1. Kryefaqe
  2. Fashizmi/Nazizmi
  3. Çështja e idenitetit kombëtar

Çështja e idenitetit kombëtar

image description
Procesi I unifikimit të shtetit Italian u shënua, si në zhvillimin ashtu edhe në rezualtatin e tij nga një dobësi e brendshme, që u manifestua edhe në vetë konceptin e identitetit kombëtar. Pikërisht pasi përfundoi procesi I unifikimit u arrit të kuptohej se ndenja kombëtare kish qenë në fund të fundit privilegj I një pakice në planin politik e kulturor por ishte zgjeruar pas vitit 1861m si rezultat I përfshirjes të ngadalshme port ë zvazhdueshme të shtresave më të ulta, që paten mundësi gjithnjë e më të madha të arsimoheshin dhe arritën të depërtonin në numër gjithnjë e më të rëndësishëm në shtresat e larta sociale. Në planin ideologjik, dobësia e konceptit të identitetit kombëtar ishte rrjedhojë e trashëgimisë humaniste-retorike të vlerace laike që karakterizuan rilindjen. 

Ky trashëgim nuk lejonte pjesmarrjen e vërtetë e me bindje të masave popullore në jetën e Shtetit të bashkuar. Por për rastin e Italisë, mund të flitet megjithatë për një mungesë “nacionalizmi I masave” si për shkak të rrënjosjes në shoqëri (e sidomos fshatarsia) të traditave katolike, që në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme e polemike e shikonin kombin nën një optikë që here e përjashtonte atë, e here e vinte kombin mbi gjithçka; ashtu edhe për shkak të kundërvënies socialiste, qoftë në nivelin local, qoftë në atë ndërkombëtar.

Të gjithë kësaj do I shtohej mungesa e një tradite shtetërore të forte e të stabilizuam, dhe një Shtet nuk e I centralizuar në thelb I paaftë për të pajtuar realitetet e ndryshme historike (e gjithashtu politike, gjuhësore e kulturore). Zgjedhja e unifikimit dhe e centralizimit për shumë arsye u diktua nga ngjarjet që pasuan vitin 1861, si rezultat I nevojës për t’iu përgjigjur kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, duke I mbyllur portën si zgjedhjeve të mundhsme revolucionare, ashtu edhe prirjeve centrifugale që po lindin sidomos në Jug me fenomenin e të ashtuquajturit “banditizim”, që u shtyp me egërsi. 
Në një document të çmuar mund të lexojmë autografin e kryetarit kurbon të një bande që I bën thirrje të rinjve të vendit të tij” që të shkruhen ushtarë e të luftojnë me të kundër Mbretit të Svojës të shkurorëzuar”.

Veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, histografia italiane dhe ajo e huaj në kërkimin e shkaqeve të krizës së Shtetit Liberal, që çoi pastaj në fashizëm, kanë pasur arsye t’I braktisin iluzionet e tyre. Historianët e huaj- veçanërisht britanikë-kanë rimarrë e kanë ritheksuar kritikat e bëra në atë kohë nga Gobeti e Salvemini për mungesën e një shpirti të vërtetë liberal në jetën italiane dhe për cilësistë kryesisht autoritare e konservatore të “unifikimit”. Duke u nisur nga premise të tilla kaq me influence, ishte e lehtë të vije nën akuzë të gjithë sistemin liberal Italian, në Parlament e brenda vendit, paaftësinë e saj për t’i dhënë jetë një Shteti modern apo një regjimi të vërtetë lirie, demokracie e progresi. Vetëm nga kjo paaftësi mund të vinte joshja, në jetën parlamentare, për kompromis, për korrupsion, për zgjedhje të karakterit autoritar dhe për përqëndrimin e pushtetit gjithnjë e më shumë në duart e klasës udhëheqëse, të paaftë për t’u rinovuar. (po t’I hedhim një sy shtypit të kohës, do të shohim se emrat, problemet, programet, krizat e njëjta ndjekin njëra tjetrën në mënyrë trullosëse, përsëritëse e të panatyrshme).

Gjykimeve të historianëve të huaj mbi jetën politike të Italisë së bashkaur, këtyre kritikave të ashpra, shpesh të rënduara nga një metodë antihistorike për të na gjykuar sipas modelit të histories së vendeve të tjera, I janë përgjigjuar siç duhet studiues si Kroçe, Shabod, dhe së fundi Rozario romeo. Këta studiues kanë mohuar në realitet praninë e një karakteri autoritar të shtetit të unifikuar, dhe kanë nxjerrë në pah një tjetër veçori themelore të jetës politike italiane pas 1861-shit: praninë e dallimeve rrënjësore, në Parlament e në vend që të paktën deri në daljen në skenë të socialistëve, asnjë nga forcat nuk ishte në gjendje të shpejgonte. 

Socialistët, megjithëse tregonin një interest të qartë për sektorët socialë që akoma mbaheshin jashtë jetës poltike, më në fund e pranuan sistemin parlamentar, por nuk arritën ta mbyllnin frakturën që ekzistonte midis masave popullore e institucioneve. Dhe dështuan (të vetmit midis socialistëve europianë) në momentin suprem të Luftës së Parë Botërore.

Në një situate të ngjashme, klasa udhëheqëse italiane u përpoq të mbështeste një pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme shoqërore në jetën publike; por e zhvilloi këtë process me shumë ngadalësi, duke iu përshtatur ritmit të ngadaltë të përgjithshëm të zhvillimit në vend. Nacionalizmi u përpoq ta vinte veten në rolin e “rregulluesit” të kësaj situate, duke vënë theksin në “nacionalizmin e masave” dhe u bë mbartësi I vlerave të tjera, të ndryshme të vlerat liberal-nacionaliste të Risorxhimentos; me qëllim që të kapërcente kundërvënien tradicionale të katolikëve dhe atë locale të socialistëve. Nga ana tjetër, me gjithë tentativat për ndryshim, nacionalistët nuk arritën t’I hynin në zemër popullit. Po kështu tendencat “tringjyrëshe” të shfaquara në brendësi të socializmit ngelën gjithmonë në pakicë në parti. Për sa I përket fshatarësisë – zone tradicionalisht e nën sundimin e katolikëve- nacionalizmi hoqi dorë në realitet nga çdo mundësi depërtimi në rradhët e saj, duke qenë I lidhur pothuaj në mënyrë ekskluzive me zhvillimin industrial, dhe pak apo aspak I vëmendshëm ndaj problemeve të fshatit.

Veprimtaria e nacionalizmit Italian, të porsalindur, nuk mundi të mbështetej mbi një imt të përbashkët të origjinave, apo mbi të tjera faqe të lavdishme të histories të së shkuarës. Spanjollët mund të gëzonin një mbështetje të tillë kur I referoheshin “siglo de oro”, monarkistët francezë kur përmendnin “Epokë e Luigjit XIV” dhe gjermanët me “Testamentin e Arminos”. Asgjë të tillë nuk kish në Itali, përveç disa episodeve të krenarisë komunale, të rralla por shumë të fryra nga retorika nacionaliste, së bashku me thirrjet e vazhdueshme për të krijuar madhështinë e së kaluarës që kish lënë gjurmë të pashlyeshme, në mos në planin politiko-ushtarak, të paktën në atë artistic e kulturor. 

Sigurisht, nacionalistët nuk mund të mos kuptonin nevojën e mbështetjes së krenarisë kombëtare, që ishte forca shtytëse e histories, në fuqinë magjepsëse të miteve. Kjo nevojë, në fund të shek. XIX, u kuptua e u interpretua sidomos nga Françesko Krispi (një kryenacionalist, mbi tl gjitha shumë më tepër I lidhur me të shkuarën se nacionalistët e shek. XX). Retorika e tij e paraprinte prej të paktën tridhjetë vjetësh atë të D’Anuncios dhe ishte krejt e ndryshme nga ajo, sin ë formë edhe në përmbajtje.

Krispi u mundua të kërkonte këtë mit; dhe historia e Risorxhimentos, megjithëse shumë e vonshme, do të “shenjtëzohej” nga ai në njëfarë mënyre e do të rrethohej nga ajo magjepsje që zakonisht rrethohen epokat më të largëta. Nën këtë optikë duhet të lexohen e të kuptohen evokimet që I bën Krispi mitit të Risorxhimentos, sidomos në Përkujtimin e Lutjes së Mbrëmjes të 31 marsit 1882 (ku një kryengritje e papritur komunale e shek.XIII do të lidhet ngushtë me lëvizjen e Risorxhimentos). Një tjetër evokim është ai I veprës së Garibaldit; I përmendur në fjalimin e tij të famshëm e të pasionuar “të njëmijtët e Sicilia”, I mbajtur në Palermo më 27 maj 1885. Edhe mbi këtë retorikë u drejtuan shigjetat e historiografisë së huaj, e gatshme të ironizonte (siç ndodhi me figurën e Trinacria-Sicilisë, e peshkuar nga Garibaldi) mitet tona, e veçanërishtë mbi mitin e Giobertit e Mazzinit mbi “epërsinë” e mbi “misonin” e Italisë, në të cilat ata shikonin një pretendim të hapur superioriteti, në mos racial, me siguri moral të kombit Italian. Për të mos folur për mitin e Romës: një peng që Risorxhimenti I la në trashëgim Italisë së bashkuar në fillim, e pastaj asaj fashiste.

Edhe në këto raste nuk do të ksih qenë e veshtirë për mendjet më të hapura të historiografisë italiane t’I kthenin mbrapsht këto shigjeta, shpesh të prirura të denonconin një lëkundje të vazhdueshme, në Itali, midis “megalomanisë” së parimeve e “mikromanisë” (vogëlsisë” së realitetit. Do të ishte lehtë të tregoje se si doktrinat e epërsisë e të misionit të Italisë nuk qarkullonin vetëm në zona të ngushta locale, por ksihin një shtrirje universaliste; nuk ishin doktrina e mite vetëm të Italisë, por rishfaqeshin edhe në historinë e vendeve të tjera europiane. Për sa I përket mitit të Romës, vetë Shabodi I sigurtë se nuk mund të kishte simpatira për transformimet që pësoi ky mit gjatë epokës fashiste kishte nënvizuar rolin e tij të rëndësishëm sentimental, si gjatë luftës së Risorxhimentos, ashtu edhe në hapat e pare të Italisë së bashkuar. 
Në planin ideologjik, miti nacionalist I fillimit të shek XX u lidh me atë frymëzim demokratik nga Rilindja, por sigurisht vetëm pasi kishte riparë e korrigjuar (në më të shumtën e rasteveshtrembuar) në dritën e transformimeve (ndonjëherë helmuese) që ndodhën gjatë shek.XVIII, të kushtëzimeve gjithnjë e në rritje të pushtetit ekonomik mbi atë politik e ushtarak, si dhe të ndeshjes gjithnjë e më të ashpër të kombeve në planin e pushtetit, forces, që përbënte një kalim nga ideja shpirtërore në një ide etnike-raciale të kombit.

Ky gjykim I përshtatet në shumë drejtime edhe nacionalizmit Italian, I cili mundi të shkëputej nga një rrëmujë fillestare, pa dyshim si rezultat I bashkëjetesës, në brendësi të saj, të tre konotacioneve të qarta: njëra kryesisht letrare e retorike (me Enriko Koradinin dhe revistën Florentine “IL Rrgno” (Mbretëria), të krijuar më 1903; tjetra e një natyre teknokratike e institucionale (me Alfredo Rokon); dhe e fundit më afër politikës (me Luixhi Federconin). Tre ishin dhe fazat e lëvizjes nacionaliste: e para në dhjetëvjeçarin e pare të shek. XX, që u shqua për përpunimin e përvojës së huaj sipas modelit nacional (Franko Gaeta do ta quante “faza mitologjike” e nacionalizmit Italian). E dyta, që ishte karakteristikë e viteve të paraluftës, ku nacionalizmi u përpoq të merrte një drejtim politik. Dhe e fundit u zhvillua nga fushata intervencionasite deri në shkrirjen e plotë me fashizmin, më 1923. 

Për nacionalizmin Italian si lëvizje politike e re, që e gjen frymzimin e vet në madhështinë e kombit dhe tek imperializmi, mund të flitet vetëm gjatë luftës kundër Turqisë për pushtimin e Libisë. Në fillim bëhej fjalë për një lëvizje opinionesh që pasqyronte pak a shumë pike për pike modelet analoge të huaja; luftëtare e mbrojtjes së kombit si vlerë absolute, duke kapërcyer çdo ideal tjetër politik e shoqëror; dhe një politikë ekspansioni jashtë e disiipline brenda vendit.

Lëvizja që nuk hiqte dorë nga një karakter letrar e retorik mori ngjyrime të qarta ideologjike, për një tranformim rrënjësor të shoqërisë e Shtetit, sipas parimit të një autoritarizmi të përgjithshëm e modern, në kuadrin e një politike ekonomike e sociale të lidhur me zhvillimin kapitalist në Itali.

Në fazën embrionale, nacionalizmi Italian ndeshi vështirësi në përvetësimin e një karkateri të qartë ideologjik, aq më shumë që ksih mbetur I mbështjellë në avujt e retorikës së përbërësve të saj hibridë. Një karakter I tillë nuk I shptoi Bendeto Kroçes, që më 1907, shkruante atë që kish pare:

Lindje në rrëmujë e idealee të rejta te brezat e rinj borgjezë, që tashmë janë lodhur e të zhgënjyer nga socializmi, një fakt me të vërtetë negative, një “sëmundje morale” që çon “punëtorët e industries së madhe të boshllëkut” të mbrojnë idelae dominimi e shkatërrimi, pa e ditur me siguri se kundër kujt dhe pse, se me çfarë mjetesh e synimesh e bëjnë gjithë këtë potere.

Edhe në ditën e gjykimit të Kroçes-gjykim që nuk ishte aspak tolerant- do të rezultojë themelor për nacionalizmin Italian aksioni kthjellues I nisur nga Enriko Koradini dhe I ndjekur nga Luixhi Federconi, Gofredo Kopola dhe Alfredo Roko. Merita e Koradinit ishte se mundi të krijojë një simbiozë midis mitit imperialist dhe populizmit nacionalist; duke tejkaluar kështu socializmin, sepse e konsideronte kombin si një unitet organic I grupeve shoqërore të ndryshme, të dallueshme nga njëri tjetri port ë ekulibruar, të përforcuar nga një solidaritet I natyrshëm, kundërshtar i çdo lloj sektaritmi qoftë individual, qoftë të klasës. Koradini do ta integronte mitin nacionalist në thirrjen demagogjike që do t’u bënte masave: një integrim që favorizohej si prej sugjerimit të lëvizjeve modern të masave, ashtu edhe prej analizës së realitetit Italian, që karakterizohej nga një rritje demografike e nga një fenomen emigracioni, veçanërisht të dukshme në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek.XX, kur 10 milionë emigrantë, pothuaj gjysma e Italisë, lane vendin e tyre.

Pasojat negative të këtij fenomeni pasqyrohen akoma dhe sot në jug të Italisë. Por kur Koradini e nacionalistët flisnin për emigracionin, nuk kërkonin shkaqet sociale e ekonomike, por ia atribuonin atë tout court (pa shkaur më tej) fuqisë demografike të races italiane, apo paaftësisë së klasave politike për t’I çuar italianët drejt pushtimeve koloniale në vend të vendeve të huaja.

Që prej këtej e deri në kërkesën për një politikë të jashtme imperialiste hapi ishte I vogëk, siç u duk qartë në punimet e kongresit të pare nacionalist që u mbajt në Firence më 10 dhjetor 1910. Gjatë këtij kongresi- të organizuar me qëllimin për të zhdukur tendencat e kundërta republikane, monarkiste, liberaliste, proteksioniste, irredentiste, përkrahëse të bashkëjetesës së tre rrymave të nacionalizmit Italian.

Koradini hoqi një paralele ndërmjet konceptit marksist të shfrytëzimit të kombeve proletare (si Italia) nga ana e kombeve të pasuara. Në këtë optikë emigracioni nuk ishte më një problem social, por një problem politik dhe is pasojë Italia duhej të kthente turmat e veta të emigrantëve në një ushtri pushtuese, edhe nëse kjo nënkuptonte luftën.

Konceptimi nacionalist-imperialist-popullor I Koradinit ( që megjithëse I kundërvihej socializmit, synonte një integrim të masave në një system të ri politiko-ekonomik) nuk mbajti për shumë kohë. Pas kongresit të firences që shënoi krijimin e Shoqatës Nacionaliste Italiane dhe duke filluar nga marsi 1911, të gazetës javore “Ideja kombëtare”, dolën gjithnjë e më shumë në pah karakteri imperialist, konservator e reaksionar I lëvizjes. Në brendësi të kësaj lëvizjeje gjithnjë e më shumë po I mbyllej goja (sidomos në Kongresin e dytë në romë në dhjetor 1912) zërave demokratikë e irredentistë të vërtetë. Klasa politike do të konsideronte në vija të përgjithshme si prove të pakundërshtueshme të krijimit (apo jo) të një ndërgjegjeje e të një identiteti kombëtar tek italianët pikërisht pjesmarrjen apo jo të tyre në luftë. Me fjalë të tjera lufta do të ishte një “provim mature” I vërtetë I kombit të ri.

Ky provim u kalua, por me çmimin shumët të lartë që iu desh të pagonte shoqëria italiane në fund të konfliktit, në periudhën dramatike të pasluftës, qoftë me radikalizmin e grupit “antinacioanlistë” (rrjedhojë edhe e një faktori të jashtëm të rëndësishëm si revolucioni I Tetorit dhe “të kultit” të vërtetë që krijoi), qoftë edhe me raskapitjen e klasës udhëheqëse, që midis vështirësive të shumta e kish shoqëruar e udhëhequr vendin në këtë prove. Në planin e brendshëm, pra, hyrja e Italisë në luftë ishte një gabim I madh, që pjesërishtë mund të shpjegohej me bindjen (që në të vërtetë ishte përhapur edhe jashtë Italisë) që lufta ishte e shkurtër.

Për t’u kthyer në vitet e paraluftës, vendi sigurisht kishte dale nga kriza financiare e port-unifikimit dhe kishte arrituar një nivel të dukshëm mirëqënjeje. Duke ekzagjëruar paksa, sipas stilit nacionalistë, ekonomisti Mafeo Panteleoni shkruante:

Nuk ka në botë asnjë vend në të cilin, siç ndodh në vendin tone, iniciativat e individëve të veçantë kanë arrituar një kuotë kaq të lartë efikasiteti të dobishëm, të konsiderueshëm, progresiv; nuk ka asnjë vend në Europë që në dhjetëvjeçarin e fundit të ketë dhënë, siç ka dhënë vendi ynë, një dëshmi kaq të rëndësishme energjie individuale në zhvillimin ekonomik.

Por megjithatë, strukturat e vendit ishin jashtëzakonisht të brishta, sin ë planin e ekulibrit politik të brendshëm, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve sociale. Edhe shteteve më të fuqishme se Italia për një kohë të gjatë u ishte dashur të përballonin pasojat politike e ekonomike të luftës; pasoja që ishin më gjatura e më të rënda në shoqërinë italiane.

Një shoqëri, një komb- ky yni- që u lind, bashkohet, zhvillohet, por nuk arrin të njohë megjithatë, plotësisht identitetin e vet, por që e kërkon pothaj në mënyrë shkollareske, shumë thjesht, në ato mite që si fantazma gjejnë strehë në retorikën e imagjinatës popullore. Njësosj si monumentet, por edhe në mëshirë, të cilën mund ta dëshmojë, ndër të tjera një udhëtim në Varrezat monumetale të Veranos, në Romë midis “varreve historike”, mozaikë simbolesh, detash, emrash. Varre të heronjve të Risorxhimentos, të heronjve të luftës në Afrikë, të të rënëve në Luftën e Parë Botërore. Por a mund të identifikohet “kombi” me këto imazhe? Është një imazh retorik, apo është një pasqyrim, megjithëse I pjesshëm I realitetit? Dhe a mund të pasqyrohet ky imazh vetëm në mitin e heroit, e luftëtarit? Ndoshta përgjigjja duhet kërkuar në analizën e bilancit përfundimtar, që ishte një krizë aq e rëndë sa të trondiste një system të tërë, çrregullimet e së cilës do të kishin nxjerrë në pah, dhe jo vetëm në Itali- kntradikta e mungesa të brendshme ekuilibri. Sistemi ishte I shëndoshë vetëm në dukje. Ai mabnte tashmë në vetvete virusin e një sëmundjeje gati për të shpërthyer. Eparam dhe më e rënda do të kishte qenë pikërisht lufta. Lufta e Madhe, që në historinë e popujve njihet si Lufta e pare Botërore.