1. Kryefaqe
  2. Rajoni
  3. IDENTIFIKIM I RREMË

IDENTIFIKIM I RREMË

image description
Gjyqi në Mitrovicë shkaktoi një valë të re turbullirash në Kosovë. Përsëri gjithçka filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, por këtë herë nuk rezultoi me një grevë të përgjithshme, por me demonstrata të rinisë e kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme. Karakteristika kryesore e këtyre demonstratave është veprimi në grupe të vogla dhe shtrirja e tyre në shumë vende. Grupet veprojnë në të njëjtën kohë në shumë vende e kur milica ndërhyn me bomba me gazlotsjellës, tërhiqen shpejt dhe shfaqen diku tjetër. Si mbrojtje kryesore shfrytëzojnë rrugicat e ngushta të lagjeve, të cilat ngjajnë me qytetet orientale dhe në të cilat policia depërton me vështirësi. Krahas kërkesave për lirimin e Azem Vllasit dhe të të tjerëve këta demostures hidhnin parulla dhe për Adem Demaçin etj.

Organizatorët e procesit të vllasit nuk mund të dëshironin një kuadër më të mirë për mbajtjen e këtij procesi. Ky kuadër ishte më se i mirëpritur për të rënduar më tej aktakuzën e cila juridikisht, siç treguan analizat e specialistëve, është e mbështeutr në kunstruksione të pabaza dhe është e qartë se është fjala për një njeri që ka mendime të ndryshme politike. Ky proces u ndërmor në rrethana të jashtëzakonshme dhe nga nevoja që të eliminohej dhe të asgjësohej një kundërshtar politik. Procesi mezi priste rrethana të jashtëzakonshme.

Me fjalë të tjera, meqenëse Vllasi dhe të tjerët gjykohen si të panënshtruar dhe si shqiptarë të pabesë që u bashkuan me «kundërrevolucionin», prokurorëve u shkonte shumë për shtat që në kohën e mbajtjes së procesit, në rrugët e vendbanimeve kosovare të shfaqeshin demonstruesit shqiptarë me parulla të tilla që bënin të mundur që jashtë gjyqit të bëhej ai identifikim kyç, që në aktakuzë dhe në procesin gjyqësor nuk mundi të provohej se ish-udhëheqësi partiak kosovar ka vepruar nga pozita armiqësore të separatizmit shqiptar. Në qoftë se për Vllasin kohët e fundit ka ngritur zërin emigracioni shqiptar e tani dhe separatistët në Kosovë, atëherë nuk është e nevojshme asnjë lloj prove më e mirë dhe më e madhe për karakterin armiqësor të politikës së tij.

Të rinjtë e revoltuar kosovarë, me sjelljen e tyre, e cila ngjason shumë me intifadën palestineze, plotësojnë aktakuzën dhe përfaqësojnë një «provë» të qartë për ekstremizmin e fshehur të vetë Vllasit dhe për ndikimin e dëmshëm të tij te të rinjtë. Për këtë arsye, shtypi serb këto ditë me keqdashjen më të madhe konstaton: Si mund të jetë i pastër një njeri i tillë! E me rastin e kërkesës për abolim mund të lexohet se faji i Vllasit tani është më se i qartë, pasi atë po e mbrojnë njerëz si Shuvari, Koçijançiçi e të tjerë.

Nga ana tjetër, vetë dalja e Vllasit dhe e të tjerëve në bankën e të akuzuarve, në ikonografinë tipike të serisë së proceseve të separatistëve shqiptarë, që për një pjesë të opinionit publik ishte një shok i vërtetë, bën pjesë në strategjinë ë identifikimit të politikës së Vllasit me separatizmin e nacionalizmin. Mashtrimi pothuajse është i përsosur: Vllasi është katandisur në armik, në mbret të pakurorëzuar të irredentizmit. Kështu edhe te njerëzit dashamirë, tek ata që i kanë besuar Vllasit përato që ka thënë, lind dilema: A nuk ka qenë kjo e gjithë demagogji, ndërsa tani po tregohet thelbi i platformës së tij politike?

Megjithatë, me vendosmëri duhet hedhur poshtë një identifikim i tillë, ky lloj kurorëzimi i Vllasit si udhëheqës i irredentizmit. Ajo që ndodhi në nëntorin e vitit një raport të drejtë. Natyrisht, ne na mban shpresa se edhe Kombet e Bashkuara edhe Qendra për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë do të bëjnë demarshet e nevojshme pranë qeverisë jugosllave që në Kosovë të ndërpritet kjo gjendje.