Daily Alerts:

Strukturat politike të ilirëve

HERODOTI

DEMOSTENI

ARISTOTELI

SKYLAKSI

POLYBII

CEZARI

CICERONI

THUKIDIDI

image description
Strukturat politike të ilirëve
Iliria
Që në fillim u tha se shënimet e para për ilirët te autorët e lashtë janë të lidhura me ngjarjet dhe me marrëdhëniet e tyre me maqedonët. Por, meqë është karakteristikë e përgjithshme e tyre të kopjuarit e njëri-tjetrit, është e vështirë të përcaktohen të dhënat e tyre nga pikëpamja kohore. Me që në shek. VII e VI p.e.s. ilirët ndërmarrin aksione të shpeshta plaçkitëse në Maqedoni dhe në Delf, ata bëhen objekt i interesimit të autorëve të lashtë. Kështu, lajmet e para për ta i gjejmë te logografët kur këta flasin për enkelejtë, veprat e të cilëve, për fat të keq, nuk janë ruajtur1. Për ta flet edhe Herodoti2. Në gjysmën e dytë të shek. V para e.s., duke folur mbi luftën civile që në vitin 436 para e.s. shpërtheu në Epidamn, Tukididi i përmend taulantët, popull ilir3, dhe flet për përzierjen e tyre në këto ngjarje. Mandej ai flet edhe për lidhjen e aleancës ndërmjet ilirëve e lynkestëve (në vitin 423 p.e.s.) dhe e cila ishte e drejtuar kundër Maqedonisë. Duke qënë kështu të bashkuar, ata mundën Perdikën, mbretin maqedon, dhe aleatin e tij Braziden, strategun spartan4.

Me fuqizimin e Maqedonisë, mbretërit e saj orvaten ti zgjerojnë fuqitë e tyre edhe në trevat fqinje. Realizimi i këtyre dëshirave has në rezistencën e fortë të fiseve ilire. Pikërisht këto ngjarje janë shkaku pse në shek. IV p.e.s. për ilirët flitet edhe shkruhet aq shumë. Në realitet, meqë në vitet 400/399 ilirët u bënë ballë me sukses dhe ua ndalën hovin pushtues mbretërve maqedonë, ata tani nga mbrojtja ata kalojnë në sulm dhe kështu marrin inisiativën në duart e veta. Sipas Diodorit të Sicelisë5, në vitin 393 p.e.s. edhe pse faktikisht këto ngjarje janë zhvilluar në vitin 383 p.e.s., ilirët dëbojnë Amintën III, mbretin maqedon. Në këtë aksion të suksesshëm ilirëve u ndihmon shumë edhe lufta për pushtet që shpërthen para Arhelaut /413-399 p.e.s./, turbullira këto që kanë vazhduar deri në kohën e Amintës III /382-370 p.e.s./. Në këtë kohë djali më i ri i Amintës III, Filipi, që më vonë njihet si Filipi II, që merret peng, u dorëzohet tebanëve6. Luftërat e pandërprera dhe të rënda të maqedonëve me trakët dhe me ilirët, për të cilat na bën fjalë Justini7shënojnë periudhën e aktivitetit intensiv të ilirëve në ngjarjet dhe në mosmarrëveshjet e brendshme të mbretërisë maqedone. Por, sundimi i Aleksandrit II /369-365 p.e.s./ është edhe koha e konsolidimit të brendshëm të Maqedonisë dhe e zhvillimit të qetë në planin e jashtëm. Mirëpo edhe gjatë kësaj kohe Maqedonia u paguan tagra ilirëve8. Megjithatë situata nuk u përmirësua as në kohën e pasardhësve të tij, në radhë të parë në kohën e Alorit e pastaj të Perdikës, të cilët kanë ardhur në pushtet me dhunë. Kështu, Perdika pëson një disfatë të rëndë prej ilirëve9. Vetëm me ardhjen e Filipit II /359-336 p.e.s./ situata shndërrohet në dobi të Maqedonisë. Pasi në vitin 359 p.e.s. ai nënshkruan paqen me athinasit10, fillon të përgatitet për t’u liruar nga barra e rëndë ilire. Për këtë arsye ai i propozon mbretit ilir, Bardhylit, paqe, por me kusht që ilirët t’i lirojnë të gjitha qytetet e Maqedonisë. Meqë ilirët nuk e pranojnë një propozim të tillë, Filipi II, në vitin 358 p.e.s u bën luftë ilirëve dhe i mund. Pas kësaj ngjarjeje këta detyrohen t’i braktisin viset e pushtuara gjer te liqeni i Lihnidit11. Filipi II nuk u ndal me kaq, por i vazhdoi luftërat dhe pushtimet në trevën ilire. Kështu, po atë vit ai sulmon dardanët12. Edhe pse burimet na flasin për konflikte të pandërprera të ilirëve me maqedonët, prapëseprapë ilirët kurrë më nuk do ta rifitojnë fuqinë dhe epërsinë e kohës së para Filipit II. Së këndejmi del qartë se cila trevë e ilirëve është objekt i vështrimit të autorëve të lashtë.

Por në sajë të këtyre të dhënave është e qartë se deri në kohën e Filipit II, kur edhe për herë të parë përmendet nocioni «mbreti ilir», ilirët na paraqiten politikisht të organizuar në sistemin fisnor. Për një rend të tillë dëshmojnë edhe materialet arkeologjike nga Shqipëria, si qyteza e Gajtanit e cila është një qendër fisnore13, respektivisht në Tren14, e jo vetëm këtu, por edhe në trevën e gjerë historike të fiseve ilire, pra në tërë trevën veriperëndimore e qendrore të Ballkanit. Për një sistem të tillë na dëshmon edhe varrimi në tumat që është karakteristik për ilirët, si p.sh. në Kuçi i Zi15, Barç16, Mat17, Çinamak18, dhe gjetkë në trevën e gjerë të fiseve ilire, kudo që ata jetonin. Dëshmi më karakteristike e rendit të këtillë politiko-social janë varret e Trebenishtës19. Të dhënat e materialit arkeologjik të trevës ilire të kësaj periudhe na paraqesin, tanimë, një shoqëri me struktura të diferencuara. Por, megjithatë, po ashtu shihet qartë se pjesa më e madhe e Ballkanit qendror dhe veriperëndimor mbetet jashtë interesimit të autorëve të lashtë.
Për pjesën veriperëndimore, konkretisht për brezin bregdetar të Adriatikut, edhe pse në mënyrë të përgjithësuar, flitet në veprën e gjeografit Skymni nga Kios (184/183 p.e.s.) të cilit i mvishet vepra «Periegesis», autori i së cilës nuk na është i njohur dhe ka jetuar kah fundi i shek. II p.e.s., e për këtë arsye quhet edhe Pseudo Skymnos. Vepra e këtij autori të panjohur është shkruar si duket në vitet 145/110 p.e.s.20. Autori i kësaj vepre, pa dyshim, ka shfrytëzuar edhe burimet e kohërave më të hershme të Hekateut, Eforit, Timeut, Herodotit, Eratostenit dhe Teopompit. Madje është me rëndësi edhe fakti, që në këtë vepër nuk përmendet asnjë ngjarje pas shek. IV p.e.s. Veç të tjerash, me rëndësi është se kjo vepër, përveç brezit bregdetar, përfshin edhe një pjesë të brendsisë së Gadishullit Ballkanik. Në «Periegezën» e tij, ndër tjera, lexojmë: «Thonë se rreth bregdetit të Adriatikut banojnë një mori barbarësh pothuaj një milion e pesëqind mijë banorë (...). Pas kësaj shtrihet toka e Ilirisë me popullatë të madhe. Thonë se popullata ilire është e madhe, nga e cila disa jetojnë në brendi duke punuar tokën, kurse të tjerët në brigjet e Adriatikut. Disa prej tyre i nënshtrohen pushtetit të bazilejve, disa monarkëve kurse të tjerët vetësundohen»21. Nga kjo që u tha mund të nxjerrim dy konstatime, edhe pse të karakterit të përgjithshëm: 1 — se në të gjitha të dhënat e autorëve të lashtë, që u përmendën deri më tash, për herë të parë përmendet sundimi mbretëror në shekullin IV p.e.s., dhe 2 — këto të dhëna, nga një anë lidhen kryesisht me ngjarjet historike që kanë të bëjnë me Maqedoninë dhe nga ana tjetër, siç janë ato të Pseudo-Skymnit, janë të karakterit «loci communes». E gjithë kjo dëshmon qartë se nuk duhet të përgjithësohen dhe se për shfrytëzimin e tyre duhet të jemi tepër syçelë dhe kritikë. Që ato të shfrytëzohen sa më mirë, nevojitet të shfrytëzohen vertikalisht për nga aspekti kronologjik e nga aspekti territorial, horizontalisht, kuptohet në qoftë se është e mundshme, edhe në kombinim me të dhënat e materialit arkeologjik. Megjithë vështirësitë e pashmangshme, që janë pasojë e natyrës së të dhënave të autorëve të lashtë, të cilët flasin për dukuritë politike dhe strukturat sociale e ekonomike të ilirëve, prapëseprapë është e domosdoshme dhe me interes të madh që të ndriçohen strukturat e përmëndura politike te ilirët. Por, sado që deri më tani është shkruar dhe studiuar shumë, sidomos për shtetin e Ilirisë së jugut, rezultate këto që rrjedhin dhe nga punime magjistrale22, prapëseprapë në literaturën e sotme shkencore ndeshemi gjithnjë në një anë me disa dilema të caktuara, që kanë të bëjnë me fizionominë dhe karakterin e shtetit ilir, dhe, nga ana tjetër, me praninë e konsiderueshme të koncepteve që kanë qenë karakteristike për she kullin XIX në trajtimin e dukurive politike-shoqërore të tyre. Kjo pa dyshim vërehet në përdorimin e terminologjisë politiko-sociale të shekullit XIX kur bëhet fjalë për realitetin socio-politik të fiseve ilire.

Këtu nuk kemi për qëllim të ndalemi rreth problemit të gjenezës së formacionit shtetëror te ilirët, sepse, siç u cek më sipër, lidhur me këtë ekziston një literaturë e gjerë23. Megjithatë, ne edhe përkundrejt rezultateve të dukshme në këtë fushë, ndeshim pyetje, siç janë: «a është shteti ilir i tipit mesdhetar», ose «a është ajo organizatë fisnore apo mbifisnore», apo sundim i ndonjë bashkësie fisnore (siç ishte te maqedonët)?» ose «ky nuk është kurrëfarë shteti, por vetëm lidhje fisnore? Pse atëherë nuk flitet për shtetin e delmatëve ose të desidiatëve? Edhe ata kanë luajtur të njëjtin rol, megjithatë, ata na paraqiten si fise»24. Një nga arsyet e gjithë këtyre dilemave qëndron, në një anë në qëndrimet dhe në pikënisjet e ndryshme lidhur me këto probleme të specialistëve të shkencave parahistorike dhe klasike apo të filologëve dhe të historianëve, kurse nga ana tjetër edhe në trajtimin e trevës ilire si një territor unik në aspektin kulturo-social e deri diku edhe politik, edhe pse te Pseudo-Skymni25, siç pamë më sipër, ballafaqohemi me ndarjen e kësaj treve në atë bregdetare dhe të brendësisë me forma dhe struktura të ndryshme politike, madje edhe me mënyra të ndryshme të prodhimit. Duke pasur parasysh pikërisht këtë fakt, dilemat e cekura më sipër rreth formës dhe karakterit të shtetit ilir na duken të tepruara. Sidoqoftë, faktori i shteteve mesdhetare-helenistike në ndikimin e formave politike të atyre vendbanimeve ilire, që ishin në fqinjësi të drejtpërdrejtë me to, jo vetëm që nuk duhet të mohohet, por as të nënçmohet. Prandaj mendojmë që historia e trevës ilire, si për strukturat politike, sociale dhe ekonomike, si për dukuritë shpirtërore, e jo vetëm për kulturën materiale, duhet të studiohen në tërësi e jo në forma të mbyllura. Mendojmë që vetëm atëherë mund të nxjerrim deri diku një tërësi të caktuar.
Në dritën e kësaj që u tha do të orvatemi (kuptohet me mundësitë që na ofron materiali ekzistues), të përqëndrohemi në disa dukuri të strukturave politike-sociale dhe ekonomike. Për sa i përket strukturës politike të fiseve ilire, të dhënat e autorëve të lashtë, duke i plotësuar me ato të materialit epigrafik, na bëjnë të mundshme, që të tërë trevën e banuar me fiset, të cilat në kohërat historike njihen me emrin e përbashkët «ilirët», ta ndajmë në dy pjesë politiko-territoriale. E para është ajo që përfshin territorin e Ilirisë së Jugut dhe një pjesë të madhe të trevës së dardanëve, pra e cila ishte në afërsi imediate të botës kulturore e politike helenistike, kurse pjesa tjetër që përfshin atë të Ballkanit veriperëndimor me pjesën tjetër bregdetare, duke përfshirë trevën prej Neretves në veri dhe një pjesë të Ballkanit qendror. Vetëm me këtë mënyrë është e mundshme të ndriçohen dhe të kuptohen shumë dukuri të strukturave politike, që janë karakteristike për Ilirinë e Jugut dhe për trevën e dardanëve, respektivisht për pjesën veriperëndimore dhe përqëndroren.

Duke u nisur nga të dhënat e Pseudo-Skymnit26, që kanë të bëjnë me gjendjen politike të fiseve ilire, ndeshemi, siç pamë me tri forma të pushtetit politik, e këto janë: 1. bazilejtë (lat. regia), 2. monarchia dhe 3. autonomesthai (lat. propriae leges), vetësundim. Edhe pse këto të dhëna të Pseudo-Skymnit, siç u tha më sipër, janë të karakterit «loci communes», (të karakterit të përgjithësuar) gjë që vështirëson përcaktimin se për cilat vise të ilirëve është fjala, prapëseprapë me rëndësi është të theksohet se format e pushtetit të bazilejve, dhe të monarkëve, paraqiten në shekullin IV p.e.s. edhe te autorë të tjerë, të cilët shkruajnë për marrëdhëniet iliro-maqedone. Por, shtrohet pyetja: a mund të aplikohet dhe të interpretohet funksioni i «mbretit» ose i nëpunësit, i cili në kohërat historike ka zgjatur një vit, si ushtrues i riteve të shenjta me atë të «mbretit» të fiseve ilire?

Edhe pse duhet të kemi parasysh faktin se Iliria e Jugut dhe Dardania27 kanë qenë në kontakte të përhershme me botën helenistike, prapëseprapë ato i kanë ruajtur edhe vetitë e tyre të caktuara si në jetën politike, ashtu edhe në dukuritë e tjera shoqërore dhe ekonomike28. Megjithatë, duhet theksuar, se gjuha greke ka qenë instrument komunikimi si në diplomaci, ushtri ashtu edhe në oborret e helenizuara29. Përkundrejt këtij fakti, në oborrin e mbretërve ilirë është shfrytëzuar ndihma e përkthyesit30, që do të thotë se ajo nuk është zhdukur nga përdorimi, si mjet komunikimi, as në shtresat e larta politiko-shoqërore ilire. Ndonëse kjo dukuri është e pamohueshme, prapëseprapë ndikimi helenistik në strukturat politike nuk mund të mohohet.
Që në shekullin V p.e.s. forma bazë e strukturës politike te tesprotët, molosët, taulantët dhe kaonët ishte koinoni31, nocioni i cili te autorët e lashtë i përgjigjet lidhjes fisnore në krye të së cilës ishte demokracia ushtarake, kurse te molosët dhe antintanët përmendet kujdestari i mbretit, te parauejt madje edhe mbreti32. Materiali epigrafik nga Bylis, Amantia33 dhe qytete të tjera të Ilirisë së Jugut, të cilat kanë qenë të ngjashme me qytetet greke34, na i bën të njohura edhe format e tjera të strukturave politike, siç ishin prostates35, të cilat përmenden edhe nga autorët e lashtë. Këto me siguri kanë paraqitur parinë e familjeve bujare, të cilat në lidhjen fisnore ishin «primi inter pares» («të parët në mesin e të barabartëve») Procesi i formave politike te ilirët në mbarim të shek V dhe në fillim të shek. IV p.e.s. ka qenë i ngjashëm me të popujve fqinjë, që ka qenë karakteristik për rendin fisnor. Kjo shihet nga terminologjia që përdorin autorët e lashtë kur flasin për organet e pushtetit politik të fiseve të Ilirisë së Jugut, siç ishin arhe, ose ta pragmata, respektivisht koinon, ose symahia, basileus etj. që për nga forma janë identike me ato të botës greke, edhe pse nuk është e domosdoshme të përputhen plotësisht për nga përmbajtja36. Mandej këto struktura politike, për të cilat bëjnë fjalë autorët e lashtë, kanë qenë karakteristike për ilirët në përgjithësi. Kështu, p.sh., që në shekullin IV p.e.s. nocioni ethnoi Illyrioi kishte një domethënie të gjerë politike me të cilën nënkuptohej bashkësia e gjerë politike, e jo ndonjë fis i caktuar37. Përveç basilejve, si element të strukturave politike në veprat e autorëve të lashtë përmenden edhe «miqt’ e mbretërve», respektivisht «filloi»38 element, pra, thjesht helenistik39 pastaj «principes gentis»40 apo «principes Illyriorum»41 «mëkëmbësit»42 «dualizmi»43 dhe «dinastët»44. Në sajë të asaj që u tha deri më tani shtrohet pyetja se çfarë pozite politiko-juridike ka pasur bazileu ose reksi (mbreti)? Pa dyshim se gjithë organet e sipërpërmendura janë shprehje e qartë e ndikimit të elementeve shtetërore-juridike helenistike në organizimin politik të ilirëve. Edhe pse ky shtet ilir i ka pasur të gjitha organet që janë karakteristike për një shtet, politikisht të organizuar, siç janë ushtria, administrata civile, prerja e monedhave, diplomacia, aparati fiskal, i cili ka mbledhur tatimet45, a mund të thuhet se pushteti i mbretit ka pasur karakter absolutist, të cilin është orvatur ta forcojë edhe me anë të marrëdhënieve me fqinjët, madje shpeshherë edhe me martesa dinastike46, siç ishte rasti i Gencit me mbretërinë dardane? Ai vërtet ka lidhur paqë, ka shpallur luftë, ka udhëhequr negociata diplomatike qoftë vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të vet, siç mund të shihet në rastin e negociatave ndërmjet Gencit dhe Perseut47. Megjithatë, pa mëdyshje mund të thuhet se ai ka qenë personalitet përfaqësues sidomos në marrëdhëniet me botën e jashtme. Por në qoftë se e analizojmë pozitën e Teutës dhe të Gencit, atëherë këtu ndeshim dy faza të zhvillimit të pushtetit mbretëror.

Vetë mënyra e ardhjes së Teutës në pushtet nuk mund të shpjegohet saktësisht. Mund të supozohet se ajo ka ardhur në pushtet në mënyrë legale ose me forcë. Hypja e mbretërve ilirë në pushtet me dhunë nuk është e panjohur. Një shembull të tillë e kemi lidhur me ardhjen e Bardhylit në pushtet, i cili zëvendësoi Siraun (fundi i shek. V dhe fillimi i shek. IV p.e.s.), të cilin autorët e lashtë e quajnë cub, apo latro dhe i cili nga përkatësia sociale i ka takuar shtresës më të ulët48. Analiza e të dhënave të autorëve të lashtë49, prapëseprapë na bën të mendojmë me arsye se kjo grua energjike dhe plot vullnet për të sunduar, ka ardhur në pushtet përmes trashigimisë legale. Kështu mendojnë edhe disa historianë të shekullit tonë50. Ndërkaq, sipas mendimit të disa të tjerëve, pushteti i saj ka qenë i kufizuar, kishte më tepër karakter përfaqësues51. Në favor të këtij mendimi flet në një anë përgjigjia e saj delegatëve romakë: «...Se ligjet nuk i lejojnë mbretit që t’i pengojë ilirët të pasurohen në mënyrë private nga të mirat e detit»52, apo se «Teuta ka ushtruar punët me miqtë besnikë»53. Nga kjo shihet qartë se pozita juridiko-politike e këtyre «miqve besnikë të mbretërve» ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe e pavarur.

Ndonëse autorët e lashtë nuk na japin asnjë të dhënë lidhur me ekzistencën e organit të këshillit të pleqve, të cilët do ta kufizonin pushtetin e mbretit, ose do t’i miratonin vendimet e tij, prapëseprapë këta «miq të mbretërve» kanë mundur të jenë anëtarë të këtij këshilli mbretëror, siç ka qenë rasti në shtetet helenistike54. Këta miq të mbretit funksionojnë edhe në kohën e Gencit (180-168 p.e.s.) e shërbejnë dhe në punët e diplomacisë55.

Por nga vetë fakti se pranë mbretërve kanë ekzistuar edhe një sërë strukturash të tjera politike, për të cilat është folur, shihet qartë se pushteti politik i mbretërve ilirë jo vetëm që ka qenë i kufizuar, por edhe struktura e pushtetit të tyre të brendshëm ka qenë rregulluar në sistemin federativ56. Në një përfundim të tillë mund të arrihet lehtë, nëse analizohet teksti i diktatit L. Anicit, lëshuar në Shkodër në vitin 168 p.e.s. Në të, në mes tjerash, lexojmë: «Atëherë Anici, pasi pushtoi Epirin dhe vendosi ushtrinë nëpër qytete të rëndësishme për të dimëruar, u kthye në Shkodër, në Ilirik, ku kishin arritur nga Roma pesë delegatë dhe, pasi ishin thirrur nga të gjitha provincat të parët, mbajti me ta kuvendin. Këtu nga tribuna shpalli se senati romak dhe populli romak vendosi që ilirët të jenë të lirë dhe se trupa do të tërhiqen nga të gjitha qytetet, fortifikatat dhe kështjellat dhe që isejasit, taulantët, pirustët dhe daorsët, si edhe banorët e Rizonit dhe të Ulqinit, jo vetëm të jenë të lirë por edhe të lirohen nga pagesat e të gjitha tagrave. Pastaj e ndau Ilirikun në tri rajone: njëri është ai për të cilin kemi folur më lart, i dyti ka përfshirë të gjithë labeatët, kurse i treti (i ka përfshirë) agravonitasit, banorët e Rizonit dhe ulqinakët me fqinjët e tyre57. Vetë fakti i ekzistencës nga një anë i dualizmit në pushtet, dhe nga ana tjetër prania e dinastëve dhe të «principum gentis» tregon qartë se kemi të bëjmë me një unitet shtetëror formal, të cilin e karakterizonin antagonizmat, luftat për pushtet58 dhe vrasjet. Kjo pa dyshim reflektohej në të gjitha përmasat pikërisht në kohën kur Genci orvatej të sundonte në mënyrë absolute mbi shtetasit e vet, siç mund të shihet edhe nga vetë titullatura e tij «Gentius rex Illyriorum»59, respektivisht «Genthio ton Illyrion basilea»60. Kjo titullaturë tregon se mbreti në sajë të kompetencave speciale ka mundur të vendosë vetë61. Pranë tij ishin edhe anëtarët e familjes62 «miqtë»63, me ndihmën e të cilëve kishte mbytur edhe të vëllanë, Platorin64, që t’i mirrte pushtetin.
Njëra nga pasojat e sundimit të tij absolutist ishte edhe tradhtia e bashkësunduesve dhe e dinastëve të tij në kohën më kritike të sundimit të tij, d.m.th. në kohën e konfliktit me romakët. Marrëdhënie të tilla të paqëndrueshme midis mbretit dhe dinastëve, të cilët faktikisht kanë mundur të ndërrohen65, nga një anë, dhe në mes mbretit dhe «principes gentium» nga ana tjetër, i kanë përshkuar strukturat politike gjatë tërë kohës së luftërave iliro-romake66. Në realitet, një antagonizëm në mes pushtetit qendror dhe vendbanimeve të vogla fisnore, ku të gjithë anëtarët e një mesi njihnin njëri-tjetrin dhe të cilët kanë pasur interes të përbashkët, ka qenë karakteristikë e përgjithshme e periudhës së sundimit të shteteve helenistike67. Romakët, të cilët ishin pragmatikë në politikën e jashtme, e kanë shfrytëzuar këtë gjendje me mençuri68. Kështu, për shembull, disa nga dinastët ata i shpallnin për mbretër, kurse të tjerët i përkrahnin në pushtet, duke e forcuar kështu pozitën e tyre politike. Këtu kemi të bëjmë me sunduesit e qyteteve autonome, të cilët quhen edhe polydinastai69, dhe me përfaqësuesit e aristokracisë fisnore, të ashtuquajturit principes gentis, të cilët i kanë ruajtur pozitat e veta sidomos në aktivitetin ekonomik, në prerjen e monedhave dhe në jetën politike. Me fjalë të tjera, qytetet së bashku me rrethinën e tyre dhe bashkësitë fisnore, në sajë të pavarësisë së tyre ekonomike, e cila shprehej, siç u tha, edhe në prerjen e monedhave, si në Bylis dhe Scodra70 ashtu edhe te labeatët71 e daorsët72, bëhen qendra politike që ishin karakteristike jo vetëm për tërë rajonin73, por edhe gjatë tërë kohës së historisë së tyre. Një situatë e tillë vazhdon edhe gjatë sundimit romak, i cili nuk ndryshoi asgjë në format e strukturave politike të Ilirëve, vetëm se pas disfatës katastrofale që pësoi Genci, mbreti i fundit i ilirëve, dhe, siç shihet qartë nga vetë diktati i Scodres, ata e ndanë tokën e ilirëve në tri krahina apo tërësi administrative: «Inde in tres partes Illyricum divisit»74. Edhe pse këtu është fjala vetëm për trevën e shtetit të ardianëve, prapëseprapë, siç u tha, struktura politike e fiseve ilire, marrë në tërësi, nuk u asgjësua. Të njëjtat struktura vazhduan të funksionojnë edhe në brendi të Gadishullit Ballkanik. Kjo tregon se romakët jo vetëm që nuk kanë shkuar kah asgjësimi dhe shkatërrimi i gjendjes politike me të cilën u ballafaquan, por janë orvatur që t’u përshtaten strukturave politike ekzistuese. Me fjalë të tjera, ata i njohin dhe i përqafojnë strukturat politike, shoqërore dhe ekonomike vendase. Madje edhe me rastin e themelimit të municipeve, popullsia vendase, jo vetëm që është dominuese, por edhe, siç thotë me të drejtë M. Garashanini: «pjesa më e madhe as që është romanizuar, respektivisht ka fituar të drejtën qytetare romake, madje edhe atëherë kur në vetëqeverisjen e qytetit ka vendin udhëheqës»75. Elementi i princepsit, përfaqësues i shquar fisnor, i njohur që në kohën e Gencit, madje edhe përpara, dëshmohet edhe në materialin epigrafik të periudhës romake. Kështu, p.sh., në Rjeçane, në territorin e dokleatëve, janë zbuluar dy mbishkrime në të cilat përmendet princeps, i pari i bashkësisë së dokleatëve, njëfarë: Agirro Epicadi f (ilio), principi k (astelli) Salthus76, kurse tjetri, po ashtu në Rjeçane, në të cilin përmendet: Caius Epicadi f (ilius) princeps civitatis Doclatium77. Të dhëna të tilla, që flasin për ekzistencën e princepsve në trevën e gjerë ilire, madje edhe në Gadishullin Ballkanik në përgjithësi, janë dëshmuar mjaft. Si shembuj po përmendim vetëm disa: në fshatin Breza, në verilindje të Sarajevës, përmendet njëfarë: Valens Varron (is) f (ilius) princeps Desitiati (um)78, pastaj te skordiskët, fis iliro-kelt79 te Slankameni /Acumincum/: F. Flavius Proculus pr (inceps) praeft (ectus) Scord (iscorum)80 etj. Të gjitha këto të dhëna flasin për ruajtjen e rendit fisnor te ilirët edhe pas pushtimit të vendit të tyre nga romakët. Treva e këtyre princepseve, apo praefecti, siç quhen ndryshe, paraqet një njësi, bashkësi, të njohur me emrin civitas, territori i të cilit është ruajtur — respektuar së bashku me qendrën e tij të rëndësishme. Për një respekt të tillë ndaj këtij territori kemi dëshmi edhe te autorët e lashtë. Kështu, Tit Livi, duke folur për Scodren, ndër të tjera, thotë: «Scodra në krahinën e labeatëve, një qytet më i fortifikuar ku tepër vështirë mund të shkelet»81. Në përgjithësi mendohet se romakët në fillim ushtrimin e detyrës së princepsit, ose të prefektit ua kanë besuar të huajve, por më vonë, rëndomtë këtë detyrë e kanë ushtruar vendasit që kanë gëzuar ius municipiale.Me interes është të ceket se këto bashkësi të popullsisë vendase, të njohura si civitates, përbëheshin edhe prej njësive administrative politike më të vogla, që quheshin decurio, për të cilat na njofton edhe Plini Plak «Viribus descriptis in decurias»82. Për këto dukuri na njofton edhe materiali epigrafik anembanë trevës ilire. Mendimi i përgjithshëm është se këto decuriae janë vetëm «interpretatio romana» të rendit administrativ fisnor, pikërisht ashtu siç kanë bërë edhe me kultet e vendasve dhe me dukuritë e tjera shpirtërore. Sipas K. Paçit83, anëtarët e dekurive ishin farefis dhe të një gjinie. Për këtë konstatim K. Paçi bazohet në mendimin e J. G. v. Hahnit84, i cili shprehimisht thotë se institucioni i gjinisë, apo i fare-fisnisë te shqiptarët është njëri nga më të lashtët, kurse sipas disa të tjerëve85 dekuritë janë vëllezëri të vogla dhe se pesë deri gjashtë dekuri formonin një katoikia86. Si duket këto kaioiki i përgjigjen nocionit të oppidum-it, siç mund të shihet qartë nga përkthimi latin i veprës së Strabonit, si edhe nga letra e P. Vatinit, dërguar Ciceronit në vitin 45 p.e.s., ku në mes ië tjerash thuhet: «Viginti sunt oppida Dalmatarum antiue quae sibi ipsi asciverunt, amplius sexagint»87. S’do mend se këto dekurie janë një dëshmi e pakontestueshme që flasin për ekzistencën e organizimit politik fisnor te ilirët gjatë tërë kohës së historisë së tyre të shkruar, dhe ky organizim ka vazhduar të funksionojë edhe gjatë sundimit romak të vendit të tyre. Në krye të këtyre civitates gjendeshin praefecti, të cilët njëherit ishin edhe (siç mund të shihet nga mbishkrimet) krerë civilë dhe ushtarakë. Këta prefektë janë dëshmuar në tërë trevën e Gadishullit Ballkanik88.

Siç mësojmë nga Plini Plak89, Illyricum-i ka qenë i ndarë në tri konvente, të cilat faktikisht janë krahinat më të mëdha juridiko-administrative me qendra në Scardona, Salona dhe Narona. Kurse me krijimin e provincës së Maqedonisë90, pjesa e trevës ilire në jug të Lissusit hyn në pjesën administrative të kësaj province, madje treva e dardanëve bëhet pjesë përbërëse e provincës Moesia Superior91 deri në vitin 297 të e.s. kur edhe për herë të parë Dardania përmendet si njësi juridike më vete. Këto njësi juridiko-administrative përbëheshin prej numrit të madh të dekurive. Në kuadrin e këtij sistemi politik dhe të strukturave të tij ekzistojnë edhe concilium-et, detyra e të cilëve ishte në fakt që të kontrollojnë administratën shtetërore lidhur me lutje, ankesa dhe vendime të caktuara92. Në brendi të Gadishullit Ballkanik, konkretisht në Dardani, edhe në kohën e kulmit të sundimit romak, janë ruajtur njësi thjesht të karakterit klanor-fisnor, të cilat si grupe të mbyllura gjinore formonin vendbanime të caktuara. Për grupe të tilla gjinore, karakteristike edhe për strukturat shoqërore të arijasit, të cilat në «Rigvedat» përmenden si viç i cili i përgjigjet fjalës latine «vicus», dmth. «bashkësia fshatare»93 në Dardani na dëshmon materiali epografik, si p.sh. miles ex Dardania ex vico Tito94, Aurelius Moca natus in Dardania vico Zatidis95, miles ex vico Perdica96, vicus Clavadinus97. Mund të thuhet lirisht se struktura të tilla politiko-administrative kanë vazhduar të funksionojnë gjer në shekullin V e.s. Dihet se pas reformave të mëdha administrative, të nisura që në kohën e Dioklecianit dhe të intensifikuara gjatë sundimit të Konstantinit të Madh, Iliriku përbëhej prej 14 provincave. Nëntë prej tyre, të cilat ishin të rendit të dytë, administroheshin prej praeses-ve, kurse pesë të tjerat, të cilat për Perandorinë romake kishin rëndësi të madhe, administroheshin prej konsujve, prokonsujve, respektivisht korektorëve98. Kri za ekonomike e kishte kapluar edhe Ilirikun. Kjo ishte dukuri e përhershme e kësaj kohe si pasojë e një gjendje jo të sigurt, nga një anë për shkak të dyndjeve të pandërprera të barbarëve në këto treva dhe, nga ana tjetër, për shkak të çpopullimit të këtyre trevave, si dhe për shkak të kryengritjeve të shpeshta, që ishin shprehje e qartë e një gjendjeje të rëndë ekonomike që kishte mbërthyer këtë trevë. Gjithë këto elemente kanë ndikuar që Iliriku të mos e gëzojë më atë rëndësi që kishte prej shekullit të I-III e.s. për Perandorinë. Prandaj në Ilirik tani administronin prases-ët. Në kuadër të njësisë administrativo-politike të Ilirikut tani përfshiheshin: strukturave të kalorësve, Epiri i Vjetër dhe i Ri, Dakia Mediterranea, Mesia I, Dardania, Praevalis dhe Macedonia Salutaris99. Ndryshe nga konsujt dhe prokonsujt ose korektorët, që zgjidheshin prej qarqeve të senatorëve, këta praesesë, gjegjësisht hegemonoi tani zgjidheshin prej strukturave të kalorësve

Zef Mirdita - Studime Dardane

image description
HERODOTI
Iliria
Herodoti, i quajtur babai i historisë, lindi në Hilakarnas rreth vitit 484 dhe vdiq nga viti 425. Nga viti 455-452 fillon një udhëtim të gjatë nëpër vendet e Evropës, Azisë dhe Afrikës. Midis të tjerave viziton krahina të ndryshme të Gadishullit Ballkanik si Ilirinë, Thrakinë e Maqedoninë.

Për një kohë Herodoti qëndroi në Athinë ku u afrua me rrethin e Perikliut. Këtu ai, me sa duket, vendosi të shkruajë dhe veprën e tij të madhe të quajtur "Historia" në 9 libra, ku përshkruan luftën greko-persiane në të gjitha fazat e saja deri në vitin 479 para e. sonë.

Herodoti në këtë vepër, e cila dallohet për një diapason të gjerë mendimi, për mjeshtëri e deri diku edhe për objektivizëm në paraqitjen e ngjarjeve, jep përveç historisë së grekëve dhe persëve edhe ngjarje nga historia e atyre popujve, me të cilët ata kishin marrëdhënie. Vepra e tij përmban edhe të dhëna me rëndësi gjeografike e etnografike. Duke folur për historinë e popujve të ndryshëm ai përshkruan kushtet natyrore të vendeve të tyre, besimet, zakonet, banesat, veshjen, armatimin e tyre, monumentet e artit, legjendat, mitet etj.

Herodoti për të parën herë dha një vepër të përgjithshme historike të mbështetur mbi një kritikë historike, megjithëse të sipërfaqshme. Historia e Herodotit është një burim shumë i rëndësishëm historik dhe disa nga faktet e përshkruara prej tij kanë gjetur vërtetimin e tyre edhe nga të dhënat arkeologjike.

Në veprën e Herodotit ne gjejmë të dhëna shumë të rëndësishme për pellazgët. Përveç kësaj ky është i pari autor që zë në gojë emrin e ilirëve. Janë interesante në veprën e tij edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi, mbi mënyrën e jetesës dhe disa zakone të tyre, si edhe për tokat e kullotat e Apollonisë.

Përkthimi është mbështetur në botimin: Herodoti Historiarum libri IX edidit Henr. Rudolph. Dietsch.

HERODOTI

HISTORIAE

(Historitë)

LIBRI I

Me/jonët u përzien dhe kadmët, dryopët, fokidasit e çliruar nga taksat, molosët dhe arkadasit pellazgë dhe dorët, epidaurasit si edhe shumë fise të tjera. Çfarë gjuhe flitnin atëherë pellazgët është një çështje, për të cilën nuk mund të them asgjë. Vetëm nëqoftëse mund të mësojmë, ndoshta, ndonjë mendim nga pellazgët e ditëve tona, nga ata që janë akoma sot në Kreston * sipër tyrsenëve, të cilët, dikur fqinjë të dorëve të sotëm, banonin në tokën e quajtur tani Thesali, nëqoftëse këtyre pelazgëve u shtohen ata që kanë themeluar Plakienë dhe Skylakenë në Helespont dhe që kanë banuar dikur me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazge, emri i të cilavet është ndryshuar, del se pellazgët kanë pasë gjuhë barbare. Pra nëqoftëse e tillë ishte gjuha e pellazgëve del se popullsia e Atikës, pellazge me prejardhje, harroi të folmen e saj, duke u kthyer në helenë, prej të cilëve mësoi edhe gjuhën; pasi e folmja e krestonasve dhe e plakieasve, që është e njejtë, nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fqinjëve të tyre, provë e qartë se këto dy fise pellazge ruajnë akoma në ditët tona gjuhën që sollën në këtë vend atëherë, kur u vendosën atje.

Përsa i përket gjuhës helene ajo ka qenë përdorur prej tyre qysh në fillim, së paku kështu më duket. Pasi u ndanë nga pellazgët, ata në krye qenë të dobët, por duke u nisur nga një pakicë e ikur helenët u shtuan deri sa u bënë një popullsi e madhe, sidomos që nga koha kur shumë fise të tjera barbare u bashkuan me ta; më duket se e kam treguar qartë se pellazgët, të cilët nuk ishin veçse një popull barbar, përkundrazi nuk u shtuan kurrë.

Libri II

Pellazgët kishin zakon t'u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe ato nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t'i thërrisnin me emra. Ata i thirrnin në përgjithësi si perëndi, për arësye se pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligjet e gjithësisë. Ata arritën t'i njohin emrat e perëndive vetëm tepër vonë, kur i sollën nga Egjypti, (por emrin e Dionisit e mësuan, pasi mësuan emrat e perëndive të tjerë). Më vonë ata vajtën për t'u këshilluar për këto emra tek orakulli I Dodonës (ky orakull njihet sim ë i lashti i Helladës, dhe ishte atëherë i vetmi në këtë vend). Pellazgët kur pyetën orakullin e Dodonës në se mund t’i merrnin këto emra që vinin nga barbarë, qi u përgjegj se mundnin. Që prej kësaj kohe i kanë përdorë në flijimet e tyre dhe më pas helenët I morën këto emra nga pellazgët.

LIBRI IV

Istri është lumi më i madh nga gjithë ata që ne njohim. Ai rrjedh njësoj gjithmonë si në verë ashtu edhe në dimër; se duke filluar prej perëndimit dhe duke kaluar në Skythi bëhet i madh mbasi tek ai derdhen shumë lumenj të tjerë. Ata /lumenj që e bëjnë atë të madh janë pesë që kalojnë nga toka e Skythisë; ai që skythët e quajnë Porat, këtë helenët e quajnë Pyret, tjetri është Tiaranti, pastaj Arari, Napari dhe Ortesi. I pari është më i madhi nga tërë lumenjt dhe duke rrjedhur drejt lindjes bashkohet me ujrat e Istrit, kurse i dyti Tiaranti është i vogël dhe për më tepër rrjedh drejt perëndimit, ndërsa Arari, Napari dhe Ortesi duke kaluar ndërmjet këtyre të dyve derdhen në Istër. Këta lumenj skythas prej kohësh shtojnë ujrat e Istrit, kurse nga Agathyrsa buron lumi Mar, i cili derdhet në Ister. Nga majat e Hemit tre lumenj të mëdhenj rrjedhin në drejtim të veriut dhe derdhen në Ister, këta janë Atlas, Auras dhe Tibisi. Kurse përmes Thrakisë dhe krobyrëve thrakë rrjedhin Athri, Noe dhe Artani, të cilët derdhen në Ister. Prej Paionisë dhe malit Rodop, lumi Ski duke kaluar përmes Hemit derdhet në Ister, kurse nga toka e ilirëve, duke rrjedhur në drejtim të veriut, lumi Angri mbasi futet në fushën e tribalëve derdhet në lumin Brong, kurse Brongu në Ister.

LIBRI V

Ata që u pushtuan në Evropë prej persëve, në kohën e Darit sundoheshin nga Megabazi; ky shkatërroi së pari perinthasit që banonin rreth Helespontit, mbasi këta nuk pranonin t'i nënshtroheshin Darit. Ata edhe më përpara ishin trajtuar keq prej paionëve. Paionët që banonin rreth Strymonit morën njoftimnga orakulli i Hyut që të sulmonin perinthasit pasi të jenë të rreshtuar të dy palët dhe të vepronin, nëqoftëse perinthasit do t'i thërrisnin me emër, nëqoftëse jo të rrinin të qetë. Paionët i zbatuan këto. Meqenëse perinthasit ishin rreshtuar në afërsi të qytetit, këtu u bë ndërmjet tyre një dyluftim në tri mënyra; u ndeshën burrë me burrë, kalë me kalë, qen me qen. Perinthasit fituan dy dyluftime dhe për këtë të gëzuar kënduan paianin. Paionët e morën këtë si shenjë të orakullit, tani meqenëse orakulli ishte plotësuar, për ne detyra jonë është zbatimi i tij. Kështu thanë paionët dhe sulmuan perinthasit që këndonin; shumë prej tyre i kapën, kurse një pjesë i zhdukën.

Një ngjarje në të cilën qe dëshmitar Dari, bëri të lindë te ky mbret dëshira për të urdhëruar Megabazin që t'i shpërnguli paionët e Evropës në Azi. Pirgesi e Mantyesi, të dy paionë, donin të bëheshin tiranë të paionëve. Menjëherë pasi Dari u kthye në Azi, ata shkuan në Sardë me motrën e tyre që ishte e bukur dhe me trup të derdhur; dhe duke gjetur rastin kur ky mbret qendronte në lagjet e jashtme të lydëve, ata e zbukuruan sa mundën më shumë dhe e dërguan për të mbushur ujë. Ajo mbante një shtamë në kokë, tërhiqte një kalë për kapistalli, të cilin e kishte lidhur pas krahut dhe tirrte li. Darit, kur e pa këtë që po kalonte, i tërhoqi vëmendjen pasi ato që bënte ajo nuk i kishin zakon gratë e Persisë, Lybisë, ashtu edhe të pjesës tjetër të Azisë. Për këtë arsye, kur e pa urdhëroi disa nga rojet e tij ta ndiqnin dhe të shikonin çdo të bënte me kalin e saj. Ata e ndoqën, ajo shkoi në lum, i dha të pijë kalit ujë dhe pasi e mbushi shtamën e saj, u kthye po nga ajo rrugë me shtamë në kokë, me kapistallin e kalit të Iidhur pas krahut dhe duke dredhur boshtin.

Dari i habitur nga të thënat e rojeve të tij, dhe nga ajo që kishte parë vetë kërkoi që ta sillnin tek ai. Kur ajo erdhi para Darit, vëllezërit e saj që po i vërenin të gjitha këto nga një vend i afërt u paraqitën edhe ata. Kur Dari i pyeti mbi vendin e tyre, të rinjtë iu përgjegjën se ishin paionë dhe se ajo ishte e motra e tyre. Mbreti i pyeti përsëri pse kishin ardhur në Sardë, çfarë njerëzish ishin paionët dhe në cilin vend të tokës banonin. Ata i thanë se kishin ardhur për t'i shërbyer atij, se Paionia me qytetet e saj gjendej në brigjet e Strymonit dhe se ky lum nuk ishte shumë larg Helespontit, se ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve. Kjo qe përgjegja për çdo njerën prej pyetjeve të tij. Ai donte të dinte akoma nëse gratë e këtij vendi ishin të gjitha kështu punëtore si motra e tyre. Ata pohuan pa e peshuar. E gjithë kjo punë, në fakt, nuk kishte qëllim tjetër veçse të sillte këtë përgjigje.

Atëherë Dari i shkroi Megabazit, të cilin e kishte lënë në Thraki, si komandant të një pjese të ushtrisë së tij, që t'i shpërngulte paionët nga tokat e tyre dhe t'i sillte tek ai së bashku me gratë e fëmijët. Menjëherë një lajmëtar kalorës arriti në Helespont dhe pasi e kaloi atë ia dha letrën Megabazit, i cili pasi e lexoi, zgjodhi dhe mori njerëz nga Thrakia për t'i treguar rrugën dhe marshoi me ushtrinë e tij kundër Paionisë. Paionët, si morën vesh se persët po marshonin kundër tyre, u përgatitën që t'I zbrapnin dhe shkuan me të gjitha forcat e tyre në brigjet e detit, duke menduar se andej do të sulmoheshin. Por Megabazi, kur mori vesh se ata ruanin shtigjet nga ana e detit, kaloi me ndërmjetësinë e atyre që i tregonin rrugën nëpër vise të larta dhe duke i sulmuar qytetet e tyre, papritmas dhe para se ata të kujtoheshin, i pushtoi me lehtësi të madhe aq sa nuk u gjend asnjeri për t'i mbrojtur. Paionët kur mësuan se qytetet e tyre ishin në duart e armikut u shpërndanë dhe duke u kthyer në tokat e tyre iu dorëzuan persëve. Kështu një pjesë e paionëve, d.m.th. siriopaionët, paioplajt dhe ata që zinin atë pjesë të vendit që arrin deri te liqeni i Prasias u dëbuan nga banimet e tyre dhe u dërguan në Azi.

Paionët e rretheve të malit Pangajon (dhe doberët, agrianët, odomantët) dhe paionët e liqenit të Prasias, Megabazi nuk i nënshtroi dot. Shtëpitë e tyre janë ndërtuar në këtë mënyrë: Në mes të liqenit, mbi trarë të vënë kryq, janë vendosur shtroje dërrasash.

Ato lidhen me tokën me anën e një ure. Trarët, mbi të cilët qendrojnë shtrojet në kohë të vjetra i vendosnin bashkarisht të gjithë banorët. Më vonë i vendosnin kështu: Secili nga ata që martohej sillte për çdo grua nga tre trarë nga mali që quhej Orbel dhe I vendoste aty; çdo burrë martohej me shumë gra. Atje rronin në këtë mënyrë: Secili mbi këto shtroje kishte një kasolle në të cilën banonte, dhe kishte një qe peng të lidhur mirë, i cili të çonte poshtë në liqen. Fëmijët e vegjël i lidhnin për këmbe me litarë nga frika se mos binin poshtë në liqen. Kuajt dhe bagëtitë e tyre i ushqenin me peshk. Ky peshk kapet me shumicë aq të madhe sa që, nëqoftëse ndonjëri e hap qepengun, lëshon me litar koshin e zbrazët dhe pas pak e tërheq, koshi mbushet plot me peshq.

Ka dy lloj peshqish: njërin e quajnë paprak, tjetrin tilon. Dhe kështu, paionët e nënshtruar u drejtuan për në Azi. Pas nënshtrimit të tyre, Megabazi dërgoi në Maqedoni si delegatë shtatë persë, të cilët sipas tij, ishin më të sprovuarit në ushtri. Ata u dërguan tek Amynta që t'i kërkojnë tokë dhe ujë për mbretin Dar. Rruga nga liqeni Prasia deri në Maqedoni është shumë e shkurtër. Së pari pranë liqenit gjendet miniera, nga e cila në një kohë më të vonë Aleksandri nxirrte nga një talent argjend në ditë; pas minierës vjen mali i quajtur Dysoron; pasi kalohet ky mal arrihet në Maqedoni.

Në trekëmbëshin e tretë, në vargje gjashtërrokëshe, lexohet: "Mbreti Laodam ia ka kushtuar këtë trekëmbësh Apollonit, i cili qëllon gjithnjë shenjë, që të stolisë tempullin e tij)". Në kohën e këtij Laodamit që ishte i biri i Eteoklit, kadmejt, të dëbuar nga argasit, u strehuan tek enkelejt...

Aristagora që të fyente mbretin Dar, dërgoi në Frygi një njeri tek paionët, të cilët Megabazi i kishte sjellë nga Strymoni si rob dhe banonin atëherë në një fshat të Frygisë. Kur i dërguari arriti tek ata u tha këto fjalë: "Burra paionë, më dërgoi Aristagora, tiran i Miletit, që të ju propozoj shpëtimin, nëqoftëse dëshironi të bindeni.

Tani e gjithë Jonia ngriti krye kundra mbretit dhe ju keni mundësi të shpëtoni dhe të ktheheni në vendlindjen tuaj. Ju vetë do të kujdeseni që të arrini deri në buzë të detit, dhe andej e tutje do të kujdesemi ne për ju". Pasi dëgjuan këtë, pajonët e pranuan me gëzim, morën fëmijët dhe gratë e tyre dhe u drejtuan nga deti, kurse disa prej tyre mbetën meqenëse kishin frikë. Si arritën në det kaluan prej andej në ishullin Hio, dhe mbasi ishin vendosur këtu në gjurmë të tyre u nis për t'i ndjekur një kalori e madhe persiane. Meqenëse nuk i arritën, lajmëruan në Hio që paionët të ktheheshin mbrapsht. Paionët nuk ju nënshtruan dhe banorët e ishullit Hio i shpunë nga Hio në Lesbo, kurse lesbasit i dërguan në Dorrisk. Prej aty arritën në këmbë në Paioni.

LIBRI VI

Smindyridi, i biri i Hipokratit, erdhi nga Italia. Ishte nga Sybarisi, një qytet atëherë shumë i lulëzuar, dhe kishte sjell me vete sende shumë luksoze. Erdhi po ashtu edhe Damasi nga Siria që ishte i biri i Amyrit, i quajtur i Urti. Këta erdhën nga Italia. Amfinesti epidamnas, i biri i Epistrofit, erdhi nga gjiu i Jonit. Ja se si Miltiadi, i biri i Kimonit, ishte bërë zot i ishullit të Lemnit. Athinasit dëbuan më parë pellazgët nga Atika. A patën të drejtë apo kryen me këtë një padrejtësi, nuk kam ndërmend ta përcaktoj; mjafton ajo çka thuhet. Hekateu, i biri i Hegesandrit, tregon në historitë e tij se kjo qe e padrejt. Athinasit, thotë ai, duke parë se toka, që ata u kishin lëshuar pellazgëve në këmbët e malit Hymet, si shpërblim për ndërtimin e murit që rrethon akropolin, ishte e punuar mirë, megjithëse më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme, i dëbuan ata, pa asnjë shkak vetëm e vetëm prej lakmisë e dëshirës për t'a marrë tokën përsëri. Por athinasit thanë se e bënë me të drejtë.

Pellazgët, thonë ata, duke banuar në rrëzën e malit Hymet, sulmonin tokat e tyre dhe i fyenin vajzat e reja të athinasve, të cilat venin për ditë për të marrë ujë në burimin e quajtur Eneakruno, pasi atëherë nuk kishte fare skllevër në Athinë dhe as në pjesën tjetër të Helladës. Sa herë që këto vajza të reja vinin tek burimi, pellazgët i përdhunonin në mënyrë më fyese dhe më të padenjë, dhe të pakënaqur nga ato që bënin në fund u përgatitën për t'i sulmuar dhe kur po e bënin këtë ata u zunë.

Athinasit shtojnë se qenë treguar kaq zemërgjërë sa që duke i pasur në dorë mund t'I vrisnin, por nuk e bënë këtë dhe u mjaftuan, duke i urdhëruar të largoheshin nga vendi. Pellazgët të detyruar të braktisnin Atikën, u shpëmdanë në vende të ndryshme dhe një pjesë prej tyre shkoi në Lemn. Ky tregim është i athinasve, i pari i përket Hekateut.

Pellazgët që u ngulën atëherë në Lemn vendosën të hakmerren kundër athinasve. Pasi dinin shumë mirë ditët e festave të tyre, ata ndërtuan anije me pesëdhjetë lopata dhe pasi zunë pritë grabitën gratë athinase që kremtonin festën e Artemisit, në Brauron. Pastaj hapën velat dhe i sollën në Lemn ku u martuan me to. Ato patën shumë fëmijë, të cilëve u mësuan gjuhën dhe zakonet e Athinës. Këta fëmijë, për këto arsye, nuk donin të kishin asnjë marrëdhënie me fëmijët e grave pellazge; dhe nëqoftëse ndonjeri prej tyre goditej, të gjithë i vinin në ndihmë dhe mbronin njëri-tjetrin. Ata kishin vendosur të ushtronin forcën e tyre mbi të gjithë fëmijët e vendit dhe ishin shumë më të fortë. Guximi dhe bashkimi i këtyre fëmijëve i bënë pellazgët të mendonin seriozisht. Si, thoshin ata në kulmin e hidhërimit, nëqoftëse sot ata janë gati t'i japin ndihmë njëri-tjetrit kundër fëmijëve të grave që i kemi marrë të virgjëra, nëqoftëse përpiqen që tani t'i mbizotërojnë ata, çka nuk do të bëjnë kur të kenë arritur moshën madhore. Ata morën vendimin t'i vrisnin të gjithë fëmijët që kishin pasur me gratë atikase, gjë që e bënë dhe në të njëjtën kohë masakruan edhe mëmat e tyre. Pas kësaj vepre dhe si kujtim të krimit të grave të Lemnit, të cilat dikur i kishin mbytur të gjitha në një natë burrat e tyre, bashkë me mbretin e tyre Thoas, u bë zakon që në Helladë të quhen të gjitha veprat kriminale vepra si ato të Lemnit.

Pasi pellazgët vranë gratë e grabitura dhe fëmijët që kishin pasur me to, toka nuk u prodhonte më dhe gratë e bagëtia nuk u pillnin. Të dëshpëruar nga uria dhe nga që gratë e tyre nuk lindnin, ata dërguan në Delf për t'iu lutur Hyut që t'i shpëtonte nga të këqiat. Pythia i urdhëroi që të pranonin atë dënim që do t'a gjenin të drejtë athinasit. Pellazgët shkuan në Athinë dhe premtuan se ishin gati të vuanin dënimin që do t'u jepnin për të larë krimin e tyre...

LIBRI VII

Helenët e Thrakisë dhe të ishujve pranë saj kishin njëqind e njëzet anije; në këto anije kishte njëzet e katër mijë burra; në këmbësori kishte thrakë paionë, eordë, botiaj etj...)

LIBRI VIII

Të gjithë këta u gjetën në Salaminë ata banojnë këtej thesprotëve e Aheronit. Thesprotët janë fqinjë të ambrakasve e leukadasve, që erdhën në këtë luftë nga skajet kufitare... Perdika, i biri i shtatë i këtij Aleksandrit, është ai që ndërtoi në këtë mënyrë shtetin e maqedonëve. Prej Argo shkuan tek ilirët tre vëllezër pinjollë të Temenit: Gauani, Aeropi dhe Perdika; dhe duke ikur nga ilirët u vendosën në Maqedoninë e sipërme në qytetin Lebae. Këtu ata shërbenin me rrogë te mbreti, njeri duke kullotur kuajt, tjetri gjedhët, kurse i vogli prej tyre Perdika qingjat.

LIBRI IX

Unë e di se kjo thënie e orakullit, të cilin Mardoni kujtonte se ishte për persët, nuk I përkiste atyre, por ilirëve dhe ushtrisë së enhelejve). Helenët të nesërmen u morën me flijime që jepnin shenja të mira, duke pasur si fallxhor Deifonin, të birin e Evenit, burrë nga Apollonia, por nga Apollonia që ndodhet buzë detit Jon; babajt të këtij i pat ndodhur kjo:

Në këtë Apolloni ka dele, të cilat i ianë kushtuar Diellit; këto dele ditën kulosin pranë lumit që buron nga mali Lakmon dhe që kalon përmes tokës së Apollonisë dhe derdhet në det afër limanit të Orikut; natën i ruajnë burra të zgjedhur, qytetarë nga më të shquarit si nga pikëpamja e pasurisë ashtu edhe e fisit; secili nga këta i ruan një vit të tërë. Me të vërtetë apolloniatët i çmojnë shumë këto dele për arsye të një thënie që kanë marrë nga orakulli dhe i mbajnë në një shpellë larg qytetit.

Në atë kohë, pra, Eveni që zumë në gojë më sipër, ishte zgjedhur për të ruajtur delet; ndodhi që njëherë kur gjatë kohës rojes e zuri gjumi, erdhën në shpellë disa ujqër dhe shqyen afro gjashtëdhjet dele. Kur Eveni e kuptoi këtë heshti dhe nuk i tregoi askujt mbasi mendonte t'i vinte në vend duke blerë të tjera. Megjithëkëtë apolloniatëvet nuk u shpëtoi kjo ngjaije dhe, me ta marrë vesh, e nxorën Evenin në gjyq dhe e dënuan me verbim, sepse kishte fjetur gjatë kohës që duhet të ruante delet. Por menjëherë, pasi e verbuan Evenin, as delet nuk pillnin, as toka nuk jepte më fryt. Prandaj ata dërguan njerëz në orakullin e Dodonës, dhe në atë të Delfit për të marrë përgjigje, duke pyetur orakujt se cili ishte shkaku i kësaj fatkeqësie; dhe këta u përgjigjen se e kishin verbuar Evenin rojtësin e deleve të shenjta pa të drejtë; sepse vetë ata) i kishin dërguar ujqërit dhe se do të hakmerreshin për të, përderisa apolloniatët të dënoheshin për ato që bënë, ashtu si do të donte dhe ta quante të drejtë Eveni; dhe si të bëheshin këto, ata duhet t'i jepnin Evenit një shpërblim të tillë, për të cilin shumë njerëz do ta quanin të lumtur.

Kjo pra, ka qenë përgjigja që u dhanë atyre orakujt, kurse apolloniatët e mbajtën te fshehtë ketë përgjigje dhe ngarkuan disa qytetarë për ta zbatuar. Këta vepruan kështu: Një ditë, kur Eveni po rrinte ulur në një fron erdhën dhe i ndejtën pranë, duke hapur bisedë me të për çështje të ndryshme; më në fund i shfaqën hidhërimin për të keqen që i ngjau dhe e pyetën çfarë dënimi do t'i pëlqente në rast se apoiionianët do të dëshironin ta pranonin dënimin për të këqiat që i kishin bërë. Eveni, meqenëse nuk e dinte përgjigjen e orakujvet, zgjodhi dënimin e mëposhtëm duke thënë: Sikur t'i jepnin disa ara - dhe tregoi me emër dy arat e atyre qytetarëve që i dinte se ishin nga më të mirat në Apolloni - dhe një shtëpi pranë tyre, atë që ai e dinte se ishte më e mira nga gjithë shtëpitë e qytetit; po të bëhej, tha, zot i këtyre, nuk do të mbante këtej e tutje mëri dhe se ky dënim do të ishte i mjaftë për të. Kur mbaroi së foluri Eveni, ata që i nrinin pranë i përgjigjen: "O Even, këtë dënim e lajnë për ty apolloniatët, sipas thënies së orakullit, për shkak se të verbuan pa të drejtë. Kur i dëgjoi të gjitha këto fjalë, Evenit i erdhi shumë rëndë sepse u gënjye, kurse apolloniatët i blenë nga pronarët dhe ia dhanë atij ato që kishte zgjedhur. Menjëherë pas kësaj Evenit i erdhi vetia e orakullit, sa që u bë edhe i dëgjuar...

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë


image description
DEMOSTENI
Iliria
Orator grek i lindur në Athinë në vitin 384, vdiq më 322. Në moshën 20 vjeç mbajti para gjyqit fjalimin e parë kundër tutorëve të tij, që e kishin mashtruar duke i përvetësuar trashëgimin. Në vjetin 354 mbajti fjalimin e tij të parë publik me përmbajtje politike. Më vonë u vu në krye të partisë athinjote të pavarësisë, që luftonte kundër Filipit II të Maqedonisë. Tri ligjëratat e tij olynthike dhe katër filipike, të drejtuara kundër këtij, njihen si shembuj të paarritshëm të artit retorik. Në vitin 345 bashkë me Eskinin mori pjesë në delegacionin, që nënshkroi me Filipin një paqë të disfavorshme për Athinën. Në vitin 340 organizoi një lidhje antimaqedone, ku mori pjesë dhe fisi ilir i taulantëve, si dhe luftën kundër Filipit. Mori pjesë personalisht në luftën e Keronesë dhe mbajti një fjalim të përmortshëm për të vrarët në luftë. Me fjalimin e tij të përmendur "Mbi kurorën" e vuri përpara kundërshtarin e tij Eskinin, i cili e kishte quajtur të padenjë për kurorën e artë të dhënë për merita patriotike nga athinasit. Në vitin 324, i dënuar me 50 talente për arsye se kishte pasur gisht në çështjen e korruptimit të arkëtarit të Aleksandrit, Harpalit, u arratis për në Troezen.

Mbas vdekjs së Aleksandrit u thirr rishtas me nderime, por iu desh të fshihej nga Antipatri. Për të mos rënë në dorën e tij i dha fund jetës, duke pirë helm. Koha antike e nderoi kujtimin e Demostenit, duke i ngritur një varg truporesh e portretesh; një nga më të bukurat e më shprehëset është koka, që u zbulua në vitin 1958 në Apolloni.

Emrin e Demostenit e mbajnë 60 ligjërata, ndër të cilat një tok jo origjinale; prej tij kemi edhe 56 hyrje (prooimia) nga të cilat një pjesë nuk ngjajnë të jenë të tijat. Në ligjëratat e tij kundër Filipit, Demosteni i drejtohet edhe ilirëve, liria e të cilëve kërcënohej gjithashtu nga mbreti maqedon.

 
Përkthimi është mbështetur në botimet:

1)            Demosthenis Orationes ed. Carolus Fuhr, editio maior, Vol. I. Lipsia in aedibus B.G. Teubneri 1914.

2)            Demoslhenis Orationes ex. recensione Guilielmi Dindorfii Vol. II, III, editio Quarta correctior curante Friderico Blass, editio maior stereotypa. Lipsiae in aedibus B .G. Teubneri 1924, 1911. 

DEMOSTHENIS

ORATIONES

(Ligjëratat)

PHILIPPICAE

(Filipiket)

Olynthiaca A (Olynthiaka)

Pastaj ai /Filipi/^ bëri ç'deshi me Ferën, Pegazën, Magnetinë dhe u nis për Thraki. Atje pasi shfronëzoi disa mbretër dhe vendosi të tjerë, u sëmur. Sapo u shërua, se mos u ruajt? Jo, bëri një sulm të papritur kundër Olynthit. Dhe nuk them asgjë për ekspeditat e tij kundër ilirëve, paionëve, kundër Arrybës kundër të gjithë të tjerëve, që mund të përmenden akoma...

Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu i ynë /Filipi/ thuhet se është një zot i rreptë...

IV

Contra Philippum A (Kundër Filipit)

Dhe nga ne disa sillen rrugëve, duke thënë se Filipi, në marrëveshje me lakedemonët, përgatit rrënimet e thebanëve dhe shkatërrimin e shtetit të tyre, të tjerë se ka dërguar delegatë tek mbretitë tjerë se po fortifikon qytete në Uiri, të tjerë akoma shpifin sipas qejfit lajme që i përhapin andej e këndej...

V

De Haloneso (Mbi Halonesin)

Ju e dëgjuat këtë korrigjim të cilin ai /Filipi/ e njeh si të drejtë dhe e pranon në letrën e tij3), por ndërkaq ai pushton qytetin Fera dhe vendos një garnizon në fortesë, patjetër që të jetë e pavarur! Ai marshon kundër Ambrakisë, merr me forcë tre qytete në Kasopi: Pandosinë, Buketin dhe Elatenë, koloni të elejve, ku shkreton tokat e tyre. Pasi hyri me forcë ia dorëzoi këto qytete kunatit të tij Aleksandrit, i cili i robëroi. Me të vërtetë ai ka kujdes të madh për t'i bërë helenët të lirë e të pavarur! Veprat e tij e provojnë...

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë


image description
ARISTOTELI
Iliria
Aristoteli lindi ne vitin 354 para e. soonë në qytetin Stagira të Maqedonisë. Vdiq në vitin 322. i içkoqitur nga jea politike, Aristoteli është filozofi me i shquar dhe mendimtari më me me influencë i kohës antike. Qysh ne moshë të njomë shkoi në Athinë dhe u bë nxënës i Platonit. Më vonë Aristoteii krijoi ketu shkollën e tij filozofike që ishtc në kundërshtim me atë të Platonit. Mbas një qendnmi prej 20 vjetësh në Athinë dhe tre vjettsh ne Azi të Vogel. Aristotfili u kthye në Maqcdoni, ku u mor me edukimin e Aleksandrit të Madh. Kur Aleksandri filloi ekspeditën kunder persëve. Aristoteli e la oborrin mbretëror dhe shkoi ne fillim në Stagira dhe më vonë, në vitin 334, në Athine ku hapi një shkollë filozfike që njihet me emrin shkolla peripatetike. Kur mbas vdekjes e Aleksandnt ne Athine filloi te marre perpjestime levizja antimaqedone, u vu në rrezik edhe jeta e Aristotelit. prandaj ai u tërhoq në pronat e tij në Eube ku mbas pak kohe edhe vdiq.

Veprat që kemi trasheguar nga Aristoteli me pëtjashtim te atyre të humbura që nuk i njohim veçse nga ndonjë shenim i zbete, tregojne se sa e gjere ka qene veprimtaria e tij shkencore historike e letrare. Vepra kryesore e tij e përbëhej nga tri pjese te pakoordinuara: Metafizika, Fizika e Psikologjia, trajton çështje filozofike. Nder veprat e tjera me rendesi duhen përmendur shkrimet e tij mbi moralin politikën dhe artin. Tek vepra "Politika" Aristoteli trajton doktrinën e tij mbi familjen dhe shtetin.

Doktrina e tij mbi shtetin paraqet nje përpjekje pa sukses për të jusrifikuar rendin skllavo-pronar duke paraqitur ate si nje gjendje të përjetshme dhe të natyrshme të shoqërise dhe per te forcuar shtetin skllavopronar. Simbas tij njeriu është "Zoon potiukon" (Nje qenie e gjallë e aftë për të krijuar një bashkësi të organizuar). Persosmëria e ketij organizimi arrihet tek shteti. Përsa i përket formës së regjimit, Aristoteli eshte përknthës i idealit aristokratik. të ciiin e quan si sundim të njerëzve më te zot.

Ne veprën "Politika" të Aristotelit ne gjejmë disa të dhëna të fragmentuara, shpesh jo te qarta mbi menyrën e qeverisjes në Epidamn, Apolloni dhe tek molosët.

Anstoteli ka shkruar mbi 158 kushtetuta (Politeia) greke e të huaja, ndër të tjera edhe kushtetuten e Dyrrahit, epirotëve dhe të molosëve, por këto për fat të keq nuk kanë arritur deri tek ne. E vetmja kushtetutë e ruajtur është ajo e Athinës që u zbulua në Egjipt ne fund të shekullit të kaluar.

Vepra te tjera që i atribuohen Aristotelit janë: "De animalium historia" (Mbi historinë e kafsheve) dhe "De mirabilibus auscultationibus" (Mbi mrekullitë e dëgjuara). Në keto dy veprat e fundit gjejmë një tok shënimesh të vlefshme me karakter ekooomik për Ilirinë dhe Epirin.

Mbështetur në botimin:
Arvaottiu Groerr n recoi Immanuclis Bekkeri, vol. I, II. Berolioi 1831

ARISTOTELI
POLITIKA
LIBRI II

7 ... Ky autorl) në sistemin e ri legjislative ngjan. gjithashtu, sikur nuk ka dashur të ndërtojë tjetër veçse një qytet-shtet te dorës së dytë, perderisa ketu te gjithë zejtarët do te ishin skllevër, pronë e përbashket, dhe keta /zejtarët/ nuk do te formonin një pjesëtë rëndësishme të shtetit. Por, nëqoftëse do te deshironim qe ata të kryenin punë të dobishme publike, të jene skllever të shtetit, ateherë kjo duhet të bëhet si në Epidam dhe ashtu sikurse Dioranti ka dashur ta vendose ne Athinë...

LIBRI IV

... Por nuk është e mjaftt qëkëto' shtete të përkufizohen vetëm me kaq; përkundrazi, meqenëse pjesë përbërëse edhe të demokracise edhe të oligarkisë janë më të shumta, duhet akoma të pohojmë se kemi demokraci kur te iliret, megjithëse më të pakëtë sundojnë mbi shumicën jo të lirë të popullsise, sikurse ngjan në Apolloni, që është në detin Jon dhe ne Therë, (në këto dy qytete ishin të nderuar ata që shquheshin nga fisnikëria dhe qe rridhnin nga ata qe themeluan se pari kolonite, megjithëse ishin të pakët ndër të shumtit), por nuk mund ta quajmë demokraci nga ana tjetër, kur sundojnë të pasurit edhe pse jane me shumtë, siç ndodhte në Kolofonë në kohë të vjetra.Atje rri'ë të shumtit zotëronin një pasuri te madhe, para se të bëhej lufta me lydët. Por ka demokraci, kur janë zotër të pushtetit të lirët dhe të varfërit, të cilët janë më të shumtë, kurse ka oligarkët, kur sundojnë të pasurit dhe më fisnikët, të cilët janë të pakët...

LIBRI V

... Kushtetuta pësoi edhe në Epidam një ndryshim të pjesshëm; vendin e fylarëve2*  zuri bulea31. Kurse në helie4), është e nevojshme akoma që të marrë pjesë paria, kur është rasti për të zgjedhur ndonjë zyrtar. Nga ana tjetër qenia në krye të një arhonti ishte një shprehje e regjimit oligarhik në këtë shtet.

Në shtetin e Epidamnit për arsye të një martese u shkaktua një trubullirë. Një qytetar kishte fejuar të bijën me një djalosh. I ati i këtij, që ishte një qeveritar, e dënoi me gjobë të jatin e vajzës, i cili duke e ndjerë veten të fyer, ngriti në favor të tij të gjithë ata, që nuk gëzonin të drejta politike.

Atol ruhen, në përgjithësi, nga procese të kundërta dhe veçanërisht nga gjithë sa synojnë të pakësojnë pushtetin mbretëror, mbasi autoriteti, sidoqoftë ky, është padyshim më i vazhdueshëm, kur ky shtrihet mbi më pak çështje. Edhe vetë monarkët në këto raste bëhen më pak despotë, i afrohen me sjelljet e tyre më shumë barazisë dhe anojnë më pak në lakmi përkundrejt të nënshtruave të tyre. Kjo ishte arsyeja e qendrimit për një kohë të gjatë të regjimit monarkik tek molosët e lakedemonët...

7 ... Ky autorl) në sistemin e ri legjislative ngjan. gjithashtu, sikur nuk ka dashur të ndërtojë tjetër veçse një qytet-shtet te dorës së dytë, perderisa ketu te gjithë zejtarët do te ishin skllevër, pronë e përbashket, dhe keta /zejtarët/ nuk do te formonin një pjesëtë rëndësishme të shtetit. Por, nëqoftëse do te deshironim qe ata të kryenin punë të dobishme publike, të jene skllever të shtetit, ateherë kjo duhet të bëhet si në Epidam dhe ashtu sikurse Dioranti ka dashur ta vendose ne Athinë...

LiBRI IV

... Por nuk është e mjaftt që këto' shtete të përkufizohen vetëm me kaq; përkundrazi, meqenëse pjesë përbërëse edhe të demokracise edhe të oligarkisë janë më të shumta, duhet akoma të pohojmë se kemi demokraci kur te iliret, megjithëse më të pakëtë sundojnë mbi shumicën jo të lirë të popullsise, sikurse ngjan në Apolloni, që është në detin Jon dhe ne Therë, (në këto dy qytete ishin të nderuar ata që shquheshin nga fisnikëria dhe qe rridhnin nga ata qe themeluan se pari kolonite, megjithëse ishin të pakët ndër të shumtit), por nuk mund ta quajmë demokraci nga ana tjetër, kur sundojnë të pasurit edhe pse jane me shumtë, siç ndodhte në Kolofonë në kohë të vjetra.Atje rri'ë të shumtit zotëronin një pasuri te madhe, para se të bëhej lufta me lydët. Por ka demokraci, kur janë zotër të pushtetit të lirët dhe të varfërit, të cilët janë më të shumtë, kurse ka oligarkët, kur sundojnë të pasurit dhe më fisnikët, të cilët janë të pakët...

LIBRI V

... Kushtetuta pësoi edhe në Epidam një ndryshim të pjesshëm; vendin e fylarëve2*  zuri bulea31. Kurse në helie4), është e nevojshme akoma që të marrë pjesë paria, kur është rasti për të zgjedhur ndonjë zyrtar. Nga ana tjetër qenia në krye të një arhonti ishte një shprehje e regjimit oligarhik në këtë shtet.

Në shtetin e Epidamnit për arsye të një martese u shkaktua një trubullirë. Një qytetar kishte fejuar të bijën me një djalosh. I ati i këtij, që ishte një qeveritar, e dënoi me gjobë të jatin e vajzës, i cili duke e ndjerë veten të fyer, ngriti në favor të tij të gjithë ata, që nuk gëzonin të drejta politike.

Atol ruhen, në përgjithësi, nga procese të kundërta dhe veçanërisht nga gjithë sa synojnë të pakësojnë pushtetin mbretëror, mbasi autoriteti, sidoqoftë ky, është padyshim më i vazhdueshëm, kur ky shtrihet mbi më pak çështje. Edhe vetë monarkët në këto raste bëhen më pak despotë, i afrohen me sjelljet e tyre më shumë barazisë dhe anojnë më pak në lakmi përkundrejt të nënshtruave të tyre. Kjo ishte arsyeja e qendrimit për një kohë të gjatë të regjimit monarkik tek molosët e lakedemonët...

DE ANIMALIUM HISTORIA
(Mbi historinë e kafshëve)

LIBRI II

... Në Iliri dhe në Paioni, sikundër edhe gjetkë, ka derra njëthundrakë...

LIBRI II

20,522 b ... Lopët e Epirit, të mëdhatë japin secila një shtamë e gjysëm nga të dy sisët. Mjelësi qëndron në këmbë, duke u kërrusur pak, sepse nuk mund të arrijë po t'i qendrojë ndenjur. Përveç gomarit, në Epir, rriten edhe kafshë të tjera të trasha, dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë. Kafshët e mëdha kanë nevojë për shumë ushqim, por kjo krahinë ka shumë kullota të mira dhe vende të përshtatshme në çdo stinë. Qetë dhe delet më të mëdha janë ato që quhen pirrike, të cilat e kanë emrin nga mbreti

Pirro...

LIBRI VI

18,572 b ... Në kohën e ndërzimit demi kullot me lopët dhe zihet me demat e tjerë; në kohë tjetër sekset rrinë të veçuar; kjo quhet "përbuzja e kopesë", ata, në Epir, shpesh nuk shihen për tre muaj; dhe përgjithësisht të gjitha, ose afërsisht të gjitha kafshët e egra, nuk kullosin bashkë me femrat përpara kohës së ndërzimit...

LIBRI VIII

7,593 b ... Kopetë e bagëtive vuajnë më pak kur lëvizin në ngrica, se sa në dëborë. Ato rriten nëqoftëse veçohen për një kohë të gjatë nga ndërzimi, prandaj barinjtë në Epir i mbajnë kopetë pirrike, si quhen ato, për nëntë vjet pa i ndërzyer që të mund të rriten. Këtë ata e quajnë apotauri e lopëve. Numuri i këtyre kopeve arrin në katërqind dhe janë pronë e mbretit. Ato nuk rrojnë dot në vend tjetër, megjithëse është bërë një provë e tillë...

28,606 b ... Temperatura gjithashtu ndikon shumë; prandaj në Iliri, Thraki dhe Epir, gomarët janë të vegjël. Në Skythi dhe vendet keltike ata nuk gjenden fare, sepse në këto vende dimri është i ashpër...

LIBRI IX

1,608 a ... Qentë e gjuetisë të Molosisë nuk ndryshojnë aspak nga qentë e vendeve të tjera. Por qentë e kopeve të kësaj krahine ua kalojnë qenve të tjerë si në madhësi, ashtu edhe përsa i përket guximit të tyre, kur përleshen me kafshët e egra. Nga kryqëzimi i qenve molosë me ata lakonë del një lloj qeni që shquhet për guxim e durim...

45,630 a Bonasi gjendet në Paioni, në malin Messap, i cili ndan Paioninë nga Media. Paionët e quajnë monap. Është i madh sa një dem dhe më i rëndë; por nuk është një kafshë e gjatë dhe lëkura e tij kur rripet mund të mbulojë një shtresë ku të ulen shtatë vetë. Në formë i përngjan demit, por ay ka një perçe si të kalit që i arnn gjer te shpatullat, qimja e tij është më e butë e ajo e kalit dhe më e shkurtër. Ngjyra e qimes së tij është e kuqe. Ato janë të trasha e zbresin gjer te sytë dhe kanë një ngjyrë midis së kuqes dhe bojës së hirit jo si ajo e kuajve gështenjë po më e thellë: qimet e tij poshtë janë si lesh. Ato nuk janë as shumë të zeza, as shumë të kuqe.

Zëri i tyre është si ai i kaut. Brirët i kanë të përkulura e të mpleksura, të papërshtatshme për mbrojtje, të gjata një pëllëmbë ose diçka më shumë, aq të trasha sa secili prej tyre mund të mbajë një hemikoe ose diçka më shumë. Pjesa e zezë e brirëve është e mirë dhe e lëmuar. Një tufë flokësh është vendosur në mënyrë të tillë midis të dy syve, sa kafsha duket më mirë anash, se sa përballë. Si kau, ai nuk ka dhëmbë të sipërme përpara, ashtu si nuk kanë edhe kafshët e tjera me brirë. Këmbët i ka të ashpra dhe thundrat e çara. Bishtin të vogël në përpjestim me trupin, si atë të kaut, ai rrëmih tokën me thundrën e tij si demi. Lëkurën e pjesëve të sipërme e ka të fortë. Mishi i tij është një ushqim shumë i mirë dhe për këtë e gjuajnë...

DE MIR ABILIBUS AUSCULTATIONIBUS

(Mbi mrekullitë e dëgjuara)

a,22 Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti, pasi i shtrydhin hojet /mjaltitj i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin ndër enë prej balte, dhe e lënë gjersa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e shtien ndër enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentojë për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë, dhe bile një verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se kjo bëhet edhe në disa vende të Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër aq sa ishte e pamundur për kërkuesit që ta dallonin...

a,36 Thonë se në Atintani, pranë kufijve të tokave të Apollonisë, ndodhet një shkëmb, nga i cili nuk duket se del zjarr i vërtetë, por ndizet duke i hedhur vaj.

833 b,45 Për Paioninë thonë se kur bien shira të vazhdueshme, në tokën e zbutur gjendet i ashtuquajturi ar i padjegshëm. Flitet se toka në Paioni është aq e pasur me ar, sa shumë vetë kanë gjetur copa ari më të rënda se një mna. Thonë se janë gjetur edhe i janë dërguar mbretit të atjeshëm dy copë, njëra e rëndë 3 mna dhe tjetra 5 mna.

835 b,75 Thonë se në Epir ka drert, t« cilët duke gërmuar tokën me bririn e djathtë bëjnë gropa; ky bri ësluë i dobishëm për shumë sende.

836 «,79 Në ishullin Diomedea, në detin Adriatik, thonë se gjendet një tempull i Diomedit, i admimeshëm dhe i shenjtë: rrotull tij fluturojnë shpendë të mëdha me sqep shumë të gjatë, të gjerë dhe të fortë; kur vijnë këtu helenët ato rrinë të qeta, ndërsa kur vijnë barbarë, që banojnë aty afër, u Huturojnë rrcth e rrotull, ua shqyejnë kokët e tyre me kthetra e sqepa dhe mbasi u shkaktojnë shumë plagë i vdesin. Thonë se dikur këta kanë qenë shokët e Diomedit, që e humbën prijësin e tyre mbas mbytjes së anijes, prijës ky që u vra me dredhi nga Aineu, mbreti i atyre fiseve...

836 b,81 ... Atje /në ishujt Elektride/ gjenden me shumicë plepa, prej të cilëve nxirret ai që ne e quajmë qelibar, në fillim si dyllë, pastaj forcohet si gur. Ky mblidhet prej banorëve dhe dërgohet në Helladë. Prandaj thonë se në këta ishuj erdhi Dedali, i pushtoi dhe në njërën bëri fytyrën e vet, kurse në tjetrën të djalit, Ikarit. Pastaj mbasi e dëbuan pellazgët, të cilët shkatërruan Argon. Dedali iku dhe erdhi në ishullin Ikar.

839 a,I04 Përveç kësaj pranë Epirit, burojnë ujëra të nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton. Më kot thonë se mbi këtë vend nuk fluturon asnjë shpend, mbasi dihet se atje ka mjellma me shumicë.

839 b,104 Ndërmjet Mentorisë dhe Istrisë thuhet se gjendet një mal me një majë shumë të lartë, që e quajnë Delfion. Kur memtorët, që banojnë pranë Adriatikut, i ngjiten këtij mali, shikojnë së andejmi anijet që lundrojnë në Detin e Zi. Përveç këtij është edhe një vend tjetër ndërmjet /të dy fiseve/, në tregun e të cilit tregtarë të ardhur nga Deti i Zi shesin verëra nga ishujt Lesbo, Ko dhe Thaso, gjithashtu /sillet verë/ edhe prej atyre të Adriatikut me amfora të Korkyrës.

842 b,127 Në Apolloni, që ndodhet pranë krahinës së taulantëve, thonë se del asfalt dhe pisë si curila që shpërthejnë nga toka; këtu ai del më i zi dhe më i dendur se i Maqedonisë; dhe banorët thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr, që qendron i ndezur vazhdimisht dhe zë një sipërfaqe fare të ngushtë, aq sa përfshin një pentakline'l Këndej del një erë squfuri dhe nishadri; përreth rritet një bar shumë i lartë dhe ç'është më e çuditshme, jo më larg se katër kut prej andej rriten drurë të lartë...

128 Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit, dhe më të shumtat bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër. Përveç kësaj thonë se japin me lehtësi nga tri hemikoe qumësht. Thonë së edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende të tjera, po pjellin dy ose tri herë në ditë. Thuhet edhe se në Paioni qetë e egër bëhen shumë më të mëdhenj nga të gjithë ata që ndodhen ndër popullsi të tjera, edhe se brirët e tyre nxënë katër koe, bile brirët e disave edhe më shumë.

844 b,138 Thonë se në Iliri, tek flset e quajtura ardiane, pranë kufirit me autariatët, ndodhet një mal i lartë dhe afër tij një gurrë, nga e cila shpërthen ujë me sasi të madhe, jo në çdo stinë, po vetëm në pranverë. Këtë ujë e marrin dhe ditën e ruajnë në një vend të mbuluar, ndërsa natën e nxjerrin pëijashta. Kjo punë bëhet pesë a gjashtë ditë me radhë dhe pastaj uji ngrin e bëhet një kripë shumë e mirë; këtë kripë e mbajnë sidomos për bagëtitë. Së jashtmi nuk sjellin kripë në këto vise, për arsye se janë larg detit dhe nuk përzihen me të tjerët. Kripa u duhet shumë për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit. Në rast se s'ua japin, shumica e bagëtisë ngordh.

"Aftrsisht 10 m2

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë


image description
SKYLAKSI
Iliria
Skylaksi është një udhëtar, gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë që ka jetuar midis shek. VI-V para e. sonë. Nga fundi i shek. VI me urdhër të Darit I të Persisë ndërmori një udhëtim eksplorimi në Indi dhe në brigjet e oqeanit Indian. Me emrin e këtij gjeografi është lidhur vepra e titulluar "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës, Azisë dhe Afrikës). Në të vërtetë kjo vepër nuk është e tij por e një autori tjetër të mëvonshëm të cilin është bërë zakon ta quajnë PseudoSkylaksi për ta dalluar nga

Skylaksi i Kariandes. Periplusi është një përpilim i mesit të shek. IV para e.s. i mbështetur në njoftime të marra nga logografet e shek. VI. Hekateu dhe autorë të tjerë të shek. V para e. sonë. Në këtë vepër jepet edhe një përshkrim gjeografik me shumë interes i krahinave bregdetare të Ilirisë.

 
Përkthimi është mbështetur në botimin:
Geographi Graeci Minores, Joannes Franciscus Gail. Volumen primum. parisiis 1826. 

SCYLACIS CARIANDENSIS

PERIPLUS

(Lundrim)

Istroi

Pas enetëve vjen popullsia e istërve dhe lumi Ister. Ky lum derdhet në Pont" me drejtim gati nga Egjipti. Lundrimi në viset e istërve zgjat një ditë e një natë. Libyrnoi Pas istërve vjen popullsia e liburnëve. Qytetet bregdetare të këtij fisi janë: Idasa, [qyteti i/ atienitëve, Dyyrta, Halupsi, /qytetet e/ olsëve, pedetëve, hemionëve. Ata i nënshtrohen pushtetit të grave. Gratë e burrave të lirë shkojnë edhe me skllevërit  e tyre dhe me burrat e krahinave fqinjë. Pranë tokave të tyre ka ishuj, emrat e të gjithëve nuk mund t'i them mbasi ka shumë prej tyre që janë pa emra. Ishulli i Istrit është treqind e dhjet stade i gjatë dhe njëqindenjëzet i gjerë; Kleitrei, Litria, Mentoride, këto janë ishujt më të mëdhenj. Lundrimi gjatë tokave të Libyrnidës zgjat dy ditë.

Illyrioi

Pas liburnëve vjen popullsia e ilirëvet; dhe banojnë ilirët gjatë anëdetjes gjer në Kaoni; kjo ndodhet kundrejt Kerkyrës, ishullit të Alkinout. Është aty një qytet Helen, i quajtur Heraklea, bashkë me limanin e vet. Banojnë aty edhe popuj barbarë që quhen me një emër lotofagë; këta janë: hierastamnët, bulinët, hyllët (hyllët janë fqinjë me bulinët), këta të fundit thonë se aty kish banuar Hylli, i biri i Herakliut. Këta janë barbarë dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peloponezi. Prej këtij gadishulli, gjatë bregut të detit ngjitur me këta, banojnë bulinët, që janë ilirë. Lundrimi prej vendit të bulinëve gjer te lumi Nestos kërkon një ditë të gjatë.

Manloi

Pas nestëve vjen Iumi Naron; gjerësia e këtij lumi është aq e madhe sa nëpër të mund të lundrojnë edhe anije me tri sërë lopatash. Edhe maniejtë janë fis ilir. Pranë vendit që quhet emporion është një liqen i madh, i cili i përket tokës së autariatëve që janë edhe këta ilirë. Brenda në liqen është edhe një ishull i vogël, gjithësejt njëqindenjëzet stade, një tokë shumë e përshtatshme për bujqësinë. Prej këtij liqeni rrjedh lumi Naron që zumë në gojë më sipër.

Egheleis

Enhelejt janë fis ilir, ngjitur me Rizonin. Duhet të lundrosh një ditë e një natë që të arrish nga Buthoe gjer në Epidamn, qytet Helen; rruga më këmbë është tri ditë.

Ilyrioi

Përbri është fisi i ilirëve, ku është qyteti Epidamn dhe pranë tij rrjedh lumi i quajtur Palamni. Nga Epidamni gjer në Apolloni, qytet Helen, udha më këmbë mban dy ditë. Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. (Lumi Aia del nga mali i Pindit dhe njedh anës së Apollonisë). Ky lum zbret në det, duke qenë larg tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg gjashtëdhjetë stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë. Në krahinën e Kastidas thuhet se ndodhet një fushë që quhet Erytheia. Këtu thuhet se kishte ardhur Geryoni dhe kish kullotur qetë. Në këto vise janë malet Keraune (në Epir) dhe aty afër është një ishull i vogël që quhet Sason. Prej këtej në Orik lundrimi mban një të tretën e ditës.

Orikoi

Orikët banojnë në krahinën e Amantisë; /amantët/ që shtrihen gjer këtu janë ilirë nga bulinët. Gryka e gjirit Jon shkon që nga malet Keraune, gjer te kepi i Japygisë. Prej maleve Keraune, gjer në qytetin Hydrunt të Japygisë, lundrimi është pesëqind stade; kjo është gryka e gjirit1>; është brenda detit Jon. Adriatiku ka shumë limane; Adriatiku dhe Joni janë e njëjta gjëj

Haones

Pas ilirëve vinë kaonët. Kaonia ka limane të mira; kaonët banojnë nëpër katunde . Lundrimi anës së Kaonisë mban gjysmë dite.

Thesprotoi

Pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve; edhe këta janë të shpërndarë nëpër katunde; dhe ky vend ka limane të mira, këtu është limani i quajtur Elaia. Në këtë liman derdhet lumi Aheron dhe është edhe liqeni Aherusia, nga i cili del lumi Aheronit. Lundrimi anës Thesprotisë zgjat gjysëm dite. Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve, edhe këta banojnë nëpër katunde; një pjesë e vogël e tokës së tyre zbret këtu gjer në det, ndërsa pjesa më e madhe shtrihet në viset e brendshme. Lundrimi anës detit të Molosisë mban dyzet stade.

Ambrakia

Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet Helen, tetëdhjetë stade larg detit. Anës detit ka një mur dhe një liman shumë të bukur. Prej këtej fillon Hellada, pa ndërpreije, gjer në lumin Pene dhe gjer në Homoli, qytet i Magnetisë që ndodhet anës lumit. Lundrimi i Ambrakisë mban njëqind e njëzet stade.

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë

image description
POLYBII
Iliria
Unë do të filloj sipas rendit kronologjik nga lufta e romakeve me kartagasit për Siqelinë \ Pastaj do të vijë lufta e Libisë, që pasohet nga tregimi i veprimeve të zhvilluara në Iberi nga kartagasit me Hamilkarin, pastaj me  Hasdrubalin. Është e njëjta kohë kur romakët kaluan për herë të parë në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës...

LIBRI II

Në këto kohë romakët vendosën të kalonin, për herë të parë me forca ushtarake, në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës '. Ata që duan me të vërtetë të kuptojnë qartë si u rrit dhe si u ndërtua sundimi romak - gjë që është objekt i studimit tonë - duhet sigurisht t'i shqyrtojnë këto ngjarje jo kalimthi, por me vëmendje të veçantë. Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin patur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit \ ia mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që mbaheshin të rrethuar nga etolët...

3... Natën njëqind anije, me pesëmijë ilirë, lundruan në drejtim të Medionës, dhe iu avitën qytetit5). Si u futën në liman, të nesërmen, sapo u gdhi, zbarkuan me të shpejtë, pa zhurmë dhe të rreshtuar në njësi6), simbas taktikës së tyre të zakonshme, u sulën kundër lëmit të etolëve. Këta, porsa e morën vesh këtë ngjarje, u habitën për sulmin e papritur dhe për guximin e ilirëve; por nga ana
tjetër, duke pasur që prej shumë kohësh një mendim të lartë për veten e tyre dhe duke pasur besim në forcat e veta, nuk e humbën, por qendruan prapseprapë me guxim. Kështu, pra, pjesën më të madhe të hoplitëve dhe të kalorisë së tyre e radhitën përpara lëmit, në vendet sheshe; me pjesën tjetër të kalorisë dhe me këmbësorinë e lehtë zunë disa vende që ndodheshin përpara lëmit e që kishin pozita të mira.

Por ilirët i ranë, së pari, këmbësorisë së lehtë dhe në saje të numrit më  të madh e të peshës që kishte rreshtimi i tyre, i shkulën nga vendi të parët, ndërsa kalorët që ishin bashkë me këta, i detyruan të iknin e të bashkoheshin me këmbësorinë e rëndë. Pastaj, që nga kodrat, ilirët u turrën kundër atyre që ishin të rreshtuar në fusha, dhe me të shpejt i thyen e i shpërndanë me ndihmën edhe të medionasve të rrethuar, të cilët njëkohësisht dolën dhe bënë sulmin kundër etolëve. Një numër të madh prej tyre e vranë, një pjesë më të madhe e zunë rob dhe gjithë armët e materiali luftarak ra në duart e ilirëve. Kështu, pra, ilirët, pasi kryen urdhërat që u kishte dhënë mbreti i tyre, ngarkuan plaçkën në anijet dhe menjëherë u nisën për në vendin e tyre.

4... Mbreti Agron, pasi u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantët ushtarakë rreziqet e luftës, u gëzua aq shumë se i kishte mposhtur etolët, duke menduar se ata ishin shumë mendjemëdhenj, sa që nga gëzimi u dha pas të pirit e pas dëfrimeve të tjera të këtij lloji; mirëpo këto i shkaktuan një të ftohur të rëndë, që në pak ditë e përcolli në varr. Pas vdekjes së Agronit, mbretërinë e trashëgoi e shoqja, Teuta, e cila drejtimin e punëve e ushtronte me miq të besuar. Kjo, me mendjen e saj prej gruaje, duke patur parasysh vetëm fitoren e korrur dhe pa i peshuar fare popujt fqinjë, së pari u dha leje atyre që lundronin të grabitnin çdo anije që do të gjenin përpara; pastaj përgatiti një forcë ushtarake detare jo më të vogël se ajo e para dhe e nisi, duke i porositur prijësit të quanin si armike gjithë anëdetjen.

5 Këta, sulmin e parë e bënë kundër Elidës dhe Mesenisë. Ilirët u binin vazhdimisht në qafë këtyre krahinave, sepse bregdeti i tyre është tepër i gjatë dhe, në anën tjetër, qytetet e tyre kryesore që ishin qendra ushtarake, ishin shumë larg nga deti, e për këtë arsye ndihmat që dërgonin për t'u bërë ballë sulmeve të ilirëve arrinin shumë vonë; prandaj këta pa frikë i sulmonin këto vende vazhdimisht, duke i grabitur e duke i shkretuar. Një ditë iu afruan qytetit Foinike dhe qendruan aty për të marrë ushqime. Aty hynë në bisedime me disa galatë, të cilët ishin afro tetëqind vetë si mercenarë të epirotëve, për të ruajtur qytetin dhe u morën vesh me ta që ta lëshonin Foiniken me tradhëti. Me të vërtetë, ilirët në saje të ndihmës së galatëve nga brenda, me sulmin e parë pushtuan qytetin me gjithë ç'kishte11. Epirotët, me të marrë vesh këtë ngjaije, vrapuan shpejt në ndihmë me gjithë fuqitë e tyre. Pasi arritën në Foinike, e ngritën lëmin buzë lumit, i cili rrjedh pranë qytetit, që ta kishin si mburojë dhe, për t'u siguruar, shkulën drurët e urës që ishte mbi lum. Në këtë e sipër, me që morën vesh se Skerdilaidi me pesëmij ilirë vinte kundër tyre nëpër tokë, duke kapërcyer ngushticat e Antigonesë, dërguan një pjesë të fuqive për ta mbrojtur këtë qytet, por ata vetë me fuqitë e tjera e kalonin kohën të çkujdesur, duke marrë lirisht ushqime nga vendi e duke e lënë pas dore rojën e lëmit. Hirët, pasi morën vesh se armiku i kishte shpëmdarë fuqitë dhe ishte i çkujdesur, u nisën natën kundër tij; pasi vendosën drurët mbi urë, kaluan lumin pa pësuar gjë dhe zunë një vend të fortë, ku qëndruan gjersa u gdhi. Me t'u gdhirë, të dy ushtritë u përleshën përpara qytetit; epirotët u mundën, shumë mbetën të vrarë dhe më shumë u zunë robër, të tjerët ikën dhe shkuan tek atintanët. dhe menjëherë arritën në Helikranon për ndihmë. Nga ana e tyre edhe ilirët që pushtuan Foiniken erdhën po në këtë vend së bashku me Skerdilaidin, dhe në fillim u radhitën pranë atyre që kishin ardhur në ndihmë, duke pasur dëshirë të përleshen.

Mirëpo, meqenëse pengoheshin nga ngushtica e vendit dhe, nga ana tjetër, kishin marrë letra nga Teuta që të ktheheshin sa më parë, mbasi një pjesë e ilirëve ishin shkëputur dhe ishin hedhur nga ana e dandanëve, bënë një armëpushim me epirotët, pasi u kishin shkretuar dhe grabitur vendin. Në bazë të këtij armëpushimi, qytetin dhe robërit që ishin qytetarë të lirë, ua kthyen epirotëve kundrejt një pagese si shpërblim, ndërsa skllevërit dhe gjithë plaçkën i ngarkuan në anijet e tyre, pastaj disa u kthyen nëpër det, ndërsa ata që ishin nën komandën e Skerdilaidit u kthyen nëpër tokë, duke kaluar përsëri nga ngushticat e Antigonesë. Kjo fushatë e ilirëve i habiti dhe u kalli tmerr helenëve që banonin gjatë bregdetit. Këta, kur panë se qyteti më i fortifikuar dhe më i fuqishëm i Epirit u shkatërrua dhe u shkretua në një mënyrë të pabesueshme, s'kishin më frikë vetëm për të ardhurat e tyre, si gjer tani, po edhe për vehten dhe për qytetet e tyre. Epirotët, si shpëtuan në mënyrë të papritur jo vetëm nuk menduan t'ua merrnin hakun keqbërësve, ose t'u shfaqnin mirënjohjen atyre që u erdhën në ndihmë, po përkundrazi, dërguan delegatë te Teuta dhe, bashkë me akarnanët, bënë aleancë me ilirët, duke marrë përsipër t'u ndihmonin këtyre të fundit që tani e tutje dhe të jenë armiq me ahejt dhe etolët. Me këto provuan qartë se ishin jo vetëm të pazotë të mendohen që në krye për punët e tyre, po ishin edhe bashkëshkelës ndaj mirëbërësve të tyre.

7... Në të tilla duar ata /epirotët/ e kishin lënë një qytet kaq të pasur1'. 8 Hirët edhe në kohët e kaluara u binin pa pushim më qafë tregtarëve italikë, por sulmet e piraterisë i shtuan më tepër kur ndodheshin në Foinike. Atëherë një pjesë e flotës ilire u shkëput dhe u turr në det kundër tregtarëve italikë, disa prej të cilëve i grabitën, disa i vranë dhe jo pak prej tyre i morën robër. Romakët, në krye, nuk ia vinin veshin ankimeve që bënin tregtarët kundër ilirëve, po më vonë, kur panë se këto qaije sa vinin e po bëheshin më të dendura, atëherë dërguan për këtë punë në Diri dy delegatë Gain dhe Leuk Koronganin. Teuta, kur u kthyen anijet nga Epiri, u habit tepër me plaçkën e shumtë si dhe me bukurinë e saj, se me të vërtetë Foinike atëherë shquhej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit; prandaj iu shtua edhe një herë aq dëshira për t'u rënë më qafë helenëve. Po atëherë u përmbajt për pak kohë, për shkak të trazirave të brendshme; si i rregulloi shpejt punët me ilirët, që ishin shkëputur, rrethoi Isën, sepse vetëm ajo akoma nuk po i bindej asaj. Pikërisht në këtë kohë arritën delegatët e Romës, të cilët si u pranuan prej Teutës, parashtruan ankimet e tyre për padrejtësitë që u ishin bërë. Teuta, me mbunje e krenari, dëgjoi gjer në fund qarjet e romakëve. Pasi mbaruan këta, tha se do të përpiqej të kujdesej që romakët mos të pësonin ndonjë padrejtësi nga ilirët, por mbretërit nuk i lejonte zakoni që të ndalonin ilirët të përfitonin në mënyrë private nga të mirat e detit. Atëherë delegati më i ri, i zemëruar nga këto fjalë të mbretëreshës, iu përgjigj me një guxim që ishte për t'u lavdëruar në vetvete, po që nuk i përshtatej aspak kohës: "Romakët, o Teutë, kanë një zakon shumë të mirë që padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe u ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Dhe do të përpiqemi që, po të dojë Zoti, për së shpejti të të detyrojmë të ndreqësh zakonet mbretërore të ilirëve". Teuta  e priti këtë përgjigje të romakut pa e peshuar dhe rrve gjaknxehtCsi, sjclijc qe i përshtatet krejt natyrës së gruas; u ndez aq shumë sa, duke harruar çdo të drejtë njerëzore, dërgoi njerëz t'i ndjekin delegatët e të vrasin atë që kishte guxuar të fliste në atë mënyrë përpara saj. Romakët, kur mësuan këtë ngjarje të shëmtuar, u zemëruan shumë me sjelljen e paligjshme të gruas, filluan menjëherë përgatitjet, mblodhën ushtarët dhe iu përveshën përgatitjes së flotës.

9...Teuta, me të ardhur pranvera | pasi ndërtoi anije akoma më shumë se pdrpara, i dërgoi përsëri në viset e Helladës. Një pjesë e këtyre anijeve u nis drejt për Kerkyrë, ndërsa pjesa tjetër qendruan në limanin e Epidamnit me shkakun se gjoja do të merrnin ujë dhe ushqime, po në të vërtetë për të pushtuar qytetin me dredhi. Meqenëse epidamnasit i pranuan pa të keq dhe në mënyrë të shkujdesur, ata hynë të paarmatosur, si për të mbushur ujë, duke patur thika të fshehura brenda në enët e tyre, dhe në këtë mënyrë, pasi therën ata që ruanin portën, u bënë shpejt zotër të hyijes. Menjëherë arriti sipas marrëveshjes.ndihma e dërguar nga anijet dhe bashkë me këta pushtuan lehtë e shpejt pjesën më të madhe të mureve të qytetit. Por meqenëse banorët e qytetit, megjithëse të papërgatitur për këtë ngjaije të papandehur, vrapuan me të shpejtë për ndihmë dhe luftuan me guxim, ngjau që më në fund ilirët, megjithë qëndresën e tyre të gjatë, u dëbuan nga qyteti. Kështu, pra, epidamnasit në këtë rast, nga shkaku i pakujdesisë së tyre, u rrezikuan të humbnin atdheun, po në anën tjetër, në saje të trimërisë dhe të guximit të tyre, morën një mësim të mirë për të ardhmen pa u dëmtuar fare. Sa për ilirët, prijësat e tyre dolën menjëherë në det të hapët dhe, si u bashkuan me të parët, u drejtuan tok për në Kerkyrë. Këtu zbarkuan, duke u kallur frikën të gjithëve, dhe ndërmorën rrethimin e qytetit. Kerkyrasit, të dëshpëruar fare, dërguan delegatë tek etolët dhe ahejtë, njëkohësisht erdhën edhe delegatë nga Epidamni dhe nga Apollonia dhe bashkë me ata të Kerkyrës, iu lutën të dërgonin ndihma sa më parë dhe të mos i linin qytetet e tyre të shkatërroheshin nga ilirët. Etolët dhe ahejtë i dëgjuan dhe i pranuan me dashamirësi lutjet e delegatëve. Menjëherë vendosën të dërgojnë aty-për- aty dhjetë anijet e përgatitura të ahejve; në pak ditë ata u bënë gati dhe u nisën për në Kerkyrë, duke shpresuar se do të mund të shpëmdanin rrethimin.

10...Ilirët, si morën edhe shtatë anijet e armatosura që u dërguan akarnanët sipas marrëveshjes, dolën për t'i pritur ahejtë dhe u përleshën me këta afër ishullit Paksos. Gjatë këtij luftimi anijet e akarnanëve dhe ato të ahejve që ishin radhitur kundrejt tyre, luftuan pa përfundim, duke mos u dëmtuar fare, përveç plagësh të vogla që morën disa nga detarët. Ilirët atëherë u vërsulën me anijet e tyre të lidhura nga katër dhe u përleshën me armiqtë. Ilirët pa u kujdesur fare për anijet e tyre, i kthyen këto anash dhe ndihmonin kështu sulmin e armiqve. Anijet e kundërshtarëve u ndeshën aq fort, sa mezi mund të lëviznin, mbasi ishin futur në mes sqepave të anijeve të lidhura bashkë. Atëherë ilirët, duke u hedhur mbi urat e anijeve të ahejve, i pushtuan ato për shkak të epërsisë së tyre në njerëz. Në këtë mënyrë zunë katër anije me nga katër sërë lopata, kurse një tjetër me pesë sërë lopatash e mbytën me gjithë bumt e saj... Në këtë kohë, ata që luftonin kundër arkananëve, duke parë se ilirët kishin fituar, i kthyen anijet dhe në saje të shpejtësisë në të lundruar dhe të një ere të favorshme, mundën të iknin e të arrinin të sigurtë në vendin e tyre. Ilirët, krenarë për fitoren e tyre, e kryen, pas kësaj, rrethimin me lehtësi e guxim. Kerkyrasit, të dëshpëruar nga zhvillimi i ngjaijeve, pasi i qendruan për një kohë të shkurtër rrethimit u morën vesh me ilirët, duke pranuar një garnizon të tyre dhe bashkë me të edhe Demetër Farin. Pastaj menjëherë prijësat e ilirëve dolën në detin e hapur; pasi iu afruan Epidamnit, vendosën përsëri ta rrethojnë qytetin.

11...Po në këto kohë , ata që kishin në dorë pushtetin më të lartë në Romë Gnej Fulvi dhe Aul Postumi, dolën nga kryeqyteti i Italisë, i pari me dyqind anije dhe i dyti në krye të fuqive tokësore. Qëllimi i parë i Fulvit ishte të lundronte në drejtim të Kerkyrës, se besonte të arrinte aty, pa u dorëzuar akoma qyteti. Dhe megjithëse u vonua, prapë vendosi të shkonte në këtë ishull për dy arsye: e para, që të mësonte me hollësi se ç'kishte ngjarë në qytet dhe, e dyta, që të kuptonte në se ishin të vërteta lajmet e dërguara nga Demetri. Demetri, të cilit i bënin shpifje dhe kishte frikë nga Teuta, dërgonte në Romë njerëz, duke u premtuar t'u dorëzonte qytetin me çdo gjë që kishte në zotërimin e tij. Kerkyrasit i pritën me gëzim romakët dhe në marrëveshje me Demetrin, ua dorëzuan atyre garnizonin ilir, dhe ata vetë, njëzëri, vendosën të vihen nën mbrojtjen e Romës, duke menduar se ky ishte i vetmi mjet për të shpëtuar, paskëtaj, nga padrejtësistë e ilirëve. Romakët, si u lidhën me miqësi me kerkyrasit, u nisën kundër Apollonisë, duke pasur me vete edhe Demetrin si udhëheqës për zgjidhjen e çështjeve të tjera. Po në këtë kohë edhe Postumi u nis nga Brendesi me njëzetmijë këmbësorë dhe pothuaj dymijë kalorës. Të dy ushtritë arritën në Apolloni, e cila i priti edhe ajo me gëzim dhe u vu nën mbrojtjen e tyre; menjëherë pastaj u nisën për Epidamn, për të cilin dëgjonin se ishte rrethuar. Ilirët si morën vesh arritjen e romakëve, hoqën dorë nga rrethimi dhe ikën me të shpejtë. Romakët si morën nën mbrojtjen e tyre dhe epidamnasit, u nisën për në viset e brendshme të Ilirisë, duke nënshtruar njëkohësisht ardianët. Si u bashkuan me ta edhe parthinët dhe atintanët, që dërguan delegatë për t'iu nënshtruar me dashje romakëve, këta i morën në miqësinë e tyre dhe pa vonesë u nisën për Isa, se këtë qytet e mbanin të rrethuar ilirët. Si arritën këtu, shpërndanë rrethimin dhe morën edhe isasit nën mbrojtjen e tyre. Pastaj, duke lundruar anës detit, pushtuan me forcë disa qytete të Ilirisë, midis të cilëve edhe Nutrian; këtu humbën jo vetëm shumë ushtarë, po edhe disa hiliarhë bashkë me tamijas-in. Gjithashtu zunë edhe njëzet anije që po transportonin nga vendi plaçkë lufte. Nga ilirët që rrethonin Isën, një palë me ndërhyijen e Demetrit qendruan në ishullin Far, pa pësuar të keqe prej romakëve, ndërsa gjithë të tjerët u shpërndanë dhe kërkuan strehim në qytetin Arbon. Sa për Teutën, iku me një fuqi tepër të vogël dhe u fut në Rizon, një qytet i vogël, po i fortifikuar mirë, larg detit, afër lumit që quhej edhe ky Rizon. Konsujt pastaj si shtuan me anën e këtyre fitoreve fuqinë e Demetrit dhe numrin e të nënshtruarve të tij, u nisën për Epidamn me flotën e me fuqitë e tyre tokësore.

11...Gnej Fulvi u kthye në Romë, duke marrë me vete pjesën më të madhe të fuqive tokësore dhe detare; Postumi që mbeti në Iliri me dyzet anije, rekrutoi ushtarë në qytetet, që ishin rreth e rrotull dhe vendosi të kalojë aty dimrin, për të vigjëluar mbi fisin e ardianëve dhe gjithë ato fise të tjera që e kishin vënë veten nën mbrojtjen e romakëve. Kur erdhi pranvera, Teuta dërgoi delegatë në Romë dhe bëri paqë me këto kushte: "T'u paguante romakëve tributin që kishin kërkuar, të hiqej nga gjithë Iliria, duke mbajtur vetëm disa vende dhe gjë që kishte rëndësi të veçantë për helenët  të mos lundronte paskëtaj përtej Lisit me më shumë se dy anije, po edhe këto të ishin të paarmatosura. Pasi u kryen këto, Postumi dërgoi më vonë delegatë tek etolët dhe tek fisi i ahejve. Këta, me të arritur, së pari u shpjeguan arsyet e luftës dhe të ndërhyijes së tyre në Iliri dhe, në vazhdim të këtyre, u treguan hollësisht ngjaijet dhe u lexuan kushtet e paqes që bënë me ilirët. Si u pritën dhe u përcollën me nderime dhe me dashuri nga ana e popullsive në fjalë, u nisën përsëri për në Kerkyrë, pasi i liruan helenët nga një frikë e madhe me anë të traktatit të përmendur sipër; se në këtë kohë ilirët ishin armiq jo vetëm me disa, por me të gjithë. Ja pra, këto kanë qenë shkaqet e ndërhyrjes së parë ushtarake të romakëve në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës, si edhe shkaqet që lidhën marrëdhënie me Helladën me anë delegatësh. Pas kësaj, romakët menjëherë dërguan delegatë të tyre në Korinth dhe në Athinë, pikërisht kur korinthasit për herë të parë, pranuan që romakët të marrin pjesë në lojërat istmike.

65 Kur erdhi vera maqedonët dhe ahejtë e lanë fushimin e tyre dimëror. Antigoni} u vu në krye të tyre dhe marshoi mbi Lakoninë me ushtarët e tij dhe me aleatët. Ai kishte si trupa maqedone një falangë të përbërë nga dhjetëmijë vetë, një njësi këmbësorie të Iehtë prej tremijë vetësh, një njësi kalorie prej treqind vetësh; pastaj vinin njëmijë agriej ' dhe po kaq galatë, një njësi mercenarësh që përbëhej nga tremijë këmbësorë dhe treqind kalorës, një njësi këmbësorësh ahej e formuar nga tremijë burra të zgjedhur dhe treqind kalorës të tyre, njëmijë megalopolitë, të armatosur si maqedonët dhe të komanduar nga bashkatdhetari i tyre Kerkida; aleatët përbëheshin nga dymijë këmbësorë dhe dyqind kalorës beotë, njëmijë këmbësorë dhe pesëdhjetë kalorës epirotë, po kaq akamanë dhe më në fund njëmijë e gjashtëqind ilirë të komanduar nga Demetër Fari; gjithsejt arrinin afërsisht në njëzet e tetë mijë këmbësorë dhe njëmijë e dyqind kalorës. Kleomeni e priste këtë invadim; ai vuri roje në të gjitha qafat që i kishte fortifikuar me hendeqe dhe pemë të prera; përsa i përket atij, ai fushoi me ushtrinë e tij që arrinte afërsisht në njëzetmijë njerëz, në një vend të quajtur Selasi3)...
70 Antigoni hyri në Spartë pa vështirësi. I trajtoi lakedemonët me fisnikëri të madhe e butësi; vuri në vend regjimin e stërgjyshërve, pastaj, pas disa ditëve, ai u largua nga qyteti me gjithë ushtrinë e tij, mbasi i kishte ardhur lajmi që ilirët kishin pushtuar Maqedoninë dhe po shkretonin vendin. ... U kthye me shpejtësi të madhe në Maqedoni, ku i zuri në befasi ilirët, Iuftoi me ta dhe i mundi...

LIBRI III

16 Senati, duke parashikuar se kjo luftë4' do të ishte e vështirë, e gjatë dhe do të zhvillohej larg Romës, vendosi të rregullonte më parë punët në Hiri. Se këtu ja se ç'ngjiste në këtë kohë: Demetër Fari jo vetëm kishte harruar të mirat që i kishin bërë romakët, po edhe i kishte përbuzur, duke përfituar nga frika që i kishte zënë ata nga galatët, më parë, dhe tashti në fund nga kartagasit. Demetri pra, duke patur gjithë shpresën te oborri i Maqedonisë - se i kishte ndihmuar mbretit Antigon dhe kishte marrë pjesë në luftën kundër Kleomenit - nisi të grabiste dhe të shkatërronte qytetet e Ilirisë që kishin hyrë nën mbrojtjen e romakëve dhe të lundronte përtej Lisit kundër traktatit, me pesëdhjetë anije, dhe të grabiste shumë nga ishujt Kyklade. Duke parë pra, romakët, këto ngjaije dhe, nga ana tjetër, duke kuptuar rritjen e fuqisë së mbretërisë maqedone, po shpejtonin të siguronin pozitat e tyre në lindje të Italisë; ata ishin të bindur se, para se të shpallej lufta në perëndim, do t'ja dilnin t'i bënin ilirët të pendoheshin për gabimet e tyre, si edhe të qortonin e të dënonin mosmirënjohjen dhe guximin e tepruar të Demetrit. Por u gënjyen në llogaritë e tyre, sepse Hanibali veproi më shpejt, duke pushtuar qytetin e zakanthëve. Në këtë mënyrë lufta u zhvillua jo në Iberi, po në pragun e Romës dhe në gjithë Italinë.

Megjithëkëtë, romakët, duke u nisur nga arsyet që thamë më sipër, dërguan Luc Emilin me ushtrinë për të vepruar në Iliri në pranverë të vitit të parë të njëqind e dyzetës olimpiadë. Në këtë kohë Demetri, kur mori vesh qëllimet e romakëve, menjëherë dërgoi në Dimal një roje të mjaftueshme me pajisjet e nevojshme, ndërsa në qytetet e tjera kundërshtarët i vrau dhe pushtetin ua dorëzoi miqve të tij. Ai vetë zgjodhi pastaj, nga të nënshtmarit e tij, gjashtëmijë vetë me trimëri të sprovuar dhe i vuri si roje të Farit. Komandanti romak, kur arriri me ushtri në Iliri, vuri re se armiqtë mburreshin me fortifikimin dhe pajisjen e Dimalit që pandehej si një qytet që s'e merrte dot dora e armikut, prandaj vendosi t'i bjerë Dimalit më parë, me qëllim që t'i hutonte armiqtë. Si u foli dhe i nxiti komandantët me radhë dhe mbasi vendosi në shumë vende mjetet e sulmit, filloi të rrethonte qytetin. Dhe pasi e pushtoi atë me forcë brenda shtatë ditëve, i mposhti shpirtërisht menjëherë të gjithë kundërshtarët. Prandaj menjëherë filluan të vinin njerëz nga të gjitha qytetet për t'ia besuar dhe dorëzuar veten romakëve. Ai, si i pranoi këta, secilin me kushte të arsyeshme, menjëherë pastaj lundroi për në Far, kundër Demetrit vetë. Pasi mori vesh se qyteti ishte i fortifikuar dhe se atje ishte grumbulluar një numër i madh burrash të zgjedhur, dhe përveç këtyre, se ishte fumizuar mirë me ushqime dhe me pajisjet e tjera që kërkonte lufta, dyshonte se mos rrethimi i tij zgjaste shumë dhe bëhej i vështirë; prandaj, duke i parashikuar të gjitha këto, përdori një taktikë të tillë që i përshtatej rastit: Pasi lundroi natën drejt ishullit me tërë ushtrinë, pjesën më të madhe të fuqisë e zbarkoi për ta fshehur në disa vende të pyllëzuara dhe gryka. Ai vetë, me t'u gdhirë, lundroi haptazi me njëzet anije kundër limanit që ishte fare afër qytetit. Duke parë anijet dhe duke përbuzur numrin, njerëzit e Demetrit dolën nga qyteti dhe vrapuan në liman, për të ndaluar zbarkimin e armikut.

Porsa arritën fare afër, u ndez një përleshje e fortë midis dy palëve; ata të qytetit vraponin vazhdimisht në ndihmë, gjersa dolën të gjithë dhe u futën në zjarrin e betejës. Nga ana tjetër, ata nga romakët që kishin zbarkuar natën arritën në këtë kohë, duke kaluar përmes vendesh të fshehta. Si zunë një kodër të fortë ndërmjet qytetit dhe limanit ua prenë udhën atyre që kishin dalë prej qytetit për ndihmë. Në këtë kohë Demetri me të vetët me të parë këtë lëvizje të armikut, hoqi dorë nga sulmet kundër zbarkimit të romakëve, mblodhi ushtarët, u dha zemër dhe u turr, i vendosur të matet në luftë me ushtritë armike, kundër atyre që kishin zënë kodrën. Romakët, si panë se ilirët po sulmonin me guxim e të rreshtuar mirë, u vërsulën edhe këta kundër radhëve të armikut, me një trimëri të jashtëzakonëshme. Në këtë e sipër, romakët që kishin zbritur nga anijet, me tfi parë gjendjen, i ranë armikut që prapa, duke sulmuar nga të gjitha anët; ata u shkaktuan ilirëve turbullim dhe pështjellim të madh. Në këtë mënyrë, duke luftuar përpara e prapa, njerëzit e Demetrit më në fund u thyen. Disa morën rrugën për qytet, kurse shumica u shpërnda rrugë pa rrugë, në të katër anët e ishullit. Demetri atëherë u tërhoq në anijet, të cilat qendronin në disa vende të pabanuara, gati për çdo rast. Mbi këto anije hypi dhe u nis natën dhe, pa e pritur njeri këtë gjë, arriti te mbreti Filip , ku e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij. Ky ka qenë njeri me guxim e trimëri, por guxim të verbër e pa pikë gjykimi. Prandaj edhe vdekjen e pat të ngjashme me karakterin që pati gjithë jetën e tij. Në marrëveshje me Filipin, u mundua të pushtonte qytetin e mesenëvet; po sulmi i tij ka qenë aq pa mend, sa në mes të betejës u vra me armë në dorë; po për këto do të flasim më gjatë në kohën e
vendin e duhur. Komandanti romak, Emili, nga ana e tij, menjëherë 1 sulmoi Farin, e pushtoi dhe e shkatërroi; pushtoi pastaj edhe krahinat e tjera të Ilirisë, i rregulloi punët ashtu siç dëshironte vetë dhe nga fundi i verës u kthye në Romë, ku hyri me triumf e shkëlqim të rrallë.

25 Gjatë fushatës së Pirros romakët lidhën edhe një marrëveshje me kartagasit, e fundit /Tcjo/ para luftës së Siqelisë. Ajo përmbante të gjitha pikat e marrëveshjeve të mëparshme, por i shtohej edhe kjo; "Nëqoftëse njeri ose tjetri nga të dy shtetet bënte aleancë me Pirron ai duhej të shënonte me shkrim këtë kusht: do t'u lejohej të ndihmonin njëri-tjetrin, nëqoftëse njëri nga të dy sulmohej në vendin e tij; cilido qoftë nga të dy që do të kishte nevojë për këtë ndihmë i takonte Kartagës ta furnizonte me anije si transporti.ashtu edhe lufte, por secili vend mbante trupat me shpenzimet e veta. Kartagasit do t'u shkonin në ndihmë romakëve, qoftë edhe në det, në rast nevoje, por detarët nuk do të detyroheshin kurrë të zbritnin në tokë nëqoftëse ata e kundërshtonin një gjë të tillë".

LIBRI IV

Etolët kishin atëherë për strateg një farë Aristoni. Meqenëse, për shkak të paaftësisë fizike nuk ishte në gjendje të qendronte në krye të ushtrisë dhe meqë ishte farefis i Dorimahut dhe Skopës, gjeti mënyrën si të heqë dorë nga komanda në dobi të këtij të fundit. Dorimahu nuk guxonte t'i shtynte haptas etolët që t'u shpallnin luftë mesenasve; ai nuk mund të paraqiste asnjë shkak serioz, sepse gjithë bota e dinin se ai nuk kishte kundër tyre asnjë ankim tjetër veç krimeve të veta dhe sarkazmës, që përdorte. Ai hoqi dorë, pra, nga ky projekt, shkoi vetë tek Skopa dhe u përpoq ta bindte të bashkohej me mendimet e tija luftarake kundrejt mesenasve. Ai u mundua t'i provojë, se nuk kishte asgjë për t'u frikësuar prej maqedonëve, për shkak të moshës së mbretit të tyre (Filipi nuk ishte atëherë më shumë se 17 vjeç); ai i kujtoi edhe ndjenjat armiqësore të lakedemonëve ndaj mesenasve; marrëdhëniet e mira dhe besëlidhjen që bashkonin elejtë /me etolët/; nga këto nxori përfundimin se mund të invadohej pa rrezik Mesenia. Ai i kujtoi, njëkohësisht, për ta nxitur, plaçkën që do të mund të bënte në këtë vend, i cili nuk e prët këtë sulm dhe që në gjithë Peloponezin vetëm ai ka mbetur i padëmtuar gjatë luftërave të Kleomenit. Ai i shtoi më në fund se kjo ekspeditë do t'i bënte të fitonin simpatinë e gjithë popullit etol; se në rast se ahejtë do t'u refuzonin kalimin, atëherë më kot do të ankoheshin për përdorimin e forcës kundër tyre; dhe nëqoftëse ata do të qendronin të qetë, nuk do të gjenin asnjë pengesë nga kjo anë. Nuk do të mungonte preteksti për të sulmuar mesenasit, të cilët prej kohësh ishin shpallur armiq të ahejve dhe maqedonëve, duke u premtuar këtyre të fundit aleancë. Duke i paraqitur këto arsye, si dhe të tjera të këtij lloji dhe të kësaj rëndësie, Dorimahu i ndezi Skopën dhe miqtë e tij në një mënyrë të tillë që pa pritur mbledhjen e popullit, pa u këshilluar me zyrtarët e tjerë, pa respektuar asnjë nga format e rregullshme, duke u tërhequr vetëm nga pasioni, dhe me autoritetin e tyre filluan veprimet armiqësore njëkohësisht kundër mesenasve, epirotëve, ahejve, akarnanëve dhe maqedonëve.

Ata dërguan menjëherë piratë, të cilët duke hasur pranë Kytherës një anije që i përkiste mbretit të Maqedonisë, e morën bashkë me ekuipazhin e saj në Etoli dhe e shitën që nga komandanti e detarët e deri tek anija. Pastaj ata shkretuan bregdetin e Epirit, duke marrë hua për këtë inkursion anijet e Kefalenisë...

Kur trupat u pajisën dhe u mblodhën në Megalopol, ashtu siç e kishin vendosur ahejtë - sepse këtu e ndërpremë më parë - mesenasit erdhën prapë e u lutën që të mos i linin në mëshirën e një armiku që shkelte kaq haptas traktatet. Ata bile kërkuan të hynin në konfederatë dhe të ishin anëtarë me të drejta të barabarta, sikurse edhe popujt e tjerë. Por kryetarët e ahejve kundërshtuan, duke thënë se ishte e pamundur për ta të pranonin këdo qoftë pa u këshilluar me Filipin dhe me aleatët e tyre të tjerë. Në të vërtetë asnjë prej aleatëve nuk e kishte denoncuar paktin që Antigoni kishte përfunduar, gjatë luftës së Kleomenit, midis ahejve, epirotëve, fokidasve, maqedonëve, beotëve, akarnanëve dhe thesalëve...

Përfundimi i këtyre bisedimeve qe ky: ahejtë do të dërgonin delegacione në Epir, Beoti, Fokidë, Akarnani dhe tek Filipi për të paraqitur shkeljen e traktateve dhe invadimin me armë të Ahesë për të cilën etolët ishin tashmë dy herë fajtorë, për t'u kërkuar gjithë këtyre fuqive ndihmë, sipas marrëveshjeve dhe për t'iu lutur që të pranonin mesenasit në aleancë...

Epirotët dhe mbreti Filip, pasi dëgjuan fjalët e delegatëve, i pranuan mesenasit në aleancën e tyre. Aty për aty ata u zemëruan shumë me sjelljen e keqe të etolëve; por kjo nuk zgjati shumë, sepse nuk ishte e papritur për ta; veprime të tilla ishin të zakonshme për etolët. Prandaj, u zbutën dhe vendosën të mos e prishnin paqen. Në anën tjetër lakedemonët meqenëse tashti shpejt e kishin fituar lirinë, në saje të përkrahjes së Antigonit dhe të ndërhyrjes bujare të ahejve, e quanin për detyrë të mos bënin asgjë kundër maqedonëve dhe Filipit, prandaj dërguan fshehurazi tek etolët një përfaqësi dhe përfunduan me ta një pakt të fshehtë aleance dhe miqësie.

Në kohën kur rinia e ahejve ishte zgjedhur dhe përgatitur për ndihmën, që do t'u dërgohej lakedemonëve dhe mesenasve, Skerdilaidi së bashku me Demetër Farin u nisën nga bregdeti i Ilirisë me nëntëdhjetë anije, kaluan përtej Lisit, në kundërshtim me marrëveshjen që kishin me romakët1'. Ata zbarkuan në fillim në Pylos dhe sulmuan këtë vend , por pa sukses. Pas kësaj Demetër Fari, mori me vete pesëdhjetë nga këto anije, sulmoi ishujt Kyklade dhe duke u sjellë rreth tyre, disave u mori para, disa i shkretoi.

Gjatë kësaj kohe Skerdilaidi, duke u kthyer për në lliri, qendroi në Naupakt me të dyzet anijet, i ftuar prej Amynës, mbretit të athamanëve që e kishte të tijin. Këtu, me ndërmjetësinë e një farë Agelau, u mor vesh me etolët për ndaijen e plaçkës së luftës dhe mori përsipër fu ndihmonte etolëve në veprimet e tyre kundër Ahesë. Kur Agelau, Dorimahu dhe Skopa e lidhën këtë marrëveshje me Skerdilaidin, shtinë në dorë qytetin Kynethë, ngritën gjithë etolët dhe bashkë me ilirët u futën në Ahe.

19... Taurioni ishte lajmëruar për inkursionin e etolëve dhe për gjithë ato që kishin ndodhur në Kynethë; në të njëjtën kohë ai mësoi se Demeter Fari, duke u kthyer nga Kykladet, kishte zbarkuar në Kenkre1'; ai iu lut këtij /Demetrit/ të kishte mirësinë të ndihmonte ahejtë, të kalonte anijet e tij nëpër istmë dhe të godiste në befasi etolët, gjatë kalimit të tyre. Demetri kishte bërë një plaçkë të madhe në ishujt, por ai kthehej në kushte pak të nderuara, i ndjekur këmba këmbës nga rodasit; ai i dëgjoi, pra, me kënaqësi propozimet që iu bënë, aq më tepër që Taurioni merrte përsipër shpenzimet e transportit të anijeve nëpër tokë. Ai përshkoi istmin, por arriti dy ditë pas kalimit të etolëve; u mjaftua, atëherë, të plaçkiste disa pika të bregdetit, pastaj u kthye në Korinth.

25 Ai /Filipi V/ priti, në Korinth, delegatët e shteteve aleate dhe u këshillua me ta mbi masat që duheshin marrë kundër etolëve. Beotët i akuzonin /etolët/ se kishin dhunuar në kohën e paqes, tempullin e Athinasë Itone, fokidasit, se kishin bërë një ekspeditë kundër Ambrysës dhe Daulit2) për t'i pushtuar këto qytete, epirotët se u kishin shkretuar vendin e tyre. Akarnanët vinin në dukje se si ata /etolët/ ishin bërë gati për të pushtuar qytetin Thyrion dhe si kishin guxuar ta sulmonin natën. Ahejt i bënin fajtorë se kishin marrë Klarionin, në tokën e Megalopolit, kishin shkretuar në kalim Patrën dhe Farën, grabitur Kynethën dhe tempullin e Artemisit në Lusa, rrethuar Klitorin, sulmuar Pylon nga deti dhe në tokë ishin orvatur, së bashku me ilirët të shkatërronin Megalopolin, që sa kishte filluar të popullohej përsëri. Pasi dëgjoi ankimet e tyre, këshilli i aleatëve votoi njëzëri t'u shpallej luftë etolëve...

29 Filipi, duke kaluar dimrin në Maqedoni, i qe vënë punës me zell për të rekrutuar ushtri, për fushatën e ardhshme; njëkohësisht ai merrte masa për të siguruar kufijtë e Maqedonisë nga barbarët që ishin nga ana e sipërme. Më vonë pati një takim me Skerdilaidin, duke e lënë veten në duart e këtij, me një guxim të madh, dhe biseduan që të dy për të lidhur miqësi e aleancë midis tyre. Ai i premtoi Skerdilaidit ta ndihmonte për të rregulluar punët e Ilirisë, nga ana tjetër akuzoi - gjë fare e lehtë - etolët dhe më në fund e bindi me lehtësi që të pranonte propozimet e tij... Etolët ishin zotuar t'i jepnin Skerdilaidit një pjesë të plaçkës, nëqoftëse ai do të shkonte me ta kundër Ahesë. Ai pranoi dhe e mbajti fjalën, mirëpo etolët, si grabitën qytetin e kynethëve dhe si morën shumë robër e bagëti nuk e bënë Skerdilaidin pjesëtar në asnjë nga ato që grabitën. Nga ky shkak ai ishte zemëruar shumë me etolët dhe prandaj porsa i propozoi Filipi, pranoi menjëherë të hynte edhe ai në aleancën e përbashkët, me kusht që të merrte njëzet talente në vit kundrejt pjesëmanjes së tij me tridhjetë anije në luftën detare kundër etolëve.'

30 Ndërsa Filipi merrej me këtë punë, delegatët që ishin dërguar tek aleatët shkuan më parë në Akarnani dhe paraqitën mesazhin e tyre. Këta menjëherë nënshkruan vendimin dhe morën pjesë në luftë kundër etolëve... Sa për epirotët, si dëgjuan delegatët, edhe ata e nënshkruan dekretin, por vendosën të luftonin me etolët vetëm atëherë kur edhe Filipi do t'u shpallte luftë. Njëkohësisht u thanë delegatëve të dërguar prej etolëve se epirotët dëshironin të rronin në paqe me ta; e tillë qe sjellja e tyre e dobët dhe gjithë mashtrime...

36 Kur Mahata mësoi se ç'kishte ndodhur në Lakedemoni, u kthye prapë në Spartë për të nxitur eforët dhe mbretërit që t'u shpallnin luftë ahejve. Ai thoshte që kjo ishte e vetmja mënyrë për t'u dhënë fund grindjeve që shkaktonin ndërmjet lakedemonëves kundërshtarët e rreptë të aleancës me etolët, dhe në Etoli ata që vepronin në mënyrë të njëjtë. Eforët dhe mbretërit u bindën. Pasi përfundoi me sukses bisedimet në saje të mendjelehtësisë së atyre , që i bëri për vete, Mahata u kthye, ndërsa Lykurgu në krye të një ushtrie të rregullt, së cilës iu shtuan edhe disa qytetarë, hyri në Argeia, qytetarët e së cilës nuk kishin marrë masa mbrojtjeje për shkak të marrëdhënieve të mira, që ekzistonin midis dy shteteve. Dhe me këtë sulm të papritur ai pushtoi Polihnën, Praisën, Leukën, Kifantën; ai sulmoi po kështu Glympesën dhe Zarakin2', por u zmbraps. Pas këtij sulmi lakedemonët shpallën gjendjen e luftës me ahejt. Duke përdorur të njëjtat argumente si edhe me spartanët, Mahata i bëri edhe elejt t'u shpallnin luftë ahejve. Punët venin mbarë për etolët, të cilët as që e prisnin këtë sukses; ata u nisën, pra, me guxim për në luftë. Tek ahejt ndodhte e kundërta. Filipi, tek i cili kishin mbështetur të gjitha shpresat e tyre, ishte akoma duke bërë përgatitje; epirotët ngurronin të hynin në luftë; mesenasit nuk lëviznin; ndërkaq etolët, duke përfituar nga verbëria e elejve dhe lakedemonëve, i vunë /ahejt/ nga të gjitha anët në darën e luftës.

55 Polyrenët, lapajt dhe gjithë aleatët e tyre, duke parë se Knosi kërkonte aleancë me etolët, të cilët ishin në luftë me mbretin Filip dhe me ahejt, dërguan delegatët e tyre tek këta të fundit dhe tek Filipi për t'u kërkuar aleancë e ndihmë. Ahejt dhe Filipi i pranuan në aleancën e përbashkët dhe u dërguan ndihmë katërqind ilirë nën urdhërat e Platorit, dyqind ahej dhe njëqind fokidas. Ardhja e tyre qe një ndihmë e madhe për polyrenët dhe aleatët e tyre; brenda një kohe të shkurtër ata rrethuan Eleuthernën, Kydonën pastaj Apterën dhe i detyruan banorët e këtyre vendeve të shkëputen nga aleanca me Knosin dhe të bashkoheshin me ta...

61 Pra, në Peloponez ndodhnin këto ngjarje, ndërsa mbreti Filip, duke kaluar përmes Thesalisë, arriti në Epir. Këtu si bashkoi me ushtrinë maqedone gjithë forcat epirote, treqind hobëtarët, që kishin ardhur nga Ahea si dhe pesëqind kretas, që i kishin dërguar polyrenët, marshoi përpara dhe, duke kaluar përmes Epirit, arriti në krahinat e Ambrakisë. Po të kishte hyrë shpejt dhe pa u vonuar në zemër të Etolisë, ky sulm i papritur do t'i kishte dhënë fund menjëherë luftës. Po tani u bind se bëri gabim që i dëgjoi epirotët dhe rrethoi më parë Ambrakun, gjë që u dha kohë etolëve të forcoheshin dhe të merrnin masat e nevojshme kundër një sulmi të mundshëm. 

Epirotët, të cilët vinin interesin e tyre mbi interesin e aleatëve në përgjithësi, donin me çdo kusht të shtinin në dorë Ambrakun. Për këtë arsye ata i kërkuan Filipit të fillonte nga rrethimi dhe shkatërrimi i kësaj fortese; ata nuk mendonin për gjë tjetër veçse t'u mermin përsëri Ambrakinë etolëve dhe shpresonin t'ia arrinin qëllimit duke pushtuar Ambrakun prej nga do të zotëronin mbi qytetin. Ambraku është me të vërtetë një vend i fortifikuar mirë, i rrethuar me mure dhe hendeqe; ndodhet midis liqenesh dhe lidhet me rrethin e vet vetëm me një rrugicë të ngushtë, pozita e tij është e shkëlqyer, mbizotëron edhe mbi qytetin edhe mbi gjithë krahinën. Filipi, pra, u bind nga epirotët, ngriti lëmin para Ambrakut dhe filloi përgatitjet për rrethimin e tij.

62 Në këtë kohë Skopa, në krye të gjithë forcave etole, përshkoi Thesalinë, hyri në Maqedoni, duke kaluar prishi të korrat e Pierrisë, bëri shumë plaçkë dhe në kthim iudrejtua Dionit. Hyri menjëherë në këtë qytet që e kishin zbrazur banorët, shkatërroi muret, banesat e gjimnazin, dogji portikët që rrethonin tempullin, shkatërroi gjithë kushtimet që kishin sjellë për zbukurimin e faltoreve ose për nevojat e veta besimtarët që mblidheshin këtu për panairet dhe, më në fund, përmbysi gjithë shtatoret e mbretërve...

63 Kur Filipi mori vesh ç'kishte ndodhur në Maqedoni e pa se ai vetë po i lante mëkatet e marrisë dhe ambicies së epirotëve. Megjithëkëtë ai s'hoqi dorë nga rrethimi i Ambrakut; ndërtoi ura dhe i shpejtoi aq shumë punimet për përgatitjet e tjera, sa u kalli tmerr banorëve të rrethuar dhe i detyroi të dorëzoheshin pas një rrethimi që zgjati gjithsejt dyzet ditë. Gamizonit etol, gjithsejt nja pesëqind vetë, i dha leje të tërhiqet dhe qytetin ua dorëzoi epirotëve, duke ua plotësuar kështu dëshirën që patën. Ai vetë mori ushtrinë dhe u nis pa vonuar për në Haradra , duke u nxituar të kalonte gjirin e Ambrakisë në atë vend ku është më i ngushtë d.m.th. pranë kodrës së faltores së akarnanëve, që quhet Akti. Gjiri që zumë në gojë këtu sipër, ndodhet në mes të Epirit e të Akarnanisë dhe formohet prej detit të Siqelisë, me të cilin lidhet me anë të një gryke shumë të ngushtë, më pak se pesë stade. Duke hyrë më thellë në drejtim të tokës zgjerohet gjer në njëqind stade; gjatësia e tij prej detit arrin gjer në nja treqind stade; ndan Epirin nga Akarnania, duke patur këtë të fundit nga Jugu dhe të parin nga Veriu...

66 Ndërsa mbreti ishte i zënë akoma me këto punë, një i dërguar nga Maqedonia erdhi dhe e lajmëroi se dardanët, duke menduar se ai do të nisej për në Peloponez, po grumbullonin forca dhe po bënin përgatitje të mëdha për të hyrë në Maqedoni. Kur mori këtë lajm ai mendoi se gjëja më urgjente ishte të shkonte e të mbronte Maqedoninë.

I ktheu, pra, të dërguarit aheas duke i siguruar se pasi të rregullonte vështirësitë për të cilat e njoftuan, kujdesi i tij i parë do të ishte t'u shkonte në ndihmë me ushtrinë e tij. Pastaj ngriti lëmin dhe u kthye me shpejtësi të madhe nëpër rrugën që kishte ardhur. Në kohën kur do të kalonte gjirin e Ambrakisë, për t'u hedhur nga Akamania në Epir, takoi Demetër Farin, i cili i ndjekur prej romakëve nga Hiria, ikte me një anije të thjeshtë. Unë kam folur në një vend tjetër më lart për këto ngjaije. Filipi e priti me përzemërsi dhe e porositi të lundronte për në Korinth që të arrinte në Maqedoni nëpërmjet Thesalisë. Për vete ai përshkoi Epirin dhe ndoqi rrugën e vet pa u ndalur. Kur dardanët morën vesh nga disa dezertorë thrakas se ai ishte kthyer në Maqedoni dhe kishte arritur në Pela, i zuri frika dhe shpëmdanë me të shpejtë ushtrinë e tyre megjithëse kishin zënë gjithë Maqedoninë... Është e njëjta kohë kur Emili2), duke u kthyer nga Iliria hyri me triumf në Romë... 

LIBRI V

Në të njëjtën kohë Dorimahu, strategu i Etolisë, dërgoi në Elidë Agelaun dhe Skopën me pesëqind kretas të rinj; nga ana e tyre elejt, nga frika se mos Filipi e rrethonte Kylenën, mblodhën mercenarë, armatosën qytetarët dhe e forcuan Kylenën me kujdes. Duke parë këtë, Filipi la në Dyme mercenarët e ahejve, kretasit që ishin me të si edhe disa kalorës galatë, bashkë me këta edhe dymijë këmbësorë të zgjedhur ahej; kjo ishte në të njëjtën kohë një forcë rezervë dhe një masë, kundër ndonjë të papriture nga ana e elejve. Ai u shkroi mesenasve, epirotëve, akarnanëve dhe Skerdilaidit të pajisnin flotat e tyre dhe u dha takim në Kefaleni; pastaj la Patrën në ditën e caktuar dhe iu afrua Kefalenisë nga ana e Pronës. Por meqenëse ky port i vogël ishte i vështirë për t'u marrë me sulm dhe i vendosur mbi një gjuhëz toke mjaft të ngushtë, vazhdoi rrugën e vet gjatë bregut dhe shkoi e u ndal në Palea. Duke parë se ky vend ishte plot me grurë dhe në gjendje të ushqente ushtrinë, zbarkoi trupat dhe vendosi lëmin aty pranë, ndërsa anijet i nxori në breg dhe i rrethoi me një kanal; pastaj mbreti dërgoi maqedonët për fumizime. Për veten e tij ai i erdhi përqark qytetit, për të kërkuar se nga ç'anë mund të aviste maqinat pranë mureve dhe mund të kryente punime të tjera lidhur me rrethimin; meqenëse ndodhej këtu për të pritur aleatët e tij, ai donte të bëhej zot i këtij vendi; së pari, për t'u shkëputur etolëve një port që varej prej tyre dhe që ishte për ta i domosdoshëm (në fakt ishin anijet e Kefalenisë që u shërbenin këtyre /etolëve/ qoftë për të kaluar në Peloponez, qoftë për të shkretuar brigjet e Epirit e të Akarnanisë), pastaj për të siguruar për vete dhe për aleatët e tij një bazë detare, prej nga do të mund të sulmonte me lehtësi armikun. Në të vërtetë ishulli i Kefalenisë që ndodhet përballë gjirit të Korinthit dhe që laget nga deti i Siqelisë, zotëron mbi krahinat e Peloponezit Verior dhe Perëndimor, në radhë të parë mbi Elidën, si edhe mbi pjesët perëndimore e jugore të Epirit, Etolisë dhe Akarnanisë.

Vendi, pra, ishte zgjedhur për mrekulli për të grumbulluar aleatët, për të kërcënuar tokat e armikut dhe për të mbrojtur vendet mike; gjithashtu mbreti e kishte mendjen te pushtimi i ishullit. Ai kishte vënë re se Palea ishte e mbrojtur nga të gjitha anët, si nga deti ashtu edhe nga shkrepat; kishte vetëm një vend shumë të ngushtë nga ana e Zakynthit, nga ku mund t'i aviteshin; ishte pikërisht ky vend që ai e zgjodhi për të vendosur makinat e tij dhe për të bërë punimet e rrethimit. Gjithë mendimi i tij dhe gjithë kujdesi ishte tek ky projekt. Ndërkaq pesëmbëdhjetë anije arritën nga Skerdilaidi, i cili nuk mundi t'i dërgonte më shumë për shkak të komploteve dhe të trazirave të bëra nga dinastët e qyteteve të Ilirisë; ai mori po kështu përforcimet që i kishin premtuar epirotët, akarnanët dhe mesenasit.
Strategu i Akarnanisë, Aristofanti, erdhi atje e u takua me të gjitha forcat e vendit të tij. Akarnanët, të cilët dikur kishin vuajtur shumë dhe shpesh nga etolët, ëndërronin të merrnin hakun e tyre, duke u bërë armiqve sa më shumë dëme. Ata nu ngurruan të shfrytëzonin rastin që u jepte ndërhyrja maqedone dhe të gjithë rrokën armët, jo vetëm ata që i detyronte shërbimi ushtarak, por edhe disa nga pleqtë. Epirotët, për të njëjtat arsye, i hynë edhe ata jo me më pak vrull kësaj pune; por vendi i tyre është kaq i shtrirë dhe sulmi i Filipit qe kaq i papritur sa që nuk patën kohë të grumbullonin trupat e tyre...

... Mund të thonë, ndoshta, se Filipi ishte tepër i ri në këtë kohë për tabërë përgjegjës për gabimet e tij dhe se fajtorët e vërtetë janë miqtë dhe këshilltarët që e rrethonin, midis të cilëve Arati dhe Demetër Fari. Megjithëse nuk kam qenë në këto ngjaije, nuk është e vështirë të them se cili prej të dyve do t'i ketë dhënë mbretit këto këshilla të këqija Përveç natyrave të ndryshme, për të cilat janë dalluar gjithmonë, Arati si armik i të gjitha punëve të shpejtuara dhe veprimeve të pamenduara, kurseDemetri për të kundërtën, ka një fakt tjetër që tregon në mënyrë të padiskutueshme karakterin e këtyre dy njerëzve; për këtë do të flas në kohën dhe në vendin e vet.

Filipi, të kthehemi prapë në çështjen tonë, mori nga Therma të gjitha ato që ishte e mundur të ngriheshin dhe u kthye nëpër të njëjtën rrngë nga kishte ardhur. Ai vuri në krye plaçkën bashkë me këmbësorinë e rëndë dhe, duke lënë si pararojë akarnanët dhe mercenarët, ai shpejtonte të kalonte qafat sa të ishte e mundur më shpejt; ai e parashikonte se etolët do të përfitonin, nga natyra e keqe e vendit për të sulmuar praparojën. Frika e tij u vërtetua menjëherë. Etolët ishin mbledhur rreth tremijë vetë dhe kishin ardhur në ndihmë nën komandën e Aleksandrit Trihon; meqenëse Filipi kishte zënë lartësitë ata nuk u avitën, por qendman të fshehur. Por me t'u vënë në lëvizje praparoja, iu lëshuan menjëherë Thermës dhe goditën radhët e fundit të kolonës. Meqenëse ky sulm shkaktoi çrregullim në praparojën, etolët morën edhe më shumë guxim; nga ana tjetër i ndihmonte edhe terreni. Filipi që e priste këtë ngjaije kishte vendosur, gjatë zbritjes së vet, ilirët dhe pjesën e zgjedhur të këmbësorisë së lehtë në rrëzë të kodrës. Këta u sulën mbi forcat armike që ndiqnin dhe shqetësonin ushtrinë, vranë njëqind e tridhjetë vetë dhe zunë thuajse po aq; pjesa tjetër u tërhoq e çrregulluar nëpër udhë të pashkelura. Pas këtij suksesi, praparoja dogji Pamfinë, kaloi qafat pa pengesa dhe arriti maqedonët, sepse Filipi ishte ndalur në Metapë për ta pritur. Të nesërmen ai rrafshoi Metapën dhe shkoi e vendosi lëmin e vet në një qytet që quhet Akra. Të pasnesërmen, duke vazhduar të shkatërronte vendin, gjatë kalimit të tij, arriti në Konopë ku vendosi përsëri lëmin dhe kaloi edhe një ditë. Prej këndej u nis prapë dhe ndoqi bregun e lumit Ahelou deri në Strato; pastaj u hodh në bregun tjetër dhe e ndaloi ushtrinë e vet më larg se sa mund të arrinte një shigjetë, me qëllim që t'i tërhiqte banorët të dilnin jashtë mureve.

Mbreti ishte lajmëruar që rreth tremijë këmbësorë dhe katërqind kalorë etolë, si dhe pesëqind kretas, ishin përqendruar në Strato. Por meqenëse asnjeri nuk mori guximin të dilte, ai dha urdhër për nisje; pararoja hapi rrugën dhe gjithë ushtria u nis për në Limnea, ku gjendeshin anijet. Sapo ishte Iarguar praparoja, disa kalorës etolë dolën nga qyteti dhe filluan të godisnin radhët e fundit të saj. Kretasit dhe disa nga etolët u bashkuan më pas me kalorësinë; ndeshja u bë e përgjithshme dhe praparoja maqedone u detyrua të kthehet për të mbështetur luftimet. Beteja mbeti për një kohë e papërcaktuar, por ilirët e ushtrisë mbretërore arritën në ndihmë të mercenarëve;

armiqtë u tërhoqën dhe ikën pa parë rragën nga vajtën, si kalorësia etole ashtu edhe mercenarët. Pjesa më e madhe e tyre ua mbathën këmbëve drejt qytetit, të ndjekur deri tek portat dhe në rrëzë të mureve nga ushtarët e Filipit, të cilët vranë rreth njëqind vetë. Pas kësaj ngjaijeje garnizoni i Stratos nuk guxoi të lëvizte më dhe praparoja e arriti me qetësi pjesën kryesore të ushtrisë dhe anijet.
Si arriti para pozicioneve të Lykurgut, Filipi lëshoi më parë kundër tij mercenarët; luftimet u zhvilluan në fillim në favor të lakedemonëve, sepse armatimi dhe vendi që kishin zënë i ndihmonin shumë. Por Filipi dërgoi këmbësorinë për të mbështetur forcat që luftonin; në të njëjtën kohë, me ilirët ai i mori krahun armikut dhe e sulmoi anash. Atëherë, kur mercenarët e Filipit, të nxitur nga mbështetja që u dhanë ilirët dhe këmbësoria e lehtë, e filluan përsëri betejën me një forcë të re, njerëzit e Lykurgut, të tronditur nga goditjet e ushtarëve të armatosur rëndë, u tërhoqën dhe morën aiTatinë. Rreth njëqind prej tyre u vranë, pak më tepër u zunë robër, të tjerët u futën në qytet; përsa i përket Lykurgut ai u kthye në qytet me pak njerëz natën, duke kaluar nëpër vende të fshehta. Filipi zuri kodrat me ilirët dhe bashkoi pjesën kryesore të ushtrisë së tij me këmbësorinë e lehtë; gjatë kësaj kohe Arati, duke ardhur nga Amykla me falangën, kishte arritur tek portat e qytetit. Mbreti kaloi lumin për të mbuluar marshimin e tij me këmbësorinë e lehtë dhe kalorësinë, kështu që këmbësoria e rëndë mundi të kalonte shumë e sigurtë zonën e vështirë në rrëzë të kodrave. Ndërkaq garnizoni që doli nga qyteti, goditi kalorësinë e mbrojtjes: lufta u ndez gjithandej; këmbësorët luftuan me forcë dhe Filipi pati një fitore të plotë. Ai i ndoqi kalorësit lakedemonë deri tek portat e qytetit, pastaj kaloi i qetë lumin Eurota dhe u vendos si praparojë pas falangës së vet.

Në këtë kohë Skerdilaidi, mbasi kujtonte se Filipi i bënte një padrejtësi që s'ia kishte paguar tërë të hollat që i detyronte sipas marrëveshjes, dërgoi pesëmbëdhjetë anije të vogla, që t'ia merrnin me dinakëri të hollat. Kur arritën anijet në Leukadë, të gjithë dolën dhe i pritën si miq, për shkak të aleancës që kishin lidhur më parë. Nuk arritën, as nuk mundën të bëjnë këta ndonjë të keqe tjetër; por, kur erdhën korinthasit, Agathini dhe Kasandri, me katër anije të Taurionit dhe qendruan pranë atyre si miq, anijet e Skerdilaidit u ranë me të pabesë, rrëmbyen anijet bashkë me njerëzit dhe ia dërguan Skerdilaidit. Pastaj ikën nga Leukada dhe u drejtuan për në Malea, duke zhveshur dhe duke zënë rob tregtarët...

Në këtë kohë Ageta, strategu i Etolisë, thirri gjithë popullin nën armë dhe shkoi e shkretoi Akarnaninë; prej këndej ai u hodh në Epir dhe përshkoi pa asnjë pengesë gjithë këtë vend, duke vazhduar shkatërrimet e tij...

Gjatë kësaj kohe, mbreti Filip zuri Bylazorën, qytetin më të madh të Paionisë që ishte kyç për dyndjet që vinin nga Dardania në Maqedoni. Ky pushtim e çliroi pothuaj nga e gjithë frika që kishte nga dardanët; u bë e vështirë të hyhej prej këndej në Maqedoni që nga çasti që Filipi u bë zot i kësaj rruge...

Kur ai /Eilipiy dëgjoi se anijet e Skerdilaidit merreshin me pirateri anëve të Malesë dhe të gjithë tregtarët i trajtonin si armiq, dhe se, kundër marrëveshjes, kishin sulmuar edhe disa nga anijet e tija që ishin vendosur në limanin e Leukadës, përgatiti dymbëdhjetë anije të mbuluara, tetë të pambuluara dhe tridhjetë të lehta dhe lundroi përtej Euripit, për t'u rënë në befasi ilirëve, por edhe për të vazhduar veprimet kundër etolëve; sepse ai mendonte vetëm e vetëm t'i luftonte, mbasi nuk dinte asgjë mbi ngjaijet e Italisë. Mirëpo, në kohën kur Filipi po rrethonte Thebën, romakët ishin mundur prej Hanibalit në betejën e Tyrrenës, por ky lajm nuk kishte arritur akoma në Helladë. Filipi nuk mundi t'i arrinte ilirët dhe u ndal në Kenkre; prej këndej anijet e mbuluara i nisi për në Malea, duke i urdhëruar që të shkonin së këtejmi në Egion dhe Patra. Anijet e tjera i kaloi përmes istmit në portin Lehais, ku arritën të gjitha; ai vetë me miqtë shpejtoi të shkonte në Argolidë për të parë lojërat e Nemesë. Këtu, kur po shikonte lojërat gjymnike i erdhi një letërprurës nga Maqedonia, i cili i solli lajmin se romakët ishin mundur në betejë dhe Hanibali ishte bërë zot i gjendjes. Në atë çast letrën ai ia tregoi vetëm Demetër Farit, duke e porositur të heshtë për të. Ky, duke përfituar nga rasti, e këshilloi mbretin të hiqte dorë sa më parë nga lufta kundër etolëve, të fillonte një fushatë kundër Ilirisë dhe pastaj të hidhej në Itali. E gjithë Hellada ishte nën urdhërat e tij dhe do të mbetej e tij; ahejt ishin miqtë e tij dhe do t'i bindeshin me gjithë qejf, etolët do të kujtonin luftën që u kishte bërë dhe nuk do të guxonin të lëviznin. Ai shtoi se zbarkimi i tij në Itali, do të ishte fillimi i pushtimit të botës, gjë për të cilën ai ishte i destinuar më shumë se kushdo tjetër në botë. Ky ishte pikërisht rasti për të vepruar pas shkatërrimit që pësuan romakët.

108 Mbreti Filip, pas përfundimit të paqes, u kthye në Maqedoni me anën e detit. Këtu gjeti Skerdilaidin i cili duke vënë si shkak të hollat që kishte për të marrë nga Filipi - po me këtë shkak u kishte rënë me të pabesë edhe anijeve që ndodheshin në Leukadë - nga një anë kishte pushtuar Piseun, qytet i vogël në Pelagoni, kurse nga ana tjetër kishte bërë për vete me premtime dhe qytetet e Dasaretisë Antipatrenë, Krysondyonën, Gertuatin. Përveç këtyre ai kishte kryer sulme edhe kundër një pjese të madhe të Maqedonisë, që është në kufi të këtyre qyteteve. Filipi aty për aty u nis me ushtri, duke u kujdesur të ripushtonte qytetet që ishin shkëputur prej tij, me një fjalë ai mendonte të luftonte kundër Skerdilaidit sepse e gjykonte rregullimin e punëve të Ilirisë si kusht të domosdoshëm për të zbatuar planet e tij dhe sidomos për të kaluar në Itali. Demetri, në anën tjetër, ia ushqente orë e çast këtë shpresë e këtë vendim, aq sa Filipi ishte shtënë me mish e me shpirt pas kësaj ndërmanjeje, të cilën e shihte edhe në ëndërr shpesh herë. Këtë e bënte Demetri jo për hir të Filipit – kjo mbase vinte në radhë të tretë - po më tepër nga mëria kundër romakëve e më shumë për veten e tij dhe për shpresat e veta, mbasi ishte i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të fitonte përsëri pushtetin në Far. Filipi atëherë, u nis me ushtrinë dhe ripushtoi qytetet që zumë në gojë këtu sipër; pushtoi, pra, Kreonin e Geruntin e Dasaretisë, dhe ndër qytetet rreth liqenit Lyhnid, Enhelanën, Kerakën, Sationën e Bojojën dhe në krahinën e kaloikinëve qytetin Bantia; përveç këtyre edhe qytetin e pisantinëve Orgesën. Si bëri këto, e dërgoi ushtrinë për të dimëruar. Ishte pikërisht dimri, kur Hanibali, si shkretoi krahinat më të pasura të Italisë, bëhej gati të kalonte dimrin në Gerunt të Daunisë. Në këtë kohë11 romakët zgjodhën për konsuj G. Terentin e L. Emilin.

Gjatë kohës së dimrit, Filipi mendoi se për t'ia arritur qëllimit, kishte nevojë për anije dhe për detarë, jo pse i shkonte mendja se do të ishte i zoti të matej në det me romakët, po pse me anën e flotës do të mund të transportonte sa më shpejt trupat në atë vend, që do ta zgjidhte për t'i rënë armikut befas. Ilirët atëherë, sipas mendimit të tij, kishin një zotësi të veçantë për të ndërtuar anije, prandaj i urdhëroi të ndërtonin njëqind anije, gjë që mendoj unë s'e kishte bërë gjer atëherë ndonjë nga mbretërit e Maqedonisë. Si u ndërtuan anijet, mblodhi ushtrinë në fillim të pranverës. i ushtroi pak maqedonët në punën e përdorimit të lopatave dhe u nis. Në kohën kur Antiohu kalonte Taurin, Filipi kalonte Euripin, arriti në kepin Malea dhe së këtejmi në viset rreth Kefalenisë dhe Leukadës për të parë së këtejmi më mirë lëvizjet e flotës romake. Kur mori vesh se anijet e armikut ishin ndaluar pranë Lilybesë u nis, pa u drojtur fare, drejt Apollonisë.

Kur u afrua në viset pranë lumit Aou, i cili njedh pranë qytetit të apolloniatëve, atëherë i ndodhi një panik si ata që ngjasin në ushtritë tokësore. Disa anije të praparojës, duke u ndalur në ishullin Sason, që ndodhet në grykën e detit Jon, erdhën natën tek Filipi dhe i njoftuan se disa anije që vinin nga ngushtica ishin ndalur pranë tyre dhe u thanë se kishin lënë në Reg anije romake me pesë rrema, të cilat shkonin për në Apolloni për t'i ardhur në ndihmë Skerdilaidit. Filipi kujtoi se gjithë kjo flotë do të sulej kundër tij; u tremb shumë dhe urdhëroi të kthehen prapa.

Kjo tërheqje u bë në çrregullimin më të madh; udhëtuan pa u ndalur, një ditë dhe një natë dhe ditën e dytë arritën në Kefaleni. Këtu Filipi mori pak guxim; qendroi ca kohë në këtë ishull duke nxjerrë si shkak për kthimin e tij disa çështje që kishte për të rregulluar në Peloponez. Mirëpo nuk kishte asnjë arsye përse ta zinte gjithë kjo frikë. Skerdilaidi, duke ditur se Filipi ndërtonte gjatë dimrit një numër mjaft të madh anijesh dhe se priste një sulm nga deti, ua bëri të ditur këtë romakëve dhe u kërkoi ndihmë; por romakët vunë në lëvizje vetëm dhjetë anije të skuadrës së tyre në Lilybe; ishin ato që u dukën në Reg. Po të mos kishte humbur toruan Filipi, po të mos ua kish mbathur këmbëve, ai kishte rastin më të mirë të pushtonte Ilirinë, ndërsa romakët gjithë vëmendjen e tyre e kishin tek Hanibali dhe tek beteja e Kanës; ka të ngjarë që ai të kishte shtirë në dorë edhe anijet e tyre. Por atë e zuri frika nga fjalët e njërit e të tjetrit dhe u tërhoq në Maqedoni, ç'është e vërteta, pa humbje, por edhe pa lavdi.

LIBRI VII

U betuan një anë gjenerali Hanibal, Magoni, Mirkani, Barmokari, gjithë senatorët e Kartagës që u ndodhën me të dhe gjithë kartagasit, ushtarë të tij, nga ana tjetër Ksenofani nga Athina, i biri i Kleomahut, delegat i mbretit Filip, birit të Demetrit, duke vepruar në emër të tij, në emër të maqedonëve dhe të aleatëve të tyre. Betimi u bë përpara Zeusit, Herës dhe Apollonit, përpara hyut mbrojtës të kartagasve, Heraklit e Iolaut, përpara Aresit, Tritonit e Poseidonit, përpara hyjnive që mermin pjesë në fushatë, Diellit, Hënës dhe Tokës, përpara lumenjve, liqenjve dhe ujërave, përpara gjithë perëndive të Kartagës, përpara gjithë perëndive të Maqedonisë e të Helladës tjetër, përpara gjithë perëndive që kryesojnë Iuftën e që anë dëshmitarë të këtij betimi. Hanibali, gjeneral i karatagasve, të gjithë senatorët e Kartagës që ishin me të dhe gjithë ushtarët kartagas që shërbenin në ushtrinë e tij thanë këto fjalë: "Me dëshirën tonë dhe tuajën, betohemi të kemi miqësi dhe dashuri midis nesh, si miq, fis e vëllezër, me këto kushte: mbreti Filip. maqedonët dhe gjithfi ata helenë që janë aleatë të tyre, do t'u japin përkrahjen e tyre kartagasve; gjeneralit të tyre Hanibal, ushtarëvc të tij, popujve që varen prej Kartagës dhe rrojnë pas ligjeve të tyre, banorëve të Itikës, të gjitha qyteteve dhe popujve që janë nën sundimin e Kartagës, ushtarëve të tyre dhe aleatëve të tyre, dhe gjithë atyre qyteteve dhe popujve, me të cilët kemi lidhur miqësi në Itali, në Kelti dhe në Ligistinë, dhe më në fund gjithë banorëve të këtyre krahinave që do të bëheshin miq e aleatë me ne.

Në anën tjetër mbreti Filip, maqedonët dhe aleatët e tjerë helenë do të mbrohen dhe +ndihmohen nga ushtria kartagase, prcj itikasve dhe prej gjithë qyteteve dhe popujve që sundohen prej kartagasve, prej aleatëve dhe ushtarëve të tyre, prej gjithë popujve dhe qyteteve që kemi miq në Itali, Kelti dhe Ligistinë si edhe prej gjithë atyre që do të bënim aleatë në këtë pjesë të Italisë. Nuk do të mashtrojmë njëri-tjetrin dhe as do të godasim njëri-tjetrin në befasi, do të veprojmë me gjithë sinqeritet e dashuri, pa asnjë dredhi ose paramendim. Ju maqedonë do të jeni armiqtë e armiqve të kartagasve, përveç atyre mbretërve, qyteteve dhe limaneve ndaj të cilëve ju jeni të detyruar me betime dhe miqësi. Edhe ne kartagasit do të jemi armiq të armiqve të mbretit Filip, përveç mbretërve, qyteteve dhe popujve, me të cilët jemi lidhur me betim dhe me miqësi. Do të merrni pjesë edhe ju në luftën që bëjmë me romakët gjersa perënditë të na japin neve edhe juve fitoren. Do të na dërgoni ndihmë sipas marrëveshjeve që kemi sa herë që do të kemi nevojë. Nëqoftëse perënditë na japin fitoren në luftën kundër Romës dhe aleatëve të saj dhe nëqoftëse romakët na kërkojnë miqësi ne do të pranojmë vetëm me kusht që kjo miqësi të jetë e njëllojtë edhe për ju, dhe që ata të mos shpallin asnjëherë luftë kundër jush, të mos jenë zotër as të Kerkyrës, as të Apollonisë dhe Epidamnit, as të Farit, as të Dimalit dhe parthinëve, as të Atintanisë. Nga ana tjetër t'i kthejnë Demetër Farit gjithë njerëzit e tij që i mbajnë romakët si peng.

Nëqoftëse romakët ju shpallin luftë juve ose neve, do të ndihmojmë njëri-tjetrin, sipas nevojës që do të çfaqet. Gjithashtu do të veprojmë edhe në rast se na shpall luftë çdo popull tjetër, përveç mbretërve, qyteteve dhe popujve me të cilët jemi lidhur me betime dhe aleancë. Nëqoftëse do ta gjejmë për mirë që të heqim ose të shtojmë diçka në këtë traktat, këtë do ta bëjmë vetëm me pëlqimin e të dy palëve". Banorët e Orikut, qytet i parë që hasim nga e djathta, kur hymë në Adriatik.

LIBRI VIII

Meqenëse Filipi, prej shumë kohësh, ëndërronte të shtinte në dorë Lisin dhe Akrolisin, u nis për atje me ushtri. Pas një udhëtimi prej dy ditësh dhe si kaloi ngushticat, qendroi pranë lumit Ardaksan, afër qytetit. Këtu vuri re se rrethi i Lisit ishte përforcuar shumë mirë si nga ana e detit, si nga ajo e tokës, nga natyra dhe nga dora e njeriut; edhe Akrolisi që ishte pranë, kishte aq lartësi të madhe dhe ishte aq i fortë, sa që edhe një sy të vetëm të hidhte njeriu mbi të, do të kuptonte menjëherë se pushtimi i tij ishte një gjë e pamundur; prandaj për këtë të fundit humbi çdo shpresë, ndërsa për qytetin besonte akoma se mund të bënte diçka. Pra, pasi vuri re mirë vendin që shtrihej midis Lisit dhe rrëzës së malit të Akrolisit, dhe pa se ishte i përshtatshëm për sulmin e tij kundër qytetit, mendoi ta pushtonte me një luftim të vogël dhe të përdorte një taktikë të përshtatshme për rastin.

U dha maqedonëve një ditë pushim dhe pati rast gjatë kësaj kohe t'u japë porositë dhe këshillat e duhura. Ndaj nate, mori pjesën më të madhe e më të-zgjedhur të ushtarëve të tij me armatim të lehtë dhe e fshehu në disa lugina të pyllëzuara, që ishin nga ana e brendshme e tokës e që zotëronin mbi vendin që thamë më sipër. Të nesërmen, ai vetë mori peltastët dhe pjesën tjetër të ushtrisë së armatosur lehtë dhe u nis për në anën tjetër të qytetit, duke ecur anës detit: Pasi i erdhi qytetit rreth e rrotull dhe arriti në vendin e përmendur më lart, asnjeriut nuk i linte dyshim se ai mendonte të ngjitej përmes këtij për t'i rënë qytetit. Brenda në Lis ishin grumbulluar forca të mëdha nga krahinat e afërme ilire, posa kishin dëgjuar se kishte ardhur Filipi. Sa për Akrolisin, kishin aq besim të madh në fortifikimet e tij, sa vetëm një roje të vogël kishin lënë për ta ruajtur.

14 Prandaj, ndërsa po afroheshin maqedonët, vendasit filluan menjëherë të derdhen jashtë mureve të qytetit, duke pasur besim si në numrin e madh të forcave të tyre ashtu edhe në pozitën e fortë, prej natyre, të atyre vendeve. Mbreti mbajti në fushë peltastët, kurse ushtarët e armatosur lehtë i nisi drejt kodrave, për t'u përleshur rreptë me armikun. Ndërsa këta po kryenin urdhërin e mbretit, fati i luftës për një farë kohe mbetej i dyshimtë; por pastaj ushtarët e Filipit, nga vendi i vështirë dhe nga numri i madh i armikut, u detyruan të kthehen prapa dhe të tërhiqen tek peltastët. Vendasit morën guxim nga kjo fitore, i ndoqën ushtarët e Filipit, zbritën në fushë dhe u përleshën me peltastët.

Në këtë kohë ushtarët që ruanin Akrolisin, kujtuan se Filipi po i tërhiqte forcat e veta dhe po bëhej gati të hiqej krejt nga fusha e betejës, duke mos kuptuar se ai mundohej t'i nxirrte jashtë. Të mbështetur, pra, në pozitën e fortë të vendit, lanë pak vetë brenda në Akrolis dhe të tjerët të gjithë u derdhën nga rrugët e ngushta nëpër vendet e sheshuara të fushës, me qëllim që të ndiqnin armikun e t'ia rrëmbenin plaçkën. Pikërisht në këtë çast, ushtarët e fshehur nga ana e tokës u ngritën, pa i vënë re njeri, u turrën me forcë e shpejtësi kundër këtyre, ndërsa njëkohësisht edhe peltastët e tërhequr u kthyen përsëri dhe i ranë armikut. Të turbulluar nga ky sulm i papritur, ata që kishin dalë nga qyteti Lis u shpëmdanë, u tërhoqën dhe hynë brenda në qytet; po ata që kishin zbritur nga Akrolisi, nuk mundën të kthehen prapa, mbasi iu pre rruga prej ushtarëve që kishin zënë pritë. Kështu pra, ngjau kjo e papritur: Akrolisi u zu pa asnjë rrezik, kurse qyteti Lis ra të nesërmen, mbas luftimesh të mëdha kundër sulmeve të rrepta e të tmerrshme të maqedonëve.

Filipi, pra, si pushtoi këto vende, të cilat nuk shpresonte t'i merrte, vuri nën pushtetin e Maqedonisë të gjitha krahinat që ishin rreth e rrotull, kështu që qytetet më të shumta të Ilirisë ia çelën me dashje portat. Sepse pas pushtimit me forcë të fortesave që përmendëm më lart, nuk mbeti më asnjë vend i fortë kundër fuqisë së Filipit, dhe nuk kishte më asnjë siguri për ata që do t'i kundërshtonin atij.

LIBRI IX

Çdo gjë që ndodhte në Romë ose në Kartagë varej nga një njeri i vetëm, nga një kokë e vetme; unë e kam fjalën për Hanibalin. Ai i drejtonte vetë veprimet luftarake në Itali; ato të Iberisë, ai, ia besoi vëllait të tij, Hasdrubalit që ishte më i madhi, pastaj Magonit. Ishin ata që vranë dy gjeneralët romakë që komandonin në këto anë  Në Siqeli ai qeverisi në fillim nëpërmjet Hipokratit pastaj me anë të libiasit Myon. Njëlloj veproi edhe në Helladë e Iliri, me qëllim që t'u krijonte romakëve një shkak tjetër për shqetësim dhe të drejtonte vëmendjen e tyre nga këto anë - lidhi aleancë me Filipin...

LIBRI X

Etolët, të cilët mbështeteshin tek mbreti Atal, përhapnin kudo terror dhe sulmonin gjithandej nga toka, kurse Atali e Publi /Sulpic Galbay vepronin nga deti. Për këtë, ahejt shkuan t'i kërkojnë ndihmë Filipit; sepse, përveç etolëve, ata kishin frikë edhe nga Mahanida që qendronte me ushtrinë e tij në kufirin e Argolidës. Nga ana e tyre beotët, duke pasur frikë flotën armike, i kërkonin një komandant dhe përforcime; por ata që ngulnin këmbë më shumë dhe i luteshin t'i mbronte ishin banorët e Eubesë. Edhe akarnanët e thërrisnin në ndihmë, kurse epirotët i kishin dërguar një delegacion. Nga ana tjetër qarkullonin fjalë se Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vënë në marshim; për më tepër thrakët, fqinjë të maqedonëve, dhe sidomos medët, thuhej se kishin ndërmend t'i suleshin këtij vendi menjëherë sa po që mbreti të largohej. Më në fund etolët kishin zënë ngushticat e Thermopylave... me shpresë që t'i prisnin Filipit rrugën dhe ta ndalonin plotësisht që t'u jepte dorën aleatëve të tij të jugut, nga kjo anë...

LIBRI XVIII

Romaku" i tha atëherë atij /Filipit ] se përgjigja e tij do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Mbreti duhej të zbraste krejt Helladën, t'u kthente gjithë kundërshtarëve të tij robërit dhe të arratisurit e tyre, t'u dorrëzonte romakëve tokat e Ilirisë që ishte bërë zot pas paqes së Epirit dhe më në fund t'i kthente Ptolemeut gjithë qytetet, që kishte zënë pas vdekjes së Ptolemeut Filopator. Me ç'të drejtë, shtoi Filipi do të më kritikojnë tani që, duke qenë mik i etolëve dhe aleat i Prusisë, kam marrë armët kundër hiasve për t'i ardhur në ndihmë aleatit tim. Dhe duke arritur kulmin e paturpësisë ata guxojnë të vihen në një radhë me romakët, të kërcënojnë maqedonët që të zbrazin gjithë Helladën. Kjo është një kërkesë e tepërt; unë e pranoj me gjithë qejf nga ana e romakëve, por nga ana e etolëve jo. Ç'është pra, vazhdoi ai, kjo Helladë nga e cila ju më urdhëroni të dal? Si i caktoni ju kufijtë e saj? Midis vetë etolëve ka një numër të madh që nuk janë helenë; agrejt, apodotët, amfilohët nuk i përkasin Helladës2'; atëherë këta m'i lini?".

Pasi Titi la Filipin për të shkuar tek aleatët që t'u paraqiste përfundimet e bisedimeve, deklaroi se mbreti i Maqedonisë ishte gati t'u kthente etolëve Farsalën dhe Larisën, por jo Thebën; Rodit-Perenë por jo Jason dhe Bargylën; ahejve Korinthin dhe Argon, kurse romakëve tha t'u dorëzonte tokat e Uirisë dhe gjithë robërit... Ky kompromis nuk kënaqi asnjeri; të gjithë delegatët kundërshtuan dhe
kërkuan që Filipi t'u nënshtrohej kushteve të vëna prej të gjithëve, d.m.th. të zbraste gjithë Helladën...

Duke parë se Titi ishte i prirur ta çonte çështjen para senatit, delegatët u bashkuan pa ngurruar, me pikëpamjen e tij dhe pranuan që Filipi të dërgonte një përfaqësi në Romë; por vendosën që edhe ata të dërgonin, nga ana e tyre, përfaqësues prej të gjitha shteteve aleate, për të mbrojtur çështjen e tyre në senat dhe për të paraqitur ankimet që kishin ndaj mbretit... Ai /Titi/ i dha /Pilipit/ një armëpushim prej dy muajsh, duke i vënë si kusht që nga një anë të niset menjëherë një përfaqësi për në Romë, kurse nga ana tjetër të tërhiqte pa vonesë garnizonet nga Fokida e Lokrida... Senati votoi për vazhdimin e luftës me Filipin...

Pas këtyre thirrën gjithë të dërguarit e tjerë të popujve dhe të qyteteve dhe u njoftuan vendimet e këshillit. Kështu prej maqedonëve iu dha autonomia orestëve meqenëse ata gjatë Iuftës u bashkuan me romakët, kurse perrebejt, dolopët e magnetët i lanë të lirë... Pleuratit i dhanë Lyhnidin dhe Parthën, qytete të Ilirisë të nënshtruara nga Filipi; Amynandrit i dhanë gjithë fortesat që ai ia kishte shkëputur gjatë Iuftës Filipit.

LIBRI XX

Kur aty nga fillimi i dimrit Antiohu ndodhej në Halkidë, epirotët i dërguan një përfaqësi me në krye Haropin, kurse elejtë me Kalistratin. Epirotët i luteshin të mos i tërhiqte në një luftë kundër Romës, por të kishte parasysh se ata ishin nga të gjithë helenët, fqinjë më të afërt të Italisë; po të mund të garantonte dhe të siguronte Epirin, ata ishin gati t'i hapnin portat e tyre, por nëqoftëse ai nuk e ndiente veten në gjendje të bënte një gjë të tillë aty për aty, ata i luteshin mos të zemërohej nëqoftëse ata kishin frikë të hynin në luftë me Romën. Elejt nga ana e tyre vinin t'i kërkonin ndihmë se kishin frikë nga një sulm i ahejve të cilët u kishin shpallur luftë. Mbreti iu përgjigj epirotëve se do t'u dërgonte përfaqësues për të biseduar me ta mbi interesat e tyre të përbashkëta...

Pasi u mor ky vendim, etolët shpejtuan të dërgonin Fenean bashkë me Lucin, për t'ia bërë të ditur atë Manit. Si u prit nga komandanti, ai filloi të mbronte çështjen e etolëve dhe përfundoi, duke thënë se ata kishin vendosur të viheshin në besë të romakëve. "A është vërtet kështu?" pyet Mani. Fenea e siguroi se po. "Në këtë rast, tha romaku, unë kërkoj para së gjithash që asnjë nga ju mos të kalojë në Azi, as duke përfituar nga autoriteti i tij, as nga ndonjë detyrë zyrtare; në radhë të dytë të më dorëzohen Dikearhu dhe epiroti Menestrati, i cili kishte ardhur në Naupakt për të ndihmuar etolët, si dhe Amynandri, mbreti i athamanëve, me njerëzit e tij që kanë tradhëtuar bashkë me të". "Por komandant, kundërshtoi Fenea, kushtet që ti na vë nuk pajtohen as me drejtësinë, as me traditat e helenëve". Mani, jo aq prej zemërimit, sa prej dëshirës për të frikësuar etolët dhe për t'i bërë ata që ta ndienin në ç'gjendje kishin rënë, u tha: "Si, akoma po silleni si helenë, ju doni të më jepni  mësime dhe të më diktoni detyrën time, në një kohë kur ju e keni lënë në dorën time këtë punë? Dijeni se unë mund t'ju lidh të gjithëve dhe t'ju hedh hekurat, po të më dojë qejfi"...

LIBRI XXI

Roma ka bërë vetë mbretër, bile disave u ka rritur fuqinë e tyre dhe zmadhuar sundimin. Ata" përmendnin rastin e Andobalit dhe Kolikut në Iberi, të Masinisës në Libi, të Pleuratit në Iliri; gjithë këta, nga dinastë të vegjël që ishin, Roma i bëri mbretër të dëgjuar...

A nuk do t'ishte e çuditshme që një Masinisë, i cili kishte qenë përpara armiku juaj dhe që përfundoi të strehohej tek ju, me disa kalorës, të ketë marrë nga ju sundimin mbi gati gjithë Libinë, pse u qendroi besnik në një luftë të vetme, në atë të Kartagës? Që një Pleurat, i cili nuk kishte bërë gjë më tepër, veçse nuk ju tradhëtoi, të jetë bërë, në saje tuaj, dinasti më i fuqishëm i gjithë Ilirisë? Kurse për mua /Eumenm/ që nëpërmjet stërgjyshërve ju kam bërë shërbimet më të mëdha e më të ndritura, ju nuk tregoni asnjë respekt.. .2)

Amynandri, mbreti i athamanëve, duke kujtuar se e zuri për jetë fronin e tij, dërgoi dy përfaqësi, njerën në Romë dhe tjetrën tek Scipionët , në Azi; ai donte, njëkohësisht, të shfajësohej se kishte siguruar mbretërinë e tij me përkrahjen e etolëve, të shfaqte pakënaqësitë e tij kundër Filipit, dhe sidomos të kërkonte të pranohej përsëri në aleancën romake. Ndërkaq etolët, duke kujtuar se ishte rasti i përshtatshëm për të rimarrë Amfilohinë dhe Aperantinë, vendosën të bënin një ekspeditë në këto dy krahina. Strategu i tyre, Nikandri, mblodhi një ushtri të madhe dhe pushtoi Amfilohinë; pjesa më e madhe e vendit iu dorëzua me dëshirë; ai kaloi, pastaj në Aperanti, e cila iu nënshtrua edhe ajo, pa bërë qendresë; më pas u nis për në Dolopi. Banorët bënë sikur deshën të qendronin pak kohë, për të mos tradhëtuar Filipin, por pas pak, duke kujtuar se ç'u kishte ndodhur athamanëve dhe duke kujtuar sjelljen e Filipit në këtë rrethanë, ata ndërruan qendrim dhe u hodhën në anën e etolëve...

Marku hyri në Ambraki dhe i përzuri etolët pa u bërë gjë, por rrëmbeu shtatoret dhe pikturat që ishin në një numër të madh mbasi Ambrakia kishte qenë selia e Pirros. Përveç asaj, këtij i dhuruan një kurorë ari prej njëqind e pesëdhjetë talentesh...

LIBRI XXIII

Senati nuk dinte nga t'ia niste për të zgjidhur të gjitha çështjet e veçanta që i paraqiteshin. Kishte përfaqësues të Thesalisë, në përgjithësi dhe të çdo qyteti të saj, në veçanti; kishte nga Perrebia, Athamania, Epiri dhe Iliria. Disa kërkonin t'u ktheheshin tokat, të tjerët skllevërit ose kopetë; disa shfaqnin mendimin se ishin prekur nga që ishte shkelur ndonjë marrëveshje, të tjerë ankoheshin ose pse nuk u jepej e drejta në gjyqet, për arsye se Filipi pengonte veprimin e tyre ose pse ishin viktima të një vendimi të turpshëm nga që Filipi kishte korruptuar gjyqtarët. Shkurt u dëgjuan pakënaqësitë më të ndryshme; ishte një ngatërresë nga ku nuk mund të dilej.

LIBRI XXV

Kur arriti delegacioni i Rodit, senati e priti dhe e shtyu vendimin e tij. Njëkohësisht dardanët kishin ardhur për të tërhequr vëmendjen e senatit për bastarnët, numri, forca dhe vlera luftarake e të cilëve i shqetësonte; ata i vunë në dukje edhe aleancën e përfunduar nga Perseu me galatët; ata thoshin se kishin frikë nga mbreti i Maqedonisë akoma më shumë se sa nga bastamët dhe kërkonin ndihmë. Thesalët që ishin me ta i vërtetuan këto thënie dhe iu lutën edhe ata për ndihmë romakëve. Senati vendosi të dërgonte një komision për të shqyrtuar në se frika e tyre ishte me vend. Kjo detyrë iu besua A. Postumit, i cili u nis i shoqëruar nga disa të rinj.

LIBRI XXVII

Ja në ç'rrethana Kefali la Epirin dhe u hodh në Maqedoni. Ai kishte kohë që ishte lidhur me shtëpinë mbretërore të këtij vendi; por në këtë kohë rrethanat e detyman që të preferonte Perseun. Shkaku ishte ky: një epirot i quajtur Harop, burrë i ndershëm dhe mik i romakëve, kishte shkaktuar tërheqjen e Filipit, në kohën kur ky mbret kishte grykat e Epirit; pikërisht në saje të këtij, Titi kishte pushtuar Epirin dhe Maqedoninë. Ai kishte një djalë, Mahatën, i cili pati gjithashtu një djalë që e quajti Harop. Ky Haropi ishte pothuaj akoma fëmijë kur humbi babanë; gjyshi e dërgoi në Romë të pajisur në mënyrë të shkëlqyer për të mësuar gjuhën dhe letërsinë latine; atje ai krijoi lidhje të shumta dhe pas ca kohe u kthye në atdhe. Haropi plak vdiq. I riu, i cili ishte shumë ambicioz dhe i aftë për të gjitha poshtërsitë, filloi të sulmonte dhe diskreditonte burrat e shquar.

Ata që ishin me Theodotin dhe Filostratin bënë një punë të keqe dhe shumë të shëmtuar. Kur morën vesh se konsulli romak Aul Hostili po shkonte në Thesali, tek ushtria e tij, kujtuan se po t'ia dorëzonin Aulin Perseut, do t'i jepnin mbretit një provë të madhe besimi dhe në anën tjetër romakëve do t'u bënin një të keqe që aty për aty do ta ndienin shumë. I shkruan, pra, Perseut që të vinte sa më shpejt. Mbreti u nis menjëherë për t'i takuar; por molosët që kishin zënë urën e lumit Aou i prenë rrngën dhe e detyruan të luftonte me ta. Ndërkaq Auli kishte arritur në Fanotë dhe qendroi tek një farë Nestori nga Kropia, duke u dhënë kështu armiqve të tij një rast të volitshëm për t'a goditur në befasi. Me të vërtetë, po të mos e kishte ndihmuar fati, do të ishte zor të shpëtonte. Lumtërisht Nestori e parandjeu rrezikun dhe e detyroi /Aulin/ të largohej për të kaluar përmes Epirit, hipi anijeve dhe shkoi për në Antikyrë, prej nga u nis për në Thesali.

LIBRI XXVIII

Perseu dërgoi si përfaqësues, tek mbreti Gent, ilirin Pleurat, i cili ishte mërguar tek ai dhe Adeun nga Beroja, me detyrë që ta vinin në dijeni për ngjaijet e luftës kundër romakëve dhe dardanëve, si dhe për luftën që ai bënte tani kundër epirotëve dhe ilirëve; përveç asaj, ata duhej t'i kërkonin që të lidhte aleancë dhe miqësi me Perseun dhe Maqedoninë.

Ata kaluan malin e Skardit, dhe përshkuan krahinën që quhej "Iliria e shkretuar"; këtë vend pak më parë e kishin prishur maqedonët për të penguar dardanët që të dyndeshin në Iliri (dhe Maqedoni); ata që ishin me Adeun, pas shumë mundimesh, arritën në Skodra. Këtu mësuan se Genti ndodhej në Lis dhe e lajmëruan për ardhjen e tyre. Genti pa humbur kohë dërgoi e i thirri dhe, në pritjen që u bëri, ata i paraqitën qëllimin e ardhjes së tyre. Genti nuk e shikonte me sy të keq idenë e një miqësie me Perseun, po duke mos dashur të merrte detyrime menjëherë, paraqiti si shkak mungesën e armëve dhe pamundësinë t'u bënte luftë romakëve pa të holla. Adeu dhe shokët e tij u kthyen me këtë përgjigje. Perseu ndodhej atëherë në Stubera, ku priste kthimin e atyre që ishin me Pleuratin; ndërkaq ai po shiste plaçkën e luftës, kurse ushtrisë i kishte dhënë pushim. Porsa i bënë të ditur përgjigjen e Gentit, ai nxitoi t'i dërgonte përsëri Adeun, bashkë me Glaukun, një nga rojet e tija personale, dhe Pleuratin, mbasi ky dinte gjuhën ilire; por u dha këtyre po ato udhëzime sikur Genti të mos kishte spjeguar qartë çfarë kërkonte dhe me çfarë kushtesh pranonte të ndërhynte. Pasi u nisën delegatët, edhe ai ngriti lëmin dhe u drejtua me ushtrinë e tij për në Uskanë.

Delegatët që u dërguan tek Genti, u kthyen duke mos sjellë asgjë më shumë nga radha e parë; Genti qendronte në vendimin që kishte marrë; ai dëshironte shumë të lidhej me Perseun, por përsëriste se kishte nevojë për të holla. Perseu i dërgoi edhe një herë Hipinë, për t'u marrë vesh përfundimisht mbi kushtet e aleancës së tyre, por pa thënë asnjë fjalë për këtë pikë kryesore, sepse ai mendonte se Genti do të tregohej më i arsyeshëm...

LIBRI XXIX

Hipia me shokët që kishte dërguar Perseu si përfaqësues pranë Gentit, për të lidhur aleancë me të, u kthye përpara dimrit dhe i njoftoi mbretit se Genti ishte gati të hynte në luftë me romakët, nëqoftëse i jepnin treqind talente dhe gjithë siguritë e domosdoshme. Perseu, duke gjykuar se bashkëpunimi me Gentin ishte për të një gjë e nevojshme, dërgoi si delegat Pantauhun, njërin nga miqtë e tij më të mirë, dhe e porositi t'i premtonte Gentit shumën që kishte kërkuar, të këmbente me të betimet, pastaj të dërgonte në Maqedoni si peng ata që do të zgjidhte dhe të kërkonte nga Genti që të caktonte edhe ai ata që donte; më në fund e porositi të merrej vesh mbi mënyrën e dërgimit të treqind talenteve. Pantauhu u nis menjëherë dhe arriti në Meteon të Labeatisë; këtu u takua me Gentin dhe pa mundime të mëdha ia mbushi mendjen këtij djaloshi të pranojë propozimet e Perseut. Si u këmbyen betimet dhe u firmua pakti, Genti nisi menjëherë pengjet që kishte zgjedhur Pantauhu dhe bashkë me to Olympionin, i cili duhej të merrte betimin dhe pengjet e Perseut, si dhe disa të tjerë që do të përkujdeseshin për të hollat. Pantauhu e bindi Gentin të dërgonte me ta edhe një përfaqësi, e cila do të bashkohej me atë të Perseut, që do të shkonte në Rod, me qëllim që t'i fuste ata në aleancën e përbashkët. Nëqoftëse kjo do të realizohej dhe rodasit do të futeshin në luftë, nuk do të ishte vështirë për t'i thyer romakët. Genti e pranoi dhe dërgoi si përfaqësues Parmenin me Morhon, të cilëve u dha këto udhëzime: kur të merrnin betimin e Perseut, pengjet e tij, dhe kur të binin në ujdi për paret, të shkonin si delegatë në Rod.

Të gjithë këta u nisën për në Maqedoni. Pantauhu, i cili qendroi pranë mbretit të ri, i kujtonte vazhdimisht dhe e nxiste që të mos vonohej në përgatitjet për të qenë gati të mbronte vendet, qytetet dhe aleatët, bile ai e shtynte të përgatitej sidomos për një luftë detare. Meqenëse romakët nuk kishin fare forca detare në brigjet e Epirit dhe të Ilirisë, ai mund të bënte pa vështirësi ç'të donte ose vetë, ose me anën e vartësve të tij. Genti u bind dhe po merrej me përgatitjet për luftë në tokë e në det. Perseu, kur mori vesh se delegatët dhe pengjet e Gentit arritën në Maqedoni, e la me gjithë kalorësinë e tij, lëmin buzë lumit Elpe dhe doli t'i priste në Dion. Këtu si u bashkuan, Perseu bëri betimin përpara gjithë kalorësve të tij; sepse ai donte me gjithë shpirt t'ua bënte të ditur maqedonëve aleancën e tij me Gentin, me shpresë se besimi i tyre do të shtohej nga ky sukses i ri. Pastaj mori në dorëzim pengjet e Gentit dhe të tijat ia dorëzoi Olympionit. Nga këta më të përmendur ishin Limneu, i biri i Polemokratit, dhe Balakri, i biri i Pantauhut. Ai nisi, pastaj, për Pela me qëllim që të mermin të hollat, njerëzit e ngarkuar për këtë punë; për sa u takon atyre që duhej të shkonin në Rod, ai i dërgoi në Thesalonik, tek Metrodori, duke iu lutur që të ishin gati për t'u nisur. Ndërkaq bindi rodasit që të marrin pjesë në luftë. Si rregulloi këto çështje, dërgoi tek Eumeni si përfaqësues Hierofonin, i cili edhe herë tjetër e kishte kryer këtë detyrë, si edhe tek Antiohu, Telemnastin nga Kreta. Ai donte ta bindte mbretin e Sirisë, që të mos e humbiste rastin që i jepej dhe të mos i shkonte mendja se ambicja dhe krenaria e romakëve ishte e rrezikshme vetëm për Perseun, po të ishte i sigurtë se edhe atë vetë e priste po ai fat, po të mos ndërhynte në këtë kohë, ose për t'i ardhur atij në ndihmë ose, ç'ka do t'ishte më mirë, për t'i dhënë fund luftës.

Parmeni dhe Morhu, të dërguarit e Gentit, kishin arritur në Rod të shoqëruar nga Metrodori. Këshilli u mblodh dhe mbajti një seancë shumë të zjarrtë. Dinoni (dhe Polyarati) guxonin tani të mermin pjesë hapët nga ana e Perseut. Theaideti, nga ana tjetër, e kishte humbur nga të gjitha këto që po ngjanin: prania e anijeve, numri i madh i kalorësve (të vrarë), qëndrimi i ri i Gentit, të gjitha këto kishin bërë që t'a humbiste guximin. Edhe rezultati i mbledhjes qe ai që mund të pritej: rodasit vendosën t'u jepnin të dy mbretërve një përgjigje të favorshme, duke u bërë të ditur se ata ishin të gatshëm t'u shërbenin si ndërmjetës dhe të përpiqeshin që romakët të mos tregoheshin të ngurtë. Pas kësaj, të dërguarit e Gentit u ftuan në gosti ku iu bë një pritje nga më të përzemërtat.
Genti, mbret i ilirëve, për shkak se pinte shumë - ai natë e ditë ishte i dehur - bënte veprime të padenja në jetë. Ai vrau vëllanë e tij Platorin, i cili do të martohej me bijën e Monunit5 dhe u martua vetë me të fejuarën e viktimës së tij. Ai i trajtonte nënshtetasit e tij me ashpërsi të madhe.

LIBRI XXXII

Vdekja e Lykiskut bëri që të rikthehet rendi në Etoli dhe t'i jepet fund grindjeve të brendshme; po kështu vdekja e Mnasipit të Koronës rivendosi qetësinë në Beoti dhe ajo e Kremës në Akarnani. Hellada, deri diku, u pastrua me zhdukjen e këtyre të poshtërve që e kishin fëlliqur.

Ndodhi për çudi që edhe epiroti Harop vdiq po atë vit, në Brendis. TrubulHrat dhe rrëmuja mbretëruan akoma në Epir si në të kaluarën; sepse egërsia dhe tirania e Haropit nuk pushuan së vepruari që nga fundi i luftës kundër Perseut. Që kur L. Anici e Emil Pauli kishin dënuar ata njerëz të shquar, kundër të cilëve kishin dyshitnin më të vogël, një palë me vdekje dhe të tjerët duke i internuar në Romë, Haropi fitoi një pushtet të madh; nuk kishte krime që të mos bënte ai vetë ose me anën e miqve të tij; në këto krime e shtynte mosha e tij shumë e re; për më tepër ka qenë i rrethuar nga kriminelët më të këqij, të tërhequr nga shpresa për t'u pasuruar duke grabitur të tjerët. Ishte krijuar bindja se çdo gjë ai e bënte me pëlqimin e romakëve. Kjo ndodhte se ai kishte lidhje të vjetra në Romë, kurse në vendin e tij me plakun Myrton dhe djalin e tij Nikanor, njerëz të ndershëm, përkrahës të hapët të Romës, që deri atëherë nuk kishin bërë asnjë veprim të keq, por që nuk di se si, ishin bërë ndihmës e bashkëpunëtor të Haropit në veprimet e tij të paligjshme. Herë ai vriste haptas bashkëqytetarët e tij, disa në sheshet publike, të tjerët në shtëpitë e tyre; herë i vriste me anën e vartësve të tij në fusha ose në rrugë; dhe ai merrte pasurinë e gjithë viktimave. Ai përdori pastaj një dredhi tjetër: futi në listat e proskripcioneve11 njerëzit më të pausr të të dy sekseve; dhe duke shfrytëzuar frikën që shkaktonte ky kërcënim u merrte para burrave, kurse mëma e tij, Filotida, ua merrte grave; ajo ishte shumë e përshtatshme për të luajtur këtë rol dhe e pasonte me kaq përpikmëri në dhunat e tij, sikur të mos kishte asgjë femërore.

Si i zhveshi, sa mundi, gjithë burrat e gratë, që ishin të proskriptuar nuk la pa i nxjerrë edhe para gjyqit të popullit. Proçesi u zhvillua në Foinikë. Qytetarët, disa nga frika, disa të mashtruar nga Haropi, i dënuan të gjithë të akuzuarit jo me intemim, por me vdekje, si tradhëtarë të çështjes romake. Por gjithë të dënuarit ikën pëijashta; Haropi vetë iku në Romë, i ngarkuar me të holla dhe i shoqëruar prej Myrtonit, me qëllim që t'i sanksiononte, me anë të Senatit, gjithë paudhësitë që kishte bërë... Senati nuk e pranoi kërkesën e Haropit e as nuk i dha ndonjë përgjigje pozitive; i tha vetëm se do të dërgonte njerëz për të bërë hetime në vend mbi ato që kishin ngjarë. Po Haropi këtë përgjigje të romakëve nuk e bëri për fjalë, kur u kthye në Epir; në vend të kësaj formuloi vetë një përgjigje tjetër, ashtu si e dëshironte dhe e shpalli në të katër anët e vendit se romakët i kishin pëlqyer të gjitha veprimet e tij.

Banorët e Isës shpesh herë kishin dërguar përfaqësues në Romë, për të njoftuar se delmatët po cënonin vendin e tyre, si edhe qytetet ku shtrihej sundimi i tyre, Epetin dhe Tragyrin; edhe daorset kishin paraqitur po të njëjtat ankesa. Senati ngarkoi Gai Fanin të shikonte gjendjen në Iliri dhe sidomos si silleshin delmatët. Sa ishte gjallë Pleurati, këta i bindeshin atij; por si vdiq ky dhe në vend të tij hipi në fron Genti, ata shkundën zgjedhën, u shpallën luftë fqinjëve dhe nënshtruan disa prej tyre, të cilëve u mermin tribut në bagëti dhe grurë. Ky ishte qëllimi i misionit të Fanit.

Kur u kthye nga Iliria, Gai Fani raportoi se delmatët jo vetëm që nuk donin të ndreqnin gabimet kundrejt atyre që ankoheshin se vazhdimisht pësonin prej tyre, por as që donin ta dëgjonin atë, duke thënë se s'kishin të bënin fare me Romën. Ai shtoi se delmatët jo vetëm nuk i dhanë vend për të fjetur e për të ngrënë, por i vodhën edhe kuajt që i kishte marrë nga një qytet tjetër; bile ishin gati t'i bënin edhe ndonjë të keqe të madhe, po të mos kishte ikur fshehurazi.

Senati i dëgjoi këto me kujdes të madh, u zemërua me kryelartësinë dhe egërsinë e delmatëve, por mbi të gjitha mendoi se tani ishte rasti më i mirë për t'u shpallur luftë, dhe për këtë kishte shumë shkaqe. Pjesën e Ilirisë që ishte buzë Adriatikut romakët e kishin lënë krejt pas dore, që prej kohës që dëbuan Demeter Farin; nga ana tjetër, Senati nuk donte në asnjë mënyrë që t'i linte burrat të ftoheshin nga një paqe e gjatë, se kishin kaluar dymbëdhjetë vjet që nga koha e luftës kundër Perseut dhe ekspeditës në Maqedoni. Duke ndërmarrë një fushatë kundër delmatëve, në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit të tyre dhe në anën tjetër do t'u jepnin një mësim ilirëve dhe do t'i detyronin t'i nënshtroheshin sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë delmatëve, po përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes së keqe të delmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre.

Në këto e sipër, erdhën përfaqësuesit nga Epiri, të dërguar, një palë nga ata qësundonin në Foinike, kurse të tjerët, nga të arratisurit. Pasi i ballafaqoi të dy palëtSenati u përgjigj se do t'u jepte udhëzime, për sa i përket vendit të tyre, delegatëveqë do të dërgonte në Iliri me G. Marcin.

Epirotët, pas këtij dështimi, humbën çdo shpresë në fuqitë e veta dhe dërguan delegatë tek etolët dhe tek fisi i ahejve, për t'iu lutur që t'u dërgonin ndihmë. Këta u prekën me të vërtetë nga fatkeqësitë e epirotëve.

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë

image description
CEZARI
Iliria
Gai Jul Cezari lindi në Romë në vitin 100 dhe u vra nga kundërshtarët e tij politikë në vitin 44 para e. sonë. Është një nga ushtarakët dhe burrat e shtetit më të mëdhenj të Romës.

Cezari u shqua jo vetëm për strategji e mendjemprehtësi politike, por edhe për një veprimtari letrare e historike, që e vë atë në radhën e shkrimtarëve më të mirë të kohës. Nga Cezari na janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komentarët (ditarët), që nuk janë veçse kujtime apo broshura politike të shkruara në stilin e raporteve ushtarake, një farë apologjie personale e politikës së tij në Gali dhe gjatë luftës civile. Njëri nga komentarët tregon për luftën gale ("De bello Gallico") ndërsa tjetri me titullin "De bello civile" (Mbi luftën civile) përshkruan ngjaijet luftarake kundër Pompeut.

Në të dy veprat përdoret një stil që mund të quhet shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Paraqitja e lëndës është tërheqëse dhe shquhet përsa i përket përshkrimit plot gjallëri. Megjithë këtë nuk mund të thuhet se në përshkrimin e ngjaijeve është mbajtur nga autori një qendrim i paanshëm. Në përshkrimin e luftës civile Cezari i thur lëvdata tendencioze vetes. Mbi të gjitha ai kërkon të vërë në dukje urtësinë e vet dhe dashurinë për paqe. Ai përpiqet të tregojë se qe i detyruar të rrokë armët dhe, siç na e thotë Ciceroni në letrat e tij, shtrembëron edhe disa nga faktet.

Lufta civile e Cezarit ka një rëndësi të posaçme për historinë e Ilirisë, mbasi një pjesë e ngjaijeve që përshkruan në këtë vepër zhvillohet në territorin e atdheut tonë. Për fat të keq Cezari kufizohet këtu me tregimin e ngjaijeve luftarake dhe nuk bën pothuajse fare fjalë për jetën dhe zakonet e banorëve ilirë. Megjithatë ato pak të dhëna me karakter gjeografik që gjenden këtu janë me shumë interes.

Përkthimi është mbështetur në botimin:

1)    C. Juli Caesaris, Belli Gallici libri VII, iterum recognovit B. Dinter, Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri 1885.

2)    C. Juli Caesaris. Belli Civilis, libri ID, iterum recognovit B. Dinter Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri 1899.

JULI CAESARIS


BELLIGALLICI


(Lufta Gale)


LIBRI V


1... Ai vetë Cezari, mbasi mori fund kuvendi i Galisë Çisalpine, u nis për Iliri,0 sepse kishte dëgjuar se pjesa kufitare e kësaj province po plaçkitej nga pirustët. Si arriti atje, i urdhëroi qytetet që t'i jepnin ushtarë dhe i detyroi të mblidheshin në një vend të caktuar. Pirustët, me të marrë vesh këtë lajm, dërguan tek ai delegatë për t"i parashtruar se asnjë nga ato gjëra s'ishin bërë me vendim të popullit dhe se ishin të gatshëm t'i shpërblenin me çdo mënyrë dëmet. Si i pranoi kërkesat e tyre, Cezari urdhëroi që t'i jepeshin pengje dhe i detyroi që t'i sillnin në ditën e caktuar; dhe po të mos vepronin ashtu, u deklaroi se do ta ndëshkonte vendin e tyre me luftë. Mbasi pengjet u dorëzuan në ditën e caktuar, sikundër kishte dhënë urdhër, emëroi gjyqtarë nëpër qytete për të çmuar dëmet dhe për të caktuar dëmshpërblimet.


BELLICIVILIS


(Lufta civile)


LIBRI III


Pompeu kishte grumbulluar sasi të mëdha ushqimesh nga Thesalia, Azia, Egjipti, Kreta, nga krahinat e Kyrenës dhe vendet e tjera. Ai kishte vendosur të kalonte dimrin në Dyrrah, në Apolloni dhe në gjithë qytetet e tjera brcgdetarc të fortifikuara që të pengonte Cezarin të kalojë detin; prandaj flotën e tij e kishte vendosur gjatë gjithë bregdetit... Cezari, sapo arriti në Brundis mblodhi ushtarët e u tha se ishin pothuajse nga fundi i mundimeve e i rreziqeve, prandaj të linin në Itali, pa u shqetësuar, skllevërit dhe plaçkat; ata vetë, të papenguar, të hypnin ndër anije, sa më shumë vetë që të kishte mundësi dhe të shpresonin çdo gjë nga fitoija dhe nga mirësia e tij. Të gjithë brohoritën që të urdhëronte çfarë dëshironte, sepse çdo gjë që të urdhëronte ai, ata do ta zbatonin me gjithë zemër. Ditën e katërt të janarit lëshoi anijct, mbasi i pat ngarkuar me shtatë legjione, sikundër treguam më lart.

Të nesërmen doli në breg. Ndërmjet shkëmbinjve të maleve Keraune dhe të vendeve të tjera të rrezikshme, gjeti një gji të qetë dhe duke pasur frikë nga tërë limanet, që ai kujtonte se i kishin në dorë armiqtë, pa humbur asnjë anije, zbarkoi prej tyre ushtarët në atë vend që quhet Paleste.

Kur u larguan nga Iliria anijet libume, M. Oktavi arriu në Salonë me anijet që kishte me vete. Këtu nxiti dalmatët e të tjerë barbarë, dhe shkëputi Isën nga miqësia me Cezarin; po meqë koloninë e Salonës nuk mundi ta bindte as me premtime, as me kanosje, vendosi të rrethojë qytetin.

Vibuli, si mori nga Cezari këto udhëzime, kujtoi se ishte shumë e nevojshme ta lajmëronte Pompeun për arritjen e papandehur të Cezarit, që të merrte masat e duhura, para se të dëgjonte propozimet për paqe; prandaj udhëtoi ditë e natë dhe pasi ndërroi gjatë rrugës shpesh herë kafshët, shpejtoi të arrinte te Pompeu dhe e lajmëroi se Cezari po afrohej. Në këtë kohë Pompeu ndodhej në Kandavi dhe prej Maqedonie po udhëtonte për Apolloni dhe Dyrrah, për dimërim. Po i trubulluar nga këto lajme, filloi ta shpejtonte udhëtimin për Apolloni, që të mos i pushtonte Cezari qytetet e bregdetit. Po Cezari, si zbarkoi ushtrinë, po atë ditë u nis për Orik. Këtu Luc Torkuati, që sundonte në qytet me urdhër të Pompeut, dhe që kishte aty garnizonin e parthinëve, mbylli portat dhe u mat ta mbronte qytetin, duke urdhëruar grekët të hypnin mbi mure dhe të rroknin armët. Por këta nuk donin të luftonin kundër sundimit të popullit romak, bile qytetarët përpiqeshin ta pranonin Cezarin vullnetarisht, mbasi nuk kishin më kurrfarë shprese për ndihmë. Atëherë Torkuati çeli portat dhe u dorëzua te Cezari me gjithë qytet, dhe nuk pësoi asgjë të keqe prej tij.

Pas dorëzimit të Orikut, Cezari pa u vonuar fare, u nis për Apolloni. Luc Staberi, sundimtari i atjeshëm, posa mori vesh se Cezari po afrohej, urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikonin këtë dhe njëkohësisht kërkoi pengje nga apollonianët. Po këta u përgjegjën se, nuk do t'i jepnin pengjet dhe se nuk do tia mbyllnin portat konsulit dhe se asnjë vendim nuk do të merrnin kundër asaj që kishte caktuar mbarë Italia dhe populli romak. Staberi, si mori vesh qëllimet e tyre, iku nga Apollonia fshehurazi. Atëherë apolloniatët dërguan delegatë te Cezari dhe e pranuan në qytet. Shembullin e këtyre e ndoqën edhe bulinët dhe amantët dhe qytetet e tjera që ishin afër, si edhe gjithë Epiri, dhe dërguan delegatë te Cezari, dhe i premtuan se do të bënin si t'u urdhëronte.

Pompeu, si mori vesh ngjaijet që kishin ndodhur në Orik dhe në Apolloni, u tremb për Dyrrahun dhe prandaj vrapoi për këtë, duke udhëtuar ditë e natë. Ndërkaq u hap fjala se Cezari po afrohej; një panik i madh pushtoi ushtrinë e Pompeut, panik që shkaktoi një çrregullim të plotë dhe një të ecur shumë të shpejtë që s'e ndaloi dot as nata; gati gjithë ata të Epirit e të krahinave të afërme i lanë flamujt, shumë ushtarë i hodhën armët dhe marshimi dukej si një ikje. Pompeu qëndroi afër Dyrrahut, ngriti këtu lëmin, me që edhe ushtria e tij ishte akoma në tmerr të madh. Labini i pari i doli /Pompeut/ përpara dhe u betua se kurrë nuk do ta linte dhe se do të pësonte po ato rreziqe që i ruante fati atij. Kështu u betuan edhe legatët e tjerë. Meqenëse Pompeu e kishte zënë rrugën për në Dyrrah, Cezari e ndaloi marshimin dhe ngriti lëmin afër lumit Aps, në kufi të Apollonisë, me qëllim që t'i ruante me kështjella e me roje qytetet që ishin bashkuar me të; dhe vendosi të presë këtu legjionet e tjera nga Italia dhe të kalojë dimrin nën tendat. Po këtë bëri edhe Pompeu: si ngriti lëmin në anën tjetër të lumit Aps, grumbulloi atje gjithë ushtrinë e tij bashkë me ndihmat që kishte marrë.

Në këtë kohë, Cezari, kishte shkuar për të shtënë në dorë, me një legjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar fumizimin e ushtrisë; ishte ngushtë me ushqime për arsye se këto ndodheshin në Buthrot, përkundrejt Korkyrës. Këtu, me të marrë vesh nga letrat e Acilit dhe të Murkos dëshirën e Libonit dhe të Bibulit, la legjionin dhe vetë u kthye në Orik...

Kaluan, kështu, shumë muaj dhe dimri po mbaronte, por anijet dhe legjionet që priste Cezari nga Brundisi nuk po vinin. Cezari kujtonte se ishin lënë pas dore shumë raste të mira, mbasi disa herë kishin fryrë erëra të favorshme për të lundruar. Sa më tepër kalonte koha aq më vigjilentë tregoheshin komandantët e ushtrive armike për të ruajtur këto vende, dhe më shumë besim kishin për ta mbajtur larg ushtrinë kundërshtare. Pompeu i qërtonte komandantët shpesh me letra, duke i nxitur (mbasi nuk qenë në gjendje të ndalonin kalimin e Cezarit), që të paktën të kujdeseshin të ndalojnë kalimin e ushtrive të tjera, që i vinin në ndihmë. Dhe kështu njerëzit e Pompeut po pritnin që të afrohej stina, në të cilën për ushtrinë e Cezarit nuk do të ishte e lehtë transportimi i ushtrisë nëpër det, për arësye të erërave që vinin gjithmonë duke munguar. Për këtë arësye Cezari i shkroi një letër më të rreptë komandantëve të tij në Brundis, duke i porositur që me çastin e parë të favorshëm mos të humbisnin rastin e lundrimit për në brigjet e Apollonisë apo të labeatëve, ku të zbarkonin, po të ish e mundur. Ky bregdet nuk ruhej me aq kujdes prej armikut, mbasi ky i fundit nuk guxonte të qendronte një kohë të gjatë larg limaneve të tij.

Ata /ushtarët, duke vënë në veprim guximin e trimërinë e tyre dhe duke patur në krye M. Antonin dhe F. Kalenin dhe me që po këta ushtarë vetë i nxitnin për luftë, sepse përbuznin çdo rrezik për të shpëtuar Cezarin, posa fryu veriu ngritën çengelat e anijeve dhe u nisën; të nesërmen kaluan në bregun tjetër, në Apolloni e Dyrrah. Këto i pa që nga toka Kuint Koponi, i cili komandonte flotën e Rodit në Dyrrah dhe u vu në ndjekje; por ndërsa po i afrohej tanëve, duke forcuar lëvizjet e lopatave, era që ishte dobësuar pak më parë filloi të fryjë prapë me furi dhe i shpëtoi tanët nga rreziku. Megjithë këtë Koponi nuk hoqi dorë nga plani i tij, po shpresonte se në sajë të mundit dhe të durimit të lundërtarëve të tij do ta mposhtte forcën e stuhisë. Pra vazhdoi t'i ndjekë tanët, megjithëse këta i kishte çuar era larg nga Dyrrahu. Lundërtarët tanë, megjithëqë patën ndihmën e fatit, kishin gjithnjë frikë, se mos u sulet armiku me të rënë era. Si gjetën limanin e quajtur Nymfe, tremijë hapa larg nga Lisi, hynë këtu me gjithë anijet (ky liman ishte i mbrojtur nga era perëndimore - jugë-perëndimore (Africus) por nuk ishte siguruar nga jugu), (Auster) duke e vlerësuar rrezikun e stuhisë më të vogël se atë të flotës armike. Posa hyri flota në këtë liman, me një kthim të çuditshëm të fatit, jugu që frynte dy ditë me radhë, u kthye në erë perëndimore - jugperëndimore.

Pas kësaj, këshilli i qytetarëve romakë që kishin në dorë Lisin, të cilin qytet ua kishte besuar më parë Cezari dhe ishte kujdesur ta fortifikonte, e priti Antonin dhe e ndihmoi me të gjitha mjetet. Otacilin e zuri frika, iku nga qyteti dhe vajti te Pompeu; Antoni, pasi i zbriti të gjitha trupat ushtarake, që ishin gjithësejt tre legjione veteranësh e vetëm një rekrutësh, dhe tetëqind kalorë, pjesën më të madhe të anijeve e ktheu në Itali, për të sjellë ushtarët dhe kalorët e tjerë. Pantonet që janë një Upj anijesh gale i la në Lis me qëllim që, në rast se Pompeu besonte se Italia kishte mbetur e pafurnizuar dhe të transportonte ushtrinë e tij atje, sikurse ishte përhapur fjala në popull, të kishte Cezari ndonjë farë mundësi për ta ndjekur. Dhe menjëherë dërgoi lajmëtart tck ky, për t'i njoftuar se në ç'krahinë e kishte zbarkuar ushuinC dhe sa ushtarë kishte transportuar.

I biri i Pomeput, që komandonte flotën e Egjiptii, si mori vesh këto, erdhi në Orik dhe veproi kështu: së pari tërhoqi me litar anijen që ishte fundosur në të hyrC të limanit, kurse anijen tjetër që e kishte lënë Acili për roje, e sulmoi me shumë anije të pajisura me kulla të larta. Kështu duke luftuar për një vend më të lartë dhe duke dërguar vazhdimisht trupa të freskëta për të zëvendësuar ata që ishin të lodhur, me qëllim që t'i shpërndajë forcat tona, u binte mureve lë qytetit edhe nga toka, duke përdorur shkallë, dhe nga deti me flotën; kështu, me përpjekje të mëdha dhe duke harxhuar shumë shigjeta, i mundi tanët dhe i shtrëngoi të ikin, duke hypur mbi barka dhe në këtë mënyrë shtiu në dorë atë anije. Njëkohësisht pushtoi nga ana tjetër limanin natyral, që zgjatej në det dhe që e bënte si gadishull, dhe katër anije me dy sërë lopatash i kaloi në portin e brendshëm, duke i shtyrë me anë cilindrash e levash. Kështu si i sulmoi nga të dy anët anijet tona të luftës, që ishin lidhur në breg dhe nuk kishin ushtarë, mori katër nga to dhe të tjerat i dogji. Si bëri këtë, me qëllim që të pengojë arritjen e ushqimeve që do të silleshin nga Bulisi dhe Amantia, la këtu si roje D. Lelin; ai vetë u nis për në Lis, u ra të tridhjetë anijeve të transportit, që kish lënë M. Antoni brenda limanit dhe i dogji të gjitha. Pastaj u mat të pushtojë Lisin që e mbronin qytetarët romakë të vendosur aty me ushtarët që kishte dërguar Cezari si garnizon. Pas tri ditësh, pa kryer asgjë, u largua prej këtej me disa humbje që pësoi gjatë këtij rrethimi.

Cezari, kur mori vesh se Pompeu ndodhej pranë Asparagut, u nis për aty me ushtrinë; rrugës pushtoi qytetin e parthinëve, ku kishte një gamizon Pompeu, dhe të tretën ditë arriu te Pompeu, dhe ngriti lëmin afër atij. Të nesërmen nxori gjithë trupat, i radhiti dhe i dha mundësi Pompeut të nisë luftën. Por, kur pa se ai nuk po tundej nga vendi që kishte zënë, e futi ushtrinë përsëri në lëmë dhe mendoi se duhej të ndërronte planin e parë. Të nesërmen pra, u nis me gjithë ushtrinë për në Dyrrah, duke i rënë rreth e rreth, nëpër një udhë të ngushtë e të vështirë, duke menduar se me këtë mënyrë ose do ta detyronte Pompeun të ndryhej në Dyrrah ose do t'ia priste lidhjet me këtë qytet, ku ai kishte grumbulluar gjithë ushqimet dhe armët për luftë. Kjo me të vërtetë kështu ngjau: Pompeu në fillim nuk e kuptoi planin e Cezarit, kur pa se ky mori një rrugë nga ana e kundërt me të, pandehu se Cezari u hoq nga ky vend, për mungesë ushqimesh. Por, kur të nesërmen mësoi të vërtetën nga vëzhguesit e tij, prishi lëmin dhe u nis me shpresë se do të arrinte t'ia priste Cezarit rrugën, duke marrë ai një udhë më të shkurtër. Cezari, që e priste këtë, si u foli ushtarëve dhe i porositi t'u qëndrojnë me durim lodhjeve të udhëtimit, natën bëri një pushim prej disa orësh dhe në mëngjes arriti në Dyrrah, pikërisht në atë kohë kur u dukën së largu pararojet e Pompeut; Cezari me të arritur këtu ngriti lëmin dhe vendosi ushtrinë e tij.

Pompeu, si iu pre rruga për Dyrrah, mbasi nuk mundi ta zbatonte planin e parë, si mori një vendim të dytë, e ngriti lëmin mbi një vend të lartë, të quajtur "Petra"l), i cili formonte një farë vendi të mbyllur, ku anijet mbroheshin kundër disa erërave. Urdhëroi, pastaj, të vinin këtu disa nga anijet e tij të gjata, dhe i porositi të sillnin grurë dhe ushqime të tjera nga Azia dhe nga vendet e tjera që ishin nën urdhërin e tij. Cezari, duke parashikuar se lufta do të zgjatej shumë e, në anën tjetër, duke mos shpresuar fare në furnizimet nga Italia - se flota e Pomeput ruante me shumë kujdes tërë bregdetin - e më në fund, duke parë se anijet që ishin ndërtuar gjatë dimrit në Siqeli, në Gali e në Itali nuk po dukeshin, dërgoi në Epir Kuint Totin e Luc Kanulein, zëvendësin e tij, për të marrë drithëra. Po me që këto krahina ndodheshin mjaft larg, ndërtoi hambare në vende të caktuara dhe urdhëroi qytetet e afërme t'i binin drithë. Gjithashtu urdhëroi Lisin, parthinët e të gjitha qytetet që të mblidhnin sa grurë që kishin. Por ato kishin fare pak drithë, sepse duke qenë vende më të shumtën malore e të ashpëra, ushqehen më tepër me drithë të ardhur nga jashtë. Përveç kësaj, Pompeu i kishte paraparë këto, dhe disa ditë më parë kishte plaçkitur parthinët, duke u xhveshur gjer në themel shtëpitë dhe duke u marrë me anë të kalorisë së tij gjithë drithin që ishte grumbulluar aty.

Kur u jepnin bullgur ose bishtajore ata /ushtarët/ nuk e donin; kishin qejf shumë mishin e dhenve, që sillej me shumicë nga Epiri.

Është një farë zhardhoku i quajtur hara që u zbulua prej ushtarëve të Valerit; kjo e përzier me qumësht lehtëson shumë mungesën e ushqimeve; prej kësaj bënin një farë buke, dhe kjo rrënjë gjendej me shumicë në këtë vend. Në bisedim e sipër me ushtarët e Pompeut, kur këta të fundit ju ankuan ushtarëve tanë për mungesë ushqimesh, u hodhën nga kjo bukë me shumicë, me qëllim që t'i dëshirojnë edhe më shumë.

Po afronte koha e të korrave, dhe kjo shpresë i mbante ushtarët tanë, të cilët kishin besim se do të kishin paskëtaj ushqime më të tepërta. Shumë herë ishin dëgjuar ushtarët të thonë, në mes tyre, gjatë kohës së rojes ose gjatë bisedave të tyre se pranonin të hanin lëvozhgën e drunjve, më parë se ta lënë Pompeun t\i shpëtojë nga dora. Nga të ikurit kishin marrë vesh se kuajt e anës kundërshtare mezi mbaheshin në këmbë dhe se gjithë kafshët bartëse kishin ngordhur; se ata nuk gëzonin një shëndet të mirë si nga shkaku i ngushticës së vendit, si nga era e keqe e kufomave të shumta, si nga mundimi i përditshëm në punët që nuk shkonin mbarë, ashtu edhe nga mungesa e madhe e ujit. Me të vërtetë Cezari i kishtc kthyer ose i kishte mbushur gjithë përrenjtë dhe burimet që derdheshin në det. Meqenëse ishin vende malore dhe grykat e luginave shumë të ngushta, Cezari kishte urdhëruar të ndërtohen penda, për të ndaluar ujin. Prandaj armiqtë u shtrënguan nga nevoja të zbresin ndër toka të ulëta dhe kënetore, për të hapur këtu puse; dhe kjo punë ishte përmbi punën e përditshme. Burimet që ishin shumë larg nga kampet e ushtarëve, i thante shumë vapa. Përkundrazi ushtria e Cezarit plot shëndet dhe ujë, kishtc dhe mjaft ushqime; mungonin vetëm drithërat; po ata shihnin se dita ditës gjcndja përmirësohej, sepse afrohej koha e korrjeve.

Cezari. për të mbajtur mbyllur më me lehiësi kalonnë e Pomeput në Dyrrah. dhe për tria ndaluar fortifikim me punime të mëdha të dy grykat e ngushuu për të cilat kem fotor më sipër dhe ndërtoi në to kështjella. Pornpeu. duke prirë te kalorësia »'i hynte më në punë. brenda pak ditëve e ktheu me anë të antjeve parët në lëmë. Mungesa e kullotjes ishte aq e madhe, sa kuajt ushqeheshin me fletë të ihkoqura nga pemë dhe me rrënjë të njoma të shtypura tepër gruri qe kishin mbjellë brenda rrethit të mbrojtjes ishte ngrënë i gjithë, prandaj ishin shtrënguar ta sjellin tagjinë me një udhëtim të gjatë nëpër det që nga Korkyra dhe nga Akarnania; megjithëkëtë edhe këto s'mjaftonin, dhe për të plotësuar racionet shtrëngoheshin të përdornin elb, për të mbajtur në këmbë kalorinë. Por, mbasi jo vetëm kudo u sos elbi e tagjia dhe bari u pre, po edhe gjer pemët mbetën pa gjethe dhe kuajt u dobësuan nga të pangrënit, Pomepu mendoi se duhej të dilte me sulm.

Ca ditë më parë Cezari, duke patur frikë se mos rrethohej prej anijeve të armikut, kishte urdhëruar të ndërtohen në këtë vend të dy këto fortifikime, me qëllim që të mbrohej më mirë, në rast të një ndeshjeje. Por gjerësia e periferisë, e cila ishte tetëmbëdhjetëmijë hapa megjithëse punimet vazhdonin çdo ditë, nuk lejuan të mbaronin punimet. Vija që do t'i bashkonte të dy këto fortifikime e do të zgjatej anës së detit nuk mori dot fund; këtë gjë e mësoi Pompeu nga të ikurit allobrogas dhe kjo tradhëti na kushtoi shumë. Kur kohortet tona të legjionit të nëntë kishin ngrehur lëmin afër detit, ushtarët e Pompeut arritën më të gdhirë dhe tmpat e ardhura me det filluan të hedhin shigjeta kundër fortifikimeve të jashtme dhe e mbushën hendekun me dhë; njëkohësisht legjionarët po mundoheshin t'i tmerronin mbrojtësit e fortifikimeve të brendshme me makinat e shumëllojshme. Nga të dy anët filluan shigjetat si breshër kundër nesh. S'kishim armë të tjera përveç gurëve, por edhe këto i ndalonin mjaft degët me të cilat kishin mbuluar përkrenaret. Ushtarët tanë ishin të kapitur dhe mezi mbaheshin. Në këtë kohë, armiqtë vunë re të metat e fortifikimit për të cilat folëm më sipër, zbarkuan midis të dy fortifikimeve, punimet e të cilit kishin mbetur përgjysmë, na sulmuan, na hodhën jashtë foitifikimeve dhe na shtrënguan të ikim.

Në këto dy beteja^ që u bënë në një ditë e sipër, Cezari humbi nëntëqind e gjashtëdhjetë ushtarë dhe shumë kalorë të shquar...

Cezari u shtrengua të heqë dorë nga planet e vjetra dhe të ndërrojë krejt taktikën e luftës. Tërhoqi menjëherë gjithë rojet, hoqi dorë nga sulmet, mblodhi tërë ushtrinë në një vend dhe, duke ju drejtuar ushtarëve i këshilloi të mos humbasin guximin, nga shkaku i ngjaijeve të hidhura, dhe të mos shqetësohen nga një fatkeqësi që është shumë e vogël, përpara fitimeve që kanë patur gjer më sot...
Prej këndej, pa humbur kohë, si rregulloi më parë të sëmurët dhe të plagosurit, urdhëroi që posa të ngrysej të nxirrnin nga lëmi pa zhurme të gjitha plaçkat e të niseshin për Apolloni, duke i porositur që në asnjë vend të mos ndaleshin rrugës. pënderisa nuk do të kryhej udhëtimi. Për tl shoqëmar këia u dha një legjion për mbrojtje. Si qe kryer kjo, mbajti në lëmë dy legjiooe, ndërea të tjerë i nxori nga portat e ndryshme, përpara se të gdhihej; këto ndoqën t£ njëjtën migt, që përshkuan ushtarët me plaçka. Pak kohë më vonë, me qëllim që nga njëra anë të ruhej zakont ushtarak. dhe nga ana tjctër ikja c Uj të memej vesh sa më vonë që të ishte e mundur, dha urdhër që të binte boria e zgjimit. Menjëherë pas tij doli, shpejt praparojën e legjioneve të sipërpërmendur, duke u larguar nga sa që më s'dukej. Pompeu me të marrë vesh tkjcn, pa humbur kobë vendosi të na ndjekë dhe  me qëllim që të kapte në befasi rrugës të hutuarit dhe të tremburit, e nxori ushtrinë e tij nga lëmi dhe nisi përpara kalorinë për të kapur praparojën tonë. Por nuk mundi t'i arrijë, se Cezari, që nuk pengohej nga plaçkat, ishte larguar shumë. Kur arritëm tek lumi Genus, brigjet e të cilit ishin shumë të thepisura, kaloria e armikut arriti ushtarët tanë më të rinj dhe i sulmoi. Cezari dërgoi menjëherë kalorinë e tij bashkë me katërqind ushtarë të zgjedhur të armatosur lehtë. Këta bënë punë të madhe mbasi, posa e sulmuan, e vunë në ikje kalorinë e armikut, vranë shumë nga ta dhe u kthyen pastaj për t"u vënë në rresht, pa pësuar asnjë dëm.

Cezari, si bëri atë ditë aq rrugë sa kishte parashikuar e kaloi ushtrinë përtej lumit Genus, u ndal në lëmin e tij të vjetër përkarshi Asparagut dhe i mbajti ushtarët brenda fortesës së lëmit. Dërgoi pastaj kalorinë për të kullotur kuajt, duke i porositur që të kthehen në lëmë nga porta kryesore. Gjithashtu edhe Pompeu kishte bërë këtë ditë aq rrugë dhe kishte ndaluar tek lëmi i tij i vjetër në Asparag. Ushtarët e tij, me që s'kishin punë, mbasi fortifikimet që kishin bërë më përpara i kishin gjetur të paprekura, disa shkuan për dru e për bar, kurse disa të tjerë (për arsye se nisja ishte bërë me nxitim dhe nga ky shkak kishin lënë shumë plaçka në vendin nga kishin ardhur), duke u tërhequr nga afërsia e lëmit të mëparshëm, dolën nga lëmi për të marrë këto, duke lënë armët nëpër tenda. Cezari, që e kishte paraparë këtë që ndodhi, duke qenë se këta /armiqtë/ ishin shpërndarë shumë dhe nuk mund, prandaj, t'i viheshin prapa, aty nga mezi i ditës urdhëroi të jepet alarmi; nxori ushtrinë jashtë dhe duke dyfishuar në këtë ditë udhëtimin u largua tetëmijë hapa nga Asparagi, gjë që nuk pati mundësi ta bëjë Pompeu, për arësye se njerëzit e tij ishin larguar.

Të nesërmen në darkë Cezari nisi, si në Dyrrah, më parë plaçkat dhe ai vetë me ushtrinë u nis para se të gdhihej, i lirë dhe pa pengesa, për të qenë kështu i përgatitur kundër çdo të papriture nëqoftëse do të ishte i detyruar të luftonte. Kështu bëri edhe në ditët e tjera. Kështu ai mundi të kalojë lumenj shumë të thellë dhe rrugë shumë të këqija pa i ngjarë asnjë e keqe. Po Pompeu nuk mundi dot të fitojë kohën, që kishte humbur ditën e parë, ndonëse bëri udhëtime të gjata dhe kishte dëshirë të madhe ta ndiqte armikun. Më në fimd të katërtën ditë pushoi së ndjekuri, duke gjykuar se duhej të merrej një vendim tjetër.

Cezarit i duhej të shkonte në Apolloni për të lënë të plagosurit, për të paguar ushtarët, për t'i dhënë zemër popujve aleatë si dhe për të vendosur garnizone nëpër qytetet. Por të gjitha këto i kreu në kohën më të shkurtër, që ishte e mundur dhe këtë e bëri se kishte frikë se mos Pompeu arrinte Domitin; u ngut prandaj që të shkonte sa më parë pranë këtij. Cezari mbështetej në këto arsyetime: nëqoftëse Pompeu do të merrte po atë rrugë, do të largohej nga deti e Dyrrahu, ku kishte ushtrinë tjetër dhe depot e ushqimeve; në këtë rast ndeshja e të dy ushtrive do të bëhej nën kushte të njëjta; nga ana tjetër po të hidhej në Itali, Cezari së bashku me Domitin do të kalonin përmes Ilirisë për t'i shkuar në ndihmë Italisë; më në fund në rast se do të guxonte të sulmonte Apolloninë dhe Orikun, me qëllim që të priste lidhjet e Cezarit me detin, atëherë Cezari do të sulej kundër Scipionit e kështu do ta shtrëngonte t'i vinte në ndihmë. Prandaj i dërgoi letra Domitit dhe ia spjegoi qëllimet e tij la në Apolloni katër kohorte, një në Lis dhe tri në Orik si dhe të plagosurit, kurse ai vetë me ushtrinë tjetër u nis përmes Epirit dhe Athamanisë.

Po edhe Pompeu, duke e kuptuar se ç'mendonte Cezari, vendosi të vrapojë në  ndihmë të Scipionit, në rast se Cezari do të drejtohej kundër këtij. Në rast se Cezari nuk do të dëshironte të largohej nga bregu i detit dhe nga rrethet e Orikut, mbasi priste nga Italia legjione dhe kalori, do të vërsulej me tërë forcën e tij, kundër Domitit.

Për arsyet që thamë sipër si njëri, si tjetri nxitonin sa më shumë, qoftë për Ci shkuar në ndihmë të vetëve, qoftë për të dërrmuar armikun në rastin e volitshëm. Por duke qenë se Cezarin e pengoi Apollonia që të merrte rrugën e drejtë, Pompeu me anën e Kandavisë u drejtua për në Maqedoni. Ndërkaq, arriti lajmi i një ngjarjeje tjetër të papritur; Domitit, si qëndroi shumë ditë përballë lëmit të Scipionit, iu desh të largohej prej këndej për mungesë të ushqimeve dhe të shkojë në Heraklea (Sintika), që është nën vartësinë e Kandavisë dhe kështu e solli fati, që të gjendet përballë Pompeut.

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë

image description
CICERONI
Iliria
Mark Tul Cicerom lindi pranë Arpinit me 3 janar të vitit 106 para e. sonë. Ne Romë« studjoi për drejtësi dhe retorikë. Pas nje udhëtimi që bëri në Greqi dhe veçanërisht në Athinë e Rod, ai i përsosi njohurite e tija në artin e oratorisë dhe në filozofi. Në vitin 63 para e. sone, Ciceroni arriti të zërë postin më të lartë në shtet, të bëhet konsul. Gjatë konsulatës, ai zbuloi komplotin e Katilinës, por më vonë, në vitin 59 para e. sonë ra viktimë e intrigave të kundërshtarëve të tij, prej të cilëve u dërgua në mërgim. Pas dy vjetësh ai u kthye rishtas në Romë ku u muar kryesisht me studime retorike dhe filozofike. Gjatë luftës civile Ciceroni mbajti anën e Pompeut, pasi ai kujtonte se vetëm kështu mund të mbrohej çështja e republikës. Me vrasjen e Cezarit, Ciceroni u bë një nga krerët e partisë së senatit, që luftonte Mark Antonin, agjentët e të cilit e vranë në vitin 43 para e. sonë.

Ciceroni u dallua gjatë jetës së tij, para së gjithash, si orator. Fjalimet e tija të mbajtura me raste të ndryshme, si burrë shteti dhe si avokat, dallohen për fuqinë bindëse, si dhe forcën tërheqëse të fjalës. Korrespondenca dhe fjalimet e Ciceronit formojnë një burim të rëndësishëm historik pasi ndihmojnë jo vetëm që të njihemi me personalitetin e vetë autorit, por dhe me periudhën plot ngjarje të kohës para Augustit.

Ai shkroi edhe një seri veprash si: "De oratore" (Mbi oratorinë), "De republica" (Mbi shtetin), "De senectute" (Mbi pleqërinë), "De amicitia" (Mbi miqësinë), etj.

Gjuha e Ciceronit është e zgjedhur dhe shumë e përpunuar, stili i tij i qartë dhe i bukur, mendimet e ilustruara me figura shumë tërheqëse gjuhësore.

Në korrespondencën e Ciceronit me mikun e tij të ngushtë Pompon Atikun, i cili jetonte në atë kohë në pronën e tij të madhe në territorin fshatar të Buthrotit, mësojmë për vendosjen e ushtarëve veteranë në tokat e Atikut dhe përpjekjet e këtij të fundit për të shpëtuar pronat. Po ashtu edhe në akuzat e tij të drejtuara kundër Pizonit, sundimtarit të provincës maqedone, ne gjejmë disa të dhëna të rëndësishme për madhështinë e pasurinë e Dyrrahit dhe Apollonisë, në të cilat ai jetoi për një kohë, për praninë e latifundeve në Epir qysh në epokën republikane, për shfrytëzimin e krahinave dhe qyteteve të Ilirisë nga sundimtarët e provincës maqedone, etj.

Përkthimi ftshtë mbështetur në botimin:

1)    Ciceronis Epistulae, Romanorum scriptorum corpus Italicum curante Hectore Romagnoli. La Santa (Milano) 1927-1928.

2)    Ciceronis in Marcum Antonium Philippicae XIV, Romanorum scriptorum corpus Italicum curante Hectore Romagnoi. Villa Santa (Milano) 1931.

3)    Ciceronis Orationes, Romanorum scriptorum corpus Italicum curante Hectore Romagnoli. Villa Santa (Milano) 1930-1931.

CICERO


DEPISTOLAE


(Letrat)


Ad Famlliares.


(Njerëzve të familjes)


Unë erdha në Dynrah për arsye sc ky është edhe qytet i lirë dhe besnik ndaj meje dhe i vendosur afër Italisë. Por nëqoftëse popullsia e madhe e këtij vendi do të me shqetesojë. do të iki në nje vend tjetër dhe do të shkruaj.

Ad Atiicum


(Atikut)


Gëzohem që ti je i kënaqur nga ajo që ke blerë në Epir". Ti si i mençur u rregullove me shtëpi në Buthrot. Por më beso, ky qytet i antasve, ku gjendem unë, i ngjan shumë municipit tënd.

Më përshkruaj, të lutem, Amalteun2) tënd: si është zbukuruar, çfart pozicioni ka? Dërgomë po ashtu poema e tregime që ke mbledhur si dhe për vete Amalteun. Unë dua të ndërtoj një Amalte në pronën time në Arpin. Po të dërgoj diçka nga veprat e mia. Unë nuk kam përfunduar akoma asnjë...

Nëqoftëse ti nxiton, sidoqoftë do të më arrish, sepse unë ose do të kem sosur në Epir, ose do të kaloj pa u ngutur nëpër Kandavi.

Pradije se Anti është për Romën që Buthroti është për Korkyrën..

Unë do të bëj çdo gjë të mundur për të nxjerrë për çështjen e Buthrotit dekretin që ti dëshiron.

Do qielli që unë të mund të takoj Antonin për të folë për çështjen e Buthrotit.

Nëqoftëse do të takoj Antonin nuk do të harroj çeshtjen e Buthrotit.

... Në lidhje me ankesën tënde për Buthrolin, Antoni erdhi në Misenë kur unë isha në Pompei.

Lajmësi yt më dha një letër, është e tepërt të ngulësh këmbë për Buthrotin. Kjo punë s'ka qenë as ka për të qenë për ty kaq për zemër sa për mua. Unë iu vura kësaj pune qysh në fillim si një gjëje që më shqetësonte më shumë në botë.

Jam i magjepsur me të vërtetë për migën që po merr çështja e Buthrotit.

"Qeroni, të dashurit të tij Dolabelës, konsul".

Kur unë mësova nga letrat e Atikut tonë përçapjen tënde dhe shërbimin e rëndësishëm që i ke bërë atij, dhe kur ti vetë më shkrove se bëre atë që deshëm ne, po shpejtoj të të falënderoj me letër e të të them se asgjë nuk do të më kënaqte më tepër se kjo. Vetë Atiku erdhi në Tuskul apostafat për të më folur për mirënjohjen e tij, për të më thënë se sa është prekur nga zelli që ke treguar në çështjen e Buthrotit dhe nga dashuria e veçantë e jote. Nuk mundem që të mos t'i shpreh edhe një herë ndjenjat e mija dhe të tij. Nga të gjitha provat e interesimit dhe të lidhjes me mua o Dolabelë, ti e di mirë që asgjë nuk do të më pëlqente dhe nuk do të më prekte më tepër se ajo që tregon se sa unë të dua dhe sa ti më do. Në saje tënde çështja dhe qyteti i Buthrotit do të shpëtojnë, tani kjo punë duhet vazhduar. Ata janë nën mbrojtjen tënde. Ti e di, sa herë të kam porositur; nuk mbetet veçse që të lutem që të vazhdosh mbrojtjen tënde dhe për t'i mbrojtur të ushtrosh autoritetin tënd. Nëqoftëse pranon për dashuri që ke për mua dhe nëqoftëse buthrotasit mund të mbështeten tek ti, në këtë mënyrë ti bëhesh garancia e qetësisë së tyre dhe përgjithmonë liron Atikun e mua nga një kujdes e torturë e madhe.

... Rafshin të gjitha të këqijat mbi L. Antonin, nëqoftëse është e vërtetë që ai ua do të keqen buthrotasve.

... Çështja e Buthrotit nuk është e panjohur për ta, unë ua kam thënë shpesh dhe po ju kujtoj edhe njëherë.

Qëkurse u bë e njohur se tokat e Buthrotit u ishin caktuar ushtarëve, Atiku i prekur hartoi një ankesë. M'a dha mua për t'ia dhënë Cezarit. Atë ditë unë isha për darkë tek ai. Lutjen e tij ia dhashë Cezarit, i cili e pranoi dhe iu përgjegj Atikut që ajo që kërkonte ishte e drejtë, por duhej që buthrotasit të paguanin tepricën e taksës së tyre
kur të vinte afati...

... Pas kësaj unë u habita që jo vetëm Cezari i kishte lënë të mblidheshin ata që kërkonin toka në Buthrot, por ju kishte caktuar ju t'i dorëzonit ato... Pasi Cezari nxori një dekret në favor të buthrotasve, në të cilin vura emrin si dëshmitar bashkë me persona të tjerë të lartë, na premtoi se kur ushtarët veteranë të kenë kaluar detin do t'u jepte toka të tjera, por ai pas pak vdiq. Pastaj, sikurse e dini (ju ishit të pranishëm kur një dekret i senatit ngarkonte konsujt të njiheshin me veprimet e Cezarit) çështja u shty për në 1 Korrik. Ky dekret u konfirmua me datën 2 të po atij muaji nga një ligj që i ngarkonte konsujt të njihnin atë që Cezari kishte bërë, dekretuar e vendosur. Çështja e Buthrotit iu kalua konsujve. Ata lexuan dekretin dhe shumë shkresa të nxjerra nga Cezari; konsujt si u këshilluan, vendosën në favor të buthrotasve.

ORATIONES


(Ligjeraiat)


In M. Antonium Philippicae

(Filipiket kundër M. Antoni)

... Ka akoma më, o senatorë. Gai Antoni mban edhe M. Brutin, i cili ka pushtuar Apolloninë, qytet i madh e hijerëndë; besoj se ka pushtuar Bylisin ka pushtuar Amantinë, kërcënon Epirin dhe është te portat e Orikut...

In Pisonem


(Kundër Pisonit)


... Ne i njohim krimet që ke bërë me arritjen tënde, kur pranove të holla nga dyrrahasit për vrasjen e mikut tënd Platorit; ti rrënove shtëpinë e atij, të cilit i kishe dhënë gjakun dhe pasi more nga ai skllevër muzikantë dhe dhurata të tjera, ti e qetësove për frikën e dyshimin e madh të tij, dhe në besë tënde e detyrove të vinte në Thesalonik. Atje ti nuk e bëre të vdesë sipas zakonit të të parëve tanë, edhe sikur ai i mjeri të kishte pranuar më parë të vdiste nga goditja e sëpatës së mikut të tij, por urdhërove mjekun, të cilin e pate marrë për vete që t'i priste damarët. Vrasjes së Platorit i shtove atë të Pleuratit, shokut të tij, të cilin e vrave me shkopinj, me gjithë
moshën e kaluar të tij...

... A nuk e akuzove si kreditor ndër debitorët e tij Fufidin, kalorësin romak, burrë me merita të mëdha, kur apolloniatët të dhanë në Romë 200 talenta për të larë borxhet.

... Ahea e boshatisur, Thesalia e shkretuar, Athina e keqpërdorur, Dyrrahu e Apollonia të shkatërruar, Ambrakia e plaçkitur, parthinët e bylinët të gënjyer, Epiri krejt i shkatërruar, lokridasit, fokidasit e beotët të djegur, Akarnania, Amfilohia, Perrebia dhe fisi i athamanëve të shitur, Maqedonia e dorëzuar barbarëve, Etolia e humbur për ne, dolopët dhe malësorët fqinjë të dëbuar nga qytetet dhe tokat e tyre qytetarët romakë që tregtojnë në këto vise, - të gjithë kanë provuar se ti kishe ardhur vetëm për t'i vjedhur, plaçkitur, keqpërdorur dhe trajtuar si armiq...

Oratio pro P. Sextio


(Ligjëratë në mbrojtje të P. Sekstit)


... Pizoni ka filluar t'ua shesë shtrenjtë paqën thrakëve e dardanëve dhe si pasojë, me qëllim që ata t'i paguanin atij këtë shumë, i ka lënë të plaçkisin Maqedoninë, ka ndarë me debitorët grekë pasuritë e kreditorëve, qytetarë romakë; u kërkon shuma të mëdha dyrrahasve.


De provinciis consularibus


(Mbi provincat konsulare)


... Ndërkaq kush prej jush nuk e di se çdo vit ahejtë i paguajnë një shume të madhe M. Pizonit, dhe se të gjitha taksat doganore të Dyrrahut shkojnë në përfitim të Pizonit?...


Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Istituti i Arkeologjisë


image description
THUKIDIDI
Iliria
Historian grek i lindur në Athinë rreth vitit 460 para e. sonë; vdiq mbas vitit 400. Në vitin 424 ishte komandant i një njësie detare të Athinës, pranë ishullit Thasos. Meqenëse nuk qe në gjendje të ndalonte rënien e Amfipolit, athinasit e dënuan në mungesë me vdekje. Deri në vitin 404 jetoi në mërgim, pastaj për pak vjet në Athinë.

Thukididi ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit, së cilës i kushtoi gjithë jetën. Por vepra e tij nuk është çuar deri në fund; ngjarjet pas vitit 411 nuk përfshihen në të. Vepra është ndarë në tetë libra. Në librin e parë, pas hyrjes, në të cilën Thukididi flet për qëllimin e veprës së tij, ndjek e ashtuquajtura "Arkeologji" ku tregon për madhështinë dhe rëndësinë e luftës së Peloponezit, dhe e krahason atë me ngjarjet më të vjetra të historisë së Greqisë, duke përfshirë këtu edhe luftën me persët. Pastaj spjegon shkaqet e luftës. Në librin e dytë fillon tregimin mbi vet luftën e Peloponezit.

Ky tregim bëhet në mënyrë analistike, duke e ndarë çdo vit në verë e dimër. Kulmi i përshkrimit arrihet në librat 6 e 7 ku trajtohet ekspedita e Siqelisë. Me një forcë të madhe janë dhënë edhe fjalimet e veçanta të vëna në gojën e personave veprues me anën e të cilave Thukididi ilustron anë të ndryshme të kësaj lufte të madhe. Thukididi nuk u beson perëndive dhe mrekullive dhe nuk i spjegon ngjarjet historike me to, siç bëjnë paraardhësit e tij, duke përfshirë këtu edhe Herodotin. Kjo e bën atë të thellohet më tepër në njohjen e së vërtetës politiko-historike. Në krahasim me historiografët e mëparshëm, Thukididi është i pari historian i vërtetë, prandaj nëqoftëse Herodoti është quajtur babai i historisë, ky është themeluesi i saj. Ai është themeluesi i metodës kritiko-shkencore, të cilën e vuri në zbatim me mjeshtëri.

E gjithë koha antike e ka çmuar Thukididin. Shumë historianë e morën atë si shembull.

Në veprën e tij përmbahen të dhëna mbi luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 para e. sonë dhe ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në këtë luftë, mbi pjesëmarrjen e disa fiseve të Ilirisë së Jugut nga ana e Spartës ose Athinës gjatë Iuftës së Peloponezit etj.

Përkthimi është mbështetur në botimin:

Thucididis Historiae recensuit Carolus Hude. Vol. I, editio minor, editio stereotypa. Lipsiae in aedibus B.G.Teubneri 1915.

THUCIDIDIS
HISTORIAE
(Historitë)

LIBRI I

23... Para luftës trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Mua bile më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër; se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit; dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët.

24-Epidamni është një qytet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir. Këtë e kolonizuan kërkyrasit, kurse të parë bënë Falin, birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit të Herakliut, i cili, sipas zakonit tëvjetër, u thirr nga qyteti-mëmë. Midis kolonistëve ishin edhe disa korinthas, dhe të tjerë nga fisi i dorëve. Me kalimin e kohës, ky qytet u bë i fuqishëm dhe me banorë shumë. Por thonë se për shkak të grindjeve të brendshme që patën për një kohë të gjatë midis tyre, u shkatërruan në një luftë me barbarët fqinjë dhe e humbën fuqinë e madhe të tyre. Më në fund, pak përpara kësaj lufte2) populli i Epidamnit dëboi oligarhët nga qyteti, kurse këta të fiundit u lëshuan kundër tij së bashku me barbarët dhe po i grabitnin banorët edhe nga toka, edhe nga deti.

Atëherë (epidamnasit që ishin në qytet) meqenëse ishin zënë ngusht, dërguan delegatë në Kerkyrë, si qytet-mëmë që e kishin, duke u lutur që të mos rrinin të paanshëm për ata që po shkatërroheshin dita ditës, por të kujdeseshin që t'i pajtonin të dëbuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftës së barbarëve. Ja se ç'kërkuan delegatët të gjunjëzuar si lutësa në tempullin e Herës. Por kerkyrasit nuk e pranuan lutjen e tyre dhe i përcollën pa asgjë.

25-Kështu epidamnasit, si e kuptuan se nuk do të kishin ndonjë ndihmë nga Kerkyra, ranë ngusht e nuk dinin si t'i bënin ballë gjendjes që ishte krijuar; prandaj dërguan në Delfi dhe pyetën perëndinë në se duhej t'ua dorëzonin qytetin e tyre korinthasve, si të parë të kolonisë dhe të përpiqeshin t'i siguronin vetes ndonjë ndihmë nga ana e tyre. Perëndia iu përgjegj atyre që t'ua dorëzonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udhëheqës. Sipas porosisë së orakullit epidamnasit erdhën në Korinth dhe u dorëzuan korinthasve koloninë, duke u vënë në dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.
Si u treguan përgjigjen e orakullit, iu lutën atyre që të mos i linin të shkatërroheshin, por t'i mbronin.

Korinthasit për hir të së drejtës, pranuan t'i ndihmonin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve, ashtu edhe për shkak të urrejtjes që kishin kundër kerkyrasve, sepse këta nuk i përfillnin megjithëse ishin kolonistë të tyre. Kështu kerkyrasit nuk dërgonin në Korinth në festat e mëdha popullore flijimet sipas zakonit të vjetër, nuk u linin korinthasve vendin e parë në ceremonitë e flijimeve, sikurse bënin kolonitë e tjera, dhe në përgjithësi silleshin ndaj korinthasve me përbuzje. Nga gjendja ekonomike, kerkyrasit ishin në një radhë me
helenët më të pasur të kohës, nga përgatitja ushtarake, ishin më të fortë se ata. Ata mburreshin nganjëherë me epërsinë e madhe të flotës së tyre, sepse dikur në Kerkyrë kanë pas banuar fajakët e përmendur si detarë. Ja sepse ata tregonin një kujdes të madh edhe më përpara për ndërtimin e flotës, dhe atëherë ishin shumë të fuqishëm; në fillim të luftës ata kishin njëqind e njëzet anije me tri serë lopatash.

26-Të nxitur nga të gjitha këto, korinthasit i shkuan në ndihmë Epidamnit me kënaqësi; shpallën se mund të shkonte atje për t'u vendosur si kolonist kushdo që dëshironte dhe dërguan një garnizon të përbërë nga ambrakas, leukadas dhe nga qytetarë të tyre. Këta shkuan më këmbë në Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve, sepse kishin frikë se mos pengoheshin prej kerkyrasve po të kalonin nëpër det. Por kur kerkyrasit morën vesh se në Epidamn kishin ardhur kolonistë dhe një garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorëzuar korinthasve, u zemëruan rëndë.

Ata menjëherë dolën në det me njëzetepesë anije, më vonë me një flotë tjetër dhe duke i kërcënuar kërkuan nga epidamnasit t'i pranonin përsëri të dëbuarit; puna është se të dëbuarit kishin ardhur në Kerkyrë dhe duke u permendur varret1' dhe lidhjet fisnore u luteshin t'i kthenin në atdhe. Kerkyrasit kërkuan që të përzinin gjithashtu edhe garnizonin e kolonistët, që kishin dërguar korinthasit. Epidamnasit nuk pranuan asnjë nga këto kërkesa. Kerkyrasit atëherë e sulmuan.

Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe të dëbuarit, të cilët donin t'i kthenin në atdhe; ata kishin marrë me vehte edhe ilirët. Pasi e blokuan qytetin ata shpallën se kush dëshironte nga të huajt dhe epidamnasit mund të largohej pa pësuar gjë, përndryshe do t'i trajtonin si armiq. Por meqenëse epidamnasit nuk dëgjuan, kerkyrasit e rrethuan qytetin (ai ishte në një gadishull).

27-Kur të dërguarit e Epidamnit arritën në Korinth dhe prunë lajmin se qyteti ishte rrethuar, korinthasit filluan të përgatisin ushtri dhe në të njëjtën kohë shpallën me anë të kasnecëve se të gjithë ata që dëshironin mund të shkonin në Epidamn të jetonin në kushte të njëjta e të barabarta me banorët e parë dhe kolonistët e ri, nëqoftëse ndokush nuk vendoste të nisej menjëherë, por megjithatë dëshironte të merrte pjesë në koloni, atij i lejohej të mbetej në Korinth, por duhej të paguante pesëdhjetë drahme të Korinthit si peng. Të gatshëm për t'u nisur si dhe të tillë që paguan paratë dolën shumë. Korinthasit iu lutën edhe megarasve t'i shoqëronin kolonistët me flotën e tyre, se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin në det. Megarasit u treguan të gatshëm të lundronin me ta me tetë anije, ashtu edhe Peleu i Kefalenisë me katër anije. Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, të cilët u dhanë pesë anije, kurse hermionasit një, trozenasit dy, leukadasit dhjetë dhe ambrakasit tetë. Nga thebanët dhe fliasit, korinthasit kërkuan para; nga elejtë gjithashtu para dhe anije pa detarë. Korinthasit vetë bënë gati tridhjet anije dhe tremijë hoplitë.

28-Kur kerkyrasit morën vesh për këto përgatitje, shkuan në Korinth së bashku me Jegatët, lakedemonë dhe sikyonas, dhe kërkuan prej korinthasve që të tërhiqnin nga Epidamni si gamizonin ashtu edhe kolonistët, të cilët nuk kishin asnjë punë në Epidamn. Dhe nëqoftëse korinthasit kishin ndonjë pretendim për Epidamnin /thanë ata/, atëherë ata ishin gati t'a shpinin çështjen në gjyqin e qyteteve të Peloponezit te zgjedhur me marrëveshje nga të dy palët: kujt t'i njihte gjyqi të drejtën mbi koloninë ai edhe do t'a sundonte. Ata shfaqën gjithashtu dëshirën qe çështja t'i paraqitej për zgjidhje orakullit të Delfit, vetëm që të mos shkonte puna deri në luftë. Në rast të kundërt, thanë kerkyrasit, përderisa korinthasit veprojnë me forcë, atëherë edhe ata do të detyrohen të kërkojnë ndihmë tek aJeatë që nuk janë të dëshirueshëm për korinthasit dhe sidomos, jo tek ata që kanë tani . Korinthasit u përgjigjën se do t'i shqyrtonin këto propozime nëqoftëse kerkyrasit do të largonin nga Epidamni anijet e tyre dhe barbarët; por sa kohë që epidamnasit ishin të rrethuar, ata nuk kanë përse ta paraqesin çështjen e tyre në gjyq. Kerkyrasit u përgjegjen se ata ishin gati ta bënin këtë nëqoftëse edhe korinthasit do të tërhiqnin njerëzit e tyre nga Epidamni. Ata pranuan edhe që të dy ushtritë të qendronin në vendet e tyre dhe deri në vendimin e gjyqit të bënin armëpushim.

29 Korinthasit nuk pranuan asnjë nga këto propozime; kur anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatët kishin ardhur, ata u dërguan më parë lajmëtarë kerkyrasve, me anën e të cilëve u shpallnin luftë, pastaj dolë'n në det me shtatëdhjetepesë anije e dymijë hoplitë dhe u drejtuan për në Epidamn me qëllim që të fillonin veprimet ushtarake kundër kerkyrasve... Kur arritën në Akt të Anaktorit, në hyrje të gjirit të Ambrakisë, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u nxorën përpara një lajmëtar me varkë, me anën e të cilit u kërkonin që të hiqnin dorë nga sulmi; në të njëjtën kohë ata hypën ushtrinë e tyre në anije, bënë të vjetrat gatim për lundrim, kurse të tjerat i meremetonin. Kur lajmëtari u kthye nga korinthasit pa ndonjë lajm paqësor dhe tetëdhjet anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije të korinthasve mbanin blokadën e Epidamnit) atëherë kerkyrasit u drejtuan kundër tyre në det të hapët, u vunë në rreshtim luftarak dhe filluan përleshjen.

Kerkyrasit korrën fitore të plotë, duke shkatërruar pesëdhjet anije korinthase2). Po atë ditë kerkyrasit i detyruan anijet që rrethonin Epidamnin, të dorëzoheshin duke u vënë si kusht që të gjithë të huajt do të shiteshin si skllevër, kurse korinthasit do të mbaheshin në vargoj deri në një vendim të dytë.

31-Të zemëruar nga lufta me kerkyrasit, korinthasit, gjatë gjithë vitit pas kësaj beteje, dhe bile edhe në vitin tjetër31, ndërtonin anije dhe përgatiteshin për një ekspeditë të madhe detare, ndërkaq flotën ata e mblodhën nga Peloponezi, kurse vozitësit i morën me pagesë nga krahinat e tjera të Helladës. Kur morën vesh përgatitjen e korinthasve për luftë, kerkyrasit u trembën dhe (meqenëse ata nuk kishin aleancë me asnjë nga helenët, dhe nuk quheshin as si aleatë të athinasve, as të iakedemonëve) vendosën t'u drejtohen athinasve që të hyjnë në aleancën e tyre dhe të përpiqen të sigurojnë ndonjë ndihmë prej tyre. Kur morën vesh këtë, korinthasit dërguan nga ana e tyre delegatë në Athinë4' nga frika se mos bashkimi i flotës së Athinës me atë të Kerkyrës u ndalonte të përfundonin luftën ashtu si ata donin. Në mbledhjen e popullit që u mbajt /me këtë rast të dy palët këmbyen fjalime... 

38 "... Megjithëse janë kolonistët tanë, ata gjithmonë qendrojnë të shkëputur nga ne dhe tani po na luftojnë duke thënë se nuk i dërguam në koloni për të pësuar fatkeqësira. Edhe ne nga ana jonë themi se nuk i themeluam kolonitë që të na fyejnë kolonistët tanë, por që të qendrojmë mbi ta dhe të gëzojmë respektin që na takon. Në të vërtetë kolonitë e tjera na nderojnë dhe kolonistët na duan shumë. Nëqoftëse shumica janë të kënaqur prej nesh, atëherë, me sa duket, pakënaqësia e kerkyrasve, si rast i vetëm, nuk ka asnjë bazë dhe ne nuk do të ndërmerrnim këtë fushatë të jashtëzakonshme po të mos ishim fyer në mënyrë të veçantë. Edhe sikur ne të ishim fajtorë, kerkyrasit duhet t'i kishin lënë rrugë zëmërimit tonë, kurse për ne le të ishte një turp veprimi me forcë kundër qëndrimit të tyre të urtë. Përkundrazi kerkyrasve u është rritur mendja me pasurinë e tyre dhe pa u matur na kanë bërë neve shumë padrejtësi dhe midis të tjerash për koloninë tonë Epidamnin, për të cilën nuk kishin asnjë pretendim sa kohë që ajo ishte në fatkeqësi, tani që ne i shkuam në ndihmë, ata e pushtuan me forcë dhe e mbajnë nën sundimin e tyre".

44... Pasi i dëgjuan të dy palët, athinasit thirrën dy herë mbledhjen e popullit. Në mbledhjen e parë fjala e korinthasve u prit jo më pak mirë se ajo e kerkyrasve; por në mbledhjen e dytë athinasit ndryshuan mendim dhe vendosën të mos lidhin me kerkyrasit një aleancë të tillë, sipas së cilës ata të kishin armiq dhe miq të përbashkët (sepse nëqoftëse kerkyrasit do të kërkonin nga athinasit që të sulmonin së bashku me ta Korinthin, atëherë athinasit do të shkelnin marrëveshjen që kishin me peloponezasit), por të lidhnin një aleancë mbrojtje me kusht që të ndihmonin njeri tjetrin në rast se ndokush do të sulmonte Kerkyrën, Athinën ose ndonjë nga aleatët e tyre.

Lufta me peloponezasit, sipas mendimit të athinasve, ishte e pashmangshme, prandaj ata edhe nuk donin t'ia linin Kerkyrën, që kishte një flotë të madhe korinthasve. Përveç kësaj athinasit donin më tepër të mbillnin armiqësinë midis këtyre dy shteteve dhe nëqoftëse do t'u qëllonte të bënin luftë me korinthasit ose me ndonjë shtet tjetër që kishte flotë, të kishin të bënin me një armik të dobësuar. Më në fund athinasit e quanin të përshtatshme pozitën e këtij ishulli /Kerkyrës/ që ndodhej në rrugën për në Itali e Siqeli.

45-Kështu gjykuan athinasit kur vendosën të pranonin kerkyrasit në aleancën e tyre. Menjëherë pas largimit të korinthasve, athinasit u dërguan kerkyrasve dhjet anije si ndihmë...

46-Korinthasit, nga ana e tyre, pasi mbaman përgatitjet për luftë u drejtuan menjëqindepesëdhjet anije kundër Kerkyrës... Duke u nisur nga Leukada ata iu drejtuan bregdetit përballë Kerkyrës dhe u ndalën në bregun e Himerit të Thesprotisë. Himeri është liman, kurse më tej, larg detit në Eleati të Thesprodsë është qyteti Efyra. Pranë tij shtrihen në drejtim të detit liqeni Aherusia, kurse nëpërmjet Thesprodsë kalon lumi Aheron që derdhet në këtë liqen, prej nga ai mori edhe emrin. Po këtu njedh edhe lumi Thyam, që ndan Thesprotinë nga Kestrina; midis këtyre dy luroenjve del në det kepi i Himerit. Këtu në këtë vend të bregdetit korinthasit dolën në tokë dhe vendosën lëmin.

47-Si morën vesh për afrimin e korinthasve, kerkyrasit armatosëa njëqindedhjetë anije... dhe vendosën lëmin në një nga ishujt që quhen Sybote; këtu erdhën edhe të dhjetë anijet atikase. Te kepi i Leukimnës qendroi ushtria tokësore e kerkyrasve dhe njëmij hoplitë zakynthas që u kishin ardhur në ndihmë  Korinthasve u erdhën në ndihmë shumë barbarë të bregdetit; banorët e këtushëm kishin prej kohësh marrëdhënie miqësore me ta.

LIBRI II

68-Në këtë kohë1', nga fundi i verës, ambrakasit me ushtrinë e tyre dhe me shumë barbarë, që kishin marrë me vete, u sulën kundër qytetit Argo të Amfllohisë. Si shkak i marrëdhënieve armiqësore të tyre me argasit ka shërbyer para së gjithash kjo: Argon e Amfilohisë dhe Amfilohinë tjetër, që është në gjirin e Ambrakisë e zuri Amfilohu, biri i Amfiarajt, të cilin kur u kthye nga lufta e Trojës në atdhe, nuk e kënaqte gjendja në Argo dhe e quajti vendin me emrin e atdheut të tij, Argo. Ky qytet ishte më i madhi në Amfilohi dhe popullsia e tij, më e pasura. Pas shumë brezash, banorët e këtij qyteti, të goditur nga shumë fatkeqësi, ftuan të ngulen në qytetin e tyre ambrakasit, fqinjë me Amfilohinë dhe greqishten, që flasin ata sot e mësuan nga ambrakasit e ardhur; amfilohët e tjerë janë barbarë. Me kalimin e kohës ambrakasit i nxorën argasit nga qyteti dhe e zunë atë vetë. Pas kësaj amfilohët u vunë nën mbrojtjen e akarnanëve dhe së bashku thirrën në ndihmë athinasit, të cilët edhe u dërguan tridhjet anije me në krye strateg Formionin. Me ardhjen e Formionit ata e morën me forcë Argon, ambrakasit i kthyen në skllevër dhe në Argo u vendosën amfilohët bashkë me akarnanët. Pas kësaj u lidh për herë të parë aleanca midis athinasve dhe akarnanëve. Ambrakasit në fillim u armiqësuan me argasit për shkak se këta skllavëruan njerëzit e tyre; më vonë në kohën e luftës2', ata ndërmorën fushatën e përmendur më lart me ushtrinë e tyre si edhe me kaonët dhe me disa barbarë të tjerë fqinjë. Si arritën në Argo, ambrakasit zunë fushat e tij, por meqenëse nuk e morën dot qytetin me sulm, u kthyen në shtëpi dhe u shpërndanë secili në fisin e vet. Ja se ç'ndodhi në këtë verë.

80-Po në këtë verë, jo shumë kohë pas këtyre ngjarjeve, ambrakasit dhe kaonët, që donin të nënshtronin të gjithë Akarnaninë dhe ta shkëputnin nga Athina, nxitën lakedemonët të përgatisin një flotë nga forcat aleate dhe të dërgonin kundra Akamanisë hoplitë . Me Knemin, prej helenëve ishin ambrakasit, anaktorasit, leukadasit dhe hoplitë peloponezas, që ai kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmij kaonë që qeverisen pa mbretër, në krye të cilëve ishin si prostatë për një vit Foti e Nikanori, që rridhnin nga fisi i parë. Bashkë me kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe thesprotët, që qeverisen gjithashtu pa mbretër. Në krye të molosëve dhe të atintanëve ishte Sabylinthi, kujdestar i mbretit Tharyp që ishte akoma fëmijë dhe parauejt i udhëhiqte mbreti i tyre Oroidi. Njëmij orestë, mbret i të cilëve ishte Antiohu, mermin pjesë ne ekspeditë bashkë me parauejt dhe nën komandën e Oroidit, me pëlqimin e Antiohut. Edhe Perdika, fshehurazi nga Athina, dërgoi njëmij maqedonë, që arritën më vonë. Me këtë ushtri Knemi u nis, pa pritur flotën korinthase, dhe duke kaluar nëpërmjet tokës së argasve, plaçkiti Limnenë, një fshat i pambrojtur me mure. Pastaj arritën në Strato, qytet i madh i Akamanisë, duke menduar se në rast se e shtinin në dorë këtë, do t'ishte lehtë për të nënshtruar pjesën tjetër të saj4)

81-Ndërkaq peloponezasit dhe aleatët e tyre, të ndarë në tre grupe, ishin drejtuar për në qytetin Strato, duke synuar të ngrinin lëmin në afërsitë e tij dhe te përpiqeshin të pushtonin muret me forcë, nëqoftëse me fjalë nuk do t'ia dilnin t'u mbushnin mendjen. Në qendër të ushtrisë ecnin kaonët dhe barbarët e tjerë, në të djathtën e tyre leukadasit, anaktorasit dhe të tjerët që ishin bashkë me ta, kurse në të majtën Knemi me peloponezasit dhe ambrakasit. Këto njësi i ndanin largësi të mëdha dhe në disa raste as që e shihnin njëri-tjetrin. Helenët marshonin të rreshtuar në formacion luftarak dhe me kujdes deri sa ngulën lëmin në një vend të përshtatshëm. Kaonët, përkundrazi që ishin plot besim në veten e tyre dhe që nga banorët e atyshëm të kontinentit numëroheshin si popullsia më luftarake, nuk u ndalën për të ngritur lëmin por, duke shkuar me vrull përpara bashkë me barbarët e tjerë, llogaritnin ta merrnin qytetin me sulmin e parë, kështu që nderi për këtë punë t'u përkiste vetëm atyre. Stratasit e morën vesh se ata, pasi i kishin lënë helenët, po vazhdonin të afroheshin dhe llogaritën se po t'i thyenin sa ishin të veçuar, helenët nuk do të sulmonin më. Vendosën, pra, prita përrreth qytetit, dhe kur kaonët u afruan, i sulmuan duke iu turrur nga qyteti dhe nga pritat. Paniku zotëroi ndër trupat dhe kaonët pësuan humbje të rënda; barbarët e tjerë, si i panë të thyer, nuk qendruan më dhe ua mbathën këmbëve. Në asnjërin nga dy lëmet helene nuk kishte arritur lajmi i betejës, sepse barbarët kishin shkuar shumë përpara dhe helenët kujtonin se po vraponin për të vendosur lëmin e tyre...

LIBRI IV

126-O burra të Peloponezitl" Po të mos dyshoja se u ka kapur frika pse keni mbetur vetëm dhe se ata që sulmojnë janë barbarë dhe të shumtë në numër, fjalimit tim nuk do t'i shtoja disa shpjegime. Por tani, mbas braktisjes që na bënë aleatët tanë dhe përballë numrit të madh të armiqve, do të mundohem t'iu bëj të qartë për gjërat më të rëndësishme me fjalë të shkurtra. Për ju thuhet se jeni trima në luftë jo sepse keni patur gjithmonë pranë aleatë, por sepse e keni në shpirt trimërinë, dhe nuk keni frikë nga numri i armiqve. Ju nuk vini nga shtete ku shumica sundon mbi pakicën, po ku pakica përkundrazi sundon shumicën, dhe këtë fuqi ata nuk e kanë fituar me mjet tjetër veçse me luftë. Barbarët, nga të cilët ju tani po frikësoheni sepse nuk i njihni, duhet ta dini se nuk janë të tmerrshëm. Këtë unë e kam kuptuar vetë dhe e kam dëgjuar edhe nga të tjerët... Për njerëz që nuk i njohin atajanë të tmerrshëm. Dhe me të vërtetë për numrin e tyre të madh janë tmerr i syvet, për zhurmën e madhe janë të padurueshëm, dhe vringëllimi kërcënues i armëve në ajër ka hijen e frikshme. Por, kur ndeshin në kundërshtarë që u qendrojnë, nuk janë po ata. Nuk mbajnë rregull në Iuftë dhe nuk e kanë për turp të braktisin këtë apo atë pozicion kur i detyrojnë me forcë. Ikjen edhe sulmin e quajnë njësoj për nder; nuk mund të dallosh çfarë quajnë ata burrëri (dhe vetëm lufta që bën secili në kokën e tij mund t'i sigurojë atij pa turp edhe shkakun e shpëtimit) dhe kështu ata kujtojnë se është më e sigurtë t'iu kallin edhe juve frikën pa u rrezikuar, se sa të futen në përleshje, sepse ndryshe ata do të përdornin përleshjen në vend të frikësimit...

Ilirët Ilira te Autorët Antikë - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë