1. Kryefaqe
  2. Sistemet e udhëheqësisë
  3. Komunizmi rus dhe revolucioni

Komunizmi rus dhe revolucioni

image description
Rreth viteve 80 të shek.XIX socializmi narodnik(populist) tashmë e kishte humbur forcën dhe lëvizja revolucionare nuk mund të zhvillohej më tej nën flamurin e tij. Dalja në dritë e partisë “Vullneti i Popullit”, e cila i kishte vënë vetes si qëllim kryesor politik rrëzimin e monarkisë absolute me anë të terrorit, ishte një shenjë e krizës që pësonte narodnizmi(populizmi) në Rusi. Intelegjenca revolucionare ishte e zhgënjyer nga fshatarsia dhe kishte marrë vendim të mbështetej vetëm në heroizëm vetjak. Vrasja e Aleksandrit II nga anëtarët e narodnizmit, jo vetëm që nuk solli epokën e Aleksandit III, me një lëvizje të fuqishme reaksionare, jo vetëm në qeveri, por edhe në shoqëri.

Lëvizja revolucionare nuk gjeti kurrfarë mbështetje reale shoqërore. Në atë kohë jashtë shtetit, në mes të emigrantëve lindi grupi “Çlirimi i punës”, me në krye G. Plehanov, P. Aleksandrov, V. Zasuliç. Me këtë lëvizje po lindte marksizmi rus dhe lëvizja socialdemokrate në Rusi. 

Pas Marksit dhe Engelsit, Plehanovi ka qenë një nga teoricienët kryesorë më të njohur të marksizmit. Në vitet e kaluara Plehanovi ka marrë pjesë në organizatat narodnike revolucionare “Tokë dhe liri”(rus. Zmlja i volja) dhe “P[rndarja e Zetë” (rus. Çornij predell). Gjatë viteve të kaluara në perëndim Plehanovi u bë njeri krejtësisht perëndimor, me një formim shumë racionalist, mjaft i klturuar, megjithëse kultura e tij nuk ishte dhe aq e lartë, një revolucionar më tepër libror, livresk, sesa praktik. 

Ai mund të ishte udhëheqës i shkollës marksiste të mendimit, por nuk mund të ishte udhëheqës i revolucionit, siç u vërtetua më pas në epokën e revolucionit. Sidoqoftë, me broshurat e Plehanovit u formuan disa breza të marksistëve rusë, ndërmjet tyre edhe vet Lenini e krerët e tjerë të komunizmit rus. Në fillimet e veta marksizmi në truallin rus ka qenë një formë e skajshme e oksidentalizmit rus. Brezat e parë të marksistëve rusë kanë luftuar kryesisht me rrymat e vjetra të intelegjencës revolucionare, me narodnizmin dhe i dhanë këtij goditje të pariparueshme. Marksizmi rus priste çlirimin nga zhvillimi industrial i Rusisë, të cilin narodnizmi përpiqej ta shmangte. Industria kapitaliste duhej të sillte formimin dhe zhvillimin e klasës punëtore, e cila është klasa çlirimtare.

Prandaj marksistët ishin për proletatizimin e fshatarsisë, një veprim që narodnikët nuk e pranonin kurrsesi. Marksistët ishin të mendimit se më në fund kishin gjetur bazën reale për luftën revolucionare çlirimtare. E vetmja forcë shpirtërore reale, tek e cila mund të mbështetej ishte proletariati në formim  e sipër. Duhej zhvilluar ndërgjegjja klasore revolucionare e këtij proletariati. Nuk duhej vajtur te fshatarsia, e cila nuk e kishte pranuar veprimtarinë e intelegjencës revolucionare, por te punëtorët, ndër fabrika. Marksistët e parë e quanin veten atëherë, realistë, sepse zhvillimi i kapitalizmit po bëhej vërtetë në atë kohë. Marksistët e parë nuk donin të mbështeteshin gjithkaq në intelegjencën, në rolin e personalitetit të shquar në histori; parapëlqenin të mbështeteshin në procesin objektiv ekonomik dhe shoqëror. 
Marksistët e sulmonin me përbuzje socializmin utopik të nardnikëve. Nëse tipi i revolucionarit nardnik rus ishte kryesisht me prirje intelektuale. Në përputhje me kushtet, në të cilat lindi marksizmi rus, marksistët, në fillim theksonin më tepër parimet deterministe dhe evolucioniste të doktrinës së Marksit. Ata luftonin kundër utopizmit dhe ëndërrimeve dhe krenoheshin për faktin se më në fund kishin zbuluar socializmin e vërtetë, i cili u premtonte atyre fitoren e vërtetë, për hir të zhvillimit të rregullt dhe objektiv të procesit shoqëror. Socializmi do të ishte rezultat i domosdoshmërisë ekonomike, i domosdoshmësisë së zhvillimit të shoqërisë. Marksistët e parë flisnin me kënaqësi të madhe për zhvillimin e forcave prodhuese materiale, si shpresën dhe mbështetjen kryesore të teorisë së tyre. Atyre nuk u interesonte gjithkaq zhvillimi ekonomik i Rusisë, si një veprim pozitiv dhe i dobishëm; ishin të interesuar më tepër për krijimin e një arme për të zhvilluar luftën revolucionare. E tillë ishte psikologjia revolucionare. Synimet e ndjekuara dhe intelegjenca revolucionare kishin mbetur pothuajse po ato, por ata kishin tani në dorë një armë të re lufte, e ndienin veten me një truall të sigurtë nën këmbë. 

Marksizmi ishte një teori dhe përpunim mendor më i ndërlikuar se ato teoritë mbi të cilat ishte mbështetur deri atëherë intelegjenca revolucionare dhe kërkonte një përpjekje më të madhe mendore. Por ai shikohej kryesisht si një armë kundër rrymave të vjetra, që ishin treguar të fuqishme. Në fillim marksistët kishin krijuar përshtypjen se ishin revolucionarë (siç kishin nisur ta quanin veten), sepse ishin kundër terrorizmit. Por ky ishte një maskim gënjeshtër, që ua kishte marrë mend edhe vet xhandarëve. Në të vërtetë lindja e marksizmit rus shënonte një krizë seriozepër intelegjencën ruse, ishte lëkundja e themeleve të botëkuptimit të tyre. Nga marksizmi lindën rryma të reja të ndryshme. Dhe duhet kuptuar thelbi i marksizmit dhe karakteri i tij i dyfishtë, që të mund të orientohemi për rrymat e mëtejshme ruse.

Marksizmi është një dukuri më e ndërlikuar nga sa mendohet zakonisht. Nuk duhet harruar fakti se Marksi kishte dalë nga gjiri i idelizmit gjerman të fillim shek.XIX; ai ishte i ndikuar thell[ nga idetë e Fihtes dhe të Hegelit. Po ashtu dhe Fojerbahu, përfaqësuesi kryesor i hegelizmit të majtë, edhe atëherë kur e quante veten materialist, ishte i mbushur plot e përplot me filozofinë idelaiste, dhe për më tepër mbeti njëfarë teologu. Sidomos në rini të tij ndihet prejardhja nga idealizmi, që do ti vinte vulën të gjithë mënyrës së të konceptuarit të materializmit. Sigurisht, marksizmi jep baza të forta për ta interpretuar doktirnën marksiste si një sistem konseguent të determinizmit sociologjik. Ekonomia përcakton të gjithë jetën njerzore, nga ajo varet jo vetëm ndërtimi i shoqërisë, por edhe tërë ideologjia, tërë kultura shpirtërore, feja filozofia, morali, arti. Ekonomia është baza, ideologjia është mbistruktura. Ekziston një proces shoqëror-ekonomik objektiv e i pathyeshëm nga i cili përcaktohet gjithçka. Forma e këmbimit dhe prodhimi i mallrave është si të thuash jeta në zanafillë dhe prej saj varet çdo gjë tjetër.

Te njeriu nuk mendon ose vepron ai vetë, por klasa shoqërore së cilës ai i përket; ai mendon dhe krijon si fisnik, si borgjez i madh, si mikroborgjez ose si proletar. Njeriu nuk mund të çlirohet nga faktori ekonomik që e përcakton atë, ai vetëm mund të pasqyrojë atë faktor. Kjo është njëra nga anët e marksizmit. Pushteti që ushtron faktori ekonimik mbi jetën njerzore nuk është shpikur nga Marksi dhe nuk është ai fajtor për ndikimin që ushtron aq më shumë ekonomia mbi ideologjinë. Marksi e kishte hetuar këtë në shoqërinë kapitaliste europiane që kishte përreth. Por deshi ti përgjithësonte vëzhgimet e veta dhe u dha një karakter gjithpërfshirës, universal. Atë çka kishte zbuluar në shoqërinë kapitaliste të kohës së vet e quajti si bazën e çdo shoqërie. Ai zbuloi shumë gjëra në shoqërinë kapitaliste dhe tha shumë të vërteta për të, por gabimi i tij qëndronte në përgjithësimin e së veçantës. Determinizmi ekonomik i Marksit ka një karakter krejt të veçantë. Është demaskim i iluzioneve të ndërgjegjes. Këtë e kishte bërë Fojerbahu më parë në lidhje me ndërgjegjen fetare. Metoda e demaskimit të iluzinove të ndërgjegjes nga Marksi na kujton shumë atë çka bën Frojdi. Ideologjia, që është vetëm mbistrukturë, besimet fetare, teoritë filozofike, vlersimet morale, krijimtaria artistike, të gjitha këto pasqyrojnë në mënyrë të gënjeshtërt në ndërgjegje realitetin, i cili është mbi të gjitha një reaitet ekonomik domethënë një luftë kolektive e njeriut me natyrën për të mbajtur gjallë jetën, po në atë mënyrë siç ndodh të Frojdi, i cili vë në plan të parë veprimtarinë seksuale.

Të qenët përcakton ndërgjegjen, por të qenët është në rradhë të parë diçka materiale, ekonomike. Shpirti është një epifenomen, një dukuri dytsore e jetës ekonomike. Marksizmi nuk e nxjerr në mënyrë të drejtpërdrejt nga ekonomia çdo ideologji dhe çdo kulturë, por përdor psikologjinë klasore si ndërmjetëse, që do të thotë se në determinizmin sociologjik të marksizmit ekziston një hallkë psikologjike që shërben si ndërlidhëse. Megjithëse ekzistenca e një psikologjie klasore të të gjitha ideve dhe besimeve është në vetvete një e vërtetë e pamohueshme, pikërisht psikologjia është ana e dobët e marksizmit. Ishte një psikologjike racionaliste dhe krejtësisht e vjetruar.