1. Kryefaqe
  2. Pikëpamje
  3. Në zemër të labirintit

Në zemër të labirintit

image description
Fraksioni komunist «rilindës», e quajmë kështu për t’u kuptuar, i cili është një fraksion  i fraksionit «prometeas», i cili vetë është një fraksion i fraksionit «trockist» (duket si ninullë por është realiteti i fakteve); fraksioni «rilindës» i ka dërguar një memorandum «prometeasve», të cilin e studiojmë me kujdesin e përhershëm. Në këtë memorandum kritikohen «prometeasit» për shtyrjen e vazhdueshme të kongresit të fraksionit; «rilindësit» të lodhur nga pritja kanë kaluar në sulm kundër «prometeasve». Memorandumi i dërguar që prej nëntorit të 1931 paraqet, midis të tjerave, këndvështrimin për Rusinë e sovjetëve. Është një pretencë e vërtetë kundër Shtetit bolshevik. Një zbërthim i vërtetë i «miti sovjetik». E rëndësishmja qëndron në faktin që zbërthyesit nuk janë njerëz të perëndimit pak a shumë të fashistizuar, por komunistë, dhe komunistë që e quajnë veten mbartës të doktrinës së vërtetë, të pastër, origjinale të Leninit.

«Ne – thonë këta komunistë – mohojmë karakterin proletar të Shtetit sovjetik, sepse Partia që mbizotëron Shtetin sovjetik dhe që do duhej të siguronte natyrën proletare të Shtetit nuk përfaqëson më interesat revolucionare të proletariatit dhe sepse nëpërmjet shtypjes të demokracisë komuniste i hiqet mundësia e kontrollit nga ana e masave të punëtorëve dhe çdo gjë ngel e pakontrolluar në duart e burokracisë shtetërore e cila mbizotëron në të gjitha nivelet e jetës shoqërore».
Këto pohime, të cilat dalin nga pena e komunistëve, janë të tilla që mund të çudisin punëtorët e padjallëzuar në perëndim të cilët besoni në parajsën moskovite. Kështu i përgjigjet kësaj pyetjeje memorandumi komunist që po trajtojmë:
«Nga pikëpamja historike, Shteti nuk mund të jetë proletar nëse nuk zgjidh çështjen që ka për detyrë; atë të marshimit drejt socializmit, drejt zhdukjes së klasave. Shteti sovjetik nuk i përgjigjet kësaj detyre; për këtë Partia është shkëputur nga interesat historike të proletariatit; për këto arsyetime ne pohojmë se Shteti sovjetik përfaqëson saktësisht figurën e “kapitalizmit shtetëror”».

Ne që jemi mbi kacafytjet e fraksioneve dhe nënfraksioneve, duhet të pranojmë se ky përkufizim i Shtetit sovjetik është i saktë. Pra, ç’duhet bërë? Nëse Shteti i Leninit ka tradhëtuar shpresat e proletariatit rus dhe atij botëror, si mund të ndryshohet gjendja? 

Komunistët për të cilët po flasim, duke ndërhyrë në një konferencë me qëllim «bashkimin», të mbajtur më 22.4.1933 lexuan një deklaratë në të cilën ripohohet se në Rusi:

«Shteti proletar ekziston vetëm në letra; që Partia Komuniste nuk ekziston më në Rusi, për sa e përthithur nga burokracia gjigande shtetërore; që Internacionalja e Tretë nuk përfaqëson më interesat e përgjithshëm dhe historik të proletariatit dhe nuk është gjë tjetër veçse një vegël në duart e një klase tjetër, që ka çuar, çon dhe do të çojë proletariatin nga një disfatë në tjetrën; që detyra e militantëve të vetëdijshëm është shkëputja nga Internacionalja e Tretë burokratike, ashtu si u shkëputën nga Internacionalja e Dytë e borgjezuar».

Pas kësaj hyrjeje, deklarata e këtyre komunistëve heretik ju bën apel masave proletare të ngrihen kundër Shtetit proletar.
Gjithmonë dhe më e vështirë, deri në marrje mëndsh. 

«Ata – komunistët në fjalë – cilësojnë karakterin pak a shumë të përgjakshëm që kjo luftë mund të marrë si një çështje të dorës së dytë. Nga ana tjetër cilësojnë si themeltare nxjerrjen në pah të kundërshtive radikale që ekzistojnë midis aspiratave socialiste të proletariatit dhe shtypjes nga ana e aparatit shtetëror rus, i armatosur me pushtetin e dyfishtë, atë politik dhe ekonomik, shtypje e cila nuk mund të eliminohet veç se me forcë».

Citimet që bëmë janë shumë domethënëse. Ato tregojnë se nga ç’kriza të tmerrshme mundohet komunizmi evropian, i cili copëtim pas copëtimi është kthyer në një moçal. Presim që «rilindësit» të sulmojnë «shtypjen» moskovitë dhe gjatë pritjes na lejohet ne fashistëve të parashijojmë harenë e spektaklit. 

Il Popolo d’Italia, N. 154, 30.6.1933, XX (w 1)  

Opera Omnia 26: 12-13