1. Kryefaqe
  2. Pikëpamje
  3. Idhulli i origjinave

Idhulli i origjinave

image description
Nuk është kurrë keq ta fillosh me nje mea culpa. Natyrisht, duke qenë i dashur për njerëzit që e bëjnë të kaluarën subjekt kryesor studimi të hulumtimit të tyre, shpjegimi i asaj që është më e afërt përmes asaj që është më e largët ndorijëherë ka zotëruar në studimet tona deri në hipnotizim. Në formçn e tij karakteristike, ky idhull I fisit të historianëve ka një emër: tiposja e origjinave. Në zhvillimin e mendimit historik ai ka gjithashtu çastin e vet të dobësisë së veçantë. 

Më duket se është Renan-i ai që ka shkruar një ditë (e citoj me sa më kujtohet, pra, druaj, jo saktësisht): "Midis gjërave njerëzore, origjinat janë mbi të gjitha të denja për studim". Ndërsa përpara tij, Saint-Beuve-i thoshte: "Unë përgjoj dhe shënoj me kureshtje atë çka fillon". Ideja është pikërisht e kohës së tyre. Fjala origjinë po ashtu. Pak më vonë, "Origjinave të kristianizmit" u janë përgjigjur ato të Francës bashkëkohore. Pa llogaritur epigonët. Por fjala origjinë është shqetësuese sepse ajo përmban dykuptimësi.

A do të thotë ajo thjesht fillim? Do të bëhet pak a shumë e qartë. Gjithsesi, me rezervën se për shumicën e realiteteve historike, vetë nocioni i kësaj pikënisjeje mbetet veçanërisht i pakapshëm. Padyshim, është çështje përkufizimi. Të një përkufizimi që, fatkeqësisht, harrohet shumë lehtë të jepet.

Në të kundërt, a do të kuptohen si origjina shkaqet? Atëherë nuk do të ketë vështirësi të tjera përveç atyre që vazhdimisht dhe padyshim, edhe më shumë në shkencat e njëriut, janë nga natyra të qenësishme për kërkimet shkakore. Por midis dy kuptimeve shpesh zë vend një molepsje që është shumë më e frikshme nga ç'mund të ndihet tepër qartë ajo në përgjithësi. Për fjalorin e zakonshëm, origjinat janë një fillim që shpjegon. Edhe më keq: një fillim që mjafton për të shpjeguar. Këtu është dykuptimësia. Këtu qëndron dhe rreziku.

Do të duhej të ndërmerrej një hulumtim nga më interesantët rreth kësaj ideje të ngulmët embriogjenike kaq  të dukshme në tërë një familje njerëzish të mëdhenj. Siç ndodh shumë shpesh - përderisa nuk ka gjë më të vështirë se të vendosësh një njëkohshmëri të përpiktë midis sendeve të ndryshme të njohjes - shkencat e njeriut këtu janë të vonuara kundrejt shkencave të natyrës. Sepse, rreth mesit të shekullit XIX këto tashmë zotëroheshin nga evoluimi biologjik, i cili, në të kundërt, nënkupton një largim gjithnjë në rritje nga format stërgjyshore dhe e shpjegon atë, në çdo etapë, me kushtet e jetës ose të mjedisit të kohës. Shijen e saj të pasionuar për origjinat, filozofia franceze e historisë, që nga Victor Cousin-i e gjer te Renan-i, e kishte marrë mbi të gjitha nga romantizmi gjerman.

Mirëpo atje, në hapat e tij të parë, ai kishte qenë bashkëkohës i një psikologjie që ishte shumë më e hershme nga jona: asaj të parareformistëve, të cilët besonin të gjenin një përmbledhje të moshës së pjekur herë te sperma, here te veza. Shtoni këtu dhe glorifikimin e primitivitetit. Në shekullin XVIII francez kjo kishte qenë diçka mjaft e njohur. Por mendimtarët e Gjermanisë romantike, trashëgimtarë të kësaj teme, përpara se t'ua kalonin atë historianëve tanë, dishepuj të tyre, e kishin stolisur nga ana e vet me vlerat e shumë joshjeve të reja ideologjike. Cila fjalë jona do të arrinte dot të jepte forcën e parashtesës së famshme gjermanike Ur: Urmensch, Urdichtung? Pra, gjithçka i shtynte këta breza që, midis gjërave njerëzore, t'u jepnin një rëndësi të skajshme fakteve të fillimit.

Megjithatë, një element tjetër me natyrë shumë të ndryshme, ushtroi gjithashtu veprimin e vet. Në historinë fetare, studimi i origjinave zuri vetvetiu vend mbizotërues, sepse ai dukej se jepte një kriter të vlerës së vetë feve. 
Pikërisht të fesë kristiane. Unë e di mirë: për disa neokatolikë, midis të cilëve, fundja, më se njëri prej tyre nuk është aspak katolik, sot është e modës të tallen me këto shqetësime prej ekzegjeti. "Nuk e kuptoj tronditjen tuaj, I pohonte Barres-i një prifti, që kishte humbur besimin.

Ç'lidhje kanë me ndjeshmërinë time diskutimet e një grushti shkencëtarësh rreth disa fjalëve hebraike? Mua më mjafton "atmosfera e kishave"". Ndërsa Maurras-i, nga ana e tij, thoshte: "Çfarë më bëjnë ungjijtë e katër çifutëve të errët?" "Të errët" do të thotë, kujtoj, plebejanë; sepse Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit duket se është e vështirë të mos u njihet, të paktën, njëlloj fame letrare. Këta shakaxhinj kërkojnë të na e hedhin dhe as Paskali as Bessuet-i, me siguri nuk do të kishin folur kështu. Padyshim, mund të krijohet një përvojë fetare, e cila të mos ketë të bëjë fare me historinë.
Besimtarit të pastër i mjafton një ndriçim i brendshëm që të besojë në Zot. Jo për të besuar te Zoti i kristianëve. Sepse kristianizmi, tashmë e kam thënë, është në thelb një fe historike: kuptoni një fe, dogmat kryesore të së cilës mbështeten në ngjarje. Lexoni Kredonjtuay. "Besoj në Jezu Krisht... që u kryqëzua nga Pons Pilati... dhe u ringjall së vdekurish në ditën e tretë". Këtu, fillimet e besimit janë njëherazi dhe themele të tij.

Mirëpo, si një sërnundje ngjitëse padyshim e pashmangshme, këto shqetësime, të cilat në njëfarë forme të analizës fetare mund të kishin arsyet e tyre për të qenë, u shtrinë në fusha të tjera të hulumtimit, ku ligjshmëria e tyre ishte shumë më tepër e kundërshtueshme. Këtu, gjithashtu, në shërbim të përcaktimit të vlerave u vu një histori e përqendruar te fillimet. Çfarë kërkonte Taine-i kur shqyrtonte "origjinat" e Francës së kohës së vet, në mos po të kallëzonte burimet e një politike që buronte, sipas tij, nga një filozofi e gënjeshtërt e njeriut? Qoftë në rastin e dyndjeve gjermanike, qoftë në pushtimin normand (të Anglisë), e kaluara është përdorur aq shumë për të shpjeguar të tanishmen vetëm me synimin që ta përligjë më mirë atë ose ta dënojë. Në mënyrë të atillë që, në shumë raste, demoni i origjinave ishte ndoshta thjesht një metamorfozë e atij armikut tjetër djallëzor të historisë së vërtetë: manisë së të gjykuarit.

Gjithsesi, t'u kthehemi studimeve kristiane. Është tjetër gjë për një ndërgjegje të shqetësuar, që kërkon një rregull, të përcaktojë qëndrimin e saj kundrejt Kishës katolike ashtu siç përkufizohet ajo çdo ditë në kishat tona; dhe tjetër gjë për historianin ta shpjegojë katolicizmin e tanishëm si një fakt vëzhgimi. Njohja e fillimeve të dukurive të sotme fetare, merret me mend, është e domosdoshme për një kuptim të drejtë të tyre, por nuk mjafton për t'i shpjeguar ato. Me qëllim që ta thjeshtojmë problemijft, le.të heqim dorë madje edhe nga pyetja se deri në çfarë pike, nën një emër i cili nuk ka ndryshuar fare, feja, në thelbin e saj, ka mbetur realisht krejt e pandryshuar. Sado të pacënueshme që ta supozojmë një traditë, asaj do t'i mbetet gjithmonë të paraqesë arsyet përse duhet mbajtur. Kuptohet, arsyet njerëzore; shkencës do t'i shpëtonte hipoteza e një veprimi providencial. Me një fjalë, çështja nuk është më të dihet nëse Krishti u kryqëzua, pastaj u ringjall. Tash e tutje duhet kuptuar se si është e mundur që aq shumë njerëz rrotull nesh besojnë te Kryqëzimi dhe Ringjallja. Mirëpo besnikëria ndaj një besimi, shihet qartë, është vetëm një  aspekt i jetës së përgjithshme të grupit ku shfaqet kjo gjë.
Ajo vendoset në nyjën ku ngatërrohen një mori tiparesh konvergjuese, qoftë të strukturës shoqërore, qoftë të mendësisë. Me një fjalë, ajo paraqet tërë një problem të klimës njerëzore. Lisi lind nga lendja. Por ai bëhet dhe mbetet lis vetëm nëse has kushte të dobishme të mjedisit, të cilat nuk kanë më lidhje me embriologjinë.

Historia fetare u soll këtu vetëm si shembull. Në çfarëdolloj veprimtarie njerëzore që ajo të bashkëngjitet, interpretuesin e përgjon gjithmonë i njëjti gabim: të ngatërrojë një lidhje me një shpjegim.

Me një fjalë, ky ishte ndërkaq iluzioni i etimologëve antikë, të cilët mendonin se kishin thënë gjithçka kur, si kuptim aktual, ata vendosnin kuptimin e njohur më të vjetër; kur kishin provuar, po them, se fjala bureau (zyrë- F.K) sipas kuptimit primitiv tregonte një cohë, ose fjala timbre (timbër/pullë poste-F.K.), një daulle. Sikur nuk do të duhej të shpjegohej kjo shkarje. Sikur, mbi të gjitha, roli në gjuhë i një Çale nuk ishte i drejtuar po aq sa dhe vetë e kaluara e saj, nga gjendja bashkëkohëse e Çalorit: e ky, nga ana e vet, pasqyrim i gjendjes shoqërore të kohës.

Fjala "zyra" në "zyra të ministrisë" supozon një burokraci. Kur unë kërkoj pulla (timbres-F.K.) në sportelin e një poste, përdorimi që unë i bëj kështu kësaj Qalç për t'u vendosur në organizimin e përpunuar ngadalë të një shërbimi postar, ka kërkuar shndërrimin teknik, i cili në të mirë të një përfitimi më të madh të shkembimeve midis ideve, zëvendësoi gjurmën e një vule me një gravurë të stampuar.

Kjo u bë e mundur vetëm ngaqë, duke qenë të specializuara sipas mjeshtërive, kuptimet e ndryshme të emrit të vjetër  sot janë aq të ndara, sa nuk Iejojnë të lindë as rreziku më i vogël për të ngatërruar, fjala vjen, pullën (timbre-F.K.) e letrës sime me timbrin (timbre-F.K.) e instrumenteve, me të cilin me mburret mjeshtri i violinave.

Thuhet "Origjinat e rendit feudal". Po ku t'i kërkojmë? "Në Romë", janë përgjigjur disa. Të tjerë, në Gjermani. Arsyet e këtyre mirazheve janë të qarta. Në vende të ndryshme disa përdorime në të vërtetë ekzistonin - marrëdhënie klientele, miqësi lufte, roli i feudeve si pagë për shërbimet - dhe brezat pasardhës, që në Europë ishin bashkëkohës të epokave të quajtura feudale, duhej t'i vazhdonin. Gjithsesi, jo pa i modifikuar shumë. Nga të dyja palët, mbi të gjitha, ishin përdorur Qalë të tilla si "përfitim" (beneficium) te latinët, "feud" te gjermanikët, të cilat këta breza do të këmbëngulin t'i përdorin, por duke u dhënë ca nga ca pa e kuptuar një përmbajtje krejt të re.

Sepse, fatkeqësisht për historianët, njerëzit nuk e kanë zakon që, sa herë ndryshojnë shprehitë, të ndryshojnë edhe fjalorin. Sigurisht, këto janë konstatime plot interes. A do të besohet se ato e shterojnë problemin e shkaqeve?
Feudalizmi europian në institucionet e tij karakteristike nuk ishte një varg arkaik mbijetesash. Ai lindi nga një mjedis i tërë shoqëror gjatë një faze të caktuar të së kaluarës sonë. Z. Seignobos diku ka thënë: "Unë besoj se idetë revolucionare të shekullit XVIII... vijnë nga idetë angleze të shekullit XVII". Mos donte vallë ai të tregonte me këtë se publicistët francezë të epokës së Dritave, duke lexuar disa shkrime angleze të shekullit pararendës ose duke pësuar tërthorazi ndikimin e tyre, kishin marrë edhe parimet e tyre politike? Mund t'i jepnim të drejtë atij. Së paku, duke  supozuar se në formulat e huaja filozofët tanë, nga ana e tyre, nuk kanë shtënë asgjë origjinale si lëndë intelektuale ose si tonalitet ndjenje. Por, edhe e thjeshtuar kështu, jo pa shumë arbitraritet ndaj një fakti të huazuar, historia e kësaj lëvizjeje të mendimit do të jetë ende larg së qeni e qartësuar. Sepse gjithmonë do të qëndrojë problemi që të mësohet përse kalimi u bë në datën e treguar: as më herët as më vonë. Një infektim kërkon dy gjëra: brezat e mikrobeve dhe çastin kur sëmundja fiton një "terren".

Me një fjalë, një dukuri historike nuk shpjegohet kurrë plotësisht jashtë studimit të momentit të saj. Kjo qëndron për të gjitha etapat e evolucionit. Të kësaj ku jetojmë dhe të të tjerave. E ka thënë këtë përpara nesh proverbi arab: "Njerëzit u ngjajnë më shumë kohës së tyre se sa etërve të tyre". Duke mos medituar rreth kësaj fjale të urtë orientale, studimi i së kaluarës nganjëherë është diskredituar.