1. Kryefaqe
  2. Pikëpamje
  3. Revolucioni i qetë i Britanisë

Revolucioni i qetë i Britanisë

image description
Ndryshimi ka ardhur, sepse ndërkohë që po largohemi nga Bashkimi Evropian dhe po marrim nën kontroll fatin tonë, detyra e ballafaqimit me disa prej sfidave afatgjata të Britanisë – p.sh. si trajnimi i një numri të mjaftueshëm njerëzish për të bërë punët e së ardhmes - bëhet gjithnjë e më urgjente. Por ndryshimi duhet të vijë gjithashtu për shkak të revolucionit të qetë që ndodhi në vendin tonë vetëm tre muaj më parë - një revolucion në të cilin miliona bashkëqytetarë tanë u ngritën dhe thanë se nuk ishin më të gatshëm të shpërfilleshin. Sepse kjo është një pikë kthese për vendin tonë. Një herë në një brez vjen shansi për të ndryshuar drejtimin e Shtetit tonë për të mirë.  

Për t'u kthyer prapa dhe për të  pyetur veten se çfarë lloj vendi ne duam të bëhemi. Le të jemi  të qartë: ne kemi bërë një rrugë të gjatë gjashtë vitet e fundit. Kemi ulur deficitin. Kemi punësuar më shumë njerëz se kurrë më parë. Kemi aplikuar  tatimin minimal mbi të ardhurat. Kemi ndryshuar pagën minimale. Kemi ndihmuar të çelen dhe të rriten afërsisht një milion biznese të reja .Kemi vendosur pothuajse një milion e gjysmë më shumë fëmijë në shkolla të mira apo shumë të mira. Kemi shënuar rekord në investime në Shërbimin Shëndetësor Publik. Kemi krijuar rreth 3 milion stazhe të reja pune.Ndërkohë që krimi është ulur  më shumë se në një të katërtën e nivelin më të ulët regjistruar ndonjëherë më parë. Një rekord për të cilin të gjithë duhet të jemi krenar. Dhe këtë mëngjes është e drejtë që të ndalemi një çast për të falenderuar njeriun që e bëri mundur gjithë këtë. Një njeri që na sfidoi të ndryshonim dhe na tha se nëse do ta bënim atëherë do të fitonim përsëri. Dhe ai kishte të drejtë. Ne ndryshuam. Ne fituam. Qeveria e parë konservatore e shumicës në gati 25 vjet. Një udhëheqës i madh i partisë sonë - një shërbëtor i madh në vendin tonë. David Cameron, faleminderit.

Por tani duhet të ndryshojmë përsëri. Ajo për referendumin nuk ishte vetëm një votë për t'u tërhequr nga BE. Lidhej me diçka më të madhe, me diçka që Bashkimi Evropian kishte filluar të përfaqësonte. Ishte një ndjenjë e thellë, dhe le ta themi hapur shpesh herë e justifikuar, që kanë shumë njerëz se bota funksionon mirë vetëm për disa të privilegjuar. Ishte një votë jo vetëm për të ndryshuar marrëdhënien e Britanisë me Bashkimin Evropian, por dhe një thirrje për të ndryshuar  mënyrën se si vendi ynë funksionon,  dhe njerëzit për të cilët ai funksionon . Trokisni në çdo derë, në pothuajse çdo pjesë të vendit , dhe do të gjeni rrënjët e zbuluara të revolucionit. Shoqëria jonë duhet të funksionojë për të gjithë, por nëse nuk mund të përballosh të hysh në shkallën e pronësisë, ose fëmija yt ka ngecur në një shkollë të keqe, nuk e ndjen se shoqëria po funksionon për ju. Ekonomia jonë duhet të funksionojë për të gjithë, por nëse paga juaj nuk është rritur për disa vite me radhë dhe shporta  bazë vazhdon të rriten, nuk e ndjen shoqëria  po funksionojë për ju. Demokracia jonë duhet të funksionojë për të gjithë, por nëse prej vitesh përpiqeni të thoni se gjërat duhet të ndryshojnë dhe ankesat tuaja bien në veshë të shurdhër, nuk e ndjen se shoqëria po funksionon për ty. Dhe rrënjët e revolucionit janë të thella. Sepse nuk ishte i pasuri që bëri sakrificat më të mëdha pas krizës financiare, por familjet e zakonshme të klasës punëtore. Dhe nëse je një nga ata njerëz që humbën punën, ose të cilët qëndruan në punë por me orët e reduktuara, morën një pagë te ulët dhe  faturat e familjare u rriten ndjeshëm, ose - unë e di që shumë njerëz nuk e pëlqejnë ta pranojnë këtë - dikush që e gjen veten jashtë punës ose me rroga më të ulëta për shkak të kualifikimit të ulët të emigrantëve, jeta thjesht nuk  të duket e drejtë. Duket sikur ëndrrat tuaja janë sakrifikuar në dobi të të tjerëve. Pra ndryshim duhet të vijë.

Sepse nëse nuk përgjigjemi - nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi për të ofruar ndryshimin që njerëzit duan - pakënaqësitë do të rriten. Dallimet do të ngurtësohen dhe kjo do të ishte një fatkeqësi për Britaninë. Mësimi i Britanisë është se ne jemi një vend i ndërtuar mbi lidhjet e familjes, komunitetit, qytetarisë. Me institucione të forta dhe një shoqëri e fortë. Vendi i prindërve të mi, që ngulitën te unë një ndjenjë të shërbimit publik dhe të shërbyesve publikë  që kudo duan të japin diçka . I prindit që punon shumë gjatë gjithë javës, por gjen kohën për të stërvitur ekipin e futbollit të fëmijëve në fundjavë. I biznesit familjar vendas, që në zonën time që ka qenë duke i shërbyer komunitetit për më shumë se 50 vjet. I ushtarakëve që unë takova javën e kaluar, që veshin uniformën e tyre me krenari dhe i shërbejnë vendit tonë me nder në misionet e tyre jashtë shtetit. Një vend mirësjellës, i ndershëm dhe i qetë. Dhe një vend i suksesshëm, i vogël në përmasa por jo në madhështi,  me më pak se 1% të popullsisë botërore por që krenohet me fitimin e Çmimeve Nobël më shumë se çdo vend tjetër përjashtuar Shtetet e Bashkuara ... me tre të tjerë shtuar përsëri vetëm dje, dy prej të cilëve punuan këtu, në këtë qytet të madh. Një vend që mburret me tre nga dhjetë universitetet më të mira në botë. Kryeqyteti financiar kryesor në botë dhe institucione si Shëndeti Publik dhe BBC-ja, reputacioni i të cilave jehon në disa nga skajet më të largëta të globit. E gjithë kjo është e mundur sepse ne jemi një Mbretëria e Bashkuar - Angli, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut - dhe gjithmonë do të luftoj për të ruajtur Bashkimin tonë krenar,  dhe historik dhe kurrë nuk do të na lejojë që nacionalistë përçarës të na ndajnë.

Megjithatë, brenda shoqërisë sonë sot shohim ndarje dhe padrejtësi në të gjithë. Midis një brezi më të begatë dhe një brezi më të ri që është në vështirësi. Midis pasurisë së Londrës dhe pjesës tjetër të vendit. Por ndoshta mbi të gjitha, midis të pasurve, të suksesshëm dhe të fuqishëm - dhe bashkëqytetarëve të tyre. Tani mos më keqkuptoni. Ne përgëzojmë suksesin. Ne duam që njerëzit të vazhdojnë. Por ne gjithashtu vlerësojmë diçka tjetër: shpirtin e qytetarisë. Kjo frymë nënkupton respektimin e lidhjeve dhe detyrimeve që e bëjnë shoqërinë tonë të funksionojë. Kjo do të thotë një angazhim për burrat dhe gratë që jetojnë rreth jush, të cilët punojnë për ju, të cilët blejnë mallrat dhe shërbimet që ofroni. Kjo frymë nënkupton njohjen e kontratës shoqërore, që thotë se duhet të  trajnohen të rinjtë vendas para se të pranohet një krah i lirë pune ardhur nga jashtë. Kjo frymë do të thotë të bëni si të tjerët, dhe të paguani pjesën tuaj të drejtë të taksës. Por sot, shumë njerëz në pozita të pushtetit sillen sikur kanë më shumë të përbashkëta me elitat ndërshtetërore sesa me njerëzit e zakonshëm, me  njerëzit të cilët marrin në punë, me njerëzit që kalojnë në rrugë. Por nëse besoni se jeni një qytetar i botës, ju jeni një qytetar i askundit. Ju nuk e kuptoni se çfarë do të thotë vetë fjala “shtetësi”.  Pra, nëse jeni një shef që fiton një pasuri por nuk kujdeset për stafin tuaj ... Një kompani ndërshtetërore që trajton ligjet tatimore si një shtesë fakultative. Një markë e famshme që refuzon të punojë me autoritetet, madje edhe për të luftuar terrorizmin. Një drejtor i cili merr masivisht dividentët, duke ditur se pensionet e kompanisë janë gati të shkojnë drejt shterrimit. Unë po ju paralajmëroj. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Një ndryshim ka ardhur. Dhe kjo parti - Partia Konservatore - do ta bëjë këtë ndryshimin.