1. Kryefaqe
  2. Periudha 1912-1924
  3. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj

image description
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj. Qysh nga janari i 1914, propaganda në favor të Turqve të rinj filloi të bëhej në të gjitha zonat ku kishte popullsi me shumicë myslimane. Turqit e rinj ishin të interesuar për shqiptarët sepse i llogarisnin ato ende si aleatë të Turqisë. Madje ata mendonin se mes tyre duhej zbatuar politika panislamiste e ndjekur nga Sulltan Abdylhamiti, e cila kishte qenë efikase dhe i kishte bashkuar të gjithë elementet e perandorisë të cilët më parë kishin qenë pjesë e saj.

Turqit e rinj, në çdo cep të Shqipërisë kishin dërguar agjentë të fshehtë, për të nxitur dhe zhvilluar një kryengritje e cila kishte si synim shpalljen e autonomisë së Shqipërisë me në krye një princ mysliman. Duke u kapur fort pas mentalitetit fetar të fshatarësisë shqiptare dhe gjendjes së krijuar në fshat, drejtuesit e kësaj ideje u bënë premtime demagogjike dhe u përpoqën të bindnin fshatarësinë e tyre se duke u ngritur  kundër qeverisë së Vidit do të luftonin bejlerët pronarë të tokave dhe pushtetin e tyre. Misioni komplotist i major Beqir Grebenesë dështoi, por pas kësaj ngjarjeje nga ana e Turqve të rinj u bënë edhe përpjekje të tjera.

Më 2 maj 1914, nisi një lëvizje e re e Turqve të rinj e drejtuar nga Arif Hikmeti, si eksponent i tyre. Nga ana e tij, ai kishte nisur të bënte propagandë në Dibër për të proklamuar si mbret të Shqipërisë një princ Turk . Propaganda e Arif Hikmetit ishte aq e madhe, saqë ai jo vetëm kishte vepruar me fjalë, por edhe me napolona floriri . Themelet e kryengritjes së ardhshme ishin vu aq thellë dhe propaganda ishte e bërë me aq mjeshtëri, sa edhe disa intelektualë kujtonin se një lëvizje apo kryengritje e tillë, me të vërtetë do të ishte në interes të fesë e të Atdheut. Në relacionet e konsujve të Austrisë, të cilët këtë lëvizje e ndiqnin hap pas hapi, më 14 maj 1913, njoftohet se Arif Hikmeti së bashku me Esat Pashën, po veprojnë bashkarisht në një mbulesë.

Kështu gjatë gjithë muajit maj, telegrame të shumta, do ti dërgohen Vjenës që e njoftojnë Ballplatzin për përgatitjen e kësaj kryengritjeje. Njoftimet jepeshin nga të gjithë konsujt austriakë që ndodheshin në territoret e banuara me shqiptarë. Madje në njërin nga këto telegrame do të tregohet që krahas Turqve të rinj edhe Serbia është nxitëse e kryengritjes, nëpërmjet financimit që qeveria serbe i kishte dërguar Arif Hikmetit për të komanduar një bandë të armatosur prej serbëve.

Njëkohësisht shuma e marrë nga Serbia, do të shërbente për rekrutimin nga Turqit e rinj të myslimanëve prej Resnje, Ohri e Prespe dhe ata i dërgojnë si xhandarë në Dibër, prej andej bëhet edhe kalimi i tyre nëpër krahinën e Matit drejt Shqipërisë së Mesme, për të zhvilluar në këtë krahinë një lëvizje revolucionare turke . Mes nxitësve më të mëdhenj të kryengritjes përsëri dilte emri i Arif Hikmetit, i cili 
fillimisht kishte bashkëpunuar me Beqir Grebenenë e turqit e rinj, dhe më vonë edhe me serbët .

Për veprimtarinë e veçantë të Arif Hikmetit si agjent të serbëve, dëshmojnë edhe raportet e konsujve britanikë në Shkup dhe Manastir  Arif Hikmeti konsiderohej nga qarqet diplomatike të kohës si një agjitator i rrezikshëm mbasi zotëronte një dhuratë të rrallë elokuencën e cila atij i mundësonte të lëvizte turmat e fanatikëve në çdo drejtim që ai zgjidhte.

Në radhët e agjitatorëve të tjerë që vepruan kundër shtetit shqiptar, dhe që manipuluan fshatarët e paditur të Shqipërisë së Mesme, duhet të përmendim agjitatorët serbë, grekë deri edhe italianë. Këta u infiltruan në radhët e kryengritësve me synimet e tyre të veçanta politike.

Musa Qazimi myftiu i Tiranës dhe agjentë të tjerë të Turqve të rinj u hodhën në fshatrat e Shqipërisë së Mesme në mënyrë që të tubonin njerëz për të organizuar një kryengritje të brendshme e cila kishte si qëllim ribashkimin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane.

Për të ndihmuar këtë lloj propagande qeveria osmane e unionistëve dërgoi nga Stambolli një grup oficerësh xhonturq, për të organizuar ushtarakisht kryengritjen. Njëkohësisht ata nxorën edhe një organ të tyre në gjuhën turke me emrin "Sadai Mile" [Zëri i popullit]. Redaktorë të këtij organi do të ishin Mehmet Zekiu, Omer Lutfi dhe Musa Juka, më vonë i njohur si ministër në qeverinë e Zogut. 
Me propozimin e Austro-Hungarisë e të Italisë dhe me miratimin e të gjitha Fuqive të Mëdha një vit pas Shpalljes së Pavarësisë u vendos si Princ i Shqipërisë, të zgjidhej Vilhelm Vidi. Menjëherë pas zgjedhjes së Princit u vendos që Durrësi të bëhej kryeqendër e qeverisë së Vidit. Këtë rrethanë e shfrytëzoi Esat Pasha i cili u përpoq që të bëhej figura kryesore pas Princit, sidomos me largimin nga qeverisja të rivalit të tij më të madh Ismail Qemalit.

Princ Vidi mbërriti në Shqipëri më 7 mars 1914. Menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri formoi qeverinë me në krye Turhan Pashë Përmetin. Ndërsa Esat Pashën e caktoi Ministër të Brendshëm. Qeverisja e tij qysh në fillim nuk u pëlqye nga shqiptarët nga që këshilltarët kryesorë të tij nuk ishin shtetas shqiptar . Duke qenë Princ i zgjedhur me marrëveshje , ai do të mblidhte rreth vetes këshilltarë të Fuqive të Mëdha të cilët do të fillonin garimin ndërmjet tyre se kush do të kishte ndikimin më të madh tek princi. Në qeverisjen e tij do lindin dy rryma, njëra proitaliane dhe tjetra proaustriake, kështu që të gjithë anëtarët e kabinetit të tij do të ndaheshin në dy kampe. Me 10 prill 1914 do të sanksionohej Statuti organik i Shqipërisë, pra Kushtetuta. Sfida e qeverisjes së Princ Vidit, ishte ruajtja e kufijve të vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Vilhelm Vidi gjatë qeverisjes së tij do të ndeshej me vështirësi të mëdha për shkak të njohjes së pakët intrigave të fshehta, gjendjes së ndërlikuar në vend nga bashkëpunimi austro-italian, Princi nuk kishte as fuqi dhe as influencë te shtetasit e tij . Pushteti i tij mbështetej vetëm në vullnetin nga jashtë të Fuqive të Mëdha dhe në praninë faktike të tyre nëpërmjet anëtarëve të KNK-së. Pa kaluar as dy muaj nga
ardhja në fuqi e princ Vidit u shfaqën mosmarrëveshjet e para në regjimin e tij. Këto mosmarrëveshje u zhvilluan, midis personaliteteve politike shqiptare si dhe këshilltarëve të huaj, po ashtu edhe ndërmjet administratës dhe vetë shtresave të ndryshme të popullsisë që priste ndryshime të shpejta në vend. Një kabinet i ri, u formua sërish me kryeministër Turhan pashë Përmetin. Brenda vendit gjendja  precipitoi me të shpejtë drejt anarkisë dhe shteti i ri shqiptar nuk arriti të dilte nga faza e tij embrionale.

Në këto momente vihen re ndërthurje kontraditash të brendshme, dhe ndërhyrjesh politike të Fuqive të Mëdha e të shteteve ballkanike nga jashtë, që çoi në shpërthimin e një kryengritje në vitin 1914-1915. Kjo kryengritje ka hyrë në historinë e Shqipërisë si "Kryengritja e Shqipërisë së Mesme".

Në të gjithë vendin pati shtrirje territoriale të veprimeve politike e luftarake veçanërisht ndërhyrja e forcave ushtarake greke në të ashtëquajturin Epir të Veriut, që solli probleme të rënda për shtetin e sapo krijuar shqiptar.

Në 17 maj 1914, u nënshkrua Protokolli i Korfuzit. Dispozitat e këtij protokolli juridikisht lejonin krijimin e një zone autonome në jug të vendit të cilat sipas shtetit grek banoheshin nga minoritarë . Shqipëria nuk e ratifikoi menjëherë Protokollin e Korfuzit me shpresën se situata në Shqipërinë e Jugut do të përmirësohej. Ratifikimi i tij u bë më 23 qershor 1923, ky veprim i nxitur edhe nga presioni i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, e detyroi qeverinë shqiptare të bënte lëshime.

Këto lëshime dhe moskundërshtimi i Protokollit, u bënë për dy arsye. Së pari, për shkak të situatës së acaruar ndërkombëtare që nuk ishte në favor të shqiptarëve. Arsyeja tjetër, lidhej me rëndimin e situatës së brendshme, për shkak të rebelimit në Shqipërinë e Mesme.
 
Sipas historiografisë shqiptare, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme nga synimet dhe përmasat në të cilat u zhvillua, është e ndarë në dy faza . Faza e parë u zhvillua në periudhën maj-tetor 1914, dhe faza e dytë në tetor 1914-deri në qershor 1915. 

Në Shqipërinë e Mesme, qeveria e Turhan Pashës kishte nxjerrë një urdhër për mbledhjen e rezervistëve, për tu mobilizuar dhe nisur drejt Jugut. Mbledhja e  rezervistëve në mbrojtje të kufirit jugor shfaqi probleme. Në Tiranë mezi u mblodhën 460 vetë, të cilët u bënë gati për të luftuar kundër batalioneve të "vorioepirotëve" . Më 17 maj, kur reparti i forcave qeveritare u nis në drejtim të Jugut u sulmua
nga grupe fshatarësh të armatosur, veprim ky që shënoi edhe fillimin e rebelimit në Shqipërinë e Mesme.

Kryengritja filloi në Shijak dhe u shtri më pas në qarkun e Durrësit e të Elbasanit. Esad Pashë Toptani pavarësisht se mbante poste Ministrore në kabinetin e Turhan Pashës në fillim të muajit maj filloi të zhvillonte propagandën e tij . Esadi, shfrytëzoi njohuritë jo të plota që kishte Princ Vidi për vendit tonë, dhe, me pretekst se po dërgonte trupa për të luftuar kundër Greqisë, shpërndau armë në krahinën e
Durrësit, Elbasanit e të Shqipërisë së Mesme. Esad Pasha me anën e agjentëve të tij përhapte urrejtjen dhe mërinë në popull kundër princit dhe ndezte zjarrin për ardhjen e një princi Turk nën të cilin fshihesh ai vetë.

Kur në jug barbarizmat e grekëve po zhvilloheshin me tërbim, në Durrës u zbulua se armët e shpërndame prej tij nuk kishin qenë për luftën kundër grekëve - sepse ky me Varatasin ishin marrë vesh për të armatosur përkrahësit e tij në Shqipërinë e Mesme. Kjo ishte një provë e re që tregonte se ai nuk punonte as për Shqipërinë dhe as për independecën e saj. Ai kërkonte sipasmarrëveshj es sekrete me
serbët-një copë tokë, Shqipërinë e Mesme ku vet ai t'ish Princ e Bej  Nga raportet e pregatitura për qeverinë bullgare, tre muaj para se rebelimi të shpërthente, Sofja zyrtare ishte informuar se Esad Pashë Toptani së bashku me faktorë të tjerë po përgatitej të rrëzonte Vidin . Nuk vonoi shumë dhe raporti doli se ishte i vërtetë, në Shqipërinë e Mesme po pregatitej një lëvizje, kundër Princit. Njerëz të armatosur ishin përqendruar në rrugën e Shijakut që shkonte drejt Tiranës. Njerëzve të thjeshtë u ishte thënë se Princi donte ta hiqte fenë myslimane dhe se do të përkrahte martesat moderne, prandaj ai duhej të largohej sa më parë. Krahas popullsisë vendase  në atë grupim ndodhej edhe një grup refugjatësh nga Dibra e Gostivari, të cilëve iu
kërkuan që po të dëbonin Vidin, serbët do t'iu kthenin përsëri tokat e rrëmbyera.

Një grup ushtarak me në krye një kapitenin holandez Saar, shkoi të merrej vesh me rebelët, por nuk ia arriti dot ti bindte. I alarmuar nga njerëzit e armatosur ai urdhëroi të hapej zjarr kundër tyre ku pati edhe të vrarë, kjo e irritoi popullin i cili marshoi drejt Shijakut në ndihmë tërebelëve kundër forcave qeveritare. Marshimi drejt Shijakut më 17 maj ishte një komedi e akorduar mes xhonturqve dhe Esat pashës, që ishte në shërbim të Serbisë dhe në kontakt me Greqinë nëpërmjet kunatit të tij Hamdi beut vegël qorre e mitropolitit të Durrësit. Realizimi me sukses i këtij grushti shteti do t'i siguronte Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi përfitime të rëndësishme territoriale, e ndërsa ministrit shqiptar ndihmën e shteteve fqinje për sundimin e tij në Shqipërinë e Mesme . Por krahas tyre edhe Italianët ishin përzierë në këtëçështje,kjo u duk pak më vonë kur përfaqësuesi i saj në Durrës nxitoi menjëhrë të bindte Princin mbi rrezikun që ishte afruar në derë. Në këtëçast kritik për qeverinë e Durrësit objekt kryesori dyshimeve u bë Esat Pashë Toptani.

Ushtarakët e huaj holandezë me kërkesë të Fuqive të Mëdha e arrestuan Esatin më 19 maj 1914. Me ndërhyrjen e Italisë, Esadi u lirua me kusht që të mos kthehej më në Shqipëri. Pas disa ditë luftimesh forcat rebele rrethuan Durrësin. Princ Vidi u largua dhe u strehua në një anije italiane, për ta patur rrugën e largimit më të lehtë në rast se do të fitonin forcat rebele.

Në këto momente kabineti qeveritar dhe dorëheqjen, por princi e ngarkoi përsëri Turhan Pashën të formojë qeverinë e re . Nga kjo lëvizje fshatarët mbetën përsëri të pakënaqur sepse në krye do të qëndronin përsëri bejlerët dhe Esati,që për grupin e kryengritësve ai kishte qenëpërçarës dhe prishës i unitetit .Në krye të turmës fshatare qëndronte Musa Qazimi, i cili ishte fillimisht duke mbështetur
komitetin "Bashkim e Përparim" me synimin për tu bërë deputet i Durrësit, prandaj filloi të vepronte me çdo mjet kundër Esat Pashës. Kryengritësit që në ditët e para të kryengritjes në Shijak dhe Kavajë brohorisnin "Duam babën" dhe kishin ngritur flamurin Turk. Kryengritësit drejtoheshin nga përfaqësues të fesë dhe të klerit të  ndikuar nga propaganda e Turqve të rinj që mendonin se vetëm Turqia mund të ishte shpëtimtari i tyre.

Më 29 Maj 1914, sipas një raporti interesant të botuar në gazetën turke Ikdam midis të tjerash thuhej: Kryengritësit [revolucionarët] shqiptarë i kishin deklaruar përaqësuesve të KNK, se "Shqipëria kërkonte emërimine një princi mysliman dhe kthimin e sovranitetit osman".

Më 3 qeshor 1914, krerët kryengritës organizuan në Shijak një mbledhje të përgjithshme ose një lloj kongresi, ku shpallën programin e tyre. Rolin kryesor e luajtën agjentët e Esat Pashë Toptanit. Kryetar u zgjodh esatisti Mustafa Ndroqi, nënkryetar u zgjodh ish majori i ushtrisë osmane Xhenabi Adili, anëtarë u bënë myftiu i Tiranës Musa Qazimi, Arif Hikmeti dhe Haxhi Adili. Komandant i përgjithshëm u
zgjodh Qamil Haxhi Fejza . Programi i kryengritësve përmbante këto kërkesa; përmbysjen e Princ Vidit e të qeverisë së tij, bashkimin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane, vendosjen e një princi Turk në Shqipëri, zëvendësimin e flamurit shqiptar, me gjysmëhënën turke, përdorimin e gjuhës turke dhe zgjedhjen e kryemyftiut nga Shejhul-islami.

Kështu në telegramin e tij, përfaqësuesi i Austrisë pranë KNK-së Kral në Vlorë, shkruan se KNK, ka vendosur t'u drejtohet Fuqive të Mëdha për të bërë protestime në Stamboll lidhur me këtë ngjarje. Por Gjermania nga ana e saj nuk do të pranonte pasi Veziri i Madh Said Halim Pasha kishte deklaruar se qeveria Turke nuk ka të bëjë aspak me lëvizjen e Turqve të rinj në Shqipëri. Këtë qëndrim qeveria osmane ua ka bërë të ditur me kohë Fuqive të Mëdha, dhe se do të refuzojë kategorikisht çdo shtytje të huaj për të vepruar në Shqipëri. 

Me përhapjen e kryengritjes situata brenda vendit u bë e rëndë. Koloneli britanik Filips [në atë kohë] komandanti i garnizonit ndërkombëtar që administronte Shkodrën, zhvilloi një takim me pesë përfaqësues nga kryengritësit, midis tyre vuri re  se njëri ishte një prift grek dhe një tjetër, i dërguari i xhonturqve . Kryengritësit u treguan të gatshëm të bisedonin por nuk u tërhoqën nga kërkesa kryesore e tyre kryesore largimi i Princ Vidit. Pra kuptohej se gjendja ishte rënduar dhe në fund të qershorit vetëm Vlora, Shkodra dhe Durrësi kontrolloheshin në njëfarë mase nga qeveria. Niveli i tensionit kishte arritur në pikë të tillë sa një gazetë Vieneze, shkruante se Vidi "ishte i shtrënguar ta linte fronin e Shqipërisë ngaqë kryengritësit zotëronin situatën dhe pozicioni i tij nuk mund të mbështetej më". Më 4 gusht 1914 filloi Lufta e Parë Botërore, e cila çoi në prishjen e aleancës Austro-Italiane. Prishja e ekuilibrit të interesave ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë në rrafshin ndërkombëtar ishte ndër faktorët përcaktues në paqëndrueshmërinë e pushtetit të Vidit në Shqipëri.

Princ Vidi qëndroi asnjanës dhe nuk u bashkua me Austrinë kundër Serbisë, në Luftën e parë Botërore. Austria duke mos pasur më nevojë për Vidin, e likuidoi pushtetin e tij, duke i dërguar, një ultimatum që të largohej nga Shqipëria. Më 3 shtator 1914, i detyruar nga faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, Princ Vidi dhe qeveria e tij u larguan nga Shqipëria duke e lënë pushtetin në duart e KNK-së. Në të njëjtën ditë [ më 3 shtator] Mustafa Ndroqi i dha një intervistë gazetës italiane "IlMessagero" ku theksonte se "Qëllimi i kësaj kryengritje ka qenë shpallja e osmanllikut dhe bashkimi me dinastinë osmane" dhe se "Flamuri turk është simboli i Këshillit të përgjithshëm".

Shpërbërja e strukturave ndërkombëtare, mobilizimi i ushtarëve në fronte të ndryshme të luftës, shterrimi i fondeve që i jepeshin qeverisë së Vidit në kuadër të huasë ndërkombëtare çuan në fundin e mbretërimit të princit. Më 3 shtator Princi nxori një shpallje ku ripohonte angazhimin e vet dhe besimin që kishte në veprën patritotike, por duke shpjeguar se në Evropë kishte filluar lufta bënte me dije se ishte "më e dobishme që për një farë kohe të shkonte në Perëndim" . Vilhelm Vidi edhe pse u largua për në luftë, i ruajti të drejtat e t'ia dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga pretendimi për fronin shqiptar. Shqipëria mbeti për të gjithmonë një principatë in abstenia. Katastrofa ushtarake e Princit në përpjekjet kundër kryengritësve kishte  ardhur si pasojë e paaftësisë, tradhëtisë, mungesës së disiplinës, papërgjegjshmërisë dhe karakterit grindavec të bejlerëve.

Në historiografinë shqiptare "Kryengritja e Shqipërisë së Mesme" ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë diskutime. Nisur me mënyrën sesi u zhvilluan ngjarjet në këtë kryengritje gjykoj që kjo ishte lëvizje antikombëtare. Rrjedhja e ngjarjeve të bën të mendosh se këtu kishin dorë fuqitë e huaja të cilët nuk donin të mbronin pavarësinë dhe stabilizimin e jetës politike në Shqipëri. Ata nuk donin ekzistencën e një shteti shqiptar të qeverisur nga vetë shqiptarët. Kjo kryengritje ishte një lojë e shteteve të huaja për të vendosur supremacinë e tyre në Shqipëri dhe për të realizuar ëndrrat e tyre të vjetra. Raportet diplomatike austro-hungareze flasin për një rol aktiv të ministrit grek Varatas, të ngarkuarit me punë të Serbisë Gavriloviç, mitropolitit të Durrësit Jakovit, ministrit të Rusisë, Italisë dhe Francës . Nisur nga mënyra si u zhvilluan ngjarjet dhe se si shteti shqiptar shkoi drejt zhdukjes nga loja që luanin shtete të ndryshme, duhen theksuar shkaqet që e çuan vendin tonë në këtë situatë.

Shkaqet e këtij rebelimi janë: së pari, politika që turqit e rinj ndoqën në rajon duke akumuluar mllefet dhe mëritë ndaj Fuqive të Mëdha. Drejtuesit unionistë të perandorisë nuk mund të pranonin vendimet më të cilat u nënshkrua paqja pas luftrave ballkanike. Në këto marrëveshje, Fuqitë e Mëdha e larguan pothuajse tërësisht Perandorinë Osmane nga rajoni i Ballkanit. Prandaj si Bullgaria ashtu edhe Turqia ishin të pakënaqura nga zgjerimet e Greqisë dhe Serbisë. Ato kishin formuar në mënyrë të fshehtë, një aleancë Bullgaro-Turke e cila asnjëherënuk u ratifikua dhe mbeti në sirtar. Gjithashtu të dyja këto vende u bënë aleate me Boshtin Qendror në vitet e Luftës së parë Botërore duke u radhitur në koalicion me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë.

Së dyti, dokumentacioni i kohës dhe letërsia historike dëshmojnë se intrigat e serbëve, grekëve dhe turqve të rinj, me Esadin e njerëzit e tij ndikuan shumë në një pjesë të popullsisë shqiptare . Në fund të prillit të vitit 1914, marrëdhëniet osmano- greke ishin disi më të qeta. Me ndërmjetësinë e Britanisë së Madhe vijonin përpjekjet për t'i ulur krerët më të lartë të dyja shteteve në bisedime.

Së treti, mënyra e sjelljes së Fuqive të Mëdha ndaj kufijve veriorë dhe jugorë të vendit tonë. Politika që ndiqesh ndaj popullsisë shqiptare veçanërisht nga Austro- Hungaria për ta ngritur atë kundër Serbisë kundërshtares së saj. Rrëzimi i qeverisë së Turhan Pashës, dhe sidomos largimi i Esat Pashës pas marrëveshjes që ai nënshkroi në Nish me Pashiqin kryeministrin e Serbisë, si dhe interesat e tij proitaliane do ta bëjnë atë të papërshtatshëm për austriakët dhe xhonturqit të cilët i kishte tradhëtuar.

Së fundi, Greqia dhe Serbia e kishin destabilizuar gjithmonë shtetin shqiptar, duke furnizuar me mjete monetare eksponentë regresivë për ta bërë të papëlqyeshme sjelljen e tyre përpara Evropës. Sipas Mehdi Frashërit në librin e tij "Kujtime" vetëm në Shqipëri, Greqia kishte 400 priftërinj ortodoksë që vullnetarisht ishin agjentë lajmërues të mitropolit Jakovit, dhe me anën e këtij ministrit të Greqisë, Varatasit . Tri ditë pas largimit të princ Vidit pjesëtarët e grupeve që kishin marrë pjesë në kryengritje hynë në Durrës dhe ngritën flamurin turk. Pas realizimit të objektivit të parë, shumë prejt tyre të angazhuar në rebelimin për përmbysjen e Vidit, nisën të përçaheshin mes tyre. Kryengritësit nuk e kishin të qartë se çfarë lloj regjimi të ndryshëm nga ai i Vidit dëshironin. Konflikti më i madh midis tyre kishte të bënte me atë se kujt duhet t'i ofrohejfroni shqiptar. U propozuan kanditatura të ndryshme edhe pse Vidi nuk kishte abdikuar në mënyrë zyrtare. Menjëherë sapo doli në skenë çështja e një princi për Shqipërinë jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha por edhe nga dera osmanëve u ofruan kandidatë myslimanë. Midis tyre nga dera e osmanëve ishte Princi  Burhanedin i cili u shfaq si kandidatura e vetme në vitin 1914. Ai ishte djali i tretë i sulltan Abdylhamitit. Për të Shqipëria, ishte një vend i bukur, i banuar nga njerëz disi të çuditshëm por besnikë, të cilët ndaheshin në dy kategori; në atë të nëpunësve dhe zyrtarëve të perandorisë, dhe në të dytën ato që u ngjanin kopshtarëve, ushtarëve dhe gardës së pallatit.

Një përshkrim të përafërt ka dhënë edhe sulltan Abdyl Hamiti kur e pyetën rreth karakterit që ka shqiptari botuar në kujtimet e tija . Kjo komedi për ardhjen e një kandidati nga dinastia osmane, ishte kurdisur nga agjentët e Turqve të rinj, për të ruajtur, në një farë mënyre marrëdhëniet me Perandorinë Osmane . Pasi u zbulua kanditatura e Izet Pashës  prej Naseliçi [Maqedonia Jugperëndimore] dhe komploti i Beqir Grebenesë, për t'i dhënë kësaj lëvizjeje një ngjyrë popullore Turqit e rinj rekrutuan disa anëtarë të institutit gjuhësor "Aksaray Mahfili" [Katedra e Aksarait]. Këta anëtarë të cilët ishtin përpjekur për të futur alfabetin osman me shkronja arabe për shkrimin e gjuhës shqipe, nën drejtimin e Arif Hikmetit, erdhën në Shqipëri që të realizonin planin e tyre.

Kryengritësit arritën të krijojnë një Senat për Shqipërinë e Mesme, i cili përbëhej nga njëzet e nëntë anëtarë me në krye Mustafa Ndroqin. Krijimi i Senatit iu njoftua edhe Fuqive të Mëdha, ndërsa anëtarëve të Komisionit të Kontrollit iu bë e ditur se shërbimet e tyre nuk ishin më të nevojshme dhe ata u larguan në fund të shtatorit . Kjo shënoi fundin e përfaqësimit diplomatik në Shqipëri. Një delegacion i kryesuar nga Haxhi Aliu, një anëtar i Komitetit të Bashkimit e të Përparimit të Turqve  të rinj dhe armik i Esat Pashës, shkoi në Stamboll për të kërkuar Burhanedinin djalin e Sulltan Abdylhamitit të vinte si mbret i Shqipërisë.

Senati i nxitur nga Haxhi Aliu deklaroi përfundimisht që ishte kundër kthimit të Esat Pashës, një deklaratë që u vlerësua në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë edhe Esati nuk ndenji duarkryq. Ai gjeti mbështetje tek disa përkrahës të tij vendas, si edhe gëzonte mbështetjen e miqve të tij të jashtëm grekë, serbë, malazesë, veçanërisht atyre italianë.

Ndërkohë, lufta e madhe botërore Esat Pashës i kishte sjellë fatin në derëpërsëri, në orvatjen për t'u bërë prijës i Shqipërisë. Ai duke e ditur se tashmë Austro-Hungaria ishte në luftëme Serbinë u përpoq që të hynte në lidhje me konsullin serb në Selanik duke i ekspozuar planin e tij. Esati u takua në fillim të shtatorit me N.Pashiqin kryeministrin serb, duke realizuar një marrëveshje dhe duke u furnizuar
bujarisht me fonde dhe pajisje.
 
Më 22 shtator Esat Pasha, pasi kishte nënshkruar marrëveshjen me qeverinë serbe , u nis për në Shqipëri. Në kufi afër Dibrës, me të u bashkuan rreth 4 000 vetë të armatosur, të cilët edhe më parë i financonte qeveria serbe . Ai hyri më 2 tetor në Durrës dhe e detyroi Senatin ta shpallte president dhe komandant të përgjithshëm. Mori në dorë pallatin mbretëror dhe shiti pasurinë private të Vidit. Grushti i shtetit i realizuar nga Esati ngjalli zemërim, prandaj popullsia e Shqipërisë së Mesme kërkoi një shpjegim për rrethanat në të cilat ai kishte gjetur fondet dhe mjetet e tij. 
Lidhur me intrigat e tij në dokumentet osmane theksohet se: "nga ana e Serbisë iu dërguan Esat Pashës çdo muaj 15 mijë napolona flori, për të mbledhur një
forcë prej 5 mijë xhandarë. Qëllimi ishte të sulmohej Durrësidhe Princ Vidi".

Esat Pasha për të forcuar edhe më tepër pozitat e veta, thirri Haxhi Qamil Fejzën gjoja për bisedime dhe e burgosi. Ky gjest i tij e shtoi më tepër tensionin dhe konfliktin me kryengritësit. Marrëdhëniet me Esad Toptanin u keqësuan më tepër kur ai shpërndau edhe komisionin që u kthye nga Stambolli, nën kryesinë e Haxhi Aliut. Me këtë akt Esat Pasha tregoi se kishte hequr dorë nga marrëveshja e mëparshme për ardhjen e një princi Turk në Shqipëri. Shqipëria e Mesme dikur e nxitur kundra Vilhelm Vidit, tanimë u kthye kundra Esatit. Nën drejtimin e Haxhi Qamilit, shërbëtorit të një prej pinjollëve Toptanas, më 23 nëntor filloi një kryengritje e fuqishme kundër Esat Pashë Toptanit.

Haxhi Qamili, dogji kullën e Esat pashës në çiflikun e tij në Laprakë, si dhe shtëpitë e tij në Tiranë. Në sulmet që ai ndërmori u përkrah edhe nga elementët turkofilë dhe xhonturqit. Esadi u kthye në Durrës dhe të gjitha viset që ndodheshin nën sundimin e tij hynë tashmë nën sundimin e Ehlikijamit [ Kryengritjes fshatare] . Më 2 nëntor 1914, Turqia hyrin në luftë, kundra Antantës. Reshtimi i saj me
forcat si aleate e fuqive të Boshtit Qendror, bëri që politika e Turqve të rinj tashmë të ndryshojë. Ajo u bëri thirrje gjithë myslimanëve të botës për luftën e shenjtë kundër armiqve të saj dhe si rrjedhim kundër Esat Pashë Toptanit, të cilin gjyqi ushtarak otoman e kishte dënuar me vdekje si tradhëtar të Perandorisë Osmane dhe të fesë .

Një nga personazhet politikë të kohës Eshref Frashëri, do ti shkruante një letër Mithat Frashërit në muajin tetor të atij viti ku do të theksonte ndër të tjera edhe ardhjen e një delegacioni xhonturk në Shqipëri, për ti diktuar lëvizjes kryengritëse vijën politike të Perandorisë Osmane . Ai theksonte se kishte filluar një kryengritje fshatare kundër Esat Pashës prej fshatarëve të Shijakut. Tregonte që ishte formuar një Komision në Shkodër i cili kishte filluar bisedimet, për flamurin, për emrin e  nëpunësve të rinj duke formuar një komitet të ri dhe pranimin e turqishtes si gjuhë zyrtare.

Udhëzimet nga Stambolli treguan se qeveria turke kishte pranuar që Shqipëria të shtrihej nën ndikimin Austro-Hungarez. Përpjekjet e marrëveshjet me Turqit e rinj bëheshin nga shumë anë. Kështu Pallaviçini, ambasadori austriak në Stamboll, në telegramin që i drejtonte Bertholdit, tregonte se kishte folur me Talat Beun mbi instruksionet që u janë dhënë turqve të rinj në Shkodër.

Elementët fanatikë të klasës çifligare turkofile të Tiranës të kryesuara nga Musa Qazimi si dhe elementët proturk të Elbasanit të udhëhequr nga Qamil Haxhi Fejza, nënshkruan në 20 dhjetor të vitit 1914 marrëveshjen e njohur me emrin "Besëlidhja e Krujës" me të cilën shpallën luftën kundër qeverisë së princ Vidit dhe "bashkimin e Shqipërisë me Turqinë" . Në këtë takim u morën një sërë vendimesh;
të kryhej ribashkimi me Perandorinë Osmane, të ftohej një princ mysliman i familjes otomane për tu bërë mbret i tyre; të dëbohej Esat Pasha; të zgjidhej një këshill administrative "jo me një udhëheqës të vetëm" për mbrojtjen e të drejtave të popullit; të niste shërbimi i detyruar ushtarak. U vendos gjithashtu që të ndalohej kushdo nga krahinat rivale [Dibra e Mati] që kërkonte të kalonte territorin e kontrolluar nga Bashkimi.

Në dhjetor të 1914, Italia pushton Vlorën, pushtimi i saj ndiqet me vëmëndje edhe nga Perandoria Osmane. Në burimet dokumentare arkivore osmane gjenden letërkëmbimet e kryeministrit të Perandorisë Osmane në këtë kohë, Said Halim Pashës, me ambasadorin e tij në Itali. Ndër të tjera në korrespondencën e tyre flitej rreth lëvizjeve të cilat kishin lidhje me Shqipërinë. Madje në këto telegrame të dërguar nga ambasadorët e Portës së Lartë në Romë dhe Berlin thuhej se Italia po përgatitet të pushtojë Vlorën dhe Shqipërinë   Në fund të dhjetorit agjentët xhonturq së bashku me përkrahësit e tyre i dërguan një telegram princ Vidit me të cilin e njoftonin se e njihnin atë si mbret të Shqipërisë. 

Në fillim të 1915, Perandoria Osmane dërgoi në Shqipëri tre delegacione, të kryesuara nga Hajredin bej Prishtina, Sali bej Jegeni, Fuat bej Pustina dhe Shefqet Peja të cilët iu dhanë udhëzime të reja udhëheqësve të kryengritësve. Ata duhej të shihnin jo më drejt Perandorisë Osmane, dhe të hiqnin dorë nga politika e krijimit të një principate myslimane në Shqipërinë e Mesme, për të kaluar tashmë në një politikë të re të orientuar drejt Austro-Hungarisë.

Në fund të janarit Fejzi Bej Alizoti hartoi programin e kryengritësve në lidhje me xhonturqit . Në shkurt të vitit 1915, njoftonin se Fejzi Bej Alizoti dhe Aqif Pashë Biçakçiu qenë marrë vesh tashmë me Turqit e rinj në Bari.

Motivet të cilat i shtynë këto patriotë të merren vesh me qarqet sunduese të Perandorisë Osmane ishin të ndryshme. Ata synonin që me anë të ndihmës që do të merrnin nga qeveria e turqve të rinj, të mund të luftoheshin armiqtë e brendshëm edhe të jashtëm të vendit. Duke justifikuar veprimin e këtyre atdhetarëve, gazeta "Koha" shkruante, se shkaqet e Kryengritjes kundër princ Vidit në Shqipëri nuk mund t'i ngarkoheshin vetëm Turqisë e xhonturqve, se ata ishin aleatët e mundshëm dhe prandaj edhe ishin të interesuar për qënien e një Shqipërie të fortë. "Turqia thuhej në këtë gazetë, nuk mendon të vijë prapë këtu, -ajo don që ne të jemi të fortë sepse kemi armiq të përbashkët".

Ndërkohë vetë aleatja e Perandorisë Osmane, Austro-Hungaria po përpiqej ta pushtonte vetë Shqipërinë dhe ta fuste atë nën suazën e saj. Perandoria Osmane në këtë kohë do të gjendet në vështirësi të mëdha. Ajo ishte e shtrirë në disa fronte lufte të cilat ishin të papërballueshme, si nga ana e forcave të armatosura, ashtu edhe nga e furnizimeve ushtarake. Delegacioni i parë i kryesuar nga Hajredin bej Prishtina dhe Sali bej Jegeni, solli me vete edhe një letër nga Ministri i Brendshëm i Perandorisë Osmane, Mehmet Talat Pasha. Edhe delegacionet e tjera që erdhën mbrapa sollën po të njëjtat  udhëzime. Në përputhje me këto udhëzime, Fejzi beu së bashku me xhonturqit filloi të hartonte një program të kërkuar nga ana e kryengritësve . Në këtë program ata propagandonin për një Shqipëri më vete, se mund të përdorej flamuri i Shqipërisë në vend të flamurit Turk për të cilin ishte bërë propagandë deri atëherë dhe se mund të pranohej sërish princ Vidi si mbret i Shqipërisë.

Jo të gjithë krerët kryengritës e kuptuan këtë ndryshim dhe grupi udhëheqës i kësaj kryengritjeje u nda në dy grupime; në atë konservatoro-fanatik që vazhdonte të mbante akoma parullat të vjetra, dhe në grupin me përparimtar, që u orientua drejt Austro-Hungarisë.

"Aso kohe,- thekson në kujtimet e tij Ismail Strazimiri, kishin ardhë në Dibër disa fetva prej Stambolli. Me këto fetva thirreshin myslimanët me marrë pjesë në luftë kundra armiqve të Turqisë myslimane".

Përkundrejt interesave të përbashkëta shumë vetë shfaqnin edhe mosbesimin e tyre të thellë, të përforcuar nga e kaluara e afërt, ndaj politikanëve xhonturq Aleancën me xhonturqit e shikonin me dyshim dhe partizanët e shumtë të ruajtjes së asnjanësimit së shtetit të ri shqiptar.

Në të vërtetë komiteti xhonturk i Stambollit, në marrëveshje me Vjenën dhe nën shtytjen e saj, përpiqej t'i lidhte shqiptarët pas vetes dhe t'i fuste në luftë kundër Serbisë për llogari të vet.

Mendimi se shpëtimi i Shqipërisë do të varej nga suksesi që do të kishte aleanca austro-gjermane i çonte shumë politikanë shqiptarë të asaj kohe drejt afrimit me Turqinë, me qarqet sunduese të saj, me turqit e rinj dhe me përkrahësit e tyre në Shqipëri. 

Aleanca e tyre me ta duhet parë jo vetëm në gjykimin dhe simpatinë e disa elementëve vendas të kësaj kryengritjeje, por edhe në konjukturat e jashtme. Ata ofruan shqiptarin Kara Said Pashën, i cili pritej të vinte në Shkodër  Kara Said Pasha një komandant i ushtrisë turke në pension i ardhur nga Stambolli për në Gjenevë, dhe i përkrahur nga Austria për të shpëtuar Shqipërinë më 4 tetor 1916 u zu rob nga Malazezët duke kaluar për në Shqipëri.

Në shkurt të vitit 1915, përsëri me nxitjen e xhonturqve, disa nga krerët e Këshillit të përgjithshëm në një mbledhje të veçantë që bënë në Elbasan, me nxitjen e një delegacioni nga Stambolli, aprovuan një rezolutë të cilën ia drejtuan Princ Vidit, që ndodhej atëherë në frontin e Karpateve si major i ushtrisë gjermane. Në këtë rezolutë thuhej se kryengritësit dëshironin kthimin e tij në Shqipëri . Kjo thirrje nuk
gjeti miratimin e elementëve më konservatorë të prirë nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, të cilët këtë lloj ringjalljeje të besnikërisë ndaj Vidit e shtypën me të shpejtë.

Në pranverë të 1915, kemi një përplasje midis forcave të Esat Pashës dhe kryengritësve të Haxhi Qamilit. Duke parë anarkinë dhe gjendjen kaotike të Shqipërisë, në këtë periudhë forcat ushtarake të shteteve fqinje filluan të zbatonin planet dhe dëshirat e tyre për pushtimin e trojeve shqiptare. Trupat serbe pushtuan disa krahina shqiptare dhe liruan Esat Pashë Toptanin, i cili mbahej i izoluar. Haxhi Qamili, Musa Qazimi etj., u kapën dhe me urdhër të Esatit u ekzekutuan. Me ekzekutimin e tyre mori fund Kryengritja e Shqipërisë së Mesme.

Lëvizja kryengritëse e Shqipërisë së Mesme u përjetua me dhimbje dhe me një ndenjë revolte nga atdhetarët shqiptarë. Në shkrimet e tyre të botuara në organet e shtypit brenda e jashtë vendit, ata dënuan rolin tradhëtar të Esat pashë Toptanit në këtë kryengritje, si dhe të udhëheqësve fanatikë e antikombëtarë të saj . Gazeta "Dielli" do të shkruante se: "kjo lëvizje ishte e ushqyer prej Turqisë e ndihmuar prej Serbo-Greqisë dhe e përhapur prej Italisë. Ajo u rrit nga pakujdesia e  qeverisë, shumica e së cilës mbahet vetëm me këto propoganda dhe është e kompromentuar me kryengritësit".