1. Kryefaqe
  2. Socializmi/Komunizmi
  3. Çfarë është socializmi, kapitulli V.

Çfarë është socializmi, kapitulli V.

image description
Kur shikon shifrat e të papunëve vlera e të cilëve shkon deri në dy milionë veta, nuk e ke asfare të vështirë të besosh se kjo nënkupton që dy milionë njerëz janë të papunë ndërsa pjesa tjetër e popullsisë është deri diku mirë. Edhe vetë e pranoj se, së fundi, edhe unë e kisha zakon ta bëja këtë. Dikur llogaritja se nëse e rrumbullakos numrin e regjistruar të të papunëve në dy milionë dhe i përflak në mjerim e, ata që për një arsye a një tjetër nuk janë regjistruar si të papunë, atëherë numri i njerëzve të paushqyer në gjithë Anglinë (sepse të tërë ata që marrin ndihmën e papunësisë apo që janë njëlloj si ata të paushqyer) shumë-shumë shkon gjer në pesë milionë veta.

Kjo shifër është e nënvlerësuar sepse, pikë së pari, personat e vetëm të paraqitur në shifrat e të papunëve janë kryefamiljarët që tërheqin ndihmën për të papunët, domethënë, zakonisht krerët e familjes. Personat që janë në ngarkim të atij që është i papunë nuk janë në listë veç në rast se marrin kuotën e përcaktuar të papunësisë. Një nëpunës i Zyrës së Punësimit më ka bërë të ditur se për të marrë numrin e vërtetë të njerëzve që rrojnë (jo tërheqin) me ndihmën e papunësisë, shifrat zyrtare duhet t'i shumëzosh me numërorin më të madh se tre. Vetëm kjo e çon numrin e të papunëve në afërsisht gjashtë milionë veta. Por, përveç tyre, ka edhe një numër shumë të madh njerëzish të cilët, nga këndvështrimi financiar, fare mirë mund të quhen të papunë, sepse të ardhurat e tyre nuk janë të tilla që të mund të përkufizohen si rrogë jetike.
[Për shembull, një regjistrim që u krye së fundi në fabrikat e tjerrjes së pambukut në Lankashir zbuloi faktin se më se 40.000 të punësuar merrnin më pak se tridhjetë shilinga në javë secili. Ndërsa në Preston, sa për të përmendur një qytet, numri i atyre  që fitonin më shumë se tridhjetë shilinga në javë ishte 640 kur numri i atyre që fitonin shumë më shumë se tridhjetë shilinga qe fut këtu edhe personat që ka nën ngarkim; shto, siç u përmend sa më sipër pensionistët, skamnorët e ata që janë të papërcaktuar, dhe ke një popullatë të paushqyer prej më shumë se dhjetë milionë vetash. Sër Xhon Orri thotë se ata janë plot njëzet milionë.

Mbani parasysh shifrat e Uiganit, i cili është përfaqësues tipik i rrethit industrial e minerar. Numri i punonjësve të siguruar është përafërsisht 36.000 veta (26.000 meshkuj e 10.000 femra). Nga këta, numri i të papunëve në fillim të 1936-s ishte rreth 10.000 veta. Por, asokohe ishte dimër kur minierat punojnë me orar të plotë; me gjasë në verë numri i punëtorëve shkon në 12.000 veta.

Këtë shifër shumëzoje me tre, sa më sipër, dhe numri shkon në 30.000 apo 36.000 veta. Gjithë popullata e Uiganit është diçka më pak se 87.000 banorë, kështu i bie që kurdoherë më shumë një në tre persona nga e gjithë popullsia - jo vetëm punonjësit e regjistruar - ose tërheq ndihmën e papunësisë ose e mban frymën gjallë me të. Ata dhjetë a dymbëdhjetë mijëra të papunë përbëjnë bërthamën e fortë të atyre katër-pesë mijëra minatorëve që kanë qenë vazhdimisht pa punë shtatë vitet e fundit. E Uigani nuk është edhe aq keq si qytet industrial për të punuar. Bile edhe Shefildi, i cili ka lulëzuar gjatë vitit të fundit apo diçka e tillë për shkak të luftërave apo të fjalëve që kanë dalë për luftë, përpjesëtimi i të papunëve është afërsisht i njëjtë: një në tre punëtorë i regjistruar si i papunë.

Kur dikush ngelet pa punë, derisa të marrë pagesat e kuotës së papunësisë, ai tërheq «përfitimin e plotë», tarifat e të cilit janë simëposhtë:

Pagesa javore
Për burrin 17 shilinga
Për gruan 9 shilinga
Për çdo fëmijë nën 14-vjeç 3 shilinga  
Kështu që në një familje të përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët ku njëri prej tyre është më i madh se katërmbëdhjetë vjeç, të ardhurat e përgjithshme janë 32 shilinga në javë, si edhe gjithçka tjetër që mund të fitojë fëmija i madh. Kur triskave të dikujt u kalon afati, ai, para se t'i drejtohet K.N.B.-së (Komiteti i Ndihmës Botore), merr «ndihmë kalimtare» për një periudhë njëzet e gjashtë javore nga K. N. P.-ja (Komisioni i Ndihmës për të Papunët), tarifat janë si më poshtë:
Pagesa javore Për vetëm një njeri 15 shilinga Burri dhe gruaja 24 shilinga
Për fëmijët 14— 18-vjeç 6 shilinga
Për fëmijët 11-14-vjeç 4 shilinga e 6 pensë
Për fëmijët 8-11-vjeç 4 shilinga
Për fëmijët 5-8-vjeç 3 shilinga e 6 pensë
Për fëmijët 3-5-vjeç 3 shilinga
Kësisoj, sipas K.N.P.-S, të ardhurat e një familjeje tipike prej pesë vetash janë 37 shilinga e 6 pensë në javë në qoftë se asnjëri nga fëmijët nuk është në punë. Kur dikush është pjesë e K.N.P-S çereku i ndihmës për papunësinë që merr i vlerësohet si qira, jo më pak se 7 shilinga e 6 pensë në javë. Në rast se qiraja që paguan e kalon çerekun e ndihmës për papunësinë që merr, atëherë atij i jepet një kuotë shtesë, por nëse qiraja është më e ulët se 7 shilinga e 6 pensë, atëherë atij i zbritet shuma përkatëse. Në teori, pagesat e K.N.B-S vijnë nga tatimet vendore, por financohen nga fondi qendror. Tarifat e përfituara janë:
Pagesa javore
Për vetëm një njeri, 12 shilinga e 6 pensë
Burrë t grua 23 shilinga
Fëmija më i madh në moshë, 4 shilinga
Për secilin nga fëmijët e tjerë, 3 shilinga

Këto tarifa, si pasojë e lirisë së veprimit të këshillave vendore ndryshojnë disi, andaj vetëm një njeri mund të marrë ose jo  shtesën javore prej 2 shilingash e 6 pensësh, duke e çuar kështu përfitimin gjer në 15 shilinga. Njëlloj si me K.N.P-n, çereku i ndihmës për papunësinë e kryefamiljarit cilësohet si qira. Prandaj, të ardhurat e përgjithshme në një familje tipike të mësipërme do të ishin 33 shilinga në javë, çereku i të cilave shkon për pagimin e qirasë. Mandej, në shumë rrethe të vendit kuota e qymyrit prej 1 shilinge e 6 pensësh javore (kjo është e barabartë pothuajse me njëqind funte angleze qymyrguri) jepet gjashtë javë para dhe po aq mbas Krishtlindjeve.

Nuk është e vështirë të kuptohet se të ardhurat mesatare për familjet që mbështeten në ndihmën e papunësisë rrotullohen aty tek tridhjetë shilingat në javë. Më së paku, çereku i kësaj shkon për pagimin e qirasë së shtëpisë, kështu i bie që shuma mesatare për çdo anëtar të familjes, fëmijë a i rritur, për t'u ushqyer, veshur, mbathur, ngrohur dhe kujdesur për veten, nuk i kalon të gjashtë shilingat në javë. Togje të mëdha njerëzish, ka shumë mundësi deri një e treta e gjithë popullatës së zonave industriale, rron me këtë shkallë pagese. Llogaritja e të ardhurave (të familjes, për të përcaktuar përfitimin e ndihmës ekonomike) zbatohet me rreptësi e, me gjasë, zyrtarët janë të prirë të mos të japin ndihmë ekonomike në rast se kanë sadopak të dhëna që tJi merr të holla nga ndonjë burim tjetër. Punëtorët e dokut, për shembull, që zakonisht pajtohen në punë gjysmëditore, duhet të nënshkruajnë dy herë në ditë kontratën e punës në Zyrën e Punësimit; në rast se nuk e bëjnë këtë, atëherë mendohet që ata punojnë, kështu që, si pasojë, edhe ndihma për papunësinë u shkurtohet në përputhje me të. Kam parë edhe raste zvarritjeje të llogaritjes së të ardhurave të familjes për përcaktimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, por skam si të mos e them se në qytetet industriale, ku ende deri diku njerëzit bëhen me të tjerët dhe ku gjithsekush ka fqinjë që e njohin, kjo është shumë më e vështirë se në Londër. Mënyra  e zakonshme që një i ri i cili, tani për tani, banon me prindërit, është të arrijë të gjejë një adresë strehimi, pasi kështu mendohet se ai banon në shtëpi më vete dhe mund të tërheqë ndihmën ekonomike. Për shembull, dikë që e njoha, e panë t'u jepte për të ngrënë pulave të fqinjit, ndërkohë që ky kishte ikur. Pushtetit vendor iu bë e ditur se ai «punonte duke ushqyer pulat» i cili s'e pati asfare të lehtë ta përgënjeshtronte këtë. Shakaja që pëlqejnë më shumë në Uigan për një burrë të cilit nuk pranuan t'i jepnin ndihmë ekonomike është ajo që ai «punonte duke mbartur dru zjarri me karrocë». Sipas të thënave, atë e kishin parë duke bartur dru zjarri natën. Ai u detyrua t'u sqaronte se nuk barte dru zjarri por bënte punë të dytë vjedhurazi. «Drutë e zjarrit» qenë mobiliet që transportonte.

Pasoja më e pashpirt dhe më e poshtër që sjell llogaritja e të ardhurave të familjes, për të përcaktuar përfitimin e ndihmës ekonomike, është fakti se ajo ndan familjet. Për shkak të saj të moshuarit, që ndonjëherë kanë zënë shtratin, i përzënë nga shtëpitë. Për shembull, nëse një pensionist, që zakonisht mund të jetonte me njërin apo tjetrin fëmijë të tij, dhjetë shilingat që merr në javë shkojnë për shlyerjen e shpenzimeve të shtëpisë, ka shumë mundësi që të përkujdesen jo edhe aq mirë për të. Megjithatë, për shkak të Llogaritjes së të Ardhurave ai vlerësohet si «qiramarrës» e, nëse rri në shtëpi atëherë ndihma e papunësisë që marrin fëmijët e tij u shkurtohet. Andaj, mbase në moshën shtatëdhjetë a shtatëdhjetë e pesëvjeçare duhet t'u drejtohet bujtinave, gjithë pensionin duhet t'ia dorëzojë kujdestarit të tyre dhe të jetojë në prag të urisë. Kam parë vetë disa raste të kësaj. Si pasojë e llogaritjes së të Ardhurave, kjo po ndodh anekënd Anglisë. Sidoqoftë, pavarësisht shkallës së frikshme të papunësisë, është më se e vërtetë që varfëria - ajo e skajshmja - bie më pak në sy në veriun e industrializuar sesa në Londër. Në këtë të fundit gjithçmos është më e varfër dhe më e leqendisur, ka më pak vetura dhe njerëz të veshur hijshëm por, po ashtu, ka edhe më pak njerëz  që janë përnjëmend varfanjakë. Edhe në një qytet me madhësinë e Liverpulit a Mançesterit të lë mbresa të thella rrallësia e lypësve. Londra është një lloj gjeratoreje që tërheq njerëzit e braktisur është kaq e stërmadhe, sa jeta e atyshme është vetmitare dhe kurrkujt nuk i bie në mend në je gjallë a ke vdekur. Të tjerët merren me ty vetëm kur shkel ligjin e, aty mund të bëhesh copë e çikë, gjë që ka shumë mundësi të mos ndodhë në vende me fqinjë që të njohin. Por, në qytetet industriale jeta në bashkësi nuk çshtë prishur ende, tradita është ende e fortë dhe gati ska njeri që të mos ketë familje e, si pasojë, edhe shtëpi. Në një qytet me 50.000 apo 100.000 banorë kurrgjë nuk lihet në dorë të rastësisë sikundër ndodh në popullatat e pallogaritura; për shembull, asnjeri nuk fle rrugëve. Mandej, ndonëse këto janë vetëm një pjesë e asaj që mund të thuhet për rregullat e papunësisë, prapëseprapë s'është se i prapësojnë njerëzit nga martesa. Një burrë dhe një grua, ndonëse me vetëm njëzet e tri shilinga në javë që marrin - duke qenë jo larg pragut të urisë - prapëseprapë arrijnë të kenë shtëpi, njëfarësoj; ata janë ku e ku më mirë se vetëm një njeri që ka veçse pesëmbëdhjetë shilinga të axdhura. Kur dikush i papunë rron vetëm, atëherë jeta që bën është e llahtarshme. Ngandonjëherë, qëllon që të banojë në një bujtinë të përbashkët, shpesh në një dhomë «të mobiluar» për të cilën përgjithësisht paguan gjashtë shilinga në javë, duke u kullandrisur ashtu me të keq me nëntë të tjerat të mbetura (te gjashtë shilingat e mbetura futet ushqimi ndërsa tri të tjerat për veshjen, duhanin dhe argëtimin). Domosdo, ai as mund të ushqehet por edhe as mund të kujdesohet si duhet për veten e, ata që paguajnë vetëm gjashtë shilinga në javë për dhomën ku strehohen, nuk është se nxiten të rrinë më shumë brenda sesa jashtë, nga sa është e domosdoshme. 

Kështu që e shkojnë kohën kot në bibliotekën botore apo në çfarëdo vendi tjetër, ku mund të rrinë ngrohte. I vetmi telash që kanë të papunët në dimër është si të ngrohen. Në Uigan një strehim i parapëlqyer janë studiot e tablove, të cilat atje janë falas fare. Aty gjithmonë mund të gjesh  një vend për të pozuar me katër pensë, ndërsa në pritjet botore të pasdites, në disa shtëpi mund të gjesh vend edhe për dy pensë.

Bile, edhe njerëzit që janë në zgrip të urisë do të ishin të gatshëm të paguanin dy pensë vetëm e vetëm që t'i shpëtonin dimrit të hidhur të pasdites. Në Shefild më shpunë në një sallë botore për të dëgjuar ligjëratën e një kleriku, e cila nga fillimi në fund ishte ligjërata më e marrë që kisha dëgjuar apo pritja të dëgjoja ndonjëherë. Fizikisht e pata krejt të pamundur të rrija deri në fund pasi, siç duket, këmbët me dëshirë, më nxorën jashtë, para se ai të mbërrinte në gjysmë të ligjëratës. E megjithatë salla qe bërë mizë lisi me të papunë; ata do të qëndronin aty edhe për broçkulla më të këqija se ato, si e si të rrinin në një vend të ngrohtë.

Kohë më kohë kam parë burra beqarë që rrojnë në mjerim të skajshëm ndonëse marrin ndihmën e papunësisë. Më kujtohet se si në një qytet një ngulim i tërë prej tyre rrinin rrasur e plasur, në mënyrë të jashtëligjshme, në një shtëpi të braktisur që po shembej vërtet. Ata ia kishin dalë të mblidhnin disa copa orendish, me gjasa mbetje hedhurinash, dhe më vjen ndër mend se e vetmja tryezë që kishin përbëhej nga një duarlarëse e kahershme me pjatë sipërfaqja e së cilës qe prej mermeri. Por, gjëra të tilla përbëjnë përjashtime. Beqarët e punëtorisë janë të rrallë e> për sa kohë që ata janë të martuar, papunësia nuk është se ua ndryshon edhe aq mënyrën e jetesës. Ndonëse shtëpitë i kanë aq të varfra sa bie miu e bëhet copë, prapëseprapë ato, ende, janë shtëpitë e tyre dhe bie në sy gjithkund se gjendja jo e rregullt e krijuar nga papunësia - burrat i heqin nga puna ndërsa gratë vazhdojnë të punojnë si më parë — nuk e ka ndryshuar statusin përkatës të gjinive. Pronar i shtëpisë ku banojnë anëtarët e klasës punëtore është kryefamiljari dhe jo gruaja a fëmijët siç ndodh në shtëpitë që banohen nga anëtarët e shtresës së mesme. Për shembull, çështë e vërteta, në shtëpitë ku banojnë anëtarë të klasës punëtore, do t'ju bjerë në sy se i zoti i shtëpisë as që e merr mundimin të bëjë punë shtëpie.

Pushimi nga puna nuk është se e ka ndryshuar këtë traditë, e cila,  në pamje të parë, duket paksa e padrejtë. Kiyefamiljari nuk zë punë me dorë nga mëngjesi gjer në darkë ndërsa e shoqja është e mbytur me punë si kurrë më parë, madje tani edhe më shumë, pasi i duhet t'ia dalë mbanë me më pak të holla. Megjithatë, me aq sa i njoh gratë, ato nuk kundërshtojnë asnjëherë. Jam i bindjes se ato, njësoj sikurse burrat, janë të mendimit se burrave do t'u humbte burrëria nëse, thjesht ngaqë kanë mbetur të papunë, të merreshin me punët që u takojnë t'i bëjnë grave.

Nuk ka asnjë grim dyshimi për ndikimin mpirës dhe ligështues që shkakton papunësia te gjithkush që është i tillë, i martuar apo beqar qoftë dhe, kjo është më e rëndë te burrat sesa te gratë. Sado i fortë mendërisht të jesh, prapëseprapë nuk i bën dot ballë kësaj. Një a dy herë më ka rastisur të takohem me njerëz të papunë por që kanë aftësi letrare të vërtetë; ka edhe të tjerë të cilët nuk i kam takuar por që i kam parë në mënyrë rastësore nëper revista të ndryshme. Hera-herës, me ndërkohë të gjata nga njëra-tjetra, ndodh që njerëz të tillë shkruajnë ndonjë artikull a histori të shkurtër të cilat duken sheshit që qëndrojnë më lart se shumica e materialit të hartuar nga rishikuesit e njoftimeve të cilët vënë burinë për të mbrojtur punën e tyre. Atëherë, përse nuk i vënë plotësisht në punë dhuntitë që kanë, xhanëm?! 

Meqë kanë kohë sa të duan, atëherë përse nuk ulen të shkruajnë libra?! Sepse shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi — e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore - por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund të urdhërosh shpirtin e shpresës, nëpërmjet të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë dhe të zbehtë të papunësisë që të rri pezull. Prapëseprapë, të papunët që ndihen të familjarizuar me librat, sidoqoftë, mund ta mbajnë veten të zënë me anë të leximit. Por si t'ia bëjë hallit ai që nuk arrin të lexojë dot pa u munduar? Merrni rastin e minatorëve, për shembull, të cilët kanë që nga fëmijëria që punojnë nëpër galeri dhe i kanë mësuar të  jenë veçse minatorë e asgjë tjetër. E si dreqin do t'i mbushin ditët e lira, xhanëm? Eshtë jashtë mendjes të thuash që ai të dalë për të kërkuar punë, kur punë nuk ka e këtë e di edhe bufi. Ti nuk mund të dalësh të kërkosh punë ditë pas dite për shtatë vjet me radhë. Shpërndahen edhe fonde, që ndihmojnë për të shtyrë kohën dhe në ndihmë të familjeve në nevojë, por në qytete të medha jepen fonde vetëm për një pjesë të vogël të popullsisë.

Pastaj, janë edhe qendrat e formimit profesionai, të cilat u ngritën vetëm disa vite më parë për t'u ardhur në ndihmë të papunëve. Kjo lëvizje, në përgjithësi, ka qenë një dështim i plotë, por disa qendra lulëzojnë ende. Unë kam vizituar një a dy prej tyre. Në to ka streha ku njerëzia mund të ngrohet dhë mbahen orë mësimore të herëpashershme në: zdrukthëtari, këpucari, lëkurëtari, në vegjë dhe tekstil, xunkthëtari, për prodhimin e rrogozave etj.; ideja është që njerëzit të arrijnë u bëjnë vetë orenditë e, kështu me radhë, jo për t'i shitur por, për t'i përdorur në shtëpi, duke i marrë veglat falas, ndërsa materialin lirë fare. Më e shumta e socialistëve që kam folur e kanë denoncuar lëvizjen e sipërpërmendur sikundër edhe projektin - për të veç fjalë ka por nuk ka nxjerrë gjë në dritë gjer tani - për t'u dhënë të papunëve ferma të vogla. Ata thonë se qendrat e nxënies së zejeve janë thjesht dredhi për t'ua mbyllur gojën të papunëve dhe për t'u dhënë shpresën e rreme se ata nuk janë lënë në harresë. 

Vëri në punë njerëzit duke ndrequr këpucë dhe ke për të parë po slexuan «Daily Worker». Përpos kësaj, në ato vende është edhe atmosfera e ulët e Shoqatës së të Rinjve të Krishterë të cilën e ndien sapo futesh në to. Të papunët që shkojnë rregullisht nepër vende të tilla janë kryesisht persona që ta shkojnë ujin nën rrogoz: të thonë me lajka se nuk e shohin dot me sy alkoolin dhe se votojnë për Partinë Konservatore.

Megjithatë, edhe në vende të tilla ti ndihesh ndërdyshas. Sepse, për njeriun mbase është më mirë ta harxhojë kohën duke u marrë me prodhimin e rrogozave sesa të mos arrijë të bëjë gjë për vite të tëra; 

Por, pjesa më e madhe e punës bëhet nga LPP.IC-ja (Lëvizja e Punëtorëve të Papunë Kombëtarë). Kjo është një organizatë revolucionare që ka prirjen t'i bashkojë të papunët, t'i pengojë të ndërpresin grevat dhe t'u sigurojë këshillim ligjor ndaj Llogaritjes së të Ardhurave të familjes për të përcaktuar përfitimin e ndihmës ekonomike. Eshtë një lëvizje që nuk është ngritur aspak me të hollat dhe përpjekjet e të papunëve. Unë vetë kam parë punën e madhe që është bërë nga ana e L. P. P. K.-s, dhe ata njerëz i admiroj më së shumti sepse, ashtu të paushqyer e leckamanë, si gjithë pjesa tjetër, e mbajnë në këmbë organizatën. Por më tepër admiroj toruan dhe durimin me të cilat e bëjnë atë, ngase është e vështirë të arrish t'ua mbushësh mendjen punëtorëve të K.N.B-s. që të nxjerrin qoftë edhe kuotën prej një qindarke nga xhepi në javë. Siç e kam thënë edhe më herët, klasa punonjëse angleze nuk është se ka ndonjë aftësi të madhe për drejtim, por ka dhunti të mahnitshme për organizim. Këtë e dëshmon mbarë lëvizja sindikaliste po ashtu edhe klubet e shkëlqyera të punonjësve - pijetore bashkëpunuese që s'kanë aspak të sharë dhe të organizuara shkëlqyeshëm - që janë kaq të përhapura në Jorkshir. Në mjaft qytete, L.P.P.K.-ja ka banesa dhe organizon fjalime që mbahen nga ligjërues komunistë. Por, edhe në strehime të tilla, njerëzia që shkon atje nuk bën tjetër veçse rri rreth shporetit dhe me raste luan domino. Sikur këto vajtje-ardhje të mund të ndërthureshin me zejet e qendrave profesionale, atëherë mund të shkohej më afër asaj çka nevojitet. S'ka gjë më vdekjeprurëse sesa të shohësh njerëz të aftë për punë teksa marrin të tatëpjetën vit pas viti duke u kthyer në bjerraditës të vërtetë e të pashpresë. Nuk është aspak e pamundur t'u krijosh mundësinë të përdorin duart, të bëjnë orendi, e kështu me radhë, për shtëpitë e tyre, pa i shndërruar më parë në pijanecë kakaoje që shërben Shoqata e të Rinjve të Krishterë. Duhet të përballemi edhe me faktin që disa miliona njerëz në Angli - në rast se nuk plas ndonjë luftë tjetër - nuk kanë për të pasur kurrfarë pune për të qenë sa të kenë jetën. Ajo që  mbase duhet bërë dhe që patjetër duhet bërë, është ideja që çdo të papuni t'i jepet një copë tokë dhe vegla falas nëse bën kërkesë me shkrim për to. Eshtë e turpshme që njerëzve për të cilët shpresohet që K.N.B.-ja t'ua mbajë shpirtin gjallë, të mos u jepet mundësia të selitin perime për familjet e tyre.
Për të studiuar papunësinë dhe pasojat që sjell ajo, të duhet të shkosh në zonat industriale. Papunësi ka edhe në jugun e vendit, por ajo nuk është e përqendruar dhe kështu nuk bie në sy. Ka mjaft zona fshatare ku papunësia është e padëgjuar e ku askund nuk të zënë sytë blloqe të tëra banimi që rrojnë me ndihmën e papunësisë dhe në saje të K.N.B.-së. Vetëm pasi rron në rrugë ku të tërë janë të papunë, ku gjetja e një vendi pune është po aq i pamundur sa ç eshtë e mundur pasja e një aeroplani e shumë më pak e mundur sesa fitimi i pesëdhjetë sterlinave në lotarinë e futbollit, ti nis të kuptosh ndryshimet që po pëson qytetërimi ynë. Që ai po ndryshon, për këtë nuk ka pikë dyshimi. Qëndrimi i klasës punëtore të rroposur është shumë më i ndryshëm nga ç'ishte shtatë apo edhe tetë vjet më parë.

Problemin e papunësisë e mësova më 1928-n. Asokohe, posa qeshë kthyer nga Burma, ku papunësia ishte thjesht fjalë, e në Burmë kisha vajtur qysh kur qeshë djalosh, ndërkohë që begatia e pasluftës vazhdonte ende. Kur për herë të parë pashë nga afër të papunë, ajo që më tmerroi dhe mahniti ishte çasti kur kuptova se shumë prej tyre u vinte turp që kishin mbetur të papunë. Qeshë mjaft i paditur, por jo aq i paditur sa të mos e merrja me mend se humbja e tregjeve jashtë vendit lë dy milionë veta pa punë, të cilët janë aq fajtorë sa ç'janë edhe njerëzit që përpiqen më kot nëpër tymtarët e Kalkutës. Por, atëkohë, kurrkush nuk e merrtë mundimin ta pranonte se papunësia qe e pashmangshme, pasi kjo nënkuptonte se kishte shumë mundësi që ajo të mos merrte fund asnjëherë. Anëtarët e shtresës së mesme ende vazhdonin të flitnin për «përtacët çapaçulë që rrojnë me ndihmën e papunësisë» dhe thoshin se «ata njerëz nëse donin, mund të gjenin punë» e,  domosdo që mendime të tilla përhapeshin gjer te vetë anëtarët e klasës punëtore. Më kujtohet tronditja që pësova për shkak të habitjes, kur për herë të parë u përzjeva me endacakët dhe lypësit dhe pashë se një numër i madh, ndoshta një e katërta e atyre qenieve për të cilët më kishin mësuar t'i shikoja si parazitë cinikë, qenë minatorë të rinj në moshë për së mbari dhe fusharakë, që merreshin me pambukun, të cilët e vështronin fatin e tyre me po atë habitje të pashprehur si kafsha që ka rënë në grackë. Ata thjesht nuk arrinin ta kuptonin dot se çfarë po u ndodhte. I kishin shtruar në punë, por shih se ç'po u ngjiste: u dukej sikur nuk do të kishin asnjëherë rast të punonin sërish. Fillimisht, në kushtet e tyre qe e pashmangshme që të mos i pushtonte ndjesia e zvetënimit të vetvetes. Ky ishte qëndrimi ndaj papunësisë atëkohë: gjëma që të binte ty si individ dhe për të cilën fajin e kishe vetëm ti, askush tjetër.

Kur çerek milioni minatorë janë të papunë, është për faj të sistemit që Alf Smithi, minator që banon në rrugicat e Njukasllit, të mbetet pa punë. Ai është një nga dyqind e pesëdhjetë mijat, si e dhënë statistikore. Mirëpo, çdo qenie njerëzore e ka të vështirë ta vlerësojë veten si e dhënë statistikore. Për sa kohë që Bert Xhonsi që banon matanë rrugës është në punë, Alf Smithi është i detyruar të ndihet i poshtëruar e i dështuar. Kjo bën që atë ta kaplojë ndjesia e frikshme e pafuqisë dhe dëshpërimit e cila është edhe e keqja më e madhe e papunësisë, shumë më e tmerrshme se çfarëdo vështirësie, madje është më e keqe edhe sa kur të lëshon zemra për shkak të përtacisë së detyruar dhe, vetëm pak më e keqe sesa përçudnimi fizik i fëmijëve të Alf Smithit, të lindur në saje të K.N.B.-S. Të gjithëve atyre që u ka rastisur të shohin dramën Dashuriapër ndihmën epapunësisë të Grinvudit duhet t'u kujtohet ai çasti i llahtarshëm kur punëtori i patëkeq, zemërmirë e i ngratë godet tryezën dhe bërtet me të madhe: «0 Zot, gjemë ndonjë punë!» Ky nuk qe një zmadhim dramatik, por emocion i jetës së vërtetë. E emocione të tilla duhet të jenë shqiptuar, gati  me të njëjtat ijalë, në dhjetëra, mijëra, mbase në qindra mijëra shtëpi angleze, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të shkuara.

Mirëpo, unë jam i bindjes që kjo s ndodh më ose, më së paku, më të rrallë. Çështja e vërtetë është kjo: njerëzia nuk i bie më murit me kokë. Në fund të fundit, edhe shtresa e mesme - po, bile dhe lojtarët e dobët të lojës së brixhit në qytetet provinciale – kanë nisur të kuptojnë se paska një gjë që quhet papunësi. Shprehja: «i dashur, unë s'u besoj fare pallavrave mbi papunësinë. Shiko, jo më larg se javën e shkuar ne na duhej dikush që të na tëharrte kopshtin, por thjesht nuk mundëm të gjenin as edhe një për be.

Puna është se të papunët nuk duan të zënë punë me dorë!», të cilat mund t'jua ketë zënë veshi në çdo tryezë ku njerëz për së mbari shtroheshin për të pirë çaj pesë vjet më parë, sa vjen e po dëgjohet gjithnjë e më rrallë. E për sa i përket vetë klasës punëtore, ata kanë fituar njohuri të jashtëzakonshme mbi ekonominë, Jam i bindjes se «Daily Worker» ka bërë punë të madhe në këtë drejtim: ndikimi që ushtron, për shkak të qarkullimit, s'njeh kufij. Por, sidoqoftë, këto mësime atyre u janë ngulitur në mendje, jo sepse papunësiaka marrë dhenë, por se ajo ka zgjatur kaq gjatë. Kur njerëzia rron me ndihmën e papunësisë për vite të tëra atëherë vjen koha që atyre nuk u bën më përshtypje dhe, ndonëse nuk ndihen mirë nga tërheqja e ndihmës ekonomike, prapëseprapë kjo bën që atyre të mos u vijë më turp. Në këtë mënyrë minohet tradita e shëndetshme e shtëpive të të varfërve, të vjetra e të pavarura, që ngjallte frikë, ashtu sikurse frika e moçme e borxhit që minohet nga sistemi i sotëm i blerjeve të mallrave me këste. Në rrugicat e Uiganit dhe Barnzlit kam parë gjithfarë mungesash, por me gjasë kam parë shumë më pak mjerim në krahasim me dhjetë vjet më parë, për të cilën njerëzia nuk qe e vetëdijshme. Gjithsesi, njerëzit besojnë që papunësisë s'ke çYi bësh. Tani, pa punë nuk është vetëm Alf Smithi, por edhe Bert Xhonzi, e si njëri edhe tjetri kanë vite që kanë mbetur pa punë. Por, gjendja ndryshon shumë kur gjërat janë njësoj për të tërë. 
Andaj, një numër i madh njerëzish kanë një jetë të tërë që e mbajnë frymën gjallë me ndihmat që jep K.N.B.-a. E ajo që më duket e admirueshme, ndoshta edhe shpresëdhënëse, është se ata ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë pa u rrënuar shpirtërisht. Anëtarët e klasës punëtore nuk është se shpërbëhen nën vuajtjet e varfërisë siç ndodh me personat e shtresës së mesme. Për shembuli, mbani parasysh faktin që anëtarëve të klasës punëtore as që u shkon nëpër mend të martohen duke i varur shpresat te ndihma për të papunët. Kjo i mërzit zonjat e moshuara të Brajtonit, por dëshmon për gjykimin e shëndoshë të tyre: ato e kuptojnë se humbja e punës nuk nënkupton me doemos që ti, resht së qeni njeri. Kësisoj, në njëfarë mënyre, gjërat në zonat e mjerueshme nuk janë aq keq sa mund të duken; përkundrazi, jeta ndjek si të mundë rrjedhën e saj të zakonshme, më të zakonshme nga ç'ka të drejtë të presë. Familjet po varfërohen, por sistemi i famiijes nuk është shpërbërë ende. Ç'është e vërteta, njerëzia jeton një motërzim të thjeshtuar me jetën që kanë bërë dikur. Në vend që të tërbohen ndaj fatit të tyre ata po i durojnë gjërat duke ulur normat.

Porse, ata jo medoemos i ulin normat duke përjashtuar luksin dhe duke u përqendruar te nevojat, përkundrazi, shpesh ndodh e kundërta e madje më natyrshëm nëse mendon për të.

Kjo shpjegon edhe faktin që brenda një dhjetëvjeçari rënieje të pashoqe, përdorimi i gjithë sendeve luksoze të lira ka njohur rritje. Dy gjërat që mbase kanë shënuar ndryshimin më të madh janë: filmat dhe prodhimi në masë i teshave të hijshme e të lira qysh pas luftës. Te rinjtë që e lënë shkollën në moshën katërmbëdhjetëvjeçare dhe gjejnë ndonjë punë, që vetëm punë nuk është, i heqin prej saj kur janë njëzet vjeç e, mbase për gjithë jetën; por me njëzet sterlina ata mund të blejnë një kostum të ri me këste i cili, një grimë herë e nga një largësi jo e madhe, duket sikur është prerë e qepur në «Shitoret Savile». 
Ndërsa vajzat mund të duken si modele të veshjeve të modes, me një vlerë më  të ulët. Në xhep mund të kesh vetëm tre pensë e gjysmë, të mos kesh fare të ardhme në botë dhe, në vend të shtëpisë, mund të ndodhë të kesh veçse një qoshe dhome gjumi që pikon ujë, duke ëndërruar me sy hapur sikur të duket vetja si Klark Geblli apo Greta Garboja, gjë që ta bën qejfin jo pak. Madje, edhe në shtëpi shërbehet çaj - një «filxhan i madh me çaj» - kurse babai, që ka mbetur pa punë qysh nga 1929-a, është përkohësisht i gëzuar ngaqë ka të sigurt bakshishin për Sizaruiçin.

Qysh mbas luftës është dashur që tregtia të përshtatet për të përballuar kërkesat e njerëzve të keqpaguar e të kequshqyer, duke bërë që sot luksi të jetë gjithnjë më i lirë se sendet e domosdoshme. Një palë këpucë të forta kushtojnë sa të blesh dy palë këpucë jashtëzakonisht të shkëlqyera. Me vleftën e një vakti aq të bollshëm sa të ngopesh, tani mund të blesh dy funte angleze me sheqerka të lira. Me tre pensë nuk është se mund të arrish të blesh shumë mish, por me to ia del të blesh një sasi të madhe patatesh të skuqura të ftohta. Një pintë30) qumësht kushton tre pensë e madje edhe birra «e lehtë» kushton katër pensë, porse me një peni mund të blihen deri në shtatë aspirina ndërsa me një çerek sterline në xhep mund të arrish të pish deri në dyzet filxhanë me çaj. E më i liri nga gjithë këto është bixhozi, luksi falas. Edhe ata që janë në prag të urisë mund të arrijnë ta blejnë shpresën për disa ditë («diçka për të rrojtur», siç thonë ata) duke vënë baste në garat me kuaj. Tani, kumari i organizuar ka fituar statusin e një industrie të madhe. Merrni parasysh, për shembull, dukurinë e Basteve në Futboll, me një qarkullim prej afërsisht gjashtë milionë sterlinash në vit, ku pothuajse pjesa më e madhe  e saj del nga xhepat e. klasës punëtore. Kur Hitleri shtiu rishtas në dorë Rinaninë unë rastisa të ndodhesha në Jorkshir. Hitleri, Lokarnoja, fashizmi dhe kërcënimi për luftë, vështirë se u ngjallën qoftë edhe një grimë interesin njerëzve të atjeshëm, ndërsa vendimi i Shoqatës së Futbollit për të mos njoftuar ndeshjet e kalendarit të radhës (kjo u bë në përpjekje për të shfuqizuar Bastet e Futbollit) shkaktoi që mbarë Jorkshiri të shpërthente nga tërbimi. Mirë këto, por kemi edhe shpërfaqjen e çuditshme të shkencës elektrike bashkëkohore që u shfaqin mrekulli njerëzve me zgropin e pangopur. Gjithë natën e natës ti dridhesh së ftohti ngaqë nuk ke shtroja e mbuloja, por, në mëngjes, mund të shkosh në bibliotekën botore dhe të lexosh lajmin se, për dobinë tënde, është nisur telegram nga San Franciskoja dhe Singapori. Paçka se ka njëzet milionë njerëz të paushqyer në Angli, të gjithë ata, në kuptimin e vërtetë të fjalës* kanë radio. Çka kemi humbur në të ngrënë e kemi fituar në elektricitet. Një numër i madh i klasës punëtore që i kanë plaçkitur atë për të cilën u nevojitej përnjëmend, po i zhdëmtojnë, pjesërisht, me sende luksi të lirë të cilat zbutin pamjen e jetës.

A ju duken të dëshirueshme të gjitha këto? Mua jo. Por, mund të jetë që përshtatja psikologjike që klasa punëtore po bën dukshëm është gjëja më e udhës që mund të bënte në rrethana të tilla. Ata nuk i janë drejtuar as revolucionit e as e kanë humbur vlerësimin për veten, thjesht kanë ndrydhur personalitetin dhe bëjnë- si bëjnë me peshkun dhe patatet e skuqura, ku janë katandisur. Një Zot e di që rruga tjetër do të qe veç heka dëshpërimi të pafund, ose mund të plasnin kryengritje të cilat, në një vend që qeveriset me dorë të fortë si Anglia, do të çonte në ploja të kota dhe në vendosjen e një regjimi tmerrësisht shtypës.

Domosdo që zhvillimi i sendeve të lira të luksit të pasluftës u ka sjellë fat qeveritarëve tanë. Sipas të gjitha gjasave, peshku me patatet e skuqura, çorapet e gjata prej mëndafshi, konservat me salmon, çokollatat me çmim të ulur (pesë pllaka dy onsëshe secila  kushtojnë vetëm gjashtë pensë), kinemaja, radioja, çaji i fortë dhe bastet e futbollit të gjitha këto e kanë shmangur zhvillimin e revolucionit. Kësisoj ndonjëherë na thuhet se kjo është veçse një dredhi e hollë e klasës sunduese - ua zënë sytë me bukë – për të mbajtur të nënshtruar të papunët. Ajo që kam parë te shtresa qeverisëse nuk më bind që ata të jenë edhe aq të zgjuar. Megjithatë ç ishte për t'u bërë u bë, por përmes një ecurie të pavetëdijshme - ndërveprimi më se i natyrshëm midis nevojës së prodhuesve për treg dhe nevojave të njerëzve të zhuritur për qetësues të lirë.