1. Kryefaqe
  2. Historia qytetrimit evropian
  3. Përfytyrimi i ri për botën

Përfytyrimi i ri për botën

image description
Për të matur shtrirjen e revolucionit intelektual që kryen milezianët, analiza duhet të bazohet kryesisht mbi veprën e Anaksimandrit. Doksografia na jep për të një pamje më të plotë, ose më pak të përcip- të sesa teoritë e Talesit dhe Anaksimenit. Për më tepër e mbi të gjitha, Anaksimandri jo vetëm që futi në fjalorin e tij një term të rëndësisë së madhe si arheja por duke zgjedhur që të shkruajë në prozë, ai reali- zon ndarjen me stilin poetik të teogonive dhe përuron llojin letrar tipik të historia perifyseos. Së fundi, tek ai gjejmë të shprehur më me rreptësi skemën e re kozmologjike që do të Ierë gjurmë në mënyrë më të thellë e më të përzgjatur mbi konceptin grek mbi universin.

Kjo skemë mbetet e Iidhur me çështjen e gjenezës. Si fyzis dhe si genesisy arheja ruan vlerën kohore: zanafillën, burimin. Fizikanët kërkojnë ku dhe në ç'rrugë lindi bota. Por ky rindërtim i gjenezës shp- jegon formimin e një rendi që tani projektohet në një kuadër hapësi- nor. Këtu, një aspekt duhet nënvizuar më fort. Borxhi i milezianëve ndaj astronomisë babilonase është i pakundërshtueshëm. Ata u huazuan vëzhgime e metoda të jcilat, sipas legjendës, i dhanë mundësi Talesit të parashikonte një eklips; ata u detyrohen edhe për disa instrumente si gnonomi që Anaksimandri e çoi në Spartë. Rifillimi i kontakteve me Lindjen u tregua, edhe këtë herë, i një rëndësie vendimtare për lindjen e një shkence greke ku preokupimet astronomike në fillim Iuajtën një rol më të madh. E megjithatë, për nga aspekti i saj gjeometrik, jo më aritmetik, për nga karakteri profan, e lirë nga çdo fe yllësore, astronomia greke vendoset menjëherë në një plan të ndryshëm nga shkenca babilonase nga e cila frymëzohet. Jonianët vendosin në hapësirë rregullin e kozmosit; ata paraqesin organizimin e  universit, pozicionet, distancat, dimensionet dhe lëvizjen e yjeve sipas skemave gjeometrike. Po ashtu siç vizatojnë mbi një hartë, njëpinaks, planin e tokës mbarë, duke u treguar të gjithëve figurën e botës së banuar, me vendet, detet, lumenjtë, po ashtu ata ndërtojnë modele mekanike të universit si sfera që Anaksimandri, sipas disave, duhet të ketë fabrikuar. Kështu, duke bërë e që të "shihet", ata e kthejnë universin, në kuptimin e plotë të fjalës, në një theori, në një shfaqje.

Ky gjeometrizim i universit fizik sjell nga pas një ripërpunim të përgjithshëm të perspektivave kozmologjike; ai përjetëson vendosjen e një forme të menduari dhe të një sistëmi shpjegimi pa iu referuar mitit. Për të marrë një shembull, Anaksimandri Iokalizon tokën, e palëvizshme, në qendër të universit. Ai shtori se, nëqoftëse ajo qëndron në qetësi në atë vend, pa patur nevojë për asnjë mbështetje, kjo ndodh sepse, në largësi të barabartë me të gjitha pikat e rrethit qiellor, ajo nuk ka asnjë arsye të shkojë më poshtë apo më lartë, as nga njëra anë e as nga tjetra. Anaksimandri e vendos, pra, kozmosin në një hapësirë të materializuar e të formuar nga marrëdhënie thjesht gjeometrike. Në këtë mënyrë shkëputet nga përfytyrimi mitik i botës me kate, ku e larta dhe e ulëta, nëpërmjet kundërvënies së tyre absolute, shënojnë nivele kozmike duke diferencuar Fuqitë hyjnore dhe ku drejtimet e hapësirës kanë domethënie fetare të kundërta. Veç kësaj, të gjitha shpjegimet me të cilat miti pretendonte te justifikonte stabilitetin e tokës, "bazë e sigurt për të gjitha gjallesat" (Hesiodi), dalin të panevojshme e qesharake: toka nuk ka më nevojë për "mbështetëse", për "rrënjë". Asaj gjithashtu nuk i duhet më të pluskojë, si tek Talesi, mbi një element të lëngët nga ku ka dalë, as të pushojë mbi një vorbull, ose, si tek Anaksimeni, mbi një jastëk ajror. Gjithçka është thënë, gjithçka është e qartë sapo vizatohet skema hapësinore.

Për të kuptuar përse njerëzit mund të ecin fare të sigurt mbi tokë, përse toka nuk bie ashtu siç bien sendet mbi sipërfaqen e saj, mjafton të dimë që të gjitha rrezet e një rrethi janë të barabarta. Struktura gjeometrike i jep kozmosit një organizim të një tipi të kundërt nga ajo që i jepte miti. Asnjë element apapjesë e botës nuk privilegjohet më në dëm të të tjerave, asnjë fuqi fizike nuk vendoset  më në pozicionin sundues të një basilesusi që ushtron mbi çdo gjë dynasteian e vet. Nëqoftëse toka është vendosur në qendër të një universi plotësisht rrethor, ajo mund të qëndrojë e palëvizshme për shkak të barazisë së largësisë së saj nga ky rreth pa iu nënshtruar sundimit të kujtdo qoftë. Kjo formulë e Anaksimandrit, që fut nocionin e Kratosit, e pushtetit sundues mbi të tjerët, tregon mbetjen e fjalorit dhe koncepteve politike në mendimin kozmologjik të Jonianëve. Por, siç nënvizon me mjaft të drejtë Çarls H. Kahn, në një studim të kohëve të fundit, Anaksimandri mbështet, në këtë fushë, një tezë që shkon përtej asaj që paraqet më pas nxënësi i tij Anaksimeni. Për këtë të fundit, toka ka nevojë të pushojë mbi ajrin që e sundon (synkratei) ashtu si shpirti sundon trupin. Për Anaksimandrin, në të kundërt, asnjë element i veçantë, asnjë pjesë e botës nuk do të mundte të sundonte të tjerat. Kjo është barazia dhe simetria e fuqive të ndryshme që përbëjnë kozmosin të cilat karakterizojnë një rend të ri të natyrës. Epërsia i takon vetëm ligjit të ekuilibrit e të ndërsjellshmërisë së pandryshueshme. Monarkia zëvendësohet nga një regjim izonomie si në natyrë dhe në qytet.

Që këtej rrjedh mospranimi për t'i dhënë ujit, si Talesi, ajrit, si Anaksimeni, apo çdo lloj elementi tjetër të veçantë, funksionin e arhesë. Lëndën e parë, "të pafund, të pavdekshme dhe hyjnore, që mbështjell e qeveris" çdo gjë, Anaksimandri e koncepton si një realitet më vete, të dallueshëm nga të gjithë elementët, që formon zanafillën e tyre të përbashkët, burimin e pashtershëm Hu të gjithë ushqehen në mënyrë të barabartë. Aristoteli na jep arsyet e kësaj zgjedhjeje: nëse një nga elementët do të zotëronte këtë pafundësi që i përket apeironit, të tjerët do të shkatërroheshin nga ai; në fakt, elementët përcaktohen nga kundërvënia e tyre reciproke; duhet, pra, që të gjenden përherë njëri kundrejt të tjerëve në marrëdhënie barazie (isazei aei tanantia), apo siç do të thotë Aristoteli diku tjetër, në barazi fuqie.

Nuk ka arsye të'vëmë në dyshim drejtësinë e arsyetimit të Aristotelit dhe të hedhim poshtë interpretimin që ai propozon mbi mendimin e Anaksimandrit. Duhet vënë re se argumentimi aristotelian nënkupton një ndryshim rrënjësor në raportet e pushtetit dhe të ren- dit. Basileia, mortarkia, të cilat, në mit, vendosnin rregullin dhe e ruanin atë, në perspektivën e re të Anaksimandrit, shfaqen si shkatërruese të tij. Rendi nuk është më hierarkik; ai konsiston në ruajtjen e një ekuilibri mes fuqive tanimë të barabarta, ku asnjëra nga ato nuk duhet të fitojë mbi të tjerat një sundim përfundimtar që do të sillte shkatërrimin e kozmosit. Nëqoftëse apeironi zotëron arhenë dhe qeveris çdo gjë, kjo ndodh pikërisht sepse mbrçtëria e tij përjashton mundësinë që një element të shtjerë në dorë dynasteian. 

Përparësia e apeironit garanton qëndrueshmërinë e marrëdhënieve, e meqë, superior ndaj gjithë elementëve, u imponon atyre një ligj të përbashkët. Nga ana tjetër, ky ekuilibër i fuqive nuk është vetëm statik; ai përfshin kundërshti, ai përbëhet nga konflikte. Sipas radhës çdo fuqi del në krye, shtie në dorë pushtetin, pastaj tërhiqet për t'ia lëshuar një tjetre, në proporcion me përparimin e vet fillestar. Në univers, në rrjedhën e stinëve, në trupin e njeriut, një cikël i rregullt kalon kështu epërsinë nga njëri tek tjetri, duke lidhur së bashku, si dy terma simetrike dhe të ndërkthyeshme, sundimin dhe nënshtrimin, zgjerimin dhe tërheqjen, forcën dhe dobësinë, lindjen dhe vdekjen e të gjithë elementëve, - këta elementë, të cilët, sipas Anaksimandrit, "duke ndjekur rendin e kohës, paguajnë reciprokisht dëmshpërblime (tisis) dhe drejtësi (dike) për adikianë që kanë shkaktuar".

E përbërë nga dynameis të kundërta dhe vazhdimisht në konflikt, bota i nënshtrohet një rregulli drejtësie kompensuese, një rendi që ruan në vetvete një izotes të saktë. Nën zgjedhën e kësaj dikeje të barabartë për të gjithë, fuqitë fillestare bashkohen, bashkërendohen sipas një balancimi të rregullt, për të krijuar, megjithë morinë dhe larminë e tyre, një kozmos unik.

Këtë përfytyrim i ri të botës, Anaksimandri e ka nxjerrë me mjaft saktësi në mënyrë që ai të imponohet si një lloj shablloni për tërësinë e filozofëve parasokratikë, si dhe për mendimin mjekësor. Në fillim të shekullit V, Alkmeni do ta formulojë me terma që do të tregoj ië aq qartë zanafillën politike saqë nuk duket e nevojshme, sidomos pas  artikujve që M. Vlastos i ka kushtuar këtij problemi, të këmbëngulet më gjatë. Alkmeni e përcakton në fakt shëndetin si izonomia ton dunameon, ekuilibrin e pushteteve, e lagështa dhe e thata, e ftohta dhe e ngrohta, e hidhura dhe e ëmbla, etj.; sëmundja rezulton si e kundërt nga monarkia e një elementi mbi të tjerët, sepse sundimi vetëm i një elementi të veçantë është shkatërrues.

Por përvoja shoqërore jo vetëm e ka pajisur mendimin kozmologjik me modelin e një ligji dhe një rendi barazitar që i ka zënë vendin sundimit fuqiplotë të monarkut. Regjimi i qytetit na është dukur solidar me konceptin e ri të hapësirës, institucionet e Polisit shkojnë e mishërohen në atë që mund ta quajmë një hapësirë politike. Do të vëmë re, lidhur me këtë, se urbanistët e parë si Hipodamosi i Miletit, janë në realitet teoricienë politikë: organizimi i hapësirës urbane është veçse një aspekt i përpjekjes më të përgjithshme për të vënë rregull e për të racionalizuar botën njerëzore. Lidhja mes hapësirës së qytetit dhe institucioneve të tij del edhe më qartë tek Platoni dhe tek Aristoteli.

Hapësira e re shoqërore është qendërzuar. Kratosi, arheja, dynasteia nuk janë vendosur më në krye të shkallës shoqërore, janë lënë es meson, në qendër, në mes të grupit njerëzor. Është kjo qendër që tanimë merr vlerë; shpëtimi i polisit mbështetet mbi ata që quhen hoi mesoiy sepse duke qenë në largësi të barabartë nga skajet, ata përbëjnë një pikë të qëndrueshme për ekuilibrin e qytetit. Në raport me këtë qendër, individët dhe grupet zënë të gjithë pozicione simetrike. Agora, që realizon në terren këtë rregullim hapësinor, formon qendrën e një hapësire publike dhe të përbashkët. Të gjithë ata që hyjnë në të quhen, për vetë faktin, si'të barabartë, izoi. Nëpërmjet pranisë së tyre në këtë hapësirë politike ata hyjnë, si njëra palë dhe të tjerat, në raporte reciprociteti të përkryer. Institucioni i Hestias Koinesë, Vatrës publike, është simbol i kësaj bashkësie politike:2 vendosur në Pritane, zakonisht mbi  agoranë, Vatra publike gjendet, në lidhjet e saj mevatrat e shumta familjare, në largësi të barabartë me familjet e ndryshme që përbëjnë qytetin; ajo duhet t'i përfaqësojë të gjitha pa u identifikuar as me njërën e as me tjetrën. Hapësirë e qendërzuar, hapësirë e përbashkët dhe publike, barazitare dhe simetrike, por edhe hapësirë e laicizuar, krijuar për konfrontim, debat, argumentim dhe që i kundërvihet hapësirës fetare të Akropolit ashtu si fusha e hosias, e çështjeve profane në qytetin njerëzor, asaj të hierave, të interesave të shenjtë që u përkasin zotave.

Që ky kuadër i ri hapësinor ka favorizuar orientimin gjeometrik që karakterizon astronominë greke; që ka një analogji të thellë strukturash mes hapësirës institucionale në të cilën shprehet kozmosi njerëzor dhe hapësirës fizike në të cilën milezianët vendosin kozmosin natyror, ja, këtë sugjeron krahasimi i disa teksteve. Sipas doksografisë, nëqoftëse, për Anaksimandrin, toka mund të qëndrojë e palëvizshme dhe e ngulitur, kjo ndodh për shkak të vendosjes së saj qendrore (peri meson, mesë) të homoiotes, të ngjashmërisë, dhe të ekuilibrit, isorropia. Duke u gjendur kështu në qendër, ajo, shton Anaksimandri, nuk sundohet (kratumenë) nga asgjë. Lidhja, për ne aq paradoksale, që Anaksimadri vendos mes mungesës së "sundimit", qendërzimit, ngjashmërisë, na lejon krahasimin me një tekst politik të Herodotit ku gjemë të njëjtin fjalor dhe të njëjtin solidaritet konceptual. Herodoti tregon se me vdekjen e tiranit Polikrat, Maiandriosi, i caktuar nga i ndjeri për të marrë pas tij skeptronin, thërret të gjithë qytetarët në kuvend dhe u njoftoi vendimin e tij për të shkatërruar tiraninë: "Polikrati, u tha ai shkurt, nukgëzonte miratimin tim kur mbretëronte si despot mbi të ngjashmit e tij (despozon andron homion eauto)... Për sa më takon mua, unë po e vendos arhenë es meson, në qendër, dhe shpall për ju izonomian.

Krahasimi do të duket edhe më domethënës pasi, tek vetë milezianët, koncepti i një hapësire fizike, të organizuar në mënyrë simetrike rreth një qendre, vërteton disa paraqitje me natyrë shoqërore. Sipas Agatemerosit, Anaksimandri i Miletit, nxënës i Talesit, qe i pari që vizatoi tokën e banuar mbi një pinaks, gjë që do ta bënte pas tij, në  mënyrë më të saktë, Hekatei i Miletit.1 Autori shton: Të vjetrit e përfytyruan tokën e banuar si rrumbullake, me Greqinë në qendër dhe Delfin në qendër të Greqisë. Dimë se ky konceptim duhej të ketë nxitur ironinë e Herodotit: "Qesh, shkruan ai, kur shoh hartat e tokës që shumë i kanë vizatuar në të shkuarën e që askush nuk i ka shpjeguar dot në mënyrë të arsyeshme. Ata vizatojnë Oqenin duke rrjedhur rreth tokës, e cila është e rrumbullakët sikur të qe bërë me kompas, dhe Azinë e bëjnë të barabartë me Evropën."2 Në një pasazh tjetër, Herodoti na zbulon pra- paskenat institucionale dhe politike të këtij gjeometrizimi, për mendimin e tij të tepruar, të hapësirës fizike. Pas katastrofës që pësuan, të gjithë jonianët u mblodhën së bashku në Panjonion. Biasi i Prienës, një nga të Urtët, këshilloi që fillimisht të krijonin një flotë të përbashkët për të shkuar në Sardenjë dhe atje të themelonin një qytet të vetëm panjonian. Më pas foli Talesi i Miletit. Ai propozoi të krijonin një këshill të vetëm (en Buleuterion) dhe ta vendosnin selinë e tij në Teos sepse ky ishull gjendet në qendër të Jonisë (meson Jonies) qytetet e tjera do të vazhdonin të banoheshin, por, ndërkohë, do të rrinin në gjendjen e demesit periferik të integruar në një polis të vetëm.

Nga ana tjetër ne kemi një provë të shkëmbimeve që mundën të ndodhin mes vlerave politike, gjeometrike e fizike të qendrës, të konceptuara si një pikë fikse rreth të cilës rregullohet, në shoqëri e në natyrë, një hapësirë barazitare me marrëdhënie simetrike e të ndërkthyeshme. Hestia, simbol mbi agoranë e rendit të ri njerëzor, do të mund të nënkuptojë tek Filolaosi zjarrin qendor kozmik, te filozofë të tjerë, tokën që qëndron e palëvizur në mes të universit fizik.