë se në periudha të ndryshme kohore kanë jetuar në shtete më vete. Pa dyshim që myslimanët boshnjakë dhe ata kinezë në të ardhmen edhe mund ta konsiderojnë veten si kombësi, përderisa qeveritë e. tyre i trajtojnë si të tillë. Megjithatë, ashtu si shumë e shumë fenomene kombëtare, ky do të jetë një zhvilllm expostfacto. Përnjëmend, sado i fuqishëm identifikimi fetar i myslimanëve me islamizmln në hapësirën e gjerë ku ky i fundit fqinjëron me fe të tjera, duke përjashtuar Iranin, pothuajse nuk ka ndonjë lëvizje proto-nacionale apo kombëtare që mund të karakterizohet pa mëdyshje nëpërmjet etiketës islamike. Mundësia e zhvillimit në ditët e sotme të këtyre IIoj lëvizjeve si kundërvënie ndaj Izraelit apo në republikat sovjetike të Azisë Qendrore përbën një çështje tjetër. Shkurt, lidhjet ndërmjet fees dhe identifikimit proto-nacional apo kombëtar mbeten komplekse dhe tejet të errëta. Ato sigurisht nuk i nënshtrohen përgjithësimit të drejtpërdrejtë. 

Sidoqoftë, siç e ka theksuar Gellneri, përfshirja e një populli në një kulturë me përmasa më të gjera, veçanërisht në një kulturë letrare, gjë që shpesh ndërmjetësohet nga konvertimi në ndonjë variant feje botërore, u mundëson vërtet grupeve etnike të fitojnë ciiësi që nië vonë do t'i ndihmojnë për t'u shndërruar në kombe dhe për t'u strukturuar si të tillë. Gellneri ka argumentuar bindshëm se grupet e afrikanëve të lidhur kësodore janë më në gjendje të ndërtojnë nacionalizmin e tyre - ashtu si në Brxrin e Afrikës, ku të krishterët amhara apo somalezët myslimanë e kanë pasur më të lehtë për t'u bërë "popuj shtetërorë", ngaqë janë "popuj librorë", ndonëse, sipas shprehjes së Gellnerit, në edicione rivale. 

Argumentimi i tij duket mjaft i kënaqshëm, ndonëse do të ishte mirë të dinim çfarë peshe ka konvertimi në fenë e krishterë lidhur me të vetmet fenomene të tjera politike që i përngjajnë nacicnalizmit masiv, modern të rajoneve në jug të Saharasë, dhe pikërisht lidhur me shkëputjen e Biafrës më 1967 dhe në Kongresin Kombëtar Afrikan. 

Në qoftë se feja nuk është një tipar i domosdoshëm proto-nacional (megjithëqë mund të kuptohet pse ishte i tillë në rastin e rusëve në shekullin XVII, të mbërthyer siç ishin mes Polonisë katolike dhe turqve e tartarëve myslimanë), "ikonat e shenjta", ndërkaq, janë një komponent thelbësor i proto-nacionalizmit, ashtu sikurse edhe i nacionalizmit modern. Ato përfaqësojnë simbolet dhe ritualet e praktikave kolektive, pa të cilat komuniteti do të mbetej imagjinar dhe nuk do të mund të shfaqej si realitet i prekshëm. Ato mund të jenë imazhe të përbashkëta (siç janë ikonat), ose mund të jenë praktika, si pesë lutjet e përditshme të myslimanëve, apo madje fjalë rituale, si shprehja Allah Ahhar e myslimanëve, apo Shema Jisroel e hebrenjve.

Ato mund të jenë xigura që kanë nga një emër dhe që identiflkohen me territore aq të gjera, sa të jetë e mjaftueshme për konstituimin e një kombi, si në rastin e Virgjereshës së Guadalupes në Meksikë apo Virgjëreshës së Monserratit në Katalonjë. Ato mund të jenë festa apo gara periodike ku takohen grupe të shpërndara, sikurse kanë qenë olimpiadat greke? Ose shpikjet më të vona nacionaliste të të njëjtit lloj, siç janë Jocs Florals të katalanasve, Eisteddfodan të banuesve të Uellsit etj. Rëndësia e "ikonave të shenjta" dëshmohet në përdorimm universal të copërave prej pëlhure të ngjyrosur - d.rn.th. të flamurëve - si simbol i kombit modern dhe në faktin se ato lidhen me ngjaije ritual ngarkesash të mëdha emocionale apo me akte nderimi.

Ndërkaq, ashtu si në rastin e fesë, cilado qoftë forma apo natyra e "ikonave të shenjta" - ato mund të jenë ose tepër të gjera, ose tepër të ngushta për të shërbyer si simbole proto-nacionale. Shën Mëria e Virgjër vështirë që mund të mbetet brenda caqeve të një pjese të botës katolike dhe për çdo Shën Mëri lokale që mund të bëhet simbol proto-nacional ka me dhjetëra e me qindra që vazhdojnë të jenë pajtore komunitetesh të ngushta, ose që nuk kanë të bëjnë fare me çështjen që po trajtojmë. Ikonat më të përshtatshme ngapikëpamja proto-nacionale janë pa dyshlm ato që lidhen në mënyrë specifike me një shtet të caktuar, d.m.th., për fazën proto-nacionale, me një mbret apo perandor me hir të Perëndisë, zotërimet e të cilit përkojnë pikërisht me kombin e ardhshëm. Në rastin e atyre sundimtarëve që janë ex oficio krerë të Kishës (si në Rusi), kjo lidhje është e natyrshme, por magjia mbretërore angleze apo franceze e shfaq potencialin e saj edhe aty ku shteti dhe Kisha janë të ndarë. 


Duke qenë se teokracitë që kanë pasur mundësi të formonin kombe janë relativisht të pakta, vështirë të gjykohet se deri në çfarë pike autoriteti hyjnor I pastër është i mjaftueshëm. Kjo çështje duhet t'u lihet specialistëve të historisë së mongolëve dhe të tibetianëve, apo. duke ardhur më pranë Perëndimit, specialistëve të historisë mesjetare të armenëve. Autoriteti hyjnor sigurisht që nuk ka qenë i mjaftueshëm në Evropën e shekullit XIX, siç e pane edhe neo-guelfët në Itali, kur u përpoqën të ndërtonin një nacionalizëm italian rreth papatit. Ata dështuan, sado që papati ka qenë de facto një institucion italian, madje, deri më 1860, i vetmi institucion pan-italian. Sidoqoftë, as mund të pritej që Kisha ë Shenjtë të shndërrohet në një institucion të lokalizuar kombëtar. e jo më nacionalist, aq më pak nën Piun IX. Se si mund të ishte një Itali e unifikuar nën flamurin e Papës në shekullin XIX, për këtë as që ia vlen të vrasësh mendjen.

Kjo na shpie te kriteri i fundit i proto-nacionaiizmit, kriter që me sa duket është dhe më vendimtari: ai I përkatësisë së tashme apo retrospektive në një entitet politiktë qëndrueshëm. Faktori më i fuqishëm i njohur gjer më sot i çimentimit të proto-nacionaiizmit është pa dyshim ai që, sipas zhargonit të shekuilit XIX, quhej "komb historik", sidomos në qoftë se shteti që përbënte kuadrin e "kombit" shikohej si i lidhur me një Staatsvolk a popull shtetëror të veçantë, sikurse rusët, anglezët apo kastilianët. Ndërkaq, këtu duhet të përvijohet një dallim i qartë ndërmjet pascjave të drejtpërdrejta dhe atyre të tërthorta të historicitit kombëtar.

Sepse në më të shumtën e rasteve "kombi politik", I cili është formuluesi fillestar i leksikut të asaj çka më vonë bëhet popull-komb, ashtu siç përfytyrohet nga njerëzit përfshin vetëm një pjesë të vogël të banorëve të një shteti dhe pikërisht elitën e privilegjuar, fisnikërinë e lartë dhe te ulët. Kur fisnikët francezë I paraqisnin kryqëzatat si gesta Dei per francos, ata nuk e lidhnin ngadhënjimin e kryqit me masën e banuesve të Francës, madje as me atë pjesë të vogël të heksagonit që mbante këtë emër aty nga fundi i shekullit XI, qoftë dhe vetëm pse ata që e konsideronin veten pasardhës të frankëve e shikonin popullatën e sunduar prej tyre si pasardhës të një populii të pushtuar nga frakët.

(Republika e ktheu kokëposhtë këtë tabio, për qëllimet e demokracisë, duke theksuar në të gjitha librat shkollorë se "paraardhësit tanë" janë galët e jo frakët, kurse pas Revolucionit, reaksionarët e tipit të kontit Gobino ripohuan të kundërtën, për qëllime reaksionare dhe eugjenike). Ky "nacionalizëm I fisnikërisë' mund të konsiderohet sigurisht si proto-nacional, përderisa "të tre elementet, natio, fidelitas politike dhe communitas, d.m.th. kategoritë e "kombësisë", të fisnikërisë" politike dhe të "kommiitetit politilc" ... tashmë bashkoheshin në ndërgjegjen socio-politike dhe në ndjenjat e një grupi. 
Ai është pararendësi I drejtpërdrejtë I disa formave të caktuara të nacionalizmit, që do të shfaqeshin më vonë në Poloni e në Hungari. ku ideja e një kombi magjar ose polka mund të zinte vend pa vështirësinë më të vogël, për faktin se një pjesë e mirë e banorëve të tokave në kurorën e Shën Stefanit si dhe një pjesë e mirë e banorëve të tokave polake kurrsesi nuk mund të quheshin magjarë ose polakë sipas përkufizimeve të ndryshme moderne të kombit. Sepse, këta plebenj ngrinin peshë po aq pak sa dhe plebenjtë polakë apo magjarë. Ata mbeteshin jashtë caqeve të "kombit politik". për nga vetë përkufizimi i këtij të fundit. Dhe, gjithsesi, ky "komb" nuk duhet ngatërruar me kombësinë moderne.

Është më se e qartë që koncepti dhe leksiku i "kombit politik" edhe mund të zgjerohen në atë masë që t'i përshtaten një kombi që mendohet se përfshin masën e bannesve të një vendi, ndonëse. me sa duket, kjo ka ndodhur shumë më vonë nga sa do të dëshironte nacionalizmi retrospektiv. Për më tepër, lidhjet ndërmjet "kombit polltik" dhe atij modern me sa duket janë të tërthorta. Sepse, ndërsa ka të dhëna të bollshme rastesh kur vegjëlia në një mbretëri e identifikon veten me vendin dhe si popull nëpërmjet sundimtarit sovran, mbret apo car - sikurse ë identifikonte veten Zhan d'Ark - ka pak gjasë që fshatarët të identifikoheshin me një "vend" që konsideronte në bashkësinë e feudalëve, të cilët pashmangësish përbënin objektin e pakënaqësive të tyre. Nëse ndodhte që ata të ndiheshin të lidhur me zotërinë e vet dhe të Ishin besnikë ndaj tij, kjo nuk donte të thoshte identifikim interesash me krejt fisnikërinë dhe as nuk nënkuptonte ndonjë lidhje ndjenjash me ndonjë hapësirë më të gjerë se sa territori ku jetonin.
Përnjëmend, nëse në epokën parakombëtare ndeshim në dukuri të atilla që në ditët e sotme do të mund të klasifikoheshin si lëvizje të mëvetësishme popullore për të mbrojtur kombin nga agresorët e huaj siç mund të ndeshim në shekujt XV-XVI në Evropën Qendrore, ideologjitë e tyre duket se kanë qenë sociale e fetare, por jo kombëtare. Duket se fshatarët ngulmonin se ishin tradhtuar prej fisnikëve, detyra e të cilëve si hellatores Ishte t'I mbronin nga turqit. Mos ndoshta këta fisnikë paskëshin rënë fshehtazi në ujdi me agresorët?

Kësisoj, vegjëlia mbetej e vetme në luftën e shenjtë kundër paganizmit dhe për të mbrojtur fenë e   vërtetë. Në rrethana të caktuara, të tilla lëvizje mund të përbëjnë bazën për një patriotizëm popullor kombëtar më të gjerë, sikurse ne Boheminë husite - ndërsa Ideologjia e husitëve nuk kishte një zanafillë kombëtare çeke - ose në kufijtë ushtarakë të vendeve të krishtera, ndër fshatarët e armatosur dhe deri diku të çliruar nga bujkrobëria pikërisht për këtë qëllim. Siç e kemi parë, një shembull i tillë janë kozakët. Sidoqoftë, aty ku nuk gjen mbështetje në një traditë shtetërore të qëndrueshme dhe jetëgjatë? ky lloj patriotizmi thellësisht popullor në përgjithësi nuk mund të zhvillohej paprerazi gjer në shkallën e një patriotizmi kombëtar modern.

Por, natyrisht, kjo mbështetje rrallëherë mund të vinte nga qeveritë e regjimit të vjetër. Detyra e nënshtetasve të regjimeve të atilla, përveç atyre që ishin të ngarkuar me" funksione ushtarake, Ishte bindja dhe qetësia, e jo përkushtimi apo besnikëria.

Frederiku i Madh e sprapsi me zemërim gatishmërinë për ndihmë që i ofruan berlinezët besnikë për të mposhtur rusët, të cilët ishin duke pushtuar kryeqytetin, dhe këtë e bëri me pretekstln se lufta është punë e ushtarëve, e jo e civilëve, Po kështu, të gjithë e kemi parasysh reagimin e perandorit Franc II ndaj kryengritjes së besnikëve të tij tirolezë: "Sot janë patriotë në anën time, por nesër mund të jenë patriotë kundër meje".

Megjithatë, në një mënyrë apo në tjetrën, përkatësia ndaj një shteti historik (apo ekzistues), e tashme apo e shkuar, mund të veprojë drejtpërdrejt në ndërgjegjen e vegjëlisë për të përftuar proto- nacionalizmin - a ndoshta, madje? si në rastin e Anglisë së Tudorëve diçka të përafërt me patriotizmin modern. (Mohimi I kësaj etikete për dramat tendencioze të Shekspirit mbi historinë e Anglisë do të ishte qëndrim prej pedanti; mirëpo nuk kemi aspak të drejtë të mendojmë se vegjëlia e atëhershmë I interpretonte kështu siç i interpretojmë ne). Nuk ka asnjë arsyer për të supozuar se deri para shekullit XIX serbëve u mungonte çdo ndjenjë proto-nacionale, jo sepse ata ishin ortodoksë, ndërsa fqinjët e tyre ishin katolikë apo myslimanë - besimi nuk do t'i dallonte ata prej bullgarëve - por sepse kujtesa e mbretërisë së vjetër të nënshtruar nga turqit ruhej nëpërmjet këngëve. nëpërmjet epikës heroike dhe, gjë që ndoshta është më e rëndësishmja, nëpërmjet liturgjlsë së përditshme të kishës serbe e cila i kishte shpallur shenjtorë më të shumtët e mbretërve të Serbisë. Fakti që Rusia kishte një car pa dyshim që I ndihmonte rusët për ta konsideruar veten si diçka të ngjashme me kombin. Forca tërheqëse e një tradite shtetërore ndaj masave të popullit është diçka e vetëkuptueshme për nacionalizmin modern, synimi i të cilit është themellmi i një shteti territorial. Për këtë arsye, disa nga këto lëvizje e hedhin shikimin në të kaluarën e largët, përtej kujtesës reale të popullit, në kërkim të një shteti kombëtar të përshtatshëm (dhe të tillë që të bëjë sa më shumë përshtypje në mendjet e njerëzve), siç del dhe në rastin e armenëve, të cilët e gjejnë mbretërinë e tyre të fundit me rëndësi, jo më vonë nga shekulli I para Krishtit, apo në rastin e nacionaiistëve kroatë që e shikonin veten (çka ishte krejtësisht e papërshtatshme) si trashëgimtarë të "kombit të shquar politik kroat". Si gjithmonë, përmbajtja e propagandës kombëtare të shekullit XIX nuk mund të merret si tregues i besueshëm i asaj çka mendonte njeriu i rëndomtë para se të bashkohej me kauzën kombëtare. Natyrisht, këtu nuk është fjala për të mohuar që identifikimi proto-nacionaë, mbi të cilin do të mund të ndërtohej nacionalizmi I mëvonshëm, ka qenë një fenomen real ndër armenët apo, megjithëqë ndoshta në një shkallë shumë më të ulët, edhe ndër fshatarët kroatë para shekullit XIX.

Gjithsesi, aty ku ka ose duket që ka vazhdimësi ndërmjet proto-nacionalizmit dhe nacionalizmit, ajo mund të jetë fare mirë një vazhdimësi e stisur. Kurrfarë vazhdimësie historike nuk ka ndërmjet proto-nacionalizmit të hebrenjve dhe sionizmit modern. Banorët gjermanë të tokës së shenjtë të Tirolit në shekullin tonë u bënë nacionalistë gjermanë të një varieteti të veçantë dhe përnjëmend, përkrahës entuziastë të Adolf Hitlerit. Por ky proces. për të cilin kemi një literaturë me analiza të shkëlqyera, nuk ka asnjë lidhje të brendshme me kryengritjen popullore tiroleze të vitit 1809, të udhëhequr nga bujtinari Andreas Kofer (gjerman nga prejardhja etnike dhe nga gjuha), ndonëse nacionalistët pan-gjermanë mendojnë ndryshe. Me të vërtetë, herë-herë mund të vërejmë një mospërputhje të plotë ndërmjet proto- nacionalizmit dhe nacionalizmit, madje edhe atëherë kur ekzistojnë në të njëjtën kohë dhe të ndërthurar me njëri-tjetrin. Korifenjtë dhe organizatorët e iluminuar të nacionalizmit grek në të hyrë të shekullit XIX kanë qenë pa dyshim të frymëzuar nga ideja e lavdisë së kahershme helenike, që zgjonte gjithashtu entuziazmin e fllogrekëve të huaj të arsimuar, d.m.th. me arsimim klasik. Gjuha letrare komhëtare katharevoussa, e ndërtuar prej atyre njerëzve të ilummuar dhe për t u përdorur prej tyre, ka qenë dhe mbetet një gjuhë e lartë neoklasike që synon t'u rikthejë pasardhësve të Themistokliut e të Perikliut trashëgiminë e tyre të vërtetë pas dy mijëvjeçarësh të një skllavërie që e kishte molepsur atë. 

Ndërkaq, grekët e njëmendtë, që rrokën armët për diçka që do të ishte formim i një shteti-komb të ri e të pavarar, e flisnin greqishten e lashtë po aq pak sa ç'e flisnin italianët latinishten. Ata flisnin dhe shkruanin në gjuhën demotike.

Perikliu, Eskili, Euripidi dhe lavdia e kahershme e Spartës dhe e Athinës pothuajse nuk kishin asnjë kuptim për ta, për aq sa njiheshin, dhe gjithsesi nuk mendohej se kishin ndonjë rëndësi në lidhje me luftën që po bëhej.

Në mënyrë paradoksale, grekët parapëlqenin t'I referoheshin Romës (romaiosyne) e jo Greqisë, d.m.th. e shikonin veten si trashëgimtarë të Perandorisë Romake të kristianizuar (të Bizantit). Ata luftonin si të krishterë kundër myslimanëve të pafë, si romej kundër qenve turq.  

Gjithsesi është e qartë, qoftë dhe vetëm nëpërmjet shembullit të sapopërmendur të grekëve, se proto- nacionalizmi, aty ku ka ekzistuar, ia ka lehtësuar punën nacionalizmit, pavarësisht nga ndryshimet e thella ndërmjet tyre, përderisa simbolet ekzistuese dhe ndjenjat e komunltetit proto-nacional mund të mobilizoheshin në dobi të një kauze të re apo të një shteti modern. Por kjo nuk do të thotë aspak se këto dy koncepte janë identike, dhe madje, që i pari sjell pashmangësish të dytin.

Sepse është më se e qartë që proto-nacionalizmi, i marrë veçmas, ështe krejt i pamjaftueshëm për formimin e një kombësie, të një kombi dhe aq më pak të një shteti. Duket sheshit se numri i lëvizjeve kombëtare, me ose pa shtet, është shumë më i vogël nga ai i grupeve njerëzore të afta për të formuar të tilla lëvizje në bazë të kritereve aktuale të kombësisë potenciale, dhe sigurisht më i vogël nga ai I komuniteteve që kanë një ndjenjë përkatësie të përbashkët dhe që vështirë të mund ta dallosh nga përkatësia proto-nacionale. E kjo me gjithë faktin që (edhe duke lënë mënjanë çështjen e vetëvendosjes së 1800 banorëve të ishujve Folklend apo Malvine), pretendime serioze për të pasur shtet të pavarur janë bërë edhe nga popullata prej jo më shumë se 70000 frymë, të cilat luftojnë për një komb të pavarur saharian, apo nga ata 120000 që praktikisht kanë shpallur pavarësinë e pjesës turke të Qipros. Duhet të pranojmë mendimin e Gellnerit se mbizotërimi në shkallë universale i ideologjisë nacionaliste në ditët e sotme nuk është gjë tjetër veçse njëfarë iluzioni optik. Një botë kombesh është e pamundur të ekzistojë. 

Mund të kemi vetëm një botë ku disa grupe potencialisht kombëtare duke kërkuar një status të tillë, i përjashtojnë të tjerët nga e drejta e këtij IIoj rivendikimi, që siç ndodh, pak grupe e ngrenë. Në qoftë se proto-nacionalizmi do të ishte i mjaftueshëm, tashmë do të ishte shfaqur një lëvizje kombëtare serioze e mapushëve apo e ajmarave. E nëse të tilla lëvizje do të shfaqen në një të ardhme të afërt, kjo do të ndodhte për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të tjerë.

Së dyti, ndërsa ekzistenca e një baze proto-nacionale mund të jetë diçka e dobishme, apo madje thelbësore për formimin e një lëvizjeje kombëtare serioze që aspiron të ketë shtetin e vet - sado që, nga ana tjetër, është gjithsesi e pamjaftueshme për ta krijuar këtë lëvizje - ajo nuk është thelbësore për formimin e një patriotizmi dhe të një besnikërie kombëtare pasi shteti të jetë themeluar. Sikurse është vënë re aq shumë herë, kombet janë më së shpeshti pasojë e krijimit të shteteve se sa gurët e themelit të tyre. 

ShBA-ja dhe Australia përbëjnë shembuj të qartë shtetesh-kombe ku të gjitha karakteristikat specifike kombëtare dhe të gjitha kriteret e kombësisë janë përcaktuar jo më herët se mbarimi I shekullit XVIII dhe me të vërtetë nuk mund të ekzistonin para themelimit të shtetitpërkatës. Ndërkaq, nuk është fare e nevojshme të kujtojmë se themelimi I një shteti nuk është i mjaftueshëm në vetvete për të krijuar një komb.
Së fundi, si gjithmonë, do të ishte me vend një paralajmërim për të qenë të matur. Njohuritë tona janë tepër të varfra në lidhje me atë çka kanë pasur dhe përnjëmend çfarë vazhdojnë të kenë në kokë shumica e njerëzve të rëndomtë, kështu që nuk mund të flasim me bindje mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre ndaj kombësisë dhe shtetit-komb që kërkon besnikërinë e tyre. Për këtë arsye, raportet e vërteta ndërmjet identifikimit proto-nacional dhe patriotizmit të mëvonshëm ndaj kombit apo shtetit, mbeten gjithsesi të errëta.

Ne e dimë çfarë kishte ndërmend Nelsoni kur i drejtohej flotës së tij në vigjilje të betejës së Trafalgarit, duke thënë se Anglla kërkonte që secili të bënte detyrën e vet, por nuk dime çfarë mendonin atë ditë marinarët e tij, sado që do të ishte krejt e paarsyeshme të vinim në dyshim që disa mendime dhe ndjenja të tyre mund të cilësohen si patriotike. Ne e dimë se si I interpretojnë partitë dhe Iëvizjet kombëtare mbështetjen e pjesëtarëve të kombit që janë në anën e tyre, por nuk dimë çfarë kërkon kjo klientelë që blen një koleksion mallrash nga më të ndryshmet, të mbështjella që të gjitha në një ambalazh të vetëm, prej tregtarëve të politikës nacionaliste. Ndodh që e kemi shumë të qartë cilat janë për klientin pjesët e padobishme të këtij koleksioni - si p.sh., në rastin e popullit irlandez, përdorimi universall i galikishtes - por këto referendume të heshtura përzgjedhëse vetëm rrallëherë janë të mundshme. Vazhdimisht ka rrezik t'u vëmë popujve nota në një gjuhë që nuk e kanë studiuar, apo në një provim ku nuk janë paraqitur.

Le të mendojmë, për shembull, sikur gatishmërinë për të dhënë jetën për atdhe ta marrim si tregues të patriotizmit, gje që duket krejt me vend dhe që nacionalistët apo qeveritë kombëtare përgjithësisht janë të prira ta pranojnë si të mirëqenë. Atëherë duhej të dilte që ushtarët e Vllhelmit II dhe ata te Hitlerit, që siç mund të mendohet, ishin më të ndjeshëm ndaj thirrjes së kombit, kanë qenë më trima se sa mercenarët e princit të Hesenit në shekullin XVIII, të cilët, si mund të mendohet gjithashtu, nuk e kanë pasur një mundim të tillë. Mirëpo a ka ndodhur me të vërtetë kështu? Dhe a kanë luftuar gjermanët në Luftën e Parë Botërore më mirë se turqit, fjala vjen, të cilët vështirë të mund të konsiderohen si patriotë?

Apo kanë luftuar më mirë se gurkhat, që, siç është e vetëkuptueshme, nuk kanë qenë të motivuar as nga patriotizmi britanik, as nga patriotizmi nepalez? Në qoftë se formulojmë të tilla pyetje kaq absurde? Këtë nuk e bëjmë duke pritur ndonjë përgjigje ose për të sugjeruar ndonjë tezë kërkimore, porse, për të treguar se sa e dendur është mjegulla përreth çështjeve që kanë të bëjnë me ndërgjegjen kombëtare të njerëzve të rëndomtë, sidomos në periudhën para se nacionalizmi modern të shfaqej në mënyrë të padiskutueshme si forcë politike masive. Për shumicën e kombeve, madje edhe në Evropën Perëndimore, kjo nuk ka ndodhur deri aty nga mbarimi i shekullit XIX. Të paktën atëherë, më së fundi, zgjedhja u bë e qartë, ndonëse, siç do ta shohim, përmbajtja e saj nuk u qartësua.