1. Kryefaqe
  2. Ilirët
  3. Adriatiku Mesdhetar dhe përfshirjet e tij antike

Adriatiku Mesdhetar dhe përfshirjet e tij antike

image description
Mesdheu dhe Adriatiku - Ballkani dhe Italia. – Tipa qytetesh në perspektivën e mijëra vjetëve. - Qytetet ilire të Jugut; Medoni, Shkodra dhe Doklea. - Tipat e vendbanimeve helene: Epidamnos dhe Apolonia. Kolonitë dhe komunitetet romake. Kuflri klasik i të dyja fuqive antike në Lëzhë.

Edhe pse ende sot pjesa më e mirë e qytetërimit të bardhë shtrihet rreth Adriatikut, për një varg të gjatë shekujsh ai qe përreth detit Mesdhe. Adriatiku, i shikuar historikisht, është një miniaturë, ose, së paku, një vatër kulture e Mesdheut, sepse shtrihet në kufirin e të dyja botëve antike: Lindjes e Perëndimit.

Dy herë kaloi Lindja nëpër detin Adriatik për në Itali; së pari, me veshje helene dhe, së dyti, me veshje bizantine. Në thundrën e çizmes italiane, ku njëherë ishte Manga Graecia helene, qëndroi më gjatë sundimi bizantin. Më vonë edhe Otranto ra përkohësisht në duart e sundimtarëye turq të Kostandinopolit (në vitin 1481). 

Katër herë kaloi nëpër Ballkan Perëndimi i armatosur: në kohën romake, normane, anzhuine dhe venedikase-aragonase. Kalimi i pestë vërehet në ditët tona.

Bregu i Adriatikut është plot me vendbanime të moçme. Pothuajse të gjitha qytetet në bregun lindor ekzistojnë prej mijëra vjetësh. Në këto qytete shihen jo vetëm rrymat madhështore të kulturës së elementit banues të Adriatikut, por atje lëviz edhe diçka tjetër, qe duket, sikur të ishte në gjumë: nuk shihen më skeletet e qyteteve, që dikur qenë të gjera e të hapura: vihen re ndërrime vendesh e pozicionesh. Ulqini ndërron vend nga veriu në jug; qyteti i Shkodrës oshilon përreth keshtjellës së vet; Lezha zhduket e përtërihet bashkë me akropolin që i bën kurorë; Vlora e ka ndërruar dy herë pozitën; Durrësi, porsi iriqi, është zgjeruar dhe, pastaj, në kohën e dyndjes së popujve është mbledhur prapë në një lëmsh, e ka kërcenuar klima dhe e kanë dëmtuar armiqtë; kolonitë romake e helene janë matamorfozuar topografikisht: Solini u shndërrua në Split (Spalato), Epidaurus në Dubrovnik (Raguzë), Dukla në Bar, Apolonia në Vlorë.

Qytetet, të cilat në kohën e vjetër lulëzonin në bregun lindor të Adriatikut, kanë themele ilire; më vonë morën trajtën e vjetër helene, kurse në mesjetë morën fizionimi romake. Toka e hapur, që atëherë shtrihej përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Epiri deri në Panoni, ishte krejt ilire dhe në shek. IX para Krishtit i shohim ilirët edhe në Italinë e Jugut (Mesapët e Japigët); në lindje me Thrakët; këta dy popuj u bashkuan dhe u rritën së toku në tokën e Shqipërisë së sotme.

Në të gjitha formimet e fiseve ilire homogjene që nga koha e hershme shihen ndryshime të mëdha kulturore, që u shkaktuan nga ndikimi i helenëve. Sa më e madhe ishte gjerësia gjeografike, aq më i fortë ishte ndikimi. Ndërsa në veri vala kulturore helene kishte prekur bregun e Adriatikut, në Shqipëri ajo kishte depërtuar thellë në tokën ilire.

Si duket, ilirët e jugut kanë filluar shumë herët ndërtimet me gur. Deri në ditët e sotme nuk është gjetur asnjë gjurmë ndërtesash  në Shqipëri si ato që janë vënë re në veri, në Bosnjë afër Glasincës, ndërmjet Stolcës e Lubinjës, mbi Kiçën përgjatë Isteretvës (Narentës), Si tip i një qyteti të fisit të vjetër ilir jugor mund të shërbejë Meduni, në zonën e Kuçit të sotëm në lindje të Malit të Zi, i cili edhe në kohën tonë është një fortesë me rëndësi, me mure ciklopike, me një kështjellë që rrallë mund t'i gjendet shoqja në botë, historia e së cilës arrin 20 shekuj më parë, kjo është një Medeon, Meteon i Polibit e Livit, në tokën e fisit Labeatas; ku i dërguari (legati) romak Piperna, në vitin 168 para Krishtit, zuri rob gruan e mbretit ilir Gentit së bashku me djemtë e saj. Një qytet ose kështjellë tjetër e të njëjtit fis qe Shkodra, e cila u bë më vonë qendra e mbretërve ilirë; kjo është e fortifikuar nga natyra (munitum situ naturali oppidum), me mure të mëdha dhe pyrgje me porta.


Në fisin e afërm Dokleates, në malet e Malit të Zi të sotëm, nuk ka shumë kohë, që në themel të mbishkrimeve, u vërtetuan dy qytete të këtij fisi: Doklea, në vendin ku bashkohet Moraça me Zetën dhe ku, më vonë, ishte qyteti i madh romak e kështjella Salthua afër fshatit të sotëm Vilusit jo larg Grahovës. Atëherë, në kohën paraflaviane, në këto kështjella sundonin, nën mbrojtjen romake, dy kryetarë (princeps), që ishin dy vëllezër dhe që kishin fëmijë, emrat e të cilëve janë thjesht ilirë. Një qytet i tillë (i të njëjtit fis) ka qenë, siç duket, edhe Perasti, vendi në giykën e Rizanit, që përmendet që nga viti 1330, por emri i të cilit mund të vihet në lidhje me Pirustët ilirë; pastaj është Sarda  në kthesën e Drinit në lindje të Shkodrës; më në fund, në Mesjetë (1291) është qyteti episkopat i rindërtuar Sappa në zonën e Zadrimës. Edhe ky emër të kujton fisin ilir më verior të sardeatëve ose^ sapejët thrakas (Eanaioi Eanaia).         

Dy bashki qytetesh më të mëdha në jug, në lindje të lagunës vlonjate, kanë emra fisi ilir. Këto janë "colonia Byllis " në viset e fisit Bullion dhe Amantia në viset e  e cila kishte rreth 60 fshatra:

Nën turqit, në këto vise deri në reformat e reja, e mbante këtë titull nëpunësi i parë i policisë të një qarku të vogël. Në kohën e Venedikut, titulli "voyvoda" në Drisht (1478), në Tivar (1499) dhe në Lezhë (1502) tregonte drejtuesin e milicisë së qytetit.

Në kohën e republikave të qyteteve, në tërë Adriatikun ishte institucioni i noteriatit për caktimin me shkrim të punëve private ligjore. Këto njoftime, lista private ligjore janë si në mbretërinë bizantine, ashtu edhe në Perëndimin latin me shkronja egjiptiane, si dhe me shkronja të vjetra greke e romake. Njoftimet private të Italisë janë vijim i atyre romake, njoftimet kopte e arabe janë degët e vjetra bizantine, kurse ato serbe janë vijim i njoftimeve bizantine të reja. Atdheu i instrumentit noterial, i cili zotëronte në vetvete fuqi të plotë vërtetuese, ishte Italia e Veriut, por institucioni noterial kishte vatrat (qendrat) e veta të pavarura në tërë Italinë dhe në gjithë mbretërinë bizantine.

Pikërisht në njoftimet mesjetare të Adriatikut është mbajtur më qartë censura ndërmjet të dyja gjysmëqarqeve kulturore.

Ekzistonte paralelizmi më i ngushtë ndërmjet njoftimeve italiano-veriore e dalmatine, mandej ndërmjet njoftimeve italiano-jugore e shqiptaro-duklane.

Sikurse Italia e Jugut, ashtu edhe Durrësi kishte njoftimet dygjuhësore, latine e greke paralelisht. Në njoftimet latine nënshkruanin disa dëshmitarë greqisht dhe në njoftimet greke kishte nënshkrime latinisht. Gjurmët e gjuhës greke shiheshin edhe në Raguzë, por në shekullin XII greqishtja u zhduk fare në veri të Durrësit. Njoftimeve latine ua zunë vendin këtu njoftimet serbe.

Deri në kohën e Venedikut u mbajt në Durrës noteriati grek, krahas atij latin. Edhe në shek. XV u mbajtën këtu noterët grekë si nëpunës (1441 notarii greci autentici et alii notaril boni latini). Edhe clomenikanët e Durrësit i shkruanin çështjet e veta ligjore greqisht (1359). Noterët grekë i përkisnin klerit ortodoks, ata përbënin korporatën, në krye të së cilës qëndronte protonoteri. Edhe në Vlorë e Ohër ishin korporata noteriale greke, Në Durrës gjendeshin edhe (1258) nomikët. Të tilla kishte kudo nga Azia e Vogël deri në Apulia e Sicili. Edhe këta ishin shkruesit e njoftimeve. Dalloheshin prej tabularëve në radhë të parë, sepse nuk ishin të organizuar në korporata, ishin të emëruar nga pushteti shtetëror dhe e kryenin shërbimin kryesisht në truall të hapur.

Të tillë nomikë ose inomikë të vjetër serbë përmenden në Prizren (1346-1366), në Trepçë dhe në Novo Bërdo (1410-1438). Në ligjin e Dushanit nuk përmenden më, por në përkthimet serbe të disa ligjeve, inomikët identifikohen me tabularët. Noteriati latin i Durrësit nuk dallohej aspak nga ai i Ulqinit dhe i Tivarit, por dallohej thelbësisht nga i qyteteve dalmatine, sepse sa më në veri aq më i përparuar ishte. Noteriati shqiptaro-duklan kishte ruajtur shenja arkaike. Kurse në Trogir noterët numëroheshin si "nëpunës të jashtëm". Ndërsa në Split (Spalato) nuk duhet të ishin prej provincave të Dalmacisë, përkundrazi në Tivar, Ulqin, Shkodër e Drisht ishin qytetarë te vendit. Në Raguzë punonin pa përjashtim noterë italianë, kurse në Kotorr ndaloheshin prifërinjtë të kryenin detyrën e noterit: në qytetet duklane noterët ishin patricë, priftërinj dhe kanonikë të vendit. Vetëm aty këtu shiheshin ndonjëherë noterë italianë. Zyrat e vjetra të kontëve raguzianë në Mljet (Meleda) dhe Lokrum (Lakroma) në shek. XV i drejtonin priftërinjtë shqiptarë që ishin më tepër nga Tivari. Por si noterët, ashtu edhe thelbi i noteriatit shqiptaro-duklan kishin mbetur në shkallën arkaike. Njofitimet (listat) e qyteteve të tyre nuk ishin bërë në të vërtetë asnjëherë instrument noterial si në Dalmaci. Fuqia e tyre vërtetuese mbështetej gjithnjë te deshmitarët; noteri ishte vetëm njëri nga dëshmitarët. Si dhe në  Italinë e Jugut, atje noteri i nënshtrphej kontrollit të qarkut. Bashkë me këtë e nënshkruanin dokumentin edhe dy dëshmitarë nëpunës: gjykatësi dhe dëgjuesi (auditor). Në Durrës në kohën e anzhuinëve përmendej "gjykatësi i përjetshëm për kontrata 1379. Siç dihet, raguzianët mbajtën një zyrë të madhe për korrespondencë me hinderjandin Shumë më e thjeshtë ishte një zyrë e tillë në Kotorr. Një gjë e tillë duhet të ketë qenë edhe në Tivar, Ulqin e Drisht.

Në kohën e Venedikut përmendet mjaft në Shkodër "kancelari sllav". Nga trajta dhe brendia e njoftimeve noteriale shqiptaro- duklane, mund të rixjerrim ndonjë gjë mbi llojet e statuteve të qyteteve, sepse në anën tonë të Adriatikut nuk pushonin së funksionuari statutet kurrsesi sipas jugut me Kotorrin dhe Budvan. Janë ruajtur statutet e qytetit të Drishtit cili në shek, XIV gjendej nën juridiksionin eipeshkopal katolik të atjeshëm. Në rastin e ardhjes së pushtetit të Venedikut: përmenden statutet e Durrësit (1392) të Shkodrës (1396) dhe të Drishtit (1392 antiqua statuta), Ndër re :të njoftimeve bëhet qartë edhe më përpara për statutin e Tivarit (1369) e të Ulqinit (1376).

Të gjitha këto statute, sikurse edhe ato të të gjitha qyteteve të Adriatikut, ishin të shkruara latinisht dhe tregojnë qartë se prej e deri në Otranto nuk ka pasë dallim në qarkun kulturor.
Vala e kodifikimit dhe e konsolidimit të të drejtave të qyteteve erdhi nga veriu. Statutin e parë në Adriatikun lindor e pati Korçula  (1214). Në Spalato, në vitin 1240, kryetari i bashkisë,  lindur në Jakinë (Ancona), dha urdhër të kodifikoheshin "zakonet e mira" "kapitular" qe redaktuar rishtas në vitin 1312. Në të njëjtën, kohë (1291-1308) ndodhi edhe redaktimi i statutit të Trogirit. Në Raguzë u krye konsollim i në vitin 1272. Kjo rrymë konsolidimi vijoi në tokën e poshtme italiane e siciliane, ku u hap seria e të drejtave të qyteteve në kohën e Karlit I Azhua. Statuti i Budvas u bë nën mbretin Dushan (1351),Në këtë kohë konsolidohet e drejta qytetare edhe në Tivar. Redaktimi i ligjeve të Ulqinit ishte kryer edhe më përpara, kur ishte atje " Marcus Pollanus i lindur në Venedik (1280).   

Në kohën e sundimit të rëndë të Balshajve dhe të Topiajve (1382-1392) duket se qytetarët e Durrësit kishin qëne të shtrënguar t'i fshihnin statutet e tyre. Në fillim të periudhes së Vendikut (1398) u gjetën vetëm te françiskanët e atjeshëm  krerë të atij statuti të shkruar në letër. Karakteri i këtyre statuteve ishte krejtësisht bizantin, fare i afërt me statutin e Apulies e të Barit.   
Statutet e qyteteve duklane ishin shumë të ngjashme me ato të Raguzës. Në kohën e despotëve serbë në shek. XV, u plotësuan boshllëqet e të drejtave qytetare të Tivarit sipas statuteve të Raguzës. Këtu dërgonin tivarasit (1414-1444) apele përtë drejtat trashëguese. Në vitin 1440 despoti serb Gjuragji urdhëroi që të barazoheshin të drejtat e qytetit Budva me ato të Tivarit. Nëkohën e Venedikut u hoqën kudo, aq. sa qe e mundur, shumë ligje të iashtëzakonshmetë avteteve dhe statutet e Venedikut u vendosën si burim ndihmës i të drejtave.