1. Kryefaqe
  2. Socializmi/Komunizmi
  3. Liri dhe Revolucion

Liri dhe Revolucion

image description
Drama e lirisë, në Rusi, është e lashtë. Ky popull i nënshtruar dhe i paduruar, i butë dhe i etshëm për liri, i shqetësuar e i pakënaqur, që ka për tokën një përfytyrim fëmijëror, të çiltër e fetar, si një grazhd i madh betlehemi ku duhet folur me zë t'ulët dhe ecur në majë të gishtave për të mos zgjuar Jezuin Fëmi, dhe për jetën ka një përfytyrim të errët, të ndriçuar nga kuptimi i mëkatit dhe nga frika e shlyerjes së mëkatit; ky popull që gjithmonë do të donte t'i ikte hijes së tij, të arratisej nga rrethi i historisë së tij, e të çante horizontin; ky popull i ëmbël në dashuri dhe i tmerrshëm në zemërim, që s'e ka ndjenjën e pronës, që , jeton me ndrojtje të vazhdueshme se mos ndjehet hajdut në shtëpinë e vet, i huaj mes të vetëve, është populli që do më shumë se çdo tjetër lirinë, dhe aq më tepër i dorëzohet skllavërisë. Rusët kanë frikë vetminë, nuk dinë të rrinë vetëm: nga puna e përbashkët, nga forma primitive e mir* nga instinkti për t'u bërë bashkëpunëtor nëpër ndërmarrje, në dhembje, në gëzime, në vetëvrasje kolektive, në lehtësinë për të vdekur bashkë, në rreshtat e dendur në fushat e betejës ose në turma të heshtura nëpër sheshe, kështu aspektet dhe mënyrat karakteristike të antipatisë së rusëve ndaj vetmisë janë aspektet dhe mënyrat e etjes së tyre për liri dhe nënshtrimi i tyre ndaj skllavërisë.

Një popull që ka frikë nga vetmia nuk mund ta konceptojë lirinë veçse në kolektivitet: liria individuale nuk hyn në rendin e tij logjik. Por liria kolektive, ku nuk bën pjesë ndërgjegjja individuale, është shumë e ngjashme me skllavërinë, është një lloj skllavërie e pranuar lirisht. Kjo gjë bën që gjithmonë rusët, ëdhe në periudha tolerance ose në momente lejesh, të gjithë kanë pamjen e gjindjes së shtypur, që nuk di të jetë e lirë; turmat revolucionare, edhe në ditët e kryengritjes, të plaçkitjes dhe masakrës, kanë hijen e kopesë: u binden verbërisht, një pakice dhunuesish. Trazirat më të dhunshme zhvillohen gjithmonë me këtë farë rregulli, me këtë farë disipline që përjashton nismat individuale, sulmet e befasishme, dredhimet dhe të paparashikuarat.

Rruga e po atij revolucioni të Tetorit të 1917, madje edhe në larminë e tmerrshme të ng- jarjeve të tij, shfaqet thuajse monoton, kaq i rregullt është, sikur të ishte një shpërthim instinktesh të sunduar nga llogaritja, dhe nxjerr në pah qenien e një kryetari, të një plani, të një grupi njerëzish të vendosur, zbatues të përpiktë dhe të kujdesshëm: një çrregullim, shkurt, i paravendosur, dhe i mbikëqyrur gjer në rrjedhojat e tij të fundit dhe prejardhjet. Brumi i kryengritësve, i kasnecëve të lirise, i brigantëve apo gjindjes së ndershme, i kozakëve apo i intelektualëve, që nga Stenka Razini* te Pope Gabon-* nga Pugaçori te Dekabristët, nga i ashtuquajturi kusar i Tushinit te Kerenski, të gjithë janë prej brumi fanatikësh, ëndërruesish, mashtruesish apo utopistësh të padjallëzuar.

Shikojeni Stenka Razinin, plaçkitësin e Astrahanit, piratin e Vollgës dhe Kaspit, kasnecin e lirisë kozake: turma e endacakëve e muzhikëve, e shërbëtorëve kiyengritës, e aventurierëve e kozakëve, e kusarëve, që e ndjekin në rrëmujë, duke plaçkitur, duke vrarë e djegur, nuk ngre krye dhe lufton për të fituar lirinë, por për të plaçkitur brigjet e Vollgës. Stenka Razini lëviz mbi Moskë, me britmën «vdekje bojarëve, rroftë liria kozake», por i mundur në fushë të betejës, ikën në stepat e Donit; i kapur me tradhti prej të tijve, u dërgua në Moskë dhe u ekzekutua me 6 qershor 1671, mbi sheshinën e rrumbullakët të Lobnoje Miesto,* para mureve të Kremlinit dhe kupolave të Vasili Blajenit.

Ky brigant kozak tashmë është bërë prekursor i bolshevizmit; kalendari i shenjtorëve të lirisë së kuqe fillon me emrin e tij; emri i Tolstoit është ndër të fundit I gjithë korridori i muzeut të revolucionit, në Moskë është kushtuar ndërmarrjeve të tij; kuadri i Pcelinit, që paraqet zbatimin e dënimit me vdekje të Stenka Razinit, është atje, para syve të punëtorëve e fshatarëve që e mbushin çdo ditë muzeun, të ngadaltë e të heshtur.

Por jo të gjithë prekursorët e bolshevizmit, edhe pse janë trajtuar si të tillë në muzeun e Revolucionit apo janë radhitur në numrin e heronjve e të martirëve, jo të gjithë e kanë zemrën e Stenka Razinit ose të Pugaçovit;* atij Pugaçovi qesharak e tragjik që një piktor i panjohur i shekullit të tetëmbëdhjetë, në një portret të gjetur pranë Smolenskut, në çifiigun e Paninit, na e tregon me qëndrim në këmbë, të veshur allapolaka, me një xhup të shkurtër dhe çizme ngjyrë të purpurt: pamje prej të marri dhe mashtruesi, pamje, do të thosha, e njërit prej dashnorëve të shumtë të Katerinës.

Po t'i vesh pranë këtyre të dyve, Dekabristët* kanë të njëjtën dukje romantike, të çiltër dhe fisnike, me patriotët dhe liberalët gjermanë, francezë e italianë të gjysmës së parë të teteqindës veçanërisht me italianët, në krahasim, për shembull, me Orsinin ose me Passatore-n. Filozofët, poetët, shkrimtarët e shekullit fundit, të cilët lirisë së popullit rus i kanë kushtuar aftësinë mendore, ëndërrimet dhe dashurinë për t'afërmin, Pushkini, Gogoli, Bielinski, Herceni, Ogariov, Bakunin, Dosttojevski, Nekrasov, për të mos zënë në gojë , të tjerë, poshtë-poshtë, mbarë e prapë, gjer te Tolstoi, gjer te Tolstoi vegjetarian dhe muzhik, duken jashtë vendit në këtë dramë të lirisë dhe në këtë muze të Revolucionit: shpirtra të munduar dhe të pakënaqur, por të çiltër, e më në fund shumë larg shpirtit popullor. Profetë pa traditë, e prandaj, siç thotë Paskali për Muhametin, sans autoritarë, të habitur e të dhembshëm që gjithë ai art, gjithë ajo filozofi, gjithë ajo hipokrizi ka prodhuar fakte kaq të tmerrshme e një fat kaq mizor: duken sikur nuk u besojnë syve të tyre, sikur' pyesin veten se ç'janë duke bërë aty, në atë muzë, pranë Stenka Razinit dhe Pugaçovit,. pranë qitësit Karakozov, pranë nihilistëve të zbehtë e të thatë me sy ëndërrues.

Por këta janë prekursorët e vërtetë, të vetmit apostuj të lirisë të popullit rus: nuk është shtatorja e Tolstoit, as ajo e Plehanovit, që shfaqen pa vend në muzeun e Revolucionit, në Panteonin e lirisë ruse; e as shtatorja e Stenka Razinit. Të gjithë, brigantë kozakë, traparë të Vollgës e të Donit, poetë, nihilistë e filozofë, aty gjenden si në shtëpi të tyre, aty marrin frymë në ajrin e familjes: ja apostujt e vërtetë të lirisë, të vetmit që kanë luftuar e vuajtur për t'i dhënë liri popullit rus. Ajo që duket pa vend në atë Panteon është shtatorja e Leninit.

Gjatë gjithë jetës së tij, Lenini nuk ka luftuar kurrë për lirinë e popullit rus, por për diçka krejt tjetër. Iluzionet humanitare dhe ideologjitë demokratike të patriotëve rusë të tetëqindës, aspiratat liberale roman- tike të Dekabristëve, shpirti i sakrificës i ni- hilistëve, nuk hynin në logjikën e tij. Ai nuk lufton për liri, por për revolucionin, vetëm për revolucionin. Fjala «liri», gjatë kohës së mërgimit, që nga Iskra e parë gjer në vigjiljen e kthimit të tij në Rusi, i tingëllon keq në gojë; është një prej atyre shumë fjalëve që ai i shqipton duke buzëqeshur e picërruar sytë.

Shumicës së ushtarëve, që, duke u arratisur nga transhetë, u derdhën mbi Petrograd, mbushën sheshet 6 rrugët, që ose shesin fara luledielli gjatë trotuareve të Nevski Prospekt, o sillen rrotull duke kërkuar lëmoshë apo ndalen para hyrjes së kafeneve, të teatrove e të fabrikave duke u ofruar për pak kopekë armët e tyre kalimtarëve dhe punëtorëve, këtyre Lenini nuk u premton lirinë, por hak- marrjen dhe paqen. E fshatafëve që brakti sin arat, që djegin vilat, që dalin nga kolibet e mbajnë vesh se mos ora e revolucionit u sjell fshatrave fjalën e pritur prej shekujsh, Lenini nuk u premton lirinë, por shpagimin dhe tokën. Ndërsa punëtorëve që gumëzhijnë nëpër oborret e ofiçinave, që grumbullohen rreth oratorëve të kuq, që përgatisin armët në heshtje, duke vështruar rrotull, e që tashmë u fusin pushkëve fishekët e parë, Lenini nuk u premton liri por shpagimin dhe pushtetin. Në urdhrin e ditës lëshuar në vigjiljen e grushtit të shtetit nuk ka asnjë shenjë retorike apo hipokrizie: «gjithë pushteti sovjetëve». Pra, ai nuk lufton për liri, por për diktaturën e proletariatit. Për liri lufton Kerenski i zbehtë e miop, Kerenski elokuent, mbrojtësi i fundit i lirisë së popullit rus, heroi më qesharak i gjithë revolucionit.

Opinioni i përgjithshëm, sot e kësaj dite i gjallë në Amerikë dhe Europë, që bolshevizmi të jetë mohimi i qytetërimit perëndimor, nuk është i saktë. Bolshevizmi është mohim i qytetërimit perëndimor, në format më të veçanta politike, por jo në format më të veçanta ekonomike. Me fjalë të tjera, bolshevizmi është mohimi i lirisë së perëndimit, e jo tashmë i formave të qytetrimit industrial të Europës e të Amerikës. Qytetrimi industrial modern është mohimi i lirisë, sipas konceptit demokratik e liberal. Zhvillimi i tij kryhet në dëm të formave politike të qytetrimit perëndimor, sipas të njëjtave parime e përmes të njëjtave forma, sa në regjimin e diktaturës proletare.

“Ku ka liri nuk ka shtet”, pohin Lenini. Zhvillimi i ardhshëm i qytetrimit industrial është i kushtëzuar në çdo vend me qenien e një shteti të fortë, që të përcaktojë klimën e nevojshme politike për kontorllin dhe disiplinën e prodhimit në të gjithë elementët e saj. Është me vend të sqarohet që Hegeli këtu nuk hyn. Koncepti i shtetit, si te Lenini ashtu edhe te Fordi, nuk është ai i dashur për idealizmin europian, për shtetin etik. Shteti, në konceptin e Fordit, është diktatura e borgjezisë; ndërsa në atë të Leninit është klasa proletare e organizuar si klasë sunduese, është diktatura e proletariatit.
«Problemi themelor i revolucionit është problemi i pushtetit», thotë Lenini. Ai ka përçmimin më të thellë për marksistët e kulluar, Plehanovët, Martovët, Kautskët; marksizmi i tyre, i ashtuquajtur legal, të çon në demokracinë borgjeze, në ideologjitë liberale e demokratike, në gabimin e Struvësë* e të Brentano-s/ të cilët e konceptojnë fitimin e pushtetit si fund të luftës së klasave.

Shteti është i nevojshëm për revolucionin proletar jo për te themeluar një mbretëri lirie, por për të shpartalluar kundërshtarët e proletariatit. Shteti nuk lejon as të flitet për liri; sapo të flasësh për lirinë, shteti dobësohet.
Kur Kautski i kundërvë demokracinë e pastër diktaturës së proletariatit, Lenini përgjigjet që «demokracia e pastër nuk është veçse një hipokrizi liberale e caktuar për të gënjyer proletariatin», nuk është veçse një parapritë e diktaturës borgjeze. Edhe borgjezia ka arritur të shtjerë në dorë fuqinë, të zërë vendin e shoqërisë feudale, vetëm përmes kryengritjeve, luftërave civile, shtypjeve. Në emër të të cilave të drejta menshevikët dhe socialistët revolucionarë kërkojnë me zë të lartë lirinë? Në emër të ideologjive liberale e demokratike? Por «në Anglinë e 1699 apo në Francën e 1793, përgjigjet Lenini, borgjezia revolucionare, nuk u ka dhënë kurrë liri kundërshtarëve për mbledhje, për fjalë e për shtyp». E pra është e ligjshme që revolucioni i Tetorit 1917 ta shtypte lirinë. Marksistët e pastër, që shpesh përmendin Marksin dhe Engelsin, t'i kujtojnë fjalët e Engelsit: «revolucioni është veprimi më autoritar i mundshëm: është veprimi me të cilin një pjesë e popullsisë ia dikton autoritetin e vet pjesës tjetër, e kjo bëhet me anë të pushkëve, bajonetave dhe topave, domethënë me mjete autoritare. Pjesa fitimtare ndjen nevojën për të mbajtur mbisundimin me terrorin që armët e saj ushtrojnë mbi reaksionarët». «Liria jemi ne», thotë Plehanovi në emër të mazhorancës menshevike. «Revolucioni jam unë», - përgjigjet Lenini.

Tashmë më 1902, në vigjiljen e ndarjes mes menshevikëve e bolshevikëve, Aleksejevi pohonte që për revolucionin proletar Lenini ish më i nevojshëm se Plehanovi.