1. Kryefaqe
  2. Periudha 1000-1799
  3. Mjegullat kombëtare mesjetare në Adriatik

Mjegullat kombëtare mesjetare në Adriatik

image description
Fiset zeto-shqiptare dhe lidhja e 12 brezërive kroate

Metamorfozat kulturore të totemit. - Fizionomit biologjike e njëjtë e Zetës dhe e Shqipërisë së Veriut. - Fshati i zones qendrore dinarike. - Brezi mesjetar i famullive të fiseve të fuqishme nga liqeni i Shkodrës deri te liqeni i Baltës (Blatno jezero). - Pushteti mbretëror ndaj famullisë dhe fshatit. - Rrënimi I fiseve të fuqishme në Serbi, Podunavlje dhe në Sllavoninë e vjetër. - Anastrpfa e ndërgjegjes fisnore te kroatët.

Në kohën e vetorganizimit të fiseve shqiptare e të Zetës, kur atje ishte zhdukur fare aristokracia e lartë dhe kur turqit i paten dëbuar fare venedikasit, atëherë ndikimi i kishës u bë shumë I madh mbi të gjitha ato fise luftarake.

Nga malet e Zetës dhe deri në Ohër e Himarë shihen prova të qarta të shformimit të fiseve të organizuara në njësi hierarkike shtetërore. Sikurse dihet, Mali i Zi u bë me të vërtetë nën vlladikët e vet. 
Kryeipeshkvi i Tivarit, Bizzi, i cili në vitin 1610 kishte vizituar dioqezën e vet, tregon për banorët e fshatit Blinisht, se si ata, sapo shihnin priftin, linin çdo punë dhe vraponin t'i puthnin dorën. Kryetari kryelartë, Gieclalos, njeriu që kishte bërë vrasje te shumta e të shëmtuara, shkon dhe i bie në gjunjë kryeipeshkvit dhe i lyp bekimin. Në vitin 1601 u strehua në malet e Dukagjinit ipeshkvi i Stefanisë e i Bendës nga shkaku i persekutimeve. Kur turqit, në bazë të denoncimit të venedikasve, deshën ta kapnin këtu (1603), u ngrit ky popull i armatosur dhe i vrau të gjithë këta.

Për Mirkojeviqët a Pamalokët afër Tivarit, tregon Justiniani (1553) se ishin nën udhëheqjen e priftit Shtjefën shtëpia e tij ishte më e fuqishme ndërmjet Markojeviqëve "shtëpia e parë"; banonte në fushë në rrëzë të malit afër "Shpellës së Zezë".

Priftërinjtë dhe vetë ipeshkvët ishin atëherë luftëtarë tëfortë, që i përshtateshin qarkut të vet. Në vitin 1602, tregohet për një franciskan, që shërbente meshën dhe i kiyente detyrat shpirtërore i veshur me rroba qytetare, por edhe me fustanellë turke me armë në brez.

Në atë kohë (1642) në Shqipërinë e Veriut kishte priftërinj të rinj pa asnjë kualifikim: ushtarë, që në Lombardi kishin mësuar italishten, konkurronin me përfundime të mira për priftërinj. Përkundrazi kishte ndodhur që njëfarë Dom Mark Grasutit, kandidatit të kolegjit ilir, ia morën famullinë e Barbullushit priftërinjtë e Shkodrës. Në shek. XVII, ipeshkvët e  Lezhës kishin ndikim të madh mbi ushtarët në Ndërfandë; këta rregullonin atje të gjitha çështjet e kundërshtimet qytetare.

Ipeshkvi Gjergj (kroat. gjuro) Vladanji (1656-1692) shkaktoi në vitin 1676 mërinë e turqve kundër vetvetes, sa dha urdhër të ndërtonin një kullë (casa forte) në famullinë e Shën Nikollës (ndoshta abatia e mëparshme në grykën e Bunës).

Por shumë e fuqishme dhe më përpara se në Mal të Zi, u pa ndikimi i princave fetarë larg në Jug. Në fund të shek. XV gjendeshin edhe në Shqipërinë e Jugut, në vend të Zenevjevëve e të Shpatëve, të cilët i mori me vete stuhia etnike në Thesali, mjegulla më të buta fisesh, Për këto kemi njoftime nga koha, kur turqit depërtuan në truallin e Italisë, morën Otranton dhe e mbajtën që nga 25 korriku 1480 deri më 8 shtator 1481) Atëherë, pushteti Napolitan, që t'i dëbonte nga ato vise, ndërmori kundërmësymjen mbi Vlorën, Kaninën dhe Himarën. Operacionet i drejtonte këtu "Constantino Musachi Carli", nipi i Skënderbeut.

Në arkivin e Milanos gjenden raporte të mjafta mbi atë luftë në Shqipëri, të drejtuara dukës së Kalabrisë dhe Otrantos. Atje gjenden edhe dy letra të Konstantin Muzakës, njëra e ruajtur në përkthimin italisht, sepse origjinali ka qenë i shkruar në gjuhën greke, ndërsa tjetra në kopje të thjeshtë. Në një nga këto raporte dhe në dy letra përmenden fiset shqiptare prapa Vlorës deri në Himarë.) Këto fise janë: Chirlejsët (Churlisey), Plesejët e  Covesejët. Emri i këtyre të fundit ishte drejtësisht Kordhesejë.

Analogjisht, sikurse Shpatët quheshin me këtë emër sipas shpatave që mbanin, ashtu edhe Kordhesejët ishin thirrur kështu, sepse e kishin zakon të mbanin kordha. Kirilesejët quheshin, padyshim, me këtë emër sipas britmës luftarake të tyre Kvpie. Duket se ky ishte emri i përbashkët, nën të cilin kuptoheshin Plesejët e Corvesejët së bashku.

Njëqind vjet më vonë, këto fise dhanë lufiëtarë, të cilët ishin prej atyre (Albanesi e Cimmarioti) 10.000 vetave, që në vitin 1596 përmenden nën udhëheqjen e metropolitit ortodoks të Ohrit, Anastaziut, dhe që ishin të veshur përherë me rrobë të kuqe si kryeipeshkvi i tyre, të cilin e donin më shumë se çdo njeri tjetër si fëmijët, ashtu edhe populli primitiv e turmat moderne.

Lezha dhe Shqipëria e Veriut sivatër e lëvizjes së madhe të krishterëve në Ballkan 1593-1614. - Vlladikët dhe Këshillat e pleqve, "pleqësi" - Lidhja adriatike e fiseve në vitin 1620. - Veriu shqiptar dhe Jugu shqiptar.

Kjo dukuri e Kryeipeshkyit të Kuq, i cili i dha vetes titullin e patriarkut të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Shqipërisë, është në lidhje me lëvizjet e mëdha të elementit të krishterë në Ballkan kundër turqve, që filloi në vitin 1593. Papa dhe disa fuqi të mëdha të Perëndimit ishin pleksur në këtë lidhje. Vatra kryesore e lëvizjes ishte Shqipëria dhe këtu kryeqendra ishte përsëri qytëti i Lezhës.
Pranë shqiptarëve, serbëve, himariotëve dhe hercegovinasve duhej të dilnin edhe shqiptarët e Apulis (Pulies) (1595 quetti Albanesi che in Pnglia si trovano e con prestezza potriano da BrindisitraghetarsiinAlbania). Ekspertët e Perëndimit e kishin vlerësuar zonën nga Shkodra deri në Himarë (1593) për 40 000 luftëtarë. U provua të veprohej edhe me forcën e traditës historike
Në fillim luajtën një rol të madh si agjeritë politikë disa pjesëtarëtë familjeve të dikurshme të patricëve në Lezhë (Thomas Pelessa, Paolo Dukagjini), në Tivar (Marco Samuelis), një ulqinak (1595 uno de Dulcigno di famiglia Gliubizza), pastaj Mark dhe Gjon Gjini, siç duket, bajraktarë të Mirditës. Por venedikasit, që mbanin anën e turqve, e bënë të pamundur realizimin e aksionit të këtyre njerëzve, pjesërisht duke i paraqitur si aventurierë, pjesërisht se me ndihmën ë besnikut të tyre, Pal Dukagjinit, (1602 spione delli signori Venetiani), kishin zënë kalorësin Thomë Pelessën (1596). Edhe kushërinjtë e tij, të dy Gjinas, u bashkuan atëherë me të.

Por në krye të krejt lëvizjes ishin princiit e kishtërë: metropoliti i Ohrit, ipeshkvi i Lezhës, Patriarku i Pejës, Gjoni, (1614) dhe ipeshkvi i Korçulës. Pas shpinës së vlladikëve (peshkopëve) " shqiptarë fshiheshin gjerentët; "këshillat e pleqve" ose pleqsitë, të cilat u panë më së pari në Lezhë  dhe qe nga shek. XVI luajtën një rol të madh edhe në Greqi. Në këshillat e fiseve bashkëpunonin pranë kryetarëve ose "pleqve tëparë" edhe kleri i lartë e i ulët.

Edhe për vendimet e mëvonshme, shumë të rëndësishme, e morën nismën prelatët; këtyre ua ngarkuan edhe zbatimin.

Nuk mund të ishte, pra, e dyshimtë që ndikimi i kishës, përveç urrejtjes ndaj turqve, bëri që ksenofobia dhe urrejtja e pafre e njësive të vogla bujare të mund t'u shërbente qëllimeve më të larta. Tani me të vërtetë u krijuan edhe lidhje shumë të mëdha, të cilat të kujtojnë tamam Lidhjene njëkohshme të Irokezëvë (1560) në Amërikëri e Veriut, që u kënduan prej Longfellout në "Song of Hiawatha" e famshme.
Patrici katolik Bolizza (i Kotorit) njofton në vitin 1614 se fiset e veriut (Hoti, Kuçi, Shkreli etj.j kishin lidhur besë për ndihmë të ndërsjellë dhe për mbrojtje kundër turqve. Atëherë Hotët numëronin 600 luftëtarë, Këlmendasit 650, Kuçët 1500, Shkrelët 80 dhe Kastratasit 130.

Kulmi i këtyre lidhjeve arriti në vitin 1620. Në atë vit (më 11 nëntor) u bashkuan, nën pretekstin se do të paguanin taksën, në Beograd mbi Danub, vojvodët nga Lika, Polj ica, nga i gjithë Mali i Zi; pastaj u bashkuan edhe kryetarët e Kuçit, të Dukagjinit e të Kelmeridit, që do të vendosnin për çlirimin e të gjitha krahinave të pushtuara me ndihmën e spanjollëve dhe të Papës. 
Rolin kryesor, si bërthama e atëhershme e shqiptarëve katolikë, e luajtën Këlmendasit në fundin e shek. XVII, kur ushtria austriake (1689) kishte depërtuar thellë në Ballkan. Atëherë në tërheqjen e shqiptarëve për kryengritje kuridër turqve, meritat më të mëdha i pati franciskani Toma Rospasari, ndërsa udhëheqësi i kryengritësve serbë ishte pariarku i Pejës, Arseni III. Nën udhëheqjen e tij u krye lëvizja e madhe e sërbëve në veri (1690);  pak më vonë (1723-1727) u themelua kolonia e shqiptarëve afër Zarës me bashkëpunimin e kryeipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviqit, prej viseve afër Shkodrës e Tivarit.

Kundërshtimi ndërmjet Shqipërisë së vogël të Veriut, ku edhe sot ekziston lidhja e fiseve katolike të mirditasve, e trashëguar nga historia, dhe Shqipërisë më të madhe të Jugut e myslimane, ku nuk u arrit deri në formacione të mëdha fisnike e të qëndrueshme, por sistemi turk i çifligjeve është bashkuar me organizimin bizantin e me pronat e mëdha të aristokratëve shqiptarë; ky kundërshtim është kaq vital, sapër një kohë të gjatë nuk do të shuhet ndjesia, që mirditasit kërkojnë një republikë të vetën.