1. Kryefaqe
  2. Socializmi/Komunizmi
  3. Çfarë është socializmi, kapitulli I.

Çfarë është socializmi, kapitulli I.

image description
Tingujt e parë të mëngjeseve qenë zhurmat e mbytura të nallaneve të vajzave të fabrikave, teposhtë, në rrugën e shtruar me kalldrëm. Besoj se para tyre duhej të binin sirenat e fabrikave të cilat smë kish rastisur të zgjohesha për t5i dëgjuar ndonjëherë.

Shtrati im ndodhej në qoshen e djathtë të anës së ngjitur me derën e odës. Matanë këmbëve të tij gjendej edhe një shtrat tjetër që ngjishej aq fort pas tij (e kishin vendosur në atë pozicion në mënyrë që të hapej dera) saqë unë qeshë i detyruar të flija me këmbët të palosura; nëse i shtrija, atëherë goditja me shkelm personin në shpinoren e vogël të shtratit. Z. Rilli, siç e thërritnin, qe në moshë të thyer, mekanik që i vinte ndoresh për gjithçmos dhe që punonte si drejtues në njërën prej minierave të qymyrit.

Sa mirë që atij i duhej të nisej për punë që në pesë të mëngjesit, kështu që unë kisha mundësi t'i drejtoja këmbët e të bëja ca orë gjumë siç duhej, pasi ikjes së tij. Në krevatin kundruall qe një minator skocez që qe dëmtuar për shkak të një aksidenti që i pat ndodhur në një pus miniere (një copë e madhe guri e pat vënë përfund dhe qenë dashur të kalonin disa orë derisa t'ia hiqnin me qysqi) dhe, kishte marrë pesëqind sterlina si dëmshpërblim.

Ai ishte një burrë dyzetvjeçar, i pashëm, trupmadh, i bëshëm, thinjosh, mustaqespicë, i cili përngjante më shumë me ndonjë kapter dhe, nuk e kishte për gjë të rrinte shtrirë gjer kur ditam qe thyer mirë, duke tymosur me një llullë të shkurtër. Ndërsa në shtratin tjetër flinin një radhë tregtarësh shëtitës, reklamues gazetash nëpër stenda dhe shitës shëtitës me këste që zakonisht rrinin vetëm për disa ditë në bujtinë. Ai krevat dysh qe më I rehatshmi që ndodhej në odë. Natën e parë kisha fjetur vetë atje, por ma punuan bukur që t'i bënin vend një qiramarrësi tjetër.

Besoj se të gjithë të sapoardhurit e kalojnë natën e tyre të parë në atë krevat dysh, pronarët e të cilit e përdornin, si të thuash, si karrem. Tërë dritaret i mbanin të mbyllura, me një thes të kuqe me rërë te rrasallitur te pezuli, kështu që, në mëngjes, dhoma kundërmonte si të ish kafaz qelbësi. Këtë nuk e vije dot re kur ngriheshe, por nëse dilje dhe ktheheshe rishtas aty, atëherë era e tmerrshme të çante vrimat e hundës.

Kurrë s'e zbulova sa dhoma kish në atë shtëpi por, më vjen çudi ta them, ajo kishte një banjë që nga koha e Brukerëve. Një kat më poshtë ndodhej kuzhina që, zakonisht, përdorej edhe si odë ndenjjeje, shporeti i së cilës nuk fikej ditë e natë. Ajo ndriçohej vetëm nga gallustra, ngase në njërën anë të saj gjendej një shitore ndërsa në anën tjetër një depo ushqimesh, brendia e së cilës ndodhej nëntokë, ku vendosnin plëndësin. Derën e depos së ushqimeve e zinte pjesërisht një minder pa trajtë në të cilën znj. Bruker, qiradhënësja jonë, dergjej vazhdimisht e sëmurë aty, stolisur me batanije të fëlliqura. Fytyrën e kishte të madhe, të zbehtë dhe në të i lexohej ankth. Kurrkush nuk e dinte me siguri se ç'e brente; dyshoja se ajo kishte vetëm një të keqe: qe liupëse. Përpara zjarrit kishte pothuajse gjithnjë një radhë teshash të njomura, ndërsa në mes të dhomës gjendej tryeza e madhe e kuzhinës tek e cila hanin familja dhe tërë qiramarrësit.

Asnjëherë s'pata rast ta shikoja atë tryezë plotësisht të zbuluar, por, kohë pas kohe, kam parë mbulesat e saj. Ngjitur me pllakën e saj ishte një faqe gazete e vjetër e njollosur me saicë Uorçesteri; sipër saj ndodhej një mushama e bardhë ngjitëse; më pas vinte një mbulesë e blertë sargie e, sipër saj një mbulesë prej liri e ashpër, që kurrë nuk e ndërronin sepse, më të rrallë, e hiqnin. Zakonisht, thërrimet e ngelura nga silla rrinin gjer në vaktin e darkës. Arrita të njihja thërrime të veçanta vetëm duke i  pare dhe vështroja përparimin e tyre poshtë e lartë nëpër tryezë, ditë pas dite. 
Shitorja ishte veçse një dhomë e ngushtë dhe e ftohtë. Jashtë dritares së saj kishte ca letra të bardha, relikte reklama çokollatash mjaft të vjetra, si yje të përndara. Brenda saj ndodhej një rrasë sipër së cilës kishte pjesë bardhoshe kukurecësh, një masë ^iflash të përhime të njohura si «kukurec i zi» dhe këmbë derri gjysmë të shndritshme të sapoziera. Në atë shitore shërbehej «paçe me bizele» dhe, me përjashtim të bukës, cigareve e konservave, aty nuk kishte gjë tjetër. Te dritarja qe ngjitur njoftimi se aty shërbeheshin çaje të ndryshme por, nëse ndodhte që ndonjë klient të kërkonte një fibchan çaj, në përgjithësi atë e hiqnin qafe me shfajësime. Z. Bruker kishte dy vjet që nuk kishte zënë punë me dorë; qe minator me zanat e, bashkë me të shoqen, gjithë jetën ishin mbajtur me punë të gjithëllojshme ndihmëse në shitore. Njëherë e një kohë kishin pasur një pijetore, por lejen e ushtrimit të saj e kishin humbur ngaqë në atë mjedis kishin lejuar zhvillimin e kumarit. Unë për vete dyshoj nese kishin. Nxjerrë ndonjëherë fitime nga secila prej veprimtarive të tyre tregtare, sepse ata qenë njerëz të tillë që merreshin me tregti kryesisht për të shprehur pakënaqësinë. Z. Bruker kishte pamje prej irlandezi,zijosh, kockëvogël, i thartë dhe palavi e vërtetë. Sma do mendja ta kem parë t'i lante ndonjëherë duart. Meqë tani znj. Bruker ishte e paaftë fizikisht ai merrej kryesisht me gatimin dhe, si gjithë njerëzit që nuk i lajnë asnjëherë duart, ai kishte mënyrën e tij të veçantë - të ngadaltë - se si i bënte gjërat. Në rast se të jepte ndonjë fetë bukë të lyer me gjalpë, atje gjeje gjithmonë një njollë të zezë të gishtit të madh të dorës. Bile edhe herët në mëngjes kur ai zbriste në strofkën e mistershme që ndodhej prapa minderit të znj. Bruker dhe nxirrte plëndësin nga uji, tashmë duart i kishte të zeza. Nga qiramarrësit e tjerë dëgjoja histori të tmerrshme për vendin ku mbahej plëndësi. Thuhej se atje gëlonin buburrecë të zinj. Se dise sashpeshporositeshin dërgesa tërejamalli, por kjo ndodhte rrallë pasi znj. Bruker datat e tyre i lidhte me ngjarje të veçanta. «Pa të shikojmë, qëkurse ndodhi ajo ngjarja unë jam furnizuar me tri ngarkesa malli të ngrirë (plëndës i ngrirë)», etj.

Ne qiramarrësve nuk na jepnin asnjëherë plëndës për të ngrënë. Asokohe, besoja që kjo ndodhte ngaqë plëndësi qe tepër i shtrenjtë; qysh atëherë mendoja se ne qemë velur me të, por më ra në sy se edhe vetë Brukerët nuk vinin asnjëherë plëndës në gojë. Të vetmit banorë të përhershëm të atjeshëm qenë: një minator skocez, z. Rilli, dy pensionistë të moshuar dhe një i papunë që mbahej nga K.N.B, që e thërritnin Xho, i cili qe nga ata njerëz që s'kanë mbiemër. Minatori skocez ishte mërzi e vërtetë kur arrije ta njihje. Si shumë të papunë një pjesë të madhe të kohës e kalonte duke lexuar gazetat e, nëse nuk i bëje dalje, atëherë ai mund të të mbante për orë të tëra me muhabet duke biseduar për gjëra të tilla si: Rreziku i Verdhë, vrasësit e Iinjave hekurudhore, astrologjia dhe kundërshtitë midis fesë dhe shkencës. Pensionistët e shkuar në moshë, si zakonisht, i kishin përzënë nga shtëpitë nëpërmjet vjegës «Llogaritja e tëArdhurave». Ata u jepnin Brukerëve dhjetë shilinga në javë dhe, në këmbim, merrnin llojin e strehimit që pritej nga një shumë e tillë, domethënë: një shtrat në trapazan dhe vakte që përbëheshin kryesisht me bukë e gjalpë. Njëri prej tyre i përkiste një soji «të fisëm» e vuante nga një sëmundje e keqe, kancer besoj. Ai ngrihej nga krevati vetëm ditën kur shkonte të tërhiqte pensionin. Ndërsa, pensionisti tjetër, që të tërë e thërritnin Xhek Plaku, qe një ish-minator shtatëdhjetë e tetëvjeçar që kishte punuar më shumë se pesëdhjetë vjet me radhë nëpër galeri. Ai ish i shkathët e mendjehollë por që, çuditërisht, mbante mend vetëm përvojat e fëmijërisë dhe kishte harruar gjithçka për pajisjet ndërlidhëse që përdoreshin nëpër miniera dhe përmirësimet në lëmin e tyre. E kishte zakon të më tregonte rrëfenja për luftime me kuaj të egër nëpër galeritë e ngushta nëntokë. Kur mori vesh shkallët qymyrgur dhe mia (gjashtë këmbë e dy inç e gjysmë i gjatë) nuk do t'ia dilte dot kryente «udhëtimin: udhëtimi dhe lartë: «Natën e mirë, djema!»për t'u shtrirë në shtratin që e kishte diku nën qeprat. Gjëja që admiroja më shumë te Xhek Plaku qe se ai nuk qe aspak zhvatës; në përgjithësi, edhe pse aty nga fiindi i javës, ai ngelej pa duhan, prapëseprapë ai nuk pranonte që nuk pranonte të pinte duhanin e të tjerëve. Brukerët kishin siguruar jetën e të dy pensionistëve të moshuar në një nga shoqëritë tregtare gjë të cilën e bënte megjashtë pensë në javë. Thuhej se ata i kishin dëgjuar të pyetnin përfaqësuesin e shoqërisë së sigurimeve se «sa kohë rrojnë njerëzit që vuajnë nga kanceri». Xhoja, njëlloj si ai skocezi, ishte lexues i rregullt i gazetave dhe, pothuajse, tërë ditën e ditës e kalonte në bibliotekën botore.

Qe njeriu i papunë tipik i pamartuar, një krijesë shkretane dhe fare zhelane me fytyrë të rrumbullakët që ngjante krejt si fëmijë tek e cila dallohej një shprehje prej çapkëni të patëkeq. Ai përngjantemë shumë me një fëmijë të vogël të lënë pas dore sesa me një të rritur. Ma ha mendja se, ajo që njerëz të tillë i bën të duken më të rinj për moshën që u rëndon në supe është mungesa e plotë e përgjegjsisë. Me vështrim të parë pandeha se Xhoja qe afërsisht njëzetë e tetë vjeç, dhe bëra habi të madhe kur mësova se ai qe dyzet e tre vjeç. Ai vdiste ti shqiptonte frazat me zë të lartë dhe mbahej shumë me të madh për dinakërinë e vet, me anë të së cilës ia kishte dalë të mos martohej. Shpeshherë më thoshte: Ska gjë më të rëndësishme se lishja martesore vërejtje që, me çduket, e kuptonte se qe jashtë mase e hollë dhe ndjellakeqe, Të ardhurat e tij përbëheshin, gjithë-gjithë, pesëmbëdhjetë shilinga në javë, nga të cilat gjashtë a shtatë ua jepte Brukerëve për krevatin ku flinte. Ngandonjëherë, më qëllonte ta shikoja duke përgatitur një filxhan çaj në zjarrin e kuzhinës, por vaktet i hante jashtë bujtinës, të cilat besoj se përbëheshin kryesisht prej buke të prerë në feta të lyera me margarinë nga ajo që shitej me qese, peshq dhe patate të fërguara.

Përveç këtyre kishte një dyndje klientësh që përbëheshin prej: tregtarë shëtitësish nga ata më të varfrit, aktorë shëtitës  që janë më se të zakonshëm në Veri ngaqë shumica dërrmuese e pijetoreve më të mëdha gjatë fundjavave pajtojnë në punë artistë të ndryshëm - dhe reklamues gazetash që këtë punë e bëjnë përmes stendave. Këta nuk më kishte rënë asnjëherë rasti t'i shikoja ndonjëherë më parë. Kaq e pashpresë e kaq e frikshme më dukej puna e tyre, sa që pyetja veten se si kishte mundësi që ata ia dilnin ta duronin një gjë të tillë kur burgu ofronte mundësi më të mira. Pajtoheshin në punë kryesisht në mënyrë të përjavshme ose nga gazetat e së dielës, e i dërgonin qytet më qytet duke i pajisur me harta dhe duke u dhënë një 'listë me rrugët ku.u duhej «të punojnë» përditë. Në rast se nuk ia dilnin të sigurojnë më e pakta njëzet pajtime në ditë, atëherë i nxjerrin nga puna. Për aq kohë sa vazhdojnë të ruajnë këtë shifër ata marrin nje rrogë të vogël: dy sterlina në javë, ma do mendja; nëse shifra i kalon të njëzet pajtimet atëherë marrin një përqindje fare të vockël. Kjo nuk është aq e vështirë sa duket, pasi familjet e lagjeve që përbëhen nga punëtoria blejnë gazeta javore me vlerë dy pensë të cilat i ndërrojnë për punë javësh, por unë dyshoj nëse ndonjëri e vazhdon gjatë këtë zakon. Gazetat punësojnë qyqarë të vërtetë, nëpunës të papunë, tregtarë shëtitës dhe persona të ngjashëm, të cilët, për njëfarë kohe, bëjnë përpjekje të pareshtura ndërsa shitjet i mbajnë në një shkallë shumë të ulët; paskëtaj, teksa puna i rraskapit fare atëherë pushohen nga puna dhe në vend të tyre merren njerëz të tjerë. Arrita të njoh dy prej tyre që ishin punësuar nga një prej të përjavshmeve më në zë. Si njëri, eclhe tjetri, qenë mesoburra që kishin familje për të mbajtur, ndërsa nj ëri prej tyre qe bërë gjysh. 
Ata rrinin dhjetë orë në këmbë çdo ditë, duke «punuar» nëpër rrugët që u kishin caktuar e qeftë të zënë gjer natën vonë duke plotësuar formularë të bardhë me mashtrime në lidhje me tirazhin e gazetës ~ një prej atyre intrigave me anë të së cilës të «japin» një takëm poçerish nëse arrin të sigurosh një pajtim gjashtëjavor dhe dërgon një mandat postar prej dy shilingash.
Trashaluqi, gjyshi, e kishte zakon të flinte duke vënë kokën sipër pirgut me formularë. Asnjërit prej tyre nuk ia mbante xhepi të paguante një sterlinë në javë për të ngrënë edhe ushqimin në bujtinë. Jepnin një shumë të vogël për fjetjen ndërsa vaktet që përbëheshin vetëm nga bukë me margarinë dhe proshutë, të cilat i ruanin në valixhe, i hanin gjithë druajtje në qoshe të kuzhinës.

Brukerët kishin djem e vajza shumë, pjesa më e madhe e të cilëve kishin kohë që qenë larguar nga shtëpia. Ndoca prej tyre ndodheshin në Kanada, «te Kanadaja», sikundër e kishte zakon të thoshte znj. Bruker. Ngjitur me ta banonte vetëm një djalë, një riosh që ngjante krejt me një derr të bëshëm që punonte në një garazh, i cili shkonte të hante rregullisht bukë në shtëpi. E shoqja rrinte gjithë ditën atje me dy femijët dhe, pjesa më e madhe e gatimit dhe e larjes së teshave kryhej prej saj dhe Emit, e fejuara e një djali tjetër që ndodhej në Londër. Emi ishte leshverdhë, hundëmprehtë dhe me pamje prej qyqareje, e cila punonte në njërën prej uzinave për një rrogë sa për të mbajtur frymën gjallë por që, gjithsesi, tërë mbrëmjet i kalonte në skllavëri në shtëpinë e Brukerëve. Kuptova se martesa e saj shtyhej vazhdimisht dhe, me gjasë, nuk do të bëhej asnjëherë, mirëpo znj. Bruker tashmë e quante atë nuse dhe e ngacmonte sipas mënyrës së pazakontë, mendjehollë e të dashur që kanë të gjymtët. Pjesën tjetër të punëve të shtëpisë e bënte, ose më mirë nuk e bënte, z. Bruker. Znj. Bruker më të rrallë ngrihej nga minderi ku rrinte në kuzhinë (aty ajo qëndronte ditë e natë) e aq e sëmurë ish sa nuk bënte tjetër vetëm se hante gatesa aq të shijshme sa të lëpije gishtat. Ai që merrej me shitoren qe z. Bruker, i cili u jepte qiramarrësve për të ngrënë dhe «rregullonte» dhomat e gjumit. Nga njëra punë e urryer në tjetrën lëvizte gjithnjë me një ngadalësi të pabesueshme.

Nuk qe gjë e rrallë që shtretërit të mbeteshin të parregulluar gjer më gjashtë të mbrëmjes, dhe kishe mundësi që, në çdo orë të ditës, z. Bruker ta rastisje nëpër shkallë duke mbajtur një oturak plot e përplot të cilin e shtrëngonte fort me gishtin e madh të dorës te buza. Ndërsa në mëngjes e gjeje të ulur ndanë zjarrit me një legen me ujë të lerosur, duke qëruar patate me ritmin e një filmi me shpejtësi të ulët. Nuk kam parë kurrë askënd që t'i qëronte patatet me pamjen e atij që e ka kapluar mëria. Urrejtjen për atë «punë të mallkuar grash», sikurse e quante ai, mund t'ia shikoje t'i tharmëtohej së brendshmi duke prodhuar kështu një lloj lëngu të hidhur. Ai ishte nga ata njerëz që i gëlltiste fyerjet si kafshë ripërtypëse.

Doemos, meqë rrija shumë në bujtinë, arrita të mësoja gjithçka për fatkeqësitë e Brukerëve, e se si të tërë ua punonin paq dhe tregoheshin pamiradijshëm ndaj tyre, e se si shitorja dilte me humbje kurse bujtina me zor sa mbahej në këmbë. Ata, nisur nga këndvështrimi i vendit në fjalë, nuk është se ishin edhe aq keq sepse, në një mënyrë që unë nuk e dija, z. Bruker mashtronte me anë të Tatimit të Llogaritjes mbi të Ardhurat dhe merrte një ndihmë financiare nga K.N.B.-ja; mirëpo kënaqësia më e madhe që kishin, qe t'i tregonin gjithkujt që ishte i gatshëm të dëgjonte për brengat e tyre. Znj. Bruker, teksa dergjej në minder, e cila nuk ish tjetër veçse një pirg dhjami dhe që mëshironte veten, i qe bërë zakon të qahej orë pas ore, duke i rënë fyellit në një vrimë.

«Me ç'duket, ditët e sotshme nuk po kemi klientë. Nuk e di si ësht' kjo punë. Kukureci po prishet ngaqë ka ditë që se merr kush... eh, sa i mirë që është ai, xhanëm! Tani, çmimi i tij u duket i kripur njerëzisë, apo jo?», etj., etj., etj. Tërë qarjet e znj. Bruker përfundonin me: «Tani, çmimi i tij i duket i kripur njerëzisë, apo jo?», porsi refreni i ndonjë balade. Afërmendsh që ishte më se e vërtetë se shitorja dilte me humbje. Mbarë vendi në fjalë,  pa dyshim, sikur kishte marrë pamjen e një shoqërie tregtare tënjollosur dhe të mbuluar nga pluhuri që pat marrë të tatëpjetën.

Por, do të ishte fare e kotë t'u sqaroje se përse kurrkush nuk u hynte në shitore, edhe sikur të kishte sy e faqe ta bënte një gjë të tillë; as mund ta kuptonin dot se mizat e mishit të shtrira me shpinë që kishin ngordhur vjet te vitrina e shitores nuk hyjnë në punë për t'u shitur. Por ajo që i mundonte përnjëmend ata, qe mendimi se dy pensionistët e shkuar në moshë që banonin në shtëpinë e tyre duke uzurpuar gjithë hapësirën e dyshemesë, nuk nginjeshin me të ngrënë dhe paguanin vetëm dhjetë shilinga në javë. Dyshoj nëse ata dilnin vërtet me humbje për shkak të dy pensionistëve në moshë të thyer, sido që përfitimi prej dhjetë shilingash duhej të ishte tmerrësisht i vogël. Por, në sytë e tyre, ata dy pleq qenë veçse ca parazitë të tmerrshëm që u qenë ngjitur dhe rronin në saje të bamirësisë së tyre. Xhek plakun edhe mund ta duronin, ngase gjithë ditën e ditës e kalonte jashtë bujtinës, ndërsa atë të handakosurin që e kishte kokën veç në krevat, Huker ia thoshin emrin, s' e shihnin dot me sy. Z. Bruker ia shqiptonte në një mënyrë shume të çuditshme emrin, pa H dhe me U të gjatë: Uker. Sa e sa histori më ranë në vesh për Uker plakun dhe për ato ankesat e tij, andrallat që hiqnin për t'i ndrequr shtratin, rrebet se nuk hante këtë apo atë ushqim, mosmirënjohjen e tij qe s'njihte kufij dhe, mbim të gjitha, kryeneçësia e tij prej vetëdashës) nëpërmjet së cilës nuk pranonte që nuk pranonte të vdiste! Brukerët e shprehnin hapur se dëshironin me zjarr vdekjen e tij. Kur të ndodhte kjo, atëherë, ata, më së paku, do të mund të tërhiqnin të hollat e pensionit.

U dukej sikur e kishin atje, duke u ngrënë mishin, sikur ai të qe ndonjë krimb i gjallë që e kishin nëpër zorrë. Ngandonjëherë, z. Bruker ngrinte syte nga patatet që qëronte, më shihte në sy dhe e tiindte kokën me një acarim të pashprehshëm drejt tavanit sipër të cilit kishte dhomën Huker plakushi. «Ai është një b..., apo jo?», thoshte ai në raste të tilla. S'ishte nevoja të thoshte më shumë, tashmë unë-kisha marrë vesh gjithçka per Huker plakun.

Mirëpo, puna qe se, në një mënyrë a në një tjetër, Brukerët kishin ankesa për të gjithë qiramarrësit e tyre, madje nuk dyshoj edhe për mua. Xhoja, duke qenë pjesë e K.N.B.-së, në të vërtetë bënte pjesë në të njëjtën kategori si pensionist i shkuar në moshë. Paçka se skocezi paguante një sterlinë në javë dhe gjithë ditën e ditës e kalonte jashtë bujtinës, prapëseprapë ata sc shihnin dot me sy pasi ai sillej kot së koti nëpër lagje, sikundër thoshin ata.

Reklamuesit e gazetave të ndryshme rrinin tërë ditën jashtë, porse Brukerët i kishin zët ngase e sillnin vetë ushqimin e, bile edhe z. Rilli, qiramarrësi më i mirë që kishin, e kishin me sy të keq nga që znj. Bruker thoshte se ai i nxirrte gjumin kur zbriste në mëngjes. Ata qaheshin vazhdimisht se nuk mund të gjenin dot qiramarrësit që donin: «tregtarë zotërinj» nga shtresë e lartë që paguanin për shërbimin e plotë por që gjithë ditën e ditës ta kalonin jashtë bujtinës. Sipas tyre, qiramarrësi ideal qe ai që të paguante tridhjetë shilinga në javë dhe që të mos mblidhej fare gjithë ditën në bujtinë përveç për të fjetur. Të hollat ua donin porse ata i shikonin si furacakë dhe që s'ua ndanin sytë e ishin smirëzinj të çuditshëm që, në thelb, përbën vendosmëri për të mos i lejuar qiramarrësit të ndiheshin rehat si në shtëpinë e tyre.

Kjo ishte veçse pasojë e pashmangshme e sistemit të keq për shkak të të cilit qiramarrësit qenë të detyruar të banonin në shtëpinë e tjetërkujt pa qenë pjesë e familjes. Vaktet që shërbeheshin në shtëpinë e Brukerëve qenë pa përjashtim të pështira. Në mëngjes të jepnin dy feta të holla proshute me një vezë të fërguar, që vetëm emrin kishte të tillë, shoqëruar me bukë e gjalpë, të cilin e pritnin natën dhe që tek ai gjithmonë gjeje shenjat e gishtave të mëdhenj të dorës. Sado me takt që u solla, prapëseprapë nuk ia dola që nuk ia dola dot t'ia mbushja mendjen z. Bruker të më lejonte ta pritja vetë bukën dhe gjalpin; ai ma jepte bukën feta-feta, ku secilën prej tyre e shtrëngonte fort mes gishtërinjve të gjerë e të lerosur. Zakonisht, për drëkë kishte biftek me puding tre pensë që shiten të gatshëm në kënaçe - ma do mendja që këto qenë pjesë e artikujve të shitores - bashkë me patate të ziera dhe oriz me qumësht. Për vaktin e çajit shërbehej më shumë bukë e gjalpë shoqëruar me kek të ëmbël tejet të hollë që kishte shumë të ngjarë ta blinin si prodhim «bajat» nga furrtari. Për darkë nxirrnin djathë Lankashiri të quliët që kishte ngjyrë të bardhë të zbehtë së toku me biskota.

Ato biskota Brukerët kurrë nuk i quanin biskota të thjeshta. Me krenari i quanin «biskota me krem» - «Hani edhe një biskotë me krem, z. Rilli. Shkon shumë me djathë» - duke fshehur kështu me lezet se për darkë kishte vetëm djathë. Në tryezë të shihte syri gjithnjë disa shishe me salcë Uorçesteri dhe një kavanoz i mbushur përgjysmë me marmelatë. Ishte më se e zakonshme të ngjyeje gjithçka me këtë lloj salce, por unë s'pashë ndonjëherë me sy ndokënd të përdorte kavanozin me marmelatë, i cili ishte një masë veshtullie dhe pluhuri që fjalët nuk do të mjaftonin për ta përshkruar. Znj. Bruker nuk hante bashkë me të tjerët, por merrte sa për shprishë nga çdo gatesë që gatuhej dhe, tregohej shumë e zonja duke i nxjerrë «fundin kusisë» siç e quante ajo këtë, domethënë duke pirë një filxhan me çaj të fortë. E kishte zakon që orë e çast ti fshinte buzët me një nga batanijet që kishte hedhur. Aty nga fundi i qëndrimit tim atje ajo zu t'i bënte gazetat rripa-rripa për këtë qëllim, kësisoj në mëngjes dyshemeja shpesh mbushej plot e përplot me toptha letrash të pista të bëra shuk të cilat rrinin atje për orë të tëra. 

Kundërmimi i kuzhinës ishte i tmerrshëm por, njësoj si me atë të dhomës së fjetjes, mbas njëfarë kohe ajo s'të bënte më përshtypje. Kisha përshtypjen se ky vend është më se i zakonshëm, njëlloj si gjithë bujtinat e tjera që ndodhen në zona industriale pasi, në përgjithësi, qiramarrësit nuk është se ankoheshin. Në dijeninë time, i vetmi njeri që e bënte këtë ishte një londinez hundëmprehtë, shtatpaktë e flokëzi, person që përfaqësonte një shoqëri tregtare cigaresh. Ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Veri e, ma merr mendja, që deri para pak kohe kishte pasur punë të mirë dhe e kishte zakon të rrinte nëpër hotele ku qëndrojnë njerëzit e sërës së tij. Kështu ai po shikonte për herë të parë nga afër banesat e shtresës së ulët, ku bash në vende të tilla luzmës së përfaqësuesve tregtarë dhe reklamuesve të gazetave u duhej të strehoheshin pas udhëtimeve të pafundme që bënin. Në mëngjes teksa po visheshim (afërmendsh që ai kishte fjetur rië shtratin dysh) e pashë t'ia hidhte sytë odës mjerane me një neveri prej të habituri. Ai kryqëzoi vështrimin me timin e befas e thithi se unë duhej të isha nga jugu njëlloj si ai. «Eh, fundërrinat e poshtra e të mallkuara!» - tha gjithë inat ai. Pasandaj, bëri gati valixhen, zbriti dhe, me guxim të madh, u bëri të ditur Brukerëve se nuk e kishte zakon të rrinte në shtëpi të tilla andaj do të largohej menjëherë. Brukerët nuk arritën kurrë ta merrnin vesh arsyen. Bënë çudi dhe mbetën të lënduar. Mosmirënjohësi! U largua pa asnjë arsye mbasi qëndroi vetëm një natë atje! Paskëtaj, atyre u ra goja duke folur gjerë e gjatë për atë gjë. Sikur të mos mjaftonin brengat që kishin, iu shtua edhe kjo.

Vendosa të ikja pikërisht atë ditë kur poshtë tryezës së sillës ndodhej një oturak i mbushur plot. Ai vend po fillonte të më kallte dëshpërimin. Kjo jo vetëm për shkak të pisllëkut, kundërmimeve nga më të larmishme dhe ushqimit të neveritshëm, por edhe për shkak të ndjesisë së kalbjes së pareshtur e të pakuptimtë, në të cilën të duhej të zbritje në ndonjë vend të nëndheshëm ku njerëzia zvarriten rreth e përqark porsi buburrecë në një pështjellim të pafundmë punësh të fëlliqura dhe pikëllimesh të poshtra. Gjëja më e tmerrshme që kishin njerëz si puna e Brukerëve është se ata bëjnë çbëjnë e po në një vrimë i bien fyellit. Kjo të krijon përshtypjen se ata vetëm njerëz të vërtetë nuk janë por, përkundrazi, lugetër që llomotitin gjithmonë të njëjta fjalë pa lidhje. Ajo që u vuri kapakun të gjithave qenë Çalët vetëmëshiruese të znj. Bruker - gjithmonë ato ankesat e saj të njëjta që i binte goja duke i përsëritur orë e çast dhe që ngaherë përfundonin me ankimin frikë ndjellës: «Smbanmëuj' piiafi,apo jo?» - gjë që më nevrikosi më tepër se zakoni që kishte për të fshirë buzët me copëra gazetash. Porse, është e kotë të thuash se njerëz si puna e Brukerëve janë të urryer kështu që duhet të rrekesh t'i heqësh nga mendja3 sepse ata janë me dhjetëra në mos me qindra mijëra; ata janë nënprodukte të veçanta të botës bashkëkohore.
Nuk mund t'i shpërfillcsh dot nëse pranon qytetërimin pjellë e të cilit janë. Ngase kjo, së paku, është pjesërisht e asaj që na ka bërë industrializimi. Kolombi lundroi nëpër Atlantik, lokomotivat e para me avull lëkundeshin kur ishin në lëvizje, aradhet britanike qëndruan të patundura ndaj armëve të francezëve në Vaterlo, horrat e shekullit të nëntëmbëdhjetë që kishin mbetur vetëm me një sy lëvdonin Perëndinë dhe mbushnin xhepat; e ja ku na çoi e gjithë kjo: në skuta fort të. ngatërruara si labirinte me kuzhina të errëta që ndodhen prapa shtëpive me njerëz të moshuar që hiqen zvarrë rreth e rrotull si buburreca. E kemi për detyrë që> kohë pas kohe, të shohim e t'u marrim erë vendeve të tilla, sidomos të bëjmë këtë të dytën, në mënyrë që të mos ndodhë kurrë të harrojmë se ato ekzistojnë, paçka se ndoshta është më mirë të mos rrimë shumë gjatë aty.
Treni më shpinte tutje nëpër visoren5) e lemerishme të pirgjeve me zgjyrë, tymtarëve, grumbujve me hekurishte, kanaleve të fëlliqura, rrugicave me baltë të përhitur tek e cila dalloheshin gjurmë tc ngatërruara nallanesh. Ndonëse qe mars, bënte një mot tmerrësisht i acartë e gjithkah kishte kukumale me dëborë të nxirosur. Teksa lëviznim ngadalë nëpër rrethinat e qytetit kalonim radhë-radhë shtëpitë e vogla të lagjeve të varfra të hirta të cilat shtriheshin te cepat në të djathtë të argjinaturës. Mbrapa njërës prej shtëpive një grua e re në moshë kishte rënë në gjunjë sipër disa gurëve, duke futur një shkop te gypi shkarkues prej plumbi i ujërave të zeza që vinte nga sqolli brenda shtëpisë i cili ma ha mendja qe zënë. Atë pata kohë ta shihja plotësisht: përparësen e kishte prej pëlhure thasësh, nallanet të stërmëdha ndërsa krahët i qenë skuqur nga i ftohti. Ajo ngriti kokën kur kaloi treni, e aq afër qeshë sa e pashë në sy. Fytyrën e kishte të rrumbullakët dhe të zbehtë, fytyra e zakonshme e drobitur e vajzës që është me banim në lagjet e varfra e cila paçka se është njëzet e pesë vjeç duket si dyzet për shkak të dështimeve të shumta dhe punës së rëndë që ka bërë; herën e dytë që ia shtiva sytë pashë se fytyra e saj kishte shprehjen më të pashpresë që kisha parë ndonjëherë. Më erdhi ndër mend se gabojmë kur pohojmë se «gjërat për ne nuk kanë njësoj si për ta», dhe se njerëzia e rritur në lagjet e varfra nuk përfytyron dot tjetër vetëm se lagjet e varfra. Them kështu pasi ajo që pashë në fytyrën e saj nuk qenë vuajtjet e pavetëdijshme të një kafshe. Ajo e dinte fare mirë se çfarë po i ndodhte - e kuptonte po aq mirë sa edhe unë se çfat i keq qe të bije më gjunjë në thëllim sipër gurëve të rrëshqitshëm në oborrin e pasmë të një shtëpie që ndodhej në një lagje të varfër duke futur shkopin në gypin e zënë tëkullimit.

Por, fiil pas kësaj treni u largua duke u futur thellë në fushë të hapët e, kjo më ngjalli çudi, m'u duk gati-gati e panatyrshme, thua sikur fusha e hapët të qe park, ngaqë njerëzve në zonat industriale u krijohet përshtypja se tymi dhe papastërtia nuk do t'u ndahen askurrë dhe se asnjë pëllëmbë e sipërfaqes së tokës nuk mund t'u shpëtojë dot atyre. Në një vend të vogël, të pistë e të mbipopulluar si ky i yni ndotja nuk i bën përshtypje njerëzisë. Pirgjet me zgjyrë dhe tymarët përbëjnë një visore më të zakonshme sesa bari e pemët, e madje edhe në thellësi të vendit kur ti e ngul sfurkun në tokë, pret të ngresh ndonjë shishe të thyer a konservë të ndryshkur. Por, këtu dëbora ishte e pashkelur e kaq e thelië ish, sa dukeshin vetëm majat e murit rrethues prej guri, i cili gjarpëronte sipër kodrinave, bash si shtigje të zeza. Më kujtohet se D. H. Lorensi, duke shkruar për këtë visore a për ndonjë pranë saj, ka thënë se kodrat e mbuluara me borë valëzoheshin që së largu porsi «muskuj». Porse, ky krahasim nuk më ndodhi mua.

Në sytë e mi dëbora dhe muret e zeza përngjanin më tepër me një petk të bardhë të cilin e përshkonte mespërmes një gyp i zi. Bora vështirë se po niste të shkrinte paçka se dielli shndriste paq, kurse prapa dritareve të mbyllura të karrocës ishte ngrohtë. Sipas almanakut, ishte pranverë dhe, të pakët qenë zogjtë që e besonin këtë. U bëra kaq e, në një copëz toke të zhveshur ndanë litarit, pashë të ecnin sorra. Ato e bënin këtë jo në tokë siç pandehja, por në pemë. E çuditshme qe mënyra e vardisjes së tyre.

Femra rrinte me sqepin të hapur ndërsa mashkulli ecte rrotull saj dhe, me ç'dukej, i jepte për të ngrënë. Nuk kisha as gjysmë ore që kisha hipur në tren, por më dukej se qeshë larguar shumë nga kuzhina prapa shtëpisë së Brukerëve drejt shpateve të zbrazura me borë, rrezeve të shndritshme të diellit dhe zogjve të mëdhenj rrëzëllues. Gjithë krahinat industriale në të vërtetë përbëjnë një qytet të stërmadh, i cili ka afërsisht popullsi të njëjtë me atë të Londrës së Madhe por që, fatmirësisht, zë një hapësirë më të madhe, kështu që edhe në mes tyre ka ende vend për vise të pastra e të hijshme.

Ky mendim të jep krahë. Sado që është përpjekur, njeriu nuk ia ka dalë dot të fëlliqë gjithkund. Kaq e madhe e, megjithatë, kaq e pazënë është toka sa që, edhe në zemër të qytetërimit të lerosur, gjen fusha ku bari është gjelbërosh në vend se i hirtë; ndoshta, nëse ua shtie sytë atëherë në to mund të gjesh edhe përrenj me peshq të gjallë në vend se konserva me salrrion. Një grimë herë të madhe, mbase për njëzet minuta të tjera, treni eci nëpër fusha të hapëta para se vilat e qytetërimit të mbaronin sërish dhe t'ia fillonin lagjet e varfra që ndodheshin në rrethinat e qytetit, e pas tyre grumbujt e zgjyrës, tymarët që villnin tym, shkritoret brufulluese, kanalet dhe gazometrat e një tjetër qyteti industrial.