1. Kryefaqe
  2. Socializmi/Komunizmi
  3. Çfarë është socializmi, kapitulli IV.

Çfarë është socializmi, kapitulli IV.

image description
Teksa ecën nëpër qytetet industriale humbet në labirintet e shtëpive të vogla me tulla të nxirosura nga tymi, të vendosura ashtu në rrokopujë të vërtetë rreth rrugicave të lerosura dhe oborreve të vogla të mbuluara nga hiri i qymyrit të gurit tek të cilat gjenden kazanët e plehrave që kundërmojnë dhe banja të hirta e gjysmë të rrënuara të fëlliqura që shërbejnë edhe për të larë teshat. Mjedisi i brendshëm i këtyre shtëpive është shumë i ngjashëm, sido që numri i dhomave ndryshon nga dy apo në pesë të tilla. 1e gjitha ato pa përjashtim kanë nga një odë pritjeje të ngjashme, sipërfaqja e së cilës është dhjetë a pesëmbëdhjetë këmbë katrorë, me një furnelë gatimi të hapur; kuzhinat në shtëpitë më të mëdha kanë edhe aneks, ndërsa në shtëpitë më të vogla sqolli dhe kusia e finjës ndodhen në dhomën e ndenjjes. 

Prapa shtëpisë ndodhet oborri, ose një copë oborr, që e kanë të përbashkët disa shtëpi dhe që mjafton për të vendosur kazanin e plehrave dhe banjat. Asnjëra prej shtëpive nuk ka ujë të ngrohtë brenda. Ma do mendja që mund të ecni në këmbë duke përshkuar qindra milje rrugë ku banojnë minatorët, ku secili prej tyre, kur është në punë, nxihet nga maja e kokës gjer te këmbët, ditë për ditë, pa rastisur asnjë shtëpi që të mund të bëjë banjë. Nuk do të kishte pasur gjë më të lehtë sesa të vendosje sistemin me ujë të ngrohtë në shporetin e kuzhinës porse, mbase ndërtuesi ka arritur të kursejë deri në dhjetë sterlina për secilën shtëpi duke mos e bërë këtë, e, në kohën kur u ndërtuan këto shtëpi, kurrkujt nuk ia merrte mendja se minatorët dëshironin të laheshin.

Sepse, s'ka si të mos vërehet se shumica e këtyre shtëpive janë të vjetra, së paku pesëdhjetë a gjashtëdhjetë vjeçare dhe, një numër i madh i tyre, gjykuar nga çdo këndvështrim i zakonshëm, janë të  papërshtatshme për banim. Ato merren me qira vetëm sepse nuk ka të tjera në vend të tyre. Fakti i pamohueshëm për strehimin në zonat industriale është ky: jo se shtëpitë janë të ngushta dhe të shëmtuara, johigjienike dhe të parehatshme, ose që ndodhen në lagje të varfra tmerrësisht të fëlliqura rreth shkritoreve që vjellin veç tym, kanaleve, kundërmimi i të cilave të çan vrimat e hundës dhe pirgjeve me zgjyrë që i përmbytin me tym sulfuror – ndonëse kjo është më se e vërtetë - por thjesht ngaqë nuk ka shtëpi të mjaftueshme për të gjithë.

«Kriza e strehimit» është një frazë që dëgjohet lirisht qysh pas luftës, por ajo nuk ka shumë lidhje me cilindo që ka të ardhura 10 sterlina në javë, madje edhe 5 të tilla. Atje ku qiratë janë të larta vështirësia nuk qëndron në gjetjen e banesave por, përkundrazi, në gjetjen e qiramarrësve. Nëse shëtit në çdo rrugë të Mejferit në gjysmën e dritareve të shtëpive do të të zënë sytë tabela ku shkruhet: «Lëshohet me qira.» Mirëpo, në zonat industriale, vetë vështirësia për të shtënë në dorë një shtëpi është një nga rrethanat që e rëndon edhe më shumë skamjen. Kjo nënkupton që njerëzia të durojnë gjithçka - çdo vrimë e skutë e ndyrë, çimkat e tmerrshme, dyshemetë e kalbëzuara dhe muret e plasaritura, e deri te zhvatja nga ana e pronarëve kurnacë e shantazheve nga ana e agjencive tregtare - vetëm e vetëm për të gjetur një strehë ku të futin kokën. Unë kam qenë në shtëpi të tmerrshme, ku nuk do të banoja dot as edhe për një javë të vetme edhe sikur të ma shtronin me flori, por kam gjetur qiramarrës që kishin njëzet a tridhjetë vjet në to dhe uronin që të kishin fatin të jepnin shpirt atje. Në përgjithësi, këto kushte nuk është se u bëjnë përshtypje, megjithëse jo gjithnjë. Siç duket, disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë se ka shtëpi të këndshme kështu që çimkat dhe çatitë që pikojnë i shikojnë si vepra të Perëndisë; të tjerët s'lënë gjë pa thënë kundër pronarëve të shtëpive, por të tërë, pa përjashtim, i shtrëngojnë me dëshpërim shtëpitë nga frika se mos bien nga shiu në breshër. Për  sa kohë të vazhdojë kriza e strehimit pushteti vendor nuk mund të bëjë shumë për t'i bërë më të banueshme shtëpitë e tanishme.

Ata mund ta shpallin «të papërdorshme» një shtëpi, por nuk japin dot urdhër për shembjen e saj derisa qiramarrësi të ketë gjetur shtëpi tjetër ku të shkojë; e kështu shtëpitë qëndrojnë në këmbë e janë ku e ku më keq se sa të shpallen të papërdorshme, pasi afërmendsh që të zotin e shtëpisë nuk e ka lënë mendja të shpenzojë për një shtëpi që, herët a vonë, do të shembet. Për shembull, në një qytet si Uigani ka më shumë se dymijë shtëpi që nuk i kanë shembur ende, të cilat ka vite që i kanë shpallur të pabanueshme, e lagje të tëra të qytetit do të shpalleshin të tilla, nëse do të kishte pasur shpresë që në vend të tyre do të ndërtoheshin shtëpi të reja. Qytete të tilla si Lidsi17) dhe Shefildi kanë me mijëra e mijëra shtëpi ngjitur shpinë më shpinë me njëra- tjetrën të cilat që të gjitha i kanëshpallur të pabanueshme por që kanë dhjetëra vjet që qëndrojnë ende në këmbë.

Unë kam kontrolluar një numër të madh shtëpish në qytete dhe fshatra minatorësh dhe kam marrë shënime mbi gjërat e tyre kryesorç. Besoj se, fare mirë, mund të jap një ide të përgjithshme të kushteve të tyre duke transkriptuar disa pjesë nga blloku im i shënimeve, të dlat janë marrë më tym. Ato janë veçse shënime të shkurtra dhe kanë nevojë për disa sqarime të cilat kam për ti dhënë më vonë. Më poshtë janë renditur disa të tilla që janë marrë në Uigan:

1. Shtëpia në lagjen «Uollgeit». Është nga ato që në pjesën e pasme nuk kanë rrugicë dhe që njëra shtëpi ndodhet sipër ndërsa tjetra poshtë saj. Përmasat e dhomës së pritjes janë 12 me 10 këmbë, kurse oda që ndodhet një kat më sipër ka të njëjtën sipërfaqe. Kthina poshtë shkallëve ka përmasa 5 me 5 këmbë dhe shërben si depo ushqimesh, aneks dhe si qilar qymyri. Dritaret nuk mbyllen kurrë. Largësia gjer te nevojtorja, 50 jardë. Qiraja: 4 shilinga e 9 pensë; tarifat: 2 shilinga e 6 pensë; shumatorja: 7 shilinga e 3 pensë. 

2. Një shtëpi tjetër atypari. Përmasat nuk ndryshojnë, por poshtë shkallëve nuk ka depo ushqimesh, thjesht një kamare dy këmbë të thellë në të cilën ndodhet sqolli; ska vend për të vënë ushqimet, etj. Qiraja: 3 shilinga e 2 pensë; tarifat: 2 shilinga; shumatorja: 5 shilinga e 2 pensë.

3. Shtëpia në lagjen «Skolz». Shtëpi që është shpallur e pabanueshme. Ndodhet ngjitur me një shtëpi tjetër, ku njëra prej tyre është sipër ndërsa tjetra poshtë saj. Dhomat kanë përmasa 15 me 15 këmbë. Lajtorja dhe kusia e finjës janë në odën e ndenjjes, depoja e qymyrit përposh shkallëve. Dyshemeja ka bërë bark. Dritaret nuk hapen asnjëherë. Shtëpia nuk ka shumë lagështi. I zoti i saj zemërmirë. Qiraja: 3 shilinga e 8 pensë; tarifat: 2 shilinga e 6 pensë; shumatorja: 6 shilinga e 2 pensë.
4. Një tjetër aty rrotull. Dy dhoma sipër, dy dhoma poshtë dhe depoja e qymyrit të gurit. Te gjitha muret bien copa-copa. Në dhomat e sipërme çbie jashtë hyn brenda. Dyshemeja jo e drejtë. Dritaret e katit të poshtëm nuk hapen fare. I zoti i shtëpisë zemërzi. Qiraja: 6 shilinga; tarifat: 3 shilinga e 6 pensë; shumatorja: 9 shilinga e 6 pensë.

5. Shtëpia në «Rrugën e shitoreve». Eshtë e llojit: njëra sipër, tjetra poshtë. Dhoma e ndenjjes ka përmasa 13 me 8 këmbë. Uji futet nëpërmjet mureve të plasaritura. Dritaret e pjesës së pasme të shtëpisë nuk hapen, ndërsa ato të përparme po. Familja përbëhet prej dhjetë vetash, ku tetë janë fëmijët që s'kanë shumë ndryshim në moshë nga njëri-tjetrit. Këshilli bashkiak përpiqet t'i nxjerrë jashtë për mbipopullim të shtëpisë por nuk gjen dot shtëpi tjetër për t'i strehuar. I zoti i saj, shpirtkatran. Qiraja: 4 shilinga; tarifat: 2 shilinga e 3 pensë; shuma e përgjithshme: 6 shilinga e 3 pensë.  Kaq mjafton për Uiganin. Kam edhe faqe të tjera që kanë pak a shumë të njëjtën përmbajtje. Poshtë është një nga Shefildi: shembull tipik i mijëra e mijëra shtëpive që rrinë ngjitur shpinë më shpinë me njëra-tjetrën: 

Shtëpia që ndodhet në Rrugën Tomas dy shtëpi rrinë ngjitur shpinë më shpinë me njëra-tjetrën kurse poshtë tyre gjendet një shtëpi tjetër (d.m.th., shtëpi me tri kate me nga një dhomë në secilin kat). Qilari poshtë. Oda e ndenjjes ka përmasa 14 me 10 këmbë, kurse dhomat e tjera kanë të njëjtën sipërfaqe me të. Lajtorja ndodhet në dhomën e ndenjjes. Dyshemeja e katit të sipërm nuk ka derë por lidhet drejtpërdrejt me shkallët pa pafmak. Muret në dhomën e ndenjjes kanë pak lagështirë, muret e katit të fundit bien copë-copë dhe pikojnë ujë gjithandej.

Shtëpia është kaq e errët sa drita duhet mbajtur ndezur gjithë ditën. Harxhimi i rrymës elektrike shkon deri në 6 pensë në ditë (ndoshta kjo është e zmadhuar). Familja përbëhet nga gjashtë anëtarë: prindërit dhe katër fëmijët e pistë. Kryefamiljari (është i regjistruar në skemën e K.N.B.-së) vuan nga ndishkult;,). Njëri prej fëmijëve është shtruar në spital, ndërsa të tjerët duken se janë të shëndetshëm. Qiramarrësit kanë shtatë vjet në këtë shtëpi. Do te lëviznin po të kishin gjetur shtëpi tjetër. Qiraja: 6 shilinga e 6 pensë përfshi këtu edhe tarifat.

Më poshtë janë renditur një a dy shtëpi të Barnzlit:

1. Shtëpia në «Rrugën Uortli». Mbi një shtëpi ndodhen dy të tilla. Dhoma e ndenjjes ka përmasa 12 me 10 këmbë. Lajtorja dhe kusia e finjës ndodhen në dhomën e ndenjjes, depoja e qymyrit poshtë shkallëve. Lajtorja gati është sheshuar fare dhe derdhet gjithnjë. Muret e shtëpisë nuk janë shumë të forta. Ndriçimi me gaz është baras me një të dymbëdhjetën e shilingës në javë; Shtëpia është mjaft e errët kështu që ndriçimi i saj me gaz shkon deri në 4 pensë në ditë. Në të vërtetë, sipër ka dy dhoma të cilat janë përftuar nga ndarja e një dhome të madhe. Muret e tyre janë  katandisur si mos më keq, muri i odës që gjendet në pjesën e pasme të shtëpisë është plasaritur i tëri. Kasat e dritareve bien copa-copa dhe duhen mbushur me drunj. Shiu hyn në disa vende. Gjirizi kalon poshtë shtëpisë dhe në verë kundërmon, por këshilli bashkiak thotë se «nuk mund të bëjë gjë». Në atë shtëpi banojnë gjashtë persona, dy të rritur dhe katër fëmijë — më i madhi prej tyre është pesëmbëdhjetëvjeçar. Më i vogli gjendet i shtruar në spital, dyshohet për ndishk. Shtëpia gëlon nga çimkat. Qiraja: 5 shilinga e 3 pensë, këtu përfshihen edhe tarifat.

2. Shtëpia në «Rrugën Pil». Bashkë me tri shtëpi të tjera rrinë shpinë më shpinë, dy sipër, dy poshtë dhe ka një qilar të madh. Dhoma e ndenjjes ndodhet në trapazan; është katrore dhe në të gjenden kusia e finjës dhe lajtorja. Dhoma tjetër që ndodhet në katin e poshtëm ka të njëjtën sipërfaqe, me gjasë qe menduar të përdorej si dhomë pritjeje por përdoret si dhomë fjetjeje. Dhomat e katit të sipërm kanë të njëjtën sipërfaqe me ato të katit të poshtëm, Dhoma e ndenjjes është tej mase e errët. Harxhimi i ndriçimit me gaz ditor është 4.5 shilinga. Largësia deri te nevojtorja është 70 jardë. Në atë shtëpi ka vetëm katër shtretër për tetë njerëz: dy prindërit, dy vajza të rritura (më e madhja është njëzet e shtatë vjeçe), një djalë i ri dhe tre fëmijë. Prindërit flenë në një shtrat, djali më i madh në një tjetër kurse pesë të tjerët flenë në dy krevatet e mbetura. Çimkat bëjnë namin. «S'ke ç'u bën kur është nxeht» Mjerimi në dhomën e katit të poshtëm s'përshkruhet dot me fjalë ndërsa era në katin e sipërm është e padurueshme. Qiraja: 5 shilinga e 7.5 pensë, duke përfshirë edhe tarifat e tjera.

3. Shtëpia në Mepëlluell (një fshat i vogël minatorësh afër Barnzlit). Dy shtëpi sipër, një poshtë. Dhoma e mysafirëve ka përmasa 14 me 13 këmbë. Në të ndodhet edhe duarlarësja. Suvaja është e plasaritur dhe bie copa-copa nga muret. Shporeti nuk ka asnjë sirtar. Gazi rrjedh në sasi të vogla. Secila nga dhomat e sipërme ka përmasa 10 me 8 këmbë. Shtëpia ka katër shtretër  (për gjashtë persona, të gjithë këta të rritur) por, «një shtrat nuk përdoret»; ka shumë mundësi për mungesë të shtrojave dhe mbulojave. Oda ngjitur me shkallët nuk ka derë, ndërsa shkalla nuk ka parmak, kështu që, kur ngrihesh nga krevati, këmba të ndesh në zbrazëti e ti mund të biesh drejt e te gurët në një lartësi prej dhjetë këmbësh. Kaq e kalbur është dyshemeja prej druri, sa përmes saj arrin të shohësh dhomën përposh. Atje ka edhe çimka, por ato largohen nëpërmjet banjës. Të gjitha rrugët që ndodhen prapa këtyre vilave ngjajnë me plehërishte dhe, sipas të thënave, në dimër ato janë të pakalueshme. Nevojtoret e gurta që ndodhen në fund të kopshteve janë gjysmë të rrënuara. Qiramarrësit kanë njëzet e dy vjet që banojnë në atë shtëpi. 

Qiraja e prapambetur që u duhet të paguajnë është 11 sterlina, dhe, për të shlyer atë, ata paguajnë 1 shilingë shtesë në javë. Tani, i zoti i shtëpisë nuk e pranon më këtë dhe ka dhënë urdhër që ata të lënë shtëpinë. Qiraja e saj është: 5 shilinga, duke përfshirë edhe tarifat e tjera. E rastet nuk kanë të sosur. Mund të jepja shembuj të panumërt - ato mund të shkonin deri në qindra mijëra raste nëse kushdo do të ishte i gatshëm të kontrollonte të gjitha shtëpitë në zonat industriale. Sakaq, disa prej shprehjeve të përdorura nga ana ime lypin kthjellim. «Njëra shtëpi sipër, ndërsa tjetra poshtë» nënkupton një dhomë në çdo kat - d.m.th., shtëpi me dy dhoma. Ndërsa shprehja shtëpitë që rrinë «shpinë më shpinë» janë dy shtëpi të bashkuara në një, ku secila anë e shtëpisë është dera kryesore e dikujt tjetër, kështu që nëse rastis një radhë prej dymbëdhjetë shtëpish në të vërtetë nuk je duke parë dymbëdhjetë por njëzet e katër shtëpi. Shtëpitë përballë kanë pamje nga rruga ndërsa ato prapa tyre kanë të përbashkët oborrin, e për secilën prej tyre ka vetëm një rrugë. Pasojat e kësaj i merrni vetë me mend.

Nevojtoret gjenden në oborrin mbrapa shtëpive, andaj nëse banon në anën që sheh nga rruga, për të shkuar deri te nevojtorja apo kazanët e plehrave, je i detyruar të dalësh nga dera kryesore e shtëpisë dhe t'i biesh anës e anës togut të banesave, derisa të  mbërrish aty — largesë që mund të shkojë deri në dyqind jardë; nga ana tjetër, nëse banon në pjesën e pasme të shtëpisë, atëherë syri të sheh veç një vargan nevojtoresh. Përveç tyre, ka edhe shtëpi që quhen «qorre», të cilat janë shtëpi më vete, por që ndërtuesi nuk ka pranuar t'u vendosë derë të pasme - si duket, këtë e ka bërë vetëm nga inati, sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe. Dritaret që nuk hapen, janë veçori dalluese të qyteteve të vjetra minerare. Disa prej këtyre qyteteve janë dëmtuar aq shumë nga shfrytëzimi i kahershëm që u është bërë, saqë toka vithiset vazhdimisht, kurse shtëpitë që ndodhen në sipërfaqe rrëshqasin anash. Në Uigan kalon radhë të tëra shtëpish që kanë rrëshqitur me kënde të frikshme, dritaret e tyre janë dhjetë a njëzet gradë të anuara nga rrafshi horizontal. Ndodh që ndonjëherë muri ballor lëshon bark jashtë derisa e bën shtëpinë të duket sikur është nëntëmuajshe me barrë. Ai mund të suvatohet rishtas, mirëpo brenda një kohe të shkurtër suvaja e re zë të mbufatet sërish. Kur shtëpia fundoset papandehur dritaret e saj zihen përgjithmonë ndërsa dera duhet ndrequr. Kjo kurrkujt nuk i bën përshtypje. Historia e minatorit që kur kthehet në shtëpi mëson se për të hyrë në të i duhet që ta bëjë copa-copa derën kryesore të shtëpisë me sëpatë është për të qeshur. Në disa raste kam vërejtur «pronarë zemërmirë» dhe «pronarë shpirtzinj», sepse çfarë s thonë banorët e lagjeve të varfia për pronarët e shtëpive që u kanë lëshuar me qira. Kam kuptuar - sikurse ndoshta mund të merret me mend - se pronarët e vegjël të shtëpive janë edhe më të ligjtë. S ma bën zemra që po e them këtë, por nuk është e vështirë të kuptohet se përse kjo punë është kështu. Në mënyrë ideale, pronari më shpirtzi që lëshon shtëpi me qira në lagjet e varfra është ndonjë trashaluq zemërkatran, me gjasë ndonjë peshkop, i cili fiton të ardhura të jashtëzakonshme nga qiratë zhvatëse. Në të vërtetë, ajo është një grua e moshuar dhe kallogre që gjithë kursimet e jetës i ka hedhur në tri shtëpi në një lagje të varfër, banon në njërën prej tyre e rreket të lërë me qira dy të tjerat dhe, për të cilat, si pasojë, kurrë nuk ka asnjë dysh për t'i ndrequr. 

Por shënime të thjeshta si ato, vlejnë si përkujtesë vetëm për mua. Për mua që i lexoj ato më sjellin ndër mend çka kam parë, porse, në vetvete, nuk mund të japin dot kurrfarë ideje për kushtet që mbizotërojnë në ato lagje të varfra në veri të Anglisë. Fjalët janë kaq të pafuqishme. E çkuptim ka një frazë e shkurtër e tillë si «çatia pikon» ose «katër shtretër për tetë njerëz»? Ato janë gjëra të tilla ku syri të rrëshqet, nuk njehson gjë prej gjëje. E megjithatë ç'mjeri mund të mbulojë! Merrni, për shembull, çështjen e mbipopullimit. Nuk është gjë e rrallë që tetë a dhjetë persona të banojnë në një shtëpi me tri dhoma. Njëra prej këtyre dhomave shërben si odë ndenjjeje, dhe ka shumë të ngjarë që sipërfaqja e saj të jetë dymbëdhjetë këmbë katrorë dhe, përveç shporetit e lajtores, përmban një tryezë, disa karrige dhe një teshatore, kështu që nuk ka vend për të vënë asnjë krevat. Andaj, tetë a dhjetë njerëz flenë në dy dhoma të vogla, me gjasë, shumë-shumë, në katër shtretër. E në rastistë që ndonjëri prej tyre të jetë i rritur dhe i duhet të shkojë në punë, s ka më keq. Më vjen ndër mend se në një shtëpi tri vajza të rritura flinin në të njëjtin krevat dhe të gjitha ato shkonin në punë në orare të ndryshme nga njëra-tjetra, ku secila prej tyre shqetësonte të tjerat kur ngrihej apo edhe kur hynte në të; në një shtëpi tjetër një minator i ri që punonte në ndërresën e natës, ditën flinte në një shtrat të ngushtë në të cilin një anëtar tjetër i familjes flinte natën.

Telashet s kanë të sosur kur ka fëmijë të rritur, pasi ti nuk mund të lejosh që djemtë adoleshentë të flenë në të njëjtin krevat me vajzat. Një familje që vizitova përbëhej nga babai, nëna, djali dhe vajza, ku dy të fundit ishin afërsisht shtatëmbëdhjetëvjeçarë, e atyre u kishte rënë për pjesë të flinin në dy shtretër vetëm. Babai flinte me të birin kurse e ëma me të bijën; kjo ishte e vetmja masë që mbante larg rrezikun e incestit. Pastaj, është edhe tmerri i çative që pikojnë dhe mureve që djersijnë, të cilat në dimër disa dhoma i bëjnë thuajse të pabanueshme. E sikur të mos mjaftonin këto, janë edhe çimkat.

Mjafton që ato-të ftiten e nuk i shqiten shtëpisë gjer kur të marrë fund bota, sepse nuk ka asnjë mënyrë për t'i shfarosur me siguri  ato. Më pas radhën e kanë dritaret që nuk hapen, sikur çtë bëhet. Nuk është nevoja të them se çfarë nënkupton kjo në dhomën e pritjes që është e vogël dhe e paajruar, ku zjarri me të cilin kryhet gatimi, duhet mbajtur ndezur pak a shumë, vazhdimisht. Pasandaj, janë edhe andrallat që shoqërojnë shtëpitë që rrinë ngjitur shpinë më shpinë me njëra-tjetrën. Largësia prej pesëdhjetë jardësh gjer te nevojtorja a kazani i mbeturinave, nuk të nxit edhe aq të jesh i pastër. Në shtëpitë me pamje nga rruga - në një rrugë anësore ku këshilli bashkiak nuk ndërhyn - grarisë u është bërë zakon t'i përhedhin mbeturinat jashtë te dera kryesore e shtëpisë, kështu që rruga është e mbushur gjithnjë përplot me gjethe çaji dhe kore buke. E ia vlen të vërehet se si do të jenë të gjithë ata fëmijë që rriten në rrugicat e pasme ku kanë parë veç radhë nevojtoresh dhe mur!

Gratë, në vende të tilla, janë veçse kecanë20) që i bëjnë lesh e li punët që s kanë të sosur. Ato edhe mund ta mbajnë lart humorin, por kjo nuk mund të thuhet për shkallën e pastërtisë e të rregullsisë. Del gjithmonë gjësend për t'u bërë, banja nuk ka dhe vërtet asnjë pëllëmbë vend për t'u vërtitur. Sapo ia ke larë fytyrën njërit fëmijë, kur fill fëmija tjetër bën pis të vetën; posa ke mbaruar së pastruari poçet me gatimin e njërit vakt kur të duhet të gatuash për vaktin tjetër. Shtëpitë e ndryshme që kam vizituar ndryshonin si nata me ditën me njëra-tjetrën. Ndoca prej tyre ishin aq të pastra, sa ç'mund të pritet në rrethana të tilla, ndëtsa të tjerat qenë aq të fëlliqura, saqë nuk uroj t'i përshkruaj siç duhet.
Sa për fillim, s'gjej fjalë për të përshkruar kundërmimin, që është gjëja kryesore dhe mbizotëruese në to. Le pastaj pisllëkun dhe rrëmujën e madhe që mbizotëron atje! Vaskat janë plot me ujë të fëlliqur, legenët plot e përplot me poçerina të paiara e, ca më shumë të tilla të grumbulluara në ndonjë qoshe të largët, gazeta të grisura të hallakatura gjithandej kurse, në mes, si gjithmonë, tryeza e llahtarshme mbuluar me mushama që ngjit dhe e mbushur plot me kusi gatimi, hekura për hekurosje, çorape të gjata ashtu gjysmë  të arnuara, copëra buke dhe djathi të mbështjella me gazeta të lyrosura! E mbipopullimi i dhomës së ngushtë ku kalimi nga njëra anë në anën tjetër të saj përbën një udhëtim fort të vështirë midis orendive, me teshat e njomura që të bien në fytyrë sa herë që lëviz dhe nëpër këmbë ke edhe fëmijët që janë si kërpudhat pas shiut! Skena të tilla më kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesë. 

Dhoma e ndenjjes, pothuajse lakuriq, e vilave të fshatit të vogël minerar, ku tërë familja shkon për të punuar e ku të tërë pa përjashtim nuk e mbushin dot barkun me bukë; e familja e madhe me djem e vajza të rritura që shtrihen sa gjatë-gjerë jo qëllimisht; ku të gjithë ata seç kanë një pamje fort të çuditshme me flokë të kuqe, kocka të zverdhura e fytyra thatanike për shkak të kequshqyerit dhe përtacisë; një djalë shtadartë që rri ndanë tymarit, e aq i përhumbur është sa nuk vë re as të panjohurit që hyjnë, ndërkohë që ngadalë qëron shtresën që i është ngjitur pas këmbëve të zbathura. Dhoma të frikshme këto në Uigan ku tërë mobiliet duket se janë bërë me arka ambalazhi, dërrasa të cilat, andaj bien copa-copa; dhe një grua e moshuar me qafë të nxirë, me flokë të rremë, truan të zotin e shtëpisë së saj me theksin e përzier midis atij irlandez dhe lankashiras; ndërsa e ëma, një plakë nëntëdhjetëvjeçare, rri ulur në mjedisin në fjalë sipër fuçisë që i shërben si komo dhe na i ngul sytë me atë fytyrën e saj prej budallaçke verdhacuke, Mund të mbushja vëllime të tëra me kujtime mjedisesh të përngjashme.

Doemos, mjerimi i shtëpive të atyre njerëzve ndonjëherë është për faj të tyre. Edhe në ndodhtë të banosh në një shtëpi që ndodhet ngjitur shpinë më shpinë me një tjetër, të kesh katër fëmijë dhe rroga javore që të paguan K.N.B.-ja të jetë vetëm tridhjetë e dy shilinga e gjashtë pensë, nuk ka arsye të mos pastrosh oturakët e shpërndarë në dhomën e ndenjjes. Por, s'ka kurrfarë dyshimi se rrethanat ku ndodhen nuk nxitin respektin ndaj vetvetes. Ka shumë mundësi që arsyeja kryesore të jetë numri i fëmijëve. Shtëpitë e mbajtura më mirë që kam pare, qenë ato pa fëmijë apo që kishin vetëm një a dy të tillë; sepse, me gjashtë fëmijë, do të ishte e pamundur të mbaje çdo gjë në rregulL Ajo që bie shumë në sy është se skamnorët më të mëdhenj nuk banojnë askurrë në katin e poshtëm. Mund të vizitosh një numër shtëpish, madje edhe të varfanjakëve dhe të papunëve, e të largohesh me përshtypje krejt të gabuara. Këta njerëz, mund të pandehësh zotrote, nuk janë në pikë të hallit përderisa kanë ca mobile e poçeri. Porse, zymtësia e varfërisë e nxjerr vërtet kokën në dhomat e katit të sipërm. Nuk e di nëse kjo ndodh ngaqë krenaria i shtyn njerëzit të mos heqin dorë gjer në fund nga orenditë e dhomës së ndenjjes, apo ngase shtrojat dhe mbulojat mund të lihen peng por, sigurisht që, shumica e dhomave të fjetjes që kam parë të kallnin tmerrin në paicë. Do të thosha se për njerëzit që kanë disa vjet të papunë pasja e mbulesave dhe shtresave të plota përbën përjashtim. Shpesh, nuk ka kurrgjë që, me të drejtë, mund të quhet shtroja e mbuloja - vetëm një kapicë palltosh të mëdha të vjetra dhe zhelesh të llojllojshme në një shtrat prej hekuri që ka zënë ndryshk pa dyshek. E në këtë mënyrë mbingarkimi rëndohet edhe më. Një familje prej katër vetash që njoha - babai, nëna dhe dy fëmijët - ndonëse kishin dy shtretër, arrinin të përdornin vetëm rijë ngaqë nuk kishin shtroja dhe mbuloja për krevatin tjetër.

Kushdo që dëshiron të shohë pasojat e tmerrshme të krizëssë strehimit le të vizitojë banesat në trajtë karvani të panumërta që janë në shumë prej qyteteve veriore. Qysh pas luftës, pjesë të tëra të popullsisë, duke mos pasur fare mundësi për të gjetur shtëpi, janë dyndur në banesat e përkohshme nëpër karvanë të ngulët.

Uigani, për shembull, që ka një popullatë prej afërsisht 85.000 banorësh, ka gati 200 banesa-karvanësh me nga një familje në secilën prej tyre, mbase diku aty te 1,000 njerëz gjithazi. Nuk do të ishte aspak e lehtë të zbuloje me saktësi numrin e këtyre ngulimeve-karvanë në mbarë zonat industriale. Pushteti vendor hesht lidhur me ta dhe regjistrimi i popullsisë që u bë më 1931 me sa duket ka vendosur të mos i përfillë- Por, me aq sa kam  arritur të zbuloj unë me anë të hulumtimeve, ata gjenden në pjesën më të madhe të qytezave më të mëdha të Lankashirit dhe Jorkshirit e, ridoshta edhe më tutje në veri. Gjasat janë të tilla që anekënd veriut të Angiisë ka me mijëra, mbase me dhjetëra mijëra familje (jo individë) që nuk kanë shtëpi perveç një karvani të palëvizshëm.

Mirëpo, fjala «karvan» është shumë mashtruese. Ajo të sjell ndër mend fushimin e rehatshëm të ciganëve (kuptohet, në mot të mirë) ndërkohë që zjarri me dru bubulon ndërsa fëmija mbledh manaferra dhe tesha shumëngjyrëshe që valëviten tek telat. Por, ngulimet që përbëhen nga karvanë në Uigan e Shefild nuk janë të tilla. Kam parë disa prej tyre, kam këqyrur me kujdes të veçantë ata që gjenden në Uigan por kurrë s'kam parë mjeri të tillë si ajo e Lindjes së Largët. Vërtet që kur i pashë ato m'u kujtuan përnjëherë kolibet e fëlliqura në të cilat banonin barrëtorët indianë në Burmë. Porse, me thënë të drejtën, në Lindje nuk të duhet të hahesh dhëmbë për dhëmbë me të ftohtin tonë të lagësht që të hyn gjer në palcë, ndërsa atje dielli është dezinfektues.

Karvanët janë vendosur përgjatë brigjeve të kanalit moçalor pikërisht në copat e tokës djerrë ku i kanë flakur, bash si mbeturinat nga kova. Disa prej tyre janë vërtet karvanë ciganësh, porse tej mase të vjetër dhe tmerrësisht të rrënuar. Më e shumta e tyre jarië autobusë njëkatësh (autobusë shumë më të vegjël të dhjetë viteve të shkuara) të cilëve u kanë hequr rrotat dhe i kanë mbështetur mbi shtylla druri. Ndoca prej tyre janë qerre me listela gjysmërrethore sipër të cilave shtrihet tenda, andaj, brenda saj, me ajrin jashtë, i ndan veç tenda. Zakonisht, vende të tilla brenda janë afërsisht pesë këmbë të gjera dhe gjashtë këmbë të larta (unë për vete s rri dot me trupin drejt tek asnjëra prej tyre) e ndonjë shkon nga gjashtë deri në pesëmbëdhjetë këmbë e gjatë.

Besoj që disa prej tyre banohen vetëm nga një banor, por unë nuk pashë ndonjë shtëpi që të kishte më pak se dy persona, e në ndoca prej tyre banonin familje të mëdha. Në njërin prej tyre, për  shembull, gjatësia e të cilit qe katërmbëdhjetë këmbë, banonin shtatë persona - shtatë njerëz në një hapësirë afërsisht 450 këmbë kub); gjë që do të thotë se çdo person aty hapësirën e vet të banimit e kishte shumë më të vogël sesa hapësira e banjës botore.

Pisllëku dhe hapësira fort e ngushtë e mjediseve të mësipërme është e tillë që, ti nuk arrin ta marrësh dot me mend, nëse nuk e shikon vetë me sy dhe, sidomos, nëse s e ndien me hundë. Secila prej tyre përmban një furnelë të vogël fshati e aq orendi, sa mund t'i vësh atje me të keq - ndonjëherë dy shtretër, në të shumtën e rasteve vetëm një, tek i cili gjithë familja duhet të rraset e plaset sa më mirë që të mundë. Nuk është aspak e mundur të flesh në dysheme, pasi gjithë lagështira kullon poshtë. Për këtë më treguan dyshekë që ende kullonin ujë në orën njëmbëdhjetë të paradrekes.

Kaq ftohtë bën në dimër, sa furnelat e gatimit duhen mbajtur ndezur ditë e natë, ndërsa dritaret, sështë nevoja të thuhet, nuk hapen asnjëherë. Uji merret nga një pusetë e përbashkët për tërë ngulimin, e disa prej banorëve të karvanit u duhet të ecin 150 a 200 jardë për çdo kovë ujë. Atje nuk ka kurrfarë pajisje higjienike. Më e shumta e banorëve të sipërpërmendur ngrenë një kasolle të vogël që shërben si nevojtore në copën e tokës që rrethon karvanin e tyre dhe, një herë në javë ata hapin një gropë për të futur hedhurinat. Tërë njerëzit që pata rastin të shihja në ato vende qenë të palarë, sidomos fëmijët, e nuk kam dyshim që ishin edhe morrashë. S'kishte si të ndodhte ndryshe. Mendimi që nuk më hiqej nga mendja, teksa shkoja nga një karvan në tjetrin, qe ky: «Ç'ndodh nëse dikush vdes në ato hapësira aq të ngushta, xhanëm?» Por, afërmendsh që vështirë se e merr mundimin t'i kthesh përgjigje një pyetjeje të tillë.

Disa prej njerëzve kishin vite që banonin nëpër karvanë. Teorikisht, këshilli bashkiak ka vendosur t'i heqë ngulimet e karvanëve duke i futur banorët e tyre nëpër shtëpi, por meqë ato nuk po ndërtohen, karvanët vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë. 

Shumica dërrmuese e njerëzve, me të cilët kam folur, kanë hequr dorë nga ideja se do të arrijnë të kenë ndonjë banesë për të qenë ndonjëherë. Të gjithë ata ishin të papunë dhe, pasja e një vendi pune, sikurse edhe e një shtëpie, qe një mendim sa i largët aq edhe i pagjasë. Disa zor se e vritnin mendjen, ndërsa të tjerët e kuptonin fare qartë se në ç'mjerim rronin. Nga mendja nuk më shqitet fytyra e një gruaje, fytyrë që i kishin mbetur veç eshtrat dhe që dallohej pamja e një mjerimi dhe shkarëzimi të padurueshëm.

E thitha se ajo në atë stallë derrash të tmerrshme, teksa mundohej me mish e me shpirt t'i mbante pastër pjellat e barkut të vet, ndihej njëlloj sikur unë të isha mbuluar fund e krye me bajga. Nuk duhet harruar asnjëherë se njerëz të tillë nuk janë ciganë, përkundrazi janë anglezë të nderuar që dikur motit, përveç fëmijëve që u kanë lindur në vende të tilla, kanë pasur gjithçka; mandej, karvanët e tyre janë shumë më të vegjël në krahasim me ata të ciganëve dhe, nuk gëzojnë të mirën e madhe të zhvendosjes nga një vend në tjetrin. S'ka dyshim se ata ende janë njerëz të shtresës së mesme që pandehin se ata të shtresës së ulët sështë se e vrasin mendjen për një gjë të tillë dhe që, nëse rastisin të shikojnë ndonjë karvan-ngulim qerret e të cilit të kalojnë vargan, pandehin se njerëzia që banon atje e ka zgjedhur vetë atë. Në ditët e sotshme unë nuk rragatem fare me njerëz të tillë. Por, ia vlen të vërehet se banorët e karvanëve nuk kursejnë të holla duke banuar aty, sepse ata paguajnë të njëjtën qira, sikur të banonin në shtëpi. Unë përm vete nuk kam dëgjuar për ndonjë qira më të ulët se pesë shilinga në javë (pesë shilinga për një hapësirë prej 200 këmbë kub) e ka raste kur qiraja shkon deri në dhjetë shilinga në javë. Prandaj, ata karvanë duhen shfrytëzuar më së miri! Porse, kryesisht, ata banojnë ne vende të tilla për shkak se kriza e strehimit nuk ka marrë fund ende dhe jo për shkak të varfërisë.

Njëherë, kur fola me një minator, e pyeta se kur e kishte mbërthyer krahinën e tij kriza e strehimit; ai u gjegj: «Kur na  treguan për të», me këtë nënkuptonte se, deri para pak kohësh, shkalla e ndërgjegjësimit qe kaq e ulët, sa çfarëdo shkalle mbipopullimi shikohej si e zakonshme. Ai shtoi edhe se kur kishte qenë fëmijë, familja e tij që përbëhej prej njëmbëdhjetë vetash, flinte në një dhomë dhe nuk është se u bënte përshtypje, ndërsa më pas, kur qe rritur e bërë burrë, ai dhe e shoqja banonin në një shtëpi të qëmoçme që rrinte shpinë më shpinë me një shtëpi tjetër të njëilojtë dhe që, për të vajtur në nevojtore,- duhej të bëje disa qindra jardë në këmbë por, shpesh, duhej të pritje në radhë kur mbërrije aty pasi atë e përdornin tridhjetë e gjashtë veta. E, edhe kur e shoqja u sëmur me sëmundje të keqe, ajo ende ishte e detyruar të bënte udhëtimin prej dyqind jardësh gjer në nëvojtore. Këta, tha ai, janë ata lloj njerëzish që durojnë gjersa «ti ndërgjegjësosh për krizën e strehimit».

Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo. E sigurt është që tani kurrkush nuk beson se është e lejueshme të flenë njëmbëdhjetë veta në dhomë e se, edhe njerëzit me të ardhura të mjaftueshme turbullohen kur çojnë nëpër mend «lagjet e varfra». Ndaj, kohë pas kohe, që mbas luftës, kemi dëgjuar për zhurmën e «ristrehimit» dhe «zhdukjen e lagjeve të varfra». Peshkopët, politikanët, filantropët dhe kushdo tjetër, flasin gjithë zjarr për «zhdukjen e lagjeve të varfra», sepse, në ketë mënyrë, e largojnë vëmendjen nga të këqijat më të mëdha dhe pohojnë se duke zhdukur lagjet e varfra, zhdukin edhe varfërinë. Mirëpo, Ijalimet e tyre kanë bërë vetëm një vërë në ujë. Me aq sa mund të shikohen vetë gjërat, mbipopullimi nuk ka pësuar përmirësim, në mos është më keq, në krahasim me dhjetë vjet më parë. Sigurisht, qytete të ndryshme e luftojnë jo me të njëjtën shpejtësi telashin e strehimit. Në disa qytete ndërtimi i shtëpive duket se ka ngecur në vend, në disa të tjera vazhdon me shpejtësi ndërsa të zotët e shtëpive i largojnë me dhunë nga puna në fjalë. Për shembull, Liverpuli është rindërtuar nga e para, kryesisht si pasojë e përpjekjeve të këshillit bashkiak.

Edhe Shefildin e kanë shembur dhe rindërtuar brenda një kohe  të shkurtër, sido që, duke mbajtur parasysh lagjet e tij të varfra të tmerrshme, jo edhe aq shpejt. [Numri i shtëpive të ndërtuara që po ngriheshin nga këshilli bashkiak në fillim të 1936-s në Shefild ishte 1398. Thuhet se për zëvendësimin e zonave të lagjeve të varfra të Shefildit lypet ndërtimi i 100.000 shtëpive.

Nuk e di përse, por, në përgjithësi, ristrehimi ka ecur kaq ngadalë, edhe pse disa qytete e kanë më të lehtë të marrin të holla hua për të ndërtuar në krahasim me qytetet e tjera. Këtyre pyetjeve duhet t'u japë përgjigje dikush që e kupton më mirë se unë makinerinë e qeverisjes vendore. Në përgjithësi, shtëpitë e ndërtuara nga bashkitë kushtojnë diku aty tek treqind a katërqind sterlina; ato kushtojnë shumë më pak kur ndërtohen «pa pasur ndonjë ndërmjetës në mes» në vend se me kontratë. Qiraja e këtyre shtëpive shkon mesatarisht diku më shumë se njëzet sterlina në vit duke mos llogaritur tarifat, ndaj mund të mendohet se, edhe sikur të shpenzohet pa masë dhe të shlyhet interesi i huave, të hollat që i paguhen bashkisë do t'i mjaftonin për të ndërtuar aq banesa sa ka edhe qiramarrës. Sigurisht që, në mjaft raste, në shtëpitë në fjalë duhet të banojnë njerëzit e K.N.B.-së, kështu që pushteti vendor thjesht do t'i nxirrte të hollat nga njëri xhep dhe do t'i fuste në tjetrin, d.m.th., duke paguar të holla në formën e ndihmës dhe duke i marrë prapë ato në formën e qirasë. Por, gjithsesi, ata janë të detyruar të paguajnë ndihmën e papunësisë e, tani për tani, një pjesë e pagesave që japin gllabërohet nga ana e pronarëve të shtëpive joshtetërore. Arsyet që jepen për ritmin e ulët të ndërtimit të banesave janë: mungesa e të hollave dhe vështirësia e gjetjes së trojeve, sepse bashkitë nuk ndërtojnë apartamente por «vila», ndonjëherë deri në qindra shtëpi njëherazi. Një gjë që më është dukur gjithnjë enigmë është se shumë prej qyteteve veriore e shikojnë të udhës ndërtimin e ndërtesave botore luksoze në një kohë që kanë nevojë të dëshpëruar për shtëpi banimi.

Për shembull, kohët e fundit qyteti i Barnzlit shpenzoi afërsisht 150.000 sterlina për ndërtimin e bashkisë së re, sido që pranohet  se nevojiteshin së paku 2,000 shtëpi të reja për klasën punëtore, për të mos përmendur pastaj banjat botore. (Banjat botore në Barnzli kanë nëntëmbëdhjetë vaska me ndenjëse për burrat, e kjo në një qytet prej 70.000 banorësh që përbëhet kryesisht nga minatorë dhe që asnjëri prej tyre nuk ka banjë në shtëpi!) Them kështu pasi me 150.000 sterlina bashkia mund të kishte ndërtuar 350 shtëpi e t'i tepronin 10.000 sterlina që t'i shpenzonte për ndërtesën e bashkisë. Sidoqoftë, sikundër thashë, unë nuk mëtoj të kuptoj misteret e qeverisjes vendore. Thjesht, bëj të ditur faktin se ka nevojë të dëshpëruar për shtëpi dhe se, në përgjithësi, ato po ndërtohen me hapin e breshkës.

Megjithatë, shtëpitë po ndërtohen, kurse shtëpitë e ndërtuara nga bashkia ashtu të vogla dhe radhë-radhë vetëm me ngjyrë të kuqe, si dy pika uji (nga ka ardhur kjo shprehje, xhanëm?! Pikat e ujit janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra) janë tipar dallues i lagjeve të qyteteve industriale. Unë, duke transkriptuar dy pjesë të tjera nga ditari im, nukmund të jap një ide të saktë se çpamjekanëdhe nëse mund të krahasohen me shtëpitë e lagjeve të varfra. Mendimet e qiramarrësve për shtëpitë ku banojnë janë kaq të ndryshme, saqë do të jap një pjesë të volitshme dhe një tjetër të pavolitshme. Si njëra, si tjetra, janë marrë nga Uigani e të dyja bëjnë fjalë për shtëpi «pa dhomën e mysafirëve» që kushtojnë më lirë:

I. SHTËPIA QË NDODHET NË VENDBANIMIN E KODRËS SË AHISHTËS.

KATI I PARE. Tek dhoma e madhe e ndenjjes gjendet shporeti, tymari dhe tryeza e tualetit, në një dysheme jo të njëtrajtshme. Paradhomë e vogël, kuzhinë e madhe. Furnelë elektrike e fjalës së fundit e dhënë me qira nga këshilli bashkiak e cila ka të njëjtën tarifë me atë të furnelës me gaz.

KATII DYTË. Dy dhoma të mëdha gjumi, një odë tjetër e vogël fare që është e përshtatshme vetëm si depo ushqimesh a dhomë e përkohshme fjetjeje. Banja, nevojtorja, me ujë të ftohtë e të ngrohtë. 

KOPSHTI I VOGËL. Këto ndryshojnë anekënd vendit, por kryesisht janë shumë më të vogla sesa një lehe. Familja përbëhet nga katër anëtarë: prindërit dhe dy fëmijët. Kryefamiljari ka punë të mirë. Shtëpitë janë të forta dhe pamja e tyre të kënaq syrin. Ata kanë kufizime të ndryshme, p.sh., nuk lejohet mbajtja e shpendëve a pëllumbave, futja e qiramarrësve të tjerë, lëshimi me qira nga qiramarrësit apo kryerja e ndonjë pune tjetër pa lejen e këshillit bashkiak. (Kjo nuk është e vështirë të merret në rastin e futjes së qiramarrësve, por kurrsesi në rastet e tjera. 
Qiraxhinjtë janë shumë të kënaqur dhe krenarë për shtëpinë. Shtëpitë që ndodhen në këtë zonë janë të mirëmbajtura. Këshilli bashkiak merret me ndreqjet e mundshme, por u ka vënë qiramarrësve si kusht mbajtjen pastër të vendit, etj.
QIRAJA: 11 shilinga e 3 pensë, përfshi këtu edhe tarifat e ndryshme. Tarifa e autobusit në qytet 2 pensë.

2. SHTËPIA NË PRONËN UELLI.
KATI I PARË. Dhoma e ndenjjes është 10 me 14 këmbë, kuzhina shumë më e vogël, depoja e ushqimeve fare e vogël poshtë' shkallëve, banja e vogël por jashtëzakonisht e mirë. Furnela e gatimit me gaz, ndriçimi me rrymë elektrikë. Nevojtorja jashtë shtëpisë.

KATI I SIPERM. Një dhomë gjumi me përmasa 12 me 10 këmbë në të cilën ndodhet një tymtar24* tejet i vogël; në të njëjtin kat gjendet edhe një dhomë tjetër fjetjeje me përmasa të njejta por pa tymar, si edhe një dhomë tjetër gjumi me përmasa 7 me 6 këmbë. Oda më e mirë e fjetjes ka një teshatore të fiitur në mur. Ndërsa, kopshti ka përmasa afërsisht 20 me 10 jardë.
Familja përbëhet prej gjashtë vetash: prindërit dhe katër fëmijët, ku djali më i madh është nëntëmbëdhjetëvjeçar kurse vajza më e madhe është njëzet e dy vjeçe. Kurrkush nuk punon, me përjashtim të djalit të madh. Qiramarrësit janë tej mase të pakënaqur. Ankesat e tyre janë: «Shtëpia është e ftohtë, era futet nga vrimat e shumta që gjenden në të dhe është gjithë lagështirë.

Tymari në dhomën e ndenjjes e cila shërben edhe si odë për të pritur mysafirët, nuk lëshon nxehtësi, veçse e bën dhomën në fjalë gjithë pluhur, ngaqë ai është ngjitur me dyshemenë. Tymtari në dhomën më të mirë të fjetjes është aq i vogël sa nuk hyn në punë për kurrgjë. Muret në katin e sipërm janë plasaritur. Ngaqë dhoma e fjetjes tejet e ngushtë është e papërdorshme, pesë prej anëtarëve të familjes flenë në një dhomë gjumi së toku kurse anëtari tjetër (djali i madh) në dhomën tjetër.»

Kopshtet që ndodhen në këtë pronë janë lënë fare pas dore. Qiraja: 10 shilinga e 3 pensë, me gjithë tatimet. Qyteti ndodhet pak më tepër se një milje larg zonës së tyre; atje nuk kalon autobusi.

Unë mund të jepja edhe mjaft raste të tjera, por këto të dyja mjaftojnë për të treguar se tipat e shtëpive të ndërtuara ngft këshilli bashkiak nuk është se ndryshojnë edhe aq nga një vend në tjetrin. Dy gjëra të bien menjëherë në sy. E para është se shtëpitë e ndërtuara nga bashkitë, sado të këqija të jenë, janë më të mira sesa lagjet e varfra që zëvendësojnë. Vetë pasja e banjave dhe e një cope kopshti tejkalon çdo të metë që mund të kenë. Tjetra është se banimi në to është shumë më i shtrenjtë se në shtëpitë e tjera. Nuk është e pazakontë të nxjerrin jashtë dikë nga shtëpitë e shpallura të pabanueshme ku paguan gjashtë a shtatë shilinga në javë dhe ta strehojnë në një shtëpi të ndërtuar nga bashkia ku i duhet të paguajë dhjetë shilinga. Kjo ndikon vetëm tek ata që janë në punë apo që kanë qenë para do kohësh në punë, ngase kur dikush bën pjesë në K.N.B. qiraja i vlerësohet me një të katërtën e ndihmës së papunësisë që i jepet, e nëse vlera e saj është më e madhe atëherë atij i jepet një kuotë shtesë; sidoqoftë, në shtëpitë  e ndërtuara nga bashkia nuk pranohen disa shtresa njerëzish. Por, ka edhe arsye të tjera që jeta në banesat e ndërtuara nga bashkia është e shtrenjtë, je apo s'je në punë. Sa për fillim, shitoret në zona të tilla, për shkak të qirave më të larta, janë më të kripura e, mandej, nuk ka shumë prej tyre. Nga ana tjetër, në shtëpitë e veçuara e, deri diku të mëdha, të ciiat ndodhen larg banesave që vijnë era myk e që rrinë njëra mbi tjetrën në lagjet e varfra, bën shumë më ftohtë kësisoj nevojitet më shumë lëndë djegëse. Pastaj, janë edhe shpenzimet, sidomos ato që kanë të bëjnë me të vajturit e të kthyerit nga puna e punonjësve. Kjo e fundit përbën një nga problemet më të mprehta të ristrehimit. Zhdukja nga harta e Iagjeve të varfra nënkupton shpëmdarje të popullsisë. Kur rindërton në shkallë të madhe, atëherë ajo që ti bën në të vërtetë është se qendrën e merr dhe e rishpëmdan nëpër rrethina. Kjo është mixë në një këndvështrim: i largon njerëzit nga rrugicat erëkëqija dhe i shpie në vende ku mund të mbushen me frymë lirisht; por, nga pikëpamja e njerëzve, ti nuk ke bërë gjë tjetër vetëm se i ke marrë ata dhe i ke plasur pesë milje larg nga vendet e tyre të punës.

Atëherë, thjesht zgjidhja është ndërtimi i apartamenteve. Në qoftë se njerëzit duan të banojnë në qytete të mëdha atëherë atyre u duhet të mësojnë të banojnë sipër njëri-tjetrit. Mirëpo, njerëzia e qyteteve veriore sikur nuk i kanë me aq qejf apartamentet; edhe aty ku jepen autorizime ata i quajnë me përçmim «banesa shumëkatëshe». Gati kushdo do tju thotë se «ka qejf të ketë shtëpinë e vet» e, me sa duket, një shtëpi mu në mes të një blloku shtëpish jo të veçuara nga njëra-tjetra që është njëqind jardë i gjatë u hyn më në sy sesa një apartament i «tyri» në ajër.

Le t'i kthehemi çështjes së dytë të shtëpive të ndërtuara nga këshilli bashkiak që përmenda më sipër. Qiramarrësi ankohej se shtëpia e tij ishte e ftohtë, plot lagështi e kështu me radhë. Ndoshta, shtëpia qe ndërtuar shkel e shko me lëndë të këqija por, gjithsesi, ka shumë mundësi që ai kishte marrë një të madhe. Kish ardhur nga një kasolle e fëlliqur mu në zemër të Uiganit, të cilën m'u dha rasti ta kontrolloja më parë; gjatë kohës që banonte në kasolle ai s'la gurë pa lëvizur si e si që të shtinte në dorë një shtëpi  të ndërtuar nga bashkia e, posa ia arriti qëllimit, seç i hipi dëshira të kthehej në lagjen e varfanjakëve. Kjo duket që është djallëzi e pastër por mbulon një ankesë të njëmendtë. Në secilën prej rasteve të shumta, mbase gjysma e tyre, kam parë se njerëzia që banon në shtëpitë e ndërtuara nga bashkia nuk i pëlqen vërtet ato. Gëzohen kur dalin nga pisllëku i tmerrshëm i lagjeve të varfanjakëve, pasi e dinë se është më mirë që fëmijët e tyre të kenë vend për të luajtur, por nuk është se ndihen vërtet si në shtëpi. Zakonisht,përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz me punë të mirë që ua mban xhepi të shpenzojnë ca të holla më shumë për lëndën djegëse, orenditë dhe udhën dhe që, në të gjitha rastet, janë të një shtrese «më të lartë». Ndërsa të tjerët, banorët tipikë të lagjeve të varfra, i këput malli për erën e ngrohtë e të pistë të lagjeve të varfra.

Ata qahen se «në fshat», d.m.th., në rrethinat e qytetit, ngordhin urie (vdesin së ftohti). Doemos, shumica dërrmuese e shtëpive të ndërtuara nga këshilli bashkiak janë të acarta në dimër. Në disa prej tyre, që kam qenë, të cilat ndodhen nëpër shpate kodrash deltinore të zhveshura nga pemët, është e frikshme të jetosh. Nuk është se banorët e lagjeve të skamnorëve dëshirojnë pisllëkun dhe mbipopullimin, sikurse ua ka qejfi të pandehin borgjezëve barkalecë. (Shiko, për shembull, bisedën për prishjen e lagjeve të varfra në «Këngën e mjellmës» të Golsuorthit, ku qiradhënësi është i bindjes së ata që krijojnë lagjet e varfra janë skamnorët e jo anasjelltas, gjë që është vënë në gojën e një hebreu filantrop.) Jepu njerëzve shtëpi të pastra pa ke për të parë që brenda një kohe të shkurtër ata do të mësojnë t'i mbajnë pastër ato. Mbasandaj, jetesa në shtëpi të hijshme i shtyn të rritin vlerësimin dhe pastërtinë për veten, ndërsa fëmijët e tyre e nisin jetën në kushte më të mira.
Megjithatë, në blloqet e banimit të ndërtuara nga bashkia seç ka një atmosferë të mërzitshme si ajo e burgut, e njerëzit që banojnë në to e dinë shumë mirë këtë.

E bash këtu qëndron edhe vështirësia kryesore e problemit të strehimit. Kur ecën nëpër lagjet e varfra të Mançesterit, të nxirosura  nga tymi, ti mendon se s'ka mbetur tjetër veçse t'i shembësh ato neyeri të tilla dhe në vend të tyre të ngresh shtëpi për të qenë. Por puna është se, me shkatërrimin e lagjeve të skamnorëve, bashkë me to shkatërron edhe gjëra të tjera. Shtëpitë për të cilat ka nevojë të dëshpëruar nuk është se ndërtohen edhe aq shpejt, porse shkalla e ristrehimit, për këtë nuk ka dyshim, bëhet në një mënyrë tmerrësisht çnjerëzore. Me këtë nuk dua të them vetëm se shtëpitë janë të reja e të shëmtuara. Ndonjë ditë prej ditësh gjithë shtëpitë duhet të ndërtohen nga e para dhe, çështë e vërteta, shtëpitë që ndërtohen nga bashkitë tani janë të tilla që nuk të dhembin sytë kur i sheh. Në rrethinat e Liverpulit gjenden qyteza të tëra që përbëhen tërësisht me shtëpi të ndërtuara nga këshilli bashkiak, të cilat të kënaqin syrin kur i sheh; jam i besimit se, blloqet me apartamente të punëtorëve që ndodhen mu në zemër të qytetit të rregulluar bashkë me apartamentet e punëtorëve në Vjenë doemos që janë ndërtesa që s'kanë të sharë. Por, ato seç kanë diçka të ashpër - dhe të pashpirt. Merrni, për shembull, kufizimet që u vënë shtëpive të ndërtuara nga bashkia. E ke të ndaluar që shtëpinë dhe kopshtin t'i mbash si ta ka ënda - në disa blloqe banimi është vënë si rregull që të gjitha kopshtet duhen rrethuar me të njëjtin ledh. Te ndalohet të mbash shpezë a pëllumba. Por, ja që minatorët e Jorkshirit mbarojnë të kenë pëllumba postarë; ata i mbajnë në oborrin e pasmë të shtëpive dhe, të dielave, i nxjerrin dhe i vënë të bëjnë gara shpejtësie. Mirëpo, pëllumbat janë zogj lastrokë kështu që këshilli bashkiak zakonisht i ndalon ata. Kufizimet që u janë vënë shitoreve janë edhe më te rënda.
Numri i tyre në blloqet e banesave është tmerrësisht i kufizuar, dhe thuhet se parapëlqehen shitoret e kooperativave dhe rrjetit të shitoreve të shoqërive tregtare të mëdha; kjo, në thelb, edhe mund të mos jetë e vërtetë, por, afërmendsh, zakonisht, atje të zë syri shitore të tilla.

S'ka më keq për blerësit në përgjithësi, por nga këndvështrimi i të zotit të shitores është një shkatërrim i vërtetë. Shumë prej pronarëve të tregtizave shkatërrohen nga plani i ristrehimit i cili nuk e merr  parasysh fare qenien e tyre. Një zonë e tërë e qytetit dënohet plotësisht; mbas njëfarë kohe shtëpitë shemben dhe banorët e tyre i shpërnguiin në ndonjë bllok strehimi milje të tëra larg. Në këtë mënyrë gjithë pronarëve të tregtizave të iagjes ua marrin blerësit me një të rënë të lapsit dhe nuk u japin asnjë qindarkë dëmshpërblim. Ata nuk mund ta zhvendosin tregtinë drejt zonave të ndërtuara rishtas, ngaqe edhe sikur të mundnin ta përballonin lëvizjen dhe qiratë shumë më të larta, me gjasë nuk do të merrnin dot lejen për ta bërë një gjë të këtillë. Sa për pijetoret, ato i kanë ndaluar gati plotësisht në biloqet e banesave e, ato pak që kanë ngelur janë shkërbime të modelit të Tudorëve të pajisura nga shoqëritë e mëdha tregtare të birrës dhe janë tmerrësisht të kripura. Për anëtarët e shtresës së mesme kjo do të përbënte një mundim, sepse vetëm për të pirë një gotë birrë do tu duhej të bënin një milje në këmbë; ndërsa për anëtarët e klasës punëtore, të cilët i përdorin pijetoret si një lloj klubi, kjo është një goditje e rëndë për jetën në bashkësi. Nuk ka arritje më të madhe sesa banorët e lagjeve të varfra t'i futësh në shtëpi për të qenë, por është fatkeqësi që, për shkak të natyrës së pazakontë të kohës sonë, shikohet si e domosdoshme grabitja e gjurmëve të fundit të lirisë së tyre. E njerëzia e kupton këtë dhe, këtë ndjesi e arsyetojnë kur ankohen se shtëpitë e tyre të reja - të cilat, si shtëpi, janë shumë më të mira nga ato që kanë lënë - janë të ftohta, të parehatshme dhe gjithçka tjetër mund të quhen, por vetëm shtëpi jo.

Ndonjëherë më ndodh të mendoj se çmimi i liratës nuk është ruajtja e pambarim sa ç'është pisllëku i përhershëm. Ka disa blloqe banimi të ndërtuara nga këshilli bashkiak ku qiramarrësit e rinj çmorriten vazhdimisht përpara se të lejohen të futen në shtëpi. Atyre u marrin gjithçmos me përjashtim të teshave të trupit, i dezinfektojnë me tym dhe paskëtaj i shpien në shtëpitë e reja. Kjo ecuri ka arsye që bëhet, sepse nuk shkon fare që banorët të futin çimka në shtëpitë akull të reja (çimkat janë të atilla që, nëse u jepet një mundësi sado e vogël, hyjnë edhe në valixhe), por  është e tillë që të shtyn të urosh që fjalën «higjienë» ta nxjerrin nga fjalori. Çimkat janë tmerr i vërtetë, por puna e shtetit është e tillë që nëse njerëzia ia lejon vetes të dezinfektohet në banjë me pesticide atëherë kjo ku e ku më keq. Megjithatë, ndoshta në rastin e shkatërrimit të lagjeve të varfra një numër kufizimesh dhe veprimesh çnjerëzore merren si të mirëqena. Tek e fundit, kryesorja është që njerëzit të banojnë në shtëpi për të qenë e jo në stalla derrash. Kaq shumë kam parë lagje të varfërish sa nuk më bie mendja për to. Ato janë vende ku fëmijët mund të marrin ajër të pastër ndërsa gratë kanë disa voli që i shpëtojnë nga angaria dhe një burrë ka një copë kopsht për ta punuar, janë shumë më mirë se rrugët e pasme të Lidsit dhe Shefildit që qelben erë. Në përgjithësi, banesat e ndërtuara nga bashkitë janë më të mira se ato të lagjeve të varfra, por vetëm se janë pak më të shtrenjta.

Tek po merresha me çështjen e strehimit vizitova dhe kontrollova një numër shtëpish, mbase njëqind a dyqind gjithazi, në qytete dhe fshatra të ndryshme ku banonin minatorë.

Nuk kam si ta përmbyll këtë krye pa përmendur mirësjelljen e jashtëzakonshme dhe përzemërsinë me të cilat më pritën gjithandej. Nuk isha vetëm, pasi gjithmonë më shoqëronte ndonjë mik vendor i papunë për të më hequr udhën por, sidoqoftë, është pafytyrësi të fixtesh në shtëpitë e të panjohurve dhe t'u kërkosh të shohësh plasaritjet e murit të dhomës së gjumit. Megjithatë, të tërë, pa përjashtim, u treguan jashtë mase të duruar me mua dhe dukeshin se e kuptonin pa pasur nevojë për sqarim se përse i pyetja dhe se çfarë dëshiroja të shikoja. Në qoftë se ndonjë person i paautorizuar do të më fiitej në shtëpi e do të më pyeste nëse më rridhte çatia e nëse kisha andralla me çimkat dhe se çmendim kisha për të zotin e shtëpisë, ka shumë mundësi që t'i thosha të shkonte në skëterrë. Kjo më ka ndodhur vetëm një herë e, në atë rast gruaja qe e rëndë nga veshët dhe më mori për specialistin e llogaritjes së të ardhurave të familjes për caktimin e përfitimit të . ndihmës ekonomike; por, edhe ajo bëri lëshime dhe më dha të  dhënat që më duheshin.

Më kanë thënë se shkrimtarit nuk i bën mirë të citojë recensionet e veta porse, me çrast, dua të kundërshtoj një recensues të «Manchester Guardian» që thotë për njërin nga librat e mi:

«Z. Oruelly ngulur në Uigan apo në Uajtçepëll, do të ushtronte ende një juqi të pagabueshme duke e përmbyllur mirë e bukur vegimin e tij, në mënyrë që të vazhdojë me përgojimin me gjithë zemër të njerëzisë.»

Kjo është e gabuar. Z. Oruell u «ngul» në Uigan një copë herë e kjo nuk i frymëzoi kurrfarë dëshire për të përgojuar njerëzinë. Ai që i hyri në zemër qe Uigani, jo visorja por njerëzit e tij. Çeshtë e vërteta, ai ka vetëm një të metë e, kjo ka lidhje me Skelën e dëgjuar të Uiganit, për të cilën ai i vuri vetes si qëllim ta shihte. Sa keq që atë e shembën dhe, madje edhe vendi ku ngrihej dikur nuk është më i sigurt.