1. Kryefaqe
  2. Pikëpamje
  3. KRIZA DHE DEMOKRATIZIMI

KRIZA DHE DEMOKRATIZIMI

image description
Nocioni demokratizim, që gjithnjë e më shpesh po përdoret në publicistikën tonë, paraqet një lloj hibridi pragmatik, i cili shërben si parullë e të gjithë atyre që besojnë se ky nocion e fsheh formulën shpëtimtare për dalje nga kriza e sotme e thellë e shoqërisë jugosllave. Me fjalë të tjera, demokratizimi i Jugosllavisë konsiderohet si parakusht themelor për përballimin e krizës, Sdo mend se caku këtu është i qëlluar mirë: demokratizimi është e vetmja rrugë për krijimin institucional të rendit demokratik në Jugosllavi dhe me këtë krijohen kushtet për mposhtjen e atyre aspekteve esenciale të krizës, të cilat kanë shkaktuar bllokadën e sotme të sistemit. Por, shtrohet pyetja: a është i mundur qysh tani instrumentalizimi i qëllimit, i cili ende nuk është arritur dhe nuk ka mbështetje institucionale (demokracia), dhe a mund të shfrytëzohet si mjet i vetarritjes? Ata që po shërbehen me parullën e demokratizimit, në të vërtetë, nisën nga supozimi se në Jugosllavi ka institute e potenciale të konsiderueshme demokratike, të cilat mund të shfrytëzohen si mjete për të ecur kah realizimi i qëllimit përfundimtar: demokracisë së plotë. A kanë të drejtë ata? A është rruga për demokraci në Jugosllavi e trasuar nëpërmjet instrumenteve të demokratizimit që i kemi në disponim? Disa procese në Jugosllavi sikur i japin të drejtë mbrojtësve të kësaj teze. Në disa segmente të jetës shoqërore përnjëmend ekzistojnë elemente të demokratizimit. Populli në këtë apo në atë mënyrë e ka tejkaluar depresionin e tij të mëparshëm politik dhe ka dalë në skenën politike, liria e mendimit dhe e paraqitjes publike gjithnjë e më shumë po bëhet e pakufizuar, liria e bashkimit politik e partiak është në prag, nëse jo të legalizimit të plotë, atëherë të tolerimit të heshtur, në zhvillim e sipër është edhe procesi i rishqyrtimeve qenësore të sistemit shoqëror dhe të atij ekonomik, i cili ka gjasa të përfundojë me rikonstruimin demokratik të sistemit.

Duke mos i nënçmuar aspak këto procese të demokratizimit, megjithatë, jam i prirur për një vlerësim më skeptik të gjendjes dhe të instrumenteve që i kemi në disponim për të realizuar qëllimin: demokracinë. Skeptik jam për arsye se këto procese më parë i shikoj si rrjedhojë të shkatërrimit gradual dhe të shkoklimit të brendshëm të një sistemi, sesa si shprehje të fuqisë së idesë së rendit të ri, i cili ka lëshuar rrënjë në trollin tonë dhe me aplikimin e lirive, tashmë të përfituara demokratike, paralajmëron një rritje organike drejt demokracisë së plotë. Me fjalë të tjera, demokratizimin e tashëm e shoh më parë si shprehje të dobësisë së sistemit, i cili ende nuk e ka përjetuar kulmin e krizës së tij sesa si shprehje e fuqisë së një rendi që po krijohet dhe i cili do të mund të na kursente nga përvoja e falimentimit të plotë të sistemit, me të gjitha ato pasoja të tmerrshme që edhe sot mund të parashihen, por jo edhe krejtësisht të evitohen. Ne jemi në anijen, e cila ngadalë po fundoset, ndërsa demokratizimi i tashëm më shumë i ngjan përgatitjes së barkave të shpëtimit, derisa «pronarët» dhe drejtuesit bëjnë përpjekje të fundit për ta bërë remontin e saj, duke mos ngurruar edhe nga përdorimi i mjeteve të mobilizimit të dhunshëm, në mënyrë që edhe pak ta shtyjnë fundin e sundimit të tyre.

Besimi që disa e shprehin, kuptohet nga qëllimet më të mira dhe nga arsyet e kuptueshme pragmatike ndaj shenjave të demokratizimit të jetës politike, lidhet ngushtë me nënçmimin e forcës së oligarkisë, që e ka pushtetin dhe e cila aspak nuk interesohet për demokraci, që është «kanakarja» e sistemit, që e ka aparatin administrativ, ushtarak e policor në duart e veta dhe ka në dispozicion makinerinë e fuqishme propaganduese, e cila ia siguron legjitimimin e pushtetit dhe manipulimin me interesat kolektive të masave. Nga ana tjetër, është më se e vërtetë se demokratizimi nuk u arrit përmes ndërmarrjes së organizuar dhe nga aspekti programor dhe strategjik mirë të mbështetur të forcave demokratike, por është stihik dhe, në të vërtetë, «i falur nga regjimi që po e ndërron strukturën autokratike e kanalet e liberalizimit dhe të demokratizimit të kushtëzuar po i shfrytëzon për qëllimet e veta, si një prej mjeteve të luftës për zënien e fronit të boshatisur autokratik. Instrumentalizimi i demokratizimit për qëllime jo demokratike më së miri u tregua në Serbi, ku shtypi në vitet e tetëdhjeta, së pari, u lirua nga shumica e tabuve dhe e kufizimeve të mëparshme, por më vonë u shndërrua në një organ direktiv i oligarkisë së re. Në mjediset e tjera ndodh pak a shumë e njëjta gjë, por diku në format paksa më kritike. Përjashtim bëri deri diku Sllovenia, ku forcat demokratike kanë arritur një masë kritike të autonomisë, kur mund të shtrohen kushtet për një ujdi shoqërore të re demokratike. Por, meqë demokratizimi në Slloveni në përmasat jugosllave ka mbetur oaz dhe meqë Jugosllavia si tërësi nuk mund ta përcjellë këtë shembull dhe, për më tepër, tregon me shumë mosdurim sesa mirëkuptim, forcat demokratike në Slloveni gjithnjë e më shumë po u kthehen ideve separate e «asimetrike» të rregullimit të gjendjes në shtëpi të vet, ndërsa Jugosllavia po u bëhet ankth, kanosje dhe pengesë.

Fati i demokratizimit slloven është simptomatik për tezën të cilën po e mbroj këtu. Ky demokratizim nuk është vetvetiu dhe për nga përmbajtja organike e saj separatiste, po ky «separatizëm» është shprehje e asimetrisë esenciale të shoqërisë jugosllave, të potencialeve të ndryshme demokratike në njësitë e ndryshme federale dhe në regjionet e ndryshme. Shoqëria sllovene sipas strukturës së sai dallon nga regjionet e tjera dhe, të them ashtu, është më e pjekur për miratimin e formës moderne të demokracisë politike të tipit parlamentar, derisa në mjediset e tjera ky model më pak ka mundësi të pranohet për shkak të karakterit kalimtar të strukturës sociale të tyre, me shtresat dominuese të rikomponuara, që preferojnë format autoritare të pushtetit dheqë janë jotolerante ndaj shfaqjeve të intëresave të ndryshme dhe autonome.

Kriza jugosllave në esencë është krizë e «jonjëkohësisë» së zhvillimit të njësive federale dhe të regjioneve, e njëkohësisht edhe të falimentimit të politikës së nivelimit artificial të këtyre «jonjëkohësive» në një model të obliguar për të gjithë. Partia Komuniste, e cila pas revolucionit ka marrë detyrë të rëndë që shoqërinë jugosllave ta transformojë prej një shoqërie të pazhvilluar në atë të zhvilluar, edhe pse synonte monolitizmin ideologjik dhe solidaritetin, dhe institucionet kyçe të sistemit ia ka nënshtruar këtij monolitizmi, së pari, nëpërmjet sigurimit të monopolit ndaj pushtetit shtetëror, shteti partiak, edhe vetë gjatë kësaj kohe u bë viktimë e «jonjëkohësisë» së interesave brenda vendit. E detyruar që, për shkak të mbrojtjes së monopolit të institucionalizojë decentralizimin në vend të demokratizimit, ajo në vitet e shtatëdhjeta faktikisht e ka legalizuar depërtimin e «jonjëkohësisë» në shtetet partiake dhe ka përgatitur rrënimin e brendshëm në vitet e tetëdhjeta, si dhe transformimin e themelit legjitimues të pushtetit të këtyre shteteve partiake në përfaqësim të interesave të ndryshme nacionale. Me këtë «jonjëkohësia>> ka shpërthyer ne skenën politike fuqishëm dhe në mënyrë më të egër, si kacafytje nacionale nën mbrojtjen e sovraniteteve shtetërore. Te kjo edhe vetë proceset e demokratizimit morën parashenjat nacionale, bartësit e tyre nisën të denoncohen mes veti para instariqës së interesit më të lartë, apo pushtetit më të lartë, ku secili e shtynte popullin e vet si sovran. Nevoja e ngutshme ë shoqërisë jugosllave për dëmokratizim, sidomos në kushtet kur shteti partiak; e solli vendin në krizë ekonomike të pa-shtegdalje, u shndërrua në surrogat të pluralizmit e të gjitha shtresat, të cilat dolën ne skenën politike, ne piona të oligarkive nacionale.

Në krizën aktuale lëkundjet tektonikë ë pamundësojnë mobilizimin efektiv të forcave demokratike. Proceset e demokratizimit nuk mund të përcjellin stuhinë e kahjes kryesore të krizës, e cila e pezullon çdo iniciativë demokratike. Një fuqi ciklonike tregon sidomos kriza ekonomike, e cila nuk mund të zgjidhet me instrumentet e sistemit të tashëm, në kushtet kur krejtësisht ; mungon edhe vullneti i instancave kompetente, që madjë për një kohë të ndërpritet lufta për pushtet dhe konfrontimi i pamëshirshëm propagandistik. Përkundrazi, kriza ekonomike po shfrytëzohet si poligon kryesor i luftës për pushtet, me gjithë rrezikun e tmerrshëm që e sjell varfërimi i përgjithshëm i popullatës dhe ndjenja e përgjithshme e humbjes së çdo perspektive dhe shprese.

Pasiguria ekzistënciale i shkon për shtat mobilizimit emocional të masave, homogjenizimeve nacionale në baza irracionale, krijimit të psikozës së paraluftës, shpërthimit të pasioneve, gufimit të llojeve të reja të utopizmit, kurorëzimeve të prijësve karizmatikë brenda natës etj. Në një atmosferë tashmë të krijuar të tillë për Jugosllavinë do të mund të thoshim se më parë gjendet pranë humnerës së shkatërrimit sesa para daljes graduale nga kriza përmes forcimit të instrumenteve te demokratizimit.

Kuptohet se është vështirë të parashikohet se si dhe kur do të shpërthejnë pasionet dhe çfarë përmasa do të marrin konfliktet. Por, megjithatë, një gjë është më se e sigurt: gjithnjë e më shumë do të ketë greva të punëtorëve dhe mitingje nacionale me kërkesa ultimative dhe me këto do të hapet problemi kyç i kohës, sipas të cilit nuk do të jetë më me rëndësi se a do të bjerë kjo apo ajo qeveri dhe ky apo ai program gjysmak për shërimin e gjendjes, por si do të mbrohet pushteti i tashëm si i tillë dhe si e me çfarë mjetesh do të evitohet lufta qytetare që po kanoset, apo shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në disa vise ose edhe në tërë Jugosllavinë,,. krahas asaj që tashmë është shpallur në Kosovë.

Shembulli i Kosovës më së miri e ilustron vonesën dhe impotencën e forcave demokratike para stuhisë ngarendëse të krizës, gjegjësisht të procesit të rrënimit të sistemit të shtetit partiak. A ka qenë e mundur të shpëtohet Kosova? Unë do të thosha se jo. Pse jo? Për arsye se Kosova në të vërtetë paraqitet si rast paradigmatik i krizës globale jugosllave, në të cilin si në pasqyrë shihet kursi i saj. Dhe përfundimi, gjithashtu. Ngjarjet e 1981-shit në Kosovë në një mënyrë të pervertuar të përzierjes së kërkesave sociale e nacionale të shqiptarëve, paraqitën dhe shtruan problemin esencial të domosdoshmërisë së demokratizimit të brendshëm të Kosovës, por edhe të demokratizimit të Jugosllavisë në përgjithësi.

Pushtetmbajtësit kosovarë dhe ata jugosllavë nuk kanë dashur, e, ndoshta, as nuk kanë mundur të shohin përmbajtjen demokratike të rebelimit të shqiptarëve, përkundër faktit se ajo u paraqit në formën e shtrembëruar, duke u lidhur me kërkesën që të pranohet shteti nacional i shqiptarëve në Jugosllavi.-Pushtetmbajtësit më me qejf këtu panë vetëm — «kundërrevolucion». As forcat demokratike në vend atëbotë nuk e kuptuan porosinë se vetë elementet konstituive të sistemit shkaktojnë pervertimin global që i pezullon dhe i qet në harresë kërkesat për demokratizim, e në vend te tyre, si surrogat, ofron shtetet nacionale.

Për këtë shkak më vonë në mënyrë zinxhirore dhe me një përzierje eksplozive të njëjtë të kërkesave sociale e nacionale, por edhe në saje të manipulimit me «kundërrevolucionin» në Kosovë, kanë ndodhur edhe Mbledhja e tetë e Serbisë më 1987, edhe tetori i 1988-ës në Novi-Sad, edhe janari i 1989-ës në Malin e Zi, por këtyre herave me parashenja ideologjike të «revolucionit antiburokratik», sikurse edhe «pranvera sllovene» si kontrapunkt demokratik i kundër-thënies në mes të «kundërrevolucionit» dhe «revolucionit antiburokratik», ku, nga njëra anë, doli sheshit prapavija realsocialiste e manipulimeve ideologjike me masat në pjesët juglindore të vendit, ndërsa, nga ana tjetër, për shkak të bllokadave që u paraqitën rreth çështjes së sovranitetit slloven, edhe në këtë punkt ku demokratizimi kishte përparuar më së shumti e gjithë çështja prapë u mistifikua dhe mori rrugën e gabuar të nxitjes së konflikteve të sovraniteteve ekskluzive nacionale.

Nga i gjithë ky kompleks i çështjeve që këtu vetëm sa u prekën dhe ndërlikueshmëria e të cilave as që ka mundur të përfshihet në një tekst të këtillë skicues, si përfundim kam dashur të nxjerr këtë përfundim: demokracia është kërkesë tryesore e kohës, por Jugoslla-via nuk është ende e gatshme ta realizojë këtë kërkesë, sepse ndihet mungesa e traditës demokratike (natyrisht,: jo të asaj të mitizuar, çfarë është, p.sh., ajo e demokracisë serbe nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, por të asaj reale), gjeneratat e sotme janë të detyruara të kompensojnë këtë mungesë edhe përmes «mësimit negativ, gjegjësisht duke zbuluar vlerat e dialogut, të tolerancës dhe të racionalizimit të interesave politike pas përjetimeve imediate të pasojave te konflikteve, të jotolerancës dhe të irracionalizimit të interesave.

Forcat demokratike, e këtu së pari mendoj Shoqatën e Iniciativës Demokratike Jugosllave, në strategjinë e tyre do të duhej të parashikonin edhe përgatitjen për të ecurit nëpër mundime. Nëse edhe për ne vlen mendimi i kahmotshëm i Manhajmit se «tendenca demokratike është fati ynë i parapërcaktuar», e unë jam i bindur për këtë, atëherë edhe këto bredhje tona të sotme me këmbëzat e qelqit të demokratizimit, herdokurdo do të duhej të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme, e cila jo vetëm se di çka kërkon, por ka edhe mjete për të realizuar atë që kërkon.