1. Kryefaqe
  2. Fashizmi/Nazizmi
  3. Fshizmi dhe nazizmi

Fshizmi dhe nazizmi

image description
Një sfond flakëritës me fishekzjarrë, pritje e bankete zyrtare si dhe manifestime madhështore mbushin kuadrin e vizitës së Hitlerit në Itali, në dhjetëditëshin e parë të majit 1938. Nga 3 deri më 10 maj Fyhrerit dhe shpurës së tij të madhërishme prej të paktën pesëqind personash, ku bënin pjesë të gjithë ministrat e ushtarakët më të spikatur, iu servirën parada ushtarake (si ajo prej 30 000 vetësh në rrugën e Triumfeve), një parakalim detar në Napoli, ushtrime ushtarake e civile të ndryshme, me turmat që uronin mirëseardhjen në rrugë, të cilat edhe pse nuk tregonin një entuziazëm të tepruar, u lanë përshtypje të mirë mysafirëve gjermanë. Skenografisë naziste, që u manifëstua me të gjithë madhështinë e saj disa muaj më parë në Berlin gjatë vizitës së Musolinit, Duçja deshi t'i kundërvinte skenografinë e tij, me qëllim që të mbulonte, të paktën në sytë e njeriut të thjeshtë, mosbesimin e armiqës- inë e ashpër, si dhe qëllimin e italianëve që të mos i lidhnin shumë duart me marrëveshje politike të detajuara e angazhuese rne Gjermaninë.

Ky mosbesim ishte manifestuar në njëfarë mase nga Vitorio Emanueli III, që shikonte te Hitleri "një specie të deg- jeneruar psiko-fizike", dhe Papa Pio XI që, gjatë vizitës së Fyhrerit, u tërhoq në Kastel Gandolfo (duke i lënë të mby- llyra' muzetë e Vatikanit), por jo pa shprehur pakënaqësinë për faktin se në Romë në ato ditë ishte ngritur "shenja e një tjetër kryqi, që nuk ishte kryqi i Krishtit". Mosbesimi nuk mungonte as në kampin fashist, megjithëse pak njerëz kishin pasur kurajon t'ia shprehnin hapur Musolinit. Duçja, jo më pak i pasigurt e i turbulluar, as që do të kishte pranuar  këshilla në këtë drejtiiri, sidomos nëse ato do të kishin ardhur nga mbreti, nga Vatikani apo nga borgjezia. Përveç kësaj, rez- ervat e italianëve ndaj Fyhrerit, të qetësuara disi nga shpresa që Italia nuk do të tejkalonte masën në marrëdhëniet me Gjermaninë naziste, bazoheshin në arsye që nuk ishin të largëta në kohë, ndaj nuk mimd të ishin të pajustifikueshme. Në fakt, Anschluss ishte i kohëve të fundit dhe goditja që ajo u kishte dhënë të gjithëve (duke përfshirë edhe Musolinin) ishte mjaft e dhimbshme dhe kjo sigurisht e shtoi mosbes- imin dhe bëri të rilindnin dyshime në lidhje me çështjen e Alto Adige-s , ku, nën shtytjen e propagandës naziste, dukej se 212 000 nazistët po e ngrinin pak si shumë kokën. Vetë Musolini e shpalli veten të gatshëm, pak ditë para vizitës së Hitlerit në Itali, për të ndezur "luftën më të ashpër në të cilën të lidheshin në një koalicion kundër gjermanizmit e gjithë bota" dhe "për ta nxjerrë jashtë loje Gjermaninë për të paktën dy shekuj", nëse gjermanët e Alto Adiges do ta kishin zhven- dosur sikur edhe një metër vijën e kufirit.

Pra, motive të vjetra por edhe të reja pasigurie dhe dyshi- mesh shënuan vigjiljen e vizitës së Fyhrerit dhe ndikuan në zhvillimin e takimeve politike, duke ndezur zemërimin e vetë ministrit të Jashtëm të Perandorisë gjermane, luftënx- itësit Fon Ribentrop. Në deklaratat zyrtare që u bënë në fund të drekës së dhënë për nder të mikut në Pallatin Venecia, Musolini, më pak konkret se kurrë, nuk e kaloi cakun e shprehjeve të rutinës "mbi ligjin etik të miqësisë", mbi "bash- kësinë ideale të interesave", mbi "bashkëpunimin", duke ngarkuar Italinë e Gjermaninë me detyrën e mbështetjes së një "regjimi të bashkëjetesës ndërkombëtare", që do të mund "të vendoste për të gjithë në mënyrë të barabartë garanci më konkrete në lidhje me drejtësinë, sigurinë e paqen", të domosdoshme për "të ruajtur vetë bazat e qytetarisë europiane". Hitleri, më i pasionuar, nënvizoi bashkësinë e interesave e të ideologjive ndërmjet Gjermanisë e Italisë dhe "pashmangshmërinë e fatit" të përbashkët të të dy racave, i gatshëm të sig- uronte edhe njëherë paprekshmërinë "e kufirit të Alpeve të ngritur midis nesh nga natyra", siguri që natyrisht nuk pas- qyronte mendimet e përfaqësuesve të tjerë nazistë, në Gjer- mani dhe në Alto Adige, më të prirur për ta kthyer çështjen tiroleze në një armë të përhershme shantazhi kundër Italisë.

Përveç kësaj, në klimën që mbizotëronte në takimet poli- tike të majit 1938, reflektohej një mosbesim i dukshëm, që fashizmi, që në vitet njëzet, kishte ushqyer për lëvizjen hitle- riane; puçi i dështuar i Munihut i 9 nëntor 1923 , dhe rezul- tati i papërfillshëm i zgjedhjeve (vetëm 809 000 vota nga 29 milion e gjysmë), nuk ishin ngjarje që mund të shkaktonin një interes të tepruar për një grup të vogël që dukej i destinuar të zhdukej shumë shpejt, me gjithë përpjekjet e tij për të "imituar" fashizmin italian. Më shumë vëmendje dukej se meri- tonte një organizatë si ajo e ish-luftëtarëve të Stalhelm (helmetat e hekurta), më i madh në numër e më i qëndrueshëm në strukturë. Me këtë organizatë dhe organizata të tjera të së djathtës ekstreme u vendosën, pra, disa kontakte.

Përkundrazi, interesi me të cilin Hitleri shikonte fashiz- min e Musolinin ishte aq i fortë, sa ta shtynte të sakrifikonte fatin e gjermanëve të Alto Adiges në altarin e një bashkëpuni- mi midis Italisë e Gjermanisë. Admirimi për fashistët, për Marshimin mbi Romë si "kthesë vendimtare në histori", ishte i tillë që i jepte një shtysë të konsiderueshme rritjes së "lules së brishtë", që ishte atëherë nacionalsocializmi. Sidoqoftë, kjo nuk e shtyu Hitlerin të ngatërronte të dy revolucionet: mun- gesa e ndërgjegjësimit për "rrezikun çifut" dhe kufizimet e monarkisë së Savojës, ishin për Fyhrerin dy frena të rëndë- sishëm në përhapjen e ndikimit të regjimit të Musolinit. Por admirimi i Hitlerit për Musolinin nuk njihte kufij. Persona- liteti i kreut të fashizmit e kishte magjepsur me të vërtetë, deri në atë pikë sa për shumë kohë ai e konsideroi si mësue- sin e vet. Një dashuri e mbetur pa përgjigje për një.kohë të gjatë. Pasi kishte shtyrë në mënyrë të vazhdueshme datën e një takimi kokë më kokë, aq të dëshiruar nga "nxënësi" i tij gjerman, vetëm në qershor të 1934 Duçja vendosi të takojë Hitlerin në Venecia, por deshi t'i jepte këtij takimi një karak- ter më shumë personal se politik.

Respekti i paktë që kishte treguar për një kohë të gjatë fashizmi për lëvizjen nacionalsocialiste, ndryshoi papritur pas rezultatit të zgjedhjeve politike të 14 shtatorit 1930 në Gjermani. Hopi përpara i nacionalsocialistëve, që u bënë forca e dytë politike gjermane, mori përmasa të paparashi- kuara: nga 809 000 kaluan në pothuaj 6 milion e gjysmë vota, nga 14 në 107 deputetë. Pas reagimeve të para të kënaqësisë për idenë fashiste që "po përparonte në botë", komentet e mëtejshme të italianëve dominoheshin herë nga vetëkënaqë- sia, herë nga pasiguria e nga dyshimet. Por mbi të gjitha, nga qëllimi që të bënin diferencimin e pozicionit universal të fashizmit nga ajo lëvizje tepër sektare, e ngurtë dhe dema- gogjike e lindur vetëm si rezultat i gabimeve të Versajës dhe i krizës shkatërruese ekonomike të Gjermanisë. Suksesi në zgjedhje i nacionalsocialistëve, pra, megjithëse i shtyu fashistët të jepnin gjykime më pak të nxituara e sipërfaqësore, nuk i ndryshoi shumë opinionet mbi seriozitetin e lëvizjes dhe të shefit të saj, që Musolini e konsideronte gjithmonë një të sfazuar, autor të një libri, "Mein Kampf", "të palexue- shëm", të rrethuar nga fanatikë e homoseksualë, i sëmurë në kuptimin e vërtetë të fjalës nga ideologjitë raciste e anti- semite, në fund të fundit një politikan pa peshë. Një vendim që jo se nuk kishte baza, por që përmbante një nënvleftësim të rrezikshëm të "nxënësit".

Por, vlerësimi i Duçes ishte pak a shumë kontradiktor: nga njëra anë u dendësuan kontaktet midis partisë hitleriane dhe Partisë nacionale fashiste dhe udhëtimet e përfaqësuesve nazistë në Itali, nga ana tjetër vazhdonin manovrat italiane për të mbështetur krijimin e një fronti nacional të së djathtës, të dominuar nga helmetat e hekurta, që do të luante rolin e një moderatori ndaj ëndrrave naziste. Një kontradiktë që u zgjidh më 30 janar 1933 me emërimin e Hitlerit si kancelar i Perandorisë. Manifestimet e para të politikës antisemite të Shtetit, që u pritën me reagime shqetësimi nga Franca e Britania e Madhe, nuk mund të mos zgjonin turbullime në Itali. Vetë shtypi italian, i monopolizuar e i kontroliuar nga regjimi, pasqyroi gjendjen shpirtërore të një opinioni publik që nuk e kishte pritur me entuziazëm ngjitjen e Hitlerit dhe qëllimet qartësisht revanshiste, raciste, ultranacionaliste të programit të tij. Këto qëllime kishin qenë objekt, në vitet e mëparshme të dënimeve nga peshkopata gjermane dhe nga shtypi katolik italian.

"Pakti i të katërve" i qershorit 1933 midis Italisë, Gjerma- nisë, Britariisë së Madhe e Francës, i kërkuar me ngulm nga Musolini, pati një jetë të shkurtër, por nuk qe krejtësisht i pafrytshëm në planin diplomatik ndërkombëtar. Së shpejti një problem tjetër do të vështirësonte marrëdhëniet jo të lehta midis Italisë fashiste e Gjermanisë nacionalsocialiste; çështja austriake. Përballë tentativave të elementëve pangjermanikë, austriakë e gjermanë, për të arritur Anschluss-in, Musolirti vendosi t'i luante kartat e tij në favor të kancelarit vienez Dolfus. Gjatë disa takimeve që pati me të më 1933, Musolini- kërkoi në fakt të bindte bashkëbiseduesin e tij (që nuk ishte plotësisht i gatshëm të lidhej kokë e këmbë me Italinë), të vepronte me vendosmëri të madhe kundër nacionalsocialis- tëve e socialdemokratëve nga brenda, dhe të vendoste jashtë vendit një bashkëpunim të ngushtë me Hungarinëc'Strategjia e Musolinit, e përgatitur sidomos për të penguar përhapjen e Gjermariisë drejt veri-perëndimit do të jepte, në muajt që pasuan, përshtypjen se po e realizonte qëllimin e vet, me gjithë ashpërsimin e luftës politike në Austri nën shtytjen e terrorizmit nazist.

Çështja austriake, në qendër të vëmendjes dhe të prob- lematikës së kancelerive europiane e të bisedimeve në Vene- cia ndërmjet Hitlerit e Musolinit, erdhi përsëri në rend të ditës në mënyrë dramatike më 25 korrik 1934, kur nacional- socialistët organizuan një puç për të rrëzuar Dolfusin e për të arritur Anschluss-in. Kjo tentativë (për të cilën ndoshta 116 Hitleri nuk ishte në dijeni) falimentoi, por gjatë përleshjeve Dolfusi u vra. Përgjigjja e Musolinit ishte shumë e ashpër: ai i dërgoi një telegram zëvendëskancelarit austriak, në të cilin, duke shprehur hidhërimin për fundin tragjik të Dolfusit, deklaronte angazhimin e Italisë në mbrojtje të pavarësisë aus- triake dhe dënonte më shumë ata që e urdhëruan nga larg puçin, sesa vetë ata që e kryen. Shtypi u urdhërua t'ia më- shonte dorës kundër qeverisë gjermane, kundër kancelarit dhe gjithë kombit gjerman. Përvëç gjithë kësaj - dhe këtu qën- dronte ana e rrezikshme e përgjigjjes së Musolinit - katër divizione italiane të përqendruara ndërmjet Brenneros e Tarvizios, u vunë në gjendje gatishmërie dhe disa reparte nxi- tuan drejt kufirit. Këto veprime fshihnin një manovër më të gjerë të Musolinit në lidhje sidomos. me Francën, së cOës donte t'i tregonte ndryshimin e thellë (veçanërisht për sa i përket "qytetërimit") që ekzistonte midis fashizmit e nacio- nalizmit. Një manovër që u mbështet edhe nga disa ndërhyrje publike që patën efekt e jehonë të madhe. Mjafton të kujtojmë atë çka pohoi Musolini më 6 shtator në Bari:

Tridhjetë shekuj histori na lejojnë të shikojmë me mëshirë sovrane çdo lloj doktrine që vjen nga përtej Alpeve, e mbrojtur nga pasardhësit e atyre njerëzve që nuk njihnin shkrimin ndaj nuk kishin si t'i përcill- nin brezave të mëvonshëm historinë e jetës së tyre, në një kohë kur Roma kishte Çezarin, Virgjilin e Augustin.

Ky ton i ashpër e tallës në të njëjtën kohë, e shqetësoi si qeverinë ashtu edhe opinionin publik në Gjermani, por nuk duhet të mendohet se ajo shprehte një dëshirë për t'u prishur me Berlinin. Musolini deshi vetëm të përhapte panik në Gjermani kundrejt pavendosmërisë së francezëve, e cila u kapërcye më në fund me marrëveshjen midis Musolinit e Lavalit, në janar 1935: ishte kjo fitorja më e madhe e fashizmit dhe e Duçes në Europë e në botë. Një sukses për të cilin kon- tribuoi, së bashku me 'faktorë të tjerë, kundërvënia midis fashizmit e nacionalsocializmit, midis imazhit më njerëzor, paqësor e konservator të status quo-s europiane, të shprehur nga fashizmi, në krahasim me regjimin hitlerian. Ajo që kon- tribuoi në afrimin midis Romës e Berlinit, sipas dëshirës së shprehur shumë shpesh nga një Hitler "i hidhëruar" nga rruga që kishin marrë ngjarjet pas korrikut 1934, ishte kon- flikti i Etiopisë , që nga faza e tij përgatitore. Përballë rezis- tencave të mundshme britanike e franceze ndaj politikës ital- iane në Afrikën lindore, duhej patjetër të lihej ndonjë urë, ndonjë rrugë e hapur me Berlinin. Ky ishte edhe mendiini i disa qarqeve drejtuese të fashizmit dhe i vetë diplomacisë, e cila shtronte pyetjen nëse për pavarësinë e një "kufome" si Austria ia vlente të sakrifikoje miqësinë e Gjermanisë. Kështu, në janar 1936 Musolini i shprehu ambasadorit Fon Hasel gatishmërinë e Italisë për të pranuar që Austria, for- malisht e pavarur, të ecte në gjurmët e Gjermanisë, sidomos për sa i përket politikës së jashtme.

Por nëse qëllimi i Musolinit ishte të merrte nga Gjer- mania një mbështetje më të vendosur, diplomatike e materi- ale, në momentin e sanksioneve , këtë herë i kishte bërë keq llogaritë. Gjermania hitleriane ishte e interesuar që konflikti italiano-etiopian të ishte jo vetëm sa më i gjatë e sa më i vështirë, por të çonte në një izolim progresiv të ItaJisë në arenën ndërkombëtare, duke e larguar nga fuqitë europiane, për ta hedhur drejt e në krahët e saj. Dhe, përveç kësaj, një Itali e angazhuar në një konflikt të kushtueshëm nga ana ushtarake dhe nga ana ekonomike, nuk mund të kishte as kohë as mundësi të ndiqte një politikë filo-austriake e filo- hungareze, duke i braktisur kështu këto rajone si dhe të gjithë Gadishullin Ballkariik në duart e Berlinit. Kjo ishte arsyeja e mbështetjes së pakët që i dha Gjermania Italisë në planin diplomatik, dhe ndihma e pakët ekonomike në mo- mentin e sanksioneve, duke lënë mënjanë faktin se Gjerma- nia, përpara dhe menjëherë pas fillimit të mosmarrëveshjeve, i kishte dhënë Etiopisë, nëpërmjet kanaleve dytësore, një ndihmë ushtarake që arrinte shumën e 1 200 000 markash.

Nga shumë anë, llogaria që bëri Hitleri rezultoi e saktë: izolimi në arenën ndërkombëtare i Itajisë e detyroi Musolinin t'i afrohej Gjermartisë. Por politika fashiste ishte një politikë kontradiktore, me qëllim që të fitonte kohë; në mars 1936, kur Gjermania vendosi në mënyrë të njëanshme të rimilitarizonte Rihnin, Italia e mjaftua me manovrime midis premtimeve që u bënte gjermanëve, miqësimit me francezët e shtimit të kon- takteve me hungarezët e austriakët.

Megjithëse kish bërë shumë pak në planin diplomatiko- ekonomik për të mbështetur fitoren e italianëve në Etiopi, Hitleri shprehu gatishmërinë e tij, pa "asnjë shpërblim", për të njohur Perandorinë. Si pengesë për përmirësimin e mar- rëdhënieve italo-gjermane mbetej problemi!i Austrisë, por Musolini filloi të mësohej me idenë se pavarësia austriake nuk mund të ruhej përjetësisht e paprekur dhe se "zgjidhja finale"nuk mund të shmangej; në më të shumtën mund të shtyhej. Pra kur takoi kancelarin austriak Fon Skushnik, Duçja miratoi linjën politike që adoptoi e detyruar Viena për përtëritjen e "miqësisë së natyrshme" të Austrisë me Pera- ndorinë gjermahe.

Pasi çështja austriake në praktikë "mbeti e ngrirë", afrimi i Romës me Berlinin mori hov më të madh duke filluar nga qershori i 1936, nën shtytjen e ministrit të Jashtëm të ri, Galeaco Çianos.

Sigurisht, nuk ishte zbehur mosbesimi që ushqente Musolini ndaj Hitlerit dhe as Çiano nuk mund të konsidero- hej një filo-nazist. Thjesht, ishte fjala për një variant të tak- tikës së Musolinit për të përdorur 'gogolin' gjerman për të zbutur rezistencat ngulmuese të Parisit e Londrës, që u thek- suan pas luftës së Etiopisë. Një taktikë aq e dukshme sa nuk i gënjeu dot britanikët e francezët, të bindur që Musolini kurrë nuk do të lidhej me të vërtetë me Hitlerin. Vizita e Çianos në tetor në Gjermani, përveç zhurmës propogandis- tike që u bë rreth takimeve me kolegun e tij gjerman Fon Neurath dhe me vetë Hitlerin në Berchtesgaden, në dukje nuk pati ndonjë rezultat të kënaqshëm. Por në të vërtetë udhëtimi i Çianos përfundoi me një sukses të konsiderue- shëm: firmosjen e një protokolli sekret bashkëpunimi (me- gjithëse ende në vija të përgjithshme) midis dy qeverive. Mbi të gjitha iu dorëzuan Hitlerit një sërë dokumentash të rtxjer- ra "fshehurazi" nga Foreign Office (Ministria e Jashtme bri- tanike) mbi "rrezikun gjerman", me të cilat Çiano synonte hapur t'i vinte shkopinj nën rrota marrëveshjes së zhurmsh- me midis Gjermanisë e Britanisë së Madhe. Më shumë rëndësi pati sidoqoftë përmbajtja e fjalimit të Musolinit në Milano, kur duke iu referuar takimeve në Berlin të Çianos, Duçja përcaktoi "vertikalen Berlin-Romë një bosht rreth të cilit mund të bashkëpunojnë të gjitha shtetet europiane që dëshirojnë bashkëpunim e paqe". Dhe në të njëjtën kohë i bëri hapur thirrje Britanisë së Madhe që të gjente një mar- rëveshje me Italinë në pellgun e Mesdheut, "një rrugë", "një mënyrë të shpejtë" për anglezët, "jetën për ne italianët". Një dëshirë e shoqëruar me një kërcënim oshëtitës, sipas stilit të mirëfilltë të Musolinit:

Nëse nuk ndodh kështu, nëse me të vërtetë, gjë që e kam quajtur të pamundur deri më sot, po mendohet, vërtet, të zhduket ekzistenca e popullit italian mbi këtë det që ka qenë deti i Romës, e pra ta dinë se populli italian do të ngrihet si një i vetëm në këmbë, i gatshëm për të luftuar; me një vendosmëri që rrallë do të jetë parë në histori.

Londra iu përgjigj ftesës dhe më 2 janar 1937 u firmos në Londër "Gentlemen's agreement", një marrëveshje me kushte të papërcaktuara mirë që sanksiononte njohjen e inte- resave italianë në Mesdhe. Një vizitë e Duçes në Gjermani ishte bërë e ditur prej kohësh dhe dëshirohej në mënyrë të veçantë nga Hitleri, por ishte shtyrë në mënyrë të vazh- dueshme nga Musolini, për arsye të marrëdhënieve të paqën- drueshme me Britaninë e Madhe dhe Francën. Një 'hiq e mos këput' që nuk mund të vazhdonte pafundësisht e të cilit në fakt iu dha fund në qershor 1937 me pranimin e ftesës, dhe, më 25 deri më 29 shtator, me udhëtimin e Duçes në Gjermani. Pa dyshim, rreshtimi koreografik i përgatitur nga propagan- da nacionalsocialiste në Berlin duhej t'i linte mbresë Musolinit edhe më shumë se manovrat e Magdeburgut dhe rendimenti prodhues i fabrikave Krup në Esen. Duke folur në Fushën e Majit  përpara një turme prej rreth një milion vetësh, Duçja e prezantoi veten jo vetëm si kreu i qeverisë italiane, por si udhëheqësi i një revolucioni që shprehte soli- daritetin e tij me atë të "këmishave të murrme ". Fashizmi e nacionalizmi kishin shumë gjëra të përbashkëta në nivelin ideologjik dhe dalloheshin, sipas Musolinit, nga demokracitë kapitaliste (më vonë do të shfaqej mbiemri "demoplu- tola,ate") për afriinin e tyre me popullin dhe për miratiiriin e plotë e të sinqertë që u jepte populli atyre.

Nuk është e lehtë të japësh një gjykim përfundimtar mbi karakterin e kësaj vizite. Shumë qarqe në Itali patën frikë se me udhëtimin e tij në Gjermani, Musolini i kishte bërë shumë lëshime regjimit hitlerian. Paralajmërime në këtë drejtim iu bënë edhe nga "rapsodi" i vjetër Gabriele D'Anuncio, i cili, duke braktisur për disa orë "burgun e artë" të Vitoriales ku po shtynte ditët e fundit të jetës së tij, tashmë i larguar nga jeta publike, pati një takim të shkurtër me Duçen në stacionin hekurudhor të Veronës dhe i shprehu - sipas dëshmisë së arkitektit besnik Maroni - një gjykim të ashpër për "bojax- hiun" Hitler. Por dyshimet e përhapura nuk u fashitën nga deklaratat e qetësuese të Musolinit, sipas të cilit bashkëpurii- mi i ngushtë midis dy revolucioneve, i konsoliduar nga kuj- timet e pashJyeshme të pritjeve që iu bënë dhe nga bisedimet me Hitlerin, lcishte si objektiv kryesor rilindjen e Europës dhe paqen midis njerëzve.

Por është e sigurt, megjithatë, që u bënë lëshime ndaj Gjermanisë dhe rezultati ishte më vendimtar nga ç'do kish dëshiruar pala italiane. Këtë e vërtetuan jo vetëm veprimet e ndërmarra nga Italia gjatë muajve pasues - aderimi në paktin japonez, gjermanik antikomunist, që u tranformua në pjesë- marrje tripalëshe në tetor, dhe tërheqja, në dhjetor nga Lidhja e Kombeve - por mbi të gjitha veprimet e ndërmarra nga pala gjermane. Boshti Romë-Berlin tashmë nuk mund të pajtohej me ruajtjen e pavarësisë së Austrisë dhe me përpjekjet për të frenuar synimet ekspansioniste hitleriane.
Trupat gjermane hynë në Austri më 12 mars 1938. Reagimi zyrtar i Italisë tashmë u kufizua në deklaratat e Musolinit mbi 'papërshtatshmërinë' e mbrojtjes së pavarësisë së Austrisë nga Italia, kundër vullnetit të vetë austriakëve. Një ngjarje "gjëmëmadhe" si ajo e Anschluss-it kishte për- bërë, sipas Musolinit, një provë të vërtetë zjarri për Boshtin dhe kishte treguar se si dy kombe mund " të ecnin së bashku për t'i dhënë kontinentit tonë të vuajtur një ekuilibër të ri, që do të bënte më në fund të mundur bashkëpunimin paqësor e frytdhënës të të gjithë popujve". Anschluss-i dhe vizita e mëpasshme e Hitlerit në Itali e largoi edhe më shumë Italinë nga Gjermania, me gjithë rezistencat dhe shtyrjet për më vonë nga ana e Musolinit të kërkesave ngulmuese gjermane për një pakt ushtarak; dhe mbi të gjitha, me gjithë mungesën e popullaritetit të një aleance midis dy vendeve, të theksuar me forcë nga Italo Balbo. Sipas tij populli italian ishte krejtë- sisht indiferent ndaj ngjasimeve ideologjike midis nacional- socializmit e fashizmit.

Po aq jo-popullor, për sa i përket opinionit publik dhe qarqeve të larta të vetë regjimit, nga fundi i vitit 1938, ishte prezantimi në Itali i legjislacionit antisemit. Nuk mund të mohohet se disa sektorë, jo të dorës së dytë - që gjenin në "mendësinë hebraike" dhe në "fajin" origjinal të çifutëve ori- gjinat e veta - me qëllim që të çimentohej marrëveshja me Gjermaninë, i përkrahën masat raciste për të mbrojtur kul- turën tradicionale e katolike nga ajo moderne ose për të bërë letër lakrnuesi kundër borgjezisë; por është gjithashtu e vërtetë se efekti i legjislacionit racial e antisemit në një shoqëri his- torikisht të imunizuar nga ky virus qe shumë i fortë. Mbi të 122 gjitha ishte kjo.arsyeja që, në fushatën e saj mbi racat, propa- ganda fashiste dështoi bujshëm, duke bërë që shumë italianë të shkëputeshin, të paktën psikologjikisht nga regjimi, duke e parë me sy tjetër, apo në disa raste të kalonin në anën e kundërt. Për të tjerë, fakti që persekutimet fashiste kundër çifutëve u kryen në mënyrë të 'butë', sipas mënyrës italiane, do të përbënte një alibi të rehatshme prapa së cilës të fshihnin oportunizmin e tyre dhe të bënin të qetësonin ndërgjegjen e tyre.

Ndërkohë Gjermania, gjithnjë e më shumë e sigurtë në lidhje me frontin italian, forcoi karakterin agresiv të politikës së saj të jashtme. Pas Austrisë, vëmendja u drejtua nga Çekosllovakia, në brendësi të së cilës, në zonën malore të Sudeteve jetonin 3 milion gjermanë. Kriza ndërkombëtare që shpërtheu (me Francën që ishte e gatshme të ndërhynte në krah të Çekosllovakisë dhe Britaninë e Madhe të angazhuar në pozicionin e vështirë të ndërmjetësit) e vuri Musolinin në ballë të situatës si "ndërmjetës"i ekstremizmit nacionalso- cialist. Kur konflikti rezultoi i pashmangshëm, dhe ushtria gjermane u mobilizua në pasdjten e hershme të 28 shtatorit, Musolini arriti të bindte Hitlerin ta shtynte për 24 orë fillim- in e operacioneve ushtarake dhe të pranonte të merrte pjesë, po atë ditë, në një konferencë katërpalëshe në Mynih, në të cilën do të merrnin pjesë edhe Çambërlejni e Daladieri.
Marrëveshja e firmosur më 30 shtator, në fakt, përbënte vetëm një shtyrje për më vonë të copëtimit të Çekosllovakisë. Ajo i lejoi Britanisë së Madhe, Francës e Gjermanisë të orga- nizonin përgatitjen e tyre ushtarake. Ndërsa Musolinit, mar- rëveshjet e Mynihut, do t'i jepnin, përveç prestigjit në planin e brendshëm e atë ndërkombëtar, edhe mundësinë (që do të ishte e fundit, para fillimit të konfliktit të dytë botëror) për të rifituar një pozicion njëlloj të distancuar nga anglo-francezët e nga gjermanët. Pikërisht dëshira për ta mbajtur këtë rol qëndronte në bazë të firmosjes së Paktit të Hekurt. Në Berlin, pas negociatave të zgjatura, më 22 maj 1939, Fon Ribentropi e Çiano firmosën, në një ceremoni madhështore, në praninë e Hitlerit e Gëringut, një aleancë politiko-ushtarake midis Gjermanisë e Italisë. Përtej deklaratave zyrtare, në të vërtetë, ripohimet e gatishmërisë për paqe u bënë vetëm nga ana e Italisë, ndërsa për Gjermaninë përkundrazi pakti përbënte një stimul për zbatuar politikën e saj agresive në një shkaUë mëtëgjerë.

Në fakt, "mrekullia" e Mynihut nuk do të përsëritej më; përballë poltikës ekspasioniste të Gjermanisë hitleriane, nuk patën efekt kundërshtimet e Musolinit për mungesën e për- gatitjes së Italisë dhe pamundësinë e pjesëmarrjes në një kon- flikt të ardhshëm. Një mossukses të ngjashëm pati propozimi për të thirrur një konferencë për të analizuar çështjen polake dhe për të evituar një konflikt me armë që gjermanët përkun- drazi donin ta përshpejtonin, me apo pa ndërhyrjen ushtarake të Italisë. Për të shmangur rreziqet në kufijtë lin- dorë, më 23 gusht 1939, Fon Ribentropi firmosi në Moskë, me kolegun e tij sovjetik, Molotovin, një pakt dhjetëvjeçar të mos-agresionit dhe të miqësisë midis dy vendeve. Çiano, kre- jtësisht i "neveritur" nga rezultati i bisedimev të pjesës së parë të muajit në Salcburg e në Berchtesgaden, shkruante për gjermanët:

Na kanë mashtruar e gënjyer. Dhe sot duan të na tërheqin në një aventurë që nuk e kemi dashur dhe që mund të kompromentojë vendin dhe regjimin. Populli italian do të dridhet nga tmerri kur të marrë vesh sulmin kundër Polonisë, dhe ndoshta do të dojë të ngrejë armët kundër gjermanëve. Nuk e di nëse duhet t'i uroj Italisë një fitore apo një humbje për Gjermaninë.

Në vend këto pakënaqësi patën njëfarë jehone në shtyp. Në mënyrë të veçantë një gazetë "II Corriere Padano", e drej- tuar nga Nello Quilici, i njohur si përkrahës i Balbos, ndër- mori një fushatë antibolshevike që, në mënyrë indirekte por të qartë, drejtohej edhe kundër Gjermanisë. Një "bjeri pragut të dëgjojë dera", që, megjithëse u tolerua deri në njëfarë mase nga autoritetet, shkaktoi shqetësime politike dhe disa qor- time ndaj autorëve të kësaj riisme.

As pakënaqësitë politike, as kjo fushatë e shtypit nuk mundën të ndryshonin zhvillimin e ngjarjeve, ashtu siç shkoi 124 kot një përpjekje e ekstreme e Musolinit për të thirrur një konferencë më 5 shtator. Katër ditë më parë, më 1 shtator 1939, trupat gjermane kishin kaluar kufirin e Polonisë; anglezët vunë si kusht për pjesëmarrjen e tyre në një konfer- encë të mundshme, tërheqjen paraprake të forcave gjermane nga territori i Polonisë. Po më 1 shtator një komunikatë zyr- tare e Këshillit të Ministrave të Italisë njoftoi se Italia nuk do të ndërmerrte "asnjë inisiativë për operacione ushtarake". Ishte fillimi i "mospërfshirjes në luftë" që zgjati deri më 10 qershor 1940, kur - e nxitur dhe e frikësuar nga fitoret e Gjer- manisë - Italia i shpalli luftë Francës e Britanisë së Madhe.